Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Shkelet dinjitetit profesional i kuadrove ne USHT
Rebele_TE
  Postuar nė: 08.10.2009, 16:08
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 471
Antari Nr: 22867
Bashkangjitur: 14.07.2009



Me fillimin e vitit tė ri akademik 2009/2010, strukturat udhėheqėse tė fakulteteve pranė universiteteve gjegjėse ne Republikėn e Maqedonisė, nė dobi tė mbarėvajtjes sė procesit edukativo-arsimor si dhe nė tė mirė tė studentėve bėnė zgjedhjen ose caktimin e kuadrove pėr ligjėrues dhe asistentė. Njė procedurė e tillė u krye edhe nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės.

Se si u bė zgjedhja dhe se cilat premisa dhe kritere u morėn parasysh pėr caktimi e kėtyre kuadrove nė fakultetet e ndryshme, ėshtė ēėshtje pėr tė cilėn duhet tė reagojnė subjektet adekuate dhe tė dėmtuara nga veprimet e tilla tė fakulteteve gjegjėse si dhe organet shtetėrore legale dhe legjitime pėr ndjekje tė veprimeve abuzive, korruptive, mit-marrjes, nepotizmit, etj.

Kjo letėr e hapur drejtuar faktorėve relevant nė Maqedoni dhe atyre ndėrkombėtarė tė pėrfaqėsuar nė Republikėn e Maqedonisė vjen si reagim ndaj mėnyrės, formės dhe procedurave tė ndėrmarra gjatė emėrimit dhe caktimit tė kuadrove pėr ligjėrues dhe asistentė nė Universitetin Shtetėrorė tė Tetovės, nė Fakultetin e Shkencave Mjekėsore drejtimi Stomatologji nga ana e ushtruesit tė detyrės Pėrgjegjės pėr Mjekėsi dhe Stomatologji, nė Fakultetin e Shkencave Mjekėsore- Universiteti Shtetėror i Tetovės, ushtruesit tė detyrės Dekan i Fakultetin tė Shkencave Mjekėsore- Universiteti Shtetėror i Tetovės, ushtruesit tė detyrės Prorektor pėr arsim – Universiteti Shtetėror i Tetovės, ushtruesit tė detyrės Prorektor pėr shkencė- Universiteti Shtetėror I Tetovės dhe ushtruesit tė detyrės Rektor i Universitetit Shtetėror tė Tetovės

Nė kėtė vit akademik, pėr studentėt e vitit tė dytė (semestri i tret) nė drejtimin e Stomatologjisė do tė ligjėrohet mes tjerash edhe lėnda "Protetika mobile paraklinike- protezat totale" si dhe do tė mbahen ushtrimet nga kjo lėndė. Sipas orarit pėr semestrin e tret pėr studentėt e stomatologjisė i publikuar nė dekanatin e Fakultetit tė Shkencave Mjekėsore, pėr ligjėrues lėnde ėshtė emėruar ligjėrues nga Tirana, ndėrsa pėr asistent pėr udhėheqje tė ushtrimeve ėshtė emėruar As. Teuta Pustina nga Prishtina (specialiste e protetikės stomatologjike dhe magjistre e shkencave stomatologjike-protetik).

Nė shikim tė parė duket se gjithēka ėshtė nė rregull, por fatkeqėsia dhe absurdi qėndron nė faktin se nė kėtė tempull tė dijes dhe shkencės ku studentėt duhet tė pajisen me dituri profesionale dhe shkencore, strukturat pėrgjegjėse pėr caktimin e kuadrove kanė marrė pa konkurs nė marrėdhėnie pune si asistent jo kolegen, emri i sė cilės figuron nė orarin e shpallur nga dekanati i Fakultetit tė Shkencave mjekėsore pranė USHT-sė, por njė stomatolog i cili nuk posedon asfarė kualifikimi profesional-specialistik dhe shkencor (pėrkujtojmė se po i njėjti do t'i udhėheq edhe ushtrimet e lėndės "Anatomia e nofullės dhe dhėmbit") dhe me kėtė kanė bėrė shkelje flagrante tė kodeksit etik dhe profesional, thyerje tė ligjit pėr arsim superior, thyerje tė ligjit pėr punėsim, thyerje dhe shpėrfillje tė leje akreditimit pėr fakultetin e Shkencave Mjekėsore drejtimi Stomatologji tė lėshuar nga Komisioni Republikan pėr Akreditim, si dhe kanė shkelur dhe kanė mohuar tė drejtėn demokratike, intelektuale dhe akademike tė kolegėve stomatologė me pėrgatitje profesionale-specialistike dhe me pėrgatitje shkencore-magjistraturė pėr kyēje nė procesin edukativo-arsimor pranė kėtij tempulli.

Qė tė jetė sa mė e qartė prapavija e veprimeve tė kėtilla jashtėligjore dhe joetike ua bėjmė me dije se nė institutin publik shėndetėsorė (IPSH) Shtėpia e Shėndetit-Tetovė, nė kuadėr tė cilit zhvillohen ushtrimet e lėndės sė lartpėrmendur ekziston Shėrbimi Stomatologjik, nė kuadėr tė cilit funksionon reparti i protetikės Stomatologjike. Nė kėtė repart janė tė punėsuar tre stomatolog, qė tė tre specialist tė protetikės stomatologjike si dhe njėri nga kėta edhe magjistėr i Shkencave Stomatologjike-Protetik.

Kėta stomatologė specialistė tė repartit pėr Protetik sė bashku me stomatologėt e tjerė specialistė tė repartit pėr Ortodonci dhe repartit pėr Kirurgji Orale pranė tė njėjtės shtėpi shėndeti, me anė tė deklaratave tė tyre tė noterizuara hoqėn dorė nga marrja me koncesion tė hapėsirave punuese pėr dobi tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Duke u bazuar nė kėta deklarata Qeveria e Republikės sė Maqedonisė nė mbledhjen e saj tė mbajtur mė datė 15 prill tė vitit 2008, mori vendim (Fletorja zyrtare e Maqedonisė nr. 52 faqe 3, 18. prill 2008 ) qė kėto hapėsira, aparatura dhe tė punėsuarit nė kėta reparte tė kalojnė nė USHT, ku i njėjti subjekt, pra Universiteti Shtetėror i Tetovės nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės, Ministrinė e Shėndetėsisė dhe drejtoria e IPSH - Shtėpia e Shėndetit Tetovė obligohen tė themelojė Klinikėn Stomatologjikė pėr nevojat e fakultetit tė Shkencave Mjekėsore drejtimi Stomatologji. Por, prej datės sė lartpėrmendur e gjer mė sot ky vendim i Qeverisė tė Maqedonisė nuk ėshtė jetėsuar, qė le tė dyshohet se njė vonesė e tillė shėrben pėr kamuflim tė veprimeve tė lartpėrmendura.

Tani shtrohet dilema se pse strukturat e Universitetit Shtetėror tė Tetovės pėrgjegjėse pėr emėrtimin dhe caktimin e kuadrove pėr procesin edukativo- arsimorė nė Fakultetin e Shkencave Mjekėsore-drejtimi Stomatologji lėnda "Protetika mobile paraklinike-protezat totale" nė mėnyrė brutale dhe tė paskrupullt shkelėn mbi dinjitetit profesional dhe shkencorė tė kuadrove legale legjitime dhe relevante nga lėmi i Protetikės Stomatologjike, duke ua mohuar tė drejtėn pėr kyēje nė procesin edukativoarsimorė dhe nė vend tė tyre caktuan stomatolog pa pėrgatitje profesionale-specialistike, vetėm e vetėm se stomatologu i caktuar ėshtė i biri i ekonomistit kontabilistit tė USHT-sė, i emėruar nga organet e reja dhe aktuale tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės.

Kjo letėr e hapur u dėrgohet: kryeministrit tė Qeverisė tė Republikės sė Maqedonisė, z. Nikolla Gruevski. ambasadorit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Maqedoni, z. Filip Rycker, ambasadorit tė Bashkimit Europian nė Maqedoni, z. Ervan Fuere, Avokatit tė Popullit nė Republikėn e Maqedonisė, z. Izhet Memeti, Komisionit pėr Akreditim tė Fakultetit tė Shkencave Mjeksore pranė USHT-sė , kryetarit tė Partisė Bashkimi Demokratik pėr Integrim, z. Ali Ahmeti, kryetarit tė Partisė Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaēi, kryetarit tė LSDM-sė, z. Branko Cėrvenkovski, ministrit pėr Shėndetėsi, z. Bujar Osmani, ministri pėr Arsim dhe Shkencė, z. Nikolla Todorov, kryetares sė Komisionit pėr antikorrupsion, zonja Mirjana Dimovska dhe kryetarit tė Komitetit tė Helsinkit-Maqedoni, z. Iso Rusi nga tė cilėt kėrkohet qė me angazhimin e tyre korrekt dhe konstruktiv tė ndikojnė nė pengimin e paraqitjes dhe multiplikimit tė kėtyre dukurive devijante dhe tė kontribuojnė qė drejtėsia tė vihet nė vend.

Dr. Ismail IDRIZI, specialist i protetikės Stomatologjike
Dr. Sherif SHAQIRI, specialist i protetikės stomatologjike dhe magjistėr i shkencave stomatologjike-protetikė
PM
Top

Topic Options Reply to this topic Start new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio