Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Lufta Arabo-Iraelite, Themelimi i shtetit Izrealit 14 maj 1948
xhon
Postuar nė: 15.01.2009, 01:42
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 266
Antari Nr: 14587
Bashkangjitur: 25.03.2008



Ky shkrime eshte nji punim seminarik qe e kam punuar une gjate kohes se studimeve dhe qe trajon pikerisht problemet midis Arabve(palestinesve) dhe izraelitve. E postova ketu jo per te treguar se une kam bere punimi gjat kohes se studimeve por thjeshte qe te jape nje pasqyre me te qarte per kete problem shum te rendesishem human..Besoj se ato qe do te duan ta kuptojne realitetin dhe te mesojne se vertet kush eshte fajtore per konfliktin e sotem qe ndodh ne Lindjen e Mesme besoj se nese e lexoni me vemendje do ta kuptoni...

Personalisht une si historian mendoj se fajtore kryesore per gjithe ate dhune qe ndodhe atje eshte shteti Izrealit,duke analizuar te kaluren per te ardhur te e tashmja dhe pikerishte tek gjenocidi Izrealit ndaj popullit te thjesht palestinez....







HYRJE


Hebrenjtė janė tė njohur nė histori si kategori e shtypur e njerėzve tė cilėt ishin tė shpėrndare nėpėr Botė , veēanėrisht nė Evropė. Duke qene tė shtypur dhe tė pėrndjekur pėr rreth 12 shekuj pėr shkak tė pėrkatėsisė sė tyre fetare dhe valėve tė ndryshme anti-semitike, ata menduan tė krijojnė njė shtet tė tyre ku tė gjithė hebrenjtė tė mblidheshin nėn njė strehė tė pėrbashkėt. Ata mbanin njė prezencė tė vogėl por tė pėrhershme tė hebrenjve nė Palestine (Izrael), ndėrsa eksodin e tyre masiv e filluan diku nė fund tė shek. XIX, dhe e vazhduan atė pėrgjatė gjysmės sė parė tė shek. XX-tė, deri nė Luftėn e Dyte Botėrore, lufte kjo e cila Hebrenjve i kushtoi me jetėn e mese 6 milion hebrenjve.
Ngjarjet e Luftės sė Dytė Botėrore, patėn njė ndikim tė forte nė tė ardhmen e Izraelit, sipas perspektives Izraelite, ngjarja mė domethėnėse ishte Holokausti.
Pas Luftė sė II-tė Botėrore, edhe realisht Izraelitet promovuan dhe formuan shtetin e tyre ēifut nga i cili gjest filloi edhe lufta e njohur Arabe-Izraelite, se bashku me Intifadat e njohura Palestineze pėr tė cilat do tė flas nė kėtė punimin me titull:
FORMIMI I SHTETIT IZRAELIT DHE KONFLIKTI ARABO-IZRAELIT.















Sionizmi Izraelit

Sionizmi ėshtė lėvizje kombėtare e Hebrenjve mė aktivitet ndėrkombėtar, e cila angazhohej pėr zgjidhjen e tė ashtuquajturės ēėshtja hebrenj pėrmes themelimit respektivisht rithemelimit tė shtetit Hebrenj nė Palestinė.
Sionizmi bazohet nė tri parime:
1, Hebrenjtė janė popull, e jo vetėm bashkėsi fetare pėr kėtė arsye ėshtė ēėshtje kombėtare,
2, Anti-semitizmi dhe ndjekja e hebrenjve paraqesin njė rrezik permanent pėr ta dhe ky ėshtė prezent gjithkund, dhe
3, Palestina (Shteti Izraelit), ishte dhe ėshtė vendlindja e popullit Izraelit.
Sionizmin e organizuar politik e themeloi Theodor Herzel (1860-1904) , pėrmes veprės sė tij ,, Shteti Hebrenj ’’, (1896), dhe me Kongresin e parė sionist tė mbledhur nga ai mė 1897 nė Bazel, Kjo Organizatė proklamoi si qėllim formimin e njė ,, vatre tė organizuar nė mėnyre publike’’, nė Palestinė pėr popullin Hebrenj.
Nė kėtė funksion Theodor Herzel u pėrpoq pa sukses tė arrinte njė marrėveshje mė pushtetarėt e Palestinės, Osmanėt e cila do tė bėnte tė mundur krijimin e njė ,,vatre pėr popullin Hebre’’. Pas Herzelit, pėrfaqėsues kryesor i sionizmit u bė Chaim Weizmann. Ai ia arriti nė Luftėn e parė Botėrore nėnshkrimin e Deklaratės Balfour, kjo deklaratė e obligonte qeverinė Britanike pėr pėrkrahjen e synimeve tė sionizmit nė krijimin e shtetit ēifut nė tokėn e Palestinės.
Me themelimin e shtetit tė Izraelit nė vitin 1948, u arrit qėllimi i sionizmit, edhe pse ekzistenca e shtetit hebre mbeti pėr njė kohė tė gjatė e rrezikuar. Organizata sioniste akoma ekziston. Si detyre kryesore tė saj ajo e sheh ruajtjen dhe nxitjen e lidhjeve nė mes hebrenjve nė tėrė Botėn dhe nė Izrael.











Lufta e Dytė Botėrore

Ngjarjet e Luftės sė dytė Botėrore patėn njė ndikim tė forte nė tė ardhmen e Izraelit, sipas perspektives Izraelite ngjarja mė domethėnėse ishte Holokausti.
Gjate Luftės sė dytė Botėrore jetėn e humben diku rreth 6 milion Hebrenjve nė kampet e pėrqendrimit tė Nazi-Fashistėve dhe kjo e rriti kėrkesėn e ēifuteve pėr tė pasur njė shtet tė tyre. Me 1939, qeveria Britanike nxori njė tė ashtuquajtur ,, LETER TĖ BARDHE’’, me qellim qė tė kėnaqte popullsinė arabe tė Palestinės. Kjo letėr vuri kufizime tė ashpra lidhur me ēifutet tė cilėt jetonin atė kohė nė Palestine. Kėshtu ata u pėrballen me shume dilema, nė njėrėn anė ata donin tė ndihmonin Britaninė nė pėrpjekjet e tyre pėr tė luftuar Nazizmin nė Evrope, kurse nė anėn tjetėr ata donin tė luftonin pėrpjekjet e Britanike nė Palestine pėr tė ndaluar emigrimin e ēifuteve pėr nė Palestine.
Kjo dėshire dhe urrejtje ndaj Britanikeve ishte shprehur mė sė miri mė fjalėt e Kryeministrit tė mėvonshėm tė Izraelit , DAVID BEN GURION, ,, NE DO TA LUFTONIM HITLERIN NESE NUK DO TĖ EKZISTONTE LETRA E BARDHE’’.
Hebrenjtė nė kėtė kohė e krijuan Ushtrinė pėr Ēlirimin e Izraelit (LEHI), e njohur si Banda e Stern-it. Britanezet benė gjithēka pėr tė ndjekur pjesėtaret e LEHI-it, nė vitin 1942, Forcat Britanike e arrestuan Liderin e LEHI-it, Sterni-in dhe e vranė. Lideri i Ushtrisė Izraelite (IRGUN), Manachem Begin mė 1. shkurt 1944, i shpalli Lufte Britanikeve.
Pas shumė vrasjeve tė Anglezeve, populli i Mbretėrisė sė Bashkuar kėrkoj tėrheqjen e Britanikeve nga Izraeli( Palestina). Britaniket ja kthyen Mandatin mbi Palestinėn OKB-sė, nė vitin 1947.












Konflikti Arabo-Izraelit para themelimit tė Shtetit tė Izraelit

Pas Luftės sė –I-rė, Botėrore, Lidhja e Kombeve i dha Francės dhe Britanisė sė Madhe kontrollin e regjionit qė ishte liruar nga Perandoria Otomane, Francės i ishte dhėnė Libani dhe Siria, ndėrsa Britanikeve, Iraku dhe Palestina( tani Izraeli- pėrfshire Gazėn dhen Bregun Perėndimor). Arsyeja pėr kėtė, pėr prezencėn franceze dhe Britaneze ishte pėrgatitja e regjionit lidhur me ēėshtjen e pavarėsisė.
Mė 31, tetor 1917, Qeveria Britanike nxori Deklaratėn e Balfourit, qė shprehte pozicionin Anglez se Ēifutet duhet tė kenė njė shtet tė vetin nė Palestine. Kėrkesa Ēifute u forcua edhe mė shume mė rritjen e shpejt tė popullsisė Ēifute nė kėtė regjion. Nėn udhėheqjen e Kryeministrit Izraelit David Ben Gurion , njė pjesė e madhe e tokave ishte blerė nga arabet Palestinez. Tė alarmuar nga rreziku i dominimit tė Ēifuteve, arabet nė Palestine filluan tė ndėrmarrin masa mbrojtėse. U krijuan Organizate Nacionaliste arabe tė Palestinės, pėrfshire ketu Kėshillin e Lartė Arab, i cili tentonte tė ndikojė nė politiken angleze dhe tė luftoj aktivitetet sioniste. Haj Amin Al-Hussein, Myftiu i Jerusalemit u pėrpoq tė siguroje mbėshtetje tė jashtme pėr tė ndėrpre lėvizjen sioniste dhe pėr pėrfundimin e Mandatit Britanez mbi Palestinėn. Britanezet pėr tė mundur mbėshtetjen Arabe pėr popullatėn arabe tė Palestinės, lėshoj disa ,,Letra tė Bardha ‘’, qė ndalonin siē e cekem edhe me lartė emigrimin e ēifuteve pėr nė Palestine.
Pavarėsia e Izraelit shėrbeu edhe me shume pėr tė acaruar konfliktin e vjetėr nė mes tė arabeve dhe ēifuteve. Nė tė vėrtet , kur Anglezet po pėrgatiteshin tė largohen nga Palestina , edhe Arabet edhe Ēifutet tanimė po blinin armė nga jashtė, nė pėrgatitje tė njė Lufte pėr tė cilėn tė dyja palėt e dinin se do tė pasonte.
Mė 9 Prill 1948, LEHI Ēifut dhe forcat IRGUN, sulmuan Dar Asinin, njė fshat Palestinez qė kishte nėnshkruar njė pakt kundėr agresioni. Shume civil mbeten tė vrare nga ky sulm, diku mbi 250 burra, gra dhe fėmijė. Ky numėr bazohet nė njė raport tė njė Gazete ditore tė asaj kohė, por nė fakt numri i viktimave ishte shume i madh.







Formimi i Shtetit tė Izraelit
Konventa mbi tė Drejtat dhe Detyrat e shteteve ( Montevideo 1933), e lidhur midis shteteve Amerikane, nė nenin 1 pėrcakton se shteti si subjekt i sė drejtės ndėrkombėtare duhet tė kėtė:
1, popullsinė e pėrhershme
2, territorin e caktuar
3, qeverinė , dhe
4, aftėsinė pėr tė hyre nė marrėdhėnie me shtetet e tjera.
Izraeli ėshtė krijuar mė Rezolutėn 181, tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, mė 29 nėntor 1947.
Kėtė tė drejte tė krijimit tė shtetit Hebraik nė Tokėn e Palestinės ia kishte pranuar Hebrenjve edhe Deklarata e Balfourit e 2 nėntorit 1917, si dhe rikonfirmimi i kėsaj nga ana e Lidhjes sė Kombeve, e cila i ka dhen njohje ndėrkombėtare lidhjes sė popullit ēifut mė Palestinėn dhe tė drejtėn qe ata aty tė krijojnė shtetin e tyre.
Vendimin pėr ndarjen e Palestinės, mė 29 nėntor 1947, e aprovoi Kuvendi i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, pas rekomandimeve tė Komitetit special mbi Palestinėn ( UNSCOP).
OKB-ja, krijoj njė Komision special mbi ēėshtjen Palestineze, pasi qė Britaniket nė shkurt tė vitit 1947, ja dėrgoj ēėshtjen palestineze OKB-sė sepse dėshironte tė pėrfundonte ,,MANDATIN’’, e saj nė Palestine.
Ky Komitet (UNSCOP), ishte i pėrbėre nga 11 anėtarė, qė tė studiojnė situatėn dhe tė sjellin rekomandimet e tyre lidhur mė kėtė ēėshtje. Komitet Special pėr Palestinėn (UNSCOP), kishte pėr qėllim tė gjej pėrgjigje lidhur mė ēėshtjen palestineze. Pas kompletimit tė punės UNSCOP-i, i dėrgoj Rekomandimet e veta ne Gjenevė, dhe pėr ēėshtjen palestineze rekomandoi, qė pas pėrfundimit tė mandatit Britanik mbi Palestinėn ky territor tė ndahet: ne pjesėn arabe tė Palestinės dhe nė atė tė Hebrenjve.
Dhe pas kėtyre rekomandimeve, Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara, miratoi Rezolutėn 181, e cila e ndante Palestinėn nė pjesėn arabe dhe atė tė Hebrenjve.
Hebrenjtė nė atė kohė pėrbenin 32% tė popullatės sė pėrgjithshme tė vendit dhe posedonin mė 5,6%, tė tokės sė Palestinės. Mė Rezolutėn 181, tė OKB-sė, shtetit tė ardhshėm izraelit iu ndan 56% e tokės mė pjellore Palestineze. Kuvendi i Asamblesė sė Pėrgjithshme ėshtė dashtė tė votoj dy here, pėr aprovimin e Rezolutės sepse janė dashtė 2/3 e votave. Sipas studiuesit Francez, Roger Garaudy, ,,ZYRTARET E LARTE AMERIKAN’’, u kanė bėre presion pėrfaqėsuese tė tre popujve tė vegjėl pėr votimin e kėsaj Rezolute, dhe votat vendimtare pėr aprovimin e kėsaj Rezolute janė marre prej: Tahitit, Liberisė dhe Filipineve.
Pas kėsaj Rezolute, Izraeli me 14 maj 1948 e shpalli Deklaratėn mbi themelimin e shtetit tė Izraelit. Nė ditėn kur Mandati Britanik pėrfundonte mbi Palestinėn ,, Kėshilli i Popullit Hebraik u mblodh nė Muzeun e TEL AVIV-it, dhe e aprovoi shpalljen e shtetit Izraelit, nė krye me: David Ben Gurionin, Golda Merin, Dr. Abraham Granovskyn, e shume tė tjerė tė cilėt e nėnshkruan Deklaratėn pėr Pavarėsinė e shtetit tė Izraelit. Shteti Izraelit ishte njohur po atė natė nga ana e SHBA-sė, dhe tre ditė me vonė, nga ana e BRSS, dhe brenda njė periudhe 5 ditore, Izraelin e njohėn edhe shtetet si: Guatemala, Bjellorusia, Ukraina, Polonia, Ēekosllovakia, Uruguai dhe Jugosllavia.
Shteti Hebraik krijoj qeverinė e pėrkohshme ku pėrfaqėsuesi i saj Eliahu Epstein, e njoftoj me anė tė njė letre Presidentin Amerikan Truman, pėr shpalljen e shtetit Hebre nė tokėn e Palestinės,nė pajtim mė Rezolutėn e Kombeve tė Bashkuara dhe se ky shtet do te quhet Shteti i Izraelit.
Izraelitet mė 25 janar 1949, i mbajtėn zgjedhjet e pėrgjithshme dhe Kėshilli i Pėrkohshėm u zėvendėsua nga njė Parlament i quajtur ,, KNESSET’’, dhe po ashtu qeveria e pėrkohshme u zėvendėsua nga njė qeveri e pėrkohshme parlamentare. De jure, njohja e shtetit tė Izraelit ishte shtruar nga ana e SHBA-sė, mė 31 janar 1949 , dhe po ashtu Britania e Madhe mė 29 janar 1949 kishte njohur Shtetin Izraelit.
Sot Izraeli ėshtė anėtare i Kombeve tė Bashkuara dhe ka marrėdhėnie me shume shtete tė Botės, pėrveē shumicės sė shteteve tė botės arabe tė cilėt e mohojnė shtetin e Izraelit dhe refuzojnė qė ta njohin.
Margaret Truman , tha se pėr Presidentin Amerikan Harry Truman, vendimi pėr njohjen e shtetit Izraelit, ishte vendimi mė i vėshtire , nė jetėn e tij si President i SHBA-sė, se a duhej mbėshtetur krijimin e shtetit ēifut nė tokėn e Palestinės apo jo.
Kėshilltari ligjor i Presidentit Truman, Clark Clifford fuqishėm mbėshtete pranimin apo njohjen e shtetit tė Izraelit. Por, Departamenti i shtetit duke pėrfshirė kėtu edhe Sekretarin e shtetit tė SHBA-sė, George Marshall-in, ishin kundėr njė vendimi mbi njohjen e Shtetit tė Izraelit nė token e Palestineze, siē bene edhe shume anėtare tjerė te Kabinetit tė Presidentit Truman.
George MArshall tha: se nėse e njohim shtetit izraelit mundemi qė tė rrezikojmė qasjen ne burimet e naftės sė Shteteve Arabe, ai shkoi deri nė atė pike saqė deklaroj, se nėse Presidenti Truman e njeh Shtetin Izraelit atėherė ai do tė votoi kundėr tij ne zgjedhjet e ardhshme. Por edhe pėrkundėr kėtyre problemeve dhe mospajtimeve brenda Qeverise Amerikane, Presidenti Amerikan Truman e njohu Shtetin Izraelit po atė dite qė ai shpalli pavarėsinė, mė saktėsisht diku 11 minuta pasi qė ishte shpallur pavarėsia e shtetit Hebre.
Luftėrat Arabo – izraelite

Konflikti Arabo-Izraelit ka qene i shpeshte qė prej kohės kur Britania e Madhe mori nga Lidhja e Kombeve ,,MANDATIN”, pėr Palestinėn mė 1920. Prej vitit 1945 guerilja Sioniste zhvilloi lufte kundėr trupave Britanike dhe kundėr Arabeve Palestinez tė cilėt ishin tė mbėshtetur nga Liga Arabe.

Lufta e vitit 1948-1949

Lufta e vitit 1948, reflektonte( arsyetonte), pozitėn e shteteve Arabe lidhur me shtetin e Izraelit, gjė qė arabet atė territor ku ishte shpallur shteti Izraelit e konsideronin territor arab dhe vend tė shenjte pėr boten arabe, sepse nė Palestine gjendet xhamia ,, Al Aksa” , vend ky i shenjt pėr Boten arabe dhe myslimanet e tere Botes. Nė ditėn qė Izraelitet shpallen pavarėsinė, Sekretari i pėrgjithshėm i Ligės Arabe Azzam Pasha, i shpalli,, Luftė tė shenjte Izraelit’’.
Pasi qė, pavarėsia e Shtetit Izraelit ishte shpallur me 14. maj. 1948, forcat arabe nga Egjipti, Siria, Transjordania (tash Jordani), Libani dhe Iraku e sulmuan shtetin e sapo shpallur mė qellim tė bėrjes sė tij tė padobishėm. Egjiptianet natėn ndėrmjet 14-15 majit 1948, e bombarduan TEL AVIVIN, dhe morėn nen kontroll njė pjese te territorit tė shtetit izraelit ne Jug, Jordanezet morėn qytetin e vjetėr tė Jerusalemit, ndėrsa forcat tjera Arabe u ndalen me sukses nga Armata Izraelite.
Por kjo lufte vazhdoi deri nė vitin 1949, dhe edhe pse pak kush e mendoi, Izraeli doli fitimtar nga kjo lufte, aty ka pėrfundimi i kėsaj lufte Izraeli kishte zėne pjese tė Bregut Perėndimor dhe Palestinėn veriore e kishte pushtuar, tė dy kėto lokacione tė cilat OKB-ja, i kishte rezervuar pėr arabet e Palestinės. Duke e pare ketė Lufte, Kombet e Bashkuara mė 20. maj. 1948 ,e dėrguan diplomatin Suedez, Kont Bernadotin qė tė beje dhe ndėrmjetėsoi njė armėpushim nė mes arabeve dhe Izraeliteve. Mė 11 qershor 1948, Bernadoti ia arriti qėllimit dhe e beri njė Marrėveshje 30 ditėshe pėr armėpushim. Pasi qe aje vizitoi Kajron, Bejrutin, Amanin dhe Tel Avivin, arriti nė njė pėrfundim se ndarja e bere pėr Palestinėn ėshtė njė gjė e ,,pavend”, dhe propozoi njė plan tė vetin pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtje.
Pas kėsaj Deklarate, Kont Bernadoti u vra nė Jerusalem mė 17. shtator 1948, nga njė Organizate Izraelite. Pėr ketė rast u arrestuan Natan Yellin MOR dhe Mattiyahu Shmuelevitz. Yitzhak Shamir, i cili kishte lidhje me ketė rast mė vone u bė Kryeministėr i Izraelit.
Ushtria Izraelite pėrparonte nė luftime dhe nė janar te vitit 1949, i izoluan forcat Egjiptiane dhe me 7 janari ndėrprenė luftimet. Bisedimet jozyrtare pėr paqe rezultuan mė njė armėpushim ndėrmjet Izraelit nė njėrėn ane dhe Egjiptit, Sirisė dhe Jordanisė nė anėn tjetėr, armėpushim ky i arritur nė korrik 1949, por qė nuk ishte zyrtar.
Izraelitet i referohen kėsaj Lufte si Lufte e Pavarėsisė, ndėrsa pėr Botėn Arabe kjo Lufte njihet si :,, AL NAKBA’’, qė nė gjuhen shqipe domethėnė ,,KATASTROFA’’.



Lufta e vitit 1956 ( Lufta e Suezit )

Me 1952, Kolonel Gamal Al-Nasser, e rrėmbeu pushtetin ne Egjipt gjate njė goditje tė befasishme. Si lider Nasseri mėshiroi idenė qė e njohur si ,,NASSERIZEM’’, qėllimi i tė cilit ishte tė unifikoje tė gjithė arabet nė njė shtertė vetėm. Tė frikėsuar se nuk do tė kenė qasje nė naftėn arabe gjė qė mund tė ndikonte pėr shkak tė pėrhapjes sė Nasserizmit, SHBA-tė, dhe disa shtete te tjera tentuan tė dobėsojnė Nasserin. Mė 1956, SHBA-tė tėrhoqėn ofertėn e tyre pėr tė financuar EGYPT’S penden. Si kundėrpėrgjigjeje, Nasseri mori nė Nėnshtetėsi kanalin strategjik tė Suezit, i cili kanal ishte nen kontrollin e Angleze qė nga viti 1937. Mė qellim qė tė rimarre kanalin, Mbretėria e Bashkuar, Franca dhe Izraeli vendosen njė strategji ushtarake pėrmes sė cilės mė ndihmėn e francezeve, Izraelitet mund tė sulmonin Egjiptin dhe pastaj mė njė force ,,Paqeruajtėse’’, tė Francės dhe tė Mbretėrisė sė Bashkuar do tė hynin serish nė Kanalin e Suezit, e gjithė kjo me qellim tė kontrollit perėndimor tė kanalit dhe regjionit.
Mė 29. tetor 1956, forcat Izraelite, tė prira nga ,,MOSHE DAYAN’’, sulmuan nga ajri dhe toka Egjiptin dhe hynė nė Gadishullin e Sinait. Ky pushtim izraelit ishte ndihmuar ( pėrforcuar), nga invazioni Anglo-Francez i Kanalit.
Edhe pse ky agresion ishte dėnuar ashpėr nga ana e Kombeve tė Bashkuara, SHBA-sė dhe BRSS, ndėrprerja e luftimeve erdhi mė 6 nėntor 1956, vetėm atėherė kur Izraelitet kishin pushtuar disa objektiva kyēe, duke pėrfshire ,,RRIPIN E GAZES’’, dhe ,, SHARM EL SHEIKHUN’’.
Izraelitet u tėrhoqėn nga kėto pozita qė kishin pushtuar mė 1957, dhe ja kthyen kėto pozita, Forcės Emergjente te Kombeve tė Bashkuara pasi qė arritėn tė kenė dalje nė Gjirin e Detit tė ,, AGBAS’’.
Kur trupat pushtuese tė Izraelit, Britanisė sė Madhe dhe Francės u tėrhoqėn nga Kanali i Suezit dhe pjesėt tjera tė pushtuara gjate kėsaj Lufte, Presidenti Egjiptian, Nasseri ishte njohur si lideri i cili kishte shpėtuar botėn Arabe.

Lufta e gjashtė ditėve ( 1967)

Pas njė periudhe relativisht tė qete, incidentet kufitare ndėrmjet Izraelit nė njėrėn ane dhe Sirisė, Egjiptit, dhe Jordanisė nga ana tjetėr, shtoheshin gjithnjė e mė tepėr me grupet Palestineze tė cilat pėrkraheshin nga Siria, dhe tė cilat grupe u krijuan nga ideja e Nsserit lidhur me idenė e tije qė Arabet ti bashkoj nė njė shtet. Presidenti Egjiptian, Nasseri vazhdonte tė luante rolin kryesor pėr qeshjet arabe, dhe me 1964 i mbajti dy Samite: nė njėrin nga kėto samite, Organizata pėr lirimin e Palestinės (OĒP), ishte krijuar. OĒP-sė, filloi tė marr rolin kryesor nė ēėshtjen e arabeve tė Palestinės. YASSER ARAFAT, njė nacionalist Palestinez dhe me vone njė lider i ardhshėm i OĒP-sė, ishte Lider i Fraksionit tė quajtur ,,FATAH’’,( hapja nė arabisht).
Nė maj 1967, Presidenti Nasser i Egjiptit, kėrkoi tėrheqjen e trupave ,,paqeruajtėse’’, tė Kombeve tė Bashkuara nga territori Egjiptian dhe i mobilizoi njėsite e tij ushtarake dhe i vendosi ne Sinai, dhe poashtu e mbylli Gjirin e Agbas tė cilin e shfrytėzonte Izraeli pėr dalje nė deti.
Shkallėzimet mė kėrcėnime dhe provokacione vazhduan deri mė 5 qershor 1967, atėherė kur Forcat Izraelite ndėrmorėn njė agresion tė madh ushtarak dhe e gjymtuan forcėn ajrore tė arabeve. Mė epėrsinė ajrore qė kishte Izraeli nė mbrojtjen e trupave tokėsore tė saj, arriti qė brenda nje periudhe 3 ditore tė marr (kontrolloj), gadishullin e Sinait, dhe u koncentrua me forcat e saj nė kufirin Jordanez, e pushtoi qytetin e vjetėr tė Jerusalemit( dhe e aneksoi me pas), dhe brenda kufirit tė Shtetit Sirian e mori piken strategjike tė lartėsive ,,GOLAN’’
Kjo Lufte pėrfundoi mė 10 qershor 1967, dhe njihet ne opinionin Botėror si Lufta ,, Gjashte Ditore’’. Izraeli deklaroi se do ti mbante territoret e pushtuara derisa tė ketė njė pėrparim domethėnės nė marrėdhėniet Arabo-Izraelite.
Lufta e gjashte ditėve pėr arabet ishte njė humbje e plote nė ēdo aspekt.



Lufta e Yom Kippurit ( 1973-1974)

Anuar Sadati, President i Egjiptit, pasardhės i Nasserit, erdhi ne fuqi nė njė Egjipt qė kishte telashe tė mėdha financiare, e cila gjendje ishte edhe si pasoje e humbjes ne Luftėn ,, Gjashte Ditėshe’’. Fushat e naftės nė SINAI dukeshin rruga e vetme e lehtėsimit tė kėsaj krize, mirėpo Izraelitet kishin pushtuar Gadishullin e Sinai mė 1967. Duke ardhur nė pėrfundim se negociatat mė Izraelin nuk ishin zgjidhje, Sadati u pėrgatite tė sulmoje Izraelin.
Mė 6 tetor 1973, Egjipti dhe Siria lansuan njė sulm tė papritur mbi Izraelin. Dita e sulmit ishte zgjedhur mė kujdes , ishte kjo Dita e YOM KIPPURIT ( dita e shlyerjeve tė fajit sipas Hebrenjve), dita mė e shenjte nė kalendarin ēifut, dhe izraelitet ishin tė papėrgatitur pėr lufte. Nė tre ditėt e para tė Luftės Izraelitet dukej se e kishin humbur luftėn, mirėpo SHBA-tė, i dhanė ndihma ushtarake Izraelit dhe izraelitet pas pak javėsh arritėn ti kthejnė prapa Sirianet dhe Egjiptianet.
Lufta e YOM KIPPURIT kishte pėrfunduar zyrtarisht mė marrėveshjen e -I-re dhe tė –II-tė, tė ndėrmjetėsuar nga Sekretari i Shtetit tė SHBA-sė, HENRY KESSINGER. Nė pėrputhje mė marrėveshjen, Izraeli i ktheu Egjiptit njė pjese tė konsiderueshme te Gadishullit tė Sinait.
Izraeli dhe Egjipti nėnshkruan njė marrėveshje tė armėpushimit nė Nėntor 1973, por luftimet Izraelite-Siriane kane vazhduar deri nė arritjen e marrėveshjes sė armėpushimit mė 1974.
Pas kėsaj Lufte marrėdhėniet diplomatike ndėrmjet SHBA-sė, dhe Egjiptit e Sirisė tė ndėrprera qė nga lufta e vitit 1967, serish rifilluan.
Nė janar tė vitit 1980, Egjipti dhe Izraeli edhe zyrtarisht krijuan marrėdhėnie diplomatike. Presidenti Egjiptian, Sadati foli edhe nė ,, KNESSETIN’’ izraelit dhe e theksoi nevojėn pėr paqe mes Izraelit, Egjiptit dhe Palestinės. Pėr shume Egjiptian ky ndryshim nė politiken e tyre ishte shqetėsues dhe mė 6 tetor 1981, tre ushtar Egjiptian vranė Sadatin.








Lufta e vitit 1982

Nė vitin 1978, guerilja Palestineze mė bazėn e saj nė Liban, lansoi njė sulm ajror nė Izrael dhe si shpagim pėr kėtė izraelitet i dėrguan trupat e tyre brenda kufirit Libanez dhe okupuan njė brez diku 4-6 milje ( 6-10 km), nė brendėsi tė Libanit dhe nė kėtė mėnyrė e mbrojtėn kufirin izraelit.
Pėrfundimisht njė force Paqeruajtėse e OKB-sė, u dėrgua atje por luftimet e rastit vazhduan. Nė vitin 1982, Izraeli lasnsoi njė sulm nė shkalle tė gjere mė qellim qė tė shkatėrroi tė gjitha bazat e OĒP-sė, nė Libanin Jugor dhe pas njė rrethimi dhjete javor tė pjesėtareve tė OĒP-sė, nė Bejrutin Perėndimor (nė Bastionin e OĒP-sė), Palestinezet u detyruan tė pranojnė planin e sponsoruar nga SHBA-tė, mė ane tė tė cilit, guerilet ishin pajtuar ti pranonin ata.
Izraeli u tėrhoq nga Libani mė 1985, por vazhdon ta financoi njė ,,Polici Krishtere Libaneze’’, nė zonėn veriore tė kufirit tė tij mė Libanin.

Pro et Contra
Pėr disa dekada mė radhe Hebrenjtė dhe Arabet kane mospajtime tė shumta rreth tė njėjtės ane, pėr hebrenjtė quhet Izrael, ndėrsa pėr arabet Palestine. Sipas mendimeve tė shumta studimore qė merren me problemin ( ēėshtjen), ēifute problemi ndėrmjet popullatės arabe dhe asaj ēifute mund tė zgjidhet mė ane tė negociatave dhe jo pėrmes pretendimeve historike.
Nė pėrgjithėsi mbisundon mendimi se Hebrenjtė u larguan mė forcė prej vendit tė tyre nga Romaket, pėr ty kthyer serish pas vitit 1800 qė tė kėrkojnė vendin e tyre.
Hebrenjtė i bazojnė kėrkesat e tyre nė kėto fakte:
• Se Zoti, i kishte premtuar Ibrahimit (Abrahamit), tokėn e shenjte,
• Se hebrenjtė ishin tė paret nė atė tokė dhe se e zhvilluan atė,
• Se Bashkėsia Ndėrkombėtare e kishte njohur sovranitetin e shtetit Hebraik mbi Palestinėn, dhe
• Se pjesėt e atij territori ishin fituar mė ane tė Luftėrave pėr Vetėmbrojtje.
Ndėrsa, nė anėn tjetėr, palestinezet insistojnė se ata kane jetuar nė atė tokė pėr njė periudhė tė gjatė dhe se ata nuk e kane pėrkrahur Holokaustin dhe as Anti-Semitizmin. Po ashtu shprehin pakėnaqėsinė e tyre ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare e cila sipas tyre e ka krijuar shtetin Hebraik, pa i pyetur mė parė banoret e atij vendi ( arabet).



PĖRFUNDIM

Krijimi i shtetit Izraelit nė tokat Palestineze, pa dyshim se ka krijuar luftėra dhe ngjarje tė pakėndshme. Konfliktet arabo-izraelite kane prodhuar shume viktima, gjithashtu shtetet Arabe qė i kane hyre kėsaj lufte kaq tė rrezikshme kane humbur shume toka tė tyre, tė cilat edhe nė ditėt e sodit nuk janė tė lira apo janė pjese tanimė tė Shtetit tė Izraelit. Kjo dėshmohet edhe nė Luftėn e tretė Arabo-Izraelite, ku shtetet arabe nuk e kishin mė qellim zhdukjen e shtetit Izraelit si nė Luften e vitit 1948, por kthimin e tokave tė tyre tė pushtuara.
Edhe pas pėrpjekje tė shumta pėr paqe nė Lindjen e Mesme, as marrėveshja e arritur ne Oslo ( Suedi), e vitit 1993, e as shtrėngimi i duarve tė Arafatit me Kryeministrin Izraelit nuk dhanė rezultate tė dėshiruara tė krijimit tė njė paqeje jetėgjatė nė Lindjen e Mesme. Edhe nė ditėt e sodit nuk ka paqe nė ketė rajon, shtetet qė e sulmuan Izraelin tanimė janė shuar nė pėrpjekjet e tyre pėr shkatėrrim tė Izraelit, megjithėse krijimi i shtetit Palestineze duket larg nga krijimi.
Shteti Palestinez mendoj se nuk ka gjasa reale njėherė tė formohet, sidomos duke pasur parasysh rrethanat kur nė zgjedhjet qė jane mbajtur sė fundi nė Autoritetin Palestinez, zgjedhjet i ka fituar Organizata Palestineze ,,HAMAS-it’’, dhe ajo po e humb ēdo dite e mė shume pėrkrahjen ndėrkombėtare, por edhe Qeveria Izraelite ka vendosur sanksione ndaj autoritet Palestinez. Hamasi nuk e njeh shtetin izraelit.
Lufta e fundit nė mes forcave tė Hezbollahut Shiit dhe Forcave Izraelite nė Libanin fqinje tė Palestinės e ka renduar edhe me shume situatėn nė Lindjen e Mesme, por ekziston edhe njė shpresė sė pas ndėrprerjes se luftimeve mes Hezbollahut dhe Izraeliteve nė atė regjion tė trazuar do tė ketė qetėsi meqė aty janė vendosur trupat ndėrkombėtare.
Presidenti iranian Ahmedinexhad, kohet e fundit e ka renduar edhe me shume situatėn nė rajon duke deklaruar se ,, SĖ SHPEJTI ME NDIHMĖN E ZOTIT DO TA ZHDUKIM IZRAELIN DHE DO TA ĒLIROJMĖ TOKĖN E SHENJTĖ TĖ PALESTINĖS’’
Megjithatė njė gjė ėshtė e qarte se shtet Arabe kanė dėshtuar nė pėrpjekjet e tyre pėr tė zhdukur njė shtet tanimė tė fuqishėm, Izraelin. Izraeli ėshtė njė nga pikat strategjike nė agjendėn e SHBA-sė, dhe poashtu Izraeli ėshtė shtet mė potencial bėrthamor.


PM
Top

Topic Options Reply to this topic Start new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio