Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Bashkepunim me AS@N - "Rikthim dhe Punesim"
r.mislimi
Postuar nė: 30.06.2006, 20:17
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Qe edhe pushimet e veres te jene produktive, AS@N u mundeson studenteve shqiptare qe studiojne jashte vendit, te kryejne praktika pune ne institucione dhe kompani ne Shqiperi.

Ne permbushje te disa prej objektivave kryesore mbi te cilat eshte themeluar Rrjeti i Studenteve Shqiptare ne Bote (AS@N), sic jane mundesia e krijimit te nje ure komunikimi ndermjet studenteve dhe institucioneve publike dhe private, mundesia e shkembimit te eksperiencave, krijimi dhe optimizimi i marredhenieve te studenteve qe studiojne jashte vendit me realitetin shqiptar dhe me subjektet aktore ne Shqiperi, krijimi i mundesive lehtesuese per rikthimin e studenteve, etj, AS@N KRIJON MUNDESINE PER TE GJITHE STUDENTET SHQIPTARE QE STUDIOJNE JASHTE VENDIT, TE KRYEJNE PRAKTIKA PUNE (INTERNSHIP-E) NE SHQIPERI.

AS@N fton te gjithe studentet te behen pjese te iniciatives “RIKTHIM DHE PUNESIM”, duke zgjedhur te kryejne Internship-e si ne Institucionet Publike ashtu edhe ne ato private. Aspektet pozitive te kesaj iniciative do te kene te bejne, jo vetem me eksperiencen e vlefshme te punes se qe studentet do te marrin ne vendin e tyre dhe qe do t’i afroje ata me realitetin e fushes perkatese ne Shqiperi, por edhe me vete institucionet dhe bizneset private, te cilet do te kene mundesine, jo vetem te krijojne kontakte te reja me nje potencial kaq te vlefshem, por edhe te shkembejne eksperienca dhe know how me studentet qe do te jene pjese e kesaj iniciative.

Praktikat e organizuara nga AS@N, do te kene nje kohezgjatje variabel sipas kerkesave te vete studenteve nga 2 deri ne 6 jave, duke filluar prej dates 15 Korrik 2006.

Ne faqen e internetit te AS@N (www.asan.net.al) do te gjeni informacion te vazhdueshem per vendet e percaktuara, menyren e aplikimit, shperblimin perkates te studenteve. Numri i mundesive per te kryer praktika do te vazhdoje te azhornohet nderkohe qe kompanite/institucionet do te sjellin informacion mbi kerkesat e tyre.

Duke shpresuar te shihemi se shpejti ne Shqiperi, ju ftojme te beheni pjese e kesaj inciative!

Edlira Cepani
Drejtore Ekzekutive e AS@N



----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topic Start new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio