Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Faqe: (5) « E para ... 3 4 [5]   ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Femijet e posalindur- Bebat, Keshilla per prinderit
1302989420
Postuar nė: 22.03.2012, 21:52
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 232
Antari Nr: 16989
Bashkangjitur: 28.08.2008



Vaksinat qė duhet t’i bėni fėmijės suaj

Vaksinat e periudhės sė fėmijėrisė mundėsojnė mbrojtjen e fėmijės nga sėmundjet serioze dhe ato vdekjeprurėse.

Pėr kėtė arsye, pėr shėndetin tuaj dhe tė fėmijės suaj duhet tė informoheni rreth vaksinave qė duhen bėrė dhe cilat janė vaksinat e reja.

Ēdo ditė zhvillohen vaksina tė reja tė cilat i shtohen programit tė vaksinimit dhe ndjekja e kėtyre ndryshimeve nuk mund tė jetė shumė e lehtė, shkruan “Mayo Clinic”. Krahas kėsaj, shumė vaksina duhen bėrė nė doza tė ndryshme. Ja vaksinat qė duhet tė bėjė njė fėmijė qė kur lind deri nė moshėn 18 muajshe:

0-18 muajsh

Lindja: kur fėmija lind ai vaksinohet me dozėn e parė tė Hepatitit B dhe Tuberkulozit (BCG). Dozen e dytė e merr kur mbush 1-2 muajsh.

Muaji i dytė: nė muajin e dytė fillon njė seri e vaksinave. Pėr tė minimizuar dhimbjen e fėmijės nga vaksinat, sugjerohen vaksinat e pėrziera. Prandaj nė dozėn e parė pėrzihen vaksinat e Difterisė, Tetanozit, Poliomelitit, Hepatit B, Homofilus Influenzė HIB dhe doza e parė e vaksinave Konjuge promokok.

Muaji i katėrt: kėtė muaj bėhet doza e dytė e vaksinave tė pėrziera. Doza e dytė e vaksinave Difteri-Tetanoz- Poliomelit, Homofilus Influenzė HIB bashkė me dozėn e dytė tė vaksinave Konjuge promokok.

Muaji i gjashtė: krahas dozės sė fundit tė Hepatitit B bėhet vaksina e Rotavirusit dhe pėrzierja (Difter-Tetanoz – Poliomelit- Homofilus influence -HIB) dhe doza e tretė e vaksinave Konjuge promokok.

Krahas kėsaj sugjerohet qė vaksina e gripit tė bėhet nė fillim tė vjeshtės. Tek fėmijėt nėn moshėn 2 vjeē bėhet me anė tė injeksionit.

Muaji i 12- tė: ėshtė vaksina e pėrzierė (Fruth- Rubeolė).

Muaji i18-tė: kėtu bėhen vaksinat e pėrziera (Difteri- Tetanoz- Poliomelit dhe HIB).

2-6 vjeē

2 vjeē: vaksinat e bėra kur fėmija ėshtė 18 muajsh mund tė bėhen deri nė 24 muajsh. Vaksina e gripit mund tė bėhet me injeksion ose sprei nga hunda duke filluar nga mosha 2 vjeē e sipėr.

5 vjeē: bėhet vaksina e Fruth–Rubeolės dhe mund tė bėhen dhe vaksinat pėrforcuese Difteri-Tetanoz–poliomelit).

7-18 vjeē

7 vjeē: krahas vaksinės Konjuge Meningokok dhe Polisakkarit bėhet dhe doza e dytė e vaksinės Konjuge promokok. Fėmijėt tė cilėt deri tani nuk janė vaksinuar me Hepatit A mund tė vaksinohen nė kėtė moshė pėr t’u mbrojtur nga verdhėza.

11 vjeē: bėhet vaksina e pėrzier Difteri Tetanoz. Krahas kėsaj bėhet dhe doza e Konjuge Meningokok.

Fėmijėt emoshės 11-18 vjeē tė cilėt nuk janė vaksinuar me vaksinėn Difteri- Tetanoz mund tė vaksinohen me njė doze tė vetme. Por do t’u duhet ta pėrsėrisin kėtė vaksinė ēdo 10 vjet. Edhe fėmijėt e moshės 11-12 vjeē mund tė vaksinohen me njė doze tė vetme me vaksinėn Konjuge Meningokok.

Vaksina stinore e gripit sugjerohet dhe pėr tė rinjtė nė moshėn 18 vjeē. Kjo vaksinė mund tė bėhet me njė ose dy doza tė ndara nė varėsi tė moshės dhe faktit nėse fėmija ėshtė vaksinuar mė parė. Fėmijėt mbi moshėn 2 vjeē mund tė bėjnė vaksinėn e gripit me anė tė injeksionit ose spreit tė hundėve.


----------------------------------------
-Fakti qė i sėmuri po shkon mirė nuk do tė thotė se diagnoza juaj ėshtė e saktė–Samuel J.Meitzer,mjek
PM
Top
1302989420
Postuar nė: 16.06.2012, 02:55
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 232
Antari Nr: 16989
Bashkangjitur: 28.08.2008



meso me shume per kete te http://www.bebaime.com

p.s besoj se nuk i shkela rregulat e forumit,

Ky postim ėshtė ndryshuar nga 1302989420 nė 16.06.2012, 02:55


----------------------------------------
-Fakti qė i sėmuri po shkon mirė nuk do tė thotė se diagnoza juaj ėshtė e saktė–Samuel J.Meitzer,mjek
PM
Top

Topic Options Faqe: (5) « E para ... 3 4 [5]  Reply to this topic Start new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio