Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Rexhep Qosja i pergjigjet Ismail Kadares
aristoteli
Postuar nė: 15.08.2006, 22:05
Quote Post


voglushi i madh
*****

Posti: Antarė
Postime: 268
Antari Nr: 1010
Bashkangjitur: 12.04.2006



REXHEP QOSJA
TĖ VĖRTETAT E VONUARA
Pėrgjigje e dytė nė polemikat e Ismail Kadaresė dhe tė bashkėmendimtarėve tė tij
BOTIMET TOENA




REXHEP QOSJA



TĖ VĖRTETAT
E VONUARA

BOTIMET TOENA
Tiranė, 2006
CIP. Katalogimi nė botim - B.K. Tiranė

Qosja, Rexhep
Tė vėrtetat e vonuara / Rexhep Qosja. - Tiranė : Toena, 2006
104 f. ; 20 cm.
ISBN 99943 -1-151-4

316.74 :2(496.5) (049. 32)
008(496.5) (049.32)
327(496.5:4) (049.32)










Botues: Fatmir Toēi
Korrektore letrare: Dorina Talo
Pėrkujdesja grafike: Lavdie Cenmurati
Kopertina: Irena Toēi

© Autori dhe Botimet Toena

BOTIMET TOENA
Rr. "Muhamet Gjollesha", K.Postare 1420, Tiranė
Tel.: (4) 240116; 258893
Tel./Fax: (4) 240117
E-mail: toena@toena.com.al; info@toena.com.al; toena@icc.al.eu.org
Http://ėėė.toena.com.al



Tė gjithė flisnin pėrnjėherė. Zėrat i kishin tė fortė, kundėrshtues dhe tė padurueshėm. Jorealitetin e kthenin nė mundėsi, mandej nė parashikim, mandej nė fakt tė pamohueshėm, ashtu siē bėjnė gjithmonė njerėzit kur dėshirat u shndėrrohen nė fjalė.

VILIJEM FOKNER, ZHURMĖ DHE TĖRBIM


Bota mėshirplotė dhe piktoreske e tė verbėrve tė mirė ka marrė fund, tani ėshtė mbretėria e egėr, mizore dhe e pamėshirshme e tė verbėrve. Sikur tė shihje atė qė shoh unė, do tė dėshiroje tė ishe i verbėr. Tė besoj!

HOZE SARAMAGO, VERBĖRI



Qėllimet e kundėrta


Populli thotė: mė mirė vonė se kurrė.
Vazhdoj tė besoj nė etikėn intelektuale me tė cilėn jam pajisur duke lexuar rilindėsit tanė dhe mendimtarėt evropianė: luftoji mashtrimet edhe nė qoftė se lufta duket e kotė. Kurrė s’ėshtė vonė.
Kam pritur shumė reagime nė trajtesėn Realiteti i shpėrfillur me tė cilėn i jam pėrgjigjur polemikės sė Ismail Kadaresė ndaj pikėpamjeve tė mia mbi identitetin kombėtar dhe vetėdijen fetare, por nė asnjė rast nuk kam pritur qė aq shumė ngjyrė politike dhe ideologjike do tė hidhet nė fytyrėn time!
Kjo pėrgjigje e dytė ndaj polemikės sė dytė, nė tė vėrtetė ndaj pamfletit tė Ismail Kadaresė me titullin Pabesia e njė polemisti, tė botuar nė gazetėn Shekulli, mė 17 maj 2006 dhe, pastaj, tė ribotuar nė disa gazeta edhe nė Prishtinė, pėrpos nė gazetėn Epoka e re, nė tė cilėn ėshtė botuar pėrgjigjja ime Realiteti i shpėrfillur, botohet me vonesė. Dhe, kjo vonesė ishte e detyrueshme: ishte pasojė e pjesėmarrjes sė shumė vetjeve nė kėtė polemikė midis tij dhe meje, qoftė me shkrime nė gazetat e Tiranės e tė Prishtinės, qoftė me letra e artikuj nė forume tė ndryshme nė internet. Megjithėse reagimet vazhdojnė, sado mė rrallė, konsideroj se nuk ėshtė e nevojshme tė pritet mė shumė: mendimet kryesore janė thėnė, ndjenjat mė tė papėrmbajtura, ndoshta, janė shprehur.
Pėrgjigjja ime, prapė, do tė jetė e gjatė por, megjithatė, shumė mė e shkurtėr se pamfleti i Ismail Kadaresė bashkė me pamfletet e disa prej miqve tė tij, qė janė kujdesur aq shumė tė mė “pėrpunojnė” ideologjikisht, politikisht dhe fetarisht, duke mė vėnė pėrpara turli flamujsh!
Qėllimi i pėrgjigjes sime dallon rrėnjėsisht prej qėllimit tė pamfletit tė Ismail Kadaresė. Ndėrsa ai shkruan me pezėm, ab irato, dhe ka pėr qėllim kryesor tė mė fyejė, madje, si e thotė lehtėsisht njėri nga reaguesit, tė mė pėrbuzė, qėllimi im ėshtė krejtėsisht tjetėr: qėllimi im ėshtė qė tė shpjegoj ēėshtjet e ngritura ashtu siē duhet t’i shpjegojė njeriu qė nuk pranon tė zėvendėsohen arsyeja me urrejtjen e argumenti me mashtrimin, domethėnė qėllimi im ėshtė qė tė bėj njė pėrgjigje qė do tė mund tė ishte e dobishme pėr letėrsinė, pėr historinė e letėrsisė, pėr kulturėn dhe, ndoshta, pėr politikėn tonė. Si as nė pėrgjigjen e parė, Realiteti i shpėrfillur, as tani, nė tė dytėn, unė, natyrisht, nuk i lejoj vetes t’i shmangem rolit qė ka intelektuali nė jetėn kulturore, politike dhe shoqėrore nė pėrgjithėsi e qė ėshtė, siē ėshtė thėnė shumė herė pėrpara meje prej shumė intelektualėve: kuptimi dhe shpjegimi objektiv, i ndershėm i njėmendėsisė. Tė dhėnat qė sjell, pėrfundimet qė bėj prej pėrimtimit tė tyre, mund tė jenė tė padėshiruara, madje, tė hidhura, qoftė pėr vetje, qoftė pėr grupe, por unė nuk fyej dhe nuk pėrbuz kėnd. Fyerja dhe pėrbuzja nuk ishin mjet imi nė asnjė kohė - pavarėsisht sa e ngrysur mund tė ishte ajo dhe nė asnjė situatė - pavarėsisht sa kėrcėnuese mund tė ishte ajo.
Si lexues i veprave tė Ismail Kadaresė, prandaj edhe i intervistave dhe pėrgjigjeve qė ka dhėnė ai pėr gjykimet e tė tjerėve mbi krijimtarinė e tij, kam parė se ai me lehtėsi ka shqiptuar shpesh fyerje dhe pėrbuzje pėr ata, tė cilėt pėr veprėn e tij dhe pėr tė nuk mendojnė e nuk shprehen siē do tė donte ai. Fyerja dhe pėrbuzja janė dėshmuar kėshtu si mjet i tij i shpeshtė nė qėrimin e hesapeve me oponentėt nė diskutimet mendore. Mė kujtohet se si njė kritik, tė mospajtuar me tė, do ta quante plehurinė, njė tjetėr plehėrishte, njė tė tretė halldup, njė tė katėrt gėrxho! Mė kujtohet se si bamirėsin e vet tė dikurshėm do ta quajė homoseksual! Mė kujtohet se si “plehurinat”, “plehėrishtet”, “halldupėt”, “gėrxhot”, “homoseksualėt” kur e kur do t’i quajė edhe tradhtarė, kurse simbolin e luftės sė Kosovės pėr pavarėsi, Adem Demaēin do ta quajė “mendje tė tharė dhe pa atdhe”!
Siē dihet, nė pėrbuzjen gjithmonė mbėshtetet ideologjia e racizmit. Ata qė e dinė se sa gojėlėshuar ėshtė shkrimtari Ismail Kadare, mund tė jetė se nuk janė befasuar shumė kur nė sprovėn e tij mbi Identitetin evropian tė shqiptarėve, me tė cilėn i ėshtė pėrgjigjur trajtesės sime Ideologjia e shpėrbėrjes, kanė parė se ai nuk pėrmbahet nga pėrbuzja ndaj botės islame e kjo domethėnė nuk pėrmbahet nga shprehja e racizmit ndaj kėsaj bote!
Tė jem i sinqertė: nuk kam pritur se mund tė jem i fyer prej tij jo vetėm pėr njė sėrė arsyesh pėr tė cilat nuk mund tė flas kėtu, por edhe pėr arsye se nė trajtesėn time Ideologjia e shpėrbėrjes, kundėr sė cilės ėshtė ngritur me sprovėn Identiteti evropian i shqiptarėve, askund nuk e kam pėrmendur dhe nuk e kam pėrmendur sepse nė asnjė rast nuk kam menduar pėr tė. As nuk e kam pėrmendur Ismail Kadarenė nė atė trajtesė, as nuk kam cituar nė ēfarėdo mėnyre ndonjė vepėr, intervistė a deklaratė tė tij. Pse, atėherė, ai e fillon kėtė polemikė? Pse, atėherė, ai shkruan njė librushkė kundėr meje? Pse, atėherė, ai mė fyen me fjalėt qė kurrė nuk do t’i prisja prej tij? Pse, atėherė, ai aq lehtė tregohet i pabesė ndaj meje? Pse, atėherė, e shfrytėzon trajtesėn time Ideologjia e shpėrbėrjes pėr tė filluar njė polemikė pėr ēėshtje fetare, sado unė nė trajtesėn e pėrmendur merrem edhe me ēėshtjen e gjuhės standarde dhe me pėrpjekjet pėr krijimin e identitetit kombėtar kosovar?
Sigurisht kishte njė arsye, nė tė vėrtetė njė interes tė veēantė vetjak pėr kėtė.





Sa mė larg nga e kaluara komuniste


Ata qė i kanė lexuar veprat publicistike tė Ismail Kadaresė pas daljes nė Francė, dhe ata qė i kanė lexuar a dėgjuar intervistat dhe deklaratat e tij tė ndryshme nė kėtė kohė, dhe ata qė sadopak i kanė pėrcjellė paraqitjet e tij botore nė Atdhe, nė Evropė e nė SHBA, ata nuk e kanė pasur tė vėshtirė tė binden se ai po bėnte shumė pėrpjekje pėr tė krijuar pėrfytyrim tė ri pėr veten: njė pėrfytyrim qė, vetėkuptohet, do tė ndryshonte plotėsisht prej pėrfytyrimit qė pėr tė ishte krijuar nė kohėn e komunizmit. Dhe, kėto pėrpjekje as nuk ishin tė papritura, as nuk ishin shumė, shumė tė ēuditshme. Njė varg shkrimtarėsh, nga vendet ish-komuniste, qė kishin qenė pjesėtarė tė nomenklaturave komuniste, qė i kishin shėrbyer pėrtokas komunizmit, qė kishin qenė tė privilegjuar si Ismail Kadare apo pėrafėrsisht si Ismail Kadare nga udhėheqjet komuniste, do tė bėjnė pėrpjekje qė tė lahen e tė shpėrlahen sa mė fort prej sė kaluarės sė tyre! Por, pėrpjekjet e Ismail Kadaresė pėr tė ikur sa mė larg nga e kaluara e tij komuniste, do tė jenė mė origjinale dhe mė tė veēanta se tė shumicės sė bashkėmendimtarėve e tė ngjashėmvepruesve tė dikurshėm qoftė nė vendet e tjera ish-komuniste, qoftė nė Shqipėri.
Ndryshe prej shumė shkrimtarėve tė tjerė oborrtarė tė komunizmit, qė do tė pėrpiqen tė krijojnė pėrfytyrim tė ri pėr veten duke e kritikuar komunizmin, nė radhė tė parė, si ideologji dhe praktikė shtypėse mbi liritė dhe tė drejtat themelore tė njeriut, mbi lirinė e krijimtarisė dhe lirinė e ndėrgjegjes, Ismail Kadare do ta pėrqendrojė kritikėn kundėrkomuniste mbi njeriun qė e kishte pėrkrahur, qė e kishte mbrojtur, qė e kishte afirmuar, qė e kishte bėrė tė mundshėm pėrkthimin e veprave tė tij tė para nė gjuhėn franceze: Enver Hoxhėn. Nuk mund tė thuhet se Ismail Kadare nuk e dinte, se nuk kishte lexuar, se diktatorėt nuk lindin diktatorė, por diktatorė i bėjnė, kryesisht, tė tjerėt: tė ngjashmit me Ismail Kadarenė - ata qė turren pėr t’u ngritur, pėr t’u shquar, pėr tė pėrfituar sa mė shpejt duke u servilizuar sundimtarėve. “Nuk qėndron problemi te Cezari qė triumfon mbi tė tjerėt - shkruante filozofi bask Ortega Y Gaset - por te tė tjerėt qė i bėjnė tė mundur Cezarit tė triumfojė”. Dhuna e diktaturės nuk ėshtė dhunė e bėrė me duart e diktatorit, por dhunė e bėrė me duart e atyre qė nė emrin e tij ushtrojnė dhunė: e vetjeve tė etshme pėr pushtet - e frikacakėve, e servilėve, e mashtruesve tė ndryshėm, e demagogėve tė ndryshėm, e dhunėtarėve tė ndryshėm. Diktatori, vėrtet, krijon sistemin e dhunės, ngrihet nė sajė tė dhunės, por falangat e dhunėtarėve e mbajnė dhe e zbatojnė atė sistem.
Ismail Kadare e kishte kuptuar se kritika e tij e paskohshme kundėrkomuniste, se kritika e tij e komunizmit pas varrosjes sė komunizmit, mund tė ishte e bindshme dhe, sidomos, pėrshtypjelėnėse nė qoftė se do tė pėrqendrohej nė Mitin e komunizmit shqiptar, nė Zotin e komunizmit shqiptar – nė Enver Hoxhėn. Tė kritikosh komunizmin pas varrimit tė komunizmit – kjo ishte dukuri e pėrgjithshme, kjo ishte punė e thjeshtė, kėtė e bėnin tė gjithė, madje edhe ata apo, sidomos, ata, qė komunizmit i kishin shėrbyer mė sė pėrulshmi nė institucione tė ndryshme tė pushtetit dhe nė fusha tė ndryshme tė jetės shoqėrore; por tė kritikonte komunizmin njė shkrimtar me popullorėsi tė jashtėzakonshme nė kohėn e komunizmit, tė kritikonte Mitin e komunizmit, Zotin e komunizmit, biri i tij shpirtėror, krenaria e tij letrare artistike dhe, pse jo, teorike ideologjike, siē konsiderohej atėherė Ismail Kadare - e kjo do tė thoshte shumė mė tepėr se ē’mund tė thoshin kritikat e tė tjerėve, kjo kishte kuptim shumė mė tė madh, kjo kishte jehonė shumė mė tė gjerė, kjo ishte kritikė pambarimisht shumė pėrshtypjelėnėse. Tė kritikosh komunizmin, dhunėn e tij, patologjinė e tij politike, ideologjike dhe, mbi tė gjitha, praktike, pėrmes kritikės sė Zotit tė komunizmit dhe ta kritikosh duke zbuluar edhe tė kėqijat e supozuara intime tė tij - e kėtė mund ta bėnte vetėm ai qė kishte qenė i afėrt me tė, qė kishte shkruar roman-apoteozė dhe apoteoza pėr tė, e tė cilit s’ka se si tė mos i besohej.
Ikja e Ismail Kadaresė prej sė kaluarės komuniste dhe prej Zotit tė komunizmit shqiptar, babait shpirtėror, Enver Hoxhės, sado jehuese, sado pėrshtypjelėnėse nuk do tė jetė e mjaftueshme pėr rehabilitimin, prandaj as pėr popullorėsinė atje ku Ismail Kadare ishte i interesuar tė depėrtonte, tė ishte i pranuar dhe i popullarizuar. Pėr kėtė arsye Ismail Kadare do tė kujdeset tė gjejė edhe njė temė tjetėr pėr trajtim intelektual, pėr vetėrrėfim tė ndryshuar qė do tė jetė politikisht e koniunkturshme dhe qė do tė zgjojė kureshtjen pėr tė dhe pėr krijimtarinė e tij, qė do t’ia ēelė dyert e depėrtimit nė tregun letrar.
Dhe, kjo temė do tė quhet: feja.

Qėndrimet kundėrmyslimane


Shihej qartė se bota, fatkeqėsisht, po hynte gjithnjė e mė dukshėm nė kohėn e fėrkimeve fetare, tė cilat studiues tė dukurive globale do t’i quajnė konflikt i qytetėrimeve: i qytetėrimit islamik dhe i qytetėrimit tė krishterė. Natyrisht, shkrimtari Ismail Kadare nuk mund tė qėndronte pa thėnė mendimin e tij pėr ēėshtje fetare, sepse ai nuk kishte qėndruar kurrė asnjanės, eunuk, ndaj problemeve mė tė mprehta tė pėrtashėsisė. Interesat e tij letrare dhe politike kėrkonin qė Ismail Kadare, kur drejtpėrdrejt e kur ndėrmjetėsueshėm, t’i shprehte pikėpamjet e tij fetare. Dhe, ai do ta bėjė kėtė si gjatė disa retushimeve mė sipėrfaqėsore a mė rrėnjėsore tė disa veprave letrare, ashtu edhe nė intervistat, nė deklaratat dhe nė veprat e ndryshme publicistike. Dhe, do ta bėjė kėtė nė fillim mė kujdesshėm e me kalimin e kohės gjithnjė e mė zėshėm. Nuk ėshtė e vėshtirė pėr tė vėrejtur se nė ato retushime, shkrime publicistike, intervista e deklarata ai nuk i trajton tė barabarta dinjitetet e fesė myslimane dhe tė fesė sė krishterė. Nė njėrėn anė duke folur shpėrfillshėm apo, madje edhe fyeshėm ndaj fesė myslimane, ai do tė bėhet propagandues gjithnjė e mė i pėrkushtuar i fesė sė krishterė nė anėn tjetėr. Ndryshe prej shkrimtarit anglez me prejardhje pakistaneze, Salman Ruzhdi, i cili do tė shkruajė romanin e shpallur kundėrmysliman, Vargjet satanike, pėr ē’shkak, mandej, do tė jetė i shtrėnguar t’i kalojė disa vite nė “ilegalitetet”, Ismail Kadare do tė jetė mė i kujdesshėm dhe nuk do tė shkruajė vepėr tė veēantė tė tillė. Nė qoftė se Salman Ruzhdiut nuk do tė mund t’i afrohej me fuqinė krijuese, Ismail Kadare do t’ia kalojė atij me vigjilencė, e cila kohė pas kohe do t’i dobėsohej deri nė ditėt tona. Qėndrimet e tij kundėrmyslimane, ndėrkaq, tė shprehura, sidomos, nė shtypin e huaj, pėrpos atyre tė cilėve Ismail Kadare pėrpiqej t’u binte nė sy, u kishin rėnė nė sy edhe lexuesve shqiptarė, prej tė cilėve do tė priten me keqardhje tė veēantė. Do tė bėhen edhe reagime. Njė prej reagimeve tė tilla do tė botohet edhe nė javoren e Prishtinės, Zėri, mė 27 maj 1992. Nė tė, pėrpos tė tjerash, thuhet:
“Qendrat Islame Shqiptaro-Amerikane nė Shtetet e Bashkueme tė Amerikės, mbajtėn njė takim nė Xhaminė e Qendrės Islame Shqiptaro-Amerikane nė Nju-Jork – Nju Xhersi, pėr tė shqyrtue dhe diskutue bashkėrisht, disa qėndrime tejet negative, sa absurde, aqė edhe indinjuese tė shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, tė shprehun kohėve tė fundit, si nė vepra tė tija ashtu edhe pėrmes tė intervistave tė tija nė shtypin e jashtėm, dhe tė cilat janė drejtue direkt kundėr myslimanizmit.
Takimi i naltėpėrmendun, nuk e kishte pėr qėllim, me i dalė nė mbrojtje fesė islame, sepse atė e mbron kultura e vet mijėravjeēare dhe themeli i saj qė asht libri i shejtė: Kur’ani, meqė populli shqiptar i takon tri besimeve, ku ma se 70 % i takojnė besimit islam, dhe kėto tri besime, nuk i kanė sjellė ndonji tė keqe, por pėrkundrazi, gjithmonė mirėkuptim, harmoni dhe vėllaznim, dhe si konseguencė e gjithė kėsaj, vijmė nė pėrfundim, se shprehjet e pakontrollueme tė shkrimtarit kriptokomunist Ismail Kadare, i cili islamizmin, tė cilin po ta zbėrthejsh do tė thot PAQE, e krahason me ideologjinė komuniste, e cila nuk njef fe as Zot, familje as traditė; dhe me bindje tė plotė themi: se ky akt asht i drejtuemė nė radhė tė parė kundėr krejt kombit shqiptar...
Tue qenė se, Ismail Kadare, nė dukje i takon besimit islam, tubimi nė fjalė, u distancua nga qėndrimet e padrejta dhe tejet tė damshme pėr kombin shqiptar tė Ismail Kadaresė, tue i kualifikue ato si tė dėmshme, tė padrejta, antinjerzore dhe antihumane, dhe pėr antishqiptare – tė mos flasim”.
Nuk ka dyshim se krijimtaria e Ismail Kadaresė nė kohėn e komunizmit dhe krijimtaria e veprimtaria e tij pas rėnies sė komunizmit dėshmojnė se ai e kishte mėsuar me kohė mėsimin: njė shkrimtar bėhet i rėndėsishėm varėsisht sa ėshtė politikisht i pėrdorshėm. Ai do tė dijė tė jetė politikisht i pėrdorshėm sot jo mė pak se dje! Lobi shqiptar tashmė i krijuar pėr Ismail Kadarenė nė Nju-Jork, dėshmon qartė se retushimet fetare tė disa veprave tė tij, paraqitjet kundėrmyslimane dhe, sidomos, propagandimi i kthimit nė fenė e tė parėve i sjellin pėrkrahje dhe i premtojnė shkėlqime tė reja emrit tė tij: pėrkthime e ēmime ndėrkombėtare! Ēmimi i pamerituar i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan ishte njėri prej tyre!





Esadizmi


Nė pėrgjigjen e tij Pabesia e njė polemisti, Ismail Kadare i shmanget plotėsisht diskutimit pėr ēėshtjet qė kishte ngritur nė sprovėn Identiteti evropian i shqiptarėve. Nuk jam i sigurt pėr cilėn arsye mė shumė i shmanget diskutimit: pėr shkak se nuk do tė heqė dorė nga qėndrimet raciste ndaj Lindjes myslimane, ndaj qytetėrimit mysliman, prandaj edhe ndaj fesė myslimane, apo pėr shkak se nuk do qė pėr qėndrimet e tilla tė shkruhet edhe njė herė nė gazeta.
Nė qoftė se nė pėrgjigjen Pabesia e njė polemisti i ėshtė shmangur rrėshqitjes sė sėrishme nė racizėm, nuk mund tė thuhet se i ka shpėtuar rirrėshqitjes nė myslimanofobi. Dėshmi pėr kėtė ėshtė qėndrimi i tij ndaj Haxhi Qamilit – njė figure fare skajore historike.
Nuk ka dyshim se ideologjia e Haxhit Qamilit, nė qoftė se mund tė flitet fare pėr njė ideologji tė tij, ishte e jashtėkohshme, prandaj edhe nė shpėrputhje me tė pėrtashmen dhe tė ardhmen e Shqipėrisė dhe tė popullit shqiptar nė pėrgjithėsi. Por, gjithashtu, nuk ka dyshim se Ismail Kadare pėr arsye fetare e sheh qimen nė syrin e Haxhi Qamilit, por nuk e sheh traun nė sytė e disa figurave tė tjera historike nė tė njėjtėn kohė. Ai e tejzmadhon rebelimin e njė njeriu, pa farė ndikimi tė veēantė politik, kundėr feudalėve, duke e njėjtėsuar kėtė rebelim me njė ideologji pothuaj mosekzistuese filoturke. Nuk mund tė besohet se prijėsi i njė kryengritjeje fshatare kundėr feudalėve dhe kundėr sundimit tė tė huajve, sidomos, serbėve e grekėve, nė Shqipėri, nuk e dinte se nė vitet 1914 - 1915 as nuk mund ta bėnte Turqinė mė sovrane tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve, as nuk do tė mund ta ēonte Shqipėrinė pėrtej Adriatikut e Mesdheut dhe ta bashkonte me Perandorinė e dikurshme Otomane. Shqipėria ishte shtet me kufij tė caktuar ndėrkombėtarisht, tė njohur qė nga Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr dhe ajo ishte bėrė shtet kur ishte ēliruar nga Perandoria Otomane, qė tashmė quhej e shkatėrruar.
Pėr kėtė arsye mund tė thuhet se shumė mė e rrezikshme pėr Shqipėrinė shtet dhe pėr shqiptarėt komb ishte politika tradhtare e Esad Pashė Toptanit, i cili nė Luftėn e Parė Ballkanike ua kishte lėshuar Shkodrėn malazezve, kurse pas luftėrave ballkanike kishte hyrė nė marrėdhėnie politike dhe ushtarake me Serbinė. Esad Pashė Toptani kishte shkuar dy herė nė Nish nė takime me kryeministrin e Serbisė, Nikolla Pashiq, dhe i kishte dėrguar katėrqind ushtarė shqiptarė, ithtarė tė vet, nė ushtrinė serbe, qė po merrte pjesė nė Luftėn e Parė Botėrore. Pėr shkak tė politikės separatiste dhe pėr shkak tė pajtimit me pushtimin serb, Esad Pasha do tė quhet tradhtar dhe pėr tradhti do tė jetė i vrarė nė Francė. Esad Pashė Toptani dhe Nikolla Pashiqi do ta ekzekutojnė Haxhi Qamilin jo pėr shkak tė politikės sė tij prej turkoshaku, po pėr shkak tė mospajtimit tė tij me politikėn tradhtare tė tė parit dhe tė mospajtimit me pushtimin e tė dytit. E kjo domethėnė se do ta ekzekutojnė si kryengritės shqiptar.
Ta gjykosh tani njė kryengritės, qoftė edhe tė pajisur me ide turkomane, pėr ide qė s’mund tė sillnin pasoja e tė heshtėsh tradhtinė e njė separatisti qė bashkėpunonte me pushtuesin e tokave shqiptare dhe, madje, tė Shqipėrisė shtet ky gjithsesi nuk mund tė quhet atdhetarizėm shumė i kthjellėt. Cila ėshtė mė e durueshme: tė trajtohesh tradhtar si Esad Toptani a kryengritės turkashak, por kundėrserb, si Haxhi Qamili? Po tė na dėnonte Zoti tė zgjidhnim dhunshėm, Ismail Kadare, pa dyshim, do tė zgjidhte tė parin. Dhe, le ta zgjedhė e le tė jetė – esadist!
Lindjefobia e kjo domethėnė myslimanofobia mund tė konsiderohet arsye pse, pėrpos tradhtisė sė Esad pashė Toptanit, Ismail Kadare e hesht edhe politikėn, po ashtu, kundėrhistorike, tė dy figurave tė tjera tė asaj kohe po ashtu skajore historike: e hesht politikėn e Marka Gjonit e tė Preng Bibė Dodės. Nė qoftė se Haxhi Qamili na qenka lektisur kot pas njė pushtuesi tė dėbuar, qė nė Shqipėri kurrė mė nuk do tė mund tė sundonte, Marka Gjoni dhe Preng Bibė Doda i bėnin dėm tė dyfishtė Shqipėrisė: nė njėrėn anė bėnin politikėn e pėrkrahjes sė pushtimit italian, kurse, nė anėn tjetėr, bėnin politikėn separatiste tė shpalljes sė Mirditės autonomi - njėri i ledhatuar nga Beogradi e tjetri nga Cetina.
Gjykimi i njė kryengritėsi pėr njė iluzion politik e lėnia nė heshtje e dy separatistėve, politikat e tė cilėve mund tė tregoheshin mė tė rrezikshme pėr Shqipėrinė dhe pėr shqiptarėt, gjithsesi nuk duket gjykim i drejtė historik. Pas gjykimit tė tillė, nė njėrėn anė, dhe pas heshtjes sė tillė, nė anėn tjetėr, nuk ėshtė e vėshtirė tė shihen motive ideologjike fetare.


Reagimet ndaj polemikės


Nė gazetat e Tiranės dhe nė gazetat e Prishtinės, deri sot kur po e shkruaj kėtė pėrgjigje, janė botuar shumė reagime ndaj polemikės midis Ismail Kadaresė dhe meje. Numri mė i madh i reagimeve nė gazetat e Prishtinės nė tė vėrtetė janė reagime mė parė tė botuara nė gazetat e Tiranės.
Si historian i letėrsisė shqipe nuk di shkrim qė tė ketė nxitur mė shumė reagime se ē’ka nxitur pėrgjigjja ime Realiteti i shpėrfillur ndaj sprovės Identiteti evropian i shqiptarėve me tė cilėn Ismail Kadare i kishte kundėrshtuar pikėpamjet e mia tė paraqitura nė kreun Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare tė trajtesės Ideologjia e shpėrbėrjes. Le tė thuhet se mė i madh se numri i reaguesve qė ēėshtjet e ngritura nė kėtė polemikė kujdesen t’i trajtojnė objektivisht, pa paragjykime fetare, politike, partiake, ideologjike, pa anime miqėsore e tė tjera, ėshtė numri i reaguesve, tė cilėt nuk dėshmojnė se janė tė liruar prej disa paragjykimeve tė tilla apo prej animeve miqėsore. Nuk ėshtė e vėshtirė pėr tė vėrejtur se paragjykimet dhe animet e tilla posaēėrisht shprehen nė shkrimet e disa gazetarėve, publicistėve dhe tė disa miqve indigo tė Ismail Kadaresė.
Ndėr mediat qė do tė mbajnė qėndrim objektiv, mjerisht, nuk do tė mund tė radhitej pa sadopak ngurrim as gazeta Tirana observer dhe nuk do tė mund tė radhitej nė radhė tė parė pėr shkak tė pyetjes qė do t’ua bėjė tė ftuarve pėr deklarata nė lidhje me polemikėn: a mendoni se polemika e dėmton imazhin e shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare? Me tė njėjtėn arsye do tė mund tė bėhej pyetja: a mendoni se polemika e dėmton imazhin e shkrimtarit, historianit tė letėrsisė dhe intelektualit tonė tė madh Rexhep Qosja? Shumė mė normale, mė frytdhėnėse pėr kulturėn e diskutimeve intelektuale e politike do tė ishte pyetja, qė pėrjashton gara e hierarki sportive: sa ndriēon ēėshtjen e sa i kontribuon sė vėrtetės kjo polemikė?
Inkuadrimi i kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, nė kėtė polemikė nė anėn e Ismail Kadaresė sikur i shpjegon kėto paragjykime dhe anime tė disa reaguesve. Partitė nė pushtet, po e tregon edhe kjo polemikė, ende pėrcaktojnė politikėn, etikėn dhe estetikėn e shumėve prej nesh, prandaj edhe tė shumė gazetave dhe mediave elektronike.
Disa nga miqtė e Ismail Kadaresė, si edhe miku i tyre, nė reagimet e botuara bėjnė pėrpjekje qė t’i zhvlerėsojnė pikėpamjet e mia - duke i shtrembėruar e duke i falsifikuar dhe qė tė mė zhvlerėsojnė mua - duke mė fyer kur mė butė e kur mė vrazhdė se ai! Bėjnė pėrpjekje tė krijojnė pėrshtypjen nė opinion se kjo polemikė nė tė vėrtetė ėshtė polemikė, siē thotė njėri prej tyre, midis njė shkrimtari tė madh, botėror, dhe njė shkrimtari normal, domethėnė, thotė ai, lokal! U mbeti pa thėnė, si e tha njėri qė s’i duartroket Ismail Kadaresė, se kjo nė thelb ėshtė polemikė midis Goliatit dhe Davidit. Gjedhet mitologjike pėrsėriten! Bariu i vetmuar, Davidi, me njė shkop nė dorė dhe me llastik nė brez, ka marrė guximin t’i kundėrvihet Goliatit. Pėr tė krijuar bindjen se kėsaj radhe Goliati do tė jetė ai qė do ta mundė mendėrisht dhe moralisht Davidin, miqtė e Ismail Kadaresė, bashkė me tė, do tė mė bėjnė njė portret tė shėmtuar, tė cilin do tė donin ta shihnin gjithmonė nė galerinė kombėtare tė portreteve.
Ēka do tė thonė ata pėr mua?

Tė gjithė portretistėt e mi


Pavarėsisht pse unė pėr ta kurrė s’kisha thėnė fjalė portretizuese, ata do tė thonė:
se unė jam njė enverist, qė e mundon nostalgjia pėr Enverin,
se unė jam Enver i Letrave,
se mė mundon nostalgjia
edhe pėr Jugosllavinė
edhe Serbinė,
se jam njeri qė kam ngritur njė flamur tė ri, tė quajtur flamuri i myslimanizmit,
se unė jam gardian i Lindores,
se unė jam taliban,
se jam blasfemues i religjionit,
se po ndėrtoj njė politikė dhe njė ideologji tė re, sė cilės do tė shohin si do t’ia vėnė emrin;
se jam hiē mė pak se njė delirant,
se kam ide fikse,
se hidhem nė ekstreme,
se jam njeri me karakter autarkik,
se kam qejf tė mė quajnė baba i kombit dhe
bacė i dijes nė Kosovė,
se tė gjitha kėto qė po i shkruaj – i shkruaj pėr arsye se dėshiroj tė mė trajtojnė numėr njė e jo numėr dy nė komb;
se nė duel me njė ish-kryetar nė Kosovė
humba,
se nė zgjedhjet lokale nė Kosovė nė vitin 2000
humba,
se nė zgjedhjet e 3 korrikut nė Shqipėri
humba,
Se jam halldup,
Se jam gėrxho,
se jam njė nga mbytėsit e njė idiome (tė gegėrishtes),
se jam ballabani i vonuar,
se jam nacionalist fondamentalist (ndoshta fundamentalist),
se jam njė skriboman,
se po pėrpiqem tė bėj perestrojkėn tonė,
se jam njė shkrimtar lokal, domethėnė i njohur vetėm nė Bregun e Diellit, nė Prishtinė!
se jetoj me kompleks gjenerali,
se jam gjeneral i pamundėsuar,
se jam kolos i lidhun!
Se duhet tė mė dėbojnė prej Kosovės!
Se, se, se, se, se...!
Portretizuesve tė mi, tė dhuruar me dhuntinė qė tė bėjnė portrete me epitete, qė tė fyejnė tė tjerė, nuk do t’u pėrgjigjem nė fyerjet dhe nė falsifikimet e pikėpamjeve tė mia. Do tė merrem vetėm me ēėshtjet, pavarėsisht prej cilėve reagues janė tė ngritura, diskutimin e tė cilave e ēmoj tė nevojshėm. Kjo do tė thotė se para se t’ia jap fjalėn portretizuesit mė tė talentuar dhe, njėkohėsisht, mė tė ēmuar nė artin tonė figurativ, kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, do tė flas edhe pėr disa shqetėsime tė reaguesve tė tjerė ndaj polemikės.


















Vetėm e vėrteta i bashkon njerėzit


1. Disa nga reaguesit shprehin shqetėsimin se polemika midis Ismail Kadaresė dhe meje do tė shkaktojė ndarje mes intelektualėve shqiptarė, e ndoshta, edhe mes kosovarėve dhe shqiptarėve, si po na ndajnė ata qė bėjnė pėrpjekje tė kota tė krijojnė identitetin kombėtar kosovar dhe njė gjuhė tjetėr, standarde pėr tė. Edhe mė i mprehtė ėshtė shqetėsimi i atyre qė thonė se kjo polemikė, nė rastin mė tė keq, mund tė shkaktojė ndarje fetare!
Ėshtė pėr nderim shqetėsimi i kėtyre reaguesve, por, disa tė tjerė mendojnė se njė shqetėsim i tillė ėshtė i paarsyeshėm. Njė polemikė, sado e ashpėr dhe sado e shtrirė, nuk mund tė krijojė ndarje, sepse polemikat, qė sqarojnė ēėshtjet, nė thelb synojnė mėnjanimin e ndarjeve. Ato edhe s’mund tė bėhen si duhet midis njerėzve qė, megjithatė, s’do tė mund tė merreshin vesh. Pėrvoja historike, kudo dhe kurdo, ka dėshmuar se ndikim tė padėshiruar mund tė ushtrojnė, nė radhė tė parė, problemet e fshehura, problemet kulturore, politike, morale, shoqėrore, e tė tjera qė mbulohen me, ta themi, tepih politik. Nuk e thotė populli i urtė kot: plaga qė fshihet nuk shėrohet. Sqarimi i problemeve mė parė se ē’i ndan, i afron njerėzit. Nuk e them unė i pari se njerėzit pėrherė bashkohen vetėm rreth tė Vėrtetės dhe tė Drejtės. Rreth mashtrimeve, gėnjeshtrave, kodeve tė rrejshme, njerėzit mund tė bashkohen vetėm pėrkohėsisht - derisa tė mos i shohin e tė mos i kuptojnė.
Dukshmėria (transparenca) nuk ėshtė kot nocion aq i ēmuar nė vendet me tradita mė tė gjata demokratike. Meqenėse e kanė shijuar gjatė dobishmėrinė e saj, ato vende jo rastėsisht po kėrkojnė qė ta zbatojmė edhe ne.











Ku e lamė Kosovėn?


2. Ėshtė e ēuditshme dhe, njėkohėsisht, treguese pse si njė numėr i reaguesve, kur flasin pėr identitetin shqiptar, kanė parasysh vetėm Shqipėrinė. Pėr kėtė arsye emėrvendi Shqipėri bėhet zėvendėsim pėr emėrnjeriun shqiptar. I pari qė e bėn kėtė ėshtė Ismail Kadare kur, duke folur pėr identitetin e shqiptarėve nė sprovėn Identiteti evropian i shqiptarėve, thotė atė fjalinė e papranueshme: “Letrat e Shqipėrisė janė tė qarta”! Nuk ka dyshim se kjo ėshtė njė pikėnisje e gabuar pėr ēdo gjykim pėr identitetin e shqiptarėve. Nuk mund tė gjykohet shkencėrisht pėr ēėshtje tė identitetit shqiptar duke pasur parasysh vetėm Shqipėrinė, domethėnė duke mos pasur parasysh tė gjithė shqiptarėt nė Ballkan dhe shqiptarėt nė diasporė. Gjykimi pėr pjesėn nuk mund tė zėvendėsojė gjykimin pėr tėrėsinė. Pjesa, sado e madhe dhe sado e rėndėsishme qoftė, nuk ėshtė tėrėsia. Ata qė pėr identitetin e shqiptarėve do tė gjykojnė duke pasur parasysh tė gjitha trevat shqiptare e jo vetėm Shqipėrinė shtetėrore, tė gjithė shqiptarėt e jo vetėm ata qė jetojnė nė Shqipėrinė shtetėrore, nuk do t’i lejojnė vetes qė tė shpėrfillin pėrbėrėsit e shumtė tė kulturės e tė qytetėrimit mysliman nė identitetin e gjithėsishėm, tė pėrbashkėt, historik tė shqiptarėve. Pikėnisja metodologjike e Ismail Kadaresė, e formuluar nė fjalinė pėrjashtuese ndaj Kosovės “Letrat e Shqipėrisė janė tė qarta” si edhe e miqve tė tij reagues ndaj kėsaj polemike, vetėm sa i frymėzon pėrpjekjet e disa vetjeve, disa grupeve dhe ndonjė institucioni nė Kosovė pėr krijimin e identitetit kombėtar kosovar. E shqiptarėt nė Shqipėri, nė Kosovė, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi, nė Luginėn e Preshevės dhe kudo qofshin sot vetėm sė bashku pėrbėjnė identitetin e pėrbashkėt, tė pėrbėrė, tė gjithėsishėm shqiptar. Pėr identitetin kombėtar shqiptar si pėr njė identitet tė pėrbashkėt, tė gjithėsishėm, historik mund tė flasim vetėm kur t’i marrim parasysh tė veēantat e shqiptarėve tė krahinave tė ndryshme, tė dialekteve tė ndryshme, tė feve tė ndryshme dhe tė politikave e tė fateve tė ndryshme historike shqiptare, sidomos prej copėtimit tė trojeve shqiptare nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr nė vitin 1912 - 1913.


Besimi dhe mosbesimi


3. Ka nga reaguesit qė e quajnė tė papranueshėm konstatimin tim mbi rėndėsinė e pėrbėrėsit fetar (mysliman) nė identitetin e pėrgjithshėm, historik, shqiptar. Qėndrimin e tyre tė tillė e mbėshtesin nė konstatimin se qenkemi populli mė mosbesimtar nė Evropė, me ē’rast pohimi mė mosbesimtar tingėllon kėtu si vlerėsim pozitiv. Nė qoftė se, sipas konstatimit tė kėtyre reaguesve, ne, vėrtet, qenkemi populli mė mosbesimtar nė Evropė - mė mosbesimtar se popujt me tradita mė tė gjata shtetėrore e demokratike dhe me tradita mė tė pasura kulturore, mos do tė thotė kjo se ne qenkemi populli mė i pėrparuar, mė i zhvilluar, mė i kulturuar i Evropės? Le ta japin ata vetė pėrgjigjen pėr kėtė pyetje, kurse unė po shtoj: ndoshta nė kohėn e komunizmit edhe mund tė radhiteshim ndėr popujt, si i quajnė ata, mė mosbesimtarė tė Evropės, por nuk jam aspak i sigurt se sot jemi aq mosbesimtarė sa dje. Dėshmi pėr shtimin e pėrkushtimeve fetare tė pjesėtarėve tė tė tri feve mund tė shihen e mund tė dėgjohen kudo: nė familje, nė kisha e nė xhami, nė hapėsirat para tyre, nė shkolla e nė fakultete, nė institucione tė shkencės, tė kulturės e, madje, tė politikės. Ata qė i shpallin shqiptarėt popullin mė mosbesimtar nė Evropė sot, mund tė mos besojnė, ndoshta, nė qoftė se u thuhet: nė institucione shkencore nė Prishtinė, pėr shembull, para, ta themi, njėzet vjetėsh nuk dihej nėse e agjėronte kush ramazanin, kurse sot kėtė e bėjnė jo pak prej tyre, pėrpos tė tjerėsh, edhe kėshilltarė shkencorė; nė shkollat e mesme nė Kosovė, para njėzet vjetėsh, ta themi, nuk dihej nėse agjėronte ndonjė nxėnės a ndonjė mėsues, arsimtar a profesor, kurse sot dihet pėr shumė e shumė prej tyre; nė xhamitė e Kosovės para njėzet vjetėsh nuk dihej nėse shkonte tė falej ndonjė profesor fakulteti, kurse sot ėshtė gjithnjė e mė i dukshėm numri i tyre qė tė premteve shihen nė xhami. Nė Kosovė sot me rituale fetare varrosen edhe anėtarė tė ndjerė tė Akademisė sė Shkencave e tė Arteve tė Kosovės; por, nė Kosovė sot me rituale fetare ngjet tė varrosen edhe ish-funksionarė tė lartė, madje, edhe mė tė lartit, tė Komitetit Krahinor tė Lidhjes sė Komunistėve tė Kosovės. Si nė Kosovė, pėrkushtimet fetare mbas rėnies sė komunizmit janė shtuar edhe ndėr shqiptarėt nė Maqedoni, nė Luginėn e Preshevės dhe nė Mal tė Zi. Tė mos i shohėsh kėto sot do tė thotė tė mos e shohėsh njėmendėsinė. Dhe, tė shpėrfillėsh pėrbėrėsit e besimit mysliman, - qė nė Kosovė e nė Shqipėri kanė ardhur nga Lindja turko-arabe - e kjo do tė thotė edhe tė kulturės me bazė besimin mysliman nė identitetin e gjithėsishėm shqiptar, do tė thotė tė shpėrfillėsh njėmendėsinė: tė shpėrfillėsh njėmendėsinė qoftė pse nuk je nė gjendje ta shohėsh, qoftė - ēka, mjerisht, ngjet mė shpesh - pse nuk dėshiron ta shohėsh tė tillė ēfarė ėshtė ajo. E kur flitet pėr identitetin e shqiptarėve nė pėrgjithėsi e jo vetėm pėr identitetin e shqiptarėve nė Shqipėrinė shtetėrore do tė duhej tė dihej se nė Kosovė, nė Maqedoni, nė Luginėn e Preshevės dhe nė Mal tė Zi, jetojnė sot gati gjysma e shqiptarėve nė Ballkan, kurse mbi 95 pėr qind e kėtyre shqiptarėve i takojnė besimit mysliman.
Besimin e autorėve tė pohimit se shqiptarėt na qenkan populli mė mosbesimtar nė Evropė e pėrgėnjeshtrojnė edhe tė dhėna tė tjera ndėr tė cilat mund tė pėrmendet njė emision i udhėhequr prej Alban Dudushit nė Top Channel, nė tė cilin, pėrpos se u theksua racizmi i Ismail Kadaresė, u paraqitėn tė dhėna pėr rėnien e numrit tė martesave tė pėrziera e pėr shtimin e numrit tė konflikteve fetare dhe kėto tė dhėna flasin, ndoshta, pėr forcimin, apo, madje, pėr tejshquarjen e vetėdijes fetare nė jetėn tonė.
4. Njėri prej reaguesve do tė ma marrė pėr tė keq se pėr njėrėn prej ēėshtjeve pėr tė cilėn ėshtė folur nė pėrgjigjen ndaj sprovės sė Ismail Kadaresė paskam folur si myftiu i njė qyteti tonė. Dhe, kjo se paskam folur ashtu siē paska folur edhe myftiu, nuk e di nėse fola unė pėrpara tij apo ai pėrpara meje, qenka e palejueshme. Mos do tė thotė kjo se njė intelektual pėr asnjė ēėshtje nuk do tė duhej tė fliste siē flet njė myfti? Dhe, mos do tė thotė kjo se ēdo gjė qė thotė njė myfti qė pėrpara qenka e papranueshme? Nuk e di nėse shqiptuesit tė kėtij pohimi i shkon mendja se vetėm nė kohėn e komunizmit ishte e padėshiruar, madje, e palejuar qė tė thuash diēka qė do tė pajtohej me atė qė pėr atė diēka e paska thėnė njė myfti, njė kardinal a njė rabin!
Nuk e di si mund tė kuptohet mė parė ky qortim: si paragjykim fetar, si myslimanofobi, apo si njė klishe komuniste e strehuar nė ndėrdijen e qortuesit. Pak mė e vrazhdė, ndoshta, do tė mund tė quhej kėshilla e reaguesit tjetėr, i cili shqiptarėve qė mund tė mos mendojnė si ai ua tregon udhėn e pelegrinazhit, pėr tė zgjidhur, si thotė, brengat e veta! A bash kėshtu duhet tė flasė njė shqiptar ortodoks pėr shqiptarin mysliman qė pėr haxhillėk shkon nė Qabe apo njė shqiptar mysliman pėr vėllanė ortodoks qė pėr pelegrinazh shkon nė Patrikanėn e Stambollit e pėr vėllanė katolik qė pėr pelegrinazh shkon nė Vatikan?!

Krahasime qė s’bėhen


5. Njė reagues tjetėr pa ndonjė ngurrim dhe pa ndonjė hamendėsim shpėrfill kritikėn letrare, teorinė letrare dhe historinė letrare e kjo domethėnė shkencėn e letėrsisė nė krahasim me letėrsinė. Ē’mė duhet mua, mendon ai, studimi i veprės sė njė shkrimtari kur e kam atė vepėr? Ē’mė duhet mua, thotė ai pa ngurrim, monografia e Rexhep Qosjes pėr Naim Frashėrin? Dhe, unė nuk e di a nuk i duhet kjo monografi pse e paska shkruar Rexhep Qosja apo pse qenka e shkruar mbi krijimtarinė e Naim Frashėrit? Ky pohim shqiptohet pėr t’u dėshmuar pohimet e disa miqve tė Ismail Kadaresė e, pastaj, edhe mendimi i kryeministrit tė Shqipėrisė, se polemika ndaj sė cilės reagojnė ata ėshtė polemikė midis dy autorėve me popullorėsi tė ndryshme: njė shkrimtari, njė poeti - botėror dhe njė kritiku, njė historiani letrar - lokal! Ta lėmė krahasimin midis popullorėsive e tė merremi me krahasimin vlerėsues midis fushave krijuese: midis poezisė dhe shkencės, midis poezisė dhe trajtave tė tjera tė veprimtarisė mendore tė njeriut.
Krahasimet vlerėsuese midis arteve tė veēanta dhe midis arteve e trajtave tė tjera tė veprimtarisė mendore tė njeriut, siē janė shkenca dhe filozofia, quhen tė tejkaluara, tė papranuara, tė gabuara, sepse tė gjitha artet, tė gjitha shkencat dhe filozofia i duhen njeriut, janė shprehje e mendėsive tė tij dhe i shėrbejnė jetės sė tij. I takon njė kohe tė shkuar koncepti romantik sipas tė cilit poezia dhe muzika pėrfaqėsojnė dėshminė mė tė fuqishme tė gjeniut ashtu siē i takon njė kohe tė shkuar koncepti hegelian sipas tė cilit poezia (e kjo domethėnė letėrsia) i takon fėmijėrisė, kurse filozofia dhe shkenca pjekurisė sė njerėzimit. Pėr kėtė arsye nė kulturat e zhvilluara nuk bėhen krahasime vlerėsuese midis shkrimtarit dhe kritikut, midis shkrimtarit dhe shkencėtarit, midis shkrimtarit dhe filozofit.
Studiuesi i njohur polak, Henrik Markieviē, thotė, fjala vjen, se sot “gjithnjė e mė dukshėm po hiqen kufijtė midis letėrsisė dhe filozofisė, shkencės, reportazhit ose publicistikės”; studiuesi francez, Robert Eskarpi, thotė se ka shumė vepra tė shkruara me qėllim funksional qė ēmohen si vepra tė vėrteta letrare; teoriku i njohur i letėrsisė, Cvetan Todorov, nė trajtesėn Nocioni i letėrsisė, fjala vjen, thotė se “ēdo tip i ligjėrimit qė zakonisht e quajmė letrar e ka tipin e ngjashėm jo letrar me tė cilin ėshtė mė i afėrt se me njė tip tjetėr tė ligjėrimit letrar”. Krijuesit e ndryshėm tė arteve, tė shkencės dhe tė filozofisė ēmohen jo varėsisht pse njėri ėshtė poet, tjetri shkencėtar e i treti filozof, po varėsisht prej vlerės, kuptimit, rėndėsisė sė veprave tė tyre. Cili intelektual francez do tė thoshte, fjala vjen, se Rasini, Kornej a Molieri janė mė tė ēmuar nė kulturėn franceze se Dekarti? Asnjėri. Cili intelektual francez do tė thoshte se Lamartini ėshtė mė i ēmuar e mė i rėndėsishėm pėr kulturėn franceze sesa Rusoi? Asnjėri. Cili intelektual francez do tė thoshte se Pol Valeri nė kulturėn franceze ėshtė mė i ēmuar e mė i rėndėsishėm se Henri Bergsoni apo Gustav Lansoni? Asnjėri. Cili intelektual gjerman do tė thoshte se Gėte dhe Shileri pėr kulturėn gjermane janė mė tė rėndėsishėm se Kanti dhe Hegeli? Asnjėri.
Nė letėrsinė italiane tė shekullit nėntėmbėdhjetė dhe tė shekullit njėzet kanė krijuar me mijėra poetė, prozatorė e dramaturgė, por ndėr, tė themi, pesė shkrimtarėt mė tė lavdishėm tė shekullit nėntėmbėdhjetė hyn kritiku dhe historiani i letėrsisė italiane, Francesko de Sanktis, kurse ndėr mė tė lavdishmit e shekullit njėzet hyn kritiku dhe esteti Benedeto Kroēe. Albert Kamy dhe Zhan-Pol Sartri janė dy nga figurat mė tė mėdha tė letėrsisė franceze tė shekullit njėzet, por janė aq tė mėdhenj, aq tė ēmuar e aq tė rėndėsishėm nė kėtė letėrsi dhe nė letėrsinė botėrore nė pėrgjithėsi, jo vetėm si prozatorė, por edhe si filozofė, kritikė, eseistė, intelektualė me formim dhe ndikim universal - Sartri dhe jo vetėm si prozator e dramaturg, po edhe si mendimtar, kritik, intelektual i gjithanshėm - Kamy.
Ē’pėrfaqėsojnė mijėra e mijėra romancierė nė krahasim me Herodotin, Plutarkun, Livin, Tacitin, Erazmon, Bekonin, Montenjin, Lesingun, Vikon, Volterin, Didronė, Renanin, Tenin, tė cilėt trajtohen shkrimtarė tė mėdhenj sepse janė, para sė gjithash shkencėtarė, mendimtarė, moralistė tė mėdhenj?
Krahasimet vlerėsuese midis intelektualėve tanė, midis krijuesve tanė, varėsisht prej fushės krijuese me tė cilėn merren, nuk e tregojnė tė vėrtetėn pėr rėndėsinė dhe pėr rolin e tyre tė pėrgjithshėm nė letėrsinė dhe nė kulturėn kombėtare.


Sovjetizimi dhe evropianizimi


6. Disa prej reaguesve - ithtarė tė Ismail Kadaresė, - nuk ngurrojnė qė nė reagimet e tyre tė mė mbajnė ligjėrata pėr evropianizimin e letėrsisė shqipe, duke i treguar me gishtin tregues evropianizuesit dhe kundėrevropianizuesit e saj, duke e bėrė Ismail Kadarenė evropianizues e mua kundėrshtar tė kėtij evropianizmi. Janė turrur tė marrin njė flamur qė s’iu takon, ndėrsa Ismail Kadarenė si shumė herė dhe pėr shumėēka e vėnė pėrpara! E ai, pėr t’u treguar ēka s’ishte e pėshtyn edhe njėrin nga mėsuesit e tij tė dikurshėm: Ēernishevskin.
Ē’mund tė thuhet pėr kėto pohime dhe pėr kėto krahasime?
Mund tė thuhet: mbi tridhjetė e pesė vjet i ka kaluar Ismail Kadare duke e sovjetizuar jo vetėm me poezi e me prozė, po edhe me shkrime kritike dhe “teorike” letėrsinė dhe kulturėn shqiptare.
Pėrmasat e vėrteta tė kėsaj dukurie nė krijimtarinė e tij mund tė shihen nė gjithė shtrirjen e saj vetėm kur tė studiohet ajo.
E sovjetizimi dhe evropianizimi janė koncepte tė papėrputhshme, madje, tė papajtueshme. E sovjetizimi dhe evropianizmi janė praktika letrare, artistike dhe kulturore nė pėrgjithėsi, tė ndryshme, tė papėrputhshme dhe tė papajtueshme. Shkrimin e fundit apo, ndoshta, tė fundit teorik dhe historiko-letrar, me tė cilin i kontribuohej sovjetizimit tė letėrsisė shqipe, tė shkencės letrare dhe tė kulturės shqiptare, Ismail Kadare do ta shkruajė nė ēastet kur po dėgjoheshin grahmat e fundit politike, ideologjike dhe sistemore tė komunizmit nė Evropė dhe po fillonte ēsovjetizimi i letėrsisė dhe i kulturės shqiptare: nė vitin kur po shėnohej dyzetepesėvjetori i Ēlirimit. Ishte kjo fjala teorike dhe historiko-letrare e Ismail Kadaresė mbi amshimin e realizmit socialist, e paraqitur nė Konferencėn Shkencore Koha jonė, letėrsia, shkenca letrare nė njėrėn nga sallat e Pallatit tė Kongreseve mė 13 nėntor 1989, qė do tė botohet mandej nė numrin e janarit 1990 tė revistės Nėntori. Ishte kjo fjala teorike dhe historiko-letrare e Ismail Kadaresė me tė cilėn ai zhvlerėsonte tė ashtuquajturėn letėrsi dekadente, mikroborgjeze, domethėnė evropiane, me tė cilėn e shpallte tė pėrjetshme letėrsinė e realizmit socialist dhe me tė cilėn e madhėronte edhe njėherė rėndėsinė e vijės sė Partisė pėr letėrsinė dhe artet. Nė Evropė nuk kishte krijues, nuk kishte intelektual, qė nuk shihte se nė arkivolin e komunizmit po nguleshin gozhdėt e fundit kurse Ismail Kadare i shkruante himn pėr pavdekėsinė! Nė letėrsinė shqipe kurrė njė poet s’ishte treguar mė kundėrprofet. Fatmirėsisht njė numėr i prozave dhe i poezive tė Ismail Kadaresė nuk e dėshmojnė teorinė e tij me tė cilėn propagandohej sovjetizimi i mėtejshėm i letėrsisė dhe i kulturės shqiptare. Dhe, fatmirėsisht, krijimtaria e tij letrare dhe publicistike pas rėnies sė komunizmit ėshtė krijuar nė kundėrshtim me atė teori. Por, pesėmbėdhjetė vjet vetėdije pėr nevojėn e evropianizimit nuk janė shpagim i mjaftueshėm pėr mbi tridhjetė e pesė vjet teori dhe propagandė pėr sovjetizimin e letėrsisė dhe tė kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi.
Nė vitet kur Ismail Kadare bėnte sovjetizimin teorik dhe, nė njė pjesė tė madhe, praktik tė letėrsisė shqipe, unė bėja shumė pėrpjekje pėr evropianizimin e saj: evropianizimin e gjithanshėm tė saj. Dhe, kjo dėshmohet jo vetėm nė referencat e pėrdorura nė veprat e mia pėr letėrsinė shqipe. Dhe, kjo dėshmohet nė indekset e emrave nė veprat e mia pėr letėrsinė shqipe dhe pėr kulturėn shqiptare. Mbi 95 pėr qind e emrave tė shkrimtarėve, tė krijuesve tė tjerė tė arteve tė tjera, tė filozofėve, tė shkencėtarėve nė veprat e mia janė emra shkrimtarėsh, krijuesish tė arteve tė tjera, filozofėsh dhe shkencėtarėsh evropianė - francezė, gjermanė, anglezė, italianė, spanjollė, holandezė dhe amerikanė. Dhe, kjo dėshmohet edhe me pikėpamjet teorike nė sprovėn time Letėrsia kombėtare dhe letėrsia botėrore ose afrimi pėrmes ndryshimeve, tė botuar nė vitin 1972. Dhe, kjo dėshmohet edhe me koncepte teorike nė veprėn Tri mėnyra tė shkrimit shqip, tė shkruar nė fund tė viteve shtatėdhjetė, nė tė cilėn politizimi dhe ideologjizimi, domethėnė sovjetizimi, qė predikonte e zbatonte Ismail Kadare nė njėrėn anė, kurse folklorizmi, nė anėn tjetėr, trajtohen si pengesa pėr evropianizimin e letėrsisė, tė arteve, tė dijeve, tė kulturės sonė nė pėrgjithėsi e kjo domethėnė si pengesė e evropianizimit tė identitetit tonė. Tė thuash, prandaj, ē’thotė Ismail Kadare pėr veten dhe ē’thonė magnetofonat e tij pėr rolin tim dhe rolin e tij nė evropianizimin a ēevropianizimin e letėrsisė dhe tė kulturės sonė do tė thotė tė mos e shohėsh tė vėrtetėn, tė mos e pranosh tė vėrtetėn dhe tė mos barazosh tė pabarazueshmit siē do tė thotė njėri prej magnetofonave tė tij.
Si po zgjidhet ēėshtja kombėtare

7. Njė numėr i reaguesve, megjithėse i vogėl, i quajnė tė jashtėkohshme e kjo domethėnė anakronike diskutimet pėr ēėshtje qė po diskutohen nė kėtė polemikė e nė reagimet ndaj saj dhe i quajnė kėshtu tė jashtėkohshme, domethėnė anakronike, sepse u tingėllojnė shumė kombėtare. Nė kohėn e globalizmit, qė, mendojnė, u sjell vetėm tė mira kombeve, preokupimet kombėtare, thonė, tė largojnė prej qėllimit kryesor, qė ėshtė zhvillimi ekonomik dhe ngritja e mirėqenies sė qytetarėve. Nuk janė kėto, natyrisht, deklarimet e para, as tė vetmet nė disa nga mediat tona nė Prishtinė dhe nė Tiranė, nė tė cilat ideja kombėtare quhet tashmė ide e tejkaluar. Harrohet se, siē po shihet nė tė gjitha anėt e planetit, kombi ėshtė edhe mė tej ajo forca, e cila, si e thoshte De Goli, e lėviz historinė. Popuj tė mėdhenj nuk janė mė pak nacionalistė se popuj tė vegjėl, qė ende s’kanė zgjidhur as ēėshtjen kombėtare, as ēėshtjen demokratike. Dhe, harrohet se autorė perėndimorė, evropianė dhe amerikanė, nė vendet e tė cilėve globalizmi predikohet mė sė shumti, thonė se: 1. kapitalizmi me tregun e lirė, 2. tė drejtat e njeriut me demokracinė liberale sekulare, dhe 3. shteti kombėtar pėrfaqėsojnė tri parimet mbi tė cilat qėndrojnė e sotmja dhe e ardhmja e Perėndimit dhe e njerėzimit. Dhe, harrohet se ne, si komb, ende nuk e kemi zgjidhur ēėshtjen kombėtare dhe, si duken punėt, nuk do ta zgjidhim pėrfundimisht as nė kėtė cikėl historik. Ėshtė e vėrtetė se pozita e shqiptarėve nė Maqedoni, nė Serbinė Jugore dhe nė Mal tė Zi sadopak po pėrmirėsohet dhe ėshtė e vėrtetė se Kosovės do t’i njihet pavarėsia me ose pa farė kufizimesh, por ėshtė e vėrtetė se shqiptarėt mbesin tė ndarė, siē ishin, nė pesė shtete! E ashtu i copėtuar si shqiptarėt nuk ėshtė asnjė popull evropian. Bashkėsia ndėrkombėtare nuk ua ka paracaktuar disa kufizime bisedimeve mbi statusin e Kosovės pėr hir tė shqiptarėve, po, nė radhė tė parė, pėr hir tė serbėve. Vullneti i, tė themi, 10 pėr qind tė serbėve tė Kosovės vihet kėshtu mbi vullnetin e 90 pėr qind tė shqiptarėve dhe tė tjerėve nė Kosovė. Sikur tė mos favorizohej vullneti i serbėve, shqiptarėve tė Kosovės do t’u njihej e drejta e popullit tė ndarė dhunshėm prej shumicės sė tij: e drejta e bashkimit me Shqipėrinė.
E, sa rėndėsi tė madhe do tė kishte bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė edhe pėr Kosovėn, edhe pėr Shqipėrinė, ndoshta, vetėm tani po shihet plotėsisht. Pėrpara mendoja se duke u bashkuar me Shqipėrinė do tė shpėtonim njėherė e pėrgjithmonė prej Serbisė. Tani mendoj, ndėrkaq, se duke u bashkuar me Shqipėrinė, njėkohėsisht, do tė shpėtohej Kosova prej Kosovės dhe Shqipėria prej Shqipėrisė. Domethėnė: bashkimi do tė kishte rėndėsi jo vetėm ekzistenciale, ekonomike e politike, po edhe shoqėrore, intelektuale dhe morale. Vetėm tė bashkuar shqiptarėt do tė bėheshin ēka mund tė jenė, ēka s’do tė duhej tė jenė dhe ēka do tė duhej tė jenė edhe nė pikėpamje shoqėrore, edhe nė pikėpamje tė shėndetit moral.
Pėr kėtė arsye jo diskutimet intelektuale pėr ēėshtje kombėtare, pra edhe pėr identitetin, po mohimet e nevojės pėr diskutime tė tilla mbi ēėshtje kombėtare mund tė quhen tė jashtėkohshme dhe tė jashtėvendshme.






Kategori e ndryshueshme


8. Disa nga reaguesit, madje edhe nga reaguesit qė nuk mbajnė anėn e asnjėrit polemist, thonė se qė tė dy polemistėt e trajtojnė identitetin si diēka tė ngurtė, tė ndėrtuar njėherė e pėrgjithmonė, domethėnė tė pandryshuar. Nė shkrimet e mia Ideologjia e shpėrbėrjes dhe Realiteti i shpėrfillur nuk shikohet ashtu identiteti i asnjė populli. Siē shihet prej sprovės Identiteti evropian i shqiptarėve dhe siē thuhet pėr tė edhe nė pėrgjigjen time Realiteti i shpėrfillur, ashtu e shikon identitetin Ismail Kadare. Unė, pėrkundrazi, e trajtoj si kategori historike, dinamike, domethėnė tė ndryshueshme. Nė pėrgjigjen Realiteti i shpėrfillur nuk e kam quajtur tė arsyeshme, prandaj as tė nevojshme, tė pėrsėris disa pohime themelore pėr ēėshtje tė identitetit. Kam supozuar se lexuesi qė e pėrcjell kėtė polemikė e aq mė parė lexuesi, qė reagon ndaj saj, do tė ketė lexuar jo vetėm sprovėn e Ismail Kadaresė, Identiteti evropian i shqiptarėve, me tė cilėn e fillon kėtė polemikė, por edhe trajtesėn time Ideologjia e shpėrbėrjes, kreut tė sė cilės mbi identitetin kombėtar dhe vetėdijen fetare ai i ėshtė kundėrvėnė me atė sprovė. E nė atė trajtesė, pėrpos tė tjerash, unė them: “Identiteti i njė populli ėshtė kategori historike: nė procesin historik ai vjen duke u pasuruar apo, madje, duke u varfėruar dhe, rrjedhimisht, mė pak a mė shumė duke ndryshuar. Nė procesin historik identitetet e kombeve marrin dhe japin, sepse fatmirėsisht marrin dhe japin kulturat e tyre, qytetėrimet e tyre nė takim e dialog me kultura e qytetėrime tė kombeve tė tjera”. Populli shqiptar, them, ėshtė popull i kontinentit evropian, por popull i kontinentit evropian qė ka bėrė shtėpinė nė atė pjesė tė kontinentit, ku janė takuar pushtues tė nisur nga Perėndimi nė Lindje dhe pushtues tė nisur nga Lindja nė Perėndim, ku janė takuar e gėrshetuar kultura dhe qytetėrimi antik grek dhe romak, bizantin dhe latin, feja e krishterė dhe feja myslimane, kultura dhe qytetėrimi evropian dhe kultura dhe qytetėrimi islamik. Meqenėse populli shqiptar pėr rreth 500 vjet ishte i sunduar prej Perandorisė Otomane ėshtė e kuptueshme tė thuhet se historia e tij pėr 500 vjet ishte histori e lidhur, para sė gjithash, me historinė e kėsaj Perandorie. Gjatė kėsaj historie njė pėrqindje shumė e madhe e popullit shqiptar kishte pranuar fenė e sunduesit dhe, duke pėrvetėsuar fenė, kishte pranuar shumė, shumė pėrbėrės shpirtėrorė dhe materialė tė kulturės dhe tė qytetėrimit tė tij: kultura dhe qytetėrimi janė pėrcaktues tepėr tė rėndėsishėm tė identitetit tė popujve. Tė mohosh kėto tė vėrteta do tė thotė tė mos shohėsh dhe tė mos pranosh tė vėrtetėn, po tė bėsh propagandė politike kush e di pėrse dhe kushedi pėr kėnd. Krahasimi i shqiptarėve me spanjollėt prandaj, siē bėn Ismail Kadare, ėshtė plotėsisht i paqėlluar pikėrisht pėr arsye se spanjollėt nuk janė islamizuar dhe, pėr arsye se nuk janė islamizuar, lidhjet e kulturės dhe tė qytetėrimit tė tyre me kulturėn dhe me qytetėrimin arab janė fare tė pakta dhe fare sipėrfaqėsore.








Letrarėsia dhe pavarėsia?


9. Njėri ndėr reaguesit e parė nė polemikėn midis Ismail Kadaresė dhe meje do tė thotė, ndoshta pėr tė thėnė se sa e paktė, e parėndėsishme ėshtė vepra ime kritike, eseistike, historike-letrare, letrare nė krahasim me atė tė Ismail Kadaresė se qė prej vitit 1980 nuk merrem me kritikė e me krijimtari letrare e shkencore! Kritika e literaritetit, thotė ai, qė ka filluar tė zhvillohet pėrafėrsisht nė atė kohė, mė ka nxjerrė prej radhėve tė kritikėve dhe, nė pėrgjithėsi, tė studiuesve tė letėrsisė shqipe dhe tė krijimtarisė letrare. Meqė isha marrė me studime sociologjike letrare, thotė ai, nuk do tė jem nė gjendje t’u bashkohem radhėve tė letrarėsiologėve!
Harron tė thotė ai, ndėrkaq, se letrarėsisė unė i thoja vlerė estetike dhe me studimin e vlerave estetike tė letėrsisė shqipe isha marrė para se vlerat estetike tė pagėzoheshin letrarėsi!
Pohimi i kėtillė pjell pėrfundimin se veprat e mia Nocione tė reja albanologjike , botuar mė 1983, Historia e letėrsisė shqipe – Romantizmi, nė tri vėllime, botuar mė 1984 - 1986, Porosia e madhe (monografi pėr Naim Frashėrin), e botuar nė vitin 1986 e tė tjera, tė botuara pas vitit 1980, pra, pas atij viti kur kritika mbi letrarėsinė mė paska nxjerrė nga studimi i letėrsisė shqipe, i paska shkruar kloni i Rexhep Qosjes! Nė qoftė se ky reagues ndaj polemikės midis Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qosjes nuk arrin ta pėrcaktojė as pėrafėrsisht me saktėsi vitin kur qenkam bėrė hallall me letėrsinė, me kritikėn, me eseistikėn dhe me studimin historik tė letėrsisė, (sado do tė mund ta bėnte kėtė po tė shikonte kronologjinė e veprave tė mia qė e boton rregullisht Shtėpia botuese TOENA nė kopertinat e botimeve tė Rexhep Qosjes), ai thotė tė vėrtetėn kur pohon se pas atij viti unė, vėrtet, kam filluar tė merrem shumė me shkrime politike, me publicistikė dhe me politikė. Nė vend se letrarėsisė, vėrtet, u jam kushtuar shkrimeve politike dhe publicistike gjithnjė d

Datotekat e bashkangjitura ( Shkarkuar: 97 )
Datotekat e bashkangjitura  rexhep_qosja.jpg


----------------------------------------
Qė flasin keq pėr mua nė mungesėn time nuk ka asnjė rėndėsi, se nė mungesė pranoj edhe tė rrahin
PM
Top
aristoteli
Postuar nė: 15.08.2006, 22:41
Quote Post


voglushi i madh
*****

Posti: Antarė
Postime: 268
Antari Nr: 1010
Bashkangjitur: 12.04.2006



Pikėēuditje!
Va bene! Va bene!
Pyetjes mjaftueshmėrisht tė qartė “Ju cilėn tezė mbroni pėr identitetin shqiptar kombėtar?” i pėrgjigjet siē shkruan mė lart: kodėr pas bregut! Meqenėse nuk mund ta lavdėrojė pėr ēka kishte thėnė pėr identitetin e shqiptarėve sepse nuk mund tė pranojė nė njėrėn anė shpėrfilljen e pėrbėrėsve myslimanė nė identitetin e gjithėsishėm, historik, shqiptar, kurse, nė anėn tjetėr racizmin e tij ndaj popujve myslimanė tė Afrikės e tė Azisė atėherė ai lavdėron Ismail Kadarenė pėr diēka tjetėr! Ėshtė, vėrtet, diplomat kryeministri Ynė. Ai e di se pėr ne dinakėria ėshtė menēuria mė e madhe! Po tė vlerėsonte tregimin e Ismail Kadaresė pėr identitetin e shqiptarėve dhe nevojėn e mbajtjes sė tyre sa mė larg, edhe gjeografikisht, nga Lindja, do tė shtrėngohej tė dėnonte myslimanofobinė dhe racizmin e tij. Po, meqenėse kėtė s’mund ta bėnte se do tė humbte shkrimtarin e pėrkushtuar, ai e lavdėron pėr merita tė tjera.
Hajde ta pėrimtojmė pak kėtė deklaratė tė kryeministrit tonė dhe tė shohim ēfarė logjike dhe ēfarė etike e stolis atė.








Deductio ad absurdum (1)


Nga kalon mendimi kombėtar shqiptar? Nėpėr cilat rrugė, fusha, male, lumenj, dete, vende, kontinente?
Mendimi kombėtar shqiptar kalon nėpėr veprėn e Ismail Kadaresė.
Pikė dhe s’ka tjetėr! S’ka pikėēuditje!
Dhe nė qoftė se Ismail Kadare ka njė meritė jo letrare, po mė tė gjerė, cila ėshtė kjo meritė jo letrare po mė e gjerė e tij?
Ismail Kadare ka meritėn se nė tėrė veprėn e tij ka mbledhur copėzat e shpirtit kombėtar.
Pikėēuditje!
Kush, kur dhe me ēka e copėzoi ashtu shpirtin tonė kombėtar?
Nuk ka pėrgjigje!
Ēka doli prej atyre copėzave tė shpirtit kombėtar, qė mblodhi Ismail Kadare?
Doli njė shpirt jo kaq solid.
Pse shpirti kombėtar ishte jo kaq solid?
Sepse nuk mund tė them se ishte kaq i trunguar?
Pikėēuditje!
A vetėm sepse nuk mund tė thuhet se ishte kaq i trunguar?
Jo, por edhe sepse nuk ishte kaq i inkorporuar.
Pikėēuditje!
Ku do tė duhej tė kishte qenė kaq i inkorporuar?
S’ka pėrgjigje!
Kur e pa shpirtin kombėtar ashtu tė copėzuar, ashtu tė patrunguar dhe ashtu tė painkorporuar, ēka bėri shkrimtari politik Ismail Kadare?
E thashė: mblodhi copėzat e shpirtit kombėtar.
Nga cilat kohėra i mblodhi copėzat e shpirtit kombėtar ai?
Nga tė gjitha kohėrat deri mė sot.
Edhe nga kohėrat ilire?
Nuk ka pėrgjigje!
Edhe nga Mesjeta?
Nuk ka pėrgjigje!
Edhe nga koha e komunizmit?
Nuk ka pėrgjigje!




Deductio ad absurdum (2)


Si i ka mbledhur shkrimtari politik Ismail Kadare copėzat e shpirtit kombėtar, jo kaq solid?
I ka mbledhur jo nė frymėn e njė nacionalisti tė sėmurė.
Pikėēuditje!
Po nė ēfarė fryme i ka mbledhur Ismail Kadare copėzat e shpirtit kombėtar jo kaq solid, ashtu tė patrunguar dhe tė painkorporuar?
I ka mbledhur nė frymėn e njė nacionalisti pozitiv?
A vetėm nė frymėn e njė nacionalisti pozitiv?
Jo vetėm nė frymėn e njė nacionalisti pozitiv, por edhe nė frymėn e njė nacionalisti pozitiv qytetar.
Pikėēuditje!
Pozitiv qytetar?
Pikėēuditje!
Qytetar tėrėsisht.
Pikėēuditje!
Ēfarė bindje keni pasur pėr Ismail Kadarenė nė kėtė aspekt?
Personalisht e kam pasur dhe e kam kėtė bindje, qė nė kėtė aspekt Ismail Kadare ėshtė rilindės modern.
Kur pėr njėrin thuhet se ishte rilindės modern, mos do tė thotė kjo se kemi edhe rilindės tradicional?
Pa dyshim.
Ēfarė dallimi ka midis rilindėsit modern dhe rilindėsit tradicional sipas mendimit tuaj?
Rilindėsi modern ėshtė nacionalist pozitiv qytetar, qytetar tėrėsisht, kurse nacionalisti tradicional ėshtė nacionalist i sėmurė?
Mos do tė thotė kjo se Naim Frashėri, Pashko Vasa, Gjergj Fishta, Ismail Qemali, Andon Zako Ēajupi, Faik Konica, Luigj Gurakuqi, meqė ishin nacionalistė tradicionalė, janė nacionalistė tė sėmurė?
Nuk ka pėrgjigje!
Meqenėse Ismail Kadare ėshtė nacionalist pozitiv qytetar, tėrėsisht qytetar, kush ėshtė sot nacionalist i sėmurė?
Nacionalist i sėmurė ėshtė ai qė kuturis tė polemizojė me nacionalistin pozitiv qytetar, tėrėsisht qytetar.
Pikėēuditje! Pikėēuditje! Pikėēuditje!


Conclusio


Ēfarė vepre (letrare, shkencore, publicistike) u krijua prej atyre copėzave tė shpirtit kombėtar, jo kaq solid, qė nuk mund tė thuhet se ishte kaq i trunguar dhe kaq i inkorporuar, qė mblodhi Ismail Kadare?
U krijua njė vepėr letrare dhe publicistike moderne.
A mund tė thuhet, zoti kryeministėr, se prej atij shpirti jo kaq solid, tė patrunguar dhe tė painkorporuar, pėrpos asaj vepre letrare dhe publicistike moderne politike, Ismail Kadare krijoi edhe vepra tė realizmit socialist nė tė cilat njėkohėsisht u krijuan njė varg mitesh, si miti i komunizmit, miti i proletariatit ndėrkombėtar, miti i luftės sė klasave, miti i udhėheqėsit tė madh proletar, i cili prapa kishte historinė, miti i barazisė pa tė pabarabartė, miti i ardhmėrisė ku do tė punosh sa tė jesh nė gjendje, por do tė tė jepet sa tė kesh nevojė e mite tė tjera?
No coment!
Va bene! Va bene! Va bene!


Dora e gjatė e kryeministrit


Mbas pėrimtimit tė mėsipėrm, tė cilin ndonjė lexues mund ta lexojė si njė skeē humoristik - ndonėse skeē nuk ėshtė - ėshtė e nevojshme tė thuhen edhe disa fjalė pėr deklaratėn qė kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, ka dhėnė nė konferencė me gazetarėt, mbi polemikėn midis Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qosjes, domethėnė midis nacionalistit pozitiv qytetar, tėrėsisht qytetar - si e quan ai tė parin dhe nacionalistit tė sėmurė - si lė tė kuptohet se e quan ai tė dytin, midis rilindėsit modern - si e quan ai tė parin dhe rilindėsit tradicional - si lė tė kuptohet se e quan tė dytin.
Nė botėn demokratike perėndimore e kur thuhet nė botėn demokratike perėndimore, zakonisht, mendohet nė Evropėn Perėndimore dhe nė SHBA, nė Kanadanė dhe nė Australinė nuk mund tė ngjasė qė njė ish-kryetar shteti, njė kryeministėr, njė kryetar Kuvendi, njė ministėr, tė fusin hundėn nė polemika midis intelektualėve dhe tė japin gjykime e tė bėjnė vlerėsime nė dobi tė njėrit a tė tjetrit pavarėsisht nga partishmėria e njėrit a tjetrit, pavarėsisht nga rėndėsia, dobia a mosdobia e ēėshtjeve rreth tė cilave polemizojnė ata. Krijimtarisė shpirtėrore nė botėn demokratike i njihet pavarėsia tė cilėn, mendohet, njerėzit politikė nuk duhet ta lėndojnė me gjykimet e tyre politike. Njerėzit politikė nė kėtė botė mund tė jenė miq me krijues tė ndryshėm - shkrimtarė, shkencėtarė, filozofė, artistė, por nė punė tė krijimtarisė dhe tė marrėdhėnieve tė tyre me krijues tė tjerė nuk pėrzihen. Krijimtaria shpirtėrore trajtohet e veēantė, prandaj nderohet edhe njėfarė sjellje mė pak a mė shumė e veēantė e krijuesve. Vetėm nė despotitė, nė tiranitė, nė diktaturat e ndryshme, nė rendet totalitare, njerėzit e politikės i kanė lejuar dhe i lejojnė vetes tė fusin hundėn, duart dhe kėmbėt nė punė tė krijimtarisė, nė diskutimet midis krijuesve, nė polemikat e tyre, nė marrėdhėniet e tyre. Nuk mund tė thuhet se ish-kryetari e, tani, kryeministri, Sali Berisha, nuk i di rregullat e sjelljes sė mirė, normale qytetare, tėrėsisht qytetare, demokratike tė njerėzve tė politikės nė fushėn e krijimtarisė shpirtėrore dhe nė diskutimet midis krijuesve tė ndryshėm. Dhe, nuk mund tė thuhet se ish-kryetari dhe, tani, kryeministri Sali Berisha nuk e di sesa shumė dhe sesa pėrgjithmonė janė komprometuar pėrzierjet e njerėzve tė politikės nė fushėn e krijimtarisė shpirtėrore, pėrzierjet e despotėve, tiranėve, diktatorėve, kryetarėve, kryeministrave, kryetarėve e sekretarėve tė partive, pavarėsisht si janė quajtur a si quhen ata, nė arte, nė filozofi, nė shkenca, nė jetėn, nė marrėdhėniet, nė diskutimet dhe nė polemikat e krijuesve. Sigurisht i di ai tė gjitha kėto, por kur bėhet kryetar a kryeministėr, nuk do t’i dijė. E ka dėshmuar kėtė ai edhe nė mandatin e parė si kryetar, edhe nė mandatin e dytė, mbasi u rizgjodh nė gjendje tė jashtėzakonshme dhe filloi ta dėshmojė edhe tani, posa u zgjodh kryeministėr! Atėherė, gjatė mandatit si kryetar, jo rrallė paraqitej me gjykime pėr letėrsinė, pėr artet, pėr shkencat, pėr krijuesit e ndryshėm letrarė, artistikė, shkencorė. Kujt nuk i kujtohet fjalimi i tij me rastin e riatdhesimit tė trupit tė Faik Konicės nė Tiranė? Pse tė flasin kolegėt pėr tė? Ē’rėndėsi mund tė ketė fjala e tyre? Duhet tė flasė kryetari dhe vetėm kryetari i shtetit!
Dhe, jo vetėm kaq dhe jo vetėm kėshtu. Ai, kryetari, duhej tė fliste, madje, ta thoshte fjalėn vendimtare pėr institutet shkencore, pėr Akademinė e Shkencave, pėr drejtorėt e instituteve dhe pėr kryetarėt e Akademisė.
I zbriste dhe i ngrinte drejtorėt e atyre instituteve shkencore! I zbriste dhe i ngrinte kryetarėt e Akademisė! E bėnte kryetar Akademie dikė qė s’ishte anėtar Akademie dhe i kėrcėnonte se do t’i zhbėnte nga anėtarėsimi nė Akademi anėtarėt e Akademisė! I bėnte tė gjitha kėto ish-kryetari dhe, megjithatė, gėzonte simpatinė e deklaruar tė Ismail Kadaresė! Si edhe tani!
Dhe, tani, prapė e njėjta kėngė! Nė duet: kryeministri-shkrimtari!
Kryeministri duhet ta thotė fjalėn pėr gjuhėn standarde!
Kryeministri duhet ta thotė fjalėn pėr punėt nė institutet shkencore dhe pėr fatin e instituteve shkencore!
Kryeministri duhet ta thotė fjalėn pėr punėt nė Akademinė e Shkencave dhe pėr fatin e Akademisė sė Shkencave!
Kryeministri duhet ta thotė fjalėn pėr punėt nė universitetet dhe rreth universiteteve!
Kryeministri duhet ta thotė fjalėn, qė do tė jetė fjala kryesore, fjala-platformė, pėr polemikėn midis dy shkrimtarėve!
Pse jo? Pse jo kur e pyesin gazetarėt? Pse jo kur fjala e tij pritet edhe prej shkrimtarit tė tij, Ismail Kadare?
Pse jo kur ėshtė i gjithėdijshėm i gjithkundshėm dhe i gjithėfuqishėm?
Pse jo kur i lejohet tė jetė i gjithėmundshėm, i gjithkundshėm dhe i gjithėfuqishėm?
Pse jo?!
Kryeministri ynė, politikani me gjestet, me sjelljet, me metodėn, me stilin, me mentalitetin mė joevropian nė politikėn shqiptare, e ka njė shembull prej tė cilit ka mėsuar shumė, si unė prej Erazmos.
E dini si quhet mėsuesi i tij?
Si jo? Kush nuk e di? Quhet Xhugashvilli. Pėrpos se kryesonte Partinė dhe Shtetin, ai donte tė kryesonte mendimet edhe nė gjuhėsi, nė letėrsi, nė ekonomi, nė pedagogji, nė psikologji, nė filozofi, madje, edhe nė astronomi, prandaj nuk ngurronte ta thoshte fjalėn e fundit qoftė pėr Shollohovin e Pasternakun, qoftė pėr Dostojevskin e Gorkin, qoftė, madje, pėr psikanalizėn dhe teorinė e relativitetit.
Porsi Xhugashvilli pėr Dostojevskin dhe Gorkin, pėr Shollohovin dhe Pasternakun, edhe kryeministri ynė do tė japė mendimet pėr Konicėn, Ismail Kadarenė dhe vogėlsinė time!


Tipologu i nacionalizmit


Dhe, jo vetėm kaq.
Ėshtė e njohur se Xhugashvilli ėshtė marrė, “teorikisht”, edhe me ēėshtje tė kombit dhe ka bėrė njė tipologji, ē’ėshtė e vėrteta tė thjeshtė, tė nacionalizmit, duke dalluar nacionalizmin pozitiv dhe nacionalizmin negativ. Tipologjinė e mėsuesit tė tij shpirtėror, kryeministri ynė do ta pėrpunojė mė shkencėrisht, prandaj pėrpos nacionalizmit pozitiv dhe nacionalizmit negativ, do tė dallojė edhe nacionalizmin qytetar, tėrėsisht qytetar, dhe nacionalizmin e sėmurė! Tipologjitė e nacionalizmit prej vitit 1815 e deri sot, qė kanė bėrė sociologė dhe politikologė bashkėkohorė evropianė dhe amerikanė, atij nuk i hyjnė nė punė. Jo. Pse t’i hyjnė nė punė atij punimet e atyre qė dallojnė nacionalizmin integrues, nacionalizmin humanist, nacionalizmin agresiv, nacionalizmin jakobin, nacionalizmin hegjemonist, nacionalizmin separatist, nacionalizmin pėrshtrirės e tipat e tjerė tė nacionalizmit? Me tipat e kėtillė tė nacionalizmit nuk mund t’i karakterizojė kryeministri ynė as intelektualėt qė do tė donte tė linte pa gojė, as intelektualėt qė adhuron, qė luajnė bishtin sa herė e shohin. Pėrpos tipave tė nacionalizmit pozitiv dhe tė nacionalizmit negativ, atij do t’i hynte nė punė posaēėrisht tipi i nacionalizmit tė sėmurė. E pėr nacionalistėt e sėmurė, kryeprokurori i Xhugashvillit, Vishinski, kishte paraparė dėnim tė veēantė: veēimin e pafund nė ēmendinėn e burgut!
Pėrpos tipolog i nacionalizmit, kryeministri ynė ėshtė edhe kritik letrar dhe historian i letėrsisė. Me shije tė hollė, vėrtet, faikkoniciane, pėrpos vlerėsimit tė krijimtarisė sė krijuesve tė ndryshėm tė letėrsisė shqipe, ai bėn edhe shkallėzimin e tyre varėsisht prej rėndėsisė gjuhėsore-artistike dhe politike tė veprės sė tyre! Nė konferencėn e sipėrthėnė me gazetarėt ai do tė merret vetėm me besnikun e tij dhe me mua. Dhe, sigurisht, pas leximit shumėvjeēar tė veprave tona, pas shqyrtimeve analitike dhe sintetike tė tyre, ka mundur tė konstatojė se besniku i tij dhe unė jemi tė pabarazueshėm, sepse jemi tė pabarabartė!
Nė ēka e mbėshtet pohimin e tij kritik, teorik dhe historiko-letrar mbi pabarazinė e Ismail Kadaresė dhe tė Rexhep Qosjes? Nė gjithė krijimtarinė e njėrit e tė tjetrit apo nė vepra tė veēanta tė njėrit e tė tjetrit? Nė gjithanshmėrinė e njėrit dhe nė gjithanshmėrinė e tjetrit? Nė krahasimin, ta themi, midis romanit tė njėrit, Dimri i madh dhe romanit tė tė dytit, Vdekja mė vjen prej syve tė tillė, qė janė botuar pėrafėrsisht nė tė njėjtėn kohė? Nė krahasimin e romaneve Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut dhe Njė dashuri dhe shtatė faje, qė po ashtu janė botuar pėrafėrsisht nė tė njėjtėn kohė? Nė krahasimin e ditarėve tė njėkohshėm Ra ky mort e u pamė dhe Tronditja e shekullit? Nė krahasimin e polemikave Identiteti evropian i shqiptarėve dhe Realiteti i shpėrfillur?
Mos konstatimin e tij kritik, teorik dhe historiko-letrar, mbi pabarazinė, nė tė vėrtetė pakrahasueshmėrinė e Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qosjes, kryeministri ynė e mbėshtet nė kulturėn e pėrgjithshme tė njėrit dhe nė kulturėn e pėrgjithshme tė tjetrit; nė njohuritė e njėrit dhe nė njohuritė e tjetrit pėr letėrsinė botėrore; nė njohuritė e njėrit dhe njė njohuritė e tjetrit mbi filozofinė dhe mbi shkencėn; nė njohuritė teorike dhe metodologjike tė njėrit dhe nė njohuritė teorike dhe metodologjike tė tjetrit; nė erudicionin e njėrit dhe nė erudicionin e tjetrit, qė dėshmohen nė krijimtarinė e tyre letrare, shkencore, publicistike, polemike; nė procedimet dhe teknikat e reja krijuese qė dėshmohen nė veprat e njėrit dhe nė veprat letrare tė tjetrit; nė pasurinė e imagjinatės sė njėrit dhe nė pasurinė e imagjinatės sė tjetrit; nė vėllimin e pėrgjithshėm tė krijimtarisė sė njėrit dhe nė vėllimin e pėrgjithshėm tė krijimtarisė sė tjetrit; nė kontributin e pėrgjithshėm krijues dhe intelektual tė njėrit dhe nė kontributin e pėrgjithshėm krijues dhe intelektual tė tjetrit pėr kulturėn kombėtare; nė kontributin intelektual dhe politik tė njėrit dhe nė kontributin intelektual dhe politik tė tjetrit pėr ndėrkombėtarizimin e ēėshtjes sė Kosovės dhe tė ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi; nė kontributin e njėrit dhe nė kontributin e tjetrit pėr demokracinė nė jetėn kombėtare? Nė pyetjet e kėtilla kryeministri ynė, qė bėhet njėkohėsisht kritik letrar dhe historian i letėrsisė, nuk na jep pėrgjigje. Pse ta japė? Dhe, si ta japė?
Konstatimin e tij kritik, teorik dhe historiko-letrar mbi pabarazinė, nė tė vėrtetė mbi pakrahasueshmėrinė e Ismail Kadaresė dhe tė Rexhep Qosjes, kryeministri ynė e mbėshtet jo nė krahasimin e tė dhėnave tė sipėrthėna, qė mund tė shihen nė krijimtarinė e njėrit e nė krijimtarinė e tjetrit; konstatimin e tij kritik, teorik dhe historiko-letrar mbi pabarazinė, nė tė vėrtetė mbi pakrahasueshmėrinė e Ismail Kadaresė e tė Rexhep Qosjes ish-kryetari dhe, tani, kryeministri ynė duket se e mbėshtet nė shėrbimet e tė parit dhe nė kritikat e tė dytit?
Le ta mbėshtesė!
Se ish-kryetari e, tani, kryeministri ynė, Sali Berisha, ka qejf qė nė njėrėn anė tė ketė tė pakrahasueshėm, domethėnė tė pabarabartė, kurse, nė anėn tjetėr, tė shquajė tė parė, domethėnė bajraktarė, u binda kėto ditė mbas raportit tė UNICEF-it, nė tė cilin, pėrpos tė tjerash, thuhej se nė Shqipėri ka rreth 190 mijė fėmijė tė braktisur, qė jetojnė nė varfėri tė skajshme. Kryeministri i Shqipėrisė ka kohė qė tė merret me polemika midis intelektualėve dhe me intelektualė, por kryeministri i Shqipėrisė nuk ka kohė qė tė merret me fėmijėt e braktisur, me kushtet, nė tė cilat i zė nata dhe i ēel mėngjesi ata fėmijė tė gjorė. I zuri nė gojė, por pa bėrtitur siē e ka zakon ai, vetėm mbasi u shpall raporti i UNICEF-it. Dhe, ēka tha se? Tha se prej tash, e kjo prej tash do tė thotė prej ēastit kur e ēeli ai gojėn pėr ta, fėmija do tė jetė nė Shqipėri, derisa ai tė jetė kryeministėr, “i pari i tė parėve”!
Fėmija, pra, do tė jetė “i pari i tė parėve”!
Fėmijėt do tė jenė tė parėt e tė parėve!
Si Ismail Kadare nė letėrsi! Nė letėrsinė e politizuar!
Si Sali Berisha nė politikė!
Mbasi e dėgjova raportin e UNICEF-it pėr numrin e fėmijėve tė braktisur nėn pushtetin e Sali Berishės e kuptova pse kryeministri i Shqipėrisė u fut nė polemikėn midis Rexhep Qosjes dhe Ismail Kadaresė, por pa u distancuar nga racizmi i Ismail Kadaresė ndaj arabėve, ndaj myslimanėve nė ish-republikat e Bashkimit Sovjetik, ndaj tė ngjyrosurve nė pėrgjithėsi, pale dhe ndaj kujt tjetėr!
Shumėēka s’duhet tė kuptoj se shumė shtrenjtė po mė kushtojnė kėto qė po i kuptoj!












Edhe kryeparlamentarja futet nė polemikė


Edhe kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli, e quajti tė nevojshme qė tė inkuadrohet nė polemikėn midis Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qosjes. Pėr dallim prej kryeministrit, Sali Berisha, i cili hyrjen e tij nė polemikė e bėri botore nė konferencėn me gazetarėt nė Tiranė, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e bėri kėtė nė Konferencėn Evropiane tė Kryetarėve tė Kuvendeve, nė veri tė Evropės. Me atė rast, para kryetarėve tė kuvendeve tė vendeve evropiane, ajo e quajti tė arsyeshme, madje, tė domosdoshme, tė pėrmendė historinė shqiptare qė, si tha, “daton pėrpara 2000 vjetėsh”; tė pėrmendė gjeografinė shqiptare qė, si tha, “na ka vendosur jo nė cep, por nė brendėsi tė Evropės”; dhe tė pėrmendė, nė fund, edhe identitetin e shqiptarėve tė cilin, e quajti tė domosdoshme ta quajė, “tėrėsisht evropian”, pra, jo pjesėrisht, po “tėrėsisht evropian”!
Sikundėr mund tė shihet, edhe pėr kryetaren e Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli, si edhe pėr Ismail Kadarenė, gjeografia ėshtė pėrcaktuesja vendimtare e identitetit tė vetjeve dhe tė popujve. Pėr kėtė shkak, ndoshta, ajo u mbajti kryetarėve tė Kuvendeve tė Vendeve Evropiane njė mėsim nga gjeografia (dhe antropologjia) me ē’rast bėri pėrpjekje qė, sikundėr Ismail Kadare, ta fusė Shqipėrinė sa mė nė brendėsi tė Evropės, duke e larguar sa mė shumė prej Turqisė dhe, nė pėrgjithėsi, prej Lindjes turko-arabe me shpresė se ashtu do ta largojė prej atyre pėrbėrėsve tė kulturės e tė qytetėrimit tė asaj Lindje qė mund t’iu kenė ngjitur dikur a mund t’i ngjiten tani Shqipėrisė! Edhe zonja Jozefina Topalli gjatė pėrpjekjes sė saj pėr ta rehatuar Shqipėrinė sa mė larg Lindjes myslimane, e harroi Kosovėn dhe e la aty ku e kishte lėnė Ismail Kadare kur tha se sa i pėrket identitetit, “Letrat e Shqipėrisė janė tė qarta”!
Kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli, harroi se popujt e brendėsisė sė Evropės, prej mė tė vegjėlve e deri te mė tė mėdhenjtė, jo vetėm Shqipėrinė po krejt Ballkanin e vendosin mu nė cepin e Evropės. Pėr kėtė arsye edhe kanė krijuar nocionet gjeografike Ballkani Perėndimor e Ballkani Juglindor. Ata, sigurisht, nuk mėrziten si kryeparlamentarja jonė, Jozefina Topalli, dhe si shkrimtari ynė, Ismail Kadare, pse Shqipėria dhe Ballkani nė tėrėsi gjenden nė cep tė Evropės. Dhe, pse tė mėrziten? Nė cep tė Evropės, tė Veriut tė Evropės, janė Finlanda, Norvegjia dhe Suedia, kurse nė cep tė Jugut tė Evropės janė Portugalia, Spanja dhe Italia. Pavarėsisht pse nė anėn tjetėr tė Mesdheut i kanė vendet e Veriut afrikan, as Portugalia, as Spanja, as Italia nuk kanė dėshmuar ndonjėherė se mėrziten pse i Madhi Zot i ka vendosur nė cepin jugor tė Evropės. Nė qoftė se marrin parasysh se vendosja gjeografike nė cepin jugor tė Evropės u sjell dobi tė mėdha prej turizmit, atėherė mund tė besojmė se cepin nuk do tė pranonin kurrsesi ta ndėrronin me brendėsinė e Evropės.
Mund tė besohet se pėrpjekja e kryetares sė Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli, pėr t’i bindur njėherė e pėrgjithmonė kolegėt e vet, kryeparlamentarėt e vendeve evropiane, se Shqipėria nuk gjendet nė cep, po nė brendėsi tė Evropės dhe se identiteti i shqiptarėve ėshtė jo vetėm evropian, po “tėrėsisht evropian”, do t’i ketė shtyrė ata t’i bėjnė njėri-tjetrit dy pyetje: e para, pse ka nevojė kjo zonjė ta lėvizė Shqipėrinė prej cepit tė Evropės, ku e ka vendosur i Madhi Zot dhe ta ēojė nė brendėsi tė saj dhe, e dyta, pse ka nevojė kjo zonjė ta theksojė, madje, ta tejtheksojė se shqiptarėt kanė identitet evropian, madje, “tėrėsisht evropian”? Do ta kenė pyetur ashtu njėri-tjetrin, nė radhė tė parė, pėr arsye se shumica prej tyre do tė kenė qenė pėr vizita zyrtare edhe nė Shqipėri, edhe nė Maqedoni, edhe nė Kosovė dhe gjatė kėtyre vizitave mund tė kenė parė shumėēka nė gjeografinė shqiptare dhe mund tė kenė mėsuar pėr historinė shqiptare, qė ėshtė evropiane dhe jashtevropiane, dhe nuk janė mrekulluar nga evropiania e saj dhe nuk janė shastisur nga jashtėevropiania e saj - si ajo. Kėshtu, pėr shembull, mund tė kenė mėsuar se historia shqiptare rreth 500 vjet ishte e lidhur me historinė e Perandorisė Otomane dhe gjatė kėtyre pesė shekujve pėrqindja mė e madhe e shqiptarėve kishin marrė fenė myslimane dhe, mandej, shumėēka prej kulturės dhe qytetėrimit mysliman. Tė kujdesshėm nė sjellje qysh dinė tė jenė evropianėt e, sidomos, politikanėt, ata nuk do t’i kenė thėnė zonjės sonė: gjithė ato xhamia nė gjeografinė shqiptare, gjithė ata hoxhallarė e myezinė, gjithė ato medrese, gjithė ata haxhi qė shkojnė nė Qabe, gjithė ata tė vjetėr e tė rinj, fshatarė e intelektualė qė mbushin xhamitė dhe hapėsirat para xhamive tė xhumave, gjithė ato varrime dhe gjithė ato varre nė tė cilat varrimet bėhen me ritualin mysliman, gjithė ata tė bėrė synet - rreth pesė milionė shqiptarė tė bėrė synet, e shumėēka tjetėr, flasin pėr njė identitet evropian tė shqiptarėve vetėm me kushtin nė qoftė se identitetin evropian nuk e njėjtėsojmė me krishterimin. Se, gjithė ato qė u pėrmendin janė pėrbėrės tė kulturės dhe tė qytetėrimit mysliman nė identitetin e shqiptarėve, qė bashkė me pėrbėrėsit e kulturės dhe tė qytetėrimit tė krishterė ndėrtojnė IDENTITETIN E GJITHĖSISHĖM HISTORIK SHQIPTAR.
Sidoqoftė, retorika e kryetares sė Kuvendit tė Shqipėrisė mbi zhvendosjen e Shqipėrisė (pa Kosovėn, pa Maqedoninė, pa Luginėn e Preshevės dhe pa Malin e Zi) prej cepit tė Evropės nė brendėsi tė Evropės dhe njėjtėsimi i identitetit tė shqiptarėve tėrėsisht me fenė e krishterė nuk flet mirė pėr politikėn tonė. Kjo retorikė dėshmon se politika jonė vazhdon tė jetė shumė e shtirė dhe shumė servile. Dhe, e bėrė me gjuhė tė tillė tė shtirė, servile e tė rrejshme, kur e kur bėhet edhe dėmsjellėse. Evropa dhe SHBA s’duan tė pavėrteta, s’duan gėnjeshtra.
Shndėrrimet e leverdishme


Si vlerėsimi i kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, pėr pakrahasueshmėrinė midis Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qosjes, ashtu edhe deklarata e kryetares sė Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli, pėr identitetin shqiptar, e nxitur prej polemikės midis tyre, tregojnė se sa tė thella janė rrėnjėt e mentalitetit komunist nė politikėn tonė. Pavarėsisht pse quhen njerėz politikė nė rend demokratik, ata nuk ngurrojnė ta vazhdojnė praktikėn komuniste tė mbajtjes nėn sqetull tė krijuesit qė u shėrben dhe tė pėrndjekjes sė krijuesit qė kritikon!
Ē’ėshtė e vėrteta, Ismail Kadare ėshtė kujdesur qė lajkatueshėm t’i ftojė ta marrin nėn sqetull. Duke ditur se ku i dhemb dhe me ēka mund ta mallėngjejė kryeministrin Sali Berisha ai do ta shfrytėzojė pamfletin Pabesia e njė polemisti pėr ta paraqitur atė si ngadhėnjyes politik e moral nė ngjarjet e vitit 1997, qė rėndojnė shumė tragjikisht nė jetėshkrimin politik tė ish-kryetarit dhe, tani, kryeministrit tė Shqipėrisė. Edhe pse nė pėrgjigjen ndaj sprovės sė tij me tė cilėn e kishte filluar kėtė polemikė nuk e kisha pėrmendur vitin 1997, Ismail Kadare nuk do tė ngurrojė qė atė vit ta pėrdorė pėr ta ngritur disponimin e padronit tė tij tė ri kundėr meje! Dhe, do tė shkruajė: “Nė atė kohė (nė vitin 1997 R. Q.), shqiptarėt, kudo qė gjendeshin, ranė nė zi e nė depresion. E midis zizė u ngrit veē njė zė i ngazėllyer qė e pėrshėndeste atė gjėmė, duke e pagėzuar si “revolucion i vonuar demokratik”. Pėrfundimet qė nxjerr Ismail Kadare prej kėsaj fjalie janė kėto: shqiptarėt, kudo gjendeshin ata, nė pranverė tė vitit 1997, ranė nė zi e nė depresion sepse prej pushtetit ra Sali Berisha. Oh, sa gjėmė e madhe! E dėgjoi atė gjėmė pėr Sali Berishėn edhe Ismail Kadare nė Paris! E dėgjoi dhe u pėrlot! Por, e vėrteta pėr vitin 1997 kurrsesi nuk ėshtė ajo qė e thotė Ismail Kadare. Sikur shqiptarėt tė kishin rėnė nė zi e nė depresion nuk do tė kishte pasur kush t’i tregonte Sali Berishės se Shqipėria e vitit 1997 nuk mund tė sundohet me venomet e vitit 1917. Me politikėn e tij ekstremisht tė djathtė ai shkaktoi deformime tė mėdha, tė padurueshme nė jetėn politike, shoqėrore dhe ekonomike tė vendit, prandaj populli u ngrit kundėr asaj politike. Nė tė vėrtetė populli shqiptar nė Shqipėri, nė vitin 1997, bėri revolucion demokratik tė vonuar, tė vonuar pėr shkak se rendi i vendosur nė vitin 1991, pas rėnies sė komunizmit, u kthye shpejt nė despotizmin e, si e quajti gazeta angleze The economist, njeriut tė shekullit tetėmbėdhjetė qė kishte nė duar mjetet teknike tė shekullit njėzet! Ismail Kadare e di se me revolucione tė quajtura tė mėndafshta, tė portokallta, demokratike, u pėrmbysėn edhe Millosheviqi nė Serbi, edhe Shevernadze nė Gruzi, edhe Janukoviēi nė Ukrainė, i cili, si Sali Berisha nė Shqipėri, u rikthye sivjet nė pushtet. Historia nuk shkon vetėm pėrpara, por, fatkeqėsisht, ndonjėherė kthehet edhe mbrapa. Ardhja e Sali Berishės nė pushtet nė Shqipėri, si edhe ardhja e Janukoviēit nė Ukrainė, ėshtė njė kthim i kėtillė mbrapa i historisė sė Shqipėrisė si i historisė sė Ukrainės.
Nuk mund tė thuhet se Ismail Kadare nuk di gjė pėr revolucionet e mėndafshta, revolucionet demokratike dhe ecjet e historisė jo vetėm pėrpara, por ndonjėherė edhe mbrapa.
Por, si pėr shumėēka tjetėr, ashtu edhe pėr vitin 1997, pėr revolucionin e vonuar demokratik dhe pėr kryeministrin e tanishėm tė Shqipėrisė, prej Ismail Kadaresė nuk mund tė pritet e vėrteta: prej tij mund tė pritet vetėm “e vėrteta” qė pėr tė ėshtė e leverdishme! Tė lėmė, prandaj, mėnjanė, zinė dhe depresionin e Ismail Kadaresė pse nė vitin 1997 populli pėrmbysi regjimin despotik oriental tė Sali Berishės dhe ta lėmė mėnjanė pa brejtje tė ndėrgjegjes pse po lėmė mėnjanė vajin e njė shkrimtari me shumė popullorėsi, i cili shqiptarėt qė kundėrshtojnė regjimin as mė parė e as mė vonė s’ka ngurruar t’i quajė kur halldupė, kur jashtėqitja e kombit! Tė lėmė mėnjanė vajtimin e tij pėr fatin e Sali Berishės nė vitin 1997 dhe gėzimin e tij pėr rikthimin e tij nė pushtet nė vitin 2005 dhe tė shohim se me ēfarė shkathtėsie ėshtė kujdesur dhe vazhdon tė kujdeset ai qė t’i ndėrrojė qyrqet politike nė varėsi nga stinėt politike.
Nuk ėshtė aspak e mundimshme tė konstatohet se, duke filluar prej pėrmbledhjes sė parė, Frymėzime djaloshare, e cila paralajmėronte njė talent tė ri nė letėrsinė shqipe, qė do ta pėrjetėsonte idenė komuniste, e deri te sprova Identiteti evropian i shqiptarėve dhe vetintervista Pabesia e njė polemisti, Ismail Kadare nxiton qė tė paraqesė dėshmi tė shkruara - nė vargje, nė prozė, nė publicistikė e nė eseistikė se mendon dhe krijon nė frymėn e kohės e kjo nė frymėn e kohės pėr tė do tė thoshte nė pajtim me kėrkesat e Partisė sė Punės - dikur, kurse nė pajtim me kėrkesat e tregut politik - sot. Njė pjesė e madhe, shumė e madhe e krijimtarisė sė tij jo vetėm publicistike, por edhe nė poezi e nė prozė, mban vulėn e kėtij nxitimi pėr t’iu pėrshtatur kėtij tregu e kjo do tė thotė pėr tė pėrfituar pėr veten, pėr statusin vetjak nė ēdo situatė.
Shembujt janė tė shumtė.
Ja disa prej tyre, sado po lė mėnjanė shembujt e moshės sė re.
Kur e ka quajtur tė leverdishme ta arsyetonte prishjen e Shqipėrisė komuniste me Bashkimin Sovjetik “revizionist”, e cila, nė vend se tė sillte lidhjen me Perėndimin - me Evropėn Perėndimore dhe SHBA apo zbutjen e dogmatizmit ideologjik e politik shqiptar, do tė sjellė ashpėrsim tė madh dhe kthim nga Kina pėr sė tepėrmi e dogmatizuar, Ismail Kadare do tė shkruajė Dimrin e madh, nė tė cilin Enver Hoxha do tė pėrjetojė apoteozėn mė tė madhe, historike, do tė ngrihet nė figurė mitologjike kombėtare, dhe do ta pėrjetojė kėtė apoteozė mitologjizuese pėr ēka se?: pse e kishte shpėtuar Shqipėrinė nga revizionizmi hrushēovian, kurse Bashkimi Sovjetik do tė pėrjetojė kritikėn mė shkatėrruese pse po e tradhtonte marksizėm-leninizmin burimor, domethėnė stalinian, qė ishte flamuri i atėhershėm i Ismail Kadaresė!
Kur e ka quajtur tė leverdishme ta arsyetojė “teorikisht” rolin historik tė Shqipėrisė nė luftėn pėr mbrojtjen e pastėrtisė ideologjike tė marksizėm-leninizmit, nė tė vėrtetė tė stalinizmit, nė njėrėn anė nga rreziku prej imperializmit amerikan e, nė anėn tjetėr, nga rreziku prej revizionizmit sovjetik, Ismail Kadare do tė shkruajė artikuj pėr nevojėn e ruajtjes sė karakterit kombėtar dhe marksist-leninist tė krijimtarisė shpirtėrore: tė letėrsisė, tė arteve nė pėrgjithėsi dhe tė shkencės, ndėr tė cilėt hyn edhe artikulli Rreth ndikimeve tė huaja dhe karakterit kombėtar tė letėrsisė, tė botuar nė gazetėn Zėri i popullit mė 8. 4. 1973.
Kur e ka quajtur tė leverdishme tė propagandojė artistikisht sloganin e Partisė sė Punės dhe, natyrisht, tė sekretarit tė saj, Enver Hoxha, se Shqipėria komunistė ėshtė njė kėshtjellė e pamposhtshme, sė cilės nuk kanė ēka t’i bėjnė as imperialistėt amerikanė, as revizionistėt sovjetikė, se Shqipėria komuniste, nė tė vėrtetė, ėshtė njė kėshtjellė nė tė cilėn vetėm sa mund tė thyejnė dhėmbėt edhe tė parėt, edhe tė dytėt, edhe Hrushēovi, edhe Kenedi i lavdishėm, Ismail Kadare do tė shkruajė romanin me temė nga koha e luftėrave kombėtare kundėrturke nė krye me Gjergj Kastriotin - Skėnderbeun. Dhe, ky roman, i shkruar me frymėzime politike dhe ideologjike, nė sajė tė temės sė “largėt” historike, dhe, natyrisht, prirjes rrėfimtare tė autorit, pavarėsisht prej pikėnisjes propagandistikė, do tė dalė roman i suksesshėm, pėr dallim prej Dimrit tė madh, i cili do tė mbetet njė roman politik i dobėt, nė tė vėrtetė njė publicistikė e shkruar nė trajtė tė prozės letrare.
Kur e ka quajtur tė leverdishme t’u bėjė jehonė direktivave Partiake mbi shndėrrimet revolucionare nė jetėn e fshatit shqiptar, Ismail Kadare do tė shkruajė romanin - reportazh, Dasma, nė tė vėrtetė romanin - jehonė e revolucionit kulturor kinez nė Shqipėri!
Kur e ka quajtur tė leverdishme t’u bėjė jehonė ngjarjeve, figurave historike, ideologjike dhe politike kombėtare, kongreseve, datave partiake e shtetėrore, Ismail Kadare do tė shkruajė vjersha, poema, artikuj, sprova, trajtesa me tė cilat do t’i popullarizojė ato ashtu siē dėshirohej nga udhėheqja politike e shtetėrore qė tė popullarizoheshin dhe do tė satirizojė “pashallarėt e kuq”, qė vijėn politike tė Partisė, ideologjinė e saj, po e deformonin, duke e shfrytėzuar pėr leverdi vetjake!
Posa ka rėnė komunizmi dhe e ka quajtur tė leverdishme sa mė parė tė distancohet nga idhulli i tij, babai i tij shpirtėror, frymėzuesi i tij, Enver Hoxha, Ismail Kadare do tė fillojė njė fushatė tė jashtėzakonshme, tė pandėrprerė, kundėr tij.
E kaluara vetjake, bamirėsia e diktatorit ndaj tij, nuk e kishin penguar as njė grimė pabesinė e tij dhe nuk e kishin penguar jo ku s’do tė duhej ta pengonin - nė kritikėn e regjimit tė tij, po ku do tė duhej ta pengonin - nė trillimin e gėnjeshtrave pėr jetėn intime dhe qėllimet e tij - siē ėshtė, fjala vjen, pohimi se me uri donte ta lodhte popullin pėr ta sunduar mė lehtė!
Kur do ta quajė tė leverdishme qė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės ta quajė ēlirimtare, Ismail Kadare ashtu do ta quajė, por kur partitė e krijuara nga radhėt e UĒK-sė dhe pėrkrahėsit e saj i kanė humbur zgjedhjet nė vitin 2000, Ismail Kadare menjėherė do ta ndėrrojė pllakėn, duke harruar ēka kishte shkruar dje pėr UĒK-nė dhe do tė fillojė t’u kėndojė kėngė atyre qė ishin ngritur kundėr saj dhe luftės sė saj, madje edhe atyre qė gjatė luftės kishin kėrkuar ndėrprerjen e fushatės sė bombardimeve mbi Serbinė, mbi ushtrinė e policinė e saj, madje, do t’u kėndojė kėngė edhe atyre qė gjatė luftės do t’i ēojnė dhurata Millosheviqit nė shtėpinė e tij nė Beograd dhe do tė provojnė tė formojnė qeveri kuislinge nė Prishtinė!
Kur do ta quajė tė leverdishme ta quajė aventurė komuniste krijimin e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare nė Maqedoni, Ismail Kadare do t’i quajė pjesėtarėt e saj “kėlyshė tė Enverit”, por kur faktorėt ndėrkombėtarė do ta shpallin tė ligjshme kėtė ushtri dhe do t’i pranojnė pėrfaqėsuesit e saj si palė tė ligjshme nė bisedimet pėr statusin e shqiptarėve nė Maqedoni, Ismail Kadare do t’i rehabilitojė “kėlyshėt e Enverit” dhe shumė shpejt do tė gjejė mangetofonat qė do ta ndėrrojnė edhe disponimin e tyre ndaj tij!
Kur do tė bėhen protestat e rinisė shkollore mė 17 e 18 mars 2004 nė Kosovė, nė tė cilat do tė bėhen edhe veprime tė papranueshme e tė palejueshme, siē ishte dėmtimi i disa monumenteve serbe tė kultit e i disa shtėpive tė romėve e egjiptianėve, Ismail Kadare do tė nxitojė qė t’i “zbulojė” organizuesit e tyre nė radhėt e komunistėve dhe islamistėve kosovarė, duke quajtur kėshtu edhe komunistė edhe islamistė fėmijėt, shumica prej tė cilėve ishin nė djepa nė kohėn e komunizmit!
Dhe, kėshtu prej viti nė vit, kur e kur edhe prej muaji nė muaj!
Dhe, kėshtu, duke u shndėrruar sipas leverdive politike dhe letrare, Ismail Kadare do tė mbėrrijė deri te sprova e ngjyrosur me racizėm Identiteti evropian i shqiptarėve, nė tė cilėn do tė pėrmbledhė disponimin e tij kundėr Lindjes, sidomos turko-arabe, kundėr pėrbėrėsve myslimanė nė identitetin e gjithėsishėm, historik tė shqiptarėve; dhe deri te ftesat pėr kthim nė fenė e tė parėve tė bėrė gjithnjė me qėllim qė t’u shėrbejnė leverdive tė tij qė pėrmblidhen nė njė qėllim: nė ēmimet letrare! A vetėm nė ēmimet letrare?
Dhe, kėshtu, prirja pėr shndėrrime ashtu tė shpeshta do tė bėhet pika e alefit (e Horhe Luis Borhesit) nė tė cilėn do tė takohen sukseset politike e letrare tė Ismail Kadaresė, nė tė cilėn, nė tė vėrtetė, do tė takohen popullorėsia e tij e mbėshtetur politikisht, shėrbimet qė bėn ai pėr kėtė popullorėsi dhe rėnia e tij intelektuale-morale.
Dhe, kėshtu, dėshira pėr tė ikur sa mė larg prej tė kaluarės komuniste dhe prej tė tanishmes myslimane e qet Ismail Kadarenė nė pozita mendore kur e kur ekstreme, duke i bėrė shndėrrimet e tij tepėr theqafėse dhe duke shkaktuar tollovi logjike e morale nė shkrimet e tij publicistike, prandaj edhe nė polemikėn mbi identitetin e shqiptarėve.




PĖRFUNDIM


Po i kthehem edhe njėherė kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha.
Pjesėmarrjen e tij, tė shkurtėr, po tė efektshme, nė polemikėn midis Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qosjes, kryeministri ynė, Sali Berisha, e pėrfundoi tamam ashtu siē i pėrfundojnė, zakonisht, politikanėt krahinorė pjesėmarrjet nė ngjarje kulturore: duke dekoruar kushėrinjtė dhe besnikėt e tyre. Ai e dekoroi me kėtė rast oponentin tim me njė medalje tė ēmuar, nė tė cilėn me shkronja tė arta kishte shkruar: ISMAIL KADARE – RILINDĖS MODERN!
Kryeministri ynė, sigurisht, ka dėgjuar pėr rilindėsit, por medalja me tė cilėn e stolisi gjoksin e shkrimtarit, tė pėrkushtuar ndaj tij me njė ndėrprerje tė shkurtėr kur socialistėt ishin nė pushtet, tregon se ai rilindėsit ose nuk i ka lexuar, ose nuk i ka kuptuar.
Pse mund tė thuhet kėshtu?
Mund tė thuhet kėshtu sepse, po t’i kishte lexuar dhe po t’i kishte kuptuar si do tė duhej tė kuptoheshin veprat e tyre dhe porositė qė u kanė lėnė brezave tė ardhshėm, kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, nuk do ta dekoronte ashtu lehtė Ismail Kadarenė me medaljen nė tė cilėn ėshtė shkruar togfjalėshi “rilindės modern”.
Dhe, nuk do ta dekoronte pėr tri arsye kryesore:
e para, nuk do ta dekoronte pėr arsye se rilindėsit tanė, kurrė dhe kurrkund, nuk kanė shprehur ide raciste ndaj Lindjes turko-arabe, nė pėrgjithėsi myslimane, siē shpreh Ismail Kadare nė sprovėn “Identiteti evropian i shqiptarėve”;
e dyta, nuk do ta dekoronte pėr arsye se rilindėsit tanė kurrė dhe kurrkund, pavarėsisht a ishin myslimanė, katolikė a ortodoksė, nuk i kanė lejuar vetes tė shprehin qėndrime kundėrmyslimane, siē shpreh Ismail Kadare tani e pesėmbėdhjetė vjet tė shkuara, duke filluar prej veprės publicistike “Nga njė dhjetor nė tjetrin”;
e treta, nuk do ta dekoronte pėr arsye se rilindėsit tanė, kurrė dhe kurrkund, pavarėsisht a ishin katolikė, ortodoksė a myslimanė, nuk i kanė lejuar vetes tė bėjnė propagandė nė dobi tė fesė sė krishterė, katolike a ortodokse, dhe nuk i kanė ftuar bashkėkombėsit tė kthehen nė fenė e tė parėve, domethėnė nė fenė e krishterė, siē po bėn Ismail Kadare tani e pesėmbėdhjetė vjet tė shkuara, duke filluar prej veprės publicistike “Nga njė dhjetor nė tjetrin” dhe siē bėri edhe nė sprovėn “Identiteti evropian i shqiptarėve”.
Intelektualė tė pakorruptueshėm, vetje me karakter tė fuqishėm, tė cilėt as nuk shiteshin, as nuk mund tė bliheshin me asnjė ēmim, atdhetarė tė pėrkushtuar deri nė vdekje ndaj Atdheut tė vet - Shqipėrisė, ata kurrė nuk do tė shfaqnin mendime dhe kurrė nuk do tė bėnin veprime, me tė cilat do tė mohohej pluralizmi fetar, do tė cenohej baraspesha fetare e me tė cilat do tė ndikonin shpėrbėrshėm (ēintegrueshėm) nė shoqėrinė shqiptare.
E kuptueshme.
Ata ishin tė vetėdijshėm se pėr Shqipėrinė dhe pėr bashkimin e popullit shqiptar mund tė punohej vetėm duke mbrojtur idenė e pluralizmit fetar dhe duke nderuar njėsoj qė tė tri fetė tė cilave u takonin bashkėkombėsit e tyre: fenė katolike, fenė ortodokse dhe fenė myslimane, domethėnė duke i trajtuar plotėsisht tė barabarta dinjitetet e tė tri kėtyre feve. Tė vetėdijshėm pėr kėtė, ata e kishin bėrė ideal jetėsor, qė do tė ketė rol aq tė madh pėr tolerancėn fetare dhe pėr bashkimin e popullit shqiptar, sloganin historik: FE E SHQIPTARĖVE ĖSHTĖ SHQIPTARIA.
Nuk ėshtė e ēuditshme, prandaj, pse Qeveria e themeluesit tė shtetit shqiptar, Shqipėrisė, e pjesėtarit tė brezit tė fundit tė rilindėsve, qeveria e Ismail Qemalit tė lavdishėm, e konsideronte vepėr penale shfrytėzimin e fesė pėr nevoja politike. Apo politiko-letrare!
Tė shprehėsh qėndrime kundėr njėrės prej kėtyre tri feve, siē po bėn kohė pas kohe Ismail Kadare kundėr fesė myslimane dhe tė bėsh propagandė nė dobi tė njėrės a nė dobi tė dy prej kėtyre feve, siē po bėn Ismail Kadare nė dobi tė krishterimit, do tė thotė tė ngrihesh kundėr idealit tė rilindėsve. E ata qė nė jetėn shqiptare, nė kulturėn dhe nė politikėn shqiptare, ngrihen kundėr idealit tė rilindėsve – pluralizmit fetar dhe - trajtimit tė barabartė tė dinjiteteve tė tė tri feve tė shqiptarėve, nuk mund tė jenė as rilindės modernė, as kurrfarė rilindėsish.
Propaganda fetare me tė cilėn po merret Ismail Kadare tani e pesėmbėdhjetė vjet tė shkuara, qoftė ajo nė dėm tė fesė myslimane, qoftė ajo nė dobi tė fesė sė krishterė, pikėrisht pse ėshtė propagandė nė kundėrshtim me idealin e rilindėsve, nė thelbin e vet ėshtė veprimtari qė mund tė ketė vetėm efekte kundėr kombėtare.
Nė ēdo vend nė kėtė botė, ku jetojnė pjesėtarė tė feve tė ndryshme, pavarėsisht janė apo nuk janė tė njė prejardhjeje etnike, dinjitetet e feve trajtohen plotėsisht, dhe vetėm plotėsisht, tė barabarta. Nuk ka fe mė shumė dhe fe mė pak tė mirė; nuk ka fe mė shumė dhe fe mė pak tė dinjitetshme; nuk ka fe qė mė shumė se fetė e tjera meriton tė predikohet dhe fe qė duhet tė diskriminohet. Ndjenjat fetare janė ndjenja tė veēanta. Nė politikat e menēura, qė i bėjnė njerėz largpamės, nuk harrohet se feja nuk pranohet kollaj, por as se feja nuk ndryshohet kollaj. Tė mohosh pluralizmin fetar, tė shprehėsh qėndrime kundėr njė feje, nė kėtė mes kundėr fesė myslimane, siē bėn Ismail Kadare tani e pesėmbėdhjetė vjet tė shkuara dhe siē bėri edhe nė sprovėn qė ka nxitur kėtė polemikė; tė pėrkrahėsh me shkrim ato qėndrime siē bėnė disa pėrkrahės tė tij; dhe, mė nė fund, tė sillesh ndaj atyre qėndrimeve siē u sollėn kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli, do tė thotė tė tregohesh i papėrgjegjshėm ndaj ēėshtjeve qė kėrkojnė pėrgjegjshmėri tė madhe dhe tė vazhdueshme.
Kėto tregojnė se sa shumė ėshtė e nevojshme qė nė Shqipėri dhe nė Kosovė tė bėhet ēka ėshtė bėrė me kohė nė shumė vende jo vetėm me popullsi shumėfetare, por edhe njėfetare: tė miratohet ligji pėr fenė. E nė ligjin pėr fenė, ndoshta, do tė shpalleshin tė komprometueshme jo vetėm idetė raciste dhe qėndrimet kundėr kėsaj a asaj feje, po edhe pėrkrahja qė ideve dhe qėndrimeve tė tilla ngjet t’u jepet me heshtje ose ndėrmjetueshėm prej institucioneve politike, partiake a shtetėrore.
Duke i dhėnė fund kėsaj pėrgjigjeje lexova se Ismail Kadare e ka ngritur edhe njė shkallė mė lart fyerjen ndaj meje! Nuk do t’i pėrgjigjem me thėnien e popullit: i merituari pėr pėrbuzje - pėrbuz! Nuk do t’i pėrgjigjem as me thėnien e shkrimtarit tė njohur amerikan, Logan Smith: “Ai qė pėrbuz tjetrin, ai zakonisht ka arsye tė frikėsohet vetė nga pėrbuzja”.
Por, do t’i pėrgjigjem me: asgjė e ēuditshme! Pse tė mos mė fyejė edhe mua Ismail Kadare, kur ai qe pesėmbėdhjetė vjet fyen rreth pesė milionė shqiptarė myslimanė nė Ballkan? Pse tė mos mė fyejė edhe mua Ismail Kadare kur qe pesėmbėdhjetė vjet ai fyen tė gjithė shqiptarėt myslimanė nė diasporė? Pse tė mos mė fyejė edhe mua Ismail Kadare kur qe pesėmbėdhjetė vjet fyen elitėn e vdekur kulturore dhe politike kombėtare: Abdyl Frashėrin, Naim Frashėrin, Sami Frashėrin, Hoxha Tahsinin, Ismail Qemalin, Lumo Skendon, Hasan Prishtinėn, Bajram Currin, Eqrem Ēabejn e shumė tė tjerė! Si me idetė raciste dhe qėndrimet kundėrmyslimane tė shprehura nė sprovėn qė ka nxitur kėtė polemikė, ashtu edhe me gjuhėn agresive, fyese, pėrbuzėse qė po pėrdor, ai vetėm sa po pėrpiqet tė arsyetojė programin e tij “profetizues” fetar tė shprehur nė veprėn publicistike “Nga njė dhjetor nė tjetrin”, nė vitin 1991, nė tė cilin, pėrpos tė tjerash, thuhet: “prirja e Shqipėrisė do tė ishte drejt fesė sė krishterė, ngaqė ajo lidhej me kulturėn, kujtimet e vjetra dhe nostalgjinė e kohės paraturke. Me kalimin e viteve feja e vonė islamike, e ardhur bashkė me otomanėt, do tė zbehej, (sė pari nė Shqipėri e mė pas nė Kosovė), gjersa t’ia linte vendin fesė sė krishterė, ose mė saktė kulturės sė krishterė. Kėshtu qė sė paku nga njė e keqe (ndalimi i fesė mė 1967), do tė vinte njė e mirė. Kombi shqiptar do tė bėnte njė korrigjim tė madh historik, ēka do tė shpejtonte bashkimin e tij me kontinentin mėmė: Evropėn.” Ē’mund t’i thuhet tani pas botimit tė librushkės raciste “Identiteti evropian i shqiptarėve”, kėtij projektuesi tė konvertimit kolektiv tė pesė milionė shqiptarėve nė Ballkan - projektuesit tė njė tragjikomedie shqiptare? Pėr t’iu pėrgjigjur si duhet, nė tė vėrtetė pėr t’i shpjeguar motivet e majmunėrive tė kėtilla mendore tė Ismail Kadaresė do tė duhej tė bėhej pėrimtimi sociologjik dhe psikologjik i kėsaj “filozofie” katastrofale politike, fetare, morale dhe, natyrisht, letrare, por tė leverdishme pėr tė - tė kėsaj “filozofie” servile, tė pa dinjitet elementar, nė thelb tepėr fyese pėr shqiptarėt nė tėrėsi e jo vetėm pėr ata tė besimit mysliman.
Pėr tė gjitha arsyet e sipėrthėna mund tė thuhet se qėndrimet e pėrsėritura tė Ismail Kadaresė kundėr fesė myslimane, sė cilės i pėrkasin rreth dy tė tretat e popullit shqiptar, nė njėrėn anė, dhe thirrjet pėr “korrigjimin e madh historik”, domethėnė pėr kthimin nė fenė e tė parėve - nė fenė e krishterė, nė anėn tjetėr, pėrbėjnė pėrpjekje kundėrkulturore dhe kundėrhistorike nė jetėn kombėtare shqiptare. Ato janė qėndrime me ndikim jo mė pak shpėrbėrės (ēintegrues) nė shoqėrinė e sotme shqiptare se pėrpjekjet kundėrhistorike:
- pėr krijimin e identitetit kombėtar kosovar,
- pėr krijimin e njė gjuhe tjetėr standarde pėr kėtė identitet, dhe
- tejshquarjet, tejtheksimet e vetėdijes fetare.
Sado tė paramenduara si qėndrime servile ndaj qarqeve tė caktuara politike e intelektuale evropiane, ato nė thelb janė qėndrime kundėrdemokratike, qė bien ndesh me filozofinė e sotme politike evropiane dhe amerikane, qė ėshtė e ndėrtuar mbi pluralizmin fetar, mbi lirinė e ndėrgjegjes, mbi tolerancėn dhe mbi trajtimin e barabartė tė dinjitetit tė feve dhe tė njerėzve.
Komprometimi intelektual, politik dhe moral i ideve raciste tė Ismail Kadaresė ndaj Lindjes jo vetėm turke dhe arabe dhe i qėndrimeve tė tij mohuese ndaj pluralizmit fetar nė jetėn kombėtare shqiptare, komprometimi pra, i kėtyre ideve dhe qėndrimeve kundėrhumane dhe kundėrdemokratike tė Ismail Kadaresė, nė pėrgjigjet e mia Realiteti i shpėrfillur dhe Tė vėrtetat e vonuara, ishte mė se i nevojshėm. Kjo, besoj, ėshtė arritur.
Tė pėrsėris.
Nė Evropėn e bashkuar – doemos, por nė Evropėn e bashkuar do tė hyjmė duke mos pėrbuzur popuj tė tjerė siē bėn Ismail Kadare.
Nė Evropėn e bashkuar – doemos, por nė Evropėn e bashkuar do tė hyjmė duke mos mohuar veten siē bėn Ismail Kadare kur mohon pėrbėrėsit myslimanė nė identitetin e gjithėsishėm, historik, shqiptar.
Nė Evropėn e bashkuar – doemos, por nė Evropėn e bashkuar do tė hyjmė duke zbatuar standarde evropiane, duke pranuar e duke krijuar vlera, vėrtet, evropiane.
Nė Evropėn e bashkuar – doemos, por nė Evropėn e bashkuar do tė hyjmė dinjitetshėm, pa servilizėm, pa gėnjeshtra e mashtrime, qė janė bėrė mjeti i politikės sonė.


----------------------------------------
Qė flasin keq pėr mua nė mungesėn time nuk ka asnjė rėndėsi, se nė mungesė pranoj edhe tė rrahin
PM
Top

Topic Options Reply to this topic Start new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio