Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Closed TopicStart new topicStart Poll

> Punime Shkencore - Agim NUHIU
r.mislimi
Postuar nė: 26.02.2007, 10:23
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Agim H. Nuhiu

Shpėrblimi i dėmit material pėr shkak tė shkaktimit tė vdekjes dhe dėmtimeve trupore

I. Hyrje
E drejta pėr jetė ėshtė e drejtė themelore e secilit person. Ajo ėshtė e garantuar me aktet ndėrkombėtare dhe me aktet nacionale tė secilit vend. Tė privosh dikė nga jeta, do tė thotė tė kryesh vepėr penale. Sė bashku me tė drejtėn pėr jetė, secili njeri e gėzon edhe tė drejtėn e integritetit trupor. Ēdokush ka tė drejtė nė moscėnimin e integritetit tė trupit tė tij. Pra, jeta dhe integriteti trupor gėzojnė mbrojtje shumė dimenzionale. Ne do ta shqyrtojmė vetėm njė segment tė mbrojtjes sė tillė – shpėrblimin e dėmit material nė rast tė vdekjes dhe dėmtimeve trupore. Ēėshtjen nuk do ta shtrojmė nė planin e mbrojtjes juridiko-penale apo juridiko-kushtetuese.
II. Dėmi material, kuptimi, llojet dhe shperblimi
Dėmi material ėshtė cėnim i vlerave materiale tė ndonjėrit nga subjektet e sė drejtės (personit fizik apo personit juridik). Kur njė send dėmtohet apo zhduket, kur shkaktohet lėndim trupor ose vdekje tė dikujt, etj. atėherė themi se ėshtė shkaktuar dėm material. Njerėzve u shkaktohen dėme materiale nga llojet mė tė ndryshme. Ekzistojnė kritere tė caktuara nė bazė tė tė cilave bėhet ndarja e dėmit. Ne do t’i analizojmė rastet mė tė rėndėsishme e qė mė sė shpeshti trajtohen nė teorinė juridike, qė mė sė shumti pėrmenden nė legjislacion dhe nė qėndrimet e praktikės gjyqėsore, si: dėmin e vėrtetė dhe fitimin e munguar.
a). Dėmi i vėrtetė (damnum emergens). Dėmi i vėrtetė ėshtė cėnim i pasurisė ekzistuese ). Ai ėshtė dallimi qė ekziston midis pasurisė sė tė dėmtuarit para shkaktimit tė dėmit dhe pas tij. Pozita e tė dėmtuarit pas shkaktimit tė dėmit ėshtė mė e varfėr.
b). Fitimi i munguar (lucrum cessans). Fitimi i munguar ėshtė pengimi pėr t’iu rritur pasuria tė dėmtuarit. Ky ėshtė ai fitim qė subjekti i dėmtuar do ta realizonte nė tė ardhmen, sikur tė mos ishte shkaktuar ngjarja e dėmshme ).
Subjektit tė dėmtuar mund njėkohėsisht t’i shkaktohet edhe dėmi i vėrtetė edhe fitimi i munguar.
2. Vdekja si shkak i shpėrblimit tė dėmit. Vdekja ėshtė ndėrprerja e funksioneve fiziologjike tė njeriut. Ekzistojnė metoda tė shumta qė ndihmojnė nė pėrcaktimin e vdekjes sė njė personi. Sipas njė metode, personi do tė llogaritet se ka vdekur atėherė kur do t’i ndėrpritet sė funksionuari sistemi nervor qendror. Rregullat medicinale njohin edhe metodėn e vdekjes klinike. Vdekja e njė personi mund tė shkaktohet nė mėnyrė tė natyrshme (spontane) dhe tė dhunshme. Vdekja e shkaktuar nė mėnyrė tė natyrshme sipas rregullave, nuk krijon detyrim pėr shpėrblim tė dėmit, ndėrsa vdekja e shkaktuar nė mėnyrė tė dhunshme krijon detyrim pėr shpėrblim tė dėmit. Ky rast, paraqet fakt relevant dhe sipas rregullave juridike sajon mundėsinė e shpėrblimit tė kėtij dėmi.
Dėmet materiale nga mė tė ndryshmet, qe mund t’u shkaktohen personave, qė jo rrallė herė janė objekt shqyrtimi i njė procedimi gjyqėsor qė konsiston nė shpėrblimin e shpenzimeve, si: shpenzimet e varrimit, shpenzimet e shėrimit, shpenzimet pėr shkak tė humbjes sė mbajtjes ose humbjes sė ndihmės etj. Pėr kėtė flasin edhe dispozitat ligjore: nė qoftė se vdekja shkaktohet njė kohė tė caktuar pas shkaktimit tė dėmit, atėherė nė shpėrblimin e dėmit hyjnė edhe shpenzimet pėr shėrim, shpenzimet pėr furnizim me barna mjekėsore tė nevojshme e qė nė aspektin mjekėsor janė tė arsyeshme . )
a). Shpėrblimi i shpenzimeve tė varrimit. Shpenzimet e varrimit pėrfshijnė shpenzimet e rėndomta tė cilat bėhen rreth varrimit tė tė vdekurit. Nė kėto shpenzime hyjnė: shpenzimet e transportit tė tė vdekurit deri nė vendin e varrimit, shpenzimet e funeralit, rrobat e personave tė afėrm tė tė vdekurit, shpenzimet rreth vendvarrimit, shpenzimet rreth pėrgatitjes sė vendvarrimit ). Pra, shpenzimet e varrimit pėrbėjnė njė mori shpenzimesh tė ndėrlidhura nė mes veti, qė rezultojnė nga vdekja e ndonjė personi.
Shpenzimet e varrimit nė tė shumtėn e rasteve i bartin trashėgimtarėt e tė ndjerit (trashėgimtarėt ligjor dhe testamental), sukcesorėt singular dhe personat e tjerė. Ai qė ka shkaktuar vdekjen e dikujt, ėshtė i detyruar t’ė shpėrblejė shpenzimet e rėndomta tė varrimit.
b). Shpenzimet pėr ngritjen e lapidarit. Ngritja e lapidarit tė tė vdekurit ėshtė detyrim moral i trashėgimtarėve tė tij. Megjithatė, kur ekziston baza e pėrgjegjėsisė pėr dėmin e shkaktuar nė rast tė shkaktimit tė vdekjes sė njė personi, praktika gjyqėsore njeh edhe shpėrblimin e dėmit pėr shpenzimet e ngritjes sė lapidarit. Shpėrblimi pėr ngritjen e lapidarit mund tė jetė objekt gjykimi edhe atėherė kur paditėsi vlerėson se me siguri lapidari do tė ngritet ).
Ēėshtja e ngritjes sė lapidarit, mirėmbajtjes sė varrit dhe shpenzimet rreth ēėshtjeve fetare tė varrimit, pranohen si shpenzime tė varrimit nė varshmėri me fenė nė fjalė dhe mundėsitė qė ka shkaktuesi i vdekjes.
c). Shpenzimet e shėrimit. Nėse vdekja e njė personi do tė shkaktohet mė vonė (jo nė moment), atėherė dėmi material pėrfshinė edhe shpenzimet e shėrimit. Shpenzimet e shėrimit janė pasojė e shkaktimit tė dėmit nga lėndimet trupore dhe cenimi i shendetit. I dėmtuari ka tė drejtė nė shpėrblim tė shpenzimeve rreth shėrimit, tė cilat pėrfshijnė: shpenzimet e medikamenteve, intervenimit kirurgjikal, rrezatimit, qėndrimit nė spital etj ).
Shpenzimet e shėrimit para sė gjithash i bartė personi qė ėshtė shėruar, pėrkatėsisht pėrfaqėsuesi ligjor i tij, nė qoftė se personi i dėmtuar gėzon tė drejtėn nė shėrim pa pagesė. Shpenzimet e tjera tė nevojshme nė lidhje me shėrimin mund tė jenė edhe shpenzimet pėr rehabilitim, shpenzimet pėr furnizim me ndihmesa mjekėsore, shpenzimet pėr transportin e tė sėmurit gjatė kontrollimit dhe shėrimit, shpenzimet pėr shoqėruesin kur bėhet fjalė pėr personin qė i nevojitet ndihma e tjetrit, shpenzimet e vizitės sė personit tė dėmtuar nga ana e anėtarėve tė familjes gjatė kohės sė shtrirjes nė institucionet shėndetėsore, shpenzimet pėr ushqim tė begatshėm madje edhe kur nuk ėshtė i domosdoshėm, por qė mund tė jetė i nevojshėm, etj ).
Nė shpenzimet pėr shėrim hyjnė edhe llojet e tjera tė ndihmės sė nevojshme mjekėsore si dhe shpenzimet pėr furnizim me lloje tė ndryshme tė mjeteve ndihmėse, nė qoftė se nė rastin konkret janė tė nevojshme. Kėtu bėjnė pjesė ndihmesa tė ndryshme ortopedike (shtake, nofulla artificiale dhe tė ngjajshėm) ).
ē). Shpenzimet pėr humbjen e mbajtjes ose pėr humbjen e ndihmės. Vdekja e njė personi mund tė ndėrpresė mbajtjen ose ndihmėn e rregullt tė personave tė tjerė, tė cilat nė bazė tė ligjit kanė pasur tė drejtė qė tė kėrkojnė mbajtje ose ndihmė. Ndėrprerja e mbajtjes ose ndihmės u shkakton dėm material personave qė u takon ajo. ) Ata qė janė tė dėmtuar kanė tė drejtė tė kėrkojnė shpėrblimin e dėmit nė bazė tė dispozitave tė ligjit mbi marrėdhėniet e detyrimeve. Cilat persona gėzojnė tė drejtėn pėr mbajtje ose ndihmė? Personat qė gėzojnė tė drejtėn pėr mbajtje ose ndihmė janė personat qė ajo e drejtė u garantohet me ligj, si: bashkėshorti martesor dhe jashtėmartesor, prindėrit, fėmijėt dhe tė afėrmit e tjerė tė gjakut, tė adoptuarit e plotė dhe jo tė plotė ).
Detyrimi i mbajtjes ėshtė detyrim ligjor, me karakter imperativ dhe personal. Ajo jepet pėr nė tė ardhmen. Rregulla nė tė drejtėn romake “in praeterium non vivatur” – tė mos jetohet me tė kaluarėn, pėr shkak se pėr tė kaluarėn nuk mund tė kėrkohet mbajtja ose ndihma, aplikohet edhe tani. Tė drejtėn pėr mbajtje, bashkėshorti e gėzon pėr kohėn sa ėshtė nė bashkėshortėsi. Pas ndėrprerjes sė jetės bashkėshortore, bashkėshorti do te gėzoje njė tė drejtė tė tillė, nė qoftė se ėshtė i paaftė pėr punė, apo nuk ka mundėsi tė punojė dhe fitimi i kėsaj tė drejte bėhet sipas nevojave tė caktuara tė personit qė kėrkon mbajtje dhe mundėsive tė dhėnsit tė mbajtjes ). Gjykata doemos duhet tė vėrtetojė nevojat reale tė tė mbajturit dhe mundėsitė e plotėsimit tė nevojave tė domosdoshme pėr jetė nga pasuria e tij. Pamundėsia pėr plotėsimin e nevojave pėr jetė, paraqet kushtin objektiv pėr fitimin e tė drejtės pėr mbajtje ose ndihme, ndėrkaq, kushti subjektiv ėshtė papunėsia e bashkėshortit. Gjatė shqyrtimit tė kėtij kushti merren pėr bazė pasojat juridike relative si nė vijim: nė bashkėshortėsi a kanė fėmijė dhe ēfarė moshe janė ato, sa ka zgjatur bashkėshortėsia dhe mundėsitė e bashkėshortit qė tė punėsohet si dhe personi qė kėrkon mbajtje a ėshtė fajtor pėr arrdhjen deri te ndarja e bashkėsisė martesore. Nė rastet, kur bashkėshorti ėshtė i ri dhe gėzon shėndet tė plotė, dhe e ka refuzuar punėn, pėr tė cilėn ėshtė i aftė, atėherė bashkėshorti tjetėr nuk ėshtė i detyruar qė t’i jep mbajtje edhe pse ėshtė i papunėsuar dhe nuk ka asnjė tė ardhur nga pasuria e vet. Nė papunėsi mund tė thirret edhe bashkėshorti i cili ėshtė i detyruar pėr pėrkujdesje ndaj fėmijėve.
E drejta nė mbajtje zakonisht i njihet gruas e cila mė tej nuk ka ndonjė detyrim pėr pėrkujdesje ndaj fėmijėve, por njė gjė tė tillė e ka bėrė mė herėt dhe disa vite ka kaluar nė amvisėri, veēanėrisht nėse ėshtė nė moshė dhe pa kurrfarė kualifikimi, pikėrisht pėr shkak se ushtrimi i amvisėrisė dhe kujdesi ndaj fėmijėve nė vite pėr tė ka qenė profesion ). Personat e dėmtuar duhet tė parashtrojnė kėrkesė nė gjykatė pėr shpėrblim tė dėmit. Ky dėm shpėrblehet duke paguar renten nė tė holla, shuma e sė cilės caktohet duke i marrė parasysh rrethanat e rastit konkret ).
Tė drejtėn pėr shpėrblim tė dėmit e ka personi tė cilin i ndjeri e ka mbajtur dhe rregullisht e ka ndihmuar edhe atė nė formė rente. Nė rrethin e personave qė i ndjeri rregullisht u ka ndihmuar sipas kėtij parimi, bėjnė pjesė:
a). personat tė cilat i plotėsojnė kushtet e nevojshme pėr mbajtje, dhe mbajtjen e ka bėrė i ndjeri edhe pėrkundėr asaj se ai nuk ka qenė i detyruar juridikisht qė tė jep njė mbajtje, por pėr njė gjė tė tillė detyrim ligjor ka pasur ndonjėri nga personat e tjerė e tė cilat nuk kanė pasur mundėsi qė tė kryejė njė detyrim tė paraparė me ligj.
b). personat qė nuk i plotėsojnė kushtet e nevojshme pėr ta fituar tė drejtėn
e mbajtjes nė bazė tė rregullave pėr mbajtje, por qė i ndjeri rregullisht u ka ndihmuar (mbajtur), pėr shkaqe tė cilat janė nė pėrputhshmėri me rregullativėn ligjore dhe moralin shoqėror.
Realizimi i tė drejtės pėr shpėrblim tė dėmit pėr shkak tė humbjes sė mbajtjes ose ndihmės, d.m.th. varet nga: ekzistimi i obligimit ligjor tė tė ndjerit qė tė jep njė mbajtje pėrkatėse; ekzistimi i kushteve tė veēanta pėr aktivizimin e tė drejtės ligjore pėr mbajtje; dhėnia ose jo e mbajtjes, etj.
d). Shpenzimet pėr fitimin e munguar, prej momentit tė shkaktimit tė dėmit. Personi qė ka pėrjetuar dėmtime trupore, ka tė drejtė nė shpėrblim tė shpenzimeve pėr fitimin e munguar pėr periudhėn e lartėpėrmendur. I dėmtuari nė kėtė rast nuk ėshtė nė gjendje tė punojė, sepse i ėshtė shkaktuar paaftėsi pėr punė. I dėmtuari nė gjendje tė rėndė shėndetėsore , nė qoftė se e ka humbur aftėsinė pėr kryerjen e veprimtarisė sė caktuar tė cilėn e ka ushtruar si profesion apo nuk ėshtė nė gjendje tė realizojė fitim personal nga tė ushtruarit e zejes sė vet apo veprimtarisė nė periodėn kohore nga momenti i tė shkaktuarit tė dėmit e deri te momenti i vdekjes , ka tė drejte nė shpėrblim tė dėmit pėr shkak tė fitimit tė munguar si pasojė e humbjes sė aftėsisė pėr punė. )
Ėshtė e interesit qė kėtu tė vėmė nė pah ēėshtjen e shpėrblimit qė e realizon i dėmtuari qė ka tė themeluar marrdhėnie tė punės. Personat qė janė nė marrėdhėnie pune, pėr kohėn gjatė shėrimit nė vend tė fitimit tė munguar, pranojnė shpėrblim nga Fondet e shėndetėsisė dhe sigurimit shėndetėsor ). Nė kėto raste, shpėrblimi i dėmit pėrfshinė vetėm dallimin midis vlerės sė shpėrblimit tė pranuar nga Fondet e shėndetėsisė dhe sigurimit shėndetėsor dhe tė hyrave personale tė tė dėmtuarit.
3. Lėndimet trupore si shkak i shpėrblimit tė dėmit. Shkaktimi i lėndimeve trupore ose cėnimi i shėndetit paraqet dėm material. Ky shpėrblim i dėmit material pėrfshinė dy raste tė veēanta tė kėtij shpėrblimi: shpėrblimin e dėmit material pėr shkak tė cėnimit tė shėndetit dhe shpėrblimin e dėmit material pėr shkak tė lėndimit trupor. Cėnimi i shėndetit ekziston, atėherė kur tė dėmtuarit i shkaktohen shqetėsime psikike, ērregullim tė caktuar tė sistemit nervor, cėnim tė shqisave tė dėgjimit etj. Lėndimi trupor ekziston kur tė dėmtuarit i shkaktohen ndėrrime anatomike. Nė kėto raste, tė dėmtuarit i shkaktohen dėmtime tė atilla qė e bėjnė tė paaftė pėr tė kryer zejen e vet, ose pėr tė kryer punė tjetėr. Lėndimi trupor mund tė jetė: i lehtė dhe i rėndė. Lėndimi i lehtė ėshtė shkalla e lehtė e dėmtimit tė integritetit trupor, pėrkatėsisht cėnim i lehtė i shėndetit. Lėndimi i rėndė trupor kualifikohet si dėmtim i rėndė i integritetit trupor pėrkatėsisht cėnim i rėndė i shėndetit. Caktimi i shkallės sė dėmtimit trupor (lėndimi i lehtė trupor, lėndimi i rėndė trupor) nė disa raste ėshtė e rėndėsisė sė veēantė pėr realizimin e tė drejtės nė shpėrblim tė dėmit. Me tė vėrtetė, shpėrblimi i dėmit material pėr shkak tė shkaktimit tė dhembjeve fizike, qė janė pasojė e lėndimit tė lehtė trupor, mund tė jetė objekt i njė procedimi gjyqėsor, veēanėrisht nėse dhembjet fizike kanė qenė tė intenzitetit tė rėndė apo tė mesėm dhe tė kenė vazhduar gjatė. Ose “zvoglimi i aftėsisė pėr punė profesionale”prej 10% nė parim nuk ka si pasojė humbjen e fitimit tė tė ardhurave pėr punėtorin e lėnduar, pėr shkak se edhe pėrkundėr rritjes sė mundimeve (dhembjeve) mund tė arrihen rezultate tė njejta tė punės, sikurse fare tė mos kishte ardhur deri te kjo shkallė e lehtė e zvoglimit tė aftėsisė pėr punė ).
Nė tė gjitha rastet kur personave u shkaktohen lėndime trupore ose cėnim tė shėndetit, atyre u shkaktohen dėme materiale. Kėto dėme nė vete pėrfshijnė shpenzimet e shėrimit dhe shpenzimet e tjera qė janė tė nevojshme nė lidhje me shėrimin e atij personi, shpenzimet pėr fitimin e munguar gjatė shkaktimit tė paaftėsisė pėr punė pėr kohėn e shėrimit, zvoglimin e mundėsisė pėr punė kur tė dėmtuarit i shkaktohet paaftėsi e plotė ose e pjesėrishme pėr punė, rritjen e tė dalurave (shpenzimet) pėr shkak tė rritjes sė nevojave tė tė dėmtuarit dhe nė fund dėmtimin pėr shkak tė humbjes apo zvoglimit tė aftėsisė qė i dėmtuari mė tutje tė zhvillohet dhe pėrparojė ). Sė kėndejmi, tė shkaktuarit e lėndimit trupor apo cėnimit tė shėndetit, detyron personin pėrgjegjės qė tė shpėrblejė kėtė dėm (pėrfshirė ndėr tė tjera: shpenzimet e shėrimit, shpenzimet pėr fitimin e munguar, etj.)
a). Shpenzimet e shėrimit. Personi qė ka pėrjetuar lėndime trupore ose cėnim tė shėndetit mund tė bėjė shpenzime pėr shėrim dhe nga personi pėrgjegjės ka tė drejtė tė kėrkojė shpėrblimin e tyre. Rregullat pėr shpėrblim tė shpenzimeve tė shėrimit nė rast tė shkaktimit tė vdekjes, mutatis mutandis aplikohen nė shpėrblimin e shpenzimeve tė shėrimit nė rast tė shkaktimit tė lėndimeve trupore apo cėnimeve tė shėndetit.
b). Shpenzimet pėr fitimin e munguar. Gjatė kohės sė shėrimit pėr shkak tė lėndimit trupor apo cėnimit tė shėndetit, personi i dėmtuar nuk posedon aftėsi pėr tė ushtruar aktivitetet e pėrhershme tė punės. Si pasojė e kėsaj paaftėsie ėshtė humbja e mundėsisė sė fitimit ose e ndikimit tė efektshėm qė fitimi tė jetė shumė mė i ulėt se sa qė ėshtė fituar para lėndimit ). Kjo do tė thotė se i dėmtuari ka tė drejtė nė shpėrblim tė dėmit pėr fitimin e munguar pėr gjithė kohėn e paaftėsisė pėr punė.
Shpėrblimi i dėmit nuk gjykohet nė bazė tė caktimit tė pėrqindjes sė pėrhershme tė zvoglimit tė aftėsisė pėr punė, por nė bazė tė pėrcaktimit tė shkaqeve qė kanė shkaktuar dėmin e vėrtetė nga tė cilat i dėmtuari lėngon ).
Edhe nė kėtė rast nė mėnyrė tė njejtė aplikohen rregullat e shpėrblimit tė fitimit tė munguar prej momentit tė shkaktimit tė dėmit

III. Nė vend tė pėrfundimit
Kur dikuj i shkaktohet dėm, lind detyrimi qė dėmi i shkaktuar tė shpėrblehet. Detyrimi i tillė i takon dėmtuesit kundrejt tė dėmtuarit, qė ky i fundit tė zhdėmtohet materialisht apo jomaterialisht ( moralisht ).
Detyrime tė tilla juridike dėmtuesi ka edhe nė rastet kur tė dėmtuarit i shkaktohet vdekje apo dėmtime trupore. Kėtu ai duhet tė shpėrblej dėmin e vėrtetė dhe fitimin e munguar si : shpenzimet e shėrimit, varrimit, ngritjes sė lapidarit, humbjes sė mbajtjes apo humbjes sė ndihmės, etj.
Shpėrblimi i dėmit material nėnkupton kthim nė gjendje tė mėparshme me anė tė restitutia natyralis, nėse njė gjė e tillė ėshtė e mundur. Nė tė kundėrtėn shpėrblimi bėhet nė tė holla duke u shpaguar vlera e dėmit tė shkaktuar. Kur tė dėmtuarit i shkaktohet lėndim trupor apo cėnim i shėndetit, shpėrblimi i dėmit bėhet nė tė holla nė formė tė rentės nė tė holla dhe me kthim nė gjendje tė mė parshme. Realizimi i tė drejtės nė shpėrblim tė dėmit bėhet vetėm nė bazė tė parashtrimit tė kėrkesės nga personi i dėmtuar.

















Literatura e cituar :
1.Alajdin Alishani, E drejta e detyrimeve, pjesa e pėrgjithshme, Prishtinė, 2002,
2.Bllagoj Toshevski, Nadomestuvanje na shteta priēineto so motorno vozilo, punim i magjistraturės, Shkup, 1980,
3.Bllazha Markoviē, Naknada shteta usled smrti zakonskog davaoca izdrzhavanja, Pravni Zhivot nr. 9-10, Beograd, 1992,
4.Branisllav Gavanski,Naknada imovinske shtete po osnovu obaveznog osiguranja od odgovornosti korisnika motornih vozila, punim i magjistraturės, Fakulteti Juridik, Instituti i shkencave juridike, Novi Sad, 1979,
5.Dragoljub Petroviē, Novaēna naknada materijalne shtete prouzrokovane smrtu ili povredum tela, Pravni Zhivot nr. 9-10, Beograd, 1992,
6.Nerxhivane Dauti, E drejta e detyrimeve, Prishtinė, 2004,
7.Zhivomir Gjorgjrviē dhe Vladan Stankoviē, Obligaciono pravo, opsht dell, Beograd, 1976.

Ligjet :
1.Ligji mbi marrdhėniet e detyrimeve ( “Gazeta Zyrtare e R.Maqedonisė, nr.18/2001”),
2.Ligji mbi familjen (“Gazeta Zyrtare e R.Maqedonisė, nr.80/1992”).

Biografia e shkurtė:
Quhem Agim Nuhiu. Kam lindur me 24.08.1977 nė f. Sllatinė, Tetovė. Shkollimin fillor e kam kryer nė vendin e lindjes, atė tė mesėm ne Gjimnazin e Tetoves. Me vitin 1996 i kam regjistruar studimet themelore te drejtėsisė nė Tetovė tė cilat i kam mbaruar mė 2001 me notė mesatare 9.09. Mė 2002 i kam regjistraura studimet e magjistarturės nė Prishtinė ku u kam kryer tė gjitha provimet e parpara dhe jam nė pėrgaditjen e punimit tė magjistarturės. Qe nga viti 2001 jam i angazhuar asistent ne fakultetin juridik tė Universitetit tė Tetovės. Jam zv.kryetar i Kėshillit drejtues tė Entit pėr mbrojtje tė shėndetit nė Tetovė dhe anėtar i komisionit statutar juridik nė Komunėn e Tetovės.



----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top

Topic Options Closed Topic Start new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio