Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Zbulimi i plagjiaturės
aristoteli
Postuar nė: 30.04.2006, 16:10
Quote Post


voglushi i madh
*****

Posti: Antarė
Postime: 268
Antari Nr: 1010
Bashkangjitur: 12.04.2006



http://www.gazetaexpress.com
Gazeta EXPRESS
E premte, 28 2 prill 2006


Shkėlzen Maliqi
shkelzen.maliqi@gazetaexpress.com

Kush do t'i ndėshkojė Hamitėt?

Zbulimi i plagjiaturės qė ka bėrė Sabri Hamiti, anėtar I ASHAK, profesor nė universitetin publik, shkrimtar, anėtarė i Kryesisė sė LDK-sė, deputet dhe anėtarė i Kryesisė nė Kuvendin e Kosovės dhe njėri nga liderėt mė tė fuqishėm tė skenave dhe prapaskenave politike, ėshtė edhe njė tregues i qartė pėr krizėn e thellė qė po kalon shoqėria kosovare pėr shkak tė promovimit tė shumė autoriteteve false, tė cilėt i kanė nxėnė prej kohėsh pozitat e larta dhe tė "paprekshme" tė pushtetit real nė kėtė shoqėri. Skandali qė zbuloi Sali Bytyqi nė "Lajm", duke publikuar faksimilet e teksteve nė frėngjishte dhe serbisht qė pėrputhen krejtėsisht me pjesėt e librit tė fundit "autorial" tė Sabri Hamitit, qė ėshtė botuar nė kolonėn e re tė publikimeve shkencore tė ASHAK, nuk lė asnjė dyshim pėr plagjiaturėn. Lehtėsia me tė cilėn "akademik" Hamiti huazon pasuse tė tėra nga librat e autorėve tjerė, pa thonjėza dhe pa referenca pėr burimin nga i cili janė marrė kėto mendime, ėshtė veprim i dėnueshėm sipas ligjeve dhe kodekseve akademike qė e mbrojnė tė drejtėn e autorit. Edhe nxėnėsit e shkollave tė ulėta dhe sidomos studentėt dhe pretendentėt pėr tė fituar tituj shkencor, sanksionohen ashpėr pėr ēdo veprim tė plagjiaturės. Nxėnėsi ose studenti plagjiator mund edhe tė pėrjashtohet nga shkolla, kurse pėr titullarėt e nxėnė nė hajni duhet tė fillohet procedura e anulimit tė titullit shkencor. Vetėm nė Kosovė kjo nuk ndodh. Fillon me testet dhe hartimet nė shkollat fillore dhe tė mesme qė janė kryesisht kopjime, e edhe pėr promovimet akademike asnjėherė nuk janė iniciuar procedurat ndėshkuese pėr plagjiaturat, edhe kur janė zbuluar dhe dokumentuar si tė tilla. Rastet mė drastike tė zbulimit tė plagjiatėve kanė qenė nė vitet '80 ato tė tė ndjerit profesor Ali Dida, si dhe nė vitet '90 ato tė njė doktori tjetėr tė filozofisė, Kadri Metajt. Nė zbulimin e plagjiaturave nė veprat e kėtyre dy "autorėve" dhe "profesorėve" kam kontribuuar edhe unė vetė, duke publikuar faksimilet e paudhėsive qė kanė bėrė. Por, falė rrethanave tė ndryshme ata pėr kėto keqpėrdorime dhe hajni nuk kanė pasur asnjė shqetėsim nga instancat profesionale qė do tė duhej tė ishin pėrgjegjėse pėr mbrojtjen e autoritetit dhe tė dinjitetit akademik tė profesionit. Universiteti dhe shoqatat profesionale jo qė nuk kanė reaguar pėr plagjiaturėn, por kanė lejuar, pasi qė fillimisht janė heshtur argumentet dhe kėrkesat pėr ndėshkime, qė kėta titullar tė rrejshėm madje edhe tė avancohen, tė bėhen kryetarė tė departamentit, shefa tė komisioneve pėr magjistratura dhe doktoratura, senatorė tė UP, e tė mos pėrmendim edhe avancimet nė funksione dhe privilegje tjera shoqėrore, qė i kanė siguruar mbi bazėn e titullit akademik tė fituar me hajni.

Edhe pėr rastin e Sabri Hamitit me gjasa do tė veprohet njėjtė. Pėr institucionet tona arsimore, profesionale dhe politike zoti Hamiti ėshtė figurė tepėr e madhe pėr ta dėrmuar njė shkrim gazete, ani pse ai shkrim demonstron ashiqare se ai ka vjedhur paturpshėm autorėt e huaj. Zoti Hamiti as qė do tė kėrkoj falje pėr kėtė. Do tė shpjegohet te tė afėrmit dhe te tė padijshmit se ky ėshtė njė komplot i armiqve tė tij politikė, kurse nė qarqet akademike s'ka ēka tė arsyetohet, sepse e di se tė ndershmit janė nė pakicė dhe tė frikėsuar, kurse tė pandershmit kanė bėrė nė kėtė ose atė mėnyrė atė pėr ēka akuzohet Hamiti dhe do ta mbrojnė atė me mish dhe me shpirt, sepse ia kanė frikėn precedentit tė ndjekjes sė plagjiaturave. Edhe mė herėt ka pasur pėrpjekje qė tė demaskohen disa prej mujsharėve qė me tituj akademik kanė pėrfituar edhe pozita tė lartėsuara shoqėrore dhe politike. Njė shembull mė i freskėt i keqpėrdorimit tė pozitės shoqėrore dhe akademike pėr t'u mbrojtur nga akuzat pėr plagjiaturė kanė qenė ai I ish rektorit Arsim Bajrami. Sė voni pėr plagjiaturė ėshtė akuzuar edhe njė profesor dhe politikan tjetėr, Hajredin Kuēi. Para dy javėsh pėr rastin e Kuēit ėshtė botuar nė "Koha ditore" njė recension kritik i Shkėlzen Gashi, ku tregohet se ku autorė nė librin e tij pėr Kosovėn qė e ka botuar nė anglisht, e ka huazuar tėrė aparaturėn shkencore (citatet, renditjen e argumenteve, literaturėn) nga kolegu i tij profesor Enver Hasani, pa e cituar si burim. Dukuria e plagjiaturės nė UP dhe institucionet tjera akademike sigurisht se ėshtė mjaft e pėrhapur dhe kėto disa zbulime sporadike qė kanė dalė nė shtyp janė vetėm maja e ajsbergut nė detin e keqpėrdorimeve akademike. Arsyeja kryesore pse deri mė sot nuk ėshtė ndėrmarrė asgjė pėr anulimin e doktoraturave dhe magjistraturave tė vjedhura dhe ndėshkimin e merituar tė kėtyre keqpėrdoruesve ka qenė frika e tė tjerėve qė tė mos bėhet precedenca dhe tė ndjekin edhe hajnat e tjerė qė po kėshtu i kanė marrė titujt pa merita dhe me metoda tė njėjta si edhe ata qė janė kapur in flagranti.

Nė momentin aktual kur nė shumė fusha tė jetės, sidomos nė ekonomi dhe nė politikė, opinioni ynė tregon shqetėsime pėr dukuritė e dėmshme tė korrupsionit, kėto hajni tė profesorėve dikujt ndoshta edhe nuk do tė duken po aq tė rėndėsishme si hajnitė e mėdha. Por, ama, nuk duhet tė harrohet fakti se kjo UP e korruptuar nga hajnat akademikė ka prodhuar edhe ende prodhon elitėn shoqėrore, qė kontrollon funksionet mė vitale tė shoqėrisė - politikėn, ekonominė, resurset bazė tė arsimit, tė shėrbimeve publike. Pa u vendosur rendi nė universitet dhe nė autoritetin e titujve dhe kompetencave, shoqėria mbetet pa ekspertiza tė sakta dhe autoritetet e rrejshme dhe tė rrezikshme pengojnė zhvillimin normal tė shoqėrisė dhe tė sistemit arsimor. Mediat kanė bėrė shumė nė demaskimin e autoriteteve tė rrejshme dhe tė korruptimit tė interesit publik. Por, mediat nuk mund ta fitojnė vetėm kėtė betejė tė rėndėsishme pėr shoqėrinė dhe interesat publike. Pėr rastin e fundit, tė plagjiaturės sė Sabri Hamitit, duhet tė ngritėn zėrat e kontestimit dhe tė ndėshkimit nė ASHAK dhe UP, para sė gjithash prej atyre qė deri te titujt kanė ardhur nė mėnyrė tė ndershme. Nuk mund tė krijohet masa kritike shoqėrore pėr luftimin e korrupsionit intelektual pa solidarizimin e tė atyre qė janė tė ndershėm dhe kompetent, kundėr inkompetencės dhe pandershmėrisė. Akademia dhe Universiteti duhet ta nisin procedurėn pėr rishikimin e statusit tė Sabri Hamitit si profesor dhe akademik. Shoqatat profesionale duhet t'i krijojnė komisionet e nderit dhe tė mbrojtjes sė autoritetit tė titujve. Ky do tė ishte kontributi mė i madh nė luftimin e korrupsionit. E edhe nė parandalimin e koalicioneve tė rrezikshme tė titullarėve me bartės tė pushtetit, qė ēon nė riciklimin e hajnive dhe pėrhapjen e kancerit shoqėror, ku nė rastin e fundit dy instanca tė papėrgjegjshme, Ministria e Arsimit dhe Shkencės, nga njėra anė, dhe UP-ja nga ana tjetėr, luftojnė pėr privilegjin e kontrollit tė gjendjes sė hajnisė dhe inkompetencės, e jo pėr reformat e njėmendta tė sistemit arsimor. Njė instancė e vetme qė mund tė na nxjerrė nga kjo situatė e patolerueshme ėshtė mobilizimi i opinionit tė atyre qė deri mė tash kanė mbetur tė heshtur, por kanė ndershmėri dhe autoritet tė mjaftueshėm nė profesion dhe qė mund tė shfrytėzojnė disponimin antikorrupsion tė mediave.





----------------------------------------
Qė flasin keq pėr mua nė mungesėn time nuk ka asnjė rėndėsi, se nė mungesė pranoj edhe tė rrahin
PM
Top
blerim fjokshi
Postuar nė: 03.02.2007, 18:37
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 90
Antari Nr: 5464
Bashkangjitur: 26.01.2007



Atyre qe jane te heshtur ne keto rethana s'besoj t'u ket mbetur ndonje pik ndershmerie.
Populli eshte i tille andaj dhe lideret ku gjejne - bejne!


----------------------------------------
ME ĒFAR TĖ MBUREM QĖ JAM SHQIPTAR!!!
PM
Top

Topic Options Reply to this topic Start new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio