Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



Faqe: (2) [1] 2   ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Sistemi ekonomik Islam, Gjithcka mbi ekonomine islame
me_ty
Postuar nė: 01.09.2006, 21:55
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 128
Antari Nr: 971
Bashkangjitur: 08.04.2006




E hapi kete teme duke shpresuar qe te diskutohet mbi ekonomine islame dhe sqarimin njerezve te painformuar ne kete lemi se islami ka parapare cdo segment te jetes se njerezve, bile si nje prej kryesoreve edhe ekonomine dhe ligjet e saj ne te. kryesisht duke i kushtuar rendesi ceshtjes se investimeve, sistemit bankar, kamates dhe dukurive tjera ekonomike.

ne pritje te bashkangjitjes suaj ne kete teme.
PM
Top
me_ty
Postuar nė: 01.09.2006, 21:58
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 128
Antari Nr: 971
Bashkangjitur: 08.04.2006



Islamic banking a rising force

By: Staff
IslamiCity

Islamic Finance is one of the fastest growing segments of the global banking industry. According to some estimates the current size of this global market is between 200-300 billion US dollars and growing at 15 percent annually.
Leading finance professionals from the global Islamic finance industry say that Islamic banks and financial institutions will be a part of the mainstream banking and financial services industry, while Sharia-compliant products will be universally available and offered by non-Islamic institutions in the next decade.
PM
Top
me_ty
Postuar nė: 01.09.2006, 22:05
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 128
Antari Nr: 971
Bashkangjitur: 08.04.2006



“BANKA PAK ME NDRYSHE”

Eksperimenti i pare modern me banka islame eshte bere ne vitin 1963 ne Egjipt. Ky eksperiment si i tille ekziston deri me vitin 1967 kur vecse ne Egjipt ekzistojnė nente banka te tilla. Keto banka te cilat as qe kane llogaritur e as qe kane paguajtur kamate, investimet me te medha i kane bere ne tregti ose industri, drejtpersedrejti ose ne partneritet me etnitete tjera dhe e kane ndare fitimin bashkarisht me deponentet. Per ate, ato banka kane funksionuar me se shumti si saving-investment sesa si banka komerciale.
Nasir Social Bank eshte e themeluar ne Egjipt ne vitin 1971, e cila eshte paraqitur ne opinion si banke komerciale qe mundėson shėrbime pa kamate edhe pse akti i themelimit te saj nuk thirret ne Islam dhe ne te Drejten Sheriatike. IDB banka eshte themeluar ne vitin 1974 nga Organizata e Shteteve Islame(OSHI). Kjo banke eshte nderkombetare ku qėllimi i saj kryesor eshte qe te tuboj dhe krijoj fonde per projekte zhvillimore ne ekonomite e kėtyre vendeve antare ne kete organizate. IDB siguron shėrbime financiare ne honorare dhe ndihme financiare me pjesėmarrje ne fitim te shteteve antare. Aktivitetet e IDB janė pa kamate dhe bazohen komplet ne te drejten sheriatike.
Perderisa sistemet financiare konvencionale ne menyre primare fokusohen ne aspektet ekonomike dhe financiare, sistemi i bankave islame njejte i kushton rendesi aspekteve etike, morale, sociale dhe religjioze, me qellim balancimin ndėrmjet te pasurve dhe te varfurve dhe punen e mire ne interes te shoqerise ne teresi. Sistemi mund te funksionoj vetėm ne baze te mėsimeve islame per etiken e punės, ndarjen e te mirave, drejtėsi sociale dhe ekonomike dhe rolin e shtetit.
Padyshim, ndalimi i kamatės eshte thelbi i sistemit ne teresi, mirėpo kjo eshte e mbėshtetur prej principeve tjera te mėsimeve islame e cila interesohet per ndarjen e rrezikut, te drejtat dhe obligimet e individit, e drejta per prone dhe domosdoshmėria e kontratave. Sistemi financiar islam, nuk eshte i kufizuar vetėm ne sistemin e bankave, mirėpo pėrmban edhe te dretjen per kapital, tregun e kapitalit dhe mėnyra tjera te ndermjetesimit financiar.

Principet me te rendesishme te sistemit financiar islam janė:

Krijimi i parave nga parate eshte i ndaluar, parate llogariten si kapital “potencial”

Ndalimi i kamatės, principi me i rendesishem i sistemit financiar islam.

Ndarja e profitit dhe humbjes, eshte karakteristika thelbėsore te sistemit financiar islam, ne vend te pėrqindjes fikse te kamatės ky sistem bazohet ne ndarjen e profitit dhe humbjes. Islami i mbėshtet muslimanet qe t`i investojnė parate e tyre dhe te behen partnere ne biznes ne vend se kreditore. Kjo stimulon ndermarresine. Si kthim, klientet garojnė qe te behen agjente te distribuimit te kapitalit financiar, i cili per kthim me vėmendje te madhe i analizon projektet e tyre dhe ekipet menaxherike. Realizimi i qėllimit arrihet me faktin se investimet me rriziqe te medha i japin stimul ekonomise dhe njeherit i nxisin ne pune maksimale.
Gharar-realizimi i papaguar ose shpekulimi eshte i ndaluar, me kete ndalese secili transaksion i realizuar nuk guxon te mbetet i papaguar apo spekulativ.

Per dallim prej kolegeve konvencional , bankieret islam nuk presin fitime dhe prej parakohe shume te caktuar parash ne date te caktuar. Ne pajtim me te drejten sheriatike, ato janė pergjegjes per ato para te investohen ne projekte te sigurta, me pjesemarres te sigurt te huave. Nese projekti realizon qėllimet e veta, bankieri merre pjese ne ndarjen e fitimit, ndėrsa nese nuk realizon qėllimet e saja ai merre pjese ne mbulimin e humbjes. E drejta sheriatike shkruan se shpėrblimi duhet te dale ne ndarjen ose mbulimin e humbjes. Profiti duhet te jete i arsyeshėm me krijim te vlerės me te cilen bankieri e plotėson vlerėn e mundimeve dhe shkathtesite e shfrytėzuesve te kėtij huazimi. Bankat islame ofruan shėrbime kreative te cilat bazohen ne principet e sistemit financiar islam, ndarja e fitimit dhe e humbjes. Per punet e pėrditshme bankiere, janė formuar nje numėr i madh instrumentesh financiar te cilet e kėnaqin fene islame dhe mundesojne nje kthim te pranueshem financiar per investitoret.Treguar ne pergjithesi , tregtia, berza dhe lizingu janė dege ku bankat islame janė me aktive.
Bankat islame kane instrumentet e veta permes te cilave edhe funksionojnė, ato janė te shumte por ne do te numerojme vetėm disa:

Murabaha- Perfaqeson shitjen e mallit me cmim qe haptazi tregohet fitimi i shitėsit dhe blerėsit.
Mudaraba-Perfaqeson marrėveshje midis dy paleve ku njėra pale(raab al-mall) ose shfrytėzuesi i te drejtave, i beson parate e veta pales tjetėr e cila quhet(mu-darib) ose i besueshmi.
Musharaka-Partneritet, e lidhur per periudhe te caktuar , e formuar per realizimin e ndonjė projekti te caktuar.
Ijara Nja Iktina-Perfaqeson ekuivalencen e lizingut ose hua e cila duhet te kthehet ne keste .
Mukarada-Ky instrument i lejon bankės te jap obligacione per financim te ndonjė projekti te caktuar.
Sallam-Bleresi paguan parakohe ēmimin e kontraktuar per sasi te caktuar malli e cila do te blehet saktėsisht ne daten e caktuar.

Sot bankimi islam udhėheq me fonde ne shume prej 200 miliard dollar amerikan.Klientet nuk vijnė vetėm prej shteteve islame mirėpo edhe prej Europes, SHBA-ve, dhe Lindjes se largėt. Bankat islame kane filluar qe shpejt te zhvillohen per shkak te kujdesit te tyre ne sistemin e vlerave ne punen e tyre, cka mundėson financim edhe prej muslimaneve edhe prej jomuslimaneve.
Ne bote momentalisht funksionojnė me shume se 250 institute financiare islame.



Mr.Dimitar Ristovski
Drejtor ekzekutiv te asociacionit biznes evropian.
p.s. ky punim eshte i publikuar ne gazeten ditore Biznis te dates 31 maj 2006
PM
Top
ardi_pr
Postuar nė: 02.09.2006, 13:05
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006




Me gjeresisht rreth Ekonomis Islame vizitoni kete faqe:

http://www.ekonomia-islame.com/


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
me_ty
Postuar nė: 05.09.2006, 00:12
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 128
Antari Nr: 971
Bashkangjitur: 08.04.2006




ZHVILLIMI EKONOMIK I TOKAVE SHQIPTARE
(SHEK. XVI - MESI I SHEK. XVIII)


1. VENDOSJA E PLOTĖ E SISTEMIT TĖ TIMARIT NĖ SHQIPĖRI.
FORMAT E PRONĖSISĖ

Vendosja e sistemit tė timarit.
Ndarja administrative (shek. XVI-XVII)
Zgjerimi i Perandorisė Osmane, pas pushtimeve tė realizuara nė shek. XV, bėri tė nevojshėm ndryshimin e organizimit tė saj shtetėror. Pėr ta vėnė atė mbi baza mė tė qėndrueshme administrative e juridike, gjatė mbretėrimit tė sulltan Sulejmanit II (1520-1566), tė njohur me emrin Ligjvėnėsi (kanuniu), u krye njė organizim i ri i shtetit dhe u rishikuan e u plotėsuan ligjet ekzistuese me urdhėresa tė tjera nė pėrshtatje me kushtet e reja, me synim qė tė arrihej nė radhė tė parė centralizimi i pushtetit nė duart e sulltanit.
Nė pėrfundim tė kėtij riorganizimi, territoret e gjithė perandorisė u ndanė nė 32 ejalete, qė ishin njėsi mė tė vogla administrative. Nė krye tė ēdo ejaleti kishte njė bejlerbej. Krahinat e Gadishullit Ballkanik u pėrfshinė nė tri ejalete: ejaleti i Bosnjės nė veri tė gadishullit, ejaleti i Rumelisė nė qendėr dhe ejaleti i Detit nė ishujt e detit Egje dhe nė njė pjesė tė bregdetit jugor. Ēdo ejalet u nda nė njė numėr sanxhakėsh.
Territoret e Shqipėrisė bėnin pjesė nė ejaletin e Rumelisė. Ato u ndanė nė disa sanxhakė. Numri, shtrirja dhe emėrtimi i tyre ka ndryshuar herė pas here. Sanxhakut tė Shkodrės, tė cilit mė 1499 i ishin shtuar krahina tė Malit tė Zi dhe nė fillim tė shek. XVI edhe krahina tė Rrafshit tė Dukagjinit, iu shkėput krahina e Gjakovės, qė i kaloi sanxhakut tė Dukagjinit; sanxhakut tė Vlorės iu shkėputėn krahinat e Delvinės dhe tė Ēamėrisė, me tė cilat u krijua sanxhaku i Delvinės. Sanxhakėt e Elbasanit, tė Ohrit, tė Dukagjinit, tė Prizrenit, tė Vuēiternės, tė Shkupit dhe tė Janinės mbetėn siē ishin mė parė. Nė filim tė shek. XVI sanxhaku i Manastirit fitoi njė rėndėsi tė veēantė, sepse selia e bejlerbeut tė Rumelisė u zhvendos nga Shkupi nė Manastir, prandaj ai njihet edhe me emrin pashasanxhaku i Manastirit.
Ēdo sanxhak ishte njė unitet administrativ e ushtarak qė pėrfshinte timaret, ziametet dhe forcat e tyre ushtarake pėrkatėse. Sanxhakė u ndanė nė njėsi mė tė vogla, tė cilat u quajtėn kaza, kurse kėto tė fundit u ndanė nė nahije. Nė ēdo sanxhak kishte njė mėkėmbės tė sanxhakbeut (myteselim) dhe komandant tė spahinjve (allaj-bej), kurse nė ēdo kaza njė gjykatės (kadi) qė varej drejtpėrdrejt nga sulltani. Pėrveē kėtyre pati edhe funksionarė tė tjerė tė njė rėndėsie mė tė vogėl nėpėr nahijet. Shumica dėrrmuese e funksionarėve, ashtu si dhe shumica e feudalėve, ishin me origjinė shqiptare. Numri i tyre tashmė ishte rritur. Ndėrsa njė pjesė e tyre vinte nga radhėt e klasės feudale para pushtimit, pjesa tjetėr, qė pėrbėnte shumicėn, vinte nga radhėt e ushtarakėve tė shquar nė luftė ose tė fėmijėve tė rritur nėpėr shkollat e korpuset jeniēere. Kishte mbetur ndonjė sasi e vogėl spahinjsh turq, tė cilėt mė vonė u larguan ose u asimiluan, sikurse ndodhi me kolonėt turq tė sjellė nė Koxhaxhik, Elbasan, Krujė etj.
Me organizimin e ri, osmanėt i copėzuan sė tepėrmi trojet shqiptare, duke u dhėnė njėsive ushtarake e administrative shqiptare njė shtrirje territoriale mė tė vogėl nė krahasim me sanxhakėt e tjerė tė Rumelisė. Disa prej tyre, pėrveē popullsisė mbizotėruese shqiptare pėrfshinin edhe pakica malazeze, serbe e maqedone.
Gjatė mbretėrimit tė Sulejman Ligjvėnėsit, juriskonsultėt osmanė pėrpunuan, si pėr tė gjithė sanxhakėt e tjerė tė perandorisė, edhe pėr ata shqiptarė, nga njė kanuname tė veēantė. Kanunameja mė e vjetėr nga ato qė janė ruajtur e qė njihet deri mė sot, ėshtė ajo e sanxhakut tė Shkodrės (1529). Kanuname tė veēanta patėn edhe sanxhakėt e Vlorės, tė Elbasanit, tė Prizrenit, tė Ohrit, tė Vuēiternės. Burimin e tyre kanunametė e kishin gjithnjė te “Ligji i Sheriatit” (ligji i shenjtė) dhe nė mėnyrė tė veēantė te Kurani, qė ishte njė farė kushtetute e pėrjetshme e perandorisė sė osmanėve. Por nė hartimin e tyre janė marrė parasysh edhe kushtet shoqėrore-ekonomike tė ēdo sanxhaku, si dhe traditat dokesore tė trashėguara nga shekujt e kaluar. Kanunametė e sanxhakėve shqiptarė ligjėruan gjendjen e pronėsisė tokėsore, pozitėn e spahinjve ndaj shtetit e rajave, detyrimet fiskale dhe detyrimet e tjera tė popullsisė shqiptare. Kanunametė pėrmbanin gjithashtu dispozita tė ndryshme mbi rregullimin ushtarako-politik tė sanxhakėve, mbi ēmimet e prodhimeve bujqėsore, mbi regjimin doganor etj.
Nė fillim kėto kanuname kishin mjaft mungesa, por kohė pas kohe ato u plotėsuan me dekrete (fermane) dhe me vendime (fetva), sidomos me fetvatė e kryetarit tė fesė islame, Ebusudit, i cili ishte figura kryesore nė pėrpilimin e kanunameve. Mė vonė u hartuan kanumame tė reja mė tė plota. Kanunameja e dytė e Shkodrės u pėrpilua afėrsisht gjysmė shekulli mė vonė nga e para.
PM
Top
me_ty
Postuar nė: 05.09.2006, 00:13
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 128
Antari Nr: 971
Bashkangjitur: 08.04.2006



Pėrveē kanunameve tė sanxhakėve dhe tė shtesave tė mėvonshme, kadilerėt kishin pėr udhėheqje nė punėt e tyre edhe kanunamenė qendrore tė njohur me emrin “Kanunameja e sulltan Sulejmanit”, qė u kodifikua pas mesit tė shek. XVI. Kjo pėrmblidhte dispozitat themeltare tė regjimit feudalo-ushtarak dhe tė marrėdhėnieve shoqėrore-ekonomike tė krejt Perandorisė Osmane.
Kanunametė e sanxhakėve shqiptarė kishin tė pėrbashkėta normat kryesore tė regjimit feudal-ushtarak. Nė mjaft raste, ato kishin ndryshime nga njėra-tjetra dhe pasqyronin shkallėn jo tė barabartė tė zhvillimit ekonomik e shoqėror tė popullsisė qė jetonte nė secilin sanxhak.
Nė vitin 1506 u bė njė regjistrim i pėrgjithshėm i tė gjitha tokave shqiptare. Ato u pėrfshinė nė dy zona tė mėdha. Nė njėrėn zonė bėnin pjesė tokat, ku ishte zbatuar sistemi i timarit. Kjo quhej ndryshe zona e sė dhjetės (yshyrit), kurse zona tjetėr pėrfshinte krahinat malore tė vetqeverisura, ku nuk u zbatua sistemi i timarit. Ato i jepnin pushtetit qendror njė taksė (haraē) fikse, prandaj quheshin zona e haraēit.
Zona e timarit ishte e shtrirė nė pjesėn mė tė madhe tė tokave shqiptare. Si nė gjithė Gadishullin Ballkanik, dhe nė shumicėn e viseve tė tjera tė Perandorisė Osmane, gjithė toka ishte shpallur “tokė shtetėrore” (erazi mirie). Megjithatė, pronėsia mbi tokėn, qė i pėrkiste shtetit osman edhe nė Shqipėri, pati tri forma tė ndryshme: tokat shtetėrore qė zinin sipėrfaqen mė tė madhe tė vendit dhe pėrbėnin bazėn e sistemit tė timareve, tokat nė zotėrim privat (erazi mylk) qė zotėroheshin nga pjesėtarė tė aristokracisė feudale dhe tokat vakėf (erazi vakf), qė ishin pronė e institucioneve fetare myslimane.
Pjesa mė e madhe dhe mė e rėndėsishme e tokave shqiptare i pėrkiste formės sė tokave shtetėrore. Kėto pėrbėnin fondin e tokave tė pėrfshira nė sistemin e timarit, nė disa kategori: nė radhė tė parė, bėnin pjesė tokat e punueshme, arat, livadhet nė zotėrim tė fshatarėve. Tipar dallues i kėtyre tokave (rajatike) ishte fakti se fshatarėt qė i zotėronin ato, ishin tė detyruar t’i shlyenin njė varg detyrimesh, si spahiut dhe shtetit. Legjislacioni nuk lejonte ndryshimin e statusit tė tyre dhe ruante dallimin fetar midis bashtinės dhe ēifligut. Nė rast se njė mysliman merrte njė bashtinė, i shlyente detyrimet si i krishterė.
Pėrveē tokave rajatike kishte edhe disa toka jorajatike: truallishtet (mezra) ishin toka djerr tė fshatrave, dikur tė banuara, por qė ishin braktisur nga popullsia. Ato mund tė punoheshin e tė mbilleshin nga fshatrat fqinje. Prej tyre merrej vetėm e dhjeta e prodhimeve bujqėsore. Spahiu kishte tė drejtė t’i jepte me tapi dhe taksėn e tapisė e merrte shteti. Punimi i tyre mund tė bėhej edhe nga fshatarė tė ardhur. Sipas regjistrit tė vitit 1520, fshati Levan i Vogėl nė regjistrimin e vjetėr figuronte truallishte, por fshatarėt qė erdhėn nga viset pėrreth, u vendosėn aty me banim dhe e punonin tokėn, duke i shlyer tė dhjetėn tė zotit tė tokės. Krahas truallishteve ishin tokat e pėrbashkėta (mysha), toka tė papunuara, tė ndodhura midis fshatrave me kufij tė papėrcaktuar dhe nė pėrdorim tė pėrbashkėt tė tyre. Punimi dhe mbjellja e tyre kushtėzohej me pagimin e sė dhjetės. Njė kategori tjetėr tokash jorajatike ishin tokat e hapura rishtas (zemin e tarlla), prej vendeve djerr, pyjesh, vendesh malore, tė cilat me kalimin e kohės nga njė regjistrim nė tjetrin, punoheshin e mbilleshin. Spahiu kishte tė drejtė t’i jepte me tapi qė tė punoheshin. Tė njėjtin status kishte toka djerr brenda timareve tė lėna si kullota dimėrore dhe verore. Spahiu kishte tė drejtė tė vilte taksėn pėr dimėrimin dhe verimin e bagėtive nga fshatarėt e jashtėm qė sillnin bagėtitė pėr kullotje, por jo nga fshatarėt e fshatit ku ndodhej kullota. Nė periferi tė qyteteve tokat nuk ishin private, por as toka rajatike. Pėrreth qyteteve kishte mjaft ēifligje tė ngarkuara vetėm me tė dhjetėn dhe taksėn e kashtės. Njė kategori mė vete pėrbėnin tokat e dhėna nė zotėrimin e personave tė ngarkuar me shėrbime ushtarake nė luftė, nė prapavijė ose me shėrbime administrative. Kėto u jepeshin si bashtina ose ēifligje vojnukėve, stallierėve, rritėsve tė shpesėve tė gjuetisė (doganxhinj), ruajtėsve tė grykave tė rrugėve (derbendxhinj), pjesėtarėve tė korpusit ushtarak tė kalorėsve (myselem) dhe tė kėmbėsorėve. Tokat ushtarake trashėgoheshin dhe ishin falur nga e dhjeta, xhizja, taksat e jashtėzakonshme shtetėrore dhe nga ēdo detyrim tjetėr kundrejt shėrbimit ushtarak. Me kalimin e kohės kjo kategori sa vinte e zvogėlohej. Kėshtu mė 1506 nė sanxhakun e Vlorės kishte 229 shtėpi vojnukėsh qė ishin kthyer nė raja. Mė 1593 numri i vojnukėve nė kėtė sanxhak numėrohej me gishta. Nė kategorinė e tokave shtetėrore bėnin pjesė edhe tokat nė zotėrim personal tė spahinjve (hasa-ēiflig).
Toka shtetėrore u nda nė zotėrime tė veēanta, tė cilat nė varėsi nga shuma e tė ardhurave qė jepnin, u quajtėn has, ziamet dhe timar. Tė ardhurat vjetore maksimale tė hasit qė u jepeshin pjesėtarėve tė aristokracisė feudale (sulltanit, vezirėve, bejlerbejve, sanxhakbejve), i kapėrcenin tė 100 000 akēet, tė ziametit deri nė 99 999 akēe, kurse tė ardhurat e timarit, qė u jepeshin zakonisht feudalėve tė vegjėl nuk i kapėrcenin tė 19 999 akēet.
PM
Top
me_ty
Postuar nė: 05.09.2006, 00:14
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 128
Antari Nr: 971
Bashkangjitur: 08.04.2006





Numri i zotėrimeve nė tokat shqiptare u rrit krahas me zgjerimin dhe me forcimin e pushtetit osman nė krahinat e mbetura ende jashtė administratės sė tij. Sipas regjistrimit tė vitit 1431, nė Sanxhakun Shqiptar kishte 471 timare, kurse me regjistrimin e kryer nė vitin 1533, vetėm nė sanxhakėt e Shkodrės, tė Vlorės, tė Ohrit, tė Elbasanit, tė Vuēiternės dhe tė Prizrenit numri i timareve arriti nė 2 070.
Nė Shqipėri haset nė zotėrim tė sulltanit u formuan pas pėrfundimit tė pushtimit tė saj dhe me pėrforcimin e pushtetit osman nė vend. Sipas dėshmive dokumentare ato ishin krijuar pėr herė tė parė nė sanxhakun e Shkodrės, nė vitin 1485, pastaj nga fillimet e shek. XVI u dukėn nė tė gjithė sanxhakėt e tjerė. Tė ardhurat e tyre i kalonin thesarit shtetėror dhe pėrdoreshin pėr tė mbuluar shpenzimet e administratės qendrore tė shtetit. Nė pėrputhje me kushtet ekonomike e politike tė secilės trevė, ato pėrfshinin zakonisht tė ardhurat mė tė rėndėsishme tė vendit qė vinin nga taksat e shitblerjes sė mallrave nė tregjet kryesore, nga taksat doganore tė skelave tė Vlorės, Durrėsit, Lezhės, Shkodrės, qė ishin nyje kryesore tė tranzitit tregtar me botėn e jashtme, nga monopoli i kripės nė kriporet e bregdetit, nga peshkimi nė liqenet e Shkodrės, Ohrit, nė grykat e lumenjve etj., nga minierat e Novobėrdės, Janievės, Trepēės, Prizrenit, Vlorės dhe nga tė ardhurat e njė numri qytetesh apo fshatrash. Vjelja e kėtyre tė ardhurave zakonisht bėhej me anėn e sistemit tė sipėrmarrjeve vjetore (mukata). Haset ishin mjaft tė mėdha dhe zinin njė vend tė konsiderueshėm nė sasinė e tė ardhurave (tė rentės) qė shkonin nė dobi tė klasės feudale. P.sh. nė vitet 30 tė shek. XVI haset zinin 44,8% tė kėtyre tė ardhurave dhe arrinin nė 10 649 730 akēe. Tė ardhurat e hasit tė sulltanit nė Vlorė vinin nga peshkimi, doganat, monopoli i kripės, nga taksa e dhenve nė sanxhakėt e Vlorės e tė Elbasanit, dhe nga detyrimet spahiore tė 26 fshatrave. Nė hasin perandorak nė Vuēitern tė ardhurat kryesore vinin nga minierat e Novobėrdės e tė Janievės, tė punishtes pėr prerjen e monedhės, nga taksat e qytetarėve dhe nga detyrimet spahiore tė 290 fshatrave.
Hase tė rėndėsishme zotėronin edhe vezirė e bejlerė, si Sinan Pasha nė sanxhakun e Vlorės dhe Osman Pasha nė sanxhakun e Delvinės etj. Sanxhakbejlerėt, si mbajtės tė pushtetit ushtarak e civil nė krahinat e pėrfshira nė njėsitė administrative qė qeverisnin, zotėronin 8-9 hase tė rėndėsishme qysh nė shek. XV. P.sh., hasi i sanxhakbeut tė Shkodrės mė 1485 arrinte nė 389 912 akēe. Ai pėrfshinte tė ardhurat e qyteteve tė Shkodrės, tė Drishtit, tė Pejės si dhe 161 fshatra kryesisht nė Malėsinė e Madhe. Nė shek. XVI, haset e sanxhakbejlerėve lėviznin nga 200 000 deri nė 550 000 akēe secili. Tė ardhurat e haseve tė funksionarėve tė lartė arrinin nė fund tė shek. XVI nė 2 593 998 akēe, d.m.th., nė 10,4% tė sasisė sė pėrgjithshme tė tė ardhurave nga detyrimet spahiore. Mė i vogli ishte hasi i sanxhakut tė Elbasanit (117 138 akēe) dhe mė i madhi ishte ai i Ohrit (383 450 akēe). Vendin kryesor nė tė ardhurat e kėtyre haseve e zinin tė ardhurat nga detyrimet spahiore, tė vjela nga 260 fshatra.
Pjesa mė e madhe e tokave dhe e popullsisė ishte dhėnė nė ziamete dhe timare. Nė fillim tė shek. XV kishte 30 timare e 837 ziamete me 3 352 000 akēe, kurse nė fund tė shek. XVI 212 ziamete dhe 2 043 timare me 15 500 000 akēe. Sasia mė e madhe e timareve dhe e ziameteve gjendej nė sanxhakėt e Vlorės, tė Ohrit, tė Vuēiternės, nė viset e Rrafshit tė Dukagjinit etj. Ziametet dhe timaret pėrfshinin pjesėn mė tė madhe tė tė ardhurave (tė rentės) tė zotėrimeve spahiore, 32% tė shumės sė pėrgjithshme. Gjatė shek. XVII-XVIII numri i timareve dhe i ziameteve erdhi duke u zvogėluar, pėrkatėsisht nė 2 043 e 93.
U pakėsua mė shumė (gjatė shek. XVII-XVIII) numri i ziameteve dhe mė pak ai i timareve. Kjo dukuri dėshmon pėr copėtimin e ziameteve dhe rritjen e haseve. Edhe nė kėta shekuj ruhej tradita e mėparshme, sipas sė cilės shumicėn e timareve e pėrbėnin timaret e vogla me tė ardhura deri nė 3 000 akēe. Kėshtu timaret e vogla nė fillim tė shek. XVII nė sanxhakun e Shkodrės zinin 55% tė numrit tė pėrgjithshėm, nė sanxhakun e Vuēiternės 66% dhe nė atė tė Elbasanit 64%. Vendin e dytė e zinin timaret me tė ardhura 5 000-6 000 akēe. Timaret dhe ziametet thuajse tėrėsisht kishin tė bėnin me tokėn dhe fshatarin raja. Ato lidheshin me prodhimin bujqėsor tė njė vendbanimi tė caktuar. Ziametet pėrfshinin disa fshatra tė tėra, kurse timaret fshatra tė plota ose pjesė fshatrash.
Timaret, ziametet dhe haset u jepeshin spahinjve kundrejt detyrimeve tė caktuara ndaj pushtetit qendror. Timarliu ose zaimi e gėzonte timarin apo ziametin me kusht qė me shpenzimet e veta, tė shkonte nė luftė si kalorės i armatosur nėn urdhrat e sanxhakbeut sa herė ta thėrriste sulltani. Timari, tė ardhurat e tė cilit ishin deri nė 3 000 akēe qė nevojiteshin pėr shpenzimet e jetesės sė spahiut, quhej “kėllėē timar”, d.m.th., timar sa pėr njė shpatė. Nė rast se tė ardhurat e kalonin kėtė shumė, atėherė spahiu ishte i detyruar tė ēonte njė kalorės tė armatosur (xhebeli) pėr ēdo 3 000 akēe mė shumė, ndėrsa zotėruesit e ziameteve e tė haseve ēonin njė kalorės pėr ēdo 5 000 akēe.
PM
Top
me_ty
Postuar nė: 05.09.2006, 00:16
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 128
Antari Nr: 971
Bashkangjitur: 08.04.2006




Ēdo familje fshatare banuese nė njė feud kishte ngastrėn e tokės qė e punonte me pjesėtarėt e vet. Ngastrat qė u ndodhėn nė duart e fshatarėve tė krishterė, u quajtėn si dhe mė parė bashtina, kurse ato qė ishin nė pėrdorim tė fshatarėve myslimanė u quajtėn ēifligje (ēift-njė palė, njė pendė, nė kuptimin e njė toke qė mund tė punohej me njė pendė qe). Meqenėse bashtinat dhe ēifligjet ishin tokė shtetėrore, fshatari gėzonte mbi to vetėm tė drejtėn qė ta punonte dhe ta shfrytėzonte kundrejt detyrimeve qė duhej tė jepte. Fshatari gėzonte disa tė drejta tė kufizuara, ai nuk mund tė dėbohej nga toka prej spahiut po qe se e punonte dhe paguante detyrimet. Gjithashtu fshatari raja mund t’ia shiste tė drejtėn e pėrdorimit tė bashtinės pa e copėtuar atė, njė fshatari tjetėr, por vetėm me lejen e spahiut, tė cilit me kėtė rast, blerėsi duhej t’i paguante taksėn e tapisė (resmi tapu). Kur fshatari nuk paguante rregullisht detyrimet e caktuara ose kur e linte tokėn pa punuar mė tepėr se tre vjet, spahiu kishte tė drejtė t’ia merrte tokėn dhe t’ia jepte njė tjetri, duke i marrė kėtij taksėn e tapisė.
Fshatari raja gėzonte tė drejtėn e njė trashėgimie tė kufizuar mbi bashtinėn apo ēifligun e vet. Djali ose djemtė e tij e trashėgonin tė drejtėn e punimit tė tokės, por pa e pjesėtuar atė. Ata nuk ishin tė detyruar tė nxirrnin tapi tė re dhe tė paguanin taksėn e tapisė. Tė drejtėn e trashėgimisė e gėzonin edhe tė afėrmit e tjerė tė fshatarit raja (bijat, vėllezėrit, motrat), kur ky nuk linte trashėgimtar mashkull, por nė kėtė rast trashėgimia nuk ishte e lirė, meqenėse kėta duhej tė nxirrnin tapi tė re dhe tė paguanin taksėn e tapisė.
Pra, e drejta e pronėsisė sė tokės mirie ishte e pjesėtuar midis shtetit, qė ruante pėr vete tė drejtėn e disponimit, dhe spahiut, qė gėzonte tė drejtėn e zotėrimit, kurse fshatari kishte tė drejtėn dhe detyrėn e punimit e tė shfrytėzimit.
Kjo pronėsi solli si pasojė qė pushteti i spahiut nė pronėn osmane tė mos kishte pavarėsi dhe imunitet tė plotė financiar, administrativ dhe gjyqėsor.
Duke qenė vazhdimisht nėn kontrollin e organeve tė pushtetit qendror, spahinjtė ishin kufizuar tė mblidhnin vetėm tė ardhurat e zotėrimeve qė u pėrkisnin, sepse pushteti qendror i vilte tė ardhurat e veta me anėn e organeve tė veēanta tė tij.
Nė kategorinė e tokave shtetėrore bėnte pjesė edhe hasa-ēifligu (ose hasa). Kjo ishte njė ngastėr toke nė madhėsinė e njė bashtine qė brenda zotėrimit tė vet e mbante nė zotėrim personal spahiu. Kėto ngastra u jepeshin dhe u merreshin spahinjve sė bashku me tė. Ato nuk shiteshin si pronat nė zotėrim privat.
Si ekonomi personale tė spahinjve, hasa-ēifligjet ishin tė ēliruara nga ēdo lloj detyrimi dhe taksa tė zakonshme ose tė jashtėzakonshme shtetėrore.
Pėr punimin, mbjelljen etj., tė kėtyre ngastrave, spahinjtė pėrdornin punėn angari tė fshatarėve tė timareve tė tyre, dhėnien me qira ose me gjysmatari. Nė shek. XV haset e ēifligjet e spahinjve ishin zakonisht vreshta, kopshte, ullishte, pemė frutore, mullinj etj. Nė shek. XVI numri i hasa-ēifligjeve vjen e zvogėlohet, meqenėse spahiu ishte i lidhur me luftėrat dhe shteti lejoi dhėnien e tyre me tapi. Mbas njė shekulli zotėrimet personale nuk pėrmenden fare.
PM
Top
me_ty
Postuar nė: 05.09.2006, 00:17
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 128
Antari Nr: 971
Bashkangjitur: 08.04.2006




Tokat private (mylk) dhe tė institucioneve fetare


Njė kategori tė dytė tė pronave tokėsore nėn sundimin osman e pėrbėnin tokat nė pronėsi private. Zakonisht fshatarėt kishin pranė banesave tė tyre nga njė sipėrfaqe tė vogėl toke, mbi tė cilėn gėzonin pronėsinė e plotė private dhe qė nuk e kalonte njė dynym. Ato ishin kryesisht kopshte, vreshta, ullishta etj. Prona private ishin edhe ndėrtesat (kasollet, plevicat e shtėpitė) dhe mullinjtė. Kėto prona mylk mund tė shiteshin dhe tė dhuroheshin nga pronarėt e tyre pa kufizimet qė ekzistonin pėr tokat shtetėrore. Vetėm nė rast se fshatari e humbiste tokėn e bashtinės ose largohej nga timari pa lejen e spahiut, atėherė ky kishte tė drejtė tė vinte dorė mbi pronat e tij mylk.
Nė kategorinė e pronave private mbi tokėn, vendin kryesor e zinin zotėrimet e dhėna pėrgjithmonė dhe tė pakushtėzuara me detyrimin ushtarak. Nga fondi i tokave shtetėrore, me anė tė njė akti tė veēantė pronėsimi (mylkname), sulltanėt u dhuronin komandantėve tė shquar tė ushtrisė ose funksionarėve tė lartė tė administratės, pėr merita tė veēanta ndaj shtetit osman, fshatra ose krahina tė tėra nė formė mylku, tė quajtura edhe mylqe tokėsore. Pronarėt e kėtyre zotėrimeve gėzonin mbi to tė gjitha tė drejtat e njė prone tė plotė. Ata mund t’i shisnin, t’ua linin trashėgim pasardhėsve tė tyre, t’i dhuronin ose t’i kthenin nė prona institucionesh fetare myslimane.
Pronarėve tė mylqeve tokėsore u ishte dhėnė e drejta tė vilnin nga rajatė jo vetėm detyrimet qė nxirrte zakonisht ēdo spahi, por edhe njė pjesė tė atyre qė kalonin nė dobi tė arkės shtetėrore. Veēse me gjithė kėto tė drejta, sulltani kishte gjithmonė pushtet t’ua merrte kėto mylqe kur ta shihte tė arsyeshme.
Mylket tokėsore u shfaqėn nė trojet shqiptare qysh nga fundi i shek. XIV, kur sulltan Murati I i dhuroi njė mylk tė madh njė komandanti tė shquar nė pushtimin e Rumelisė, Evrenoz Beut. Nė kufijtė e kėtij mylku pėrfshihej edhe krahina e Bilishtit. Ato u shtuan nė fund tė shek. XV dhe gjatė shek. XVI. Kėshtu, p.sh., mė 1484 sulltan Bajaziti II i dhuroi si mylk ish-sanxhakbeut tė Janinės dhe dhėndrrit tė sulltan Mirahor Iljas beut, fshatrat Peshkopje (aty ku u shtri mė vonė qyteti i Korēės), Panarit, Treskė, Leshnjė, Boboshticė dhe Vithkuq tė krahinės sė Korēės. Pronat mylk mė tė mėdha nė Shqipėri iu dhanė nga sulltan Sulejman Ligjvėnėsi Mustafa Pashės (1523), njėrit nga pinjollėt e myslimanizuar tė familjes sė Dukagjinėve. Ato pėrfshinin 33 fshatrat e nahijeve fqinje tė Zadrimės dhe tė Ragamit. Krahas mylqeve tokėsore ndeshen edhe disa forma tė tjera tė pronėsisė private. Njė nga kėto ishte mylku i dhėnė kundrejt dėrgimit tė luftėtarėve (eshkinxhinj). Nė rast se ato nuk kryenin detyrimin merrej prodhimi i njė viti. Njė formė tjetėr ishte ēifligu mylk, i ngarkuar me shėrbimin ushtarak. Tri ēifligje tė tilla ndeshen nė fillim tė shek. XVII nė fshatrat Dushnik tė Beratit, nė Zhezharė e nė Rizovė tė Shpatit. Pronat mylk nė trojet shqiptare zinin njė sipėrfaqe shumė tė vogėl tė tokės sė punueshme nė krahasim me sipėrfaqen e tokės sė shpallur shtetėrore dhe tė ndarė nė zotėrime ushtarake e administrative si nė vendet e tjera tė perandorisė. Nė shek. XVI thuajse u ndėrpre praktika e dhurimit tė mylqeve tokėsore, kurse ato ekzistuese u shndėrruan nė shumicėn e tyre nė vakėfe.
Nė truallin shqiptar gjendeshin edhe toka nė pronėsi tė institucioneve fetare myslimane (vakėfe). Kėto ishin prona tė kategorisė private, sepse pėrbėheshin nga toka tė dhuruara prej sulltanėve nė formė mylku dhe nga toka mylk tė dhuruara nga besimtarėt. Nė vakėfe u kthyen siē u tha mė sipėr, edhe shumica e mylqeve tokėsore qė gėzonin feudalėt e mėdhenj.
Tokat nė pronėsi tė institucioneve fetare myslimane ishin tė paprekshme edhe nga vetė sulltani. Pėr kėtė arsye, shumica e pronarėve tė mylqeve tokėsore nuk ngurruan t’i kthenin pronat e tyre tė kėsaj kategorie nė prona institucionesh fetare myslimane sipas rregullave tė institucionit tė vakėfit, duke caktuar sipas vullnetit tė tyre administratorin (myteveliun) dhe mėnyrėn e ndarjes sė tė ardhurave tė kėsaj prone. Duke pėrfituar nga kėto rregulla, pronarėt e kėtyre mylqeve, pasi linin njė pjesė tė tė ardhurave nė dobi tė ndonjė institucioni fetar, siguruan pėr vete dhe pėr trashėgimtarėt e tyre brez pas brezi pjesėn tjetėr tė tė ardhurave, si dhe tė drejtėn e administrimit tė pronave tė veta. Nė kėtė mėnyrė, ata iu shmangėn rrezikut tė konfiskimit nga ana e sulltanit.
Tokat e vakėfuara nuk mund tė shiteshin, tė dhuroheshin ose tė ktheheshin nė prona individuale. Tokat e para vakėfe nė Shqipėri ndeshen nga fillimi i shek. XVI. Mė 1505 Mirahor Iljas beu tokat e tij nė fshatrat Peshkopje, Vithkuq, Leshnjė, Boboshticė etj., tė kazasė sė Korēės, i ktheu nė toka vakėf. Nė kohėn e sundimit tė sulltan Sulejman Ligjvėnėsit u kthyen nė vakėf edhe mylqet tokėsore tė Zadrimės dhe tė Ragamit. Procesi i vakėfimit vazhdoi edhe nė shekujt e mėvonshėm.
Mė 1641 Arkitekt (mimar) Kasemi ktheu nė vakėf ēifligje, kullota dimėrore, banja, ēezma, mullinj nė sanxhakėt e Vlorės e tė Elbasanit, pėrveē objekteve nė krahina tė tjera tė perandorisė. Sheqere Pare, njė nga gratė e oborrit perandorak, i ktheu nė vakėf fshatrat Voskopojė e Podgorie tė krahinės sė Korēės, qė i ishin dhuruar si pronė private (1647). Po nė kėtė kohė vakėfit tė Arkitekt Kasemit iu shtuan tri ēifligjet mylk nė fshatrat Dushnik tė Beratit dhe nė Zhezharė e Rizovė tė kazasė sė Shpatit.
Sipas kodeve osmane vakėfet pėrbėheshin vetėm prej pronash private, por nė shek. XVII-XVIII janė vakėfuar edhe toka shtetėrore. Nė vitin 1678, Aishja, banore e fshatit Syzezė tė Mallakastrės, la vakėf njė pjesė tė pasurisė sė saj tė pėrbėrė prej njė shtėpie pėrdhese, njė kopshti, njė vreshte, njė hambari dhe njė are nė madhėsinė qė punohej me njė pendė qe, 15 kokė bagėti dhe gjysma e njė kullote. Kėto vakėfe vetėm formėn kishin tė pėrbashkėt me vakėfet e ngritura nė bazė tė sheriatit, prandaj Koēi Beu, nga Mborja e Korēės, i quan vakėfe tė paligjshme.
Ashtu si nė krejt perandorinė, edhe nė Shqipėri shoqėria u nda nė klasėn ushtarake dhe nė rajatė. Tek ushtarakėt pėrfshiheshin tė gjithė ata qė ishin nė shėrbim tė drejtpėrdrejtė tė sulltanit dhe qė nuk merreshin me prodhimin. Sipas funksionit, ushtarakėt ndaheshin nė njerėz tė shpatės dhe tė penės. Nė njerėzit e penės pėrfshiheshin ulematė, kadilerėt, nėpunėsit e financės. Nė tė shpatės hynin nė radhė tė parė zotėruesit e timareve, tė ziameteve dhe haseve tė lidhur me shėrbimin ushtarak, zotėruesit e feudeve tė lidhur me shėrbime nė administratėn shtetėrore, pronarėt e mylqeve tokėsore. Pėr tė gjithė kėta i pėrbashkėt ishte fakti se, si zotėrues tė tokės, ata gėzonin tė drejtėn tė merrnin prej fshatarėsisė njė pjesė tė tė ardhurave.
PM
Top
me_ty
Postuar nė: 05.09.2006, 00:18
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 128
Antari Nr: 971
Bashkangjitur: 08.04.2006




Nė shek. XVI-XVII shtresa drejtuese nė rajonet e ish-principatave shqiptare, duke pėrjashtuar ndonjė sanxhakbej, myfti apo kadi tė dėrguar nga vise tė tjera, ishte me prejardhje vendase. Pėr mė tepėr, njė pjesė e saj vinte nga radhėt e fisnikėrisė shqiptare tė parapushtimit, por tashmė, pavarėsisht nga kjo prejardhje, ajo ishte pjesė e pandarė e tėrėsisė sė klasės feudale osmane. Rol tė rėndėsishėm pėr kėtė ndryshim luajti edhe ndikimi i fesė e i kulturės turko-islame. Fakti se nė fillim tė shek. XVI spahinjtė e krishterė ishin shumė tė rrallė, dhe se, pak mė vonė, ata u islamizuan qė tė gjithė, tregon se integrimi i feudalėve me prejardhje shqiptare nė gjirin e klasės osmane u bė i plotė qysh nė kėtė shekull. Nė trevat verilindore shqiptare tė Rrafshit tė Dukagjinit dhe tė Kosovės struktura etnike e feudalėve pėsoi ndryshime tė thella. Si rrjedhim i pushtimit tė kėtyre trevave nė shek. XV, i vendosjes dhe i pėrforcimit tė administratės shtetėrore osmane si dhe i shpronėsimit tė ish-shtresės sunduese nė to, u shkatėrrua pėrfundimisht ish-aparati shtetėror, kurse vetė fisnikėria e mėparshme, njė pjesė e sė cilės u asgjėsua edhe fizikisht nė konfliktet luftarake, u zhduk si forcė e pavarur ekonomike dhe politike. Tė 259 feudet qė u krijuan nė ato rajone nė vitin 1455, iu dhanė nė zotėrim pjesėtarėve tė klasės sė re sunduese osmane. Nė kėtė forcė tė re sunduese u integrua njė numėr i kufizuar feudalėsh tė vegjėl tė krishterė. Nė fillimet e pushtimit shtresa e re sunduese pėrbėhej nė shumicėn e vet nga spahinj myslimanė, kryesisht turq pėr nga kombėsia, dhe nga feudalė tė islamizuar prej trevave tė tjera ballkanike. Elementi shqiptar nė gjirin e saj, qė ishte i pakėt nė fillim, u shtua nė periudhėn kalimtare nga shek. XV nė shek. XVI pėr tė zėnė pak nga pak vendin kryesor. Ky fenomen u arrit nga elementė shqiptarė, qė ishin vendas dhe jo nga elementė etnikė serbė, sepse feudalėt serbė ishin tė ardhur dhe ndodheshin nė njė truall etnik tė huaj. Pra, mbushja e klasės feudale osmane me mė shumė elementė tė dalė nga gjiri i popullsisė vendase shqiptare u krye nė trojet verilindore shqiptare, pikėrisht ashtu siē u krye edhe nė rajonet e ish-principatave shqiptare. Edhe pushtuesit osmanė ishin tė interesuar pėr njė mbushje tė tillė nga elementė vendas, sepse kėshtu siguronin njė mbėshtetje shoqėrore vendase.
Nė gjirin e shtresės sė re sunduese, ashtu si kudo nė perandori, e sidomos nė pjesėn evropiane tė saj, pėr shkak tė vetė sistemit feudal-ushtarak osman, u krye njė diferencim i theksuar. Ky diferencim vihet re qysh nė regjistrimin e vitit 1485 nė sanxhakun e Shkodrės. Sipas kėtij regjistrimi, masa e spahinjve tė vegjėl pėrfitonte vetėm 1/4 e sasisė sė pėrgjithshme tė detyrimeve tė sanxhakut, kurse 3/4 e saj i ndanin sanxhakbeu dhe njė zaim. Nė kėtė fazė tė parė tė pushtimit osmanėt u mbėshtetėn mė tepėr tek aristokracia feudale dhe te forca ushtarake qė nxirrte ajo, sesa te spahinjtė timarlinj ende tė pafuqishėm dhe tė paktė nė numėr.
Nė Shqipėri ekzistonte edhe njė shtresė ushtarakėsh qė, nė vend tė rrogave, gėzonin tė ardhura deri nė 1 400 akēe nga timare tė vogla tė quajtura “timar gjedik” tė lėshuara nė emėr tė kėshtjellave, tė ardhurat e tė cilave u ndaheshin pjesėmarrėsve tė garnizoneve tė tyre. Kėta ushtarakė shėrbenin sidomos nė objekte tė fortifikuara malore.
Nė grupin e dytė hynin ata qė merreshin me prodhimin dhe qė shlyenin njė varg taksash. Ata njiheshin me emrin e pėrgjithshėm raja. Me kėtė emėr dallohej fshatarėsia e vendosur nė sistemin e timarit. Ajo kishte detyrime kundrejt spahiut dhe shtetit. Frytet e prodhimit tė saj ndaheshin midis tyre. Njė kategori tjetėr ishte fshatarėsia e varur drejtpėrdrejt nga pushteti qendror, si jyrykėt dhe vojnukėt, zotėrues tė bashtinave tė lira. Njė kategori e tretė ishte fshatarėsia me origjinė skllavi (gulame e ortakēinj) qė varej nga feudali. Pushteti qendror nuk kishte kompetenca mbi ta. Ligji nuk i konsideronte ata juridikisht tė lirė. Zakonisht ata punonin hasa-ēifligun e spahiut, si dhe tokėn qė u jepte spahiu sė bashku me farėn, dhe prodhimin e ndanin pėrgjysmė (ortakēinj). Sė fundi, nė sistemin e timarit ishte njė kategori fshatare e ngarkuar me disa detyra speciale nga pushteti qendror. Ndaj feudalit shlyente tė gjitha detyrimet si gjithė fshatarėsia e vendosur nėn timar, kurse shteti e kishte ēliruar nga disa taksa. Midis kėtyre kategorive tė rajasė kishte dallime rigoroze nga legjislacioni osman. Biri i rajasė ishte raja. Ortakēinjtė nuk mund tė martoheshin me gra rajash, sepse fėmija konsiderohej raja.
Kufijtė midis kėtyre dy grupeve (ushtarakė dhe raja) ishin tė pėrcaktuar qartė. Spahinjtė qė nuk kryenin shėrbimin ushtarak, humbisnin zotėrimin dhe kalonin nė grupin e dytė, kurse kalimi nga grupi i dytė nė tė parin bėhej shumė rrallė dhe me dekret tė sulltanit.
PM
Top
me_ty
Postuar nė: 05.09.2006, 00:18
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 128
Antari Nr: 971
Bashkangjitur: 08.04.2006




Marrėdhėniet midis spahinjve dhe fshatarėve raja shqiptarė u pėrcaktuan jo vetėm nga ligjet e shtetit osman, por edhe nga traditat qė ekzistonin kėtu mė parė. Nė shek. XV, kur institucionet feudale osmane ishin nė formim e sipėr, pushtuesit nuk ishin nė gjendje tė ndryshonin njėherėsh format e pronėsisė dhe marrėdhėniet ekonomiko-shoqėrore qė ishin konsakruar pėr shekuj me radhė. Kjo i detyroi ata qė t’i merrnin parasysh dhe madje tė pėrvetėsonin tė gjitha ato forma e institucione qė pėrputheshin me interesat e tyre. Njė institucion i tillė ishte pronia, e cila kishte ngjashmėri nė disa drejtime me institucionin e timareve qė osmanėt kėrkonin tė zbatonin pas pushtimit. Gjatė shekullit tė parė tė pushtimit, ata ruajtėn nė disa zona masėn dhe format e mėparshme tė shlyerjes sė rentės feudale, me qėllim qė tė mos acarohej mė tej qėndresa e fshatarėsisė. Nė njė pjesė tė krahinės sė Shkodrės fshatarėsia fushore vazhdoi tė shlyente detyrimet nė bazė tė sistemit proniar tė dukatit e modit, kurse fshatarėsisė malore tė Mbishkodrės dhe tė Dukagjinit iu njoh e drejta e shlyerjes sė rentės feudale, njė dukat pėr ēdo vatėr, siē ishte para pushtimit. Qė nga fillimi i shek. XVI fshatarėsia raja filloi tė lidhej me tokėn. Sipas kanunameve tė sulltan Selimit I dhe tė Sulejman Ligjvėnėsit, spahiu gėzonte tė drejtėn t’i kthente tė ikurit nė vendbanimet e tyre brenda njė periudhe 10-vjeēare, kur ishin vendosur nė qytete, dhe brenda njė periudhe 15-vjeēare, kur ishin vendosur nė fshatra. Detyrimi i fshatarit pėr tė mos braktisur tokėn e spahiun e vet dhe e drejta e kėtij tė fundit pėr tė ndaluar largimet e fshatarėve ishin kufizime tė rėndėsishme pėr rajanė. Nė kėtė periudhė tapia pėr fshatarin raja ishte njė akt ligjor, qė i shėrbente mbajtėsit si dėshmi pėr tė provuar tė drejtėn e zotėrimit pėr njė tokė tė caktuar, duke marrė mbi vete tė gjitha detyrimet mbi tė. Ndėrsa pėr spahiun tapia shprehte tė drejtat e tij mbi tokėn e dhėnė nė zotėrim dhe rrjedhimisht tė drejtėn pėr tė vjelė detyrimet si zot i tokės. Tapia shėrbente jo vetėm si dokument zotėrimi, por edhe si dėshmi qė shprehte varėsinė e fshatarit raja ndaj spahiut e tokės. Ajo pėrcaktonte lidhjen e fshatarit me tokėn dhe detyrimet ndaj spahiut. Detyrimi pėr tė punuar dhe mbjellė tokėn nėnkuptonte nė vetvete njė detyrim tė fshatarit pėr tė mos u larguar prej saj, pėr tė qenė i lidhur me tė. Ai nuk mund ta linte tokėn mbi tre vjet pa punuar. Kjo e lidhte atė mė shumė me tokėn. Njė masė me rėndėsi qė e detyronte fshatarin shqiptar tė punonte tokėn dhe tė mos largohej prej saj ishte taksa e pendėprishjes (ēift-i bozan resmi). Kur fshatari braktiste tokėn dhe merrej me njė veprimtari tjetėr, ishte i detyruar tė paguante barazvlerėn e sė dhjetės dhe tė taksės sė ēiftit nė fillim 72 akēe pėr ēdo mysliman dhe 87 akēe pėr ēdo tė krishterė. Gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XVI madhėsia e saj u ngrit nė 330 akēe pėr njė ēiflig tė plotė dhe 150 akēe pėr gjysmė ēifligu. Ajo mund tė kėrkohej pėr sa vjet qė toka mbetej pa punuar. Shuma nuk ishte e vogėl, prandaj fshatari do tė mendohej mirė para se tė largohej nga toka. Sipas disa fermaneve tė viteve 1635-1636, rajatė duhet tė ktheheshin nė vendbanimet e pėrhershme nė rast se nuk kishin mbushur 40 vjet, kurse mė vonė nuk u mor parasysh as kjo kohė dhe fshatarėt mund tė ktheheshin edhe pas kalimit tė kėsaj kohe. Kėshtu fshatari shqiptar u lidh pėrfundimisht me tokėn. Varėsia e fshatarit ishte e dyfishtė: nga toka dhe nga spahiu. Varėsia kishte forma tė reja. Ajo shprehej nė detyrimin pėr tė punuar tokėn, pėr tė mos e braktisur atė, pėr tė mos lejuar largimin e fshatarit, nė detyrimin e shlyer kur toka lihej pa punuar dhe nė taksat ndaj spahiut dhe shtetit. Megjithatė varėsia nuk arriti nė atė shkallė qė kishte arritur gjatė mesjetės nė Evropė.

PM
Top
me_ty
Postuar nė: 05.09.2006, 00:19
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 128
Antari Nr: 971
Bashkangjitur: 08.04.2006



Detyrimet e fshatarėsisė shqiptare



Fshatarėsia shqiptare, e pėrfshirė nė sistemin e timareve, kishte njė varg detyrimesh qė kalonin nė dobi tė spahiut dhe tė shtetit osman.
Detyrimet nė dobi tė spahinjve pėrfshinin pjesėn mė tė rėndėsishme tė detyrimeve tė fshatarit raja. Nė kėto detyrime pėrfshihej e dhjeta (yshyri) mbi prodhimet bujqėsore tė bashtinės ose tė ēifligut tė fshatarit raja. Ky detyrim vilej nė natyrė nė masėn njė pjesė nė dhjetė mbi grurin, elbin, thekrėn, bathėt, thjerrėzat, lirin, urovin, perimet, rrushin, vajin e ullirit, mjaltin, mėshikėzat e mėndafshit etj.
Pėrveē sė dhjetės spahiu i merrte fshatarit nė natyrė edhe salarijen, qė ishte detyrimi mbi kashtėn e grurit, tė elbit dhe tė thekrės. Kur salarija vilej bashkė me tė dhjetėn, spahiu merrte njė nė tetė pjesė tė prodhimeve bujqėsore.
Fshatari paguante njė numėr tė madh detyrimesh qė lidheshin kryesisht me personin e spahiut, si zotėrues i rajasė. Mė tė rėndėsishmet e kėtyre detyrimeve ishin taksat e rajallėkut: ispenxha pėr tė krishterėt dhe taksa e ēiftit dhe e ēifligut pėr myslimanėt.
Ispenxha vilej nga tė krishterėt e martuar ose jo, qė kishin arritur moshėn e pjekurisė, pavarėsisht nėse ishin apo nuk ishin pajisur me tokė. Nė shek. XV-XVI, ispenxha vilej nė masėn 25 akēe, kurse nė shek. XVIII u ngrit nė 35 akēe.
Fshatarėt raja tė besimit mysliman, tė cilėt shfrytėzonin njė sasi toke qė punohej me njė pendė qe, paguanin taksėn e ēifligut nė masėn 22 akēe. Djali mysliman me t’u martuar ishte i detyruar tė jepte taksėn e benakut. Ata qė kishin nė pėrdorim deri nė gjysmė pendė tokė, paguanin 12 akēe, kurse ata qė s’kishin tokė 6-9 akēe. Djemtė myslimanė, qė kishin arritur moshėn 20 vjeē, por ishin tė pamartuar, paguanin taksėn e beqarit (myxhered) nė madhėsinė 6 akēe. Madhėsia e taksės sė pendės mbeti e pandryshuar. Edhe qytetarėt myslimanė qė kishin tokė e paguanin kėtė taksė. Meqenėse ispenxha dhe taksa e ēiftit lidheshin me personin e feudalit, nė rast se njė fshatar raja lejohej nga spahiu i vet tė punonte tokė nė timarin e njė spahiu tjetėr, kėtij i paguante tė dhjetėn dhe salarijen, kurse spahiut tė vet i paguante taksėn e rajallėkut.
Nė tė holla fshatarėt raja u paguanin spahinjve edhe njė varg tė gjatė detyrimesh tė tjera. Nė rast se nė tokėn e spahiut kishte ndonjė mulli, ai merrte tatimin e mullirin. Mė 1701 madhėsia e tij ishte 30 akēe nga mulliri qė punonte gjithė vitin dhe 15 akēe nga ai qė punonte gjysmėn e vitit.
Fshatarėsia shqiptare ishte e detyruar tė paguante njė sasi tė caktuar tė hollash pėr ēdo mall tė shitur e tė blerė si taksė pazari (baxh-i pazar), taksat e peshimit dhe tė matjes, taksat e doganės pėr mallrat e sjella nga jashtė ose tė nxjerra jashtė vendit.
Pėrveē kėtyre ajo shlyente njė varg taksash qė lidheshin me imunitetin financiar-administrativ tė zotėrimit osman. Ato pėrmblidheshin me emėrtimin badihava e nijabet. Taksat mė kryesore ishin ajo e martesės, gjoba pėr faje e delikte, taksa e tapisė, e sendeve qė lėnė skllevėrit e arratisur, e dhjeta e kullotės, e bejtylmalit etj. Sipas kanunameve tė reja, nė qoftė se nusja ishte bijė myslimani, madhėsia e taksės sė martesės qė dhėndrri duhej t’i jepte spahiut ishte 60 akēe, nė rast se nusja ishte vejushė dhėndrri duhej t’i jepte po spahiut 30 akēe. Kur nusja ishte bijė jomyslimani, dhėndrri jepte gjysmėn e saj. Gjobat ishin nė varėsi tė fajit tė bėrė, pėr shkelje tė normave tė sė drejtės dokesore, si pėr rrahje, plagosje, vrasje, vjedhje, pėrdhunim, dehje me verė etj. Gjobat jepeshin nė pėrputhje me gjendjen ekonomike tė fajtorit. Nė dobi tė spahiut shkonin edhe konfiskimet (java, kaēgun, kull ve xharije myzhdegani) qė lidheshin me shitjen e kafshėve tė humbura, me lajmin pėr gjetjen e skllavit ose tė skllaves sė arratisur, me ndarjen e pasurive tė atyre qė nuk linin trashėgimtar ose kur trashėgimtarėt nuk ndodheshin aty.
Nė rast se rajaja vinte e dimėronte nė njė zotėrim tjetėr, pa u marrė me bujqėsi, paguante taksėn e dimėrimit nė madhėsinė 6 akēe nė vit. Taksa e tapisė ishte njė shumė qė paguhej paraprakisht nė disa raste: gjatė shitblerjes sė tė drejtės sė zotėrimit tė fshatarit, kur vdiste njė fshatar e nuk linte trashėgimtar. Blerėsi i paguante tė zotit tė tokės kėtė taksė dhe i premtonte atij se do ta mbillte ēdo vit dhe do t’i shlyente tė gjitha detyrimet qė i takonin. Kėshtu, mė 1766 vdiq Haxhi Aliu pa lėnė trashėgimtar. Qeveritari i sanxhakut tė Elbasanit, Sulejman Pasha, dhe i vėllai i morėn me tapi tokat me kusht qė t’i mbjellin pėr vit dhe t’i dorėzojnė tė dhjetat ligjore tė zotit tė tokės. Kėtė taksė e merrte spahiu edhe prej tokave tė hapura rishtazi. Madhėsia e taksės sė tapisė caktohej nga personat e paanshėm ose me prodhimin njėvjeēar tė asaj toke. Fshatari paguante taksėn e tapisė pėr vendin e shtėpisė (dam tapusu) nė madhėsinė 50 akēe pėr tokė tė mirė. Pėr dimėrimin ose verimin e bagėtive nė njė zotėrim tjetėr, zotėruesit e kopeve i jepnin spahiut si taksė njė dele pėr ēdo 300 dhen. Nė rast se nė territorin e zotėrimit ndodhte ndonjė vrasje dhe nuk gjendej vrasėsi, popullsia ishte e detyruar tė shlyente gjobėn “njė e dhjetė e gjakut”.
Sipas legjislacionit osman, fshatari raja duhej tė kryente 7 ditė nė vit punė angari pėr ndėrtimin e hambarit, pėr transportimin e prodhimeve deri nė tregun mė tė afėrt ose deri te hambari etj. Nė realitet angaritė ishin shumė tė mėdha. Ato dalin qartė nė njė relacion tė Frang Bardhit nė vitin 1641. Midis tė tjerave atje thuhej se angaritė pėrdoren “kurdoherė qė turqit kanė nevojė pėr punėtorė qė tė korrin tė vjelat, tė lėrojnė tokėn, tė mbjellin, tė ndėrtojnė shtėpi e kulla, tė mbartin drurė nė ēdo kohė edhe po tė bjerė dėborė dhe pa u paguar asgjė ...”.
Me rastin e vjeljes sė prodhimeve ose tė festave fetare, fshatarėsia u jepte spahinjve dhurata tė ndryshme, si pula, fruta etj.
Fshatarėsia raja i shlyente detyrimet nė angari, nė natyrė e nė tė holla. Angaritė ligjėrisht ishin tė pakta. Pėrpjesėtimi midis formės nė natyrė e asaj nė tė holla nuk ishte i njėjtė nė tė gjitha krahinat. Ai varej nga statusi e pjelloria e tokės, por mbizotėronte forma nė natyrė. Me kalimin e kohės, me zhvillimin ekonomik tė vendit, ndonėse me ngadalė, filloi tė rritet pesha e detyrimeve nė tė holla nė dėm tė atyre nė natyrė.
PM
Top
me_ty
Postuar nė: 05.09.2006, 00:23
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 128
Antari Nr: 971
Bashkangjitur: 08.04.2006



Zekati


Ky ėshtė njė kusht shumė i rėndėsishėm nė Islam dhe nė vehte ngėrthen shumė pėrparėsi disa prej tė cilave janė tė pėrmendura nė vijim:

1. U pėrgjigjet nevojave tė tė varfėrve nė shoqėri.

2. Pėrforcon marrėdhėniet mes tė pasurve dhe tė varfėrve, sikur qė secili nė mėnyrė tė natyrshme ėshtė i mėshirshėm (i falėnderueshėm) ndaj atij qė i bėn mirė.

3. Pastron veten (shpirtin) dhe e zbute atė, largon ngurtėsinė dhe smirėn.

4. Shton zemėrgjerėsinė dhe simpatinė e muslimanit ndaj personave qė kanė nevojė.

5. Ka shpėrblime dhe bekime prej All-llahut, shton pasurinė dhe e shumėfishon atė.

Zekati ėshtė i obligueshėm nė kėto katėr lloje pasurishė qė vijojnė:

1. Prodhime nga toka (tė mbjellura) si drithėrat dhe frytet.

2. Kafshėt e mėdha shtėpiake.

3. Ari dhe argjendi

4. Pasuria nė tė holla.

Pėr tė gjitha llojet e pasurisė nisabi (vlera matėse e Zekatit) ėshtė i pėrcaktuar nė vlerėn apo sasinė minimale tė saj.


PRODHIMET NGA TOKA (TE MBJELLURAT)

1- Sasia mė e vogė (nisabi) e prodhimeve siē janė: drithėrat, pemėt orizi, rrushi, etj. ėshtė 5 vasek ose pėrafėrsisht 675 kg.

- Nėse ėshtė kultivuar e mjellura pa ndonje pėrpjekje nga ana e bujkut, nga shiu, ndonjė kanal apo fontanė, atėherė njė e dhjeta e prodhimit total jepet zekat.

- Nėse tė mbjellurat janė kultivuar me mjete pėr ujitje apo mjete tjera qė nėnkuptojnė shpenzime, atėherė 5% e prodhimit total jepet zekat.

2- Sa i pėrket zekatit nė kafshė njė studim mė i gjerė mund tė nxjerret nga hadithet autentike (sahih) tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] apo dijetarėt e hadithit qė nuk ėshtė edhe qėllim i yni nė kėtė pėrmledhje tė shkurtėr mbi kėtė temė.

ARI, ARGJENDI DHE TĖ HOLLAT

Sasia mė e vogėl pėr zekatė (nisabi) i argjendit ėshtė 140 mithkal gjegjėsisht 595 gram.

Nisabi pėr ari ėshtė 20 mithkal, gjegjėsisht 92 gram.

Zekati si nė ari ashtu edhe nė argjend ėshtė 1/40 ose 2.5 % e sasisė sė pėrgjithshme pėr atė qė posedon sasinė e lartėpėrmendur mbrenda vitit (ka kaluar njė vit, ka mbushur vitin).

I njėjti rregull pėr ari vlenė edhe nė rast tė vlerave valutore (banknotave), metaliqeve dhe ēeqeve gjithashtu, qenė ato nė dirhem, dinarė, dollarė a tjetėr duke vėnė parasysh se vlera arrin nisabin e arit sipas ēmimit qė ka nė treg pėr atė vit. Kur kėto kondita tė plotėsohen 1/40 ose 2.5% e vlerės sė pėrgjithshme jepet pėr zekatė

Por sa i pėrket zekatit qė (rrjedhin, vijnė, burojnė) nga pasuritė qė tanimė i posedojmė kushti pėr t`u pėrmbushur njė vit nuk zbatohet, tė mirat hyjnė nė pasuri nė tė njėjtėn kohė kur bėhet kalkulimi pėr pagimin e zekatit. Kėshtu shtimi (lindjet e reja) i kafshėve tė medha i shtohet numrit te kafshėve qė janė pėr pagimin e zekatit, nėse numri arrin nisabin dhe plotėson (pėrmbush) vitin pa marrė parasysh kohėn e kaluar gjatė shtimit (tė kokave tė reja).

Ligji pėr mosrrespektimin e kohes do te zbatohej edhe tek stolitė e grave nga ari apo argjendi pėr pėrdorim personal apo huazime, kur keto te arrijne nisabin dhe viti eshte permbushur, sipas mendimit tė dijetarėve nėn hijen e hadithit tė Resulullahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“Nėse ndonjėri posedon ari apo argjend dhe nuk paguan zekatin prej tyre nė Ditėn e Gjykimit do tė rrahet me hekur tė zjarrtė, balli i tij dhe shpina do tė jenė tė ngjitura nė te. Dhe ky proces do tė pėrsėritet gjatė ditės dhe vazhdojė netėve qė do tė zgjasin pesėdhjetėmijė vite derisa gjykimi i Tij t`i shpallet robėrve tė tij e ai tė shoh nėse rruga e tij do t`a ēoj nė xhennet a xhehenem”. (Buhariu).

Tregon Amr bin Shuajbi se njėherė “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me tė pare njė grua me dy bylyzykė nė duartė e vajzės sė saj e pyeti nėse ka dhėnė zekatin pėr to, dhe kur ajo u pergjigj negativisht i tha: “A do tė dėshiroje qė All-llahu ti jap dy bylyzykė tė zjarrit nė vend tė tyre?” Me tė dėgjuar kėtė ajo i hoqi ato (i hedhi)”.

Gjithashtu tregon Umu Seleme [radijall-llahu anhu] derisa ajo po mbante njė qafore tė arit, e kishte pyetur Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “O i Derguar i All-llahut a ėshtė e ndaluar?” Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] iu pėrgjigj: “nėse e ke pastruar (dhėnė zekatin pėr te ) nuk ėshtė e ndaluar”.

Lloji pasurise vlera e nisabit vlera e zekatit vėrejtje

Ari 92 gram 2.5% Pėrdorim personal

Argjendi 595 gram 2.5% -//-

Tė holla- kesh, metalikė ekuivalenti nė ari 2.5% vlera e tanishme

Te mjellura 675 kg 5% tė mbjellura nėn mbikėqyrje

-//- 675 kg 10% tė mbjellura “te rastėsishme”

Tė mira komerciale ekuivalentin nė ari 2.5% vlera e tanishme

Disa dijetarė mendojnė se “ari pėr pėrdorim personal apo huazim ėshtė i liruar nga zekati”, dhe ata bazojnė mendimin e tyre nė kėto argumente:

1- Hadithin qė thotė: “nuk ka zekat nė stoli tė grave”. Hadithi ėshtė i dobėt pėr arsye se njė nga transmetuesit konsiderohet i dobėt.

2- Tregon Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu]: “Nuk ka sadaka (zekat) muslimani nė robin e tij apo kalin e tij”. ( transmeton Buhariu)

Tė bazuar nė kėtė hadith disa dijetarė vijnė nė pėrfundim se robi apo kali i njeriut ėshtė njėsoj sikurse edhe stolitė personale dhe rrjedhimisht i njejti ligj do tė duhej tė aplikohej.

Mendimit tė cilit ne i pėrmbahemi ėshtė se zekatin duhet dhėnė nga stolite personale gjithashtu, ngase besojme se ėshtė nė pėrputhje me ligjshmėrinė e Kuranit dhe tė Sunnetit siē e sqaruam mė lartė.

TE MIRAT MATERIALE (KOMERCIALE) DHE POSEDIMI I TOKES

Sa i pėrket zekatit nė tė mirat komerciale, poseduesi duhet tė llogaris vleren e saj nė fund tė vitit dhe 2.5% nga vlera e tanishme tė jepet pėr zekat. Nėse vlera e tanishme e saj i pėrgjigjet vlerės sė shitjes, mė shumė a me pak nuk ėshtė me rėndesi kėtu.

Sipas hadithit qė transmetohet nga Semura [radijall-llahu anhu]:

“I Dėrguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na udhėzonte tė japim zekatin nga ēdo gjė qė kishim pėrgatitur pėr shitje”. (Ebu Davud).

Kjo nėnkupton tokė pėr tė shitur, rishitur, ndėrtesa, automjete, pajisje makinerike pėr shpėrndarjen e ujit, apo ndonjė artikull (mjet) tjeter pėr t`a shitur.

Pėr ndėrtesat qė janė paraparė pėr qira dhe jo pėr t`u shitur zekati duhet tė jepet nga qiraja pėr njė vit, ndėrsa vet ndėrtesa nuk ėshtė valide pėr t`u dhėnė zekati pėr te meqė nuk ėshtė pėr shitje. Pėr dallim, automjetet personale dhe ato qė jepen me qira janė valide pėr tu dhėnė zekati pėr to edhe nese nuk janė pėr shitje dhe poseduesi i ka blere ato pėr nevoja personale.

Nėse poseduesi qė jep automjetet me qira ka akumuluar tė ardhura qė arrijnė vlerėn e mjaftueshme pėr dhėnien e zekatit, duhet tė paguaj zekatin pavarsisht nėse paratė e akumuluara gjatė njė viti i ka mbajtur, harxhuar, paguar borgjet apo blerė pasuri tė patundshme, kjo rrjedh nga argumentet e Sheriatit mbi obligimin e zekatit. Sipas mendimeve tė shumicės sė dijetarėve borxhi nuk ėshtė arsyetim pėr mosdhėnien e zekatit.

Ngjajshėm ėshtė edhe rasti me pasuritė dhe tė hollat e bonjakėve apo tė njerėzve tė retarduar mentalisht, kur tė arrijnė nisabin dhe bėhet njė vit duhet tė paguhet zekati, dhe mbikėqyrėsit duhet tė japin zekatin pėr ta.

Kategoritė e atyreve qė e meritojnė zekatin

All-llahu xh.sh. ka kategorizuar ata qė e meritojnė zekatin nė Kuranin e Shenjtė:

“All-llahu caktoi obligim qė zekati t`ju takojė vetėm: tė varfėrve, (nevojtarėve) tė ngratėve, (atyre qė s`kanė fare) punonjėsve (atyre qė e mbledhin) atyre qė duhet pėrfituar zemrat, e duhet dhėnė edhe pėr lirim nga robėria, tė mbyturve nė borxhe, luftėtarėve nė rrugėn e All-llahut dhe atyre qė kanė mbetur nė rrugė. All-llahu e di gjendjen e robėrve, punon sipas urtėsisė sė Tij”.

Shejh Ibn Bazi- (rahimehull-llah)
PM
Top
blerim-blero
Postuar nė: 05.09.2006, 22:47
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 296
Antari Nr: 1768
Bashkangjitur: 18.07.2006



Krejt ne rregull me ekonomi kemi mberitur shume,po kisha pat deshire qe edhe me teknologji te arrijme dicka kuptohet ne te ardhmen.

SUKSESE
PMIntegrity Messenger IMYahooMSN
Top
Mehasi
Postuar nė: 06.09.2006, 11:12
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 191
Antari Nr: 64
Bashkangjitur: 30.12.2004



Pershendetjet e mia,
Te nderuar forumas dhe studentė,

Kisha kerkuar nga stafi qendror i kesaj faqeje qe ti ve ne dukje masat me radikale kunder atyre qe ne forum leshojen artikuj (lexo: LIBER Komplet) te cilet, jane te gabuar ne adres, kohe dhe vend.

Mendoj se forumi fetar, dhe shyqir qe eshte hapur, nuk ka nevoj te stermbushet me libra, por aty te diskutohet ne lidhje me problemet qe po perballen studentet,te cilet studiojne ne Fakultetet e Shkencave Islame.

Mos e mbushni forumin me artikuj te gabuar!!!!

me shume nderime......

M. A.


----------------------------------------
Breziiri.com - Ura lidhese ndermjet te se kaluares dhe te ardhmes!
PMEmail PosterUsers Website
Top

Topic Options Faqe: (2) [1] 2  Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio