Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Faqe: (2) [1] 2   ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ėshtė apo sėshtė, Ėshtė apo sėshtė prioritet edhe kjo
foiniku
Postuar nė: 04.09.2006, 00:53
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 5
Antari Nr: 1379
Bashkangjitur: 29.06.2006



Tung desha qė tė ju pėrshėndes tė gjithėve dhe tė shtroj si temė bisede mes nesh ,nėse ėshtė apo nuk ėshtė prioritet futja e mėsim besimit fetar nėpėr shkolla.Mendimi im ėshtė se kjo ėshtė mirė por pak sa e vonuar por megjithate si thot populli mė mirė vonė se asnjėher.I mirėpres me respekt komentet tuaja.

Datotekat e bashkangjitura ( Shkarkuar: 187 )
Datotekat e bashkangjitura  rinia.jpg
PM
Top
delicious_as_me
Postuar nė: 04.09.2006, 15:47
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 132
Antari Nr: 1111
Bashkangjitur: 04.05.2006



Po ehste shume i qelluar fakti se jemi te vonuar pak ne kete aspekt. motart dhe vellezerit tane te vegjel ne shkolle mesoj per gjera te tjera me pak te rendesishme,si te ngjyrosin ne flete te bardhe, dhe nuk din shume prej tyre cfare ngjyre ka feja e tyre. ky ehste komenti im


Cdo te mire


----------------------------------------
???
PMYahoo
Top
blerim-blero
Postuar nė: 04.09.2006, 17:25
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 296
Antari Nr: 1768
Bashkangjitur: 18.07.2006



Desha te dije se ku eshte e nevojshme te futet mesimi fetar po mendoj ne cilat shkolla,mendoj se duhet te shprehet me qarte foiniku.
psh.duhet te ceket se prej ciles klase deri ne cilen kalase e keshtu me rradhe.

Pershendetje
PMIntegrity Messenger IMYahooMSN
Top
me_ty
Postuar nė: 04.09.2006, 17:36
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 128
Antari Nr: 971
Bashkangjitur: 08.04.2006




Mesimi neper shkolla pa dyshim se do te luante nje rol shume te madh ne zhvillimin dhe permirsimin sidomos te aspektit moral tek te rinjte, e sidomos duke e patur parasysh qe ky edukim do te filloj qysh prej shkollave fillore.

une si student jam pro futjes se mesim besimit fetar neper shkolla.
PM
Top
me_ty
Postuar nė: 04.09.2006, 17:39
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 128
Antari Nr: 971
Bashkangjitur: 08.04.2006



iniciativa e vitit te kaluar per futjen e mesim besimit lexo,

Mėsim-besimi nėpėr shkolla
Nė vazhdim tė iniciativės tė kryetarit tė Republikės sė Maqedonisė, pėr takime tė rregullta mes krerėve tė bashkėsive fetare nė Maqedoni, tė hėnėn mė 28 02 2005, nė njė manastir nė Shkup u mbajt takimi i dytė punues. Takimi i parė nė Ohėr u mbajt vjeshtėn qė kaloi, menjėherė pas referendumit tė organizuar kundėr ndarjes sė re teritoriale, kurse ky i tanishmi vjen nė prag tė zgjedhjeve tė reja lokale. Pėr takimin i cili ishte i mbyllur pėr gazetarė, kumtesė publikoi vetėm nikoqiri i kėtij takimi, Kisha Ortodokse Maqedonase, por edhe kjo nuk e dha tekstin e kumtesės nė sajtin e vet.
Me aq sa u publikua nė media nga ky takim, nė takim u vendos pėr formimin e njė kėshilli i cili do tė mirret me integrimin e institucioneve arsimore fetare, fakultetet dhe shkollat e mesme fetare, nė sistemin arsimor shtetėror tė Maqedonisė si dhe pėr futjen e mėsimbesimit nė programet shkollore. Nė takimin e mbajtur u konstatua pajtimi i pėrbashkėt pėr rolin qė ka feja dhe institucionet e saja nė ndėrtimin e vlerave pozitive dhe ato tė moralit nė shoqėrinė tonė dhe se takimet e kėtij lloji duhet tė vazhdojnė. Poashtu liderėt e bashkėsive fetare kanė bėrė apel pėr qytetarėt qė gjatė zgjedhjeve lokale tė shfaqin sjellje dhe mirėkuptim tė denjė ndėretnik dhe ndėrkonfesional. Edhe nė kėtė takim krerėt fetar, ndonėse kanė konstatuar se ka filluar procesi i denacionalizimit tė pronave tė bashkėsive fetare, kanė kėrkuar qė i njėjti tė pėrshpejtohet. Tė nesėrmen, kryeministri Vllado Buēkovski, nė njė takim tė veēantė, i ka pritė anėtarėt e Sinodit tė Kishės Ortodokse Maqedonase ku pėrveē tjerave kanė biseduar edhe pėr pėrfshirjen e bashkėsive fetare nė pėrgatitjet pėr miratimin e ligjit tė ri pėr bashkėsitė fetare nė Republikėn e Maqedonisė.
Me kėtė tė fundit si duket mbarojnė temat mė tė rėndėsishme nė relacionin shtet-bashkėsi fetare dhe tė cilat si duket definojnė marrėdhėniet e shtetit me bashkėsitė fetare. Gjithsesi e para nga katėr temat qė herė pas herė bėhen objekt i trajtimit nė media por shumė pak i studimeve tė mirrėfillta, janė: ligji i ri pėr bashkėsitė fetare me tė cilėn do tė mund tė integrohen edhe me ligj ndryshimet e bėra kushtetutėn e RM-sė pas Marrėveshjes Kornizė tė Ohrit, ku u shtuan edhe disa bashkėsi fetare nė kushtetutė. E dyta dhe mė e pėrmendura nga vetė bashkėsitė fetare ėshtė denacionalizimi i pronave tė cilat janė nė pronėsi tė bashkėsive fetare nė vendin tonė. Tema e tretė e qė pėr mendimin tim ėshtė boshti i marrėdhėnieve tė shtetit me bashkėsitė fetare ėshtė roli i tyre nė shoqėri. Kjo gjithsesi ėshtė temė e gjėrė pėr tė cilėn duhet bėrė studime serioze dhe shteti duhet tė ketė bazė tė gjėrė studimesh para se me ligj tė ri ta kornizojė organizimin e jetės fetare. Kjo sepse ēdo disbalans nė relacionet e shtetit me fenė, nė shoqėri multikonfesionale, si e jona, mund tė ketė pasoja tė mėdha nė ēalim tė fukcionalitetit tė institucioneve. Pra, nėse njerėz fetarė bėjnė mallkime publike dhe anatema kundėr ndarjes sė re teritoriale, organizojnė peticione pėr tė ndikuar nė gjyqėsi e tjera nga shembujt mė tė freskėt nė opinion, atėherė tė tjerėt, qė nuk janė ata qė bėjnė kėtė, mund tė ndihen nė anėn tjetėr tė balansit, kurse shteti pėrveē tjerave ėshtė pėrgjegjės edhe pėr kantarin dhe nuk duhet lejuar tė i ndodhė kjo gjė.
Poashtu edhe pėr temėn tjetėr me rėndėsi, futjen e mėsim-besimit fetar nė sistemin arsimor ekzistues shtetėror duhet bėrė studime serioze dhe ėshtė mirė qė kėtė herė kjo nismė pėrmendet nė formė tė pregaditjes sė njė elaborati. E reja nė kėtė nismė, me tė cilėn edhe dallon nga nisma e mėparshme kur pa ligj dhe nė shpejtėsi u fut mėsimbesimi nė arsim, ėshtė edhe dimensioni tjetėr ai i inkuadrimit tė shkollave ekzistuese fetare nė sistemin arsimor. Me kėtė gjė nė njė plan afatgjatė do tė fitohen kuadro tė reja tė cilat do tė kenė pregaditje tė nevojshme pedagogjike pėr mbajtjen e mėsimbesimit nėpėr shkollat fillore dhe tė mesme, por edhe do tė pėrshpejtohet nostrifikimi i diplomave tė kuadrove ekzistuese, qė kanė kryer studimet pėrkatėse nė vend dhe jashtė tij. Kjo sepse deri tani ka pasė raste kur nuk ėshtė kryer nostrifikimi i arsimit pėrkatės nė fakultetet teologjike, ndonėse ato kanė qenė nga vende me tė cilat shteti jonė ka nėnshkruar marrėveshje ndėrshtetėrore pėr nostrifikim.
Mendojmė se iniciativa pėr mėsim-besimin ėshtė njė nismė e cila meriton tė pėrshėndetet, mbetet qė shteti, pėrkatėsisht Ministria e Arsimit dhe bashkėsitė fetare ta kryejnė pjesėn e vet tė punės.
Argumentet pro futjes sė mėsim-besimit nėpėr shkolla janė dhėnė vazhdimisht nė publikime tė ndryshme, gjatė periudhės sė kaluar kur mėsim-besimi ishte nė programet shkollore pėr njė vit tė tėrė. Nga mė tė rėndėsishmet vlen tė ceket interesimi i madh qė pati pėr kėtė orė mėsimore, ndonėse fakultative, nga ana e nxėnėsve anembanė shkollave fillore ku ajo u vendos. Poashtu edhe nė aspektin e marrėdhėnieve ndėrkonfesionale mėsmim-besimi mund tė ndikon pozitivisht pasi kėto mėsime nė princip do ta zvoglojnė shkallėn e paditurisė tė njerėzve ndaj njėri-tjetrit me ēka zvoglohen paragjykimet, por edhe fobitė eventuale qė mund tė paraqiten nėpėr shoqėritė multi etnike dhe multikonfesionale. Poashtu, mėsim-besimi nė kėtė formė ndihmon qė shteti tė vėndojė kriteret pėr pregaditjen e mėsimdhėnėsve tė kėsaj lėnde dhe me kėtė njė punė serioze si arsimimi i njerėzve me fetė e tyre tė mos i mbetet as stihisė e as spontanitetit. Poashtu mėsim-besimi mund tė integrohet nė “Programin nacional pėr zhvillim tė arsimit” rishtazi tė publikuar nga Ministria e Arsimit, pasi ky proces ėshtė nė pėrputhshmėri me principet dhe vlerat e kėtij programi dhe sidomos me mirėqenien sociale, kulturore, intelektuale dhe fizike tė qytetarėve. Mirėqenie kjo e cila ėshtė e pėrmendur si vlerė gjenerale nė tė cilėn mbėshtetet kjo programė nacionale.

Ramadan RAMADANI,
4.3.2005

PM
Top
me_ty
Postuar nė: 04.09.2006, 17:42
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 128
Antari Nr: 971
Bashkangjitur: 08.04.2006



Shumė shtete evropiane mėsimit fetar ia hapėn dyert nė shkollat shtetėrore

Gati nė tė gjitha vendet evropiane mėsimi fetar ėshtė pjesė pėrbėrėse e planprogramit mėsimor nė shkollat fillore dhe tė mesme. Praktikisht, nė kėtė aspekt nuk ka dallime ndėrmjet vendeve ish-komuniste dhe shteteve tė tjera tė Evropės. Pėrjashtim bėn Franca, nė tė cilėn nuk ka mėsim fetar nė shkollat shtetėrore, por ka njė numėr shumė tė madh tė shkollave katolike, tė cilat janė jashtėzakonisht tė suksesshme. Tentimi i socialistėve tė Miteranit qė nė fillim tė viteve tetėdhjetė t`i mbyllė shkollat katolike, provokoi njė numėr shumė tė madh (afėr 2 milionė) nė historinė e Parisit dhe pas sė cilės u tėrhoqėn nga ky tentim.

Nė Austri u ėshtė mundėsuar mbajtja e mėsimit fetar tė gjitha bashkėsive fetare tė pranuara, por me kusht qė tė kenė njė numėr tė caktuar tė nxėnėsve. Feja islame ėshtė njė prej atyre bashkėsive dhe mėsim-besimi islam mbahet pėr vite nėpėr shkollat austriake.

Nė Gjermani kushtetuta e garanton mėsimin fetar nė shkollat shtetėrore si lėndė "normale". Pėrjashtim bėn njė shtet federal nė perėndim tė Gjermanisė, krahina e Branderburgut, parlamenti i tė cilit vendosi pėr lėndėn shekullariste mbi etikėn e religjionit. Shumica nė parlament janė socialdemokratėt ish-komunist. Lėnda ėshtė dorėzuar pėr shqyrtim nė gjykatėn kushtetuese. Pėrfundimi nuk ėshtė i njohur.

Nė Kroaci, gjithashtu, mėsimi fetar ėshtė lėndė obligative nė tė gjitha shkollat kroate, nė harmoni me dispozitat e Marrėveshjes ndėrmjet Vatikanit dhe Republikės Kroate mbi bashkėpunimin nė sferėn e edukimit dhe kulturės, i nėnshkruar nė Zagreb mė 18 dhjetor 1996.

Nė Angli, mėsimi fetar ėshtė pjesė e planprogramit mėsimor, me kusht qė prindėrit qė kanė rezervė ndaj lėndės, mund t`i largojnė fėmijėt e tyre. Prindėrit kanė mundėsinė qė t`i largojnė fėmijtė e tyre edhe nga lėnda e muzikės, e cila ka pėrmbajtje fetare si dhe nga lėnda e notimit. Ata edhe mund tė kėrkojnė qė fėmijėt e tyre nė orėt e edukatės fizike tė mbajnė veshjen qė ua mbulon tėrė trupin, si dhe ā€“ tė kenė zhveshtore (kabina) tė posaēme e tė ndara.

Nė Spanjė, mėsimi fetar, nė rend tė parė ai katolik, nė shkollat shtetėrore ėshtė lėndė fakultative (lėnda notohet, mirėpo nota nuk merret pėr bazė me rastin e regjistrimit nė shkolla). Nė Spanjė dhe Gjermani nė pushtet janė socialdemokratėt, mirėpo ata mėsimin fetar e mendojnė si ēėshtje themelore tė tė drejtave tė njeriut e jo si politikė tė ditės.

Nė Greqi, si anėtare e Unionit Evropian, ende ėshtė nė fuqi ligji i vitit 1930, i cili favorizon fenė ortodokse, kurse nė mėnyrė flagrante shkelen tė drejtat e pakicave fetare. Mėsimi fetar ėshtė i obliguar pėr nxėnėsit qė deklarohen si ortodoksė. Grekėt pėrkatėsinė fetare e shėnojnė edhe nė letėrnjoftim. Kėrkojnė qė ikonat dhe simbolet fetare t`i eksponojnė nė institucionet shtetėrore (shkolla, gjyqe, spitale, nė lokalet e shėrbimeve publike etj.). Mėsimdhėnėsit e lėndės fetare paguhen si nėpunės shtetėrorė, ndėrsa mėsimdhėnėsit e lėndės fetare joortodokse vihen nė pozitė poshtėruese.

Nė Irlandė, kushtetuta garanton tė drejtėn e prindėrve qė fėmijtė e tyre tė arrijnė jo vetėm njohuri fetare, po edhe edukatė fetare. Mėsimi fetar ėshtė i obliguar edhe nė Finlandė, e cila ka dy kisha shtetėrore nacionale. Gjithashtu edhe Danimarka, e cila ka njė kishė shtetėrore. Norvegjia e ka kishėn shtetėrore si dhe obligueshmėrinė e mbajtjes sė mėsimit fetar. Nėpėr shkolla ku ka numėr tė konsiderueshėm tė pakicave fetare, mund tė organizohet mbajtja e mėsimit fetar. Shteti i pranon dhe i paguan mėsimdhėnėsit e lėndės fetare tė tyre. E njėjta situatė ėshtė edhe nė shtetet e tjera skandinave.

Nė Hungari, mėsimi fetar ėshtė lėndė fakultative dhe nuk ėshtė e pėrfshirė nė planprogramet shkollore; mėsimdhėnėsi fetar nuk ėshtė anėtar i kėshillit mėsimor por nėpunės kishtar qė e paguan shteti.

Mėsimi fetar katolik nė Poloni ėshtė i obliguar dhe ėshtė nė kuadėr tė planprogramit shkollor. Mė se 20.000 mėsimdhėnės fetarė e kanė statusin e mėsimdhėnėsve tė rregullt qė prej vitit 1997. Pėr rrogat e tyre vjetore shteti ndan afro 85 milionė dollarė.

Nė Itali prej vitit 1985, pas nėnshkrimit tė marrėveshjes (konkordatit) me Vatikanin, mėsimi fetar ėshtė lėndė sipas dėshirės. Nė Lituani, gjithashtu mėsimi fetar ėshtė lėndė sipas dėshirės.

PM
Top
Happy_Soldier
Postuar nė: 04.09.2006, 19:45
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5797
Antari Nr: 643
Bashkangjitur: 03.04.2006



te nderuar

dikur isha viti i tret ne gjimaz dhe erdhen nja dy hoxhallar dhe do prifta ne obor dhe hoxha kendoi dua per ata qe i takojn islamit e pala tjeter per krishteret kuptohet sepse athere kishe ende sllav ne gjimaz sot nuk ka vetem nese jan kthy por se besoj. dua te them qe kjo iniciative ka qene qe me heret d.m.th qe ne kohen e pushtetit te PDSH-VMRO-1 dhe serish kemi te njejtin qendrim....per mua eshte dicka e mir dhe duhet te behet nje hap i till...


----------------------------------------
In Search of a Character....
Ėndrra e njė nate vere....
PMMSN
Top
andy
Postuar nė: 04.09.2006, 22:06
Quote Post


The GodFather
*****

Posti: Antarė
Postime: 7137
Antari Nr: 132
Bashkangjitur: 16.02.2005



ej po oshte mir te mesohet se edhe ashtu ka sahum hoxhollar te diplomuar qe jan pa pune


----------------------------------------
"o Zot jepi atij qe rin kot, sepse ai qe punon fiton vet!"

SINCE 1985
PMEmail PosterIntegrity Messenger IM
Top
fato1
Postuar nė: 01.04.2007, 15:57
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5435
Antari Nr: 5088
Bashkangjitur: 04.01.2007



Nuk duhet te mesohet ne shkoll besimin fetar per shkak se ka hoxhallar pa pune por se eshte e domosdoshme te behet kjo gje ...edhe nuk ma mer mendja se duhet hoxhallaret te japin mesim aty se ne si i kemi hoxhallaret ..zoti na lasht .....
pershendetje
PM
Top
zeshkani
Postuar nė: 01.04.2007, 16:43
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 777
Antari Nr: 3657
Bashkangjitur: 28.10.2006



Sikurisht qe duhet te mesohet
PMUsers WebsiteYahooMSN
Top
fisniku
Postuar nė: 01.04.2007, 16:53
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2718
Antari Nr: 5696
Bashkangjitur: 09.02.2007



Nuk mendoj qe eshte ide e mire me shti mesim fetar neper shkolla perderisa nuk eshte shkolle fetare.Shume ma mire kish me qene me shti naj lende per edukaten seksuale bilem mesojne diqka qka i duhet ne jete ma vone!!!!


----------------------------------------
I miss my little "Casper" soo sooo much

When you lost your faith in God ,you lost your soul.....

Somewhere, Someway, Someday, Somehow
PM
Top
Senatori_TeT
Postuar nė: 01.04.2007, 22:02
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2032
Antari Nr: 5504
Bashkangjitur: 28.01.2007



Patjeter...nuk ka diskutim te metejshem: feja,menyra e praktikimit te saj,ligjet fetare duhet te iu mesohen nxenesve nga njerez adekuat per ate gje,qe ata te dine me vone se ku,si apo cka te bejne!


----------------------------------------
Perparesia e te mencurit qendron aty se cdohere mundet te shtiret si i marre!

I'm just a soul whose intentions are good,oh Lord please don't let me be misunderstood.(Yusuf Islam)

Duke shkuar dit' e net,
E duke ndėrruarė moti,
Vemi si lumi nė det,
Nga Zoti,prapė tek Zoti.(Naim Frashėri)

Njeri i zoti nuk eshte ai qe s ka te meta, po ai qe i pranon te metat e tij.(Sami Frashėri)

Nje Shqiptar vlen sa 1000 njerez,2 shqiptare nuk vlejne asgje.(Faik Konica)
PM
Top
enesi-tetov
Postuar nė: 20.06.2007, 07:34
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 10
Antari Nr: 1953
Bashkangjitur: 02.08.2006



normal qe po
PM
Top
florint
Postuar nė: 20.06.2007, 22:35
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 116
Antari Nr: 1274
Bashkangjitur: 23.06.2006



Pershendetje kolege te nderuar.
Une gjithsesi jam per mesim besimin fetar neper shkolla; por me lejoni te shpalos vetem disa ceshtje rreth temes: Separi me duhet te them se kete ceshtje e kam ndjekur qe me heret kur filluan bisedimet per mesim besimin neper shkolla.Qe mos ju mar kohe juve po cek vetem nje rast konkret perse erdhi deri tek stagnimi i miratimit te ligjit per mesim besimin fetar neper shkolla.
Pasi u pregadit planprojekti mesimor per kete ceshtje nga njerez profesionist te teologjise menjehere ariten komentet dhe abuzimet e vete mesimdhenesve dhe pedagogeve te shkollave me arsyen e thjeshte(per ta) se ky planprogram mesimor eshte ne kundershtim te plote me historine e njerzimit.Edhe ate qe mos te zgjatem me teper po cek vetem faktin qe mesimdhenesit u ankuan se: Perderisa ne te gjithe e kemi mesuar qe prejardhja e njeriut vjen nga majmunet, keta te mesim besimit po hudhin poshte teorin e C. Daarvinit dhe thojne qe njeriu eshte i krijuar nga Zoti.
Kuptohet qe kishte edhe marezira te tjera, por ka ende ca truthare qe ende besojne qe babai i tyre ka qene majmun. Besoj qe ka edhe shum cka per te shtuar por une nuk dua te humb me teper kohe. Selam!
PM
Top
MIRA_
Postuar nė: 21.06.2007, 11:53
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 852
Antari Nr: 4583
Bashkangjitur: 10.12.2006



Varet se ne cfare aspekti e kuptojne kte sitaute shumica e njerezeve dikush thote qe eshte ok, dikush kundershton.

Personalisht besoje, dhe njekohsisht flas nga pervoja qe lenda fetare te zgjeron njehurite aq shume saqe nuk ke idene. Do ishte nje plus shume i madh per gjeneratat e shkolles fillore qe te ken kete mundesi, vetem qe duhet ta kemi ne mendje faktin qe dhe pse shumica jan musliman nuk duhet qe ne kete lende te perfshihet vetem Islami por gjithsesi dhe Krishterizmi dhe ndonje religjion tjeter.

Dikush permendi qe te kete hoxhe, ose prift - nuk besojee qe eshte ide e mire meqe ata gjithsesi do mundohen qe t'ua imponojn besimin o ne Islam o ne besimet tjera ( duke i thene po kto fjale "feja jone eshte me e mire, po nuk iu binde urdherave do digjesh, do besh, do kthesh"). Nje profesor qe ka studiu teologjine do ishte shume me mire sesa personat qe i permenda me larte. Pastaj tek e fundit ai qe ka nevoje mund te shkoje ne xhami o ne kishe nuk e shohe te aryeshme qe nje prift ose nje hoxhe te mbaj ligjerate.

Nejse nuk do e zgjas me shume pra si konkluzion po them qe gjithsesi do ishte nje ide e shkelqyer qe kjo lende te jete e domosdoshme neper shkollat fillore (jo neper kolegje).


----------------------------------------
There is only one happiness in life--to love and to be loved.
George Sand
PM
Top

Topic Options Faqe: (2) [1] 2  Reply to this topic Start new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio