Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> INFORMATĖ - Kėshilli i universitar i UEJL-sė
Gazetari
Postuar nė: 23.09.2006, 12:40
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 137
Antari Nr: 637
Bashkangjitur: 03.04.2006



INFORMATĖ

Kėshilli i Universitetit tė Evropės Juglindore, nė Tetovė, nė mbledhjen e mbajtur mė 21. 09. 2006, lidhur me kushtet e kalueshmėrisė, bazuar nė analizėn e rezultateve tė studimeve tė gjeneratės sė studentėve tė regjistruar nė UEJL nė vitin akademik 2004/2005 dhe qė kanė ndjekur vitin e dytė tė studimeve, u vendosi si vijon:

Studentėt, tė cilėt kanė grumbulluar mė pak se 60 kredi, do tė mund ta riregjistrojnė vitin e dytė, pėrkatėsisht semestrin e 3 (tretė), me sistemin e studimeve sipas cikleve 3+2, duke e bėrė pagesėn e plotė pėr vitin akademik. Kreditė e grumbulluara, sipas sistemit katėrvjeēar, do tė transferohen nė sistemin trevjeēar. Studentėt, janė tė obliguar, qė tė paraqiten te Pro-Dekani pėr ēėshtje studentore i fakultetit gjegjės me kėrkesė dhe transkriptėn e notave, me qėllim tė marrjes sė vendimit pėr ekuivalentimin e kredive.
Studentėt, tė cilėt kanė grumbulluar 60 kredi e mė tepėr, do kenė mundėsi, qė tė regjistrojnė vitin e tretė, semestrin e 5 (pestė), sipas sistemit katėrvjeēar tė studimeve.

Kėta studentė, duhet t’u nėnshtrohen provimeve tė semestrit tė pestė, si dhe provimeve, qė u kanė ngelur nga semestrat e kaluar. Me kėtė rast, duhet rikujtuar se, nė bazė tė Rregullores pėr Ciklin e parė tė studimeve nė UEJL, pika 28.1, paragrafi i tretė, tė gjithė studentėt, tė cilėt e regjistrojnė vitin e ardhshėm tė studimeve (qe e plotėsojnė kushtin e kalueshmėrisė), pėrveē vitit akademik, paguajnė edhe 25% tė kredive ECTS, tė mbetura nga vitet paraprake.

Sqarim

Studentėt, tė cilėt e regjistrojnė vitin e tretė, tė studimeve dhe qė kanė grumbulluar nga 60 deri nė 96 kredi ECTS, do tė cilėsohen si studentė nė provė akademike dhe do tė jenė nė pėrcjellje tė progresit tė tyre akademik. Nė rast tė progresit tė pamjaftueshėm, pėr kėta studentė do tė parashihet trajtim sipas suksesit tė treguar, bazuar nė sistemin ECTS, Ligjin pėr Arsim Sipėror dhe Rregulloret e UEJL. Tė gjithė studentėt, tė cilėt kanė kredi tė mbetura nga vitet paraprake, pėr tė fituar tė drejtėn e regjistrimit nė provim, duhet t’i drejtohen, me kėrkesė Pro-Dekanit pėr ēėshtje studentore tė fakultetit gjegjės dhe, pastaj, tė paguajnė 25% e kredive tė mbetura. Servisimi i kėtillė i provimeve do tė bėhet vetėm pėr nji vit.
PM
Top
r.mislimi
Postuar nė: 23.09.2006, 13:18
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



N J O F T I M

pėr studentėt, qė nuk i plotėsojnė kushtet e kalueshmėrisė pėr kalimin nga njė vit nė vitin e ardhshėm tė studimeve

Ju rikujtojmė pėr kushtet e kalueshmėrisė, tė pėrcaktuara me vendimin e Kėshillit tė UEJL, tė datės 23. 09.2004 sipas tė cilit pėr kalim:
- nga viti i I (parė), i studimeve nė vitin e II (dytė), tė studimeve, studenti duhet tė ketė grumbulluar, sė paku 42 kredi, gjatė studimeve nė vitin pėrkatės akademik ;

Tė gjithė studentėt qė kanė ndjekur vitin e parė dhe nuk e plotėsojnė kushtin e mėposhtėm janė tė obliguar tė ri-regjistrojnė vitin I-rė akademik sipas procedures nė vijim.


PROCEDURA E RIREGJISTRIMIT:

- Pėrgjegjės pėr studentėt, qė nuk kanė plotėsuar kushtet e kalueshmėrisė, do tė jetė Pro-Dekani pėr ēėshtje studentore i fakultetit pėrkatės;

- Vendimi pėr riregjistrim tė vitit lėshohet nė bazė tė KĖRKESĖS SĖ STUDENTIT. Kėrkesa meret nė zyrėn e Pro-Dekanit pėr ēėshtje studentore tė fakultetit pėrkatės. KĖRKESA MUND TĖ BĖHET NGA DATA 25.09.2006 DERI ME 29.09.2006;

- Nė bazė tė kėrkesės, Pro-Dekani do tė plotėsojė akt-vendimin pėr riregjistrimin tė studentit. Nė akt-vendim, nė bazė tė transkriptės, do tė shėnohet numri i kredive, qė studenti duhet tė rimarrė nė vitin akademik, qė riregjistron. P.sh. studenti qė ka 36 kredi do tė mund tė riregjistrojė vitin e parė tė studimeve dhe duhet tė rimarrė edhe 24 kredi (nga 60-36=24), nė vitin vijues akademik. Pastaj, do tė kalkulojė shumėn, qė studenti duhet ta paguajė pėr t’i ndjekur kėto lėndė. Vlera e njė kredie SET (ECTS), tė rimarrur ėshtė 50% e njė krediti SET tė rregullt. Nė akt-vendim, nė bazė tė analizės sė transkriptės pėr studentin pėrkatės, Pro-Dekani do tė pėrcaktojė edhe lėndėt (me kreditė pėrkatėse), tė cilat studenti duhet t’i rimarrė gjatė vitit vijues akademik.

- Njė akt-vendim i jepet edhe studentit. Studenti, me vendimin e marrė nga Pro-Dekani, pėr tė bėrė riregjistrimin e vitit, duhet tė bėjė pagesėn e shumės sė pėrcaktuar nė vendim, nė llogarinė rrjedhėse tė universitetit:
o STOPANSKA BANKA
o Llogaria rrjedhėse: 200-000877547449
o Numri tatimor: 4028003134292

- VENDIMIN, STUDENTĖT, MUND TA MARRIN NĖ ZYRĖN E PRO-DEKANIT NGA DATA 02.10.2006 DERI MĖ 06.10.2006. NĖ PO KĖTĖ PERIUDHĖ, STUDENTI DUHET TA BĖJĖ EDHE PAGESĖN, SIPAS VENDIMIT DHE TA DORĖZOJĖ NĖ ZYRĖN E BURSARIT;

- Pėr studentėt, tė cilėt e kanė riregjistruar VITIN E PARĖ, apo TĖ DYTĖ, do tė organizohet mėsimdhėnie dy herė nė muaj, sipas orarit tė veēantė, i cili do tė shpallet nė gjysmėmuajin e parė tė Nėntorit. Studentėt e riregjistruar, gjithashtu do tė kenė tė drejtė tė hyjnė nė afatet e rregullta tė provimeve dhe atė:
o Nė afatin e shkurtit 2006/’07, pėr provimet, qė servisohen nė semestrin dimėror; nė afatin e korrikut 2006/’07, pėr provimet e semestrit pranveror; dhe atė tė shtatorit, pėr tė dy semestrat e vitit, tė riregjistruar sipas plan-programit qė kanė vijuar deri mė tani.



UEJL, 22.09.2006 ZYRA PĖR PLANIFIKIM AKADEMIK



----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topic Start new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio