Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> RAPORTI VJETOR I PUNĖS SĖ USSH-sė
r.mislimi
  Postuar nė: 27.06.2006, 20:35
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



UNIONI I STUDENTĖVE SHQIPTARĖ MAQEDONI

RAPORTI VJETOR I PUNĖS

Shkurt-Qershor2006

Tetovė, 2006

1. Konsolidimi

Problematika studentore, statusi studentor,joprofesionalizmi nė profilin e mėsimdhėnies (nė gradat profesorė,asistentė) , hakmarja dhe nepotizmi,janė vetėm disa nga dukuritė qė na shtynė neve si Union i Studentėve Shqiptarė tė meremi me luftimin e kėtyre devijimeve qė janė prezente nė institucionet e arsimimit tė lartė. Nga ana tjeter vetė heshtja para kėtij akti tė akademikėve dhe udhėheqėsve nė ministrinė e arsimit na ēon tė dyshojm se dikush fshihet prapa kėtij skenari, skenar ky qė trondit seriozisht ēėshtjen studentore. Nė pamundėsi tė ballafaqimit direkt me ta ne jemi tė detyruar qė mllefin tonė ta shprehim nė kėtė Raport Vjetor.
Nė kėtė Raport do tė shtjellojm shkurtimisht konsolidimin ose rrjedhėn e strukturės sė kėtij Unioni nė universitetet tjera si brenda ashtu edhe jasht vendit. Problemet e shumta qė nga formimi i kėtij unioni e deri nė marjen e statusit final “i legjitimuar“ nė gjykatė ka qenė njė rrugė me sakrificat mė tė mėdha. Kjo kthesė e madhe bėri qė shum student anė e mbanė rajonit tė ndihen mė tė lirė nė marjen e vendimeve pėr mbrojtjen e interesave tė tyre personale por edhe mė gjėrė - kolektive. Ky seriozitet i punės tonė mė tej kurorzohet me shtrirjen tonė edhe nė univerzitetet tjera nė R.M. duke filluar nga USHT-ja pastaj UEJL, e deri tek UKM-ja Shkup. Bashkpunimi serioz dhe konstruktiv me pėrfaqėsuesit tanė nė kėto universitete bėn qė ky Raport Vjetor tė etiketohet si Raport i suksesshėm me tė vetmen moto “ TĖ BASHKUAR JEMI MĖ TĖ FORTĖ “.
Qėllimi i vetėm i kėtij unioni ėshtė ndertimi i raportit tė mirėfilltė me universitetet tjera brenda dhe jasht vendit d.m.th afirmimin, avansimin, njohjen e problematikave studentore pėr sė afėrmi, kėmbimin e ideve,bashkpunimin si dhe zgjidhjen e problematikave tė pėrbashkėta gjat proceseve studentore.


Puna jonė e deritanishme konsiston si mė poshtė:

 Formimimi i degeve brenda universiteteve nė Maqedoni
 Vėzhgimi i zgjedhjeve studentore nė Universitetin e Prishtinės
 Vizita e familjes sė dėshmorit Abdylselam Emini
 Marja pjesė nė emisione debative
 Marja pjesė ne spektalin FEST DITURIA ku Unioni i Studentėve

Shqiptarė prezentohet me student nga gjith viset shqiptare nga Ferizaj e deri nė Sarand- punėn tonė e kurorzojmė me vendin e parė dhe tė tretė.

 Nuk kanė munguar edhe shkrimet tona nė shtypin ditor si dhe nė mediat elektronike

Bashkpunimi i jonė me tė gjitha organizatat studentore do tė jetė gjithmon nė nivelin e duhur, do te mundohemi qė projeketet tona t’i realizojmė bashkarisht sepse neve si student na duhet uniteti, bashkpunimi dhe para se gjithash toleranca dhe mirkuptimi.
Jemi tė sigurtė nė realizimin e punėve tona dhe gjithė kėtė siguri e bazojmė nė vetė seriozitetin tonė brenda nesh. Gjithashtu bashkėpunimet me organizatat studentore jashta vendit nuk kanė munguar dhe nuk do tė mungojnė.


2. Detektimi i problemeve.

a. Problemet nė USHT

Qė nga themelimi e deri mė tani, USHT-nė e kanė kapluar shumė stuhi tė cilave ka aritur tu bėjė ballė. Probleme tė shutma kanė ekzistuar brenda kėtij institucioni nga shkaku i moslegalizimit. Nė vitin 2004 edhepse thuhet qė ėshtė bėrė legalizimi, nė tė vėrtetė ėshtė bėrė themelimi i njė universiteti tė ri shtetėrorė nė Maqedoni. Kėtė e bazojmė nė dokumentin e Ministrisė sė Arsimit qė ka tė bėjė me Rregulloren e Bolonjės e shkruar nė pyetėsorin qė ėshtė bėrė nga ana e komisionit republikan.
Gjat periudhės Shkurt-Qershor tė vitit 2006, kemi aritur tė detektojmė shumė probleme me tė cilat dėmtohet rėndė imazhi i kėtij universiteti, dėmtohet rėndė procesi arsimor dhe studentėt.
Mė poshtė do t’i numėrojmė dhe shtjellojmė kėto probleme qė kemi aritur t’i detektojmė:

 Nepotizmi (familjarizmi)-Nė USHT ky fenomen ka aritur kulminacionin mė tė madh qė mund tė ekzistojnė. Pasojė e familjarizmit janė klanet tė cilat ekzistojnė brenda kėtij universiteti. Konkretisht do tė pėrmendim klanin STRUGA (Pollozhani), KĖRĒOVA (Ahmeti) DHE TETOVA (Beadini). Kėto klane kanė punėsuar njė numėr tė madh tė familjarėve tė tyre duke filluar nga bashkėshoretet, djemt, vajzat, nipat, mbesat dhe tė afėrm tė tjer. Ėshtė mjaft me rėndėsi tė thuhet qė disa nga kėta tė punėsuar ligjėrojnė mbi dy lėndė dhe nė disa raste ėshtė trashėguar lėnda nga prindi tek i biri. Nuk pėrjashtohet rasti i USUSHT-sė ku udhėheqės ėshtė djali i njė mėsimdhėnėsi tė njohur pėr keqpėrdorim tė detyrės.
 Shkelja e Statutit tė USHT-sė-Nenin 61 i kėtij Statuti ėshtė bazė e fortė e argumentuar e cila shėrben si argument bindės pėr shkeljen e kėtij Statuti. Ka edhe Nene tė terja tė cilat shkilen. Nėse do tė meret Statuti shqip dhe ai maqedonisht do tė vėrehet mungesa e kėtij Neni (61) nė atė shqip.

 Mėsimdhėnia-Niveli i ulėt i mėsimdhėnies, mosardhja nė regull nė ligjėrata e mėsimdhėnėsve, mbajtja e provimeve pa ndjekje tė ligjėratave, njoftimi i studentėve pėr mbajte tė provimit njė ditė para mbajtjes, pėrvetėsimi i institucionit, lėshimet nga ana e referentėve, kriteri i dobėt i vlerėsimit tė dijenisė sė studentėve dhe shumė problematkia tė tjera tė karakterit proceduralo-administrativ.

 Korrupsioni-Si njė nga femonenet e shumta edhe korrupsioni zė vend brenda USHT-sė duke filluar nga organet drejtuese tė kėtij universiteti (Rektorati, Senati),profesorėt e deri tek ato mė tė ultat (referentėt madje edhe shėrbėtorėt). Pėr tė gjitha kėto USSH-ja posedon argumente.

 Tarifa studimore-Sa i pėrket ēmimeve tė studimeve nė USHT-nė duhet tė potencojmė se ēmimi i studimeve nuk ėshtė i njejtė pėr tė gjithė studentėt, gjė e cila njė pjesė tė studentėve e dėmton. Ky diskriminim paraqet problem serioz tek studentėt dhe zanafillėn e ka nga Prorektori pėr Financa i pensionuar nga UKM-ja dhe i rekomanduar nga Qeveria pėr nė USHT. Bėhet fjalė pėr Prokretorin pėr Financa z. Serafim Tomofski i cili nuk plotėson kushtet pėr mėsimdhėnės dhe prorektor. Ky prorektor bėn diskriminimin kombtar tė studentėve.

 Anashkalimi-Si strutkurė studentorė, USSH-ja po has nė shumė anashkalime dhe nė dyre tė mbyllura. Nga kjo kuptojmė frigėn e tyre qė tė ballafaqohen me realitetin e hidhur tė tyre. Konrketisht kemi dėrguar ftesė pėr takim tek Rektori i USHT-sė dhe USUSHT tė cilėt nuk na kanė kthyer asnjė pėrgjigje madje as refuzim.

 Parregullsitė gjatė mbajtjes sė provimeve-Gjatė caktimit tė datave tė provimeve, vjen deri tek parregullsitė. Kjo ėshtė nga shkaku i mosrespektimit tė detyrės nga ana e mėsimdhėnėsve. Caktohet data e provimit dhe shtyhet kjo datė, caktohet ora dhe ajo shtyhet sėrish dhe nga kėto parregullsi pėsojnė studentėt e veēanėrisht ata qė vinė nga jasht Maqedonisė. Kėta studentė detyrohen tė kthehen sėrish nė shpi dhe tė bėjnė harxhime plotsuese pėr tė ardhur nė provim nė ditėn tjetėr e cila pėrsėri ėshtė e dyshimt. Gjithė ndryshime kryhen nga ana e profesorit duke bėrė njė telefonatė deri tek referenti dhe gjithēka ndryshon.

Kėto qė thamė mė lartė janė vetėm disa problematikat qė ekzistojnė nė USHT. Ka edhe shumė tė tjera tė kėsaj natyre qė Unioni i Studentėve Shqiptarė do t’i luftojė me mekanizmat e saj.

b. Problemet nė UEJL

Shkaku i vetem i formimit te deges sone te USSH-se ne UEJL ka qene vetedijesimi studentor mėnjanimi i problematikės studentore si dhe bashkėpunimi i mirėfillt para se gjithash mes strukturės sė USSH-sė me studentėt e kėtij institucioni dhe me studentėt e universiteteve tjera. Ėshtė shum vėshtir tė flitet pa fakte e argumente aq mė tepėr kur ėshtė fjala pėr njė institucion tė ri nė rajon siē ėshtė UEJL-ja. Andaj natyra e problemeve nė UEJL nė krahasim me universitetet tjera nė R.M ėshtė mjaft e vogėl. Duke u thir nė keto fakte e argumente se nė UEJL ka probleme tė vogla administrative na jep kurajo qė USSH-ja tė ketė bashkėpunim tė shkėlqyer me akademikėt e kėtij institucioni. Mosinformimi i mirė nga ana ish strukturės tė unionit studentor ka qenė problemi kyē me tė cilin janė ballafaquar studentėt e UEJL-sė. Me anashkalimin e kėtij problemi UEJL-ja momentalisht ėshtė lider i sigurt pėr tė siguruar arsimim tė lartė dhe cilėsor pėr studentėt. Monitorimi jo i drejtepėrdrejt i zgjedhjeve tė fundit studentore nga ana e USSH-sė ka detektuar se fryma partiake dhe politike nuk ka munguar. Pra nga burime zyrtare me tė cilat disponon USSH-ja janė evidentuar gara kushtimisht thėnė nė mes partive politike PDSH-BDI gjė e cila e dėmton imazhin studentor e aq mė tepėr tė UEJL-sė. USSH-ja nė UEJL disponon me strukturė tė fortė dhe nė tė ardhmen mendojmė qė tė rritet bashkėpunimi me te gjitha organizatat studentore brenda UEJL-se poashtu edhe jasht ketij institucioni.
Pėr tė vėrtetuar punėn tonė nė kėtė institucion duke u thirur nė emėr tė USSH-sė kemi bėrė aktivitete tė mjaftueshme brenda dhe jasht UEJL-sė.

 Bashkpunimi me perfaqesuesit e grupeve brenda UEJL-se
 Takimi me tė gjith kandidatet pėr kryetar tė US-UEJL
 Takimi me sekretarin gjeneral tė UEJL-sė
 Takime me studentė te universiteteve tjera etj.

Nė tė ardhmen shpresojmė qė bashkėpunimi tė forcohet dhe tė vazhdoj drejt avansimit tė ēėshtjes studentore. Mos tė margjinalizohen problemet studentore e aq mė tepėr tė mos pėrfillet zėri i pastėr studentor.

c. Problemet nė UKM

Pas formimit tė Unionit tė Studentėve Shqiptarė nė USHT dhe nė UEJL, u ndi nevoja e themelimit tė USSH-sė edhe nė Universitetin Shėn Kirili dhe Metodi-UKM.
Me ndihmėn e Kreysisė Qendrore dhe asaj tė UEJL-sė u bė themelimi i Unionit tė Studentėve Shqiptarė edhe nė UKM.
USSH-ja nė Shkup u themelua mė 17 maj tė kėtij viti (2006) ku nė prani tė studentėve dhe Kreysisė sė Pėrgjithshme dhe asaj tė UEJL-sė u bė zgjedhja unanime e Kryesisė sė USSH-sė nė UKM, ku pėr Kryetar u zgjodh Burhan Dolek student nė fakultetin Juridik, Nėnkryetar Bekim Mamuti student nė fakultetin Pedagogjik dhe Sekretare Nermine Reka studente nė fakultetin Filologjik-degja Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe.
USSH-ja nga studentėt shqiptarė u prit majft mirė me vet faktin se studentėt shqiptarė nė kėt universiteti janė tė paktė nė numėr me pėrjashtim tė fakultetit Pedagogjik, nė katedrėn e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe dhe nė fakultetin Filologjik, ndėrsa nė fakutletet tjera si nė fakutletin Ekonomik, Juridik dhe Shkencave Natyrore ku numri i studentėve shqiptar ėshtė dukshėm mė i vogėl se ai i studentėve maqedonas, por tė gjithė e mirpritėn nė tė mirė tė tyre USSH-nė dhe na pėrkrahėn por kuptohet se fillimi nuk ishte edhe fare pa vėshtirėsi sepse studentėt kishin frigė nga pasojat qė mund tė kishin, por i kuptuan qėllimet tona prandaj edhe na pėrkrahin me tė madhe.
Nėpėrmjet USSH-sė bėhet detektimi i problemeve tė studentėve shqiptarė tė cilėt i preokupojn ata sepse dihet se nė UKM ekziston urrejtja kombėtare dhe fetare mes studentėve shqiptar dhe maqedonas. Gjithashtu bėhet edhe vlerėsimi jo i drejtė i studentėve shqiptarė gjatė provimeve (nuk vlersohen siē duhet) nga ana e profesorėve si dhe maltretime tė tjera gjatė studimeve, por kuptohet qė nė kėtė universitet nuk ėshtė i vogėl dhe numri i profesorėve tė korruptuar. Problem tjetėr ėshtė edhe Kuota Shtetėrore pėr shqiptarėt qė nėnkupton diskirminim. Nė lidhje me kėtė problem dihet fare mirė qė kuoatat shtetėrore vendosen pėr student tė huaj e jo pėr vendas dhe me kėtė rast faktikisht ne shqiptarėt nuk konsiderohemi si pjestarė tė kėtij shteti. Kushtėzimi i studentėve nga mėsimdhėnėsit me blerjen e librit pėr tu future nė provim ėshtė gjitashtu njė probem qė ndodh nė tė gjitha universitetet. USSH-ja nė UKM ka plane qė t’i luftojė kėto dukuri negative dhe ti mbroj tė drejtat e studentėve shqiptar nė UKM nė Shkup.



3. Planet pėr tė ardhmen

Si ēdo strukturė studentore, edhe USSH ka planet e saja tė cilat mendon t’i realizojė nė tė ardhmen.
Studentėt si promotorė kryesorė tė tė gjitha ēėshtjeve madhore me karakter kombėtar dhe ndėrkombėtarė, dhe ne si bartės tė kėtyre obligimeve jemi tė detyruar qė nė emėr tė studentėve tė sakrifikomjė diēka nga vetja jonė. Si synim kryesor i joni nė tė ardhmen ėshtė projekti drejt bashkimit tė studentėve mbarėshqiptarė, zhdukja e barierafe kufitare studentore etj…
Luftimi i dukurive tė ngjashme me ato qė pėrmendėm mė lartė do tė jetė njė nga prioritet kryesore tė kėtij unioni studentor. Do tė mundohemi qė tė krijojmė njė klimė bashkėpunimi me ēdo organizatė tjetėr studentore e cila ka pėr qėllim avancimin edukativo-arsimor dhe kulturor.
Gjithashtu prioritet kryesor ėshtė ndėrtimi i bustit tė dėshmorit tė kombit pėr arsim shqip Abdyl Selam Emini dhe akademisė pėrkutimore kushtuar kėtij dėshmori.
Organizimin e seminareve tė ndryshme me studentė nga tė gjitha trojet shqiptare. Nuk do tė mungojnė dhe aktivitete tjera sportive, vizita nė universitet brenda dhe jasht Maqedonisė, pėrpilimin e projekteve pėr jetė mė tė mirė studentore, ndihmė maturantėve pėr regjistrim nė fakultete pėrkatėse, projekte pėr ndarjen e bursave studentore, jopolitizimin e studentėve, ndihmė studentėve me tė meta, pėrkrahjken e rektorateve pėr reforma arsimore pėrbrenda universiteteve pėrkatėse, organizimin e zgjedhjeve tė lira studentore etj…



Kryetar i Pėrgjitshėm i USSH-sė
Nė Maqedoni

z. Jetmir Sejfuli


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
Happy_Soldier
Postuar nė: 01.07.2006, 10:37
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5797
Antari Nr: 643
Bashkangjitur: 03.04.2006



Ju lumt USSH vazhdoni keshtu


----------------------------------------
In Search of a Character....
Ėndrra e njė nate vere....
PMMSN
Top

Topic Options Reply to this topic Start new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio