Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ajnure NURISHI / TRISHTIM I HIRTĖ, Proza lirike
agimte
Postuar nė: 25.01.2010, 23:46
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 313
Antari Nr: 21325
Bashkangjitur: 28.02.2009



Fotografi e jashtme

Ajnure NURISHI / TRISHTIM I HIRTĖ

Biblioteka: FLOĒKA
Botues: Shaip EMĖRLLAHU
Redaktor letrar: Agron TUFA
Recenzent: Salajdin SALIHU
Medi MEMISHI
Red. gjuhėsore: Elvana ZAIMI
Ballina dhe pikturat: Gamze GENCONGLU


Ajnure NURISHI
Trishtim i hirtė

Proza lirike


Ditėt e Naimit
Tetovė, 2009

DASHURI PA DASHURI

Shi rrėmbyeshėm bie, puhizė e lehtė fryn, lėviz butėsisht ca gjethe qė kishin mbetur rastėsisht nė lis. Puhiza. Qiellin e kishte mbuluar njė pėlhurė e errėt, qė tregonte njė natė tė verbėr, e bashkė me errėsirėn dyndeshin edhe taborre résh, qė lajmėronin prishjen e kohės. Njėsoj si koha ishte dhe imazhi im.
Shėtisja nė lagjen e brengave, qė ma ngushtonin shpirtin. Ishte pra, njė mall i pėrzier me njė ndjenjė faji. Shkelmova shpėrfillshėm ndjenjat e mia, largova po ashtu dhe lulen time, pa tė cilėn nuk kisha asnjė ėndėrr ku ajo tė mos ishte e pranishme... Por ishte aq e ndjeshme ajo, sa vetėm me njė prekje, me njė fshikje tė lehtė, vyshkej menjėherė.
Ishte lulja qė lėshoi dhunshėm rrėnjė nė zemrėn time. Ishte rrėnjosur aq thellė, sa nuk doja ta humbja kurrė. E vetmja gjė qė mė nxiste, ishte dashuria me rrahje. Ndonjėherė dashuria ėshtė nazemadhe. Njeriu ėshtė i detyruar ta dojė atė qė duan tė tjerėt e jo atė qė ka dėshirė. Zemra ime gjithmonė do tė tetė e tij. Vetėm vdekja mund tė na ndajė. Duke u betuar nė emėr tė dashurisė sonė, e pyeta:Ē’thua ti, moj lulja ime ?
- Nėse dikush tenton ta mbytė kėtė dashuri, ata me siguri qė janė tė tjerėt. Pėr ne tė dy nuk do tė ketė ndarje kurrė. Pėr mua ti je aq delikate, sa do tė mė thyeje me aq lehtėsi e brishtėsi... Kur i hodha sytė, ai ma vodhi zemrėn, duke mė lėnė mu si ajo pema e tharė dhe e zbrazėt, vetėm me shiun dhe puhizėn.
Iku duke marrė me vete zemrėn time, por pėrgjigja e tij enigmatike ishte: “Unė do tė tė mbaj nė zemėr, derisa ajo tė ketė rrahjen e fundit. Nė zemrėn time nuk ka vend pėr dy dashuri, se edhe nėse futem nė folenė e tjetėrkujt, duhet ta kem tė qartė: ajo nuk do tė mė pėrkasė asnjėherė”.
Tunda kokėn dhe m'u duk se vetullat m'u ngritėn me rreptėsi, ngaqė qysh herėt paskam menduar se meshkujt s'dinė ēfarė do tė thotė “dashuri”.

HUMBJA

Ende pa filluar tė shkruaj, ndjej njė dhimbje shpirtėrore, ndjej se si qielli loton, se si gjethet, lulet, ēdo gjė mė shikon me dhimbje.
Ndjej se si zogjtė e ulin cicėrimėn e tyre me njė ton ngushėllues, tė gjithė pėrjetojnė dhimbjen e njė jetimeje, e cila pa mbushur 2 vjet ngeli pa shijuar ledhatimet e ngrohta, pa dėgjuar aromėn e nėnės.
Sa filloi tė dijė pėr pjesėn tjetėr tė zemrės ngeli duarbosh, u pagėzua me emrin jetime, e mbėshtjellė me njė shpresė, e cila ēdo mėngjes e mbrėmje s'e ndal dot shtegtimin, duke kėrkuar kthimin e nėnės me lodhje dhe shikime nostalgjike. Nė ēdo ēast tik-taku i zemrės sime bėhet mė i fuqishėm nga shpresa qė hov brenda meje, duke ndjerė nevojėn therėse pėr ty, nėna ime. Pata menduar se s'do tė mė lėsh nė kėrkimin tėnd.
Ēdo herė mė vjen silueta dhe jehona e pikėlluar e zėrit tėnd, qė mė uron gjumė tė ėmbėl. Mė mbulon aq pandjerė, ashtu siē bien petalet e trėndafilit nga puhiza dhe ngrohtėsia e diellit.
Mė mbulon ngrohtėsisht edhe duke ikur prej meje, njėsoj si tė mė rrėmbeje diēka. Ēdo herė nė ėndėrr me ty luaja, me ty, nėna ime - dėshiroja qė ėndrra tė zgjaste mė shumė, pėr t'mė treguar pėr gjendjen tėnde tė tanishme, pėr ikjen tėnde aq tinzare - duke mė lėnė nėn kujdesin e dikujt tjetėr... Por ėndrra pėrfundon shpejt, pa dhimbje pėrfundon ēdo gjė.
Tė gjithė kujdesen pėr mua, tė gjithė mė duan, por zemra ime rreh vetėm pėr ty. Nuk mendove vallė se cilėn tani do tė thėrras me emrin mė tė bukur nė botė?
Kush do t'm'i largojė dhimbjet kur tė ndjehem e sėmurė? Sepse vetėm prekja e duarve tė tua mė shėronte, pa kuptuar se kam ndjerė dhimbje. E tani, ku ta gjej atė ngrohtėsi?
Mė thuaj, le ndonjė amanet pėr kujtesėn e rinisė sime, apo sėmundja qė tė mbėshtolli s'ta dha aspak mundėsinė?
Mallkuar qoftė dita kur linda unė!
Mallkuar qofshin ēastet qė mbeta krahėthyer!
Mallkuar qoftė mėngjesi kur vdiqe dhe ma le jetėn time nėn duart e dikujt tjetėr! Ditėn kur mė pagėzove me emėr tė dytė... kur mė pagėzove jetime.
Mungesa jote mė lodh mė shumė se gjithēka qė ekziston; ndjehem si peshku pa pikėn e ujit. Nė ēastet kur mė pėrfytyrohet imazhi yt, i zbehtė nga dhimbja, por me njė dozė lumturie, ngaqė mė kishte mua - e gjithė lumturia ime futet nė ditėt mė tė dhimbshme tė fėmijėrisė, qė i kalova me ledhatimet e dikujt tjetėr... Por e tillė ėshtė jeta. S'ka rrota pėr t'i drejtuar kah e kaluara; ato dinė tė rrotullohen vetėm kah e ardhmja. Sikur tė mund tė ktheja, do tė kthehesha nė atė kohė kur ishim tė bashkuara, ku ēdo gėzim e hidhėrim e ndanim bashkė me ty, nėna ime.
Ēdoherė shtroj njė pyetje pa pritur pėrgjigje prej kujt: “Pse na ndanė kėshtu, pėrjetė?”. Ma mbushėn trupin me dhimbje, sytė e mi u shndėrruan nė ujėvarė lotėsh, nuk duhej qė fati tė sillej aq keq me ne, sepse kishim ende gjėra tė bukura pėr t'i shijuar bashkė. Kur ishim tė bashkuara, ēdoherė i luteshe dhe i lutesha Zotit qė tė tė shėrojė, ngase kohėve tė fundit tė kaploi njė lėngatė e madhe. Tė gjjithė gjėrat i lije anash. Vetėm mua s'mė lėshoje nga duart e tua tė njoma, a thua sikur Zoti ta kishte bėrė me dije qė s'do tė jemi bashkė, se do tė tė merrte me vete. Sepse Zoti, njerėzit e mire si ti, nėna ime, i merr me vete, nuk i lė tė jetojnė nė dhimbjen e kėsaj bote halleshumė.
Duke bėrė dialog me veten time, mė afrohesh me rroba tė bardha dhe me fytyrė tė mavijosur. Me prekje ledhatare mundohesh tė ma ndjellėsh gjumin. Ishin ēaste tė bukura, sa edhe gjumi frigohej, si tė themi, ndjente dhimbje t'ma prishte bisedėn me ty, nėna ime. Mirėpo, ngrohtėsia jote ma ndjell gjumin nė qepallat e mia, qė ēdo herė mbyllen me shpresė se do tė jemi bashkė, se kur tė zgjohem nė mėngjes nuk do tė mendoj qė ishte njė pėrjetim ėndrre. Ti largohesh, duke mė mbuluar prej tė ftohtit dhe ashtu, duke mė shikuar, merr cakun pėr nga dera, teksa e lė shtratin tėnd, teksa lė jetimen e pashpresė nė duart e dikujt tjetėr. Zgjohem nė mėngjes. Tė kėrkoj nė shtratin tim tė vogėl e tė butė, mirėpo s'mund tė tė takoj nė asnjė mėnyrė.
Filloj ditėn e re me ujėvarė lotėsh, me mungesė dashurie dhe me shpresė se do tė vish, ngase sa fillova tė tė thėrras, ti, nėnė, ike, pa mė thėnė as lamtumirėn e fundit. Mallkoj mėngjesin e asaj dite, ato ēaste tmerruese, atė agim plot dhimbje... Ishte mėngjesi qė s'e prisja vdekjen, nėna ime, po prisja qumėshtin, i cili tė mbeti nė ata duar tė njoma, nė ato duar ku jetonte shpresa ime; nuk doja tė mė ikėsh nė atė mėnyrė, ngase doja qė tė paktėn tė isha rritur, meqė tani tek unė ka mbetur nė kujtesė vetėm shėmbėllimi i fytyrės tėnde. Tash unė kam mbetur si njė zog qė ia kanė thyer krahėt pėr fluturim. Kam mbetur si njė zog qė ka humbur nėnėn dhe ia kanė prishur folenė. Jetime. Mė ėshtė mbyllur goja, mė ėshtė zbrazur shtrati, mė ėshtė mbyllur dera, mė ėshtė shuar shpresa. E vetmja gjė qė mė ka mbetur prej teje, nėna ime, janė rrobat nė dhomėn tėnde, tė cilat i kam si ngushėllim kur mė zhurit malli pėr ty. U marr erė. Besomė: erėn tėnde e ndjej ende.
Ashtu, duke qėndruar e shtangur me rrobat e tua, mė vjen njė zė nga dera. Ēohem ngadalė, hap derėn: qetėsi e madhe mbretėron ato ēaste pas derės. Ē'tė shohėsh pas derės, pos yjeve, hėnės dhe errėsirės sė frikshme? I gjithė kozmosi shqyen sytė pėr t’i parė ato ēaste, atė kėrkim nė mbretėrinė e errėsirės sė padukshme, atyre vegimeve e parandjenjave iu bashkangjiten ca pika shiu nė ēast, qė edhe qielli lotonte pėr ne tė dyja, edhe bota ishte verbuar terrinave nga mungesa jote, nėna ime e dashur.
Tani s’mė ka mbetur gjė tjetėr, pos tė shpresoj tė tė dua pėrjetėsisht. O ditėt e mia! Kur do tė shuhet ky mall?

IDIOT I DASHUR!

Llahtari tė tmerrshme ndjej kėtė ditė tė dhimbshme qė ma mundon kraharorin. Mė shkakton lėndime nė zemėr; vallėzojnė dallgėt e shpirtit si mbi oqeane tė ngrira, dhembshurinė ma shtojnė.
Ndjej tik-takun e zemrės, e cila me rrahjen e saj dėshmon diēka tė padrejtė, apo si tė themi, ndarje tė zemrave me dhunė, me dėshirėn e tjerėve dhe me dhimbjen tonė, ndarje nga engjėlli im, nga kuptimi i jetės sime.
Ma shuajtėn dritėn e syve tė mi, ma fikėn jetėn !... Pas gjithė ėndrrave tė tmerrshme dhe netėve pa gjumė, pas gjithė atyre lėndimeve tė zemrės, vendosėt tė mė detyroni ta largoj edhe nga jeta ime, ta harroj!
Mė plagosėn aq thellė, saqė ulėrima e zemrės sime edhe malet i shurdhoi, lotėt e mi mbushėn detra tė tėrė.
Mė mori nė qafė ajri i argjendtė i shtatorit, mė vrau trishtimi i hirtė i asaj dite me diell tė zymtė, i asaj dite me lumturi tė trembur. Ishte dita qė parandjeva diēka tė dhimbshme.
Ndjeja humbjen e diēkaje.
Edhe nė lėvizjen e gjethit dhe shushurimėn e ujit, ndjeja ato tupana tė krisur, ato kėngė aq tė trishta, qė mė ēonin nė ēmendurinė e pėrjetshme.
Edhe nė brohoritjen e fushės, dhe nė jehonėn e malit fishkėllen zėri i zymtė i tupanit.
Edhe nė kohėn e lindjeve tė yjeve, dhe nė vdekjen e tyre, edhe nė qetėsinė e zemrės dhe nė heshtjen e saj, mes britmės sė dhimbjes nė kėngėn e saj, edhe nė faqet e bukura tė vajzėrisė, rrjedhin lotėt e zjarrtė tė dashurisė.
Nė thelb tė zemrės kullon sot dhimbja, dhimbja e ankthit tė kohės sė hershme, e ankthit tė fejesės sė engjėllit tim.
Koha me dhėmbė i kafshoi tė gjitha ato grimėēaste tė pakta qė i pėrjetova me yllin tim pranveror.
M’i shqyen kujtimet, ma vodhėn tė kaluarėn e ndritshme dhe mė shporrėn nė terr; ma plaēkitėn lotin, ma fyen dashurinė nė fund tė shtatorit, ma shkatėrruan dashurinė.
Nėpėr dhimbjen e lotėve, duke qarė ankthet e zemrės, duke lėnguar dashuritė e rrėmbyera, mundohem tė zgjoj ndėrgjegjen gjumashe dhe tė dėrrmuar tė njerėzve tė pandėrgjegjshėm.
Zgjohu o ndėrgjegje e tyre e fjetur, flakėro kandilin tėnd tė zbehtė e tė bekuar!
Zgjohu dhe ti, dashuria ime e harruar nga koha e kaluar, nuk vėren dot kujtimet si gufojnė me ngjyrė tė turbulluar? Zgjohuni dhe ju, shkaktarė qė prishėt dashurinė, kėmbejeni budallallėkun tuaj qė bėtė, kėmbejeni, kėmbejeni, por me menēuri.
Nė kordat e zėrit tim tregohej qartė dėshpėrimi, edhe pse heshtje qyqare mbretėronte, por e bukura e asaj heshtjeje ishte se flisja pėr Yllin tim, pėr djalin e zemrės sime, ndjeja nostalgji pėr kohėn e kaluar, duke mbetur tė ndarė - ti nė fund tė botės me tjetrėn, unė e humbur labirintesh tė kujtimeve.
Ta dish sa keq mė vjen qė s’kam qenė me ty
nė atė ditė tė mrekullueshme, atė ditė kur tjetrės i urove fejesėn dhe i vure unazėn e mjerė e tė pėrlotur, unazė qė e ruaje pėr mua, unazė qė moti ma ke premtuar.
Si s’pate pak turp ose mėshirė, pas gjithė asaj qė ndodhi, tė ma dėrgosh atė letėr, qė mė paralajmėrove pėr fejesėn tėnde?! A mos vallė mendove se jam njeri pa ndjenja? Mendon se s’mbaj mend premtimet qė m’i thoje? Keq, shumė keq, mbase netėve kur jeta tretet si vesė e tė ēon nė anėn tjetėr tė realitetit, nė detet e panjohura tė ėndrrave tė harruara... Ti ngre kokėn si pushtues bote. Ka me tė zėnė mallkimi i vajzėrisė qė ia more lumturinė, qė ia nxive ēupėrinė, ia helmove tė ardhmen, ia fike krenarinė.
Jeta qenka kaq e shkurtėr! Mė duket sikur dje hyra nė njė kopsht tė bukur plot me lule, sot mė nxjerrin me shkelma dhe nuk mė lanė ta thith aromėn e lules!
S’paska pasuri mė tė madhe njeriu se dertet. Po bota e larmishme e peshqve tė Amazonės dhe pėrrenjtė qė shkėlqejnė nė diell, thua nuk kanė derte, nuk vuajnė si unė? Ata mė duket se janė tė gėzuar, si thua ti, engjėlli im? E di qė mė dėgjon, mos rri i strukur, sepse herė pas here dalloj siluetėn tėnde.
I ėmbli im, nuk duhej tė ishim ndarė kurrė pėr
asnjė arsye. Kjo qė ndodhi me ne ishte krim dhe tė siguroj, se nuk do tė ishim mėrzitur kurrė!
A tė kujtohen bredhjet tona anės liqenit? Po,
atje i bėnim shėtitjet tona, pikėrisht atje jepeshin premtimet dhe shpresat pėr ardhmėrinė, atje flisnim fjalėt mė boshe tė njė dashurie tė rreme, flisnim fjalė tė mėdha dashurie, fjalė qė dridhnin qiellin dhe tokėn, fjalė qė prekin ēdo zemėr, fjalė bindėse, ėndėrruese.
A tė kujtohen letrat dhe dhuratat qė m’i ke dėrguar? Nė tė gjitha ato letra ke vulosur betime tė rrejshme dashurie, betime tė njė djaloshi kinse tė dashuruar realisht me mua. Fantazia jote ishte lartėsuar nė piedestal tė amshuar. I pėrsheshe ėndrrat nė pelin, ėndrrat e njė dashnoreje pak javėshe. Idiot i dashur!
E tash? Tash s’mė quan tė vdekur pėr gjithė atė kohė kur s’ke qenė afėr meje! Nuk kam me ēfarė tė ngushėllohem, tė qetėsoj veten nga thikat e kohės sė humbur, nga thikat qė mė shpojnė gjithandej... Le tė mė shpojnė, le tė mė plagosin, ndoshta mund t’i mbytin vitet, vitet e boshllėqeve tė errėsirės e tė shpirtit tė plagosur, sepse edhe unė duhet tė vazhdoj tė jem e gėzuar... Dhe pėr njė grimcė kohe tė mbetesh i harruar!

ĖNDĖRR DASHURIE

Kohė e bukur, rrezet e diellit kishin stėrpikur ēdo ēati. Nė ēdo skaj vinte erėmim dashurie pėrkundrejtė sė kaluarės, tė cilėn tash e pėrjetoj si njė shekull tė mbyllur nė Guantanamo, ngase gjatė gjithė atyre viteve jeta ime ishte e trembur dhe e strukur, duke mė vrarė mu nė buzė tė jetės. Kėshtu, e vetmja gjilpėr pėr tė qepur tė ēarėn e zemrės sime ishte bashkimi i zemrave tona. Bashkimi i lumturisė sė humbur.
Bashkimi me zogun tim tė plagosur, meqė ai qe i pari qė mė fali ēdo ėndėrr dhe jetėn e tij e flijoi pėr mua; flijoi tė kaluarėn dhe tė ardhmen e tij, duke qėndruar besnik ndaj fatit, duke pritur me akullin mbi kokė sekondėn e radhės, por me ndryshim nga fati qė patėm, nuk ishte as pėr dashuri, as pėr urrejteje: ishte sa shurdh, po aq dhe memec, sa profesional, aq dhe amator, pa u prekur nga syri i pėrlotur.
Mė le tė hutuar. Ndjehesha bosh. Nuk shihja para vetes asnjė qėllim. Gėzimi ishte shndėrruar nė njė kopsht trėndafilash, por para dyerve tė ferrit. Dhe sikur e kap veten duke pyetur: pėrse vallė mė zgjodhėn bash mua, si pjesė e aventurės sė kėsaj jete? Pse mė bėnė tė sfidoj veten dhe realitetin? Kush e pat atė tė drejtė pėr tė shkelur kėmbėzbathur mbi plagėt e mia?
Kujt ia pata borxh atė dhimbje dhe atė pamje qė ia veshėn fytyrės sime? Kush mundi tė m’i fshijė kujtimet aq shpejt, duke m’i shndėrruar nė flatra zogjsh?
Tani, e lodhur nga jeta vendosa tė rri anash, si ndėrgjegje e dėrrmuar dhe si njė thes i mbushur me kujtime flutarake, duke pritur tė mė vijė njė lule, por me ngjyrė tė ndezur, - tė mė urojė festėn time tė pėrgjysmuar, meqė tash dua ta di: A mė do akoma? Apo sillet sikur mė ka dashur dikur. Dua qė nė kėtė ditė tė kuqe tė jem dhe unė njė ēikė e gėzuar edhe pse as pėr njė grimė kohe s’kam qenė ndonjėherė e dashuruar. Dua qė pėr kėtė Valentin tė gėzoj edhe unė tė kuqen rozė, ngase jam e lodhur nga e kaluara ime, e cila i ngjan njė kėnge tė stėrdėgjuar ku dhe tingulli mė i thjeshtė tė sjellė monotoni tė plotė.
Sa do tė zgjasin kėto ditė? - e pyes veten, pa pritur pėrgjigje fare. Fati im i verbėr, tė lutem mė thuaj, cila ėshtė tani Zhulieta e pėllumbit tim tė dikurshėm? Mė thuaj: nė mes zemrave tė tyre kishte ngjyrė tė kuqe, ndjehej gėzim, kishte ngrohtėsi puthjesh, tė lutem mė thuaj: ndjente mungesė pėr mua, apo isha e tėra njė e harruar? Pyete, po munde, a ndjen farė malli? Pėr kėtė, thuaj se unė dhe vendi ku shkelnim i
urojmė ngushėllim.
Nėse takohesh, thuaji se ia vodha lotin syrit dhe e shndėrrova nė mė tė ēmuarin margaritar, se ia rrėmbeva lulen e zemrės dhe doja ta bėja nė mė tė ēmuarin thesar dhe se letrėn e vetme qė ma kishte dėrguar dikur, tani e bėra mallėngjim dhe melankoli.
Nuk desha qė lidhja jonė tė mbetej nė korniza shoqėrore. Doja qė gjithmonė tė ishe i pranishėm nė jetėn time, por ama dyshimi dhe pabesia mė mbėrthente trupin dhe mendjen time, pėr shkak se gjithmonė kam dyshuar nė sinqeritetin tėnd, o dielli im i ftohtė me rreze tė ngrira! Gjatė takimeve tona, ti djalė, kinse i trallisur nga dashuria pėr mua, fshihje sytė kur mė thoje fjalė tė mėdha dashurie. Kur mė thoje asi fjalėsh gjėmimtare, ulje kokėn. I marrė paske qenė! Nuk mendove aspak pėr fjalėt qė i lamė jetime mes shkretėtirės pėrvėluese tė heshtjes. Nuk ndjeve njė copėz pendimi pėr atė vepėr lėnduese. Nuk tė mundon nostalgjia pėr kohėn e kaluar, apo ndoshta dėshiron tė mė vėrtetosh se pasioni yt i vėrtetė u pėrkiste fjalėve tė zbrazėta.
Tani, nėse mė lejon ti dhe ndėrgjegjja jote, dua ta di sa tė ka kushtuar llogaria. Sepse kam interes tė plotė tė ta shes shpirtin tim tė plagosur, sepse je i vetmi, qė mund tė ma blejė, sepse nuk ka tregje tė tjera tė dashurisė qė tė bėjnė blerjen e shpirtrave tė trazuar! Por, para se gjithash, mė duhet tė shikoj sytė e tu, dua tė shoh nė brendinė e tyre - a shndrit dielli im nė ato bebėza! Qė tė mund tė dallosh mundin e dashurisė sonė tė parealizuar dhe njėkohėsisht, tė pėrkujtosh dhe qartėsosh njė gjė thelbėsore: unė gjithmonė e kam pasur aq trimėri sa tė dashuroj pa frikė, edhe pse e kam patur tė qartė tradhtinė tėnde... Por kot. Se nga gjithė ato beteja tė fituara, bėre qė me veten time tė mos flas. Bėre qė mes meje dhe vetes tė ketė njė dhimbė tė mbėshtjellė me njė hidhėrim tė pafalur, sepse tė dhurova tėrė atė pafundėsi dashurie, gjithēka pata - virgjinė e pastėr si
kristali. Tė fala jetėn dhe ėndrrat e mia.
Kėtė qė po tė them mos e merr si njė kritikė
tė shėmtuar dhe nuk dua qė ta marrėsh si lėndim tė shpirtit tėnd, meqė s’mė pėlqen qė nė jetėn tėnde tė hedh meteorė; nuk dua qė nė zemrėn tėnde tė ndez pishtarėt e njė ish tė dashure, nuk dua qė tė nxis alarme nė zemrėn tėnde, sepse tani tė dua mė pak se dje. S’mė pėlqen tė tė hedh kritika, si ata guralecėt qė mė pengojnė drejtimin pėrdrejt rrugės tėnde. Nuk dėshiroj qė sytė e tu tė shndėrrohen nė detra lotėsh, ngase ēkado qė tė ndodhė, qoftė kur ndjen gėzim apo kur ndjen tmerrėsisht dhimbje, dielli lind.
Ai nuk bėn ndryshime nė lindjen e vet!


NDARJA

Mė duhet tė qeshja e tė bėja kinse isha e lumtur pėr ta mbytur pėrbrenda mėrzinė qė ma ndrydhte shpirtin, edhe pse e dija fare mirė qė nuk kisha forcė tė luftoja kundėr vetvetes, por po prisja qė nė fund tė tunelit tė ketė njė shkėndijė drite…!
Isha e etur pėr pak ndriēim nė jetėn time, edhe pse atė fat e pata njėherė nė jetė, ndėrsa ai tren kishte kohė qė kishte ikur.
E di qė mė s’mund tė qėndrosh nė krahėt e mi, por nė zemrėn time do tė mbetesh gjithmonė.
E di qė nuk mund tė mė thuash se mė do, por nė pėrplasjen e ngadalshme tė buzėve tua vėrej se thėrret emrin tim. Pse vallė?
Ti a i ndjen klithjet e zemrės sime, me rrahjet e sė cilės thėrras emrin tėnd? Ai mė kot! E vėrej se nga dhimbja sytė mė ngazėllohen dhe rrudhat nė ballė po mė shtohen, por edhe kjo ėshtė kot: ėndrra jonė nė duart e tjerėve u tret.
E di qė edhe Ti vuan.
E di qė nuk e pate tė lehtė tė mė humbasėsh...
mua qė mė pate tė vetmen.
E di se u prishėn ėndrrat tona.
E di se zemrat tona s’kanė mbetur tė njėjtat. Jo…jo, nuk janė mė ato qė ishin; janė tė copėtuara nė pjesėt mė tė vogla tė tyre. Na janė thyer. Vdekja s’na duket asgjė pas ndarjes. Thonin se durimi ėshtė i hidhur, por fryti i tij ėshtė i ėmbėl.
Mė dukej vetja sikur qėndroja nė majėn e njė gremine tė lartė dhe se nuk kishte njeri qė tė mė ngushėllonte. Nuk mendoja pėr asgjė tjetėr, pos dhimbjes, duke i numėruar ditėt e lumtura, qė sot mė ishin tė zhytura nė brenga, andaj mė vjen shumė keq qė prej teje, lulja ime, ndahem kokėulur, sepse Ti ke fytyrė tė qeshur e zemėr dinake. I vetmi qė mund tė tė kuptojė se si je, ėshtė vetėm ai qė vuan nga dashuria.
Shkatėrrove sarajet nė zemrat tona aq shumė, sa nuk do tė dalė ndonjė mjeshtėr pėr t’i radhitur pėrsėri tullat e saj, por pėrsėri e gjithė kjo plojė ėshtė e kotė. Andaj duhet tė qėndrojė e qetė, si pulsi i tė vdekurit, qė nuk shpreson pėr asgjė nė kėtė botė.

ISH TĖ DASHURIT

Rrija e mbėshtetur nė pragun e dritares, gjysmė e thyer, e cila vende-vende ishte e mbuluar nga pluhuri dhe rrjeta e merimangės.
Sodisja liqenin, i cili atė pasdreke dremiste aq qetė, mu si njė nuse e pėrrallave tona. Nė njė anė, pėrreth, ishte peisazh i bukur, nė anėn
tjetėr - liqeni me valėt e qeta.
Ndanė liqenit qėndronin dy portrete njerėzish. Nė fillim mendoja se edhe ata vėshtronin dremitjen e liqenit, ngase ashtu tė mahnitur qėndronin, por jo: ata ishin zhytur krejt ndryshe, edhe pse mosha e pleqėrisė i kishte shtypur, por pėrsėri te ata ngjallej njė jehonė, qė ishte bashkimi i zemrave para shumė vitesh.
Ajo ditė ishte njė ditė e veēantė pėr ta, ngaqė festonin 40-vjetorin e dashurisė sė ėndėrruar.
U takuan rastėsisht pa shklapatje buzėsh. Po kush vallė i thirri­­ nė kėtė ditė?
I thirrėn kujtimet qė i kishin mbuluar nė atė rėrė liqeni.
I thirri ndjenja e dashurisė sė ėndėrruar, pra i thirri ajo e amshueshmja nė zemrat e tyre.
U afruan qetė, mu si liqeni i asaj dite, pa pasur
forcė asnjėri pėr tė marrė hapin e parė; u shikuan njė kohė tė shtangur, pa folur, por sigurisht qė mes tyre kishte njė evokim kujtimesh. Zgjatėn duart pa e vėrejtur asnjėri ndjenjėn e tij, duke u pėrqafuar aq fort, sa tė dy ndjenė dhimbje trupore prej atij shtrėngimi, por asnjėrit nuk i dukej gjė ajo dhimbje, para asaj qė kishin kaluar mė parė.
Qėndruan ashtu derisa pas pak i largoi sirena e rastėsishme e automobilit matanė rrugės, me anė tė sė cilės vozitėsi tregoi njė lloj respekti pėr kalimtarin. Mandej plaku iu afrua e, duke i pėrkėdhelur flokėt gjysmė tė thinjura dhe fytyrėn e rrudhosur, pėrshpėriti:
- Si thua ti, moj lulja ime, ē’momente pėrjetojmė?
Mė thuaj se ėshtė e vėrtetė.
Mė thuaj qė s’jam nė ėndėrr.
Mė thuaj se nuk do tė ketė ndarje mė pėr ne tė dy.
Mė thuaj pse hesht, apo nuk jam mė nė zemrėn tėnde ai qė isha atėherė... Po, e di, e di, sepse tani jam njė plak.
Po ti, vallė, e di qė unė nuk jam plakur nga mosha, po nga vitet e ndara me ty, lulja ime? Mė thuaj, mos hesht.
Duke iu lutur qė tė mos pllakoste heshtja nė fytyrėn e saj, pikasi sytė e pėrlotur qė tregonin edhe dhimbje, edhe gėzim, meqė kishte kaluar njė kohė e gjatė pa u takuar. Ia fshiu lotėt dhe si ngushėllim tė tyre, i dhuroi disa puthje tė lehta radhazi. Duke ia puthur me aq lehtėsi dorėn, shqoi unazėn qė ia kishte dhuruar dikur, si shenjė adhurimi pėr dashurinė e tyre. Zemrėn e tij e mbuloi dėshpėrimi dhe dhimbja, ngase rrugėn e tyre tė dashurisė e kishin prerė nė mes.
Tė tjerė ishin ata qė ua prishėn betimin e dashurisė. Tė tjerėt ishin shkatėrruesit e ėndrrave. Keq, shumė keq... E vėren sa dhimbshėm ėshtė tė thonė se janė fajtorė pse e duan njėri-tjetrin. Ata tė tjerėt menjėmend i plagosėn, por jo dhe dashurinė e tyre.
Pas njė pushimi filloi pėrsėri drama. Meqenėse mungonte skenari, artistėt skenonin aq bukur, sa s’kishte nevojė aspak pėr tė tjerė. Pra, ishte keq, ishte mėkat tė kishte nė ato momente ndėrmjetėsues. Pas pak ia ktheu se prej humbjes tėnde, nė mua nuk ngrohu asnjė diell, ashtu siē nuk ndriēoi mė kurrė gjatė gjithė jetės sime, a thua se tėrė jeta mė shkoi nė terr, pa asnjė ndriēim... Sepse mė parė ndriēim i ditėve tė mia ishe ti; sepse u dashurova me ėndrrat dhe iluzionet e asaj moshe. Tė doja aq shumė, sa nuk mund tė matesha me gjithėsinė. Mė kot. Nė fund ēka bėmė? Lejuam tė tjerėt tė vendosin pėr zemrat tona. Tani s’mė ka mbetur gjė tjetėr, pos tė largohem prej kėtej... Erdha vetėm pėr tė evokuar edhe njė herė kujtimet e asaj kohe.
Duke dėgjuar ankimet e saj, atij i vajti mendja tė ndryshojė planetin, ta shndėrrojė tokėn nė qiell dhe qiellin nė tokė. Dėshiroi ta shndėrronte hėnėn nė yje dhe yjet nė hėnė.
Nėse atėherė mendon se ta kam dhėnė pėrēmimin tim, tani ke vetėm zemrėn time. Sepse kohėve tė fundit ndjenja ime ėshtė kthyer mė kokėfortė dhe tash e kam kuptuar sa i verbėr paskam qenė! E di qė ėshtė vonė. E di qė ka kaluar njė kohė e gjatė, por tė lutem, falma, ngase njė grua nėse nuk di tė falė, nuk di as tė dashurojė.
Mė fal pėr dhimbjet qė t’i kam shkaktuar: ato kanė qenė edhe tė miat.
Mė fal pėr shpresėn qė ta kam shuar: ajo ka
qenė edhe e imja.
Mė fal qė ta shkatėrrova atė kohė nė momente kur dashuria na preu rrugėn, sepse tani e kam kuptuar sa i marrė paskam qenė.
Mė fal pėr zemrėn qė ta theva.
Mė fal pėr tė gjitha dhe tė vazhdojmė pėrsėri, si atėherė, sepse kjo zemėr derisa tė vdesė do tė rrahė pėr ty. Mė thuaj vallė, a i vėren buzėt e mia si mė janė plasur? Kėto i kam kujtim tė asaj kohe, sepse s’kanė rreshtur emrin tėnd duke pėrshpėritur. A i vėren tash sytė e mi, qė i kanė mbuluar rrudhat? Ato nuk kanė reshtur sė ėndėrruari pėr ty. Nuk kishte natė qė flija dhe tė mos mė shfaqeshe nė ėndėrr. Ti gjithmonė ke qenė e pranishme. Kishte raste qė ndonjėherė mė mungoje aq shumė, sa qė dėshiroja tė mbetesha gjithmonė ėndėrrues, ngaqė ishte momenti i vetėm ku mund tė qėndronim bashkė. Ishe prehėri i ėndrrave, nė tė cilin mė afėr qėndronte vdekja se sa shpresa.
Andaj tė lutem, kthema lumturinė e kaluar ta shijoj edhe njėherė. Qė prej momentit tė largimit tėnd, jeta ime ka qenė burg; unė kam qenė njė i kallur thellė nė burg tė pėrjetshėm. E vėren se e kaluara ime e dhimbshme ka qenė njė pus i pafund? Njė ecje e pafuqishme, qė nuk e di ku ndalet, e njėjtė, si ata shtegtarėt e rraskapitur qė kėrkojnė imazhin rrugė mė rrugė dhe nuk u ka mbetur forcė pėr tė vazhduar mė tej? Ndonjėherė jeta mė duket shumė bovariste, sa nuk na jep atė qė e kėrkojmė, ose na lė tė ėndėrrojmė deri nė agun e mėngjesit. Por mė pas, kur zgjohemi, nė fund tė krevatit kemi surprizė zhgėnjimin e pafund.
Sa tė ēuditshėm janė dollapėt e jetės!
Mbi ēfarė rrotash ecėn bota? Lundron njeriu mbi valėt e jetės, si nė oqeane tė pafund, pa e ditur se nga do ta ēojnė! Mund tė kalojė mbi gurė tė ēmuar, mbi stolira tė fshehta nga ari, argjendi a brilanti, por mund tė kalojė edhe mbi gjėra tė papėlqyera, meqė ecėn pa e ditur cakun e vet.
Andaj, nėqoftėse kam mbetur nė zemrėn tėnde, tė lutem, mė thuaj se mė do. Atėbotė qielli shprazi njė rrebesh tė rrėmbyeshėm. Bota bėri rrotullimin e dyfishtė, pėr shkak se dy tė dashuruarit u ndanė ēmendurisht.


SERENATĖ DASHURIE

Nata filloi tė xhirojė njė film tė ngadalėsuar, njė film erotik; erotizmi mbaroi shpejt pas ca puthjesh tė lehta, pėrqafimesh tė forta, shtrėngimesh duarsh, mosdashjesh pėr t’u ndarė, shikimesh tė dhembshura sy mė sy, e mė sė mbrami, me njė buzėqeshje mjerane.
Iku, iku dhe unė mbeta vetėm. Mbeta vetėm me dashurinė e tij. Mbeta e vetme nė atė errėsirė tė frikshme, tė ftohtė e tė dhimbshme. Nė momente tė tilla doja tė rrija nė heshtje, ngase kisha nevojė pėr tė kujtuar ēastin e lumtur, qė e pėrjetova nė vegullinė me sy hapur.
Mundohesha tė kujtoja ēastin, por mė duket se tė gjitha mė ishin prishur, pėr shkak se edhe personazhi kryesor mė nuk ishte.
Agu filloi tė zbardhė, rrezet e diellit lėshuan krahėt e, duke mė gjetur mu tek ai vend, e shtangur, duke imagjinuar ēastin, m’u kujtua njė melodi e bukur, qė aq shumė mė pėlqente: “E dua atė qė mė do, do ta dua edhe pse tė tjerėt ma ndalojnė”. Nga melodia mė kaplon faza e deleriumit dhe hidhėrimit. Pėrse vallė e lashė
tė mė ikė? E dua dhe ai mė do.
Pas hidhėrimit ndjeja nė vetvete nevojėn pėr shtendosje shpirtėrore. Vesha petkun e natės, meqenėse ishte ditė, dhe u bėra gati pėr njė sy gjumė. Isha nė gjumė tė rėndė, sa edhe serenatėn e dashurisė nuk mundesha ta dėgjoj. Ajo mė vinte si pėrmes kllapisė. U zgjova. Pashė se ndjehesha si nė fillimin e njė filmi erotik. Ndryshimi kėtu ishte se buzėt dhe duart nuk i kishim tė bashkuara.
E shtangur e shikoj se si qėndronte ai nė fund tė krevatit me ca lule tė bardha e tė pėrziera me trėndafila tė kuq dhe me njė buzėqeshje ledhatuese mė pėrshpėriti: “Jeta ime, zgjohu, zgjohu, se tė kam bėrė njė surprizė kėsaj nate tė bukur”. Duke dėgjuar serenatėn romantike tė asaj nate, qė me vite e kisha kėrkuar, rashė sėrish nė kllapinė qė pėrshpėriste pėr njė dashuri tė parealizuar.


E DUA

Shoh diēka qė nuk mund ta dalloj.
Dėgjoj diēka qė nuk mund ta ndjej.
Mė flet dikush qė s’mund ta dėgjoj.
Mė dashuron ai qė s’mund ta kuptojė.
E dua atė qė nuk ekziston.
Do ta dua edhe nėqoftėse nuk do tė mė dojė.
Do ta dua edhe nėse nuk do tė jem.
Do ta dua edhe nėse nuk do ta gjej.
Do tė strukem diku me mall, do vajtoj edhe nėse nuk do tė jem me atė, qė zemra ma do.
Do tė vras kriminelėt e ndarjes sonė.
Do tė ēmendem nga djegia e dashurisė sonė.
Do tė vdes me thėnien: “Mos m’u largo!”
Do tė tretem me dhimbjet, qė tė tjerėt m’i dhurojnė.Errėsirė e madhe mbretėronte! Tingulli i qetėsisė i bashkohej errėsirės. Nuk dėgjohej asgjė pėrveē tik-takut tė orės. Heshtje e madhe, errėsirė e frikshme!
Marr tė shkruaj disa poezi erotike. Ngjyra e lapsit harxhohet nga errėsira e frikshme.
Marr tė kėndoj disa balada tė vjetra: zėri mė
shterret, si me u futė nė njė gropė tė thellė ku
nuk sheh njeri, pėrveē tokės e shkėmbinjve, pėrveē disa insekteve, qė ashtu si unė kishin humbur kahjen e rrugės; thjesht, ishin tė vetmuar.
Nė errėsirėn e frikshme mė vjen njė zė i ulėt duke mė pėrshpėritė: “Kurrė nuk do tė kthehem dhe mos e prit ardhjen time”, e unė, ashtu e lodhur nga pagjumėsia dhe humbja e dashurisė, mė duket se kam humbur nė ndonjė shkretėtirė dhe pėrsėri zėri i njėjtė kalon nė dhomėn time: “Sikur s’dua t’ju besoj”, - thėrret e dashura ime. – “Vetė m’u largove, vetė mė urreve e tani, ēdo gabim falet, mirėpo ti, lulja ime e ngrirė, pėrsėri vazhdon me atė tė vjetrėn, qė do tė thotė: pėrsėri largohesh nga unė, edhe pse tė dua!”


ILUZION

Trap-trup, trap-trup... dėgjoj zhurmėn e kėpucėve qė mė jehon ndėr veshė. Hija po mė kalon nėpėr sy. Picėrova sytė, por nuk munda tė shoh asgjė. Perdja e dendur e pemėve rreth lėndinės nuk m’i lejoi rrezet e fundit tė diellit tė hynin brenda, por aq sa munda tė shoh, dallova disa shikime vrastare dhe sikur nga ata sy tė bukur ngjyrė deti m’u duk se lexova njė akuzė dashurie. Kafshova buzėt pėr tė pėrmbajtur ndonjė tė qeshur ironike, qė mund tė shpėrthejė papritur.
Njė heshtje varri mbizotėroi atė ēast.
Kujtimet e hershme u rikthyen prapė.
Nė kopsht mbizotėronte e njėjta qetėsi. Kishin heshtur edhe cicėrimat e zogjve, edhe zhuzhima e gjinkallave. E vetmja zhurmė qė kishte mbetur ishte tik-taku i zemrave tona, me tė cilėn dėshmonin se kishte arritur fundi i lumturisė sonė, fundi i dashurisė qė s’do tė kthehej mė.
Dhe e njėjta qetėsi mbizotėronte, pos trap-trup, trap-trupa, qė tregonin afrimin e tij me mua. U afrua pranė meje, m’i pėrkdheli flokėt, gjė qė e bėnte gjithmonė, mandej mė pėrshpriti:
“Jeta ime, trėndafili ynė u tha, i mbetėn vetėm gjembat. Ishte simboli i kohėzgjatjes sė dashurisė sonė, tė cilin e patėm bekuar si tė tharė, vetėm nė rast se vdisnim.
Kur shqiptoi emrin “jeta ime”, nė zėrin e tij kishte nota zemėrimi. Mė shtrėngoi duart dhe mė pa pėr njė kohė pa folur, por ndjeva se diē pėrpiqej tė mė thoshte. Diē tė ngjashme me:
“A do tė vish me mua, apo ndoshta dėshiron tė

qėndrosh me prindėrit e tu, qė t’i shkatėrruan ėndėrrat”. Shikimi mbaroi me njė tė qeshur therėse, tallėse, qė mandej pėrfundoi me njė krizė lotėsh… Zemra ime filloi tė rrahė me shpejtėsi, sikur e kuptoi, qė pushtimi i saj vinte vetėm prej atij njeriu dhe se nuk dėshironte ēlirimin prej tij, a thua se ishte njė kriminel vrastar, i dėnuar me burgim tė pėrjetshėm. Por jo, ky ishte njė pasion dashurie, qė e pushton mendjen e dy tė dashuruarve dhe pėr tė cilėt shkaktarė tė ndarjes sė tyre ishin tė tjerėt.
Shtrėngimi i duarve sa vinte e shtohej, ndėrsa nė duart e mia nuk kishte mbetur fuqi shtrėngimi, meqė pas pak ēastesh e dija se do tė jem e dėnuar tė jem me dikė tjetėr, me tė cilin nuk do tė ėndėrroja dhe se tė gjithė lulet do tė mbeten tė thara. Thjesht do tė jem me njė tjetėr, tė imponuar, me njė vrastar dashurie, me njė shkatėrrues ėndrrash, pra, me njė njeri qė nuk do tė jetė as pėr njė grimėkohė brenda zemrės sime.


TĖ TJERĖT

Mė shumė se kuriozitet!
Uji i detit ishte mė i ftohtė. Atė ditė i ndjeja stėrpikjet mė tė thella nė fytyrėn time. Ishin orė muzgu ku ndjehej tmerrėsisht flladi dhe jehona e indinjuar. Zhurma e valėve bėhet zė dhe siluetė pėr mua. Ndjeja nevojė pėr ty, drita ime, mė shumė se dikur… ėndrrat qė thurja ēdo ditė e ēdo natė ishin ngallmuar pas shtatė qiejve; ishte rrėmuja qė mua mė hodhi nė qosh tė jugut e ty, nė skaj tė veriut. Na mashtruan me sytė tanė. Aktruan nė mėnyrė enigmatike, duke triumfuar betejat e tė pafajshmėve, duke na lėnė qė secili nga ne tė skenojė vetė me veten. Vėrtet tė marrė paskan qenė, vėrtet qė zemrat e tyre s’kishin ndjerė ndonjėherė dashuri. S’paskan mohuar ndonjėherė jetėn e vet pėr dikė, s’e paskan pozicionuar asnjėherė veten nė altruizėm…
Tė verbėrit! Mundohen tė shkatėrrojnė mitin e dashurisė, posti qė kanė mendojnė se ėshtė pėr t’u argėtuar. Kuadro me moral tė dyshimtė mė parafytyrohen nė sy, zėrat e tyre mė ushtojnė nė veshė, duke sjellė thashetheme gojė mė gojė. Kjo ēėshtje ishte njė nyje qė s’mund ta zgjidhja as unė, as pėllumbi im i plagosur. Ēdo fjalė qė mė thonin mė peshonte mė rėndė se plumbi, mė e idhėt se helmi, mė djegėse se yndyra pėrvėluese. Kisha hapur njė derė dhe nuk dija si ta mbyllja, por as qė mund tė kaloja pragun e saj, e cila mė shpinte nė njė apori tė frikshme; e ndjeja veten nė njė kafaz tė mbyllur, larg zogut tim. Larg dashurisė sė dikurshme. Kaluan dhe tre muaj tė tjerė. Ngjyrat e vjeshtės filluan tė dukeshin para kohe. Zogjtė morėn rrugėn e tyre qė nė korrik. Njerėzit lindėn para se tė krijohen, tė tjerėt vdiqėn pa u lindur fare. Gotat e dhimbjes, si qelqe tė brishta e tė thyera, copėtohen nė mijėra copa tė imėta e tė pavlera. Ēdo gjė u shndėrrua nė asgjė, pėrveē puhizės, e cila mė pėrshėndet mes hapave tė jetės qė mbytėn ditėt e lumtura; mbytėn lumturinė nė njė gotė ujė; mė sollėn vetminė e njė oqeani tė tėrė; na molisėn shpirtin; mė shpėrblyen me tonelata grushtash, gėzim dhe dhimbje bashkė, tė mbytura nė njė det tė thellė lotėsh. Mė detyruan me duart e mia t’ia dorėzoj veten time valėve tė jetės, t’ia dhuroj peshqesh zemrėn time tė thyer, sytė e mi tė plagosur dhe me shikim tė pashpresė. M’i morėn tė gjitha, pos shpirtit tė plagosur e tė zemėruar (kėtė do ta mbaj pėr vete, s’ia jap askujt). Do ta mbaj, meqė kam disa kujtime tė pėrgjysmuara brenda, ca kujtime qė lotojnė pėr kohėn e kaluar, ndjejnė nostalgji pėr ato pak grushte tė mbushura me ēaste tė bukura. Tani s’mė ka mbetur gjė tjetėr, pos tė buzėqesh e t’ia hap krahėt dhuratės qė ma solli jeta surprizė. Jeta, qė s’ishte gjė tjetėr, pos iluzionit, hijes kalimtare, shtėpisė, mashtrimit, e ne ishim udhėtarė nė pritje pėr tė udhėtuar drejt ferrit, drejt njė rruge pėrplot me gjemba. Jam e gatshme tė shkoj deri nė fund tė botės pėr tė arritur vrapin e lumturisė sė dikurshme me yllin tim tokėsor, me ėndrrat e viteve tė shkuara, tė kaloj nėntė rrathėt e ferrit tė Dantes pėr ta fituar pėrsėri zemrėn e tij. Mund tė rikthej sėrish Luftėn e Dytė Botėrore pėr t’i vrarė e plagosė mu nė zemėr, ashtu si na plagosėn edhe ata pa mėshirė, edhe pse s’do tė kem tė ngopur nga ajo plagosje, ngase kam mendimin se me reagimin e shpejtė tė mjekut mund tė shėrohen shpejt, ndėrsa ne, ne mbetėm me njė lėngatė tė pashėruar.



PĖR MUA DHE PĖR TY

Me qepallat e rėnduara nga gjumi, pėrsėri me njė gjysmė buzėqeshjeje nė buzė, shikoj natėn qė kishte pikturuar hėnėn gjysmake, nė tė cilėn rrotulloheshin plot yje tė gėzuar e tė vuajtur. Ndjej se si diēka krejt papritur mė ikėn nga duart; ca herė fundosem nė njė det tė thellė mendimesh, pastaj ngrihem, dal sėrish, si diell. Ndjej se si gotat e kristalta thėrrasin emrin e tij. Heshtje. Qetėsi.Tė lutem, orė e dashur, pushoje pak tik-takun, meqenėse dua tė dėgjoj tani cakrimėn e gotave. Dėgjon? Ndjen se si thėrrasin emrin e tij, e thėrrasin, ja, ndjej, po, po, atė e thėrrasin. Po ku janė futur vallė ata veshė tė shurdhėt, qė s’po i dėgjojnė?
Mos heshtni, pėlcisni, ju lutem, gotat e mia.
Bėja ēmos qė tė mbaja gjallė atė bisedė pa skelet dhe rrija nė heshtje me sytė e ngulur nė boshllėk. Doja tė vrisja ēdo gjė qė kishte ngjyrėn e zhurmės.
Gjithėkund vinte era ndarje! Por vetėm plagėn e zemrės nuk mund ta vrisja me armė; kjo plagė ishte peshqesh nga dashuria ime e parė, qė mė kishte pushtuar me tėrė forcėn e saj tė ėmbėl dhe tė hidhur, e pajisur me disa ndjenja tė ēuditshme, tė cilat gjer atėherė nuk i kisha provuar kurrė.
Mė vėrviste si pendė nė erė dhe mė shpinte nga tė donte, ndėrsa ti, i dashuri im, u ngatėrrove dhe humbe nėpėr labirinte zhgėnjimesh, nėpėr copėza harrimesh, kurse frika qė tė ka shpėtuar krijon vegime parandjenjash.
Tani kėmbėt e mia fluturojnė nė tė gjitha rrugėt, duke luftuar qė tė arrijnė vrapin e zemrės tėnde, por asnjė shenjė s’jam duke parė.
A mos vallė ishe engjėll dhe erdhe pėr ta burgosur dashurinė time, qė nuk ia di as emrin, as vendin, mė thuaj, mos e shndėrro veten nė djall.
Mos qėndro para fatit tonė i shurdhėt, sepse ­jeta ėshtė e vetmja dramė qė nuk pėrsėritet. Pėrgjigja e vėrtetė ishte njė fshehtėsi e ndryrė nė zemrėn e tij, ajo fshehtėsi mund tė shprehej vetėm me lotė, por jo dhe me fjalė.
Shumė fshehtėsi ka njeriu gjatė jetės, prandaj ato mė tė llahtarshmet thuhen vetėm me lotė, por pėrsėri lotėt, edhe pse mund ta lehtėsojnė shpirtin, nuk mund ta ndryshojnė realitetin. Njeriu qė qan, mendoj se ėshtė frikacak, por mua s’mė pėlqejnė frikacakėt ballė ndjenjės sė dashurisė. Nuk i dua…Mė pėlqejnė trimat, qė kanė forcė ndaj pėrbindėshave, ndaj hajnave, ndaj shkatėrruesve tė ėndrrave. Mė pėlqen besnikėria dhe dashuria e pavdekshme.
E kėtė, me keqardhje ta them, se ti nuk e pate; ti s’dite ta ruaje, por e shite mu si ato kartmonedhat qė i shfrytėzon dhe nė momentin kur e sheh se e ke kuletėn plot, mundohesh tė jesh mė dorėlėshuar.Idiot i dashur! Ē’dobi ka tė gėnjejmė veten e kujtimet, kur unė tė dua kaq shumė dhe e ndjej tmerrėsisht mungesėn tėnde? O zemra e zemrės time! Ditėt pa ty janė njėlloj, si malet e mbuluar me re.
O agim i ėmbėl veror! Shpresat e mia i ngulfate pėrgjithmonė; s’mė ka mbetur gjė tjetėr, pos tė marr qiriun nė dorė dhe tė zbres te liqeni, qė njėjtė si unė, ėshtė mjaft i trazuar. Para erės tė mbaj fjalimin tim tė mbramė.
O zogu im i vogėlth, qė rri nė fole i mbyllur, nėse dėgjon pėr vdekjen time aspak mos u dėshpėro, madje as njė qiri mos e ndiz, por hap menjėherė shishen e konjakut dhe pi tri gota rresht. Njė pėr mua!
Njė pėr ty!
Njė pėr ne tė dy!
Dhe aty, engjėlli im, pėrshpėrit po deshe ca fjalė magjike.
Pėr mua!
Pėr ty!
Pėr ne tė dy!


RROTAT E JETĖS

Me kokėn mbėshtetur nė kujtime, skenoja vetė me vete. Dirigjues kisha zemrėn dhe mendjen, e cila bridhte kalldrėmeve tė jetės, ashtu si ata lypsarėt, qė kėrkojnė kafshatėn e gojės nėpėr labirinte shpresash boshe, tė rraskapitur nga lodhja dhe uria, duke patur tokėn pėr shtroje dhe qiellin pėr mbulojė, tė cilėt nė heshtje citonin fjalėt mjerim dhe nga sytė e tyre lexoje njė grimė shprese, pėr njė tė ardhme mė tė mirė, por tė mbėshtjellė me njė pasiguri mendimi, ndėrsa nė anėn tjetėr, sheh zotėrinjtė, tė diplomuar me shkolla 8-vjeēare, qė kėnaqen nga pasuria dhe lumturia e tepruar, pa e ditur se lumturia e tepruar tė sjell lodhje dhe pa menduar fare pėr ata tė mjerė jashtė.
A kemi model tjetėr pėr tė parė mė mirė botėn e krimit? Ėshtė ēudi ta mendosh se sa e ndritshme dhe njėkohėsisht sa e zymtė mund tė jetė jeta. Ndoshta kjo ėshtė vetėm pėr mua, por sa mendoj unė nuk e cėnoj lumturinė, edhe pse s’kam qenė e kėnaqur, e prapė s’kam qenė narcisiste ndaj jetės, s’jam cėnuese, jo; s’kam qenė asnjėherė, po pasi mė akuzojnė si cėnuese lumturie, atėherė ai ēuni qė rri mbėshtetur te lisi, qė kush e di ēka parandjen nga e kaluara, nuk ndjen zbrazėtirė nė zemėr?
Ajo goca aty te bregu, e cila ėshtė zvarritur nė mendime, s’ndjen mungesė pėr dikė? Po lokja qė kam afėr, nga fytyra e rrudhosur e sė cilės vėrehej qartė thelloma e tėrėsishme e rrotave tė jetės? Po, po, me sa duket, tė gjithė kanė mbėshtetur kokat mbi nėnkresat e halleve dhe janė tė mbuluar me batanije dhimbjesh.
Duke medituar nė njė heshtje, pėrderisa dhe po tė flisje, heshtja ishte mė e ėmbėl se fjala, duke u kredhur nė biseda tė pazėshme, u futa ngrohtėsisht e syhapur nė pallatin e ėndrrave. Nisa tė dialogoja, se asgjė nga kjo botė e ēuditshme s’tė bėn tė qeshėsh nga thellėsia e zemrės. Kjo ma bėn shpirtin tė molisur, sepse ėshtė njė botė qė tė shpėrblen me grushta, ngaqė peshorja e drejtėsisė zhbalancohet. Asgjė mė s’ka vlerė tani. A nuk ėshtė krim tė veprohet kėsisoj? Tė mos e lejosh njeriun ta shijojė jetėn sipas ėndrrės sė vet, tė ketė tė drejtė tė dojė atė qė ka dėshirė, tė jetė me atė lidhje, qė kanė krijuar ėndrrat e pėrbashkėta?
Pėrse verbohet fati kėshtu? Pėrse na qėlloi ne tė jemi tė fajėsuarit e dashurisė? Ne mbetėm me pranga. Duke na pėrēarė zemrat me dhunė, na bėnė qė secili prej nesh, tė jetė me njerėz tė padashur. Na bėnė tė jemi tė revoltuar ndaj jetės, ndaj dashurisė, ngase lozin lėmshi i mendimeve nė kokė ngatėrrohet, duke hamendėsuar: “Ajo nuk mė deshi, prandaj hyri nė mes i treti, ose…ose , ose…ose”.
Ekzistojnė plot paragjykime, plot hipoteza, plot gjėra, qė gjatė jetės mbeten enigmatike prej shkaqesh dhe pasojash tė ndryshme, duke mbetur qindra varfanjakė pa shtėpi, pa bukė, pa motiv, rrugėve, me shpresat pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Nė anėn tjetėr, dy tė dashuruar: njėri nė veri, tjetri nė skaj tė jugut, me ėndrra dhe dashuri tė parealizuara. Tė tjerėt, duke u kėnaqur me krimet dhe veprimet e pamenduara, qė kanė vepruar nė kurrizin e dikujt tjetėr, pa e ndjerė veten, pa e pozicionuar asnjėherė veten, se si do tė ishin ndjerė ata nė histori tė tilla, por ēka do qė tė ndodhė, jeta duhet tė jetohet mes gjithė kėtij mishmashi. Sepse edhe trėndafilat janė tė bukur, kanė erėmim tmerrėsisht tė kėndshėm, tė pėrmallshėm, por edhe ata janė tė shtrėnguar tė lulėzojnė mes gjembash.


Dy fjalė pėrcjellėse pėr librin dhe autoren

Prozat e kėtij libri tė parė tė prozatores sė re, Ajnure Nurishi, nuk kanė pretendimin tė habisin askėnd. Vetė autorja ėshtė aq modeste, sa e ka ruajtur pėr vete habinė, duke e kthyer vėshtrimin tėrėsisht sė brendshmi.
Diku, dikur, kam lexuar se pyjet, shkurret, formacionet bimore nė pėrgjithėsi, janė tepėr tė ndjeshme, saqė mjafton sėllitja e njė tehu sėpate apo kose, pėr t’ia pėrcjellė gjithė valėn e drithėrimės krejt drurėve tė pyllit, ose respektivisht, krejt bimėve tė livadhit. Mė vėshtrimin e kthyer sė brendshmi, fundekreje nė intimė, Ajnure Nurishi kundron, ndijon dhe na pėrcjell pėrmes kėtyre prozave tė shkurtra lirike gjithė drithėrimėn e njė shpirti dhe psikike tė tejngarkuar me mitet e dhimbjes, siē janė humbjet e mprehta dhe disfatat personale.
Prozat kanė njė strukturė pėrsiatjeje tė drejtpėrdrejtė lirike, shpesh tė njėjtėsuar me monologun. Adresati qė e ushqen pėrshkėnditjen e dhimbjes dhe mbresės sė kėsaj dhimbe, jehon i gjallė nė kujtesė, bėhet lėndė e vazhdueshme e njė narracioni intim, tė pėrafėrt me shfrimet lirike nėpėr ditare apo kuazi-epistolarė tė tipit “letra tė padėrguara”.
Asnjė pėrpjekje nuk kemi nė kėto proza pėr ndonjė zgjerim tematike, bie fjala, shoqėrore. Zėri i autores ėshtė derdhur nė njė pentagram qė ajo e njeh mirė, qė i pėrshtatet dhe i shkon. Janė vuajtjet e fermentuara tė humbjes sė nėnės, tė dashurisė sė parė, qė e ngjyrosin tragjikisht shijen e tė jetuarit. Shpeshherė, refleksionet dhe pėrsiatjet marrin njė timbėr elegjiak, pa iu shmangur njėfarė patetike, sikundėr ėshtė i pashmangshėm ballafaqimi me zhgėnjimet e para, disfatat dhe angėshtinė e perspektivės. Por e gjitha sa thamė ka tė bėjė me koordinatat psikologjike tė kėtyre prozave.
Nė kuptimin e mirėfilltė letrar, ia vlen tė theksohet nė kėto proza pėrpjekja pėr njė origjinalitet, fokusim miniaturesk tė lėndės, sipas njė procedimi qė ėshtė karakteristik pėr prozėn poetike. Shpesh struktura grafike, tensioni i fjalive, pėrsėritjet dhe rimarrjet – pasazhe tė tėra – krijojnė pėrshtypjen e poemave nė prozė.
Ne nuk e dimė se si do tė jetė evolucioni i mėtejshėm i shkrimit intim tė autores sė re.
E rėndėsishme ėshtė se nota e saj ėshtė krejtėsisht e besueshme, intonacioni ėshtė thellėsisht individual, ēka do tė thotė, se po lind njė zė autentik, qė bazė ka pėrvojėn e vet tė pėrjetimit. Nėse narrativa e Ajnure Nurishit i kapėrcen disa dobėsi formale, siē janė krijimi i njė skeleti dhe shtrati rrėfimor, atėherė nė njėsitė e kėtyre prozave kemi qysh tani tė paragarantuar disa elemente shumė tė ēmuara – penelatat lirike, etydin, atmosferėn e heroit lirik dhe pėrsiatjen, tė cilat janė karakteristikat e njė shqise letrare, qė orientohet me instinkt. Dhe instinkti artistik gjithmonė i ka paraprirė veprės origjinale, siē do ta ndeshni edhe nė kėto proza debutuese, ku gjithmonė njė “Unė” i futur nė krizė, pėrjeton intensivisht dhe projektohet tek njė “Ti” shpėrfillės
Agron TUFA
Tiranė, 19 shtator 2009


PĖRMBAJTJA

1.DASHURI PA DASHURI....................... 6
2.HUMBJA............................................... 9
3.IDIOT I DASHUR!................................. 15
4.ĖNDĖRR DASHURIE........................... 20
5.NDARJA............................................... 24
6.ISH TĖ DASHURIT............................... 27
7.SERENATĖ DASHURIE....................... 33
8.E DUA.................................................. 36
9.ILUZION............................................... 39
10.TĖ TJERĖT......................................... 42
11.PĖR MUA DHE PĖR TY...................... 46
12.RROTAT E JETĖS.............................. 50


Ajnure NURISHI
TRISHTIM I HIRTĖ

Boton
MLN “Ditėt e Naimit”
Drejtor: Shaip EMĖRLLAHU


U shtyp mė vitin 2009,
nė shtypshkronjėn “Luma”, Tetovė


CIP - Katalogizimi nė publikim Biblioteka popullore
dhe universitare “Sv. Kliment Ohridski”, Shkup

821.18(497).7)-32

NURISHI, Ajnure
Trishtim i hirtė: proza lirike / Ajnure Nurishi. - Tetovė: Ditėt e Naimit, 2009. - 60 fq. : ilustr. : 18 cm

Du fjalė pėrcjellėse pėr librin dhe autoren / Agron Tufa: fq.
55-57

ISBN 978-608-65084-0-1
1. Agron Tufa, autor i pasthėnies
COBISS.MK-ID 79877386

Faqja e Ajnure Nurishit

Botimet Shqiptare

Ky postim ėshtė ndryshuar nga agimte nė 25.01.2010, 23:52
PM
Top
agimte
Postuar nė: 26.01.2010, 16:45
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 313
Antari Nr: 21325
Bashkangjitur: 28.02.2009



PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio