Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> “Alb-Shkenca” drejtuar Deputeteve tė Shqiperise
r.mislimi
Postuar nė: 04.08.2006, 15:55
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Thirrje e Hapur e Antarėve tė Forumit te Studiuesve Shqiptare
“Alb-Shkenca” drejtuar Deputeteve dhe Deputetėve tė Parlamentit
Shqiptar!


Zonja dhe Zotėrinj Deputetė:

Tė indinjuar sė tepėrmi nga zhvillimet e fundit nė Parlamentin Shqiptar
ne anėtarėt e Forumit Alb-Shkenca ju drejtojmė thirrjen e mėposhtėme.

Zonja dhe Zotėrinj Deputetė tė Pozitės dhe Opozitės:

Na lejoni qė nė hyrje t’ju kujtojmė se pozicioni i Deputetit perveē tė
qenit njė nder ėshtė nė tė njėjtėn kohė njė detyrim moral dhe
pėrgjegjėsi pėrpara shoqėrisė shqiptare dhe elektoratit tė zonės qe ju ka zgjedhur
pėr tė punuar me pėrkushtim, devotshmėri e ndėrgjegje tė pastėr pėr
zgjidhjen e problemeve madhore me tė cilat po ndeshet kombi shqiptar brenda dhe
jashtė kufijve zyrtarė tė Republikės sė Shqipėrisė.

Shoqėria shqiptare nė pėrgjithėsi dhe elektorati juaj nė veēanti ju
dhanė votėn duke besuar se ju do tė punonit pėr zgjidhjen e problemeve tė
tilla si dhėnien fund tė tranzicionit tė tejzgjatur, kryerjen e reformave tė
duhura ekonomike, legjislative e administrative dhe krijimin e
perspektivave pėr zhvillimin e shoqėrisė shqiptare.

Elektorati shqiptar kėrkon nga ju zgjidhjen e drejtė dhe pėrfundimtare
tė problemit madhor tė pronėsisė, sidomos asaj mbi tokėn, liberalizimin e
ekonomisė, eleminimin e monopoleve qeveritare dhe reduktimin e
kontrollit qeveritar nė ekonomi duke lejuar kėshtu zhvillimin e fuqishėm tė
sektorit privat si mjeti kryesor pėr uljen e papunėsisė dhe tė varfėrisė,
rritjen dhe zhvillimin ekonomik tė Shqipėrisė dhe rritjen e standartit tė
jetesės tė shoqėrisė shqiptare.

Nė tė njėjtėn kohė elektorati shqiptar kėrkon nga ju marrjen e masave
pėr mbrojtjen e shtresave mė tė kėrcėnuara tė shoqėrisė shqiptare si
pensionistėt, fėmijėt, apo tė paaftėt. Studentėt dhe familjet e tyre
kėrkojnė nga ju me tė drejtė reformimin e arsimit shqiptar pėr tė
rritur cilėsinė e tij si rruga kryesore pėr prodhimin dhe shumėfishimin e
kapitalit njerėzor.

Shoqėria shqiptare nė pėrgjithėsi dhe elektorati juaj kėrkojnė nga ju
t’i jepni fund tragjedisė sė emigracionit shqiptar. Prindėrit shqiptarė do
tė dėshironin qė bijtė dhe bijat e tyre tė punonin dhe jetonin pranė tyre.
Edhe shumė emigrantė shqiptarė do tė preferonin tė hapnin bizneset e
tyre dhe tė punonin pėr vehten e tyre nė vendin e tyre dhe jo si skllevėr
modernė me tė drejta minimale ose plotėsisht tė mohuara. Nė mėnyrė tė
veēantė bie mbi ju pėrgjegjėsia kryesore jo vetėm pėr ndalimin e
“largimit tė trurit” nga Shqipėria por edhe pėr tė bėrė tė mundur “kthimin e
trurit tė larguar.”

Por mbi tė gjitha duke qenė se Parlamenti Shqiptar ėshtė dhe organi mė
i lartė ligjvėnės nė Republikėn e Shqipėrisė, shoqėria shqiptare kėrkon
nga ju shembullin personal dhe pastėrtinė mė tė lartė nė ēėshtjen e
luftimit tė krimit (tė zakonshėm dhe tė organizuar) si dhe tė korrupsionit.

Ėshtė pėr tė ardhur keq, por sjellja rrugaēėrore e shumė prej jush nė
zhvillimet e fundit nė parlament tregon se ju nuk mund tė jeni shembull
i pastėrtisė morale dhe zbatimit tė ligjit. Kjo sjellje gjithashtu vė nė
dyshim pėrkushtimin tuaj tė sinqertė pėr luftimin e fenomeneve si krimi
dhe korrupsioni nė Shqipėri.

Na lejoni t’ju kujtojmė zonja dhe zotėrinj deputetė se shumė prej jush
nė pozicionin e deputetit apo nė ndonjė formė tjetėr keni qenė pjestarė
aktivė nė vendimarrje gjatė gjithė kėsaj periudhe tranzicioni prej mėse
16 vitesh. Gjendja aktuale e shoqėrisė dhe ekonomisė shqiptare ėshtė
treguesi dhe akuza mė e saktė e dėshtimit tuaj. Zhvillimet e fundit nė parlament
tregojnė se ju minoni nė mėnyrė tė vazhdueshme pėrpjekjet e premtuara
pėr krijimin e njė imazhi pozitiv pėr Shqipėrinė. Pėrkundrazi ju jeni bėrė
burimi kryesor i imazhit negativ pėr Shqipėrinė.

Ditėt e fundit nė forumin tonė, Alb-Shkenca, ishin tė shumta reagimet
ndaj njė shkrimi fyes dhe tė mbushur me paragjykime ndaj shqiptarėve dhe
Shqipėrisė tė botuar nė “The Sunday Times”. Ėshtė pėr tė ardhur keq
por efekti i sjelljes sė shumė prej jush ėshtė ulja e vlerės sė kėtyre
reagimeve.

Zonja dhe Zotėrinj Deputetė tė Pozitės dhe Opozitės:

Do tė ishte nė nderin tuaj personal dhe tė imazhit pozitiv tė
Shqipėrisė akti juaj i tė kėrkuarit falje publike pėrpara shoqėrisė shqiptare dhe
elektoratit tuaj pėr sjelljen tuaj tė dhunshme nė institucionin mė tė
lartė ligjvėnės shqiptar. Do tė ishte nė nderin tuaj qė shpenzimet pėr
riparimin e dėmeve si pasojė e sjelljes suaj tė pėrballoheshin vetėm
nga tė ardhurat tuaja personale. Do tė ishte nė nderin tuaj dhe njė
shėrbim mbarėkombėtar shqiptar heqja dorė nga mbrojtja e interesave personale,
klanore, apo partiake nė veprimtarinė tuaj si deputetė dhe vėnia mbi tė
gjitha e interesave kombėtare e mbarėkombėtare. Do tė ishte nė nderin
tuaj dhe njė shėrbim mbarėkombėtar shqiptar puna me pėrkushtim e
pėrgjegjėsi tė lartė pėr pėrparimin e Shqipėrisė dhe ndihmesėn e
ēėshtjes shqiptare nė Kosovė, Ēamėri e vende tė tjera tė banuara nga shqiptarė.

Do tė ishte nė detyrėn tuaj zonja e zotėrinj deputetė tė vepronit nė
pėrputhje me normat minimale tė etikės tė kėrkuara dhe zbatuara nė
parlamentet e vendeve tė Bashkimit Evropian me tė cilėt synojmė tė
integrohemi dhe nė tė cilat ju i premtoni shqiptarėve se do t’i
integroni.
Ju jeni fytyra e elektoratit shqiptar nė botė dhe nė njė sistem qė
njėherė ju bėn tė jeni opozitarė, njėherė mbajtės sė pozitės nė shtet, juve ju
matet ēdo gjest nga tė gjithė vėzhguesit e mundshėm. Por ndėrkohė qė
pėr vėzhguesit e huaj kjo sjelle fiksohet thjesht nė raporte mbi njė shtet
qė me duart e veta e rrėnon ēka pėrpiqet tė ndėrtojė, pėr elektoratin
shqiptar ju ktheheni dhe nė shembuj keqedukues, tė cilat lenė pasoja nė
psiqikė dhe pėrgatisin skenare deri tė llahtarshėm, qė fatkeqėsisht i
njohim dhe nga historia jonė mė e re.

Zonja dhe Zotėrinj Deputetė tė Pozitės dhe Opozitės:

Pėr ju qė mendoni se kjo deklaratė ėshtė e gabuar do t’ju luteshim tė
kėrkonit thellė brenda vetes tuaj pėr tė gjetur kurajon e mjaftueshme
pėr tė pranuar: “Unė nuk jam pėr kėtė punė. Ėshtė mė mirė t’ja le vendin
tim dikujt tjetėr qė mund tė bėjė shumė mė tepėr se unė”.



----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topic Start new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio