Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Closed TopicStart new topicStart Poll

> E drejta e servituteve - Ass. Agim NUHIU
r.mislimi
Postuar nė: 26.02.2007, 10:25
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



E drejta e servituteve

pyetje, pėrgjigje dhe shembuj -


Punuar nga Ass. Agim NUHIU




. . . kėtė publikim ua kushtoj tė gjithė atyre qė mė kanė bėrė mirė dhe vazhdojnė tė mė bėjnė.



SHĖNIM PĖR KOMUNIKUESIT
Informacionet pėr Servitutet pėrmbajnė :definicione tė pėrgjithshme, pyetje, pėrgjigje dhe shembuj.
*Pse duhet tė dijė komunikuesi pėr definicionet e pėrgjithshme themelore? Mėsimi i definicioneve tė themelore ėshtė i rėndėsishėm pėr komunikuesin qė dėshiron tė dijė pėr materien sepse i mundėsohet qė nė mėnyrė logjike dhe sistematike – lineare tė kalojė nga njė pyetje nė njė pyetje tė re, nga njė informacion nė njė informacion tjetėr.
*Nė cdo informacion janė parashtruar pyetje qė pėrmbajnė elemente karakteristike pėr materien. Pse komunikuesi duhet tė kycet nė parashtrimin e pyetjeve? Kyēja e komunikuesit nė parashtrimin e pyetjeve e rrit mundėsinė e tė mbajturit mend dhe zhvillon imagjinatėn dhe tė menduarit pėr pėrgjigjen e kėrkuar.
*Pėr secilėn pyetje janė dhėnė pėrgjigje. Pse janė tė rėndėsishmė pėrgjigjet pėr komunikuesin? Pėrgjigjet komunikuesit i mundėson qė lirshėm tė shprehet nė tė vlersuarit e cėshtjes, tė gjykojė pėr “faktet” dhe “arsyet” pse pėrgjigjja ėshtė e tillė, tė pėrdorė analizėn logjike, tė krijoj mendim sistemor pėr temen ne fjalė.
* ēfarė rėndėsie kanė shembujt pėr komunikuesin? Pėrmes shembujve komunikuesi fiton pozitė pėr tė hapur dilema, pėr ta pyetur veten se sa ta pranoj autoritetin tonė si autor nė dhėnien e pėrgjigjeve. Ai kėtu pėrcepton pozicionin nė tė cilin duhet tė jetė dhe nė tė cilin duhet tė veproj nė situata kur ballafaqohet me fenomenet qė trjatohen.
Suksese . . .



NĖ VEND TĖ PARATHĖNIES

E drejta e servituteve – pyetje, pėrgjigje dhe shembuj, u kushtohet studentėve tė Fakultetit Juridik tė Universitetit Shtetror tė Tetovės, pėr nevojat e pėrgaditjes mė lehtė tė materies mbi servitutet, qė mėsohet nė kuadėr tė lėndės E drejta civile – pjesa e pėrgjithshme dhe sendore.
Ky publikim ėshtė rezultat i punės tonė si asistent i lėndės E drejta civile – pjesa e pėrgjithshme dhe sendore nė Fakultetin Juridik tė Universitetit shtetėror tė Tetovės.
Pėrmbajtja e kėtij publikimi, nė fakt paraqet trajtimin e servituteve nė orėt e ushtrimeve me studentėt e vitit tė dytė. Trajtimi teorik, praktik dhe funksional mbi servitutet qė pėrpiqemi ta bėjmė me studentėt nė orėt e ushtrimeve e qė jemi munduar ta publikojmė kėtu, shpresojmė se jep rezultate tė konsiderueshme nė studimin e materjes.

U falemnderohemi tė gjithė atyre qė na ndihmuan nė pėrgaditjen e kėtij publikimi.

Vėrejtjet dhe sugjerimet janė tė mirėpritura.




VĖREJTJE HYRĖSE:

E para: Servituti lind vetėm midis subjekteve, nė dobi tė pronarit tė pėrditshėm tė njė sendi, qė nė njė mėnyrė tė caktuar, ai tė shfrytėzojė sendin e huaj. Pra, servituti nuk mund tė krijohet midis sendeve ose midis subjekteve nė njėrėn anė dhe tė sendeve nė anėn tjetėr, por vetėm midis subjekteve.
E dyta: E drejta e servitutit, nė pėrmbajtjen e vet, ka tre elemente:
1. Elementi i parė ėshtė se pėrmbajtja e sė drejtės sė servitutit ėshtė marrėdhėnie pronėsore juridike
2. Elementi i dytė i pėrmbajtjes ėshtė detyrimi i pronarit tė sendit shėrbyes qė tė durojė titullarin e sė drejtės sė servitutit qė ai tė shfrytėzojė atė send nė mėnyrė dhe vėllim tė caktuar
3. Elementi i tretė i pėrmbajtjes sė kėsaj marrėdhėnie ėshtė detyrimi i tė gjithė personave tė tretė qė tė pėrmbahen nga cėnimi jo vetėm i sė drejtės sė pronėsisė, por edhe i drejtės sė servitutit nė sendin shėrbyes.
E treta: E drejta e servitutit ėshtė institut juridik i pavarur nė tė drejtėn sendore dhe si i tillė rregullohet dhe aplikohet duke u mbėshtetur nė parimet e pėrbashkėta pėr tė gjitha llojet e servituteve (qofshin servitute sendore, qofshin servitute personale).
E katėrta: Servitutet midis veti dallohen. Dallimi bėhet duke marrė pėr bazė kritere tė caktuara edhe atė sipas:
njė: mėnyrs qė personi i caktuar bėhet titullar i servitutit. Nėse personi bėhet titullar i servitutit pėr tė shfrytėzuar nė mėnyrė tė caktuar paluajtshmėrinė e huaj, pa marrė parasysh ndrimin e pronarit tė paluajtshmėrisė, atėherė kemi servitut sendor. Ndėrkaq kur titullari i servitutit i caktuar individualisht bėhet shfrytėzues i sendit shėrbyes, pronė e huaj dhe autorizimet qė dalin nga servituti i takojnė vetėm atij, nė dobi tė tij dhe me atė person ėshtė i lidhur servituti, atėherė bėhet fjalė pėr servitut personal.
dy: pėrmbajtjes te sė drejtės sė servitutit. Kur pėrmbajtja e servitutit e autorizon titullarin e servitutit qė pėr nevojat e sendit tė vet, tė ndėrmarrė veprime tė caktuara nė sendin e huaj, atėherė kemi servitut pozitiv. Ndėrkaq, kur pėrmbajtja e servitutit e autorizon titullarin e servitutit, qė pėr nevojat e sendit tė vet, tė kėrkojė nga pronari i sendit shėrbyes qė tė pėrmbahet nga ndėrmarrja e veprimeve tė caktuara, tė cilat pėrndryshe ka tė drejtė t’i ndėrmarrė nė sendin e vet, atėherė kemi servitut negativ.
tre: kohėzgjatjes se ushtrimit tė servitutit. Servituti qė titullari e ushtron nė mėnyrė tė pėrsėritshme dheqe zgjat pėr kohė tė pacaktuar, ėshtė servitut i pėrhershėm. Ndėrkaq, servituti qė titullari e realizon kohė pas kohe, nė mėnyrė jo tė pėrsėritshme, ėshtė servitut i pėrkohshėm.
katėr: ekzistimit te marrėdhėnieve sendore juridike midis palėve. Kur marrėdhėniet sendore – juridike ekzistojnė edhe nė palėn aktive (titullarin e servitutit), edhe nė palėn pasive (pronarin e sendit), atėherė bėhet fjalė pėr servitut tė rregullt. Kur marrėdhėniet sendore – juridike ekzistojnė vetėm nė palėn pasive (pronarin e sendit), atėherė bėhet fjalė pėr servitut jo tė rregullt.
pesė: ekzistimit te shenjės sė dukshmėrisė. Kur ushtrimi i servitutit shfaqet me shenja tė jashtme, atėherė bėhet fjalė pėr servitut tė dukshėm. Kur pėr ekzistimin e servitutit nuk ka shenja tė jashtme dhe nuk ka stabilimente tė pėrhershme dedikuar pėrdorimit tė tyre, atėherė kemi servitut tė padukshėm.
gjashtė: karakterit te sendit dominues. Kur sendi dominues ėshtė ndėrtesa pėr banim, pėrfshirė kėtu edhe tokėn pėrreth, atėherė kemi servitut tokėsor. Kur sendi dominues ėshtė i natyrės bujqėsore, kemi servitut shtėpiak.
E pesta: Servituti fitohet: me veprim juridik (iustus titulus) si intervivos (kontrata e shitblerjes, dhurimit etj.) dhe mortis cause (testamenti), dhe me regjistrim nė librin publik (modus acquirendi) kur objekti i servitutit ėshtė send i paluajtshėm, pėrkatėsisht me dorzimin e sendit kur objekti i servitutit ėshtė send i luajtshėm; me vendim gjyqėsor dhe parashkrim fitues.
E gjashta: Mėnyra e ushtrimit dhe vėllimi i servitutit mund tė pėrcaktohet me titullin me tė cilin ėshtė krijuar, me ligj dhe moral shoqėror. Ushtrimi i tij bėhet nė atė mėnyrė dhe vėllim, qė sa mė pak tė ngarkohet apo tė vėshtirėsohet shfrytėzimi apo pėrdorimi i sendit shėrbyes.
E shtata: Servituti gėzon mbrojtje juridike. Mbrojtja juridike realizohet nė rrugė gjyqėsore me anė tė padisė konfesore dhe posesore. Procedura gjyqėsore kontestimore zhvillohet nė gjykatat themelore.



I.NOCIONI I SERVITUTEVE

Servituti ėshtė njė e drejtė sendore mbi njė send tė huaj, e cila titullarit tė vet i bėn tė mundshėm qė sendin e huaj ta shfrytėzojė nė njė mėnyrė tė caktuar.
Pyetje:
1.Kush mund tė jetė titullar i servitutit?
2.Midis kujt lind servituti?
3.Ēfarė ėshtė pėrmbajtja e servitutit?
4.Ēfarė e drejte ėshtė servituti?
5.Ėshtė konstatuar se servitutet krijojnė marrėdhėnie tė dyfishta. Pse?
Pėrgjigje:
1. Titullar i servitutit ėshtė ēdo pronar aktual i njė sendi, i cili ėshtė i autorizuar qė tė shfrytėzojė sendin e huaj nė njė mėnyrė tė caktuar.
2. Servituti ėshtė njė marrėdhėnie juridike midis dy palėve, te e cila njėra ėshtė aktive, e tjetra pasive. Pra, servituti lind midis dy subjekteve: pronarit tė sendit dhe titullarit tė servitutit. Aktive ėshtė titullari i servitutit, sepse ai duhet tė shfrytėzojė sendin e huaj nė njė mėnyrė tė caktuar, kurse pasive ėshtė pronari i sendit, sepse ai tė drejtėn e vet jo vetėm qė duhet ta ushtrojė nė kufijtė e ligjit, por duhet t’i respektojė edhe tė drejtat e tė tjerėve nėse ato rastėsisht kanė ndonjė tė drejte mbi sendin e tij.
3.Titullari i servitutit (pala aktive) nė mėnyrė tė caktuar e shfrytėzon sendin e huaj, kurse pronari i sendit (pala pasive) i mundėson titullarit tė servitutit ta shfrytėzojė nė njė mėnyrė tė caktuar sendin e vet, duke mosvepruar, pėrkatėsisht duke e duruar atė (palėn aktive). Kjo ėshtė pėrmbajtja e servitutit.
4. Bazuar nė pėrmbajtjen e servitutit, konstatohet nė mėnyrė tė qartė karakteri sendor – juridik i servitutit. E drejta e servitutit ėshtė e drejtė sendore absolute. Mosveprimi, tolerimi apo durimi vepron ndaj tė gjithėve duke pėrfshirė edhe vet pronarin e sendit, ashtu qė t’i mundėsohet titullarit tė servitutit, shfrytėzimi i sendit tė huaj.
5. Me tė drejtė konstatohet, se servitutet krijojnė marrėdhėnie tė dyfishta: marrėdhėnie midis pronarit tė sendit dhe titullarit tė servitutit dhe marrėdhėnie midis titullarit tė servitutit dhe personave tė tretė.


II.PARIMET E SERVITUTEVE

Autorė tė ndryshėm numrojnė parimet e sė drejtės sė servituteve nė kuptim tė gjėrė dhe tė ngushtė por kėtu do tė prezentojmė njė ndarje mė tė pranuar ndėr autorė tė ndryshėm, si:
a – Servituti ėshtė e drejtė sendore;
b – Servituti ėshtė e drejtė sendore nė njė send tė huaj;
c – Servituti nuk mund tė jetė ne bėrje;
ē – Servituti duhet tė jetė i dobishėm;
d – Ushtrimi i servitutit duhet tė bėhet me kujdes;
dh – Servitutet janė tė patjetėrsueshme vetpėrveti;
e – Servitut nė servitutin nuk mund tė ketė;
ė – Servitutet sendore janė tė papjestueshme;
Pyetje:
1.Ē’nėnkuptojmė me parimet e servituteve veē e veē?
Pėrgjigje:
1.a – Servituti, si ēdo e drejtė tjetėr sendore, ka karakter absolut dhe vepron erga omnes, pėr t’i mundėsuar titullarit tė servitutit, shfrytėzimin e sendit tė huaj
nė mėnyrė tė caktuar.
1.b – Titullari i servitutit (jo pronari), fiton tė drejtė servituti nė sendin e pronarit aktual (nė sendin e huaj).
1.c – Pronari aktual i sendit mbi tė cilin konstituohet e drejta e servitutit, nuk obligohet tė bėjė diēka ose tė ndėrmarrė, por pėrkundrazi, obligohet tė mos veprojė apo tė durojė veprimet e titullarit tė servitutit.
1.ē – themelimi i servitutit kushtėzohet nga nevoja dhe arsyeshmėria pėr t’u shfrytėzuar sendi i huaj, pėr dobi tė njė sendi tjetėr.
1.d – Ushtrimi i servitutit duhet tė bėhet nė atė mėnyrė apo vėllim tė caktuar, qė sendit shėrbyes t’i shkaktohen sa mė pak dėme.
1.dh – Servitutet ndajnė fatin me pronat, e jo me pronarėt. Servitutet vetpėrveti nuk mund tė tjetėrsohen, por tjetėrsimi i tyre bėhet me tjetėrsimin e pronave, qoftė tė asaj shėrbyese, qoftė tė asaj dominuese.
1. e – Servituti nuk mund tė krijohet nė servitut. Servituti themelohet mbi sendin e huaj, e jo mbi tė drejtėn e servitutit.
1.ė – Servituti ėshtė i papjestueshėm, pavarsisht se mund tė pjestohet sendi dominant ose sendi shėrbyes.
Shembuj :
1. Pronari A, i njė toke ka tė themeluar tė drejtėn e servitutit tė kalimit mbi tokėn e pronarit B. Me njė kontratė tė shit – blerjes pronari A, e fiton tė drejtėn e pronėsisė mbi tokėn e pronarit B, mbi tė cilėn ėshtė konstituar e drejta e servitutit.
Nė kėtė rast, ē’farė ndodhė me tė drejtėn e servitutit? Servituti i themeluar mbi tokėn e pronarit B, do tė shuhet. Pronari A, i cili ka qenė titullar i tė drejtės sė servitutit mbi tokėn e pronarit B, me fitimin e tė drejtės sė pronėsisė mbi tokėn shėrbyese, nuk ka nevojė pėr njė tė drejtė servituti, meqė ai nė bazė tė autorizimeve pronėsore juridike i gėzon ato tė drejta qė i ofron servituti, bile edhe mė shumė sosh.
2. A-ėshtė titullar i servitutit tė kalimit. Servituti ėshtė themeluar mbi tokėn e pronarit B. Pronari B detyrohet tė mos veprojė apo tė durojė titullarin A pėr tė shfrytėzuar tokėn e tij. A konsiderohet pengesė kalimi i pronarit B nėpėr rrugėn nė tokėn e tij nė tė cilėn ekziston servituti? Pėrgjigja ėshtė negative! Nuk ka pengesė qė pronari B tė kalojė nėpėr rrugėn nė tokėn e tij nė tė cilėn ekziston servituti, por nuk duhet ta pengojė ushtrimin e tė drejtės sė servitutit nga ana e titullarit A.
3. Pronari A i tokės qė shtrihet 2,5 km thellė nga rruga kryesore, pas tokės sė pronarit B dhe pronarit C, kėrkon tė themelohet e drejta e servitutit tė kalimit mbi tokėn e pronarit B dhe tokėn e pronarit C, me arsye dhe nevojė pėr tė shėtitur ēdo pasdreke. Nė kėtė rast a lejohet themelimi i servitutit? Jo. Servituti themelohet nėse ekziston nevoja objektive, dobishmėria ekonomike e tokės dominuese.
4. Pronarėt A, B, C tė tokave qė shtrihen pas tokės tė pronarit D, janė titullarė tė servitutit tė ujit. Pėr shkak tė ndryshimit tė rrethanave nė tokėn e pronarit D, ai dėshiron qė ta ndėrrojė vendin e kanalit ku rrjedh uji. Pronari D a e gėzon njė tė drejtė tė tillė? Pronari D, si palė pasive mund ta ndėrrojė vendin e kanalit ku rrjedh uji ta bartė nga njė vend nė njė vend tjetėr, nė qoftė se janė ndryshuar rrethanat nė tokėn e tij, e qė e bėjnė tė mundur njė ngarkesė mė pak pėr tė, natyrisht duke e siguruar vėllimin e njejtė tė autorizimeve tė titullarėve tė servitutit A, B, dhe C.
5. Pronari A i vikend-shTėpizės nė plazhė nuk ka mundėsi tė tjera pėr tė shkuar te vikend-shtėpiza, pėrveēse nėpėrmjet njė rrugice me gjatėsi 21 m dhe rrugės tjeter me gjatėsi 250 m. Mbi cilėn rrugė do t’i lejohet pronarit A tė vikend-shtėpizės, ta themelojė servitutin e kalimit? Pronari A i vikend-shtėpizės ka tė drejtė tė themelojė servitutin e kalimit mbi rrugicėn me gjatėsi 21 m, e jo mbi rrugėn tjeter me gjatėsi 250 m sepse ngarkesa e sendit sherbyes per tu ushtruar servituti i kalimit eshte me e vogel ne rrugen me gjatesi 21 m.

Nga praktika gjyqėsore:
1. Gjatė ekzistimit tė servitutit fushor sezonal, pronari i tokės shėrbyese nuk e cėnon posedimin e qetė tė pronarit tė tokės sė privilegjuar (sunduese) nėse e pengon nė shfrytėzimin e tokės shėrbyese, shfrytėzim i cili ėshtė jashtė vėllimit dhe intenzitetit pėr tė cilin ėshtė krijuar servituti. Kjo rezulton nga vet pėrmbajtja e servitutit si njė e drejtė sendore mbi njė send tė huaj, e cila titullarit tė vet i bėn tė mundshėm qė sendin e huaj ta shfrytėzoj nė njė mėnyrė dhe vėllim tė caktuar. Titullari i servitutit nė mėnyrė tė caktuar e shfrytėzon sendin e huaj, kurse pronari i sendit i mundėson atij ta shfrytėzoj nė njė mėnyrė dhe vėllim tė caktuar sendin e vet, duke mosvepruar, pėrkatėsisht duke i duruar veprimet e tij.
2. Nė harmoni me parimin e restrikcionit tė sevituteve, gjykata mund tė lejojė bartjen e trasesė nė rrugė, nė anėn tjetėr kundruall pronės shėrbyese. Kjo ėshtė nė funksion tė njė ngarkese sa mė pak qė ėshtė e mundur pėr tokėn shėrbyese, natyrisht duke e siguruar vėllimin e njejtė tė autorizimeve tė titullarit tė servitutit qė i gėzon mbi sendin e huaj. Kjo do tė ndodhė edhe nė rastet kur servituti themelohet me kontratė midis titullarit tė servitutit dhe pronarit tė sendit shėrbyes, sepse kjo nuk do tė thotė qė patjetėr tė themelohet servituti nė atė mėnyrė qė ėshtė paraparė me kontratė. Pėrkundrazi, nėse nuk arrihet marrveshja midis palėve pėr bartjen e trasesė, atėherė njė gjė e tillė mund tė kėrkohet nėpėrmjet gjykatės.


LLOJET E SERVITUTEVE

I.SERVITUTET SENDORE


III.1. Kuptimi i servituteve sendore

3
1
Ekzistojnė dy lloje servitutesh: servitutet sendore dhe servitutet personale.
Pyetje:
1. Ē’kuptojmė me servitut sendor?
2. Kush ėshtė objekti (lėnda) i servitutit sendor?
3. Pse thuhet se servituti sendor ka karakter tė sendorėsisė (karakter sendor)?
4. Midis kujt themelohet servituti sendor?
5. A pėrcaktohet koha pėr ushtrimin e servitutit sendor?
Pėrgjigje:
1. Servituti sendor ėshtė njė e drejtė sendore, e cila mundėson, qė nė dobi tė njė sendi tė paluajtshėm tė pėrdoret dhe shfrytėzohet njė send tjetėr i paluajtshėm.
2. Te servituti sendor edhe nė anėn aktive edhe nė anėn pasive, objekti (lėnda) ėshtė send i paluajtshėm. Paluajtshmėria nė anėn aktive quhet pronė dominante (praedium dominans), nė dobinė e tė ciles krijohet servituti sendor, kurse paluajtshmėria nė anėn pasive quhet pronė shėrbyese (praedium serviens), e cila duron krijimin e servitutit sendor pėr dobinė e pronės dominante. Prandaj ėshtė konstatuar se objekt i servitutit sendor mund tė jetė: toka, ndėrtesa, shtėpia, dhe banesa.
3. Servituti sendor ka karakter tė sendorsisė, sepse ai krijohet nė dobi ose nė barrė tė pronarėve aktual tė sendeve tė paluajtshme nė anėn aktive dhe pasive.
4. Servituti sendor themelohet midis titullarit tė servitutit (pronarit tė pronės dominante) dhe pronarit tė pronės shėrbyese. Titullarė i servitutit sendor mund tė jetė: pronari i pronės dominante apo poseduesi i saj aktual.
5. Servituti sendor, sipas mėnyrės sė realizimit mund tė themelohet si: e drejtė e pėrhershme (kur titullari i servitutit e ushtron atė pėr gjithė kohėn) dhe si e drejtė e pėrkohshme (kur titullari i servitutit e ushtron atė kohė pas kohe); Sipas ligjit, servituti sendor themelohet pėr kohė tė caktuar, pėr stinė tė caktuar etj.

III.2. LLOJET E SERVITUTEVE SENDORE

Sipas Ligjit pėr pronėsinė dhe tė drejtat tjera sendore, servitutet sendore janė: fushore; shtėpiake dhe teknike-komunale.
Pyetje:
1. Ē’janė servitutet fushore?
2. Cilat servitute numėrohen si servitute fushore?
3. Ē’janė servitutet shtėpiake?
4. Cilat servitute konsiderohen shtėpiake?
5. Ē’janė servitutet teknike-komunale?
6. Cilat servitute konsiderohen teknike-komunale?
Pėrgjigje:
1. Servituti fushor ėshtė njė e drejtė sendore nė sendin e huaj, e cila krijohet nė dobi tė pronarit aktual tė tokės dominante, duke e ngarkuar pronarin aktual tė tokės shėrbyese, me qėllim tė shfrytėzimit sa mė tė mirė ekonomik si dhe tė shtimit tė vlerės sė tokės dominante.
2. Si servitute fushore numrohen: servituti i kalimit nė kėmbė; i kalimit tė kafshėve; i kalimit me qerre; i mjeteve motorike; nxjerrja (marrja) e ujit; etj.
a.- Servituti i kalimit nė kėmbė, nėnkupton mundėsinė e kalimit nė kėmbė nėpėr tokėn e huaj, tė titullarit tė servitutit dhe personave tė tjerė, qoftė tė atyre qė vijnė te titullari i servitutit, qoftė tė atyre qė ikin (dalin) prej tij.
b.- Servituti i kalimit tė kafshėve nėpėr tokėn e huaj, nėnkupton kalimin e bagėtive, shpezėve, kalimin me karrocė dore ose karrocė tė vogėl tė lehtė qė e shtyn ose e tėrheq me dorė vet njeriu.
c.- Servituti i kalimit me qerre, me mjete motorike etj. nėnkupton hapjen e rrugėve dhe udhėve tė caktuara nėpėr tė cilat kalohet me ato mjete.
d.- Servituti i ujit nėnkupton: ecjen e ujit nėpėr tokėn e tjetrit; dhėnien ujė bagėtisė nė burimin e tjetrit; bartja e ujrave tė ndyta nėpėr kanalet e tjetrit; kalimi i kanaleve nėpėr tokėn e tjetrit; derdhja e ujrave tė shiut nė pronėn e tjetrit qoftė si pikim i strehėve, qoftė nėpėr kanale; mbushja e ujit nė burimin ose pusin e tjetrit; etj.
3. Servituti shtėpiak ėshtė njė e drejtė sendore nė sendin e huaj, i cili krijohet nė dobi tė pronarit ose tė poseduesit aktual tė sendit shėrbyes, me qėllim tė pėrdorimit (mė tė mirė) tė shtėpisė (ndėrtesės dhe tokės ndėrtimore).
4. Servitute shtėpiake janė: e drejta e kalimit tė detyrueshėm nėpėr tokėn e huaj; e drejta qė trarin e vet ta pėrforcojė nė murin e huaj; e drejta e kalimit tė tymit nėpėr oxhakun e huaj; e drejta e rrjedhjes sė ujrave atmosferik dhe ujrave tjerė nėpėr tokėn e fqiut; e drejta pėr tė vendosur TV-antenė nė pallatin e huaj, etj.
5. Servituti komunal teknik ėshtė njė e drejtė sendore nė sendin e huaj, i cili krijohet nė dobi tė pronarit apo poseduesit aktual tė sendit shėrbyes duke e autorizuar atė tė ndėrmarre veprime tė caktuara nė paluajtshmėrinė e fqiut, i cili ėshtė i detyruar tė durojė.
6. Servitutet komunale-teknike janė: e drejta e kalimit tė gassjellėsve, naftsjellsėve, ujėsjellsėve dhe gypa tė tjerė nėpėr tokėn e huaj, e drejta e kalimit tė TV-kabllove nėpėr tokėn e huaj, etj.

III.3. MĖNYRAT E FITIMIT TĖ SERVITUTEVE SENDORE

Servituti sendor themelohet (fitohet) me veprim juridik (kontratė, testament), me vendim tė organit shtetror dhe me parashkrim.
Pyetje:
1. Kur servituti sendor themelohet me veprim juridik?
2. Si themelohet servituti me vendim tė organit shtetror?
3. Si themelohet servituti me anė tė parashkrimit?
Pėrgjigje:
1. Servituti sendor themelohet me veprim juridik kur lidhet kontrata ose pėrpilohet testamenti.
Servituti sendor mund te themelohet me kontratė (pactum), tė lidhur midis pronarit tė paluajtshmėrisė sunduese dhe pronarit tė paluajtshmėrisė shėrbyese, qė i pari, pėr nevojat e paluajtshmėrisė sė vet tė ndėrmarrė veprime nė paluajtshmėrinė e huaj, kurse i dyti tė durojė apo tė mos marrė veprime edhepse do tė kishte tė drejtė t’i ndėrmarrė nė paluajtshmėrinė e vet.
Me testament ku shprehet vullneti i fundit i testatorit, mund tė themelohet servituti sendor nė njėrėn nga mėnyrat ne vijim :
a.- kur trashėgimlėnėsi me testament urdhėron trashėgimtarin ose legatarin qė nė dobi tė personit tė tretė tė themelojė tė drejtėn e servitutit nė ndonjėrėn paluajtshmėri nga masa trashėgimore;
b.- kur trashėgimlėnėsi me testament urdhėron trashėgimtarin apo legatarin, qė nė paluajtshmėrinė e tij, tė themelojė servitut nė dobi tė personit tė tretė;
c.- kur trashėgimlėnėsi me testament, njė paluajtshmėri ua lė nė trashėgim mė shumė rashėgimtarėve, dhe njėrin nga ato e urdhėron tė themelojė servitut sendor nė dobi tė pronarėve tjerė.
2. Me vendim tė organit shtetror, servituti sendor themelohet :
a.- me vendim tė gjykatės pėr ndarjen e sendit-gjatė procedurės pėr ndarjen e bashkėsisė sė paluajtshmėrive;
b. - me vendim tė organit tjetėr shtetror – siē ėshtė rasti me eksproprijimin jo tė plotė, kur organi i administratės me vendim konstituon ndonjė servitut sendor nė tokėn apo ndėrtesėn e dikujt.
3. Nė rrugė tė parashkrimit (usucapio), servituti sendor themelohet, nė qoftė se nė mėnyrė konkrete plotėsohen kushtet ligjore pėr parashkrim: pronari i tokės dominante nė mėnyrė faktike e ka realizuar servitutin 20 vjet dhe pronari i tokės shėrbyese atė nuk e ka kundėrshtuar.
Shembuj :
1. Pronari A i tokės dominante ka lidhur kontratė gojore me pronarin B tė tokės shėrbyese, pėr themelimin e servitutit sendor. A llogaritet e plotfuqishme kjo kontratė? Kontrata me tė cilėn ėshtė themeluar servituti sendor, llogaritet e plotfuqishme edhe pse nuk ėshtė lidhur nė formė me shkrim, nė qoftė se palėt kontraktuese, nė tėrėsi i realizojnė detyrimet qė dalin nga ajo.
2. Pronari A i shtėpisė qė nuk ka oborr, ka nevojė qė t’i mbajė dhe ēajė drurėt nė oborrin e fqiut. Nė ē’farė rruge mund tė themelojė servitut sendor pronari A? Posedimi i tė drejtės sė servitutit sendor themelohet me kontratė dhe gėzon mbrojtje kundėr personave tė tretė qė hyjnė nė posedimin e oborrit pa bazė juridike.
3. Pronari A i pasurisė dominante me pronarin B tė pasurisė shėrbyese kanė konstituar servitut sendor me anė tė njė marrveshje, e cila ėshtė pjesė e kontratės sė shit-blerjes sė pasurisė dominante. Pyetje eshte se ajo qė vlen pėr kontratėn e shit-blerjes, a duhet vlejtur edhe pėr dispozitėn qė ka tė bėjė me konstituimin e servitutit? Ajo qė vlen pėr kontratėn e shit-blerjes, vlenė edhe pėr dispozitėn qė ka tė bėjė me konstituimin e servitutit: forma me shkrim dhe vėrtetimi nė Noteri.
4. Nėse pronari A, i cili ėshtė i detyruar qė nė parcelėn e vet (servituti i shikimit), tė mos ndėrtojė objekt, nė funksion tė fqiut, me tė cilin kanė konstituar servitutin, a do tė thotė qė pronari A nuk mund tė sigurojė leje pėr ndėrtim?
Themelimi i servitutit tė shikimit, nuk mund tė jetė pengesė pėr sigurimin e lejes pėr ndėrtim, nė qoftė se kjo ėshtė nė pajtueshmėri me planin hapsinor.
5. Titullari A ka realizuar autorizimet qė dalin nga e drejta e servitutit sendor nė mėnyrė faktike, nė kurriz tė pronės tė pronarit B. Titullari A realizimin e autorizimeve e ka bėrė pavarsisht nga vullneti i pronarit B. A mund tė themelojė servitut sendor nė kėtė mėnyrė titullari A? Posedimi i tė drejtės sė servitutit sendor themelohet me realizimin e autorizimeve qė pėrbėjnė tė drejtėn e servitutit nė mėnyrė faktike, pavarsisht nga vullneti i pronarit tė paluajtshmėrisė shėrbyese, nė qoftė se atė tė drejtė titullari e ka realizuar pėr 20 vjet dhe shfrytėzuesi apo pronari i pasurisė shėrbyese nuk e ka kundėrshtuar nė asnjė formė ushtrimin e asaj tė drejte nga ana e titullarit A.

III.4. HUMBJA E SERVITUTEVE SENDORE

Servituti sendor humbet nė qoftė se pronari i pronės shėrbyese kundėrshton ushtrimin e tij, kurse pronari i pronės dominante tre vjet rresht nuk e ushtron ate; kur nuk ekziston arsyeja pėr tė cilėn ėshtė themeluar servituti; kur nuk ushtrohet gjatė kohės sė nevojshme pėr fitimin e tij, me anė tė parashkrimit fitues; kur i njejti person bėhet pronar i pronės shėrbyese dhe dominante; kur shkatrrohet prona shėrbyese apo dominante.
Pyetje:
1. Nė ē’farė forme pronari i pronės shėrbyese mund ta kundėrshtoj ushtrimin e servitutit nga ana e pronarit tė pronės dominante?
2. Kur humbet arsyeja pėr tė cilėn ėshtė themeluar servituti?
3. Pse shuhet servituti kur i njejti person bėhet pronar i tokės dominante dhe asaj shėrbese?
Pėrgjigje:
1. Pronari i pronės shėrbyese mund te bėje kundėrshtimin e ushtrimit tė servitutit, duke e penguar, pėrkatėsisht kundėrshtuar kohė pas kohe, apo duke ndėrmarrė veprime qė janė nė kundėrshtim me pėrmbajtjen e atij servituti.
2. Arsye pėr tė cilėn ėshtė themeluar servituti humbet kur servituti bėhet i panevojshėm pėr shfrytėzim nė vėllim dhe mėnyrė tė caktuar, pėr dobinė e pronės dominante.
3. Servituti humbet kur njė person do tė bėhet pronar edhe i pronės dominante edhe i pronės shėrbese, sepse sipas parimeve tė servituteve, servituti sendor nuk mund tė ekzistojė nė sendin e vet, por vetėm nė sedin e huaj.
Shembuj :
1. Pronari A ka tė themeluar servitut sendor mbi pronėn e pronarit B, me vendim tė gjykatės. Mė vonė me njė kontratė tė shit-blerjes pronari A bėhet pronar i pronės sė pronarit B. A shuhet ky servitut nė kėtė rast, duke marrė parasysh se servituti ėshtė themeluar me vendim tė gjykatės? Nė rastin konkret, servituti do tė shuhet edhe pse ėshtė themeluar me vendim tė gjykatės. Servitutet e themeluara me vendim tė gjykatės mund tė shuhen edhe nė situata tė tjera si: shfrytėzuesi hjek dorė nga servituti; servituti e humb arsyen pse ėshtė themeluar; bėhet eksproprijimi i pronės shėrbyese apo sunduese etj.
2. Pronari A i sendit shėrbyes kundėrshton ushtrimin e tė drejtės sė servitutit sendor nga ana e pronarit B tė sendit dominues. A mund tė shuhet servituti nė kėtė rast? Nė kėtė rast servituti sendor do tė shuhet, por pėrveē qė pronari A tė ketė kundėrshtuar pronarin B nė ushtrimin e servitutit, duhet qė pronari B pėr tri vite rradhazi tė mos e ketė ushtruar atė tė drejtė.
3. Nė procedurėn gjyqsore lidhur me ndarjen fizike tė pronės, paraqitet nevoja e kalimit tė pronarėve tė pjesėve tė ndara nėpėr pjesėt tjera (sipas ndarjes se re), pėrkundėr faktit se para ndarjes fizike ka ekzistuar e drejta e kalimit tė pronarėve nėpėr tokėn shėrbyese. Ju si gjykatės i ardhshem ē’farė do tė kishit vendosur lidhur me servitutin e kalimit? Nė procedurėn gjyqsore pėr ndarjen fizike tė pronės, gjykata ėshtė e autorizuar qė tė konstituojė tė drejtėn e servitutit tė kalimit pėr pjesėt e tokės qė ėshtė ndarė, si dhe tė shuajė servitutin e kalimit tė pronarėve nėpėr tokėn shėrbyese qė ka ekzistuar para ndarjes fizike.

IV. SERVITUTET PERSONALE
IV.1. KUPTIMI I SERVITUTEVE PERSONALE


Servituti personal (servitutes personales) ėshtė e drejta sendore mbi sendin e huaj, qė titullarit tė vet i mundėson qė nė mėnyrė tė caktuar tė shėrbehet me sendin e huaj, e qė pronari i atij sendi duhet ta durojė njė gjė tė tillė.
Pyetje:
1. Nė dobi tė kujt konstituohet servituti personal?
2. Kush ėshtė palė aktive e kush ėshtė palė pasive te servituti personal?
3. Kush janė shfrytėzuesit e autorizuar tė servitutit personal?
4. Kush bėn pjesė nė servitutet personale?
Pėrgjigje:
1. Servituti personal konstituohet nė dobi tė njė personi tė caktuar, pėr dallim nga servituti sendor qė konstituohet nė dobi tė pronarit tė njė paluajtshmėrie.
2. Palė aktive te servituti personal ėshtė personi i caktuar nė dobi tė tė cilit ėshtė konstituar servituti, ndėrkaq palė pasive ėshtė pala qė duron, pronari i njė sendi shėrbyes.
3. Shfrytėzues tė autorizuar tė servitutit personal mund tė jenė pėrveē personave fizikė edhe personat juridike.
4. E drejta pozitive e Maqedonisė njeh tri forma tė servitutit personal: frutgėzimin (usufructus); te drejten e pėrdorimit (usus) dhe te drejten e banimit (habitatio).

IV.2. NGJASHMĖRITĖ DHE DALLIMET MIDIS SERVITUTIT SENDOR DHE ATIJ PERSONAL
Servituti sendor dhe ai personal kanė pikat e ngjajshme: edhe njėri edhe tjetri janė tė drejta sendore nė njė send tė huaj; nė tė dy rastet kemi tė bėjmė me sendin shėrbyes; pronari aktual i sendit shėrbyes nuk detyrohet nė bėrje por vetėm nė pėsim ose nė mosbėrje; janė tė drejta tė kufizuara mbi sendin e huaj; etj. si dhe pikat ku dallohen si: karakteri sendor juridik te servituti sendor shprehet si nė anėn aktive, ashtu edhe nė atė pasive, kurse te servituti personal vetėm nė anėn pasive; servituti sendor ėshtė i “lidhur” pėr sendin dominant, kurse servituti personal ėshtė i “lidhur” pėr personin e caktuar; servituti sendor ėshtė i papjestueshėm, kurse servituti personal nė parim ėshtė i pjestueshėm; objekt i servitutit sendor ėshtė send i paluajtshėm, kurse i servitutit personal mund te jetė send i luajtshėm apo i paluajtshėm; etj.
Pyetje:
1. Kujt i shėrben sendi shėrbyes te servituti sendor dhe kujt te servituti personal?
2.Midis kujt ekziston servituti kur kemi tė bėjmė me servitut sendor pėrkatėsisht personal?
3. A mund tė trashėgohet servituti sendor perkatesisht ai persona?
4. Kush e ka posedimin te servituti sendor dhe kush te ai personal?
5. A janė tė numruara servitutet sendore perkatesisht ato personale?

Pėrgjigje:
1. Sendi shėrbyes te servituti sendor i shėrben pronarit aktual tė njė sendi dominant, nė dobi tė sendit dominant, kurse te servituti personal, sendi shėrbyes i shėrben personit tė caktuar fizik apo juridik mė sė shumti pėr tė gjallė tė atij personi.
2. Servituti sendor, si marrėdhėnie ekziston midis pronarėve aktualė, si nė anėn aktive, ashtu edhe nė atė pasive, kurse te servituti personal nė anėn aktive personi ėshtė i caktuar konkretisht.
3. Servituti sendor ndjek fatin e sendit dhe bartet bashkė me tė, kurse servituti personal, meqė ėshtė i lidhur pėr personin e caktuar as nuk mund tė trashėgohet dhe as qė mund tė bartet nė ndonjė person tjetėr.
4. Te servituti personal, posedimin e sendit shėrbyes e ka titullari i servitutit, kurse te ai sendor pronari aktual i sendit shėrbyes.
5. Servitutet sendore nuk janė tė pėrcaktuara numerikisht, kurse ato personale po.

IV.3. FRUTGĖZIMI (USUFRUCTUS)
IV.3.1. KUPTIMI I FRUTGĖZIMIT


Frutgėzimi ėshtė njė e drejtė sendore nė sendin e huaj nė bazė tė sė cilės titullari ka tė drejtė personale tė pėrdorė sendin e tjetrit dhe tė gėzojė frutat e tij mė sė shumti pėr tė gjallė tė vet, duke mos e cėnuar substancėn dhe destinimin ekonomik tė tij.
Pyetje:
1. Kush e ka pronėsinė te frutgėzimi, titullari i servitutit apo pronari i sendit?
2. Me vdekjen e frutgėzuesit ē’ndodhė me sendin qė ėshtė nė frutgėzim?
3. A mund frutgėzuesi ta shesė sendin nė frutgėzim?
4. Cili ėshtė qėllimi i krijimit tė frutgėzimit?
Pėrgjigje:
1. Pronėsinė mbi sendin nė frutgėzim e ka pronari i sendit, ndėrkaq posedimin e ka titullari i frutgėzimit.
2. Me vdekjen e frutgėzuesit, sendi i kthehet pronarit sepse ėshtė thėnė se frutgėzimi ėshtė njė e drejtė personale.
3. Frutgėzuesi nuk mund ta shesė sendin qė ėshtė nė frutgėzim. Njė gjė tė tillė mund ta bėjė vetėm pronari i sendit.
4. Frutgėzimi krijohet pėr dobinė e frutgėzuesit, qė ai tė gėzojė tė drejtėn e pėrdorimit tė sendit, gėzimit (vjeljes) sė frutave qė i sjell sendi, qoftė kur ėshtė fjala pėr frutat natyrorė, qoftė pėr frutat civilė.


IV.3.2. KRIJIMI (FITIMI) I FRUTGĖZIMIT

Frutgėzimi krijohet me veprim juridik (kontratė, testament) dhe me parashkrimit.
Pyetje:
1. Si krijohet frutgėzimi mbi sendet e paluajtshme dhe ato tė luajtshme, me anė tė kontratės?
2. Nė ē’farė forme mund tė krijohet frutgėzimi me anė tė testamentit?
3. Si krijohet frutgėzimi me anė tė parashkrimit?
Pėrgjigje:
1. Frutgėzimi si servitut personal mbi sendet e paluajtshme mund tė krijohet me anė tė kontratės nė formė me shkrim, e cila vėrtetohet nė gjyq apo nė Noteri dhe me regjistrim nė librat publik pėrkatės, kurse frutgėzimi mbi sendet e luajtshme krijohet me kontratė dhe me dhėnien e sendit frutgėzuesit.
2. Ėshtė e zakonshme nė pėrditshmėrinė tonė, qė krijimi i frutgėzimit me anė tė testamentit tė bėhet nė formė tė legut. Nė trashėgiminė testamentale nė formė tė legut pėrcaktohet sendi qė do tė jetė nė frutgėzim.
3. Frutgėzimi me anė tė parashkrimit krijohet kur frutgėzuesi me mirėbesim dhe i ligjshėm ka ushtruar tė drejtėn e frutgėzimit nė njė send mbi tė cilin tjetri e ka tė drejtėn e pronėsisė, pėr periudhėn prej tre vjetėsh.





IV.3.3. TĖ DREJTAT DHE DETYRIMET E FRUTGĖZUESIT DHE PRONARIT

Frutgėzuesi ka tė drejtė tė gėzoj sendin e huaj, duke e respektuar destinimin e tij ekonomik, si dhe duke e ruajtur substancėn e tij, kurse pronari i sendit detyrohet tė durojė njė gjė tė tillė.
Pyetje:
1. Frutgėzuesi a ka tė drejtė t’i vjelė tė gjitha frutat e sendit tė frutgėzimit?
2. Ē’farė tė drejte gėzon frutgėzuesi mbi frutat civile tė sendit nė frutgėzim?
3. Gjatė krijimit tė frutgėzimit frutgėzuesi apo pronari i sendit mund tė
kėrkojė qė tė vėrtetohet gjendja e sendit shėrbyes me anė tė procesverbalit.
Nėse nuk kėrkohet njė gjė e tillė, ē’farė konsiderohet se eshte gjendja e sendit?
4. A ėshtė i detyruar frutgėzuesi t’i bartė shpenzimet pėr mbajtjen e rregullt tė sendit shėrbyes?
5. Ē’bėhet me sendin kur ndėrpritet frutgėzimi?
6. A mund tė krijohet servituti i frutgėzimit mbi sendet qė janė tė harxhueshme apo mbi tė drejtat qė nuk japin fruta?
Pėrgjigje:
1. Frutgėzuesi ka tė drejtė t’i vjelė frutat natyrore qė i jep sendi shėrbyes, pa e zvogluar substancėn e tij dhe pa e cėnuar rregullat juridike apo doket e mira.
2. Frutat civile, qė i jep sendi nė bazė tė ndonjė pune juridike, i takojnė frutgėzuesit, pėr gjithė kohėn sa zgjatė frutgėzimi. Frutat civile qė lindin pas shuarjes sė frutgėzimit, i takojnė pronarit tė sendit.
3. Nėse frutgėzuesi dhe pronari i sendit nuk kanė hartuar procesverbal lidhur me gjendjen e sendit shėrbyes, atėherė llogaritet se frutgėzuesi e ka pranuar sendin shėrbyes nė gjendje pėrdorimi tė kualitetit tė mesėm, me gjitha cilėsitė pėr njė pėrdorim tė rregullt nga frutgėzuesi.
4. Po, frutgėzuesi i bartė shpenzimet pėr mbajtjen e rregullt tė sendit shėrbyes.
5. Kur ndėrpritet frutgėzimi, sendi shėrbyes i kthehet pronarit tė sendit.
6. Po, por kėtė lloj frutgėzimi ligjvėnsi e konsideron si frutgėzim jo tė rregullt. Me sendin e harxhueshėm apo me tė drejtat qė nuk japin fruta, derisa zgjatė frutgėzimi, frutgėzuesi nė mėnyrė tė lirė disponon me sendin.

Shembuj :
1. Frutgėzuesi A ka krijuar frutgėzimin mbi sendin shėrbyes, pronė e pronarit B. Krijimi i frutgėzimit mbi sendin ėshtė bėrė kur sendi ka dhėnė (prodhuar) fruta. Pronari B nuk ka bėrė vjeljen e frutave. Fillon frutgėzimi. Ne kete rast kujt i takojnė frutat, pronarit apo frutgėzuesit? Frutat natyrale tė cilat nuk janė shkėputur nga sendi nė momentin kur fillon frutgėzimi, i takojnė frutgėzuesit.
2. Sendi shėrbyes gjatė frutgėzimit, ka dhėnė fruta, tė cilat frutgėzuesi A nuk i ka vjelur (mbledhur). Mbaron (shuhet) frutgėzimi. Kujt i takojnė frutat, frutgėzuesit apo pronarit tė sendit? Frutat natyrale, qė kur mbaron frutgėzimi nuk janė vjelur (mbledhur) nga frutgėzuesi, i takojnė pronarit tė sendit.
3. Pronari B i sendit nė frutgėzim, dėshiron qė ta tjetėrsojė ate nė personin e tretė! A mund ta kufizojė pėr kėtė frutgėzuesi A? Pronari B, mund ta tjetėrsojė sendin nė frutgėzim nė personin e tretė pa asnjė kufizim.

IV.3.4. SHUARJA E FRUTGĖZIMIT

Frutgėzimi shuhet (ndėrpritet) nėn kushtet e parapara me ligj.
Pyetje:
1. Cilat janė ato kushte me tė cilat shuhet (ndėrpritet) frutgėzimi?
Pėrgjigje:
1. Frutgėzimi shuhet me:
a.- skadimin e kohės sė caktuar, kur ai ėshtė krijuar pėr perodė tė caktuar kohore.
b.- vdekjen ose ndėrprerjen e frutgėzuesit;
c.- me kalimin e sendit shėrbyes nė pronėsinė e frutgėzuesit;
d.- me heqje dorė (renoncim) nga ana e frutgėzuesit;
dh.- me shkatrrimin e sendit shėrbyes.
Shembuj :
1. Sendi shėrbyes nė frutgėzim pėson shkatrrim. Shkatrrimi nuk ėshtė total, por i pjesėrishėm. Frutgėzuesi A a do tė vazhdojė ushtrimin e frutgėzimit mbi pjesėt e pashkatrruara tė sendit, apo do tė ndėrpritet (shuhet) frutgėzimi?
Nė qoftė se sendi shėrbyes shkatrrohet pjesėrisht, frutgėzuesi A do tė vazhdojė tė ushtrojė frutgėzimin nė pjesėt tjera qė ekzistojnė tė sendit.
2. Pronari B i sendit shėrbyes nė frutgėzim ėshtė i shqetsuar pėr mos ushtrimin e frutgėzimit nga ana e frutgėzuesit A! Ē’farė mund tė ndėrmarrė nė kėtė rast pronari B? Pronari B mund tė kėrkoj nga frutgėzuesi A tė heq dorė nė mėnyrė shprehimore nga frutgėzimi dhe t’ia kthejė sendin atij (nėse ėshtė send i luajtshėm) apo ta shlyejė nga regjistrimi nė librat publik (nėse ėshtė send i paluajtshėm).

V. E DREJTA E PĖRDORIMIT (USUS)

E drejta e pėrdorimit (usus) ėshtė servitut personal, nė bazė tė sė cilės titullari i saj, ka tė drejtė tė pėrdorė dhe t’i vjelė frutat e sendit nė pronėsi tė tjetrit, vetėm nė masėn sa ėshtė e vevojshme pėr atė vetė dhe pėr nevojat e shtėpiarėve tė tij, duke e ruajtur substancėn e sendit.


Pyetje:
1. Ē’farė pėrmban nė vete e drejta e pėrdorimit?
2. Kush mund tė jetė objekti i sė drejtės sė pėrdorimit?
3. Si krijohet e drejta e pėrdorimit?
4. Kush i heq shpenzimet mbi sendin qė ėshtė objekt i te drejtės sė pėrdorimit, pronari i sendit apo pėrdoruesi i sendit?
Pėrgjigje:
1. E drejta e pėrdorimit nė vete pėrmban dy elemente: pėrdorimin e sendit tė huaj dhe mbledhjen (vjeljen) e frytave.
2. Objekti i sė drejtės sė pėrdorimit mund tė jetė sendi i luajtshėm, i paluajtshėm, trupor ose jotrupor, po vetėm sendi i paharxhueshėm.
3. E drejta e pėrdorimit krijohet me vullnetin e palėve, me punė juridike (kontratė, testament), me vendim gjyqėsor dhe me parashkrim fitues.
4. Pronari ėshtė i detyruar t’i heqė tė gjitha barrėt dhe shpenzimet qė kanė tė bėjnė me sendin pėrpjestimisht nga dobia (fitimi) qė ka nga sendi. Ngjajshėm detyrohet edhe pėrdoruesi i sendit.
Shembuj :
1. Pėrdoruesi A ka krijuar tė drejtėn e pėrdorimit mbi sendin shėrbyes. Sendi shėrbyes jep fruta mė shumė sa qė ka nevojė ai dhe shtėpiarėt e tij. A mund pėrdoruesi A t’i shfrytėzojė tė gjitha frutat qė i jep sendi? Pėrdoruesi A mund t’i shfrytėzojė frutat, vetėm nė atė masė, sa ėshtė e nevojshme pėr vet atė dhe pėr nevojat e shtėpiarėve tė tij. Masėn tjetėr (tepricėn) tė frutave e shfrytėzon pronari i sendit.
2. Sendi shėrbyes jep aq fruta sa qė ėshtė e nevojshme pėr pėrdoruesin A dhe shtėpiarėt e tij. Pėrdoruesi A i mbledh vet tė gjitha frutat. Nė kėtė rast a ngarkohet pronari i sendit pėr barrėt dhe shpenzimet lidhur me sendin? Nė rastet kur pėrdoruesi i mbledh vet tė gjitha frutat qė i jep sendi shėrbyes, atėherė vetėm pėrdoruesi ngarkohet me barrėt dhe shpenzimet ndaj sendit, kurse pronari i sendit ėshtė i liruar plotėsisht.

VI. E DREJTA E BANIMIT (HABITATIO)

E drejta e banimit ėshtė servitut personal, nė bazė tė sė cilės, titullari i tė drejtės sė banimit gėzon tė drejtėn qė tė banojė (buajė) nė shtėpinė ose nė njė pjesė tė saj (banesėn) e pronarit tjetėr aktual, pėr nevojat e veta dhe shtėpiarėve tė tij.


Pyetje:
1. Kush ėshtė objekti i tė drejtės sė banimit?
2. Si krijohet e drejta e banimit?
3. Kush i bartė shpenzimet lidhur me mbajtjen e banesės?
Pėrgjigje:
1. Objekti i sė drejtės sė banimit nė sendin e huaj ėshtė sendi i paluajtshėm, pikėrisht shtėpia (ndėrtesa) ose pjesa e saj (banesa).
2. E drejta e banimit krijohet nė bazė tė vullnetit tė njeriut, me veprim juridik (kontratė, testament) dhe me vendim gjyqėsor.
3. Shpenzimet lidhur me mbajtjen e banesės, parimisht i bartė pronari i banesės.
Shembuj :
1. Personi A sė bashku me shtėpiarėt e tij, mbi 20 vjet rradhazi e pėrdor pėr banim banesėn e pronarit B. Personi A me shtėpiarėt e tij nuk kanė ndonjė bazė tjetėr juridike pėr tė krijuar servitutin e tė drejtės sė banimit. A mund personi A me anė tė parashkrimit fitues tė fitojė tė drejtėn e banimit nė banesėn e pronarit B? Nė kėtė rast, pėrkundėr shfrytėzimit tė banesės pėr banim nga personi A dhe shtėpiarėt e tij, pėr periodėn kohore mbi 20 vjet, e drejta e banimit nuk mund tė fitohet me parashkrim fitues.
2. Titullari i tė drejtės sė banimit A, e ushtron tė drejtėn e banimit nė banesėn sė bashku me pronarin e banesės B. Mbi cilin bien shpenzimet dhe barrat e banesės, mbi titullarin A apo pronarin B? Nė kėtė rast, shpenzimet dhe barrat e banesės i bartė pronari i banesės.
3. Titullari i tė drejtės sė banimit A, e ushtron tė drejtėn e banimit nė banesėn e pronarit B, nė tėrėsi vetė ai. Gjatė njė kohe sipas nevojės titullari A bėn riparimin e rėndėsishėm tė banesės. Shpenzimet pėr kėtė riparim kush do t’i bartė titullari A apo pronari B? Gjitha shpenzimet pėr riparim tė rėndėsishėm tė banesės nė tė cilėn e ushtron tė drejtėn e banimit titullari A nė tėrėsi vetė, i bartė vet titullari A, e jo pronari B i baneses.
4. Titullari i sė drejtės sė banimit A, ka tė drejtė pėrdorimi vetėm nė njė pjesė tė shtėpisė, pronė e pronarit B. Pronari B vendos tė bėjė riparim tė rėndėsishėm nė shtėpinė e vet duke pėrfshirė edhe pjesėn e shtėpisė ku ushtron tė drejtėn e banimit titullari A. Kush i bartė shpenzimet e riparimit, pronari B apo titullari A? Meqė titullari A ka tė drejtėn e banimit vetėm nė njė pjesė tė shtėpisė sė pronarit B, shpenzimet pėr riparim do t’i bartė pronari B, kurse shpenzimet nė proporcion me pjesėn qė e gėzon titullari A do t’i bartė titullari A.

VII. MBROJTJA E SERVITUTEVE

Servituti si e drejtė sendore nė sendin e huaj gėzon mbrojtje juridike. Ajo mbrojtje mund tė jetė: posesore dhe petitore.
Pyetje:
1. Cila mbrojtje quhet posesore?
2. Si realizohet mbrojtja petitore?

Pėrgjigje:
1. Mbrojtja posesore ėshtė ajo mbrojtje qė e realizon titullari i servitutit nė rrugė gjyqėsore me anė tė Padi posesore e qe ka per qellim qė tė mos i cėnohet apo i merret posedimi mbi sendin nė servitut.
2. Mbrojtja petitore e tė drejtės sė servitutit ėshtė ajo mbrojtje qė pronari i sendit dominant kėrkon nga gjykata me Padi konfesore qė tė mos pengohet pėrkatėsisht tė ndalohet nė ushtrimin e tė drejtės sė servitutit qoftė nga ana e pronarit tė sendit shėrbyes, qoftė nga ana e personave tė tretė.




VIII. PĖRFUNDIMI

Servituti ėshtė e drejtė e pavarur sendore nė njė send tė huaj, sipas sė cilės titullari i kėsaj tė drejte ėshtė i autorizuar qė tė shfrytėzojė sendin e huaj nė mėnyrė tė caktuar.
Me qė servituti ėshtė e drejtė sendore nė sendin e huaj (ius in re aliena), ėshtė konstatuar se kjo e drejtė nuk e ka konceptin pronėsor, por ėshtė njė shthurje e autorizimeve pronėsore, njė kufizim i pronėsisė. Madje, vet ekzistimi dhe realizimi i servitutit ka domthėnien e kufizimit tė sė drejtės sė pronėsisė tė atij sendi tė huaj. Kjo ėshtė kėshtu, sepse titullari i tė drejtės sė servitutit mund tė shfrytėzojė sendin e huaj nė mėnyrė tė caktuar, e qė njėkohėsisht e kufizon pronarin e atij sendi nė ushtrimin e autorizimeve tė tij pronėsore-juridike: pronari gėzon tė drejtėn e posedimit dhe disponimit nė mėnyrė tė pakufizuar mbi sendin qė e ka nė pronėsi e qė ėshtė objekt i tė drejtės sė servitutit, kurse tė drejtėn e shfrytėzimit e realizon jo nė kundėrshtim me ligjin apo tė drejtėn e ndonjė personi. Ēka nėnkupton se pronari i sendit nė servitut nuk mund ta shfrytėzojė sendin e vet nė kundėrshtim me autorizimet e titullarit tė servitutit.
Pėrmbajtja dhe funksioni i servitutit ka pėr qėllim qė titullarit tė servitutit t’i jep autorizime qė nė mėnyrė tė caktuar tė shfrytėzojė sendin e huaj, kurse pronari i atij sendi tė lejojė pėrkatėsisht tė durojė atė shfrytėzim.
Detyrimi i pronarit tė sendit nuk rrjedh nga raportet juridike detyrimore por nga raportet pronėsore juridike. E drejta e servitutit si e drejtė sendore dallon nga marrėdhėniet detyrimore. Servituti krijon marrėdhėnie tė dyfishta: midis pronarit dhe titullarit tė servitutit, si dhe marrėdhėnie midis titullarit tė servitutit dhe personave tė tretė. Kėtu shihet, se servituti nė natyrėn e vet ėshtė e drejtė absolute dhe vepron erga omnes. Ajo jo vetėm qė vepron ndaj pronarit konkret, por edhe ndaj tė gjithė personave tė tretė. Titullari i servitutit ka tė drejtė tė kundėrshtojė ēdo veprim qė pengon ushtrimin e autorizimeve tė tij qė burojnė nga servituti, qoftė tė jetė veprim i pronarit tė sendit, qoftė tė jetė veprim i personit tė tretė.
E drejta e servitutit, si kufizim pronėsor i sendit tė huaj, asnjėherė nuk i absorbon nė mėnyrė tė plotė autorizimet pronėsore juridike: jus utendi, jus fruendi dhe jus abutendi. Titullari i servitutit nė bazė tė autorizimeve qė i jepen nga e drejta e servitutit mund vetėm tė shfrytėzojė sendin e huaj nė mėnyrė tė caktuar, nė masė dhe vėllim tė arsyeshėm pėr tė shfrytėzuar sendin e vet qė ka cilėsinė e sendit dominant. Tė drejtėn e disponimit tė sendit shėrbyes e ka pėrherė pronari i sendit. Ai, pa asnjė kufizim mund ta tjetėrsojė, ta durojė, tė lė nė hipotekė etj.



IX. LITERATURA E KONSULTUAR

1). Abdulla Aliu, E drejta sendore (pronėsia), Prishtinė, 2004
2). Andrija Gams, Bazat e sė drejtės reale, Prishtinė, 1978
3). Avni Shehu, Pronėsia, Tiranė, 2000
4). Ejup Statovci, E drejta e servituteve, Prishtinė, 1985
5). Francesko Galgano, E drejta private, Laurasi, Tiranė, 1999
6). Nikolla Gavella, Stvarno pravo, Zagreb, 1998
7). Slavko Gelevski, Zakon za sopstvenost i drugi stvarni prava-so komentar i sudska praktika, Shkup, 2002
8). Stankoviq – Orliq, Stvarno pravo, Beograd, 1981


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top

Topic Options Closed Topic Start new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio