Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Faqe: (2) [1] 2   ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> 11 Shtatorėt dhe Terrorizmi
aristoteli
Postuar nė: 09.09.2006, 09:56
Quote Post


voglushi i madh
*****

Posti: Antarė
Postime: 268
Antari Nr: 1010
Bashkangjitur: 12.04.2006



11 Shtatorėt dhe Terrorizmi

Olsi Jazexhi


Data 11 shtator 2004, ishte ditė pėrkujtimore nė tė gjitha
qėndrat pro-amerikane tė botės. Kjo ditė pėrkon me ndodhinė
e tre viteve mė parė nė SHBA, kur njė grup i vogėl
terroristėsh arritėn tė godasin superfuqinė e vetme tė
globit, nė simbolin e fuqisė sė tyre ekonomike, kullat
binjake tė Manhatanit, dhe shkaktojnė shumė tė vdekur.
Vendi ku njėherė e njėkohė qėndronin kullat binjake, tashmė
ka marrė pėrmasat e njė tempulli mitik pėr politikėbėrėsit
amerikanė. Vendi ‘ground zero’ dhe sulmi i 3 viteve
mė parė i ka shėrbyer SHBA-ve si justifikim pėr tė nisur
luftėn e tyre globale kundėr terrorizmit. Duke qėnė se
terrorizmi ėshtė njė armik sa imagjinar aq edhe real dhe i
rrezikshėm, qeveria amerikane, duke pėrdorur forcėn e
ushtrisė sė saj, nė kėto tre vitet e fundit ka pushtuar
shtete si Afganistani dhe Iraku dhe instaluar regjime
kukulla nė to. Ka sulmuar Sirinė, kėrcėnuar Iranin, Arabinė
Saudite, Sudanin, Korenė e Veriut, Francėn, Kubėn, qeverinė
palestineze, mediat e lira tė botės arabe si televizionet
Al-Xhazira, Al-Arabijah etj, pėr ti bėrė tė fundmet t’i
binden dhe bashkėpunojnė me superfuqinė amerikane nė luftėn
e saj globale kundėr terrorizmit.

Megjithė aktet makabre qė terroristėt ndėrmorrėn kundėr
SHBA-ve mė 11 shtator 2001, dhe tė drejtėn qė SHBA-tė kanė
pėr tė mbrojtur vendin e tyre nga terrorizmi, ēėshtja e
luftės kundėr terrorizmit, nė shumicėn e rasteve ka kaluar
caqet e pėrgjigjes amerikane ndaj kėrcėnimeve mbi sigurinė
e saj kombėtare. Edhe pse lufta amerikane kundėr
Afganistanit, ku ish-bashkėpunėtori i CIA-s amerikane Osama
bin Laden kishte ndėrtuar bazat e tija dhe kėrcėnonte hapur
fuqinė amerikane, ishte e justifikueshme dhe morri
aprovimin e heshtur tė komunitetit ndėrkombėtar, aktet e
tjera unilaterale tė qeverisė amerikane nė luftėn globale
kundėr terrorizmit kanė marrė kritika tė ashpra nga
komuniteti ndėrkombėtar. Qė nga rrugėt e Xhakartės, Kuala
Lumpurit, Bejrutit e deri nė ato tė Athinės dhe qyteteve
perėndimore lufta amerikane kundėr botės arabe, nė emėr tė
terrorizmit ėshtė denoncuar fuqishėm si njė luftė
neo-imperialiste.

Administrata amerikane ėshtė portretizuar si kriminale dhe
presidenti gjerman ka sfiduar ideologjinė e Bushit II, i
cili nė perėndim shihet si luftėnxitės. Kundėr luftėrave tė
Uashingtonit ėshtė shprehur edhe vetė Vatikani, ku Papa
Gjon Pali II i ka kėrkuar Bushit II tė ndėrpresė luftėrat e
tij nė Lindjen e Mesme, dhe tė largojė nga zhargoni i tij
luftarak pėrdorimin e termave fetare.

Megjithatė, nė emėr tė 11 Shtatorit qeveria amerikane
vazhdon akoma sot, pas 3 vitesh, luftėrat e saja nėpėr botė
dhe kėrcėnimet kundėr popujve arabė dhe simpatizantėve tė
tyre.

Nė botėn muslimane, e ashtėquajtura luftė amerikane kundėr
terrorizmit shpesh ėshtė pėrkthyer si luftė kundėr islamit.
Pėr tė justifikuar njė gjė tė tillė kanė shėrbyer edhe
deklaratat e presidentit Bush II, i cili pas sulmeve tė 11
shtatorit deklaroi se SHBA-tė po nisnin njė kryqėzatė, term
i cili nė terminologjinė islame pėrkujton terrorizmin
kryqtar tė inspiruar nga Papė Urbani II nė vitin 1097
kundėr Lindjes sė Mesme.

Besimi se lufta e Bushit II nuk ėshtė thjesht kundėr
terrorizmit, por vetė islamit ėshtė pėrforcuar nė botėn
islame edhe nga fakti qė presidenti amerikan rrjedh nga
qarqe fondamentaliste kristjane tė cilat kanė idera edhe mė
tė ēmendura sesa ato tė Bin Ladenit pėr botėn. Kundėr
neokonsėve tė cilėt qėndrojnė mbrapa ideologjisė sė
presidentit Bush II ėshtė shprehur edhe Uri Avneri,
kampioni izraelit i lėvizjes pėr paqe (Gush Shalom) nė
Izrael, i cili ka theksuar nė shkrimet e tij se idetė e
fondamentalistėve amerikanė janė antisemitike nė thelb,
edhe pse nė shikim tė parė duken si pro-izraelite.
Arrestimet masive, diskriminimi dhe survejimi kundėr
muslimanėve nė Amerikė, dhe histeria globale kundėr islamit
qė disa qarqe amerikane kanė sponsorizuar indirekt nė tė
gjithė globin kėto 3 vitet e fundit, duke pėrfshirė kėtu
edhe Shqipėrinė ku janė kryer njė sėrė shkeljesh tė
drejtash njeriu dhe defamime mediatike ndaj islamit nė emėr
tė servilosjes shqiptare ndaj Amerikės, janė disa fakte qė
te bindin se perceptimi i botės islame ndaj luftės sė sotme
amerikane nė Lindjen e Mesme nuk ėshtė i pavend. Pėr mė
tepėr qėnia e ish-presidentit tė kompanisė sė naftės
Halliburton, Dik Ēeneit si zėvendėspresident i SHBA-ve dhe
deklaratat e hapura tė qeverisė Bushiste pro-agresionit dhe
terrorizmit shtetėror izraelit kundėr shtetit sovran
palestinez; kanė forcuar bindjen nė pjesėn mė tė mirė tė
popujve muslimanė se sulmet e 11 shtatorit nė Amerikė kanė
shėrbyer si njė Rajshtag pėr administratėn amerikane, pėr
tė ndėrmarrė njė fushatė ri-kolonizimi ndaj vendeve
muslimane dhe grabitjen e naftės arabe.

11 shtatori 2001 pėr pjesėn mė tė mirė tė popujve musliman
ka shėrbyer si dita e lindjes sė diskriminit, terrorit dhe
aparteidit mediatik kundėr identitetit tė tyre fetar.
Lufta kundėr Irakut pėr shembull, tė cilin qeveria
amerikane e portretizoi si luftė kundėr terrorizmit global,
ndaj tė cilit administrata amerikane pretendonte se
posedonte armė tė shkatėrrimit nė masė me tė cilat Sadam
Huseini mund tė godiste perėndimin brenda 45 minutash, pėr
shumė zėra nė Evropėn Perėndimore dhe nė botėn muslimane,
nuk ishin asgjė mė shumė por vetėm se njė agresion i pastėr
i dinastisė Bushiste pėr tė kontrolluar naftėn e Lindjes sė
Mesme. Skandalet me tenderat e naftės qė kompania
Halliburton ka krijuar nė Irakun e pushtuar nė ditėt e
sotme dhe historia e gjatė e Bush Babait me projektet
naftėnxjerrėse nė Irak, na bindin se interesat e
korporatave naftėmarrėse amerikane qėndrojnė pas politikės
amerikane nė Irak. Kėrcėnimet qė qeveria amerikane i ka
bėrė vendeve tė Lindjen e Mesme, si Sirisė, Iranit, Libisė,
Arabisė Saudite etj nė kėto 3 vitet e fundit, nė shumė
raste kanė qėnė jashtė suazave tė luftės vetėmbrojtėse
amerikane kundėr terrorizmit, por pėr hir tė interesave tė
shtetit tė Izraelit, i cili udhėhiqet nga kryeministri
Ariel Sharon, i cili deri pėrpara pak muajsh qėndronte i
akuzuar nė gjykatat e Brukselit si kriminel lufte
pėr masakrat e 10.000 palestinezėve nė Sabra dhe Shatila tė
Libanit nė Shtator tė vitit 1982.

Aktet terroriste kundėr Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės
mė 11 shtator 2001, ishin njė tregues i qartė sesa e
pasigurtė bota jonė ėshtė nė ditėt e sotme, dhe tmerrin qė
terrorizmi mund tė shkaktoj nė qendrat urbane tė shteteve
moderne. Sulmet terroriste qė kanė ndjekur atentatet e 11
shtatorit nė Bali dhe Xhakarta tė Indonezisė, nė
Arabinė Saudite, Marok, nė Beslan dhe Moskė tė Rusisė, nė
Spanjė, Turqi dhe gjetkė kanė treguar se bota nė tė cilėn
jetojmė sot ėshtė kthyer nė njė vend tė frikshėm dhe tė
papredikueshėm. Terroristėt sot godasin jo vetėm SHBA-tė
dhe tė krishterėt amerikanė, por edhe vetė vendet
muslimane, siē rastet e Marokut, Arabisė Saudite,
Indonezisė dhe Turqisė kanė dėshmuar. Marrja e 2 gazetarėve
francezė si pengje nė Irak pėrpara disa ditėsh, kur
pengmarrėsit kėrcėnonin qeverinė franceze tė pezullonte
ligjin i cili diskriminon vajzat muslimane nė shkollat
publike franceze, tregon vetėm se njė gjė: triumfin e
ideologjisė sė terrorizmit nė botė. Njė terrorizėm i cili
pėrmban tė gjitha ngjyrat e anarshizmit bakuninist dhe
kėrkon tė krijojė njė botė kaotike, tip ‘terrori-stan’, nė
tė cilėn vlerat njerėzore dhe e drejta pėr jetė nuk merren
parasysh.

Pėr Osama bin Ladinin i cili tashmė qėndron si ‘god-father’
i terrorizmit mediatik tė botės arabe, bota e sotme duhet
tė jetė ajo qė ai ėndėrronte kur ulėrinte nėpėr mediat
kundėr perėndimit vite mė parė. Njė botė ku konfliktet nuk
zgjidhen me diplomaci dhe me aksione civile por me forcėn e
terrorit dhe panikut. Pėr kėtė edhe faktet tregojnė se sot,
tre vite pas 11 shtatorit 2001 numri i akteve terroriste nė
botė ka parė vetėm ngritje me gjithė pretendimet amerikane
pėr suksese nė luftėn kundėr terrorizmit.

Por nė debatin rreth problemit tė terrorizmit nuk duhet tė
harrojmė se njė faktor bazė qė ka motivuar dhe motivon
terrorizmin tė pėrparojė, ėshtė edhe represioni dhe
shkelja e tė drejtave njerėzore qė perandoritė e mėdha
kryejnė mbi popujt e vegjėl.

Pėrdorimi i terrorizmit si armė nga kundėrshtari mė i dobėt
ndaj fuqisė sė shteteve shtypėse nuk ėshtė diēka e re nė
historinė e njerėzimit. Disa nga grupet terroriste qė
ne mund tė pėrmendim nga analet e historisė janė sikarėt
ēifutė tė cilėt kur romakėt kolonizuan dhe shkatėrruan
shtetin e tyre, u kthyen nė terroristė duke sulmuar dhe
terrorizuar legjionarėt romakė nė Jeruzalem. Terroristė tė
tjerė pėrmendim edhe dashnakėt armenė tė cilėt gjatė
shekullit tė nėntėmbėdhjetė kryenin sulme terroriste
spektakolare kundėr institucioneve tė Perandorinė Osmane.
Mė pas janė karbonarėt italianė kundėr pushtuesve
austriakė, hashashinėt ismailitė nė Siri, kamikazėt
japonezė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Cėrna Ruka sėrbe e
cila me aktin terrorist tė Gavrilio Principit kundėr
arkdukės Francis Ferdinand shkaktoi fillimin e luftės sė
parė botėrore, freikorpėt serb tė Gjergj Petroviēit apo
Karagjorgjit tė cilėt masakruan mė mijėra shqiptarė dhe
boshnjakė muslimanė gjatė fillimshekullit tė nėntėmbėdhjetė
etj.

Megjithatė, nė kundėrshtim me terrorizmat antikė tė cilėt
kanė patur tendencė tė jenė lokalė, terrorizmi i sotėm
ėshtė i pėrmasave ndėrkombėtare. Ai godet nė mėnyrė tė
paanshme njerėz tė racave, feve dhe ideologjive tė
ndryshme. Pėrpjekjet e disa qarqeve tė cilat duan ta lidhin
dhe tregojnė terrorizmin e sotėm si produkt tė mėsimeve tė
fesė islame, janė vetėm se manipulime mediatike dhe shpifje
tė pabaza nga luftėnxitėsit anti-muslimanė.

Njė fakt i cili pėrmendet rrallė nė mediat tona sot, ėshtė
se pėrveē terrorizmit individual, bota jonė sot po
pėrballet gjithnjė e mė shumė edhe me terrorizmin
shtetėror. Bombardimet amerikane nė qytetet e Falluxhasė,
Qerbelasė, Naxhafit, Talafarit, Sulejmanisė etj tė cilat
ushtria amerikane i portretizon si sulme kundėr
bazave tė ‘Abu Musav al-Zarkavit’ apo ‘luftėtarėve
anti-irakenė’ nė tė cilat pothuajse pėrditė shkaktohen
“collateral damage” apo dėmtimeve jashtė zonės sė pritur,
ku vdesin me qindra fėmijė, gra dhe pleq tė pafaj, nė fakt
janė akte terrorizmi imperial
kundėr banorėve tė pafajshėm irakenė.

Qė nga 11 shtatori 2001 e deri mė sot, falė elementit tė
“collateral damage-it” nė Lindjen e Mesme janė vrarė dhe
vriten qindramijė njerėz tė pafajshėm. Nė Palestinė,
qeveria izraelite vazhdon taktikat e saj tė bombardimeve
sadiste javore nėpėr qytetet e Bregut Perėndimor dhe nė
Gaza, ndėrsa nė Rusi qeveria e Moskės kryen ekzekutime
masive ndaj fshatrave tė dyshuara pėr mbėshtetje tė
rezistencės ēeēene. Terrorizmi shtetėror sot ka pėrmasa
shumė herė mė voluminoze sesa terrorizmi i grupeve tė vogla
terroriste.

Por problemi i vetėm ėshtė se shtetet agresore nė tė
shumtėn e rasteve posedojnė kontroll tė sofistikuar mbi
mediat dhe teknologjitė e komunikimit, me tė cilat fshehin
krimet e tyre ndėrsa demonizojnė oponentėt. Pėr mė tepėr,
ngjarjet e 11 shtatorit 2001 kanė shėrbyer si faktorė
legjitimues pėr shtetet imperiale nė pėrdorimin e dhunės
dhe
terrorit kundėr oponentėve, dhunė e cila, tashmė shpesh
justifikohet me hipoteza mbi luftėn globale kundėr
terrorizmit.

Data 11 Shtator 2004, pėrveē pėrkujtimit tė viktimave tė 11
Shtatorit 2001, pėr humanistėt e botės pėrmban njė
simbolikė mė tė madhe sesa ndaj tragjedisė amerikane. Nė
kėtė ditė, kampionėt e paqes nė botė kujtojnė jo vetėm tė
vrarėt nė kullat binjake mė 11 Shtator 2001, por edhe ata
mijėra individė tė pafajshėm qė kanė humbur dhe humbin
jetėn nė Lindjen e Mesme, Indonezi, Filipine, Rusi dhe
Kaukaz, Spanjė dhe Amerikėn Latine nga terrorizmi
individual dhe shtetėror.

Data e 11 shtatorit nė fakt ėshtė njė datė shumė simbolike
nė historinė e terrorizmit global. Ajo ėshtė dita
pėrkujtimore e 11 shtatorit 1973 kur populli i Kilit nė
Amerikėn Latine u pėrballė me terrorizmin shtetėror tė
diktatorit Augusto Pinoēet i cili me mbėshtetjen dhe
sponsorizimin e qeverisė amerikane shkatėrroi demokracinė
kiliane pasi rrėzoi nga pushteti presidentin Salvador
Allende dhe zhyti vendin nė vite tė gjata kaosi dhe terrori
ushtarak. Pėrkujtimi i 21 vjetorit kilian, nė 3 vjetorin e
11 shtatorit amerikan, dhe 22 vjetorin e masakrės sė 10.000
palestinezėve nė Sabra dhe Shatila tė Libanit nga gjenerali
Ariel Sharon, duhet tė kujtojė lexuesit se kjo datė dhe ky
muaj, nė faqet e historisė nuk kujtohen pėr mirė.

Muaji Shtator dhe data 11 e tij nuk duhet tė jenė
pėrkujtues vetėm tė terrorizmit individual por mbi tė
gjitha, terrorizmit shtetėror. 11 shtatori i vitit 1973 ka
qėnė dita e triumfit tė neonazizmit, represionit dhe
terrorizmit shtetėror nė Amerikėn Latine dhe botėn e lirė.
11 Shtatori 1973 ėshtė njė ditė kur nė emėr tė kapitalizmit
dhe vlerave perėndimore, nė Amerikėn Latine triumfoi
terrorizmi shtetėror, kontrolli mediatik, represioni kundėr
lirive tė individit dhe shtypja e tė drejtave njerėzore.
Sot nė tre vjetorin e 11 Shtatorit 2001, kampionėt e tė
drejtave tė njeriut nė botė, duhet tė shpresojnė dhe bėjnė
duā (lutje) qė 11 shtatori amerikan tė mos i ngjajė
preēedentit kilian tė 21 viteve mė pare, kur nė emėr tė
vlerave kapitaliste dhe luftės kundėr komunizmit nėpėr botė
u instaluan diktatura fashiste. Edhe pse simptomat nga
Lindja e Mesme, SHBA-tė dhe Rusia sot nuk duken tė mira pėr
tė patur njė botė mė tė mirė, shpresat pėr triumfin e
humanizmit nė botėn tonė tė brishtė nuk duhet tė shuhen
kurrė. Edhe pse pėrvjetoret e 11 shtatorit shpesh
ndėrlidhen me historinė e zymtė tė forcave tė terrorizmit.


----------------------------------------
Qė flasin keq pėr mua nė mungesėn time nuk ka asnjė rėndėsi, se nė mungesė pranoj edhe tė rrahin
PM
Top
ardi_pr
Postuar nė: 09.09.2006, 10:53
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006





Padyshim se 11 shtatori 2001, eshte skandali me i madhe i botes cifute dhe kryqtare thene te drejte kryqateret argat te cifuteve te felliqur, kete qeshtje e kan kuptuar madje eshe femijet me te vogel qe kjo ka qene e organziuar nga vete klyshqit e Monkey-Bushit majmun bir Derrkuci.

Une i kam pare disa dokumentar ku saktesisht tregohet se ky plan padyshim eshte plan i vete amerikaneve dhe cifuteve, do tju sjell deshmi ketu e fotografi p.sh. ne Pentagon se si explodon Bomba e kursesi nuk shihet "Aeroplani" siq propagonduan mediat!!

Pastaj ne kete artikull argumentohet se asnje pasagjer Arab nuk ishte ne list te udhetareve

http://www.sierratimes.com/03/07/02/article_tro.htm



Datotekat e bashkangjitura ( Shkarkuar: 108 )
Datotekat e bashkangjitura  pentagonxox.jpg


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
ardi_pr
Postuar nė: 09.09.2006, 10:55
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006




Ketu shihet pra qarte Explosioni!

NO COMENT

Datotekat e bashkangjitura ( Shkarkuar: 121 )
Datotekat e bashkangjitura  pentanimorig.gif


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
Uskana2006
Postuar nė: 09.09.2006, 11:46
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006



O FONDAMENTALIST I SEMURE, AMERIKA DHE JAHUDITE E BOMBARDUAN EDHE SERBINE, TE MOS ISHIN ATA TI NUK DO TE GJINDESHE ATY KU JE TASH O (KUJDES HERAVE TJERA CKA SHKRUAN STAFFI). PO TY INTERESI I SHQIPTAREVE NUK TE INTERESON.
PM
Top
ardi_pr
Postuar nė: 09.09.2006, 12:10
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006



SKA OFENDIME -- Staffi


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
Uskana2006
Postuar nė: 09.09.2006, 13:24
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006



SKA OFENDIME -- Staffi
PM
Top
Terroristi
Postuar nė: 09.09.2006, 14:36
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 189
Antari Nr: 1858
Bashkangjitur: 25.07.2006



O leni ofendimet tek njeri tjetri nuk asht nevoja te ofendoim njeri tjetrin per ksi fare incisdente te cilat jan si ki i 11 shtatorit sepse sulmet e 11 shtatorit jan sulme te pregatitura nga CIA dhe nuk jan sumlme te pregatitura nga pjestar te Al-qaedes sepse ata qe u ban ne 11 shtator nuk mun ti baj as Bin ladeni As zarkawi por ata i beri Bushi me CIA-n keshtu qe ai ishta nje incident i pregatitur mir qe pas saj bushi ti nis luft kunder fes muslimane keshtu qe aji akoma asht duke ber nje luft te till po me masken kinse lufton Terrorizmin.



SHIK.


----------------------------------------
LeGjIoNaRėT
PMIntegrity Messenger IMYahooMSN
Top
platinaa
Postuar nė: 09.09.2006, 15:22
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 142
Antari Nr: 2020
Bashkangjitur: 06.08.2006



Uskana a mos je i hipnotizuar.Pse more shqipetare nuk po i len njerezit te debatojne dhe bisedojne me fakte?Hajde ti thuana neve ndonje shkak te forte se pse gjith ky kundershtim,kur te gjithe e dijme se ate dite te bombardimeve me mijra izraelit nuk gjendeshin ne ndertesat binjake.
Gjate bombardimeve te Natos president ishte Bill Kllinton,kurse muhabeti po behet per perandorin Bush.
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IMICQAOLMSN
Top
Uskana2006
Postuar nė: 09.09.2006, 21:32
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006



Oj, Platinaa, nuk jam i hipnotizuar jo, por ju jeni, Si mund te flasish me aq demagogji, ēka thua ti, jane propaganda e kurgje tjeter. Moj Zonjushe po keta lufta nuk jane te jonat, neve nuk na perkasin aspak, edhepse eshte e vertete qe ka padrejtesi ne kete bote, por populli Shqiptare ka problemet e veta. Ju qe thirreni musliman besimtare dhe qe tregoheni pacifista,humanitare dhe ēmoni larte jeten e nje individi mbi toke ashtu si e keni mesuar me Kuran, duhet te mos silleni si femije dhe te paraqitni gjerat ashtu si u pelqejne juve duke mos menduar se a i ben mire apo dem popullit qe i perketni.
Sikur te ishte loje, ju mundoheni te bindni se atentatet e 11 shtatorit kane qene te kurdisura nga kushedi kush,CIA?!! kurse vete Ben Ladeni dhe ato qe drejtepersedrejti jane te akuzuar mburren me keto akte, dhe madheshtojne ato qe i kane kryer, dhe nuk i demantojne akuzat, bile dje ne Al Jazeera kishte video me te re, po sigurisht nuk e ke pare ??!!!
Per vehte me dhimbet edhe nje Palestinez qe vritet ne Gaza, edhe nje Izraelit ne Tel Aviv, edhe nje Irakian ne Irak, dhe aktet terroriste i denoj por kjo eshte realiteti. Sadam Hyseni me sistemin e tij jo demokratik i dha pretekst qe Amerika te intervenoje,nuk eshte faji jone, Arabia dhe Kuvajti ja paguajne harxhimet dhe tash duhet ta akuzojme.
Amerika e sulmoi Irakun por e sulmoi edhe Serbine Zonjushe, Neve si Shqiptare duhet te dijme se Amerika dhe Jahudite e tipit MADELEINE ALBRIGHT. WESLI CLARK, JAMES RUBIN etj na ndihmuan dhe do te jemi mirenjohes.
Clintoni ishte president me heret por tash Bushi nuk e ka ndryshuar dhe e ndjek poilitiken e njejte ndaj popullit Shqiptare dhe Balkanit.
Momentalisht sa mije ushtare Amerikane ne Kosove ta ruajne koken nga Serbia, por nuk habitem dhe nuk te fajesoj se kjo vjen nga papjekuria politike, kjo eshte kur te logjikosh me kry te huaj e jo me trurin tend.
Po Shqiptari kurre s'ka dijte politike dhe prandaj jemi aty ku jemi.

Pershendetje
PM
Top
platinaa
Postuar nė: 09.09.2006, 22:07
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 142
Antari Nr: 2020
Bashkangjitur: 06.08.2006



O more Uskana,po Bin Lladeni qka eshte?
Spiun i Amerikes,ka pase grade te larte ne CIA,
hej more Uskana Sadamin a e din ku e gjeten?
14 a me shume metra nene toke,kurse Bin Lladenin nuk mund ta gjejne kinse.
Je i hipnotizuar nga dashuria per Ameriken,veq mos me thuaj qe une per Arabine se ate pergjigje nga ti e pres.
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IMICQAOLMSN
Top
Uskana2006
Postuar nė: 09.09.2006, 22:43
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006




E respektoj ēdo moment te jetes sime dhe nuk besoj se kam kohe te humb per Ben Ladenin dhe te njejte si ai, ku nuk dine ku e kane folene.
Une e dashuroj vendin tim, Evropen, Ameriken po ti pse e urren moj Zonjushe, ke ndonje shkak personal, ēka te beri ty.
Edhe ti po me lene pershtypje se je e hipnotizuar, prej kujt???
misterije!!!
PM
Top
Mani
Postuar nė: 10.09.2006, 15:50
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 51
Antari Nr: 1933
Bashkangjitur: 31.07.2006



Me tė vėrtet janė qesharake se si paskan mund ta bojn Arabėt (apo muslimanėt) bombardimet e 11 Shtatorit

-Si ėshtė e mundur qė nuk paska mund ti mbroj Amerika kullat ( kinse paskan qen gjėja mė e rėndsishme nė botė) me gjith at teknik tė fort qė ka Amerika nuk paska mund ta ndal Aeroplanin qė mos tė depėrtoj nė Mannheten kurse edhe Aeroplanat privat kontrollohen se nga lėvizin.

-Si qenka e mundur kur Aeroplani e sulmon prej lart kullėn kurse kulla shembet nga toka.

-Si qenka e mundur qė at ditė nuk ka pasur asnji Hebrej dhe Amerikan nė Kullat Binake
Kjo ka qenė e pregatitur nga qeeria Amerikane dhe Bush

me respekt ju pėrshėndes

ju lutem pa ofendime
PM
Top
platinaa
Postuar nė: 10.09.2006, 18:49
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 142
Antari Nr: 2020
Bashkangjitur: 06.08.2006



Ti veq po humb kohe more Uskana,po me sulmon per tu mbrojtur a?
Asnjehere nuk kam thene qe e urrej ndonje vend te botes sepse per urrejtje te kemi ty qe shume qarte i klasifikove vendet tua te dashura.
Nese une i kam mbrojt shtetet arabe nuk i kam ofenduar shtetet tjera siq bene ti.
Nuk gjete taktike tjeter tani per te na kundershtuar sepse tani veq po e shpreh haptazi urrejtjen ndaj qdo gjeje qe eshte islame.
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IMICQAOLMSN
Top
Uskana2006
Postuar nė: 10.09.2006, 21:23
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006



O moj Platinaa, e ke ofenduar Europen " krishtere " Ameriken e " jahudive" ne replikat e meperparshme por ne rubrikat tjera. E drejta e ēdo njerit eshte me dasht dhe me urrejt. Une per veti ndjehem shume me afert me Evropen se ketu jetoj, jam me mish e me shpirt lidhur per kesaj Europe bashke me Shqiptaret tjere, kurse kam simpati ndaj Amerikes per shkak se nje numer i madh i Shqiptareve jeton dhe vepron atje.
Ti moj Platinaa, je plot urretje si ndaj krishtereve, ashtu edhe ndaj Jahudive qe besoj se kur nuk ke takuar jahudi ne jete, mirepo i urren drejta jote eshte, edhe me Arab nuk ke pasur kontakt me teper se une dhe nuk i urrej aspak. Ti boten muslimane e njeh vetem nepermjet Kuranit dhe nuk e di se si mund ta mbrosh nje gje qe ne realitet nuk e njeh.
Debatimet mbi fene nisen me rubriken " Feja ne gjami, apo ne zemer" ( origjinal ) apo te kujtohet edhe perseri e theksoj se ai qe do mund ta mbaj islamin ne zemer dhe ta praktikoj ne xhami dhe jo jasht, se nuk mund te kete tjeter vend ne shoqerine Shqiptare sepse nuk perputhet me identitetin tone kombetare dhe traditat tona. Kush e kupton e kupton.
E di ēka zonjushe ketu ne forum merreni se jeni individa me kulture dhe edukate, po desha te them se te jesh Shqiptare nuk do te thuhet se duhet imperativisht te jesh edhe musliman i mire si jo, s'ben.
Ne forum ēdo individ qe deklarohet si Shqiptare duhet te kuptoj se ka te drejten e vete si Shqiptare dhe duhet te shprehet mirepo perkatesia ndaj nje populli automatikisht i jep edhe obligime qe duhet ti dij me i mbrojt se ka edhe pergjegjesi morale ndaj kombit qe i perket.
PM
Top
platinaa
Postuar nė: 10.09.2006, 21:46
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 142
Antari Nr: 2020
Bashkangjitur: 06.08.2006



Po si mund te jesh me afer Evropes dhe Amerikes more zoteri kur populli shumice,familja jote,shoqeria jote dhe vet i perkisni fese islame.
Ti keshtu je deklaruar.
Si nuk perputhet islami me traditat tona?Po kah e nxjerre tash kete,kur ne si popull thuajse te gjitha zakonet dhe traditat tona jane thuajse te njejta me islamin.Ne nuk kemi asgje te perbashket per nga traditat me te krishteret,sespe populli e ka pelqyer me teper islamin,q'ti besh.
A e din ti ndonje popull pa fe?Ti deshiron qe ne shqipetaret duhet te jemi ateist sepse nuk kemi fe tonen.
Shume qesharake...................po asnje popull more burre nuk ka fe te veten,kur do ta kuptosh qe feja nuk i perket nje populli,ajo eshte per te gjithe.

Po me vjen shume keq per kete replike se vertete nuk i perket temes qe eshte parashtruar.Me falni,mirepo q'ti besh Uskanes qe patjeter po me shtyen t'i ngaterroj temat.
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IMICQAOLMSN
Top

Topic Options Faqe: (2) [1] 2  Reply to this topic Start new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio