Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Perhapja e Islamit nė trojet shqiptare, Realiteti rreth Islamit
ardi_pr
Postuar nė: 06.09.2006, 15:19
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006




Perhapja e Islamit nė trojet shqiptare, ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė cėshtje mjaft e kompleksuar. Qė tė hedhėt dritė nė kėtė temė, nevojitet nje qasje multidisiplinare dhe serioze historike, kulturore, shoqerore, filozofike, sociologjike, pastaj linguistike, arkeologjike e te tjera. Problem i vecante na paraqiten edhe tendencat e shtresuara shekullore te synimeve te kryqėzatave e inkuizicionit dhe ndikimi i thelle historik e kulturor evropocentrist e pansllavist. Si rrjedhoje e kesaj rezulton disponimi fanatik ndaj cdo gjeje islame".

Pėrhapja e Islamit ėshtė nė kontrast me veprat e ndjekėsve tė Krishterimit, tė cilet qė nga koha e Perandorit Konstantin e kanė pėrdorur shpaten lirshem- zakonisht duke u bazuar nė verse Biblike.

Hulumtimi interdisiplinor nė fushė tė Islamit ndėr shqiptarėt tregon se nė kalimin masiv tė shqiptarėve nė Islam rolin kryesor e patėn motivet e natyrės politike shqiptare kombėtare nė mundėsi.Realisht, lufta e gjatė e lėvizjeve heretike tė krishtera e islame nė Ballkan e nė trojet albanofone, se paku nga mesi i shekullit X, ngėrthen nė vete fillet e lėvizjes, thėnė kushtimisht, pėr integrimin e njėsisė albanofone dhe tė kombėsisė sė arbėrit pėr distancim nga gjiri i shoqėrisė bizantine e bullgare.Mė vonė, lufta antagoniste e tri kishave qė administruan tokat albanofone: greke, serbe e katolike latine nė shekujt XII-XIV, pėr dominim, thėnė kushtimisht, nė trevat shqiptare, irritoi dhe e largoi popullsinė shqiptare ndaj krishtėrimit nė pėrgjithėsi dhe ndaj skizmės ortodokse svetisaviane, mė agresilve, nė veēanti. (Dr. Muhamet Pirraku)


Krishterizmi ne Shqiperine para-Islamike nuk ishte asnjehere i forte. Shqiptaret katolike dhe ortodokse, thellesisht te ndare ndermjet lufterave te frikshme te "herezise latine" Perendimore dhe schimatizmit lindor, zhvilluan nje ndjenje mbijetese politike ne kete pellg teologjik. Pushtimi Serb i Shqiperise dhe politika e dhunshme e Serbizimit te heretikeve latin nga Dushani, shkaterroi ne menyre te ndjeshme rrolin misionar te prifterinjve katolik, shume kohe perpara ardhjes se trupave Turke ne Durres. (Reported e Gillaume Adam, kryepeshkop i Tivarit te Mbreti Freng Filip VI Valois ne 1332, dhe letra e Guido de Padoves (1350), kuatuar nga C. Jiriek, Geschichte Der Serben, Gotha 1911 ….)


Lidhur me islamizimin e shqiptarėve K. jireēeku thotė: "Duke filluar nga viti 1450, shumė shqiptarė fillojnė tė shpėrngulen pėr nė Itali. Kėshtu, pasardhėsit e Dukagjinėve (ata qė mbeten nė fenė katolike - S.R.) ka pasur nė Venedik dhe nė Ankonė deri nė shekullin XVII. Ndėrkaq, anėtarėt e tjerė tė bujarisė vendosėn tė qėndrojnė nė vend dhe tė pėrqafojnė fenė islame, pėr shembull, Aranitėt, Muzakėt Topiajt, Dukagjinėt, eq.. Te vetė populli shqiptar feja islame pėrhapet mė shpejt sesa te bullgarėt, serbėt dhe grekėt. Shumė shqiptarė, tė cilėt kaluan nė fenė islame,u ngritėn nė titullarė tė lartė tė Perandorisė Osmane".

Aristokracia shqiptare ishte e para qė e pėrqafoi fenė e re, fenė islame, pėr tė ruajtur privilegjet e veta klasore, pėr t`u inkuadruar nė klasėn askere, e cila ishte nė fuqi tė administratės osmane. Feja islame, duke qėnė ideologji e klasės sunduese, i dha mundėsi bujarisė shqiptare, e cila ishte plot energji dhe lakmuese e pushtetit dhe e pasurisė, qė tė zėrė poste mė tė larta nė suazėn e Perandorisė Osmane, e cila u bė supėrfuqi e kohės. (Skender Riza)


Nga fundi i shekullit te 17te, aristokracia Shqiptare e Kosoves ishte Islamizuar pothuajse totalisht. I derguari i Papes, Marino Bizi qe vizitoi Shqiperine me 1610, nuk ekzagjeronte kur raportoi se Shqiptaret e sanxhakeve Perendimore ishin te humbur per Kishen Katolike.(Bizzi, op. cit., passim.)

Historiani Ferit Duka duke ofruar nje statistike pohon se deri ne fund te shekullit XVI Shkodra u islamizua 100%, Peja 90%, Vushtrria 80%, Elbasani 79%, Tetova 71%, Kercova 65%` Kruja 63%, Berati 60%, Prishtina 60%, Prizreni 55,9%, Dibra 51%, Tepelena 50%, Permeti 41% etj., dhe konstaton se "nuk ka pasur nje politike islamizuese te zhvilluar me tendenca te posacme nga sundimi osman. Te dhenat flasin se besimi islame eshte pranuar me deshire ne masat e popullit shqiptar."


Etnologu e historiani Mark Tirta thotė " islamizimi i shqiptareve ėshtė njė ftohje dhe njė bojkotim i shqiptareve kundėr Krishterimit, e pikerisht ,fillimisht kundėr ortodoksise serbe,greke, e bullgare qe i shpiente ne shkombėtarizim,nė tjetėrsim etnik ".


Shkencėtari shqiptar Jorgo Bulo ndikimit tė islamit nė kulturėn shqipatre e konsideron si pozitive duk e emėruar si "periudha osmane,qė ėshtė epoka e ndikimit pozitiv- inteziv tė islamit nė kulturėn shqiptare , e cila rrezulltoj nė periudhėn moderne nė Rilindjėn Kombetar ".

"Ndėrrimi i fesė sė shqiptarėve me anė tė dhunės ėshtė pjellė e fantazisė dhe shpikje e murgjėve dhe nuk ėshtė aspak e hijshme qė ta pretendojnė kėtė historianėt". Tė vjen keq qė disa lakej nė shėrbim tė shovinizmit grek mbėshtetin tezėn e kthimit me dhunė. Kėtė tezė kryetari i arbėrorėve tė Greqisė, Aristidh Kolja, e quan njė "gėnjeshtėr qėllimkeqe". Pėr kėtė citojmė autorin:
"Nuk ka ekzistuar absolutisht asnjė rast kthim feje me dhunė nga ana e turqve".



Lidhur me shkaqet e konvertimit masiv te shqiptareve ne fene Islame studjuesi i thelluar i kesaj ceshtje Tomas w. Arnold pervec te tjerash ka theksuar se:" Eshte e mjerueshme ajo qe pohojne autoret e krishtere se Shqiptaret jane detyruar qe te pranojne fene Islame nen presjonin e dhunes e te haraceve te paligjshme . Keta autore nuk na ofrojne fakte per akuzat e tyre. Zmajevici konvertimin e dy mije njerezve e arsyeton me numrin e madh te tatimeve dhe te taksave te tjera,por ai ne te njenjten kohe pohon se edhe muslimanet ashtu si edhe te krishteret paguanin te njenjtat taksa me perjashtim te tatimit personal, por ne vend te ketij tatimi ata paguanin zekatin".(detyrim Islam per te gjithe te pasurit qe te njerrin 2,5% te pasurise se tyre).


Elefterias Nikolaidhu nė tezėn e doktoratės, "Kriptokristianėt e Shpatit", janinė 1979, na e pėrcakton kėshtu islamin: "Islamizmi pėrbėn rrezikun vdekjeprurės pėr kombin grek dhe goditjen mė tė tmerrshme qė mori gjatė kalimit tė tij historik". ja pra pėrse kėrkohet suprimimi i fesė islame nga shovinistėt grekė dhe veglat e tyre nė Shqipėri. Myslimanėt shqiptarė ruajtėn identitetin kombėtar edhe nė kohėn kur ekzistonte institucioni i kalifatit. Ai kurrė nuk urdhėronte kthimin me dhunė tė besimtarėve tė feve tė tjera nė myslimane; po kėshtu edhe Republika Turke e ka suprimuar gjysmė shekulli mė parė kalifatin arab. Turqia nuk ka ndėrhyrė nė ēėshtjet e vendit tonė, jo vetėm nė punėn e fesė, por edhe nė tė gjitha fushat tjera.

"Shqiptarėt bėheshin myslimanė sepse kjo fe pajtohej me natyrėn e tyre dhe nuk toleronte pėruljen, martirizimin, servilizmin dhe ofendimin", thotė pėr kėtė koloneli Lik nė librin "Udhėtime nėpėr Shqipėri"



Islami u ofroi shqiptarėve tė Mesjetės sė errėt europiane njė vision tė ri pėr pėr misionin e njeriut nė kėtė botė, para sė gjithash duke ua fiksuar nė ndėrgjejen e tyre tė vėrtetėn pėr njėshmėrinė e Krijuesit tė Botėrave. Tė ndėrgjegjėsuar nga kjo aksiomė pėr njėshmėrinė e Krijuesit, shqiptarėt muslimanė u larguan nga konceptimi shizofrenik pėr Krijuesin. Ky largim nga konceptimi shizofrenik pėr Krijuesin u dha njė kompaktėsim nė ndėrgjegje, i bėri mė tė durueshėm e mė tė qėndrueshėm nė furtunat jetėsore e historike, qė do tė pėrplaseshin mbi fatet e tyre si sprovė e re e aftėsisė sė mbijetesės fizike dhe kombėtare, pas daljes me pėrdhunė nga ombrella e hilafetit Islam. Edhe besimi i patundur nė botėn e amshueshme, nė Ahiret, si vazhdimėsi e jetės nė nivel dhe nė pėrmbajtje mė tė lartė pėr besimtarėt qė e gjejnė mėshirėn e Krijuesit tė Botėrave, u ndihmoi qė tė dilnin nga vorbullat e nihilizmit tė tė ashtuquajturit faj fillestar, i cili ushtron ndikim tė fuqishėm nė ndėrgjegjen e tė krishterėve.


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
ardi_pr
Postuar nė: 07.09.2006, 16:09
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006




ROLI I ISLAMIT NE INTEGRIMIN E SHQIPERISE ETNIKE DHE TE KOMBIT SHQIPTAR

Dr. Muhamet Pirraku

All-llahu le tė mos ma bekojė asnjė ditė nė tė cilėn nuk mėsoj diēka tė re! (Muhammedi a. s.)

Pėrvoja historike e pjesės mė tė madhe tė popujve dėshmon se njėsia e fesė ishte ndėr faktorėt e rėndėsishėm nė procesin e integrimit tė perandorive mesjetare, kurse roli i feve nė integrimin e njėsive etnokulturore e gjeopolitike kombėtare do tė shfaqet nė fillet e kohės sė re, nė periudhėn e rilindjes, me njė rėndėsi tė shtuar gjatė Humanizmit, Iluminizmit dhe Rilindjes Kombėtare.1

Nė trojet albanofone dhe brenda popullsive albanofone mesjetare kėtė rol integrues fillimisht e synoi feja katolike e Principatės sė Arbėnit dhe pikėrisht nga mesi i shekullit XII deri nė mesin e shekullit XV, kur u thye rezistenca shqiptare e periudhės sė Skėndėrbeut.2

Faktet historiografike tregojnė se atė qė nuk e arriti katolicizmi shqiptar me luftė e me pėrkrahjen ndėrkombėtare mesjetare, do ta arrijė feja islame pa luftė dhe nė mėnyrė paqėsore brenda vetvetės, midis viteve '70 tė shekullit XV dhe viteve '70 tė shekullit XVHI, nė periudhėn e Kombėsisė Shqiptare si meskategori shoqėrore e historike midis bashkėsisė shoqėrore Popull Shqiptar dhe kategorisė historike Komb Shqiptar.3

Hulumtimi i shkaqeve tė kalimit masiv tė shqiptarėve nė islam dhe i rolit tė islamit nė integrimin e njėsisė etnokulturore e gjeopolitike tė Shqipėrisė e tė kombit shqiptar ishte objekt interesash kėrkimore i shumė studiuesve, por hulumtimit shkencor ne mėnyrė institucionale po i qaset, pėr herė tė parė, simpoziumi Feja, kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt.4

Tė dhėnat nga hulumtimet interdisiplinore albanistike tregojnė se roli i islamit nė procesin e integrimit tė njėsisė etnokulturore e gjeopolitike tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar ishte i natyrės komplekse politike, sociologjike, etnokulturore, filozofike, fetare, gjuhėsore, letrare, arsimore, artistike, juridike, eq.. Pėr kėtė kompleksitet flet dhe programi i kėtij simpoziumi.5

Roli i fesė dhe i kulturės islame nė procesin e integrimit tė njėsisė etnokulturore e politike tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar do tė kuptohet mė mirė vetėm pasi tė kemi njė pasqyrė sa mė tė qartė tė realitetit shoqėror, politik, administrative fetar, arsimor e kulturor nė trevat albanofone nė periudhėn e dezintegrimit administrativ shtetėror, politik, ekonomik e fetar tė pčrandorive, pjesė tė tė cilave ishin trevat e vėēanta tė truallit albanofon.6 Pėr tė sqaruar kėtė ēėshtje, paraprakisht ėshtė e nevojshme t'e' kuptohet drejt e pa paragjykime fakti se ku e shpiente trevėn albanofone ndarja mesjetare nė shumė njėsi administrative sistemesh tė veēanta: greke, sllave e latine, italiano-frėnge sikurse edhe copėtimi feudal i brėndėshėm, nė kushtet e veprimit tė tri kishave antagoniste antishqiptare; greke bizantine, serbe svetisaviane dhe katolike latino evropiane e pėrēarė.7 Tė ndriēohet drejt rėndėsia qė ka shteti unik, njėsia administrative osmane mbi trevat albanofone pėr lidhjen e copave territoriale me tradita fetare, arsimore, kulturore e shtetėrore tė ndryshme dhe antagoniste e séparatiste e njėrės pjesė ndaj pjesės qetėr.8 Nė dritėn e shkencės tė shihet edhe roli i islamit si faktor integrues i njėsisė etnokulturore dhe gjeopolitike tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar deri nė fillim tė Rilindjes.9

Historiografia e huaj, e pėrfillur edhe nga pjesa mė e madhe e historiografisė shqiptare, kalimin e shqiptarėve nė Islam e shikoi ngushtėsisht: si aspiratė tė bujari7 sė shqiptare pėr pushtet pėr t'i ruajtur privilegjet e arritura nė periudhėn paraosmane, kurse kalimin e masave, si nevojė pėr t'i ikur dhunės ekonomike tė turqve barbarė, si dhunė aziatike barbare, si turqizim e akulturėzim tė shqiptarėve.10 Do tė pėrmendet nė mėnyrė retorike edhe mungesa e priftėrinjve shqiptarė tė fesė katolike dhe apostrofohet morali fetar diskutabil i masės shqiptare, sot myslimane, ndaj fesė. Pėr soj shqiptari, pėr kėtė historiografi, ėshtė shqiptari i fesė katolike!?11

Nuk thuhet e vėrteta se Islami fillimisht dhe masivisht i pushtoi viset ku nuk arriti tė shtrihej administrimi insfltucional i kishės katolike, e cila synonte tė bėhej fe gjithėshqiptare, qė do tė thotė: Islami i pushtoi trevat albanofone, nė tė cilat administronte, apo synonte tė administronte skizma serbe ortodokse svetisaviane, ose shkinia, siē e quante populli shqiptar.12

Hulumtimi interdisiplinor nė fushė tė Islamit ndėr shqiptarėt tregon se nė kalimin masiv tė shqiptarėve nė Islam rolin kryesor e patėn motivet e natyrės politike shqiptare kombėtare nė mundėsi.13 Realisht, lufta e gjatė e lėvizjeve heretike tė krishtera e islame nė Ballkan e nė trojet albanofone, se paku nga mesi i shekullit X, ngėrthen nė vete fillet e lėvizjes, thėnė kushtimisht, pėr integrimin e njėsisė albanofone dhe tė kombėsisė sė arbėrit pėr distancim nga gjiri i shoqėrisė bizantine e bullgare.14 Mė vonė, lufta antagoniste e tri kishave qė administruan tokat albanofone: greke, serbe e katolike latine nė shekujt XII-XIV, pėr dominim, thėnė kushtimisht, nė trevat shqiptare, irritoi dhe e largoi popullsinė shqiptare ndaj krishtėrimit nė pėrgjithėsi dhe ndaj skizmės ortodokse svetisaviane, mė agresilve, nė veēanti.15

Kėto kisha tė huaja dhe veēanėrisht kishat skizmatike ortodokse, qysh nė fillim tė pushtetit osman ne Ballkan fituan koncesione tė mėdha nga Sulltani, liri tė plotė pėr thellimin e procesit tė nivelimit etrłk tė tokave shqiptare nė serbe e greke, tė filluar nė periudhėn bi'zantine.16 Duhet tė vihet nė dukje fakti, se sipas botėkuptimeve mesjetare osmane dhe evropiane, e kujt ishte kisha, e tij ishte dhe kombėsia e besimtarėve qė e ndiqnin atė kishė, atė fe.17

Sė kėndejmi, fillimet e kalimit tė shqiptarėve nė Islam nuk mund tė argümentohen si dhunė e drejtėpėrdrejtė e turqve mbi shqiptarėt katolikė, por si dhunė e tėrthortė turko-osmane me anė tė ortodoksisė serbe e greke dhe vetėm si hap i parė mė i fuqishėm i vetė shqiptarėve pėr t'u distancuar nga kisha serbe e greke, e bashkė me kėtė edhe nga kombėsia serbe e greke, dhunė shpirtėrore e gjenocid, por edhe nga kishat e kombėsitė kishtare tė tjera evropiane, asokohe mė pak agresive.18

Fillimet e Islamit institucional osman nė trevat albanofone i hetojmė nė periudhėn e vasalitetit turk mbi principatat shqiptare, nė vitet '80 tė shekullit XIV, por nė mėnyrė triumfale nisėn nė fillim tė viteve '90, kur u themeluan institucionet e para islame nė qėndrėn administrative dhe kulturore tė Dardanisė antike, nė Shkup.19

Gjatė shekullit XV nė qėndrat kryesore tė Dardanisė dhe tė ish-provincės romako-bizantine Maqedoni, nė tė cilat jeton popullsia etnike shqiptare muslimane nė vazhdimėsi historike dhe dominante20, u hapėn mejtepe, medrese e biblioteka dhe u ngritėn teqe, xhami, zavi e shumė objekte shoqėrore tė prejardhjes lindore islame. Nė shekullin XVI Islami u bė fe zotėruese nė tė gjitha viset shqiptare islame historike.21

Pėr t'i kuptuar mė mirė sukseset e Islamit nė trojet albanofone, duhet tė nisemi nga fakti se sistemi shoqėror osman fillimisht ishte progresiv, mė civilizues dhe mė human se sistemet feudale tė korruptuara tė vjetra bizantine, serbe e latino-anzhuine, tė cilat populli shqiptar i barti mbi kurriz shekuj tė tėrė.22 Tė kihet parasysh edhe fakti se Islami i periudhės sė depėrtimit nė trevat albanofone ishte fe dhe kidturė me njė zhvillim tė plotė, ishte mė progresiv, mė liberal, mė i ri, mė humanist se sa krishtėrimi nė pėrgjithėsi, e katolicizmi nė veēanti, qė, atėbotė, kishte rėnė nė njė krizė shoqėrore, nė njė dekadencė e imoralitet qė pasqyrohet mirė nė veprat letrare tė Dantes e tė bashkėkohėsve tė tij, nė veprat si ai, ne ve-pr shkencore tė Galileut e tė mendimtarėve si ai nė veprat filozofike e fetare tė ideologėve tė reformacionit nė kishėn e Perėndimit dhe nė veprat filozofike e historiografike tė materialistėve frėnge. Zaten ajo dekadencė nė kishėn katolike nxiti lindjen dhe zhvillimin e reformacionit, e me kėtė edhe fillimet e integrimit tė kombėsive evropiane.23

Realisht, populli shqiptar mbijetoi nė sajė tė kthesave tė mėdha kulturore e politike historike.24 Kur shumė sisteme pushtuese me shumė sovranė armiqėsorė, tė huaj e tė vendit u zėvėndėsuan nga njė pushtues e nga njė sovran, nga sulltani osman-turk, shqiptarėt nė viset mė tė rrezikuara nga proceset integruese sllave, greke e latine - italiane e kroate, me Islamin synuan arritjen e unitetit dhe tė bashkimit fetar islam si korrnizė ideologjike pėr integrimin e njėsisė etnokulturore e politike tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar fillimisht nėn ēatinė perandorake osmano-turke.25

Se Islami nė hapin e parė ishte forme e hapėt e distancimit dhe e bojkotimit shqiptar nga kisha ortodokse svetisaviane dhe nga kishat e qera me intenca antishqiptare, dėshmon edhe fakti se tė gjitha periudhat dhe valėt e kalimit masiv tė shqiptarėve nė Islam vinin si pasojė e lėshimeve tė mėdha tė Sulltanit e tė pushtetit qendror ndaj kishave.26 Madje, edhe fazat e shuarjes a tė heshqes administrative tė kishės ortodokse svetisaviane dhe katolike nė periudhėn e kombėsisė shqiptare (shekulli XV-XVIII), shėnojnė jo dhunėn turke aziatike islamike kundėr kėtyre kishave, siē thuhet nė historiografi 27, por mbeqen e kėtyre kishave pa besimtarė shqiptarė, qė ishin masė absolute, bojkotim shqiptar masiv i krishtėrimit dhe kalim nė Islam.28

Pėr dukurinė e apostrofuar qartė flet fati i krishtėrimit tė luhatur e laraman nė viset e principatave shqiptare: Balshajve, Cėrnojeviēėve, Dukagjinėve, Jonimėve, Gropajve, Zgurajve, Kastriotėve, Topiajve e pjesėrisht ato tė Zenebishtėve, Muzakėve, Aranitėve e tė qerėve mė nė jug.29 Nė arealin e principatave veriore e lindore tė trojeve shqiptare dhe pikėrisht nė veri dhe nė lindje tė trevės albanofone historike, Islami do tė shtrihet kryesisht vetėm deri aty ku gjuha shqipe ishte e ruajtur pa njė trazim tė madh, por edhe nė disa enklava ilirovllaho-shqiptare, ku kishte humbur gjuha shqipe, por ishte ruajtur kompaktėsia etnike josllave: ndėr pomakėt, tobreshėt, goranėt dhe boshnjakėt.30

Hulumtuesit tė Islamit ndėr shqiptarėt i bie nė sy fenomeni i pandriēuar deri nė fund, paraqitja e emrit tė ri, unik, pėr gjuhėn, pėr popullin dhe pėr vendin: shqip, shqiptar dhe Shqipėri, si bashkatdhetarė besnikė tė Islamit nė tokat shqiptare.31 Emrin e gjuhės e zuri Buzuku (1555)32 tė popullit Zmajeviēi (1703)33 dhe tė vendit Thunnmani (1774)34, por kjo nuk ėshtė dėshmi se kėta emra u shfaqėn bash nė ato vite kritike. Ata ishin nė popull sė paku nga koha kur ishin edhe emrat pėr gjuhėn, popullin e vendin e Arbėrisė, tė Epirit e tė Maqedonisė shqiptare mesjetare.35

Tė dhėnat mė tė verifikuara flasin se vallja e emrit tė ri pėr gjuhėn, pėr popullin dhe pėr vendin u nis nga viset e Dardanisė - Peonisė antike, tė parat tė pėrfshira nga Islami, dhe pikėrisht nga treva albanofone midis Nishit - Limit - Sharrit - Matit - Dibrės - Strugės - Shtipit e Kumanovės, me epiqendėr nė viset e Shkupit, qė nė shkencė konsiderohen pėr djep tė gjuhės shqipe, fazė moderne e ilirishtes dhe tė popullit shqiptar historik pasilirian.36

Emri i ri pėr popullin, emri kombėtar, duhej tė ishte emėr i njė popullsie dardane ilire i periudhės parakrishtere dhe pikėrisht emri i popullsisė midis Qafės sė Prushit e poshtė nėn qytetitn Shkup, tė cilėt Plini i shėnoi si skirtarė, kurse Ptolomeu nė trajtėn skyrtonė. Emri i ri muind tė ishte edhe shumėsi i emrit tė banorėve tė Shkupit: shkyptar, shkuptar, shqiptar - lidhje mė e thellė me emrin e shpesit totem ose Orė dardano - ilire; shqype, shqipe.37 Nė momentin kur Islami u bė fe e shumicės, fe e vendit tė shqipeve, siē do tė thoshim me gojėn e shumė udhėpėrshkruesve tė huaj, dhe pikėrisht aty deri nė mesin XVII, emri i ri, integrues i vendit, emri Shqipėri, do t'i vėrė nė heshqe nė mėnyrė paqėsore toponimet antike e mesjetare pėr pjesė tė veēanta tė trojeve albanofone: Dardani, Maqedoni, Arbėri, Epir, eq.. Njėsia etnokulturore e gjeopolitike Shqipėri (Arnautluk, Albania), mė sė voni, deri nė mesin e shekullit XVII pėrfshinte rreth 110 mijė km2 sipėrfaqe tė Rumelisė Osmane tė banuar me shqiptarė ose me shumicėn absolute shqiptarė - albanofonė islamė, ortodoksė dhe katolikė. Sė kėtejmi mund tė theksohet se emri i ri kombėtar pėr popullin e vendin ishte produkt i kulturės sė re shqiptare tė integruar nė dritėn e kulturės sė re shqiptare tė proviniencės islame.38

Kjo kulturė shqiptare nuk u shpif, nuk u planifiktia dhe nuk u ndikua nga jashtė, nga ndonjė propagandė proshqiptare, dhe pėr zhvillimin e saj ka meritė vetėm mendja e gjeniut shqiptar. Nė gjirin e shoqėrisė osmane kjo kulturė shqiptare ishte disidente, kaēake e kombėsisė shqiptare. Me rėndėsi ėshtė tė potencohet edhe fakti se procesi i thellimit tė kalimit nė Islam, kultivimi dhe ruajtja e Islamit si fe e pjesės absolute tė popullsisė, pati karakter mbrojtės gjithėshqiptar, kurse nga fundi i shekullit XVIII pėr Shqipėri etnike do tė konsiderohen vetėm trevat tė cilat do tė rrethohen nga brezi islam shqiptar. Ky brez, nė tė gjitha kohėt, do tė paraqitet si digė e si mur mbrojtės i tėrėsisė sė Shqipėrisė etnike nga fqinjėt ekspansionistė tė pangopshėm.39

Tė vihet nė pah edhe fakti se kultura shqiptare me prejardhje islame, duke i hapur udhė emrit tė ri kombėtar pėr gjuhėn, popullin e vendin, ndikoi edhe nė integrimin e brėndėshėm, nė heqjen e emrave etnikė antikė tė popullsisė albanofone, si arbėresh, maqedon, dardan, epirot, qė synonin tė bėheshin emra kombėsish albanofone tė veēanta, mandej nė zbuqen dhe heqjen e dallimeve etnokulturore dhe tė aspiratave tė disa fiseve mesjetare pėr t'u veēuar si kombėsi albanofone me fe skizmatike svetisaviane, bizantine, greke ortodokse dhe katolike, si kuēe, kelmende, palabardhe, labe, ēame, suljote, etj..40 Fiset dhe viset qė do tė mbesin plotėsisht jashtė masės islame, jashtė brezit islam shenjues tė njėsisė etnokulturore e gjeopolitike tė Shqipėrisė sė periudhės osmane, pararilindėse, nė veri, lindje e jug, nėn mbizotėrimin e vazhdueshėm tė kishave tė huaja, do tė asimilohen nė dalmatė (kroatė), malazezė, serbė, bullgarė e grekė. Kėtu zuri fill ngushtimi i trevės gjuhėsore e etnike shqiptare historike.41

Pėrhapja e kulturės shqiptare me prejardhje islame do tė ndikojė si filtėr pėr kulturėn shqiptare tė pėrdhosur. Kjo mund tė dėshmohet edhe vetėm me njė hulumtim sondues interdisiplinor nė historinė e fshatrave nė arealin etnik albanofon, tė cilat gjatė mesjetės bizantine e sllave ishin prona tė kishave e tė manastireve ortodokse, nė fshatrat e cilėsuara katunde vllehe, ish-feude tė bujarisė mesjetare serbe. Do tė shihet se bash kėto fshatra ndėr tė parat nė rrethinėn e tyre kaluan masivisht nė Islam dhe se Islami u shėrbeu si filtėr pėr ndarjen e premisave e tė relikteve fetare, kulturore, gjuhėsore e toponimike sllave, greke e latine, filtėr pėr rikthimin nė gjirin e k-ombėsisė shqiptare.42

Realisht, feia islame, me vetitė e saj toleruese, kulturės shqiptare nuk ia mbylli prespektivėn e zhvillimit evropian, por i la mundėsi tė mėdha pėr t'u zhvilluar mbi shtratin e traditės etnike, pėr t'i kultivuar mė tutje vlerat e seleksionuara tė kulturės shqiptare e materiale ilire, tė ruajtura nė mėnyrė disidente e kaēake gjatė periudhės sė krishtėrimit universel. Tė dhėnat nga hulumtimi etnografik i terrenit tregojnė se traditat dhe kultura shqiptare parakrishtere mė mirė janė ruajtur nė viset tė cilat, nė periudhėn paraislame, ishin tė pėrfshira nga herezitė antikrishterė, mė pak se viset ku u ruajt katolicizmi i patrazuar sesa nė enklavat katolike laramane dhe shumė mė pak u ruajt nė viset ku ortodoksia nuk u trazua nga herezitė mesjetare, nga katolicizmi dhe islami.43

Tė themi edhe njė fakt: Islami nė integrimin e njėsisė etnokulturore dhe politike tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar ndikoi si kulturė me tiparet e veta egaliatre, liberale e humane. Ai nuk ishte dogmė thjeshtė fetare, por ishte sistem vlerash totalitare publike, mėsim i hapur, qė nuk e njeh Shpirtin e Shenjtė dhe paprekshmėrinė e individu; kulturė konkretė gjithėpėrfshirėse morale, kėshillėdhėnėse, udhėrrėfyese, fetare, qortuese, kritike, moralizuese, juridike, shoqėrore, kodifikuese, shkencore, filozofike, mjekuese e mbi tė gjitha arsimuese. Islami nuk ishte fe turke dhe as fe e pushtuesit, por ishte sa fe e turqve, aq edhe e shqiptarėve dhe e tė qerėve dhe turqit nė ummąnė (bashkėsinė) muslimane osmane paraqitnin vetėm pakicėn sunduese, pa ndonjė rėndėsi tė madhe pėr jetėn e pėrgjithshme dhe prespektivėn e perandorisė. Shqiptarėt, realisht, qė nga fillimet e kalimit nė islam, nga pjesa e parė e shekullit XV e ndanė pushtetin perandorak me turqit nė tė gjitha nivelet politike, ushtarake, qeveritare, diplomatike, kulturore, arsimore, fetare e tė tjera, pėrpos postit tė sulltanit.44

Populli shqiptar i dha Perandorisė Osmane nė periudhėn e lulėzimit tė saj, pjesa e dytė e shekullit XV pjesa e parė e shekullit XVII, po edhe mė vonė, qeveritarė, komandantė ushtarakė, dijetarė, letrarė, filozofė, diplomate, historianė, arkitektė, mjekė specialistė, mjeshtėr profesionesh tė ndryshme, tė njohur nė historinė dhe nė kulturėn botėrore. Kėto personalitete shqiptare kurrė nuk hoqėn dorė nga kombėsia e tyre shqiptare, vepruan edhe si pararojė e kombit tė tyre dhe e atdheut tė tyre. Veprimtaria e tyre filozofike, letrare, artistike, historiografike, arkitektonike, ushtarake dhe iluministe, shkruar nė gjuhėn e Kur'anit, - arabisht; nė gjuhėn e poezisė margaritare tė Lindjes - persisht dhe nė gjuhėn zyrtare shtetėrore universale pėr perandorine - osmanisht, me vlera tė mėdha tė pėrgjithshme do t'i hapė rrugė edhe zhvillimit tė mendimit filozofik, artistik, fetar, politik e arsimues nė gjuhėn shqipe, me njė ndikim vazhdues nė integrimin e njėsisė etnokulturore e politike tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar. Vlerat madhore tė trashėgimnisė shqiptare nė gjuhėn e Lindjes, tė shkruara nė periudhėn osmane nė Shqipėri (1389-1912), i takojnė mendimit shqiptar, kulturės shqipe, po aq sa edhe nė gjuhėn greke, latine e italiane dhe duhet tė studiohen, tė shqipėrohen dhe t'ia kthejnė kulturės sonė kombėtare.45

Nuk ėshtė e tepėrt tė konstatohet se edhe zhvillimi i letėrsisė shqipe tė prejardhjes sė krishterė katolike tė shekujve XVI-XVII ėshtė rrjedhim i tėrthortė i rritės sė Islamit ndėr shqiptarėt dhe i rrezikshėm tek ortodoksėt serbė pėr katolicizmin ndėr shqiptarėt edhe mė gjėrė. Kjo letėrsi shqiptare u vu nė rrugė me ndihmėn morale, politike e materiale tė kishės sė perėndimit dhe Papės, si reaksion dhe masė kundėr thellimit tė Islamit dhe tė skizmimit ortodoks tė shqiptarėve.46

Mirėpo, derisa kjo letėrsi, me vlera tė larta si burim i gjuhės sė shkruar shqipe, e pėrkufizuar kryesisht nė pėrkthimin e ungjijve dhe tė doracakėve fetarė, e nė poezi moralizuese, do tė shterret pa bėrė ndonjė ndikim tė shėnueshėm nė integrimin e njėsisė etnokulturore dhe gjeopolitike tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar (sepse Evropa katolike dhe Papati pėr afro dy shekuj nuk do ta ndihmojnė gjithanshmėrisht ēėshtjen katolike tė Shqipėrisė), letėrsia shqipe me alfabet arab, burimet e ruajtura tė sė cilės vijnė nga pjesa e dytė e shekullit XVII, sa vinte dhe zhvillohej, sa qė nė vitet '20 tė she'kullit XVIII, kur zuri fillin iluminizmi evropian, u bė faktor kryesor nė integritetin e mendimit letrar, politik dhe kulturor iluminist e rilindės tė Shqipėrisė.47

Letėrsia shqipe me alfabet arab, e njohur si letėrsi e bejtexhinjve, alhamiada shqiptare e shkruar mbi njė sintaksė shqipe tė mirėfilltė, ishte e pėrhapur nė tė gjitha viset shqiptare. Ajo nuk ka qėnė me ndikim tė kufizuar, siē thuhet nė shumė histori tė letėrsisė, por ishte pronė e jetės shpirtėrore e masave shqiptare.48 Pėrshkruhej, pėrhapej dhe mėsohej pėrmendėsh, si luqe e si kėngė. Fakti se ishte e mbytur nė orientalizma dhe veēanėrisht moralizuese, nuk do tė thotė se ishte e pakuptueshme pėr lexuesit dhe absorbuesit, sepse ato fjalė orientale ishin nocione filozofike e fetare tė kuptueshme pėr kohėn, aq sa janė evropianizmat nė shkrimet tona nė gjuhėn shqipe, pėr kohėn tonė.49 Ajo qė e shpuri pėrpara dhe e mbajti nė jetė deri sot, ėshtė fryma e saj universale dhe shoqėrore e arsimuese shqiptare, sociale e revolucionare tej mase pėr kohėn kur qe krijuar, lirike anakronike, kritike kastiane, arsimuese, romantike e liridashėse. Pjesa mė e madhe e kėsaj letėrsie u shkrua nė vargun tetėrrokėsh tė poezisė popullore, e ndihmoi letėrsinė popullore, e veēanėrisht lirikėn, dhe e pėrgatiti rrugėn pėr letėrsinė e Rilindjes Kombėtare. Qysh nė mesin e shekullit XIX u bė objekt i studimit i albanologėve nė zė, themelues tė albanistikės, si Hahni e tė qerė.50

Duhet tė vihet nė dukje se pėrmes lidhjeve kulturore me Lindjen dhe me anė tė veprave filozofike e shkencore nė gjuhėt orientale dhe nė gjuhėn shqipe, erdhėn dhe u ngulitėn motive tė Lindjes nė kulturėn materiale e shpirtėrore, nė arkitekturė, nė artet figurative aplikative, nė veshmbathje, nė artin muzikor, nė kompletimin e shtėpisė, nė kuzhinėn shqiptare, nė mirėsjelljen shqiptare, nė letėrsinė popullore, nė filozofinė shqiptare, me njė fjalė, nė jetėn shqiptare. Kėto motive universale tė Lindjes, kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi ia shtuan frymėn demokratike, universale; i dhanė gjallėri, kolorit, frymė tė re, e pėrtėritėn dhe e pasuruan pėr t'u trajtuar, dje dhe sot, si margaritar midis kulturave tė njėtrajtshme tė kombėve evropiane. Rėndėsia e kėsaj begatie kulturore qėndron edhe nė faktin se ajo nė shumė aspekte u bė pėrcjellėse e jetės shqiptare edhe tė shqiptarėve tė krishterė, veēanarisht te laramanėt dhe katolikėt. Sė kėtejmi, feja islame nuk e varfėroi dhe as nuk e akulturėzoi kulturėn shqiptare etnike, por e bėri pėr tė q'eenė si njė kopsht me Iule shumėngjyrėshe, siē do tė thosha me gojėn.e shumė romantikėve evropianė tė shekullit XIX.51

Nė gjirin e kulturės sė re shqiptare, tė periudhės sė kombėsisė, fenomeni i tolerancės fetare ndėr shqiptarėt do tė bėhet tipar kombėtar dhe ndėr hallkat nė integrimin e ruajtjen e njėsisė sė kombit shqiptar nė kushte tė ekzistimit tė tri feve. Realisht, nga mesi i shekullit XVIII, pjesa mė e madhe e administratorėve shqiptarė, nė viset shqiptare, do tė udhėheqin politikė séparatiste shqiptare, nė pėrgjithėsi, tė mjedisit tė vet ndaj pushtetit qėndror tė Stambollit. Kėta qeveritarė vendas nė Islam shihnin edhe platformėn e mundshme politike pėr bashkimin e Shqipėrisė sė ndarė nė njėsi administrative osmane dhe pėr lirinė e saj. Programi politik i luftės pėr ēlirim kombėtar i kėtyre pionierėve tė rilindjes politike tė Shqipėrisė mbėshtetej nė traditėn shqiptare tė luftės ēlirimtare vėllazėrore midis shqiptarėve tė feve tė ndryshme dhe posaēėrisht ne epokėn e lavdishme skėnderbejane, sikurse paraardhėsit e tyre tė periudhės sė rilindjes e tė humanizmit.52 Madje, se paku nga periudha e qeveritarėve arsimues nga dera e Bushatasve dhe e Tepelenasit shtresat e larta dhe masat shqiptare islame e bartėn peshėn e luftės pėr bashkimin dhe ēlirimin kombėtar tė popullit shqiptar dhe tė Shqipėrisė nga robėria osmano-turke. Ideologėt qė dolėn nga kjo masė, ata tė periudhės sė filleve tė Rilindjes dhe tė mėvonshmit, bashkimin kombėtar tė shqiptarėve me fe tė ndryshme do tė mbėshtesin fuqimisht nė porositė dhe kėshillat urdhėruese tė Kur'anit: Edhe Zoti ynė edhe Zoti juaj ėshtė njė dhe Atij i pėrulemi', pra, 'Juve feja juaj, kurse mua feja ime!53

Tė konstatojmė edhe kėtė: Bushatasit dhe Tepelenasit, me politikėn e tyre shqiptare rilindase, i vunė themelet shoqėrisė shqiptare pluraliste fetare moderne, thėnė kushtimisht, o.borret e tyre qeveritare janė bėrthama tė akademive shqiptare, nė tė cilat u kultivua tipari i tolerancės fetare shqiptare nė interes tė luftės pėr ēlirimin kombėtar, tė unitetit pluralist fetar shqiptar rreth unitetit tė Shqipėrisė. Pėrvoja e tyre do tė bėhet mėsim pėr gjeneratat e reja, pėr ideologėt e kombit shqiptar tė periudhės sė Rilindjes. Lufta e amzės shqiptare muslimane qė rreth vetes tė lidhte fuqimisht dhe pėrjetėsisht pjesėt shqiptare ortodokse dhe katolike, pa ua prekur traditėn fetare, zgjati mė shumė se njė shekull, aq sa ka zgjatur periudha e luftės pėr kurorėzimin e kėrkesave tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare.54 Kjo pėrpjekje shqiptare vazhdimisht, dinakėrisht dhe pėrgjakshėm u minua dhe u pengua nga kisha ortodokse serbe, greke, bullgare e pjesėrisht edhe ajo katolike, si dhe nga qarqet politike, shtetėrore, shkencore e publicistike antiislame dhe antishqiptare ballkanike dhe evropiane. Dhe, pse tė mos thuhet qartė, faktori politik i jashtėm me ndėrhyrje tė herėpashershme nga fillimi i shekullit XVII dhe me ndėrhyrje sistematike nga fundi i shekullit XVIII, Islamit ia preu rrugėn qė tė bėhej fe gjithėshqiptare dhe platformė politike kombėtare ngjashmėrisht me skizmėn ortodokse svetisaviane te serbėt ortodokse bizantine te grekėt, ekzarkiste ortodokse te bullgarėt, katolike te kroatėt, etj.55

Megjithatė, roli i Islamit si fe e rreth 88% tė shqiptarėve nė trojet e Shqipėrisė Etnike, nė luftėn e pandėrprerė pėr unitet kombėtar, pėr bashkimin e Shqipėrisė dhe pėr ēlirimin e popullit shqiptar dhe, mbi tė gjitha, pėr ruajqen e tėrėsisė sė Shqipėrisė Etnike nga ekspansioni pushtues i fqinjėve ortodoksė e katolikė, ishte i paluhatur dhe vendimtar. Pėr kėtė fakt, pėrpos burimeve historike tė prejardhjes evropiane e tė Lindjes, ėshtė dėshmi tradita popullore historike, kėnga historike shqiptare.56

Tė thuhet edhe kjo: Falė tolerancės fetare tė shumicės mulsimane, do tė dėshtojnė tė gjitha pėrpjekjet e qarqeve kishtare e politike antishqiptare ballkanike e evropiane pėr tė shkaktuar luftė fetare nė Shqipėri, mynxyrat qė i pėrjetoi Evropa e krishterė dhe Lindja.57

Duke pėrfunduar, le tė mė lejohet t'u qasem shkurtimisht disa tezave publicistike pėr qėnien katolike paraislame tė shqiptarėve muslimanė dhe pėr nevojėn e kthimit tė tyre nė katolicizėm pra, nė kulturė tė krishterė, si kusht pėr tė gėzuar pėrkrahje tė Evropės pėr pavarėsinė e Kosovės dhe pėr bashkimin e Shqipėrisė sė copėtuar mė 1913 (!?!).58

Teza se shqiptarėt muslimanė kanė qėnė tė gjithė tė krishterė nuk ka mbėshtetje as burimore, as etnografike, as arkeologjike, as kulturore. Kjo tezė fillimisht ishte shtruar nga kisha ortodokse serbe e greke dhe kishte pėr qėllim qė viset e Arbėrisė mesjetare katolike t'i tregonte pėr djep tė popullit shqiptar, i cili gjoja mė vonė, me anė tė ekspansionit islam, tė ketė vėrshuar nė Kosovė e gjetkė nė viset e Dardanisė dhe tė Maqedonisė, nė djepin e kulturės serbe dhe tė shtetit serb!? Kisha greke shqiptarėt ortodoksė i konsideronte puro grekė!? Po, shkenca e bazuar nė argumente nuk i pranon as njėrėn as tezėn qetėr.59

Tė gjitha tė dhėnat flasin se islamizimi nė kulturėn shqiptare nuk ka mundėsi tė konsiderohet si njė incident kalimtar. Njė kulturė me traditė gjashtėshekullore e njė komb me mbi 88% muslimanė nuk ėshtė aksident !?60

Atyre qė kėrkojnė njė rikthim e njė 'rirreshtim' tė shqiptarėve muslimanė 'nė kulturėn e krishterė, pėr njė kthim nė rrėnjėn katolike (!?!), ua rikujtoj tregimin popullor mė tė shkurtėr dhe mė tė thellė qė e di profesor Anton Ceta: Burri e thirri gruen: Oj grue, ku je !? Pėrtej djepit! - Pėrtej djepit, pėrtej detit! - ia priti burri!61

Shkurt, thirrja pa mbulesė pėr shkurorėzim nga islami, pėr njė fe tė re, ėshtė anakronike. Mendoj se kanė perėnduar kohėt mesjetare tė feve. Sė fundi, ē'tė bėjmė me shqiptarėt ortodoksė qė janė tre herė mė shumė se ato katolikė? T'ua falim grekėve?! Mė nė fund ta pyesim, veten ose tė konsultojmė historinė shqiptare: C'u sollėn shqiptarėve tė krishterė krynegrilet e nxitura nga Evropa e krishterė nė shekujt XV-XVII?62 C'fitoi Kara Mahmut pashė Bushati dhe veēanėrisht Ali pashė Tepelena qė i ofronin Evropės sė krishterė ndėrrimin e fesė vetėm pėr tė fituar pėrkrahjen pėr bashkimin dhe ēlirimin e Shqipėrisė ?63 Dhe, a kemi ndonjė garanci evropiane e botėrore tė krishterė se vėrtetė do tė ēliroheshim dhe do tė bashkoheshim nė Shqipėrinė Etnike, nėse rirreshtohemi nė rrėnjė, nė kulturėn e krishterė, nė katolicizėm? Duke u mbėshtetur mbi pėrvojėn historike tė popullit tonė fuqimisht mendoj se shumėsia e feve nė Shqipėrinė etnike ėshtė fat historik qė nuk mund tė zhbėhet dhe kjo dukuri unikale nuk duhet shikuar edhe mė tutje si plagė pėr tė ardhrnen e kombit shqiptar, por tė shikohet si pasuri e freski kulturore dhe si pėrparėsi qė ndihmon afrimin e popullit shqiptar pa paragjykime me popujt e qerė me fe tė ndryshme.64

Ajo qė ėshtė e duhet tė jetė pėr jetė tė jetėve parėsore ėshtė: shkencėtarėt, publicistėt, letrarėt, artistėt, hoxhallarėt, priftėrinjtė, mėsuesit, me njė fjalė, forcat mendore kombėtare, duhet tė ushtrojnė ndikim tė vazhdueshėm pėr ruajtjen e tiparit shqiptar tė tolerancės fetate si kusht pėr ruajtjen e unitetit kombėtar mbi parimet filozofike rilindase tė Bushatasve e tė Tepelenasit, tė Hoxhė Tahsinit, tė Pashko Vasės e tė Thimi Mitkos: Paqė tė sigurtė midis feve nė Shqipėri, vėllazėrim tė vėrtetė midis shqiptarėve tė feve tė ndryshme, unitetit tė Shqipėrisė mbi bazė tė njėsisė sė gjuhės sė bashkuar, tė kulturės dhe tė njėsisė etnokulturore e politike kombėtare.65 Me fjalėt e At Anton Harapit do tė thoshim: tolerancė fetare, tolerancė shoqėrore dhe tolerancė politike.66



----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
me_ty
Postuar nė: 07.09.2006, 17:19
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 128
Antari Nr: 971
Bashkangjitur: 08.04.2006




ROLI I ISLAMIT NĖ TROJET SHQIPTARE


Shkruar nga Dr. Milazim Krasniqi

Islami ndėr shqiptarė ka traditė disa shekullore, e cila ėshtė zhvilluar pa ndėrprerje qė nga shekulli XV e deri nė ditėt tona, duke ushtruar njė ndikim esencial nė mbijetesėn dhe nė formėsimin e identitetit fetar, kulturor dhe kombėtar. Mund tė bėhen gjithfarė hamendėsimesh se cila do tė ishte rruga jetėsore dhe fati historik i shqiptarėve si kolektivitet, po tė mbeteshin jashtė rrezes sė mesazhit Hyjnor Islam, nė darat e hekurta tė ordodoksisė bizantino-greke e serbe, tė cilat aq sa ėshtė parė nė disa shekuj pushtimi, synonin asimilimin dhe zhdukjen e plotė kulturore dhe etnike tė shqiptarėve. Pra, po qe se mirret si pikėnisje e vlerėsimit tė perspektivės sė shqiptarėve nė sfondin bizantino-grek e sllav gjendja nė tė cilėn ishin ata kur erdhi nė trojet e tyre mesazhi islam, ėshtė krejt e qartė se ajo gjendje do tė ēonte mė tutje zvogėlimin numerik dhe asimilimin e vazhdueshėm gjuhėsor e kulturor tė shqiptarėve. Mungesa e plotė e dėshmive tė shkrimeve shqipe, madje mungesa e gjurmėve kulturore nė shekujve VII- XIV, ku bie edhe sllavizimi i plotė i toponimeve nė trojet shqiptare dhe madje edhe sllavizimi i patronimeve tė vetė shqiptarėve, zbulojnė qartė atė katandisje etnike, qė vazhdonte pėrgjatė shekujve tė sundimeve bizantine e sllave, e tė cilat vetėm sa e thellonin asimilimin qė kishte pėrhapur romanizimi nga pushtimi i gjatė romak qė nga shekulli II para Isait, a.s. e deri nė shekullin e V pas Isait a.s. Prandaj, po tė vazhdonte ajo tkurrje dhe ai shfytyrim kulturor nėn presionin e sundimit bizantin e sllav, mė afėrmendėsh ėshtė se asimilimi do tė intensifikohej.


Shenjė e mėshirės sė Krijuesit

Por, pranimi i mesazhit hyjnor tė Islamit nga ana e njė pjese tė madhe tė shqiptarėve, qė kur ranė nė kontakt direkt me tė, dhe veēmas pas Betejės sė Kosovės tė vititi 1389, e ndali trendin negativ tė tkurrjes e tė asimilimit tė shqiptarėve dhe i dha njė drejtim tė ri zhvillimit tė tyre. Pranimi i Islamit nga shqiptarėt, qė pa dyshim ėshtė shenjė e mėshirės sė Krijuesit ndaj kėtij populli, e ndėrpreu procesin tragjik tė shfarosjes e tė asimilimit dhe solli ndriēimin e ri moral dhe shpirtėror, solli njė hov tė ri nė zhvillimin e tij demografik e kulturor.

Islami u ofroi shqiptarėve tė Mesjetės sė errėt europiane njė vision tė ri pėr misionin e njeriut nė kėtė botė, para sė gjithash duke ua fiksuar nė ndėrgjegjen e tyre tė vėrtetėn pėr njėshmėrinė e Krijuesit tė Botėrave. Tė ndėrgjegjėsuar nga kjo aksiomė pėr njėshmėrinė e Krijuesit, shqiptarėt muslimanė u larguan nga konceptimi shizofrenik pėr Krijuesin. Ky largim nga konceptimi shizofrenik pėr Krijuesin u dha njė kompaktėsim nė ndėrgjegje, i bėri mė tė durueshėm e mė tė qėndrueshėm nė furtunat jetėsore e historike, qė do tė pėrplaseshin mbi fatet e tyre si sprovė e re e aftėsisė sė mbijetesės fizike dhe kombėtare, pas daljes me pėrdhunė nga ombrella e hilafetit Islam. Edhe besimi i patundur nė botėn e amshueshme, nė Ahiret, si vazhdimėsi e jetės nė nivel dhe nė pėrmbajtje mė tė lartė pėr besimtarėt qė e gjejnė mėshirėn e Krijuesit tė Botėrave, u ndihmoi qė tė dilnin nga vorbullat e nihilizmit tė tė ashtuquajturit faj fillestar, i cili ushtron ndikim tė fuqishėm nė ndėrgjegjen e tė krishterėve. Ndėrsa, namazi dhe agjėrimi i ramazanit, u sollėn atyre shqiptarėve qė pėrqafuan Islamin, njė botėkuptim tė ri pėr adhurimin ndaj Krijuesit tė tyre, duke u edukuar me disiplinė, durim dhe sakrificė. Edhe praktika e zekatit u dha besimtarėve muslimanė njė vizion tė ri tė solidaritetit me njėri–tjetrin, duke e hequr bamirėsinė nga niveli i pėrkatėsisė fisnore, e duke e bėrė atė obligim pėr hir tė Allahut, ndaj tė gjithė nevojtarėve. Ky horizont i ri i bamirėsisė dhe solidaritetit, ka pasur ndikime pozitive nė zgjerimin e njohjeve dhe tė komunikimeve brendashqiptare, tė cilat me shekuj kanė qenė tė konservuara nė korniza tė ngushta fisnore.

PM
Top
Naja
Postuar nė: 07.09.2006, 19:15
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 61
Antari Nr: 2542
Bashkangjitur: 01.09.2006



Nga kjo USKANA duht te mesoj dicka per fene tone fene islame ,sepse nga shkrimet qe i shkruan eshte shuem larg realitetit.
Pershendetje per ju dy,me_ty dhe ardi.
PM
Top
Uskana2006
Postuar nė: 07.09.2006, 21:34
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006



O pseudointelektual, te thuash se populli Shqiptare gjate historise shpetoi nga asimilimi slav e grek pershkak te fese islame eshte budallaki e madhe, kurse te theksosh se populli Shqiptare e ka perqafuar fene islame nga Turqit vetem sepse i eshte pershtatur me mire menyres se jeteses eshte demagogjii e vertete. Thuajse se Shqiptari nuk ka pasur aspak nevoje ta mbroje vatanin e vet, po cili popull or njerez e pret pushtuesin e vet me kafe dhe llokum, po ,sigurisht turqit e kane merituar???? se feja islame eshte pranuar pa dhune nga Shqiptaret, per besen kjo eshte e para here qe ndegjoj, e beni kete gje vetem e vetem mos njollosni fene islame, solidaritet musliman i thojne kesaj, kurgje tjeter.
Perandoria osmane nuk ka perdorur dhunen po na thojne, po ēka kane bere 5 shekuj ketu, more pseudo Shqiptare, perveē se te lane xhamijat dhe fene ku te solli vetem prapambeturine dhe varferine nuk shoh kurgje tjeter. Te madhshtohet pushtuesi se na ka imponuar fene, s'kam fjale si te shprehem.

Nje gje eshte e vertete sepse neve ne aspektin edukativo- arsimore jemi me pas te gjithe popujve ne Ballkan, pse? duhet te pyetemi or njerez, po slavi nuk ishte budalla more njerez kur praktikimin e fese dhe ndertimin e xhamive nuk na i ndaloi kurre edhe gjate periudhes komuniste, kurse shkollat po?
Siē duket populli Shqiptare e luftoi dhe ju kundervu hegjemonizmit slav por e perqafon hegjemonizmin islam, dhe ky eshte problem i madh.
PM
Top
elifi
Postuar nė: 07.09.2006, 22:00
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 2
Antari Nr: 2012
Bashkangjitur: 06.08.2006



ne pergjithsi ka shume fjale per me fole per fene islame po mendoj ne baza te shendosha sepse sot po e keqperdorin dhe qdo kush po i formon rimat e veta keshtu qe ju kisha propozu qe te kerkoni me shume dijeni ne lidhje me islamin sepse eshte nje nder fete me te pasterta dhe me baza te shendosha e jo ky islam i sodit qe vrasin njerezit dhe theret ne emer te zotit ju lus ne emer te zotit qe te kerkoni me shume per islamin se ne duhemi me e dite prejardhjen se pari e te gjitha rendet e tjera une per vete kam qene skekptik por me ne fund u binda me argumente e sidomos tarikatet qe jane shtyllat e islamit sepse jane 12 shkolle me emra te ndryshme e qe te qojne ne rruge te zotit ju fulamnderit
PM
Top
elifi
Postuar nė: 07.09.2006, 22:02
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 2
Antari Nr: 2012
Bashkangjitur: 06.08.2006



veq nje di me ju thone te gjithve se qdo kush prej juve te cilet mendojne se keto jane pallavra qe po ju them atehere mundeni lirisht me mu drejtu mu ssepse per te gjitha keto kam aq fakte te argumentuara sa qe njeriu vetevetiu bindet ju premtoj
PM
Top
ardi_pr
Postuar nė: 08.09.2006, 09:57
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006



 Citim (elifi @ 07.09.2006, 22:00)
por me ne fund u binda me argumente e sidomos tarikatet qe jane shtyllat e islamit sepse jane 12 shkolle me emra te ndryshme e qe te qojne ne rruge te zotit ju fulamnderit


Elif,

nuk e di nga i ke keto informacione e besosh se jane 12 (tarikate) rruge te drejta?! ne Islam eshte vetem nje rruge e vertet e ajo eshte ndjekja e Kuranit dhe Suneti (Tradita) e profetit Muhamed saws.

Kurani i Shenjtė pėrfaqėson burimin kryesor tė besimit Islam dhe ėshtė libri i fundit hyjnor tė cilin Allahu e zbriti si shpallje tė fundit, si busull orientimi dhe burim diturie pėr tė gjithė njerėzimin. Ai pėrmban themelet e tė gjitha virtyteve si dhe drejton tė gjithė ata myslimanė tė cilėt nė jetėn e tyre udhėhiqen nga mėsimet e tij.

Suneti i madhnueshėm, konsiderohet si burim i dytė i besimit Islam, menjėherė pas librit tė Zotit. Ai ėshtė shpjegim i Kuranit dhe pėrmban veprat, citatet si dhe shembullin personal tė pejgamberit, Muhamed, alejhis-selam. Pėr myslimanėt ai ėshtė bashkė me Kuranin, burim i rėndėsishėm i drejtėsisė dhe diturisė fetare.

Ne tė dėrguam ty (Muhamed) dėshmitar, pėrgėzues dhe qortues. Qė ju (njerėz) t’i besoni Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij dhe atė (Muhamedin) ta pėrkrahni e ta respektoni, e (Allahun) ta madhėroni pėr ēdo mėngjes e mbrėmje. Ata qė tė zotohen ty (O Muhamed) , nė tė vėrtetė, ata i zotohen Allahut, se Dora e Allahut ėshtė mbi duart e tyre. E kush e thyen (zotimin) , ai e thyen vetėm nė dėm tė vetin, e kush e zbaton atė qė i ėshtė zotuar Allahut, Ai do t’i japė atij shpėrblim tė madh.” (El-Fet-h - 48:8-10)



Ju e kishit shembullin mė tė lartė nė tė dėrguarin e Allahut, kuptohet, pėr atė qė shpreson nė shpėrblimin e Allahut nė botėn tjetėr, pėr atė qė kėtė shpresė e shoqėron duke e pėrmendur shumė shpesh Allahun.“ (El-Ahzab - 33:21)



www.albislam.com
www.fjalaebukur.com
www.klubikulturor.com



----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
me_ty
Postuar nė: 08.09.2006, 10:15
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 128
Antari Nr: 971
Bashkangjitur: 08.04.2006



e nderuara elifi,

ke kujdes ne marrjen e literartures islame prej ku e lexon, ke burime shume me te mira se sa:
http://sq.wikipedia.org/wiki/Islami#Shkoll....28Medh-hebe.29,
ku thuhet se:"...12 shkolla filozofike islame – tarikate...ndėrsa prej shkollave filozofike islame janė tė pranishme disa sish: bektashij, rufaij, melamij, helvetij, kaderij, sadij etj..."etj.

po aty gjithashtu thuhet:

"12 tarikatet , shkollat filozofike islame, janė formuar nė mbėshtetje tė veprimeve dhe mendimeve tė njerėzve tė devotshėm e me autoritet, por nė periudha shumė mė tė vonshme e nė rajone tė ndryshme tė botės islame. Kryesisht trajtojnė ēeshtje teorike tė shtresimeve kulturore e filozofike nė kulturėn shpirtėrore dhe nuk I pėrfillin plotėsisht normat praktike tė kodifikuara me shkollat juridike-islame, e ndonjė prej kėtyre tarikateve , nė praktikėn e vet u bie ndesh edhe urdhėrave tė Kur’anit.

ketu vet deshmohet se nuk jane ne rrugen e paster islame por nga imagjinata e disa njerezve kinse te devotshem qe kane marre guximin te bejne ndryshime ne ligjin e All-llahut.

keto shkolla qe jane te permendura ketu nuk e kane bazen ne kuran dhe sunnet te paster andaj kujdes ndaj tyre.

shendet.
PM
Top
me_ty
Postuar nė: 08.09.2006, 11:16
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 128
Antari Nr: 971
Bashkangjitur: 08.04.2006



 Citim
O pseudointelektual



flm, vleresues i diturive njerezore, qe asnje argument e asnje shkrim te argumentuar nuk na e solle, e mbete ne te gjykuar se kush sa po din.

 Citim
te thuash se populli Shqiptare gjate historise shpetoi nga asimilimi slav e grek pershkak te fese islame eshte budallaki e madhe


"Hulumtimi interdisiplinor nė fushė tė Islamit ndėr shqiptarėt tregon se nė kalimin masiv tė shqiptarėve nė Islam rolin kryesor e patėn motivet e natyrės politike shqiptare kombėtare nė mundėsi. Realisht, lufta e gjatė e lėvizjeve heretike tė krishtera e islame nė Ballkan e nė trojet albanofone, se paku nga mesi i shekullit X, ngėrthen nė vete fillet e lėvizjes, thėnė kushtimisht, pėr integrimin e njėsisė albanofone dhe tė kombėsisė sė arbėrit pėr distancim nga gjiri i shoqėrisė bizantine e bullgare. Mė vonė, lufta antagoniste e tri kishave qė administruan tokat albanofone: greke, serbe e katolike latine nė shekujt XII-XIV, pėr dominim, thėnė kushtimisht, nė trevat shqiptare, irritoi dhe e largoi popullsinė shqiptare ndaj krishtėrimit nė pėrgjithėsi dhe ndaj skizmės ortodokse svetisaviane, mė agresilve, nė veēanti."(Marrė nga: Feja, kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt, simpozium ndėrkombėtar, Prishtinė, 1995. ).

 Citim
kurse te theksosh se populli Shqiptare e ka perqafuar fene islame nga Turqit vetem sepse i eshte pershtatur me mire menyres se jeteses eshte demagogjii e vertete.


Pėr t'i kuptuar mė mirė sukseset e Islamit nė trojet albanofone, duhet tė nisemi nga fakti se sistemi shoqėror osman fillimisht ishte progresiv, mė civilizues dhe mė human se sistemet feudale tė korruptuara tė vjetra bizantine, serbe e latino-anzhuine, tė cilat populli shqiptar i barti mbi kurriz shekuj tė tėrė. Tė kihet parasysh edhe fakti se Islami i periudhės sė depėrtimit nė trevat albanofone ishte fe dhe kulturė me njė zhvillim tė plotė, ishte mė progresiv, mė liberal, mė i ri, mė humanist se sa krishtėrimi nė pėrgjithėsi, e katolicizmi nė veēanti, qė, atėbotė, kishte rėnė nė njė krizė shoqėrore, nė njė dekadencė e imoralitet qė pasqyrohet mirė nė veprat letrare tė Dantes e tė bashkėkohėsve tė tij, nė veprat si ai, ne ve-prėn shkencore tė Galileut e tė mendimtarėve si ai nė veprat filozofike e fetare tė ideologėve tė reformacionit nė kishėn e Perėndimit dhe nė veprat filozofike e historiografike tė materialistėve frėnge. Zaten ajo dekadencė nė kishėn katolike nxiti lindjen dhe zhvillimin e reformacionit, e me kėtė edhe fillimet e integrimit tė kombėsive evropiane.


 Citim
Thuajse se Shqiptari nuk ka pasur aspak nevoje ta mbroje vatanin e vet, po cili popull or njerez e pret pushtuesin e vet me kafe dhe llokum, po ,sigurisht turqit e kane merituar????


i nderuar beje dallimin mes te konvertuarit ne islam dhe asimilimit ne turq, se shqiptaret nuk u asimiluan ne turq asnjehere bile kur erdhi ceshtja e kombit u ngriten ne lufte kunder turqive.


 Citim
se feja islame eshte pranuar pa dhune nga Shqiptaret, per besen kjo eshte e para here qe ndegjoj, e beni kete gje vetem e vetem mos njollosni fene islame, solidaritet musliman i thojne kesaj, kurgje tjeter.

sikur te kishin dashur turqit ta impononin fene me dhune nder popuj tjere, tere ballkani ose do te ishin musliman ose nuk do te ishin fare. te pakten bullgaret evlija do ti kishim.hahaha.
i nderuar arsyet e pranimit te islamit nga shqiptaret jane shume qarte te cekura ne shkrimet e mesiperme. nese nuk te perlqejne me vjen keq.

 Citim
Perandoria osmane nuk ka perdorur dhunen po na thojne, po ēka kane bere 5 shekuj ketu, more pseudo Shqiptare, perveē se te lane xhamijat dhe fene ku te solli vetem prapambeturine dhe varferine nuk shoh kurgje tjeter. Te madhshtohet pushtuesi se na ka imponuar fene, s'kam fjale si te shprehem


nese ti thua se perandoria islame ia solli shqiptareve vetem varferin dhe prapambeturine.bobobo.
keso njerez qe edhe aty ku shkelin nuk shofin se ku shkelin me vjen shume keq qenke me te vertete totalisht i verber, o i nderuar ende rruget ne shume vende i kemi nga koha e perandorise osmane, infrastrukturen e qyteteve te shumta, qarshit e qendrat, etj.
shqiptaret kurre me te ngritur se atehere nuk kane qene po cka ti besh qe nuk e din se sa rilindas tane jane shkolluar neper universitete te Stambollit(Islamboll).
po cka me te sjell fakte tjera kur nuk po i pranon. po sidoqofte nje artikull te mire per kete do ta postoj pak me vone.


 Citim
Nje gje eshte e vertete sepse neve ne aspektin edukativo- arsimore jemi me pas te gjithe popujve ne Ballkan, pse?


po si jo i nderuar ne jemi mbrapa per shkak se prej rilindasve e ketej nuk beme asgje, vet e ata te shqiprise pranuan sistem totalitar, e e shkaterruan shqiprine vdiq e ngara nga uria, sa qe edhe ate pak miser qe e mirrnin kinse nga koperativa e mirrnin me gram te matur, mos valle islami i solli ata ketu, jo i solli injoranca e tyre.
pse a rilindasit tane nuk ishin musliman shumica, ata a nuk i pengoi islami te bejne shtet.etj etj,...

 Citim
duhet te pyetemi or njerez, po slavi nuk ishte budalla more njerez kur praktikimin e fese dhe ndertimin e xhamive nuk na i ndaloi kurre edhe gjate periudhes komuniste, kurse shkollat po?

po i nderuar na e ndali edhe praktikimin e fese mos valle ke harruar se hoxhallaret e mirefillte cfare kane vuajtur ne burgjet e serbit, duke i dirigjuar vazhdimisht se cka te thone ne xhamia, kjo a nuk eshte per te ardhur keq, ata te shkretit mos valle leht e kishin apo me mire do te ishte per ta qe ta linin edhe xhamine, po njerez si ti keto fakte i perdorin si arme kunder muslimaneve dhe rolit te islamit tek shqiptaret pa shikuar se cka ne fakt ishte ceshtja, duke thene se ja shiko se cka na solli feja.


 Citim
Siē duket populli Shqiptare e luftoi dhe ju kundervu hegjemonizmit slav por e perqafon hegjemonizmin islam, dhe ky eshte problem i madh.


cka te bej une ty qe vazhdimisht shqiptaret po shkojne drejt praktimit me te madh te fese islame, dita dites po shtohet numri i te rinjve ne xhami edhe ate shtrese shume e forte studentore qe kane aftesi te jashtezakonshem dhe dituri te shumte. e ty cka me te ba se ata te xhamise jane edhe me kombetar se ti sepse ata e qajne hallin popullit dhe kontribuojne per popull e jo si ti qe vetem rrin e kritikon e asgje nuk ben.

shendet.
PM
Top
me_ty
Postuar nė: 08.09.2006, 11:31
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 128
Antari Nr: 971
Bashkangjitur: 08.04.2006




Transformimi esencial: nga piratė nė diplomatė


Shkruar nga: Dr. MIlazim Krasniqi

Kėsisoj, njohja e shtyllave tė Islamit dhe organizimi pėr shekuj tė tėrė i jetės nė bazė tė udhėzimeve kur’anore, pati ndikim tė fuqishėm nė formėsimin e individit shqiptar, nė strukturėn e familjes shqiptare dhe pjesėrisht tė shoqėrisė shqiptare. Ndjenja e pėrkushtimit tė individit pėr familjen dhe farefisin, respektimi i prindėrve dhe i mė tė vjetėrve, lehtėsia e emigrimit gjithandej nėpėr botėn islame, afirmimi i premtimit tė dhėnė si vlerė sublime, durimi nė vėshtirėsi, janė disa tipare qė kanė vulosur karakterin e individit shqiptar, e qė pavarėsisht se janė pėrzier edhe me shtresa tė tjera tė vlerave etike dhe kulturore, nė esencė kanė prejardhje nga mėsimet islame. Shkalla e pamjaftueshme e injektimit tė kėtyre vlerave nė individin shqiptar, ka bėrė qė disa prej tyre tė mos jenė tipike pėr kėtė individ, por vetėm tendenca tė karakterit tė tij. Por, pa ndikimin e fuqishėm tė Islamit nėpėr shekuj, vetėm mund tė supozohet se me ēfarė cenesh negative do tė zhvillohej individualiteti i njeriut shqiptar, i konservuar nė strukturat fisnore, dhe ēfarė drejtimesh do tė merrte historia shqiptare, pa durimin dhe pa maturinė me burim islam.

Nė burimet e shkruara nga autorė tė huaj antikė, tė cilėt kanė pasur kontakte me shqiptarėt, mė tė shumtėn dominon njė vlerėsim negativ pėr karakterin dhe pėr organizimin e tyre. Sado qė nė kėto vlerėsime ka pasur keqdashje tė autorėve, nuk mund tė pėrjashtohet plotėsisht objektiviteti i tyre, meqė organizimi dhe rrezatimi kulturor i ilirėve-albanėve/shqiptarėve nė kėto periudha historike ka qenė shumė inferior nė raport me romakėt nė fillim dhe me fqinjėt grekė e sllavė mė vonė. Nuk duhet injoruar as fakti se qytetet antike me rrezatim kulturor tė ndjeshėm, si Butrinti, Apollonia, Durrėsi, nė fakt kanė qenė koloni helene e romake dhe nė to nuk ka gjurmė tė shkruara nė gjuhėn ilire-shqipe dhe as aktivitete kulturore tė dokumentuara me prejardhje ilire. Fakti qė kėto qytete kanė ekzistuar si enklava nė trojet e ilirėve antikė dhe tė shqiptarvėe tė sotėm, nuk prodhon vetvetiu argumente pėr kulturė ilire nė to. Ka shembuj tė shumtė tė ekzistimit tė kulturave tė tjera nė njė territor tė njė populli tjetėr, madje pa ndikuar realisht nė ngritjen kulturore tė popullsisė vendėse. Qė nga kultura antike helene e romake nė qytetet e shumta pėrgjatė pellgut tė Mesdheut e deri te kultura perėndimore nė truallin e indianėve tė Amerikės.

Si njė kundėrpėrgjigje e inferioritetit kulturor tė ilirėve ndaj pushtuesve dhe fqinjve, mentaliteti pirat dhe plaēkitės dhe prirja pėr rebelime e pėr konflikte ndėrfisnore, mbetėn si shenja tė identifikueshme tė individit dhe bashkėsisė ilire/shqiptare nėpėr histori. Ndėrsa, kjo ka ndikuar nė ngadalėsimin e procesit tė formėsimit tė njė identiteti tė qartė, dhe qė do tė lente gjurma konkrete nė histori dhe nė kulturė. Fakti qė bashkėjeteta e gjatė me grekėt dhe me romakėt nuk ka rezultuar me njė organizim mė tė qartė shtetėror dhe me njė manifetim tė zhvillimit tė identitetit gjuhėsor e kulturor, ėshtė dėshmi e inferioritetit dhe e dezorganizimit. Shkaqet qė numėron historiografia romantike shqiptare pėr kėtė ngecje, janė pjesė e kėtij inferioriteti dhe kėtij dezorganizimi. E vėrteta mbetet qė individi ilir/shqiptar ishte i konvertueshėm nė romak, grek e sllav, duke pėrvehtėsuar edhe gjuhėn e kulturėn e tjetrit. Ndėrsa nė planin e bashkėsisė, duke mbetur tė shtrėguar pėr lidhjet e ngushta fisnore, ilirėt dhe shqiptartė pėr njė kohė tepėr tė gjatė nuk e arritėn organizimin, qė do tė rezultonte me krijimin e njė entiteti shtetėror dhe njė identitet kulturor tė diferencuar nga fqinjėt

Prova tė identitetit tė tillė do tė jipeshin mė vonė, pas disa shekujsh tė jetės nėn sundimin osman, ku ndodhi njė transformim real i jetės sociale, kulturore, fetare dhe kombėtare tė shqiptarėve. Kėta shembuj do tė vijnė pasi tė ketė kaluar gati pesė shekuj tė sundimit osman, nė tė cilin shqiptarėt njohėn njė rikonsolidim tė brendshėm demografik dhe kulturor, pas shpėrbėrjes sė gjatė nėn sundimet romake, bizantine e serbe. Janė themeluesit e Lidhjes sė Prizrenit identifikim i njė profili tė ri tė individit shqiptar, qė kėrkon realizimin e vet dhe tė fateve tė kolektivitetit, me anėn e njė angazhimi tė disiplinuar dhe tė menduar mirė nė sfondin e komplikuar tė zhvillimeve politike, diplomatike e ushtarake tė kohės. Pa njė profilizim tė tillė ka qenė e paimagjinueshme qė tė krijohet njė lėvizje indipendentiste qė synonte ruajtjen dhe afirmimin e identitetit shqiptar dhe islam tė shqiptarėve, nė rrethimin armiqėsor ballkanik, nė moskuptimet tragjike tė qeveritarėve osmanė dhe tė gjeopolitikave antishqiptare dhe antiislame tė shekullit XIX dhe tė shekullit XX nė Europė. Kur analizohen me kujdes biografitė dhe bėmat e personaliteteve tė kėsaj lėvizjeje, ėshtė e qartė se ato dėshmojnė pėr njė emancipim tė individit shqiptar nė Islam, ku kishte pėrfituar vlera tė larta organizative nga pėrvoja shtetėrore, politike dhe fetare nė Perandorinė Osmane. Falė kėtij transformimi dhe kėsaj vetėdijeje vepruese islame, edhe u kultivua toleranca e brendshme shqiptare. Kjo tolerancė e brendshme mundėsoi integrimin e shqiptarėve, tė cilėt edhe pse u pėrkisnin feve tė ndryshme, realizuan njė projekt unik politik dhe nacional. Ky projekt rezultoi me identifikimin e kėrkesave politike dhe nacionale nė vitin 1878 dhe me krijimin e shtetit shqiptar nė 1912. Nga faktet historike ėshtė krejt e qartė se barrėn kryesore tė kėtij projekti kombformues e shtetformues, pėrfshirė edhe pasojat nė formėn e gjenocidit serb nė viset veriore pas Kongresit tė Berlinit dhe ndėshkimin e pushtetit turk, qė erdhi si reaksion i detyrueshėm, pėr shkak tė imponimit tė diktatit tė Fuqive tė Mėdha tė kohės, e ka bartur mbi vete popullsia muslimane shqiptare dhe elita intelektuale e politike e dalė prej saj.

Me kėto ngjarje edhe finalizohet formimi i kombit shqiptar dhe i shtetit shqiptar. Kur mirret si pikėnisje gjendja nė tė cilėn ishin shqiptarėt kur hynė nė Perandorinė Osmane dhe njė shumicė e tyre e pėrqafuna Islamin, dhe gjendja kur dolėn prej asaj Perandorie, ėshtė e qartė se nė ata pesė ndodhi njė konsolidim i dukshėm social, kulturor e politik dhe me kėtė njė konfirmim i identitetit kombėtar nė sfondin ballkanik. Bash nė atė sfond tė mbushur pėrplot atavizma dhe konflikte, kėto objektiva do tė ishin tė paarritshme pa ndikimin e fuqishėm tė Islamit nė individin dhe nė bashkėsinė shqiptare.

Fatkeqėsisht, pas pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 1912 dhe mbetjes sė shumicės sė trojeve shqiptare nėn sundimet e huaja sllave e greke, filloi “vesternizimi” artificial i karakterit tė shqiptarėve, gjė qė solli ndryshimin e dhimbshėm tė individualitetit dhe tė sistemit tė vlerave me tė cilat matet e mira dhe e keqja, e drejta dhe e shtrembėta, hallalli dhe harami. Ky deformim mund tė shihet mė sė qarti nė elitat politike shqiptare ‘tė vesternizuara”, tė cilat u shquan dhe shquhen edhe sot pėr qeverisje tė padrejta, pėr shpėrdorim tė pushtetit, pėr korrupsion, pėr servilizim ndaj tė huajve dhe pėr njė varg dukurish, secila mė e keqe se tjetra. Gjendja nė tė cilėn ėshtė sot profili moral i individit politik shqiptar, posaēėrisht tė atij qė ėshtė jashtė besimit fetar dhe veēmas jashtė besimit islam, ėshtė e njohur. Qeveritarėt e sotėm tė Shqipėrisė llogariten si nga mė tė korruptuarit nė rruzullin tokėsor, e edhe tendencat nė Kosovė e nė Maqedoni nuk janė inkurajuese.

Individi shqiptar i shkėputur nga ai sistem vlerash morale dhe fetare islame, qė e mbrujtėn karakterin e shqiptarit nė shekujt e parė tė pėrqafimit tė Islamit, ėshtė bėrė moskokėqarės ndaj ndershmėrisė, ndaj korrektėsisė, ndaj mbajtjes sė premtimeve. Por, ėshtė e qartė se politikanėt dhe qeveritarėt nuk janė njė kategori mė vete e kėtij ēmoralizimi, sepse nė sistemet demoratike tė votimit tė lirė, sado qė nuk pėrjashtohet manipulimi i llojllojshėm, ata janė produkt direkt i shijes, i kėrkesave dhe i vlerėsimeve tė bashkėsisė pėrkatėsisht tė qytetarėve.
PM
Top
berati_online
Postuar nė: 08.09.2006, 14:06
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 2
Antari Nr: 972
Bashkangjitur: 09.04.2006




shume argumente te forta burra vetem te para, o mos ja veni veshin grave si

uskana ce nuk paskan lidhje ka historia e popullit tone.
PM
Top
platinaa
Postuar nė: 08.09.2006, 14:27
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 142
Antari Nr: 2020
Bashkangjitur: 06.08.2006



Njera nder mekatet per te cilat eshte premtuar nga Allahu se do te hyjne ne Xhehenem jane ata njerez qe u perkasin sekteve te cilat jane ne kundershtim me Sunetin(e Muhamedit a.s.).
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IMICQAOLMSN
Top
meshirues
Postuar nė: 27.01.2007, 05:15
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 13
Antari Nr: 5285
Bashkangjitur: 16.01.2007



ardi pr na e thuaj te verteten te gjitheve sa pagueni per te shkruajtur peralla ne kete faqe , sigurisht do jete number i mir , ata binladenet paguajn mir ............
PM
Top
ardi_pr
Postuar nė: 27.01.2007, 09:20
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006



 Citim (meshirues @ 27.01.2007, 05:15)
ardi pr na e thuaj te verteten te gjitheve sa pagueni per te shkruajtur peralla ne kete faqe , sigurisht do jete number i mir , ata binladenet paguajn mir ............


shiqo ti forumist, se pari te preferoj te nderrosh ate nikun tend, sepse Meshirues (Rrahman) eshte vetem Allahu dhe Rrahman eshte prej emrave te Allahut!

Sa i perket ketyre pyetjeve tuaja injorante nuk do humbi kohe e te caj koken, une nuk kam faj qe nuk ke lexu per histori!


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio