Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Si e vleresoni nderhyrjen e Qeverise ne UP?, Ēka te bejne studentet?
BESI_dr
  Postuar nė: 28.04.2006, 16:07
Quote Post


Bashkpuntorė
****

Posti: Antarė
Postime: 47
Antari Nr: 468
Bashkangjitur: 17.01.2006



Brenda tete muajsh eshte kjo nderhyrja e dyte e Ministrise se Arsimit, Shkences e Teknologjise, e qe ka marre mbeshtetjen edhe te Qeverise se Kosoves, per te nderhyre ne Universitetin e Prishtines.
Praktika te tilla nuk njihen ne universitetet e tjera, madje edhe ne historite e universiteteve.
Me kete nderhyrje, kur ministrit Veliu i jepet e drejta per te shkarkuar dhe ngarkuar ke te doje ne UP, nuk ajne pajtuar as prijesit e Universitetit por as studentet. Madje eshte alarmuar se mund te priten edhe protesta por edhe kerkim doreheqja e ministrit Veliu si nga studentet ashtu edhe nga profesoret e UP-se.
Dote ishte ne interes te jepej mendimi i juaj per kete ēeshtje.
Si e vleresoni kete nderhyrje dhe ēka duhet bere studentet?
PMEmail PosterUsers Website
Top
HAVERI
Postuar nė: 28.04.2006, 20:59
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 4
Antari Nr: 512
Bashkangjitur: 09.02.2006



Studentat nuk kan cka me bo. Lideret e tyre me duket qe dojn me ja shkel per ne Oher, per kishe dofar trajnimesh dhe kush me organizu protesta.
Ministri i arsimit Agim Veliu menjeher duhet te jape doreheqje. Ai mesus mahalle nuk mundet me e drejtu nje ministri aq me peshe, e qe nuk i ka dy lidhje me kete sektor.
Studentet me cdo kusht duhet me e kerku largimin e ministrit.
PMEmail PosterUsers Website
Top
aristoteli
Postuar nė: 29.04.2006, 00:00
Quote Post


voglushi i madh
*****

Posti: Antarė
Postime: 268
Antari Nr: 1010
Bashkangjitur: 12.04.2006



Jam duke ndjekur ne media se studentet po organizohen per bashkim te Mitrovices apo organizime te ndryshme argetuese koncerte dhe shum gjera tejra qe kane shum pak rendesi per studentet sepse nuk jane faktor te cilet mund te zgjedhin nje problem aq te madhe.

Cfar dua te theme me kete, Perse ateher studentet nuk bejen nje organizim ti perfundojn lojarat e felliqura qe jane duke ndodhur ne UP. Ku eshte tani Parlamenti studentor?
Andaj studentet ne Parlament duhet te zgjidhen nga studentet e jo nga Partit Politike.
Ky pra eshte rezultati i zgjedhjve te parlamentarve te cilet mbajn mbledhje me syt qore e vesh te shurdher?
Skan faj ata qe jan ne kolltuqet dhe qe marin rroga ne Parlamentin Studentor, por kan faj studentet qe votuan me dashje apo pa dashje.
Kjo nuk do te ndalet asnjher dhe politka gjithmon do te jete ne Universitet.
Une mendoj se per ti ikur problemeve ne Qeverin e Kosoves duke bere ngarkime e shkarkime te punonjesve dhe per te heshtur e bene kete afere ne Universitet, ku tani duke u rregulluar me problemin e krijuar ne Universitet ata do te meren veshte per te prish QEVERIN sepse nuk rregullohet kurrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr, me falni qe po beje zgjatjen e shkronjave por nga zemra e djegur qe me dhimbet.

O JU QE MERENI ME POLITIK QE NUK E DINI TERMIN POLITIK PSE NUK LARGOHENI NGA UNIVERSITET,
DONI PARA VIDHNI,
DONI SEKRETARESHA TE BUKURA MERENI,
DONI VETURA LUKSOZE BLENI,
DONI SHTEPI RRETH BREGDETEVE BLENI,
DONI AIRPLANA PRIVAT MERENI,
DONI FEMIJT TUAJ TE STUDIJON JASHTA UP-se DERGOJENI

POR LERENI UNIVERSITETIN RAHAT DHE NA LERENI TE STUDIJOJM JU LUTEM


----------------------------------------
Qė flasin keq pėr mua nė mungesėn time nuk ka asnjė rėndėsi, se nė mungesė pranoj edhe tė rrahin
PM
Top
Happy_Soldier
Postuar nė: 29.04.2006, 12:00
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5797
Antari Nr: 643
Bashkangjitur: 03.04.2006



Keto qe po ndodhin ne Prishtine jane vetem lojra politike te atyre qe kurr nuk ja kane dashtur te miren shqiptarit

kaq kisha


----------------------------------------
In Search of a Character....
Ėndrra e njė nate vere....
PMMSN
Top
Lediani
Postuar nė: 30.04.2006, 17:02
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 165
Antari Nr: 592
Bashkangjitur: 31.03.2006



Me vjen gjunah per ata student qe jane ne UP, sbejne gje tjeter vetem se ngelen mbase me jeten...
Kosova akoma nuk eshte bere shtet ju kerkoni Univeritet.
PM
Top
preglli
Postuar nė: 11.05.2006, 22:06
Quote Post


Jam nė rrjedhoja
***

Posti: Antarė
Postime: 38
Antari Nr: 1078
Bashkangjitur: 27.04.2006



www.gazetaexpress.com

Lufta pėr kontrollin e UP-sė

Shkėlzen Maliqi
shkelzen.maliqi@gazetaexpress.com

Kriza e Universitetit tė Prishtinės nuk ėshtė vetėm
krizė e udhėheqjes dhe e autonomisė tė njė institucioni
akademik nga ndikimi i politikave. Kriza e UPsė
ėshtė dhe pasojė e krizės sistemore. Ajo ēka ndodh
nė arsim ėshtė pasojė e krizave nė ekonomi, nė qeverisjen
e vendit, nė kulturė, nė sport… Shoqėria kosovare
ka hyrė nė proceset e ēarjeve tė shumta, qė duken
tė pazgjidhshme, ngase nė vetė boshtin e sistemit nuk
ekzistojnė mė instancat e arbitrimit ose tė pajtimit, tė
cilat gėzojnė autoritet tė pakontestueshėm shoqėror.
Ashtu sikur qė nė futbollin kosovar sundon voluntarizmi
i pronarėve tė klubeve qė janė mė tė fuqishėm
dhe korruptojnė referėt tė cilėt do tė duhej tė siguronin
respektimin e rregullave tė lojės, dhe ashtu sikur qė
referimi ėshtė bėrė problem nė basketboll, por edhe
nė fushat tjera garuese, si psh., nė konkurrencėn e dy
mitingjeve tė poezisė, ashtu edhe nė konfliktin mes
UP dhe MASHT-it, gjėja mė dėshpėruese ėshtė jo vetė
konflikti i interesave, e as politizimi i skajshėm i drejtimit
tė UP-sė, por mungesa e njė instance tė paanshme
me autoritet tė mjaftueshėm akademik qė tė
ndėrmjetėsojė dhe propozojė zgjidhjet qė do tė pėrfundonin
krizėn e drejtimit tė UP-sė.
Raundi i fundit i dyluftimit mes MASHT-it dhe UP-sė
bėn pjesė nė njė luftė qė ka hyrė nė dhjetėvjetėshin e
zhvillimit. Politizimi i skajshėm i UP-sė ka filluar nė
sfondin e pėrēarjes historike tė lėvizjes ēlirimtare me
rebelimin e organizatės studentore dhe tė rektorit tė
UP, qė pat ndodhur nė vitin 1997. Qė nga ky vit, drejtimi
i UP-sė ka qenė kryesisht nė duart e tė ashtuquajturit
krah i luftės, qė ėshtė kujdesur qė tė margjinalizohet
sa mė shumė, nėse jo edhe plotėsisht ndikimi
i strukturave tė LDK-sė nė UP. Deri nė zgjedhjet e para
tė pėrgjithshme kontrolli i UP-sė nga profesorėt dhe
organizatat studentore simpatizuese tė krahut tė luftės
nuk ka prodhuar konflikte tė hapura. Vetėm pasi qė
LDK-ja nė tė gjitha zgjedhjet e pasluftės doli fituese
ose parti mė e madhe, u rritėn edhe ambiciet e
kuadrove pro-LDK nė UP, qė ata ta marrin kontrollin
e universitetit. Kjo, aq mė parė qė LDK-ja nė tė gjitha
qeveritė, njėrėn nga ministritė mė tė preferura e ka
pasur MASHT-in. Mirėpo, UP-ja u ka rezistuar me
sukses tė gjitha pėrpjekjeve pėr tė kaluar nėn kontrollin
e LDK-sė, para sė gjithash, falė institutit tė autonomisė
akademike tė universitetit, si dhe politikės
mjaft radikale kadrovike nė selektimin e kuadrove udhėheqėse
tė rektoratit dhe fakulteteve, dhe shkollave
tė larta, si dhe tė organizatės studentore. UP-ja gjithnjė
mbetej bastion i opozitės, dhe maksimumi qė ka
arritur MASHT-i vitin e kaluar ėshtė ndėrrimi i ishrektorit,
Arsim Bajrami.
Tani, njė vjet, pasi qė nė UP u instalua njė udhėheqėsi
e pėrkohshme, Ministria ka anuluar vendimin e organeve
tė UP-sė pėr zgjedhjet e pėrgjithshme dhe tė
rektorit tė ri, pėr arsyet qė janė tė qarta - dėshirėn qė
tė vendosė autoritetin suprem tė qeverisė / ministrisė
mbi UP-nė, dhe kėshtu eliminoi dominimin e opozitės
nė Universitet. Por, Ministria sėrish ėshtė ndeshur
me problemin e autonomisė sė Universitetit, si njė institut
i lashtė i instaluar nė vendet demokratike si
mėnyrė e pengimit qė nė raportet dhe avancimet
akademike tė futet ndikimi i policės dhe pushtetit.
UP-ja kėshtu ėshtė bėrė peng i dyanshėm, i politizimit
tė hershėm, kur i ka shėrbyer lėvizjes kombėtare si
shtytėse pėr rezistencė aktive e edhe tė armatosur tė
lėvizjes ēlirimtare, dhe tė pėrpjekjes sė LDK-sė e pastaj
edhe tė partnerit tė koalicionit aktual qeveritar,
AAK-sė, qė UP-ja, si institucion shoqėror publik, tė
shndėrrohet nė njė institucion shtetėror. Ashtu sikur
qė ėshtė sulmuar UP-ja, qeveria ka sulmuar hapur ose
me masa anticipuese ligjore, edhe institucionet tjera
publike, si RTK-nė, PTK-nė, KEK-un… Mirėpo,
pėrderisa te institucionet publike qė akumulojnė fonde
pengesė mė efektive kanė qenė protektorėt ndėrkombėtarė,
tė cilėt nuk ua kanė lėnė vendorėve kontrollin
e kėtyre resurseve, pėr organizatat publike qė shpenzojnė
pjesėt mė tė mėdha tė buxhetit shtetėror,
UNMIK-u ka qenė mė "dorėshlirė" dhe ua ka lėnė nėn
kujdesin e drejtuesve vendorė. Vetėm pėr RTK-nė, UNMIK-
u me gjithė OSBE-nė, kanė treguar njė lloj kujdesi
fillestar, qė tė mos shndėrrohet nė instrument
tė asnjė force politike, e as tė pushtetit, kurse pėr UPnė
dhe sistemin arsimor, nuk kanė investuar shumė
qė ato tė vendosen nė baza mė tė shėndosha. Veēanėrisht,
UP-ja ėshtė lėnė nė mėshirėn e politikave tė kėqija
dhe tė korrupsionit profesional.
Nė zhvillimet aktuale shohim se tė dy palėt e konfrontuara
deklarohen pėr kinse luftimin e politizimit tė
UP=sė, ndėrkaq qė tė dy opsionet janė fund e krye
politike. Kėshtu, as MASHT-i e as drejtuesit aktualė tė
UP-sė nuk po e luftojnė politizimin, por janė duke e
ngritur atė nė njė shkallė tjetėr, edhe mė tė lartė qė
rrezikon edhe mė seriozisht statusin dhe funksionin
e UP
Strategjia e intervenimit shtetėror nė UP ėshtė e
gabueshme, nuk sjell pėrmirėsim. Pėr shėndoshjen e
raporteve nė UP lypset njė mandat mė i gjerė shoqėror,
jo ndėrhyrja e qeverisė. Por, problem ėshtė jo vetėm
nė kėtė ēėshtje mungesa e instrumenteve pėr intervenim
shoqėror. As Kuvendi i Kosovės, kėshtu si ėshtė
i strukturuar, nuk jep garanca pėr ndėrhyrje pozitive
dhe me autoritet nė ēėshtjet e arsimit tė lartė dhe arsimit
nė pėrgjithėsi.
Megjithatė, gjendja e sotme e UP-sė nuk mund tė
shikohet pa brengosje. Njė lloj i intervenimit duhet tė
bėhet, por nė pajtim me tė gjitha instancat, ku nuk do
tė anashkalohet edhe shoqėria. Kur them shoqėria
nuk mendoj vetėm nė organizatat e shoqėrisė civile,
por edhe individėt me autoritet tė cilėt do tė siguronin
njė ekspertizė reale pėr gjendjen dhe mėnyrėn e drejtimit
tė UP-sė, por qė do tė rregullonte edhe strategjinė
e zhvillimit tė arsimit dhe tė shkollimit tė lartė nė Kosovė.
PM
Top
shkup_kercovari
Postuar nė: 12.05.2006, 15:57
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 133
Antari Nr: 577
Bashkangjitur: 19.03.2006



Up-vetem perpara student-kolegt e mi se vetem keshtu mend te fitoni vetem me organizim dhe bashkepunim te ndersejell mes studentave
E pash Duelin ne RTK
perpara profersorit tim te nderuar Bajram UKA,kam nje respekt te vecant ndaj tij,se cdo her ka perkrah zerin e studentave sa u perket neve ne Maqedoni ne UEJL
ME te mirat
shkup_kercovari
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topic Start new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio