Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Mjeksi - Shkencė, Saktėsia e skanimit tė zemrės
didi
Postuar nė: 08.09.2006, 20:16
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 87
Antari Nr: 27
Bashkangjitur: 01.12.2004



Saktėsia e skanimit tė zemrės


Njė numėr pėrherė e mė i madh qendrash mjekėsore nė mbarė botėn po pėrdorin njė procedurė tė re, jo mė me ndėrhyrje, pėr vlerėsimin e rrezikut tė sėmundjes kardiovaskulare. Materiali nė vazhdim do t’ju njohė me evolimin e shpejtė tė kėsaj teknologjie.

Njė numėr i madh njerėzish qė vuajnė nga sėmundje tė zemrės, nuk e dinė se janė sėmurė. Kjo pėr faktin se ajo nuk ka shenja, apo simptoma. Megjithatė, me kalimin e kohės, grumbullimi i yndyrnave dhe i kimikateve tė tjera nė trupin e njeriut, bllokon arteriet qė furnizojnė me gjak zemrėn dhe rrisin rrezikun e goditjes nė zemėr. Pėr kėtė arsye, nėpėrmjet analizave, mjekėt bėjnė vlerėsimin e gjendjes."Zakonisht, ne bėjmė angiogramė, duke vendosur katetere tek arteriet e pacientėve dhe pastaj injektojmė atje njė solucion pėr tė parė pjesė tė ndryshme tė murit tė arterieve", - thotė kardiologu Samir Kapadia. Por angiograma ėshtė njė procedurė me ndėrhyrje, dhe e kushtueshme.

Njė tjetėr alternativė pėr disa pacientė ėshtė analiza tjetėr, Cat-Scani kardiak. Kjo analizė e re u miratua nga nė vitin 2004. Doktor Mario Garcia i Klinikės sė Clevelandit, dhe kolegėt e tij nė 11 qendra mjekėsore nė mbarė botėn, studiuan punėn e tė ashtuquajturve 16 skanuesve. "Skanerat qė ne e pėrdornim pėr analiza dy vjet mė parė ishin mjaft tė sofistikuar dhe me to fotografoheshin 16 imazhe pėr ēdo rrotullim tė skanerit", thotė mjeku. Njė analizė e plotė me CatScan merr nga 30 deri nė 45 sekonda.

Studjuesit i krahasuan rezultatet e analizave me Cat-Sken me ato tė angiogramės, tė kryera tek rreth 200 pacientė. Rezultatet u publikuan nė Revistėn e Shoqatės amerikane tė Mjekėsisė. "Rezultatet e studimit tonė sugjerojnė pėrdorimin e skanerave me 16 detektorė, me paralajmrėmin qė ato tė jenė tepėr tė kufizuara, pėr arsye se mund tė ēojnė nė intrepretime tė gabuara pozitive".

Por teknologjia e skanerave po pėrmirėsohet me shpejtėsi. Shumė qendra mjekėsore po investojnė tani pėr t’u pajisur me skanerin mė tė saktė, atė me 64 detektorė. Doktor Garcia thotė se gjenerata e parė, e skanerit, ai me 16 detektorė, ėshtė ende njė instrument i nevojshėm pėr njerėzit tek tė cilėt rreziku nuk ėshtė i madh, pėr arsye se ai mund t’i pėrcaktojė me saktėsi arteriet e bllokuara. Por ai shton se tek pacientėt ku rreziku ėshtė i madh, ėshtė mė mirė tė pėrdoret procedura kirurgjikale, ajo e angioplastisė.


----------------------------------------
Neser rezikon ke gjasa te humbasesh, e nese nuk rezikon i humbur je ..!!
PMEmail PosterUsers Website
Top
didi
Postuar nė: 09.09.2006, 12:25
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 87
Antari Nr: 27
Bashkangjitur: 01.12.2004



Shtohet numri i grave qė pijnė duhanin nė botė

Gratė po e shtojnė ndjeshėm pirjen e duhanit ndėrsa burrat po e pakėsojnė atė. Ky ėshtė pėrfundimi i njė studimi tė quajtur “Njė faqe e re: gratė, duhani dhe e ardhmja”. Studimi u bė publik nė konferencėn ndėrkombėtare pėr kontrollin ndaj kancerit dhe duhanit qė u zhvillua kohėt e fundit nė Washington.

Raporti tėrheq vėmendjen tek rreziqet shėndetėsore qė sjell pėrdorimi i duhanit pėr gratė nė shekullin e 21. Autorja e tij Lorraine Greaves ėshtė drejtoreshė ekzekutive e Rrjetit Ndėrkombėtar tė Grave kundėr Duhanit.

“Aktualisht, 12 pėrqind e grave nė botė pijnė duhan dhe deri nė vitin 2025 parashikohet qė ky numėr tė shkojė nė 20 pėrqind”.

Zonja Greaves thotė se ritmi i pirjes sė duhanit tek burrat ėshtė katėr herė mė i lartė sesa tek gratė. Por studimet e Kombeve tė Bashkuara tregojnė se nė shumicėn e vendeve vajzat e reja po e marrin kėtė zakon mė shpejt sesa djemtė.

“Kjo do tė thotė se numri i grave qė pijnė duhan do tė rritet pasi shumė vajza po pijnė duhan nė moshė tė re nė shumė vende tė botės”.

Raporti thotė se gratė nė vendet nė zhvillim do tė jenė gjithnjė e mė shumė tė pėrfshira edhe nė prodhimin e duhanit. Njė studim i OKBsė tregon se 85 pėrqind e duhanit do tė prodhohet nė vendet nė zhvillim, deri nė vitin 2010.

Zonja Greaves thotė se ky ndryshim mund tė rrisė pėrfitimet industriale. Por shitja, reklamimi dhe prodhimi i duhanit mund tė ketė kosto tė lartė ekonomike, sociale dhe shėndetėsore pėr gratė.

“Siguria ekonomike, ushqimi, siguria familjare pėr kėto gra dėmtohet nga pėrdorimi i duhanit ose nė shumė raste prodhimi i duhanit, ku gratė shfrytėzohen pėr punėn e tyre. Kėshtu qė jemi shumė tė shqetėsuar nga kjo. Kushtet e punės janė kėrcėnuese pėr shėndetin, jo ekonomike, pasi pagesa ėshtė shumė e ulėt dhe tė gjitha kėto ēojnė nė njė seri problemesh tė tjera, qė i pengon gratė tė ecin pėrpara”.

Ekspertėt e shėndetėsisė nė Konferencėn Ndėrkombėtare pėr Kancerin dhe Duhanin i bėnė thirrje komunitetit ndėrkombėtar tė verė nė zbatim konventėn e Kombeve tė Bashkuara pėr Kontrollin e Duhanit.

Kjo marrėveshje ėshtė ratifikuar nga 134 vende. Ajo ndalon reklamimin e duhanit, kėrkon paralajmėrime shėndetėsore nė produktet e duhanit dhe mbėshtet idenė e ndalimit tė duhanit nė vende publike. Zonja Greaves thotė se ėshtė urgjente qė vendet t’i pranojnė kėto dispozita.

“Edhe nė se numri i grave qė pijnė duhan nė vende tė ndryshme ėshtė ende i ulėt nė 2 apo 5 pėrqind, ata duhet tė pėrdorin metoda tė specifikuara dhe programe menjėherė dhe tė mos presin derisa problemi tė shtohet”.

Raporti rekomandon pėrhapjen e programeve edukuese pėr tė rritur ndėrgjegjėsimin kundėr duhanit. Patricia Lambert punon nė ministrinė e shėndetėsisė nė Afrikėn e Jugut. Ajo ėshtė bashkėautore e studimit. Zonja Lambert thotė se zyrtarėt e shėndetėsisė nė vendin e saj po e luftojnė seriozisht kėtė problem ashtu sikurse aparteidin.

“Ne shpresojmė tė pėrdorim tė njėjtėn strategji – organizimin nė gupe dhe familje pėr tė pėrhapur mesazhin se duhani ėshtė njė substancė qė sjell sėmundje apo vdekje dhe se tė varfėron nė proces e sipėr”.

Autorėt e studimit shpresojnė se vendim-marrėsit dhe publiku nė pėrgjithėsi do t’i shqyrtojnė pėrfundimet e studimdit dhe do tė punojnė pėr tė parandaluar kthimin e parashikimeve tė tyre nė realitet.



----------------------------------------
Neser rezikon ke gjasa te humbasesh, e nese nuk rezikon i humbur je ..!!
PMEmail PosterUsers Website
Top
Alblord
Postuar nė: 21.05.2009, 23:16
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3741
Antari Nr: 15225
Bashkangjitur: 28.04.2008



 Citim (didi @ 09.09.2006, 13:25)
Shtohet numri i grave qė pijnė duhanin nė botė

Gratė po e shtojnė ndjeshėm pirjen e duhanit ndėrsa burrat po e pakėsojnė atė.

Normal. Prej se kan filluar grate te pijne duhanin me te madhe, industria e duhanit eshte ne zhdukje e siper! smil3dbd4d4e4c4f2.gif smil3dbd4e5e7563a.gif


----------------------------------------
Nothing happens, until I make it happen!
PM
Top

Topic Options Reply to this topic Start new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio