Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Nata e Kadrit
ardi_pr
Postuar nė: 11.10.2006, 14:10
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006




Si ta kėrkojmė natėn e Kadrit?

Lejletul kadėr (nata e kadrit) ėshtė nata mė e bekuar. Njė person i cili e humb atė me tė vėrtetė ka humbur njė sasi tė madhe tė mire. Nėse njė besimtar ėshtė shumė i zellshėm pėr t’ju bindur Allahut dhe pėr tė shtuar veprat e mira nė regjistrin e tij, ai duhet tė pėrpiqet qė tė takohet me kėtė natė dhe ta kalojė ate nė adhurim dhe nė bindje (ndaj Allahut). Nėse kjo do t’i pranohet atij tė gjitha gjynahet e mėparshme do t’i falen.

Duke falur namaz nate (kijam ul lejl)

Ėshtė e rekomanduar pėr tė bėrė njė namaz nate tė gjatė gjatė netėve nė tė cilat mund tė qėllojė Nata e Kadrit. Kjo tregohet nė shumė hadithe, si mėposhtė:

Ebu Dher, radijallahu anhu, transmeton: “Ne agjėruam me tė dėrguarin e Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, nė Ramazan. Ai nuk na udhėhoqi nė falje aspak deri kur kur kishin mbetur shtatė netė tė Ramazanit. Atėhere ai u ngrit me ne (pėr tu falur) derisa njė e treta e natės kishte kaluar. Ai nuk u fal me ne nė ditėn e gjashtė. Nė natėn e pestė, ai u fal me ne derisa gjysma e natės kaloi. Kėshtu ne i thamė:”O i dėrguar i Allahut!A po falesh me ne tėrė natėn?” Ai u pėrgjigj: “Kushdo qė qėndron (nė kijam) nė Natėn e Kadrit me Imamin derisa (imami) ta pėrfundojė faljen, ėshtė e regjistruar pėr tė qė ai ėshtė falur tėrė natėn...”[Transmetuar nga Ibėn Ebi Shejbe, Ebu Davud, El-Tirmidhi (i cili e ka bėrė autentik), en-Nesai, Ibėn maxhe, et-Tahavi (nė Sherh Ma’an il-Athar, Ibėn Nasr, el-Ferjabi dhe el-Bejhaki. Zingjiri i tyre ėshtė i saktė]

Ebu Hurejre, radijallahu anhu, ka transmetuar qė i dėrguari i Allahut ka thėnė: “Kushdo qė qėndron (nė kijam) nė Natėn e Kadrit (dhe nėse i bėhet e mundshme atij) nga besimi i tij dhe shpresa (pėr shpėrblimin e Allahut) do t’i falen tė gjitha gjynahet e mėparshme”.[El-Buhari dhe Muslimi, me shtesė “dhe nėse i bėhet e mundshme atij” ėshtė e regjistruar nga Ahmedi nga njė transmetim i Ubade Bin es-samit, nėnkupton qė ėshtė e lejuar pėr tė qėnė midis adhuruesve tė sinqertė gjatė kėsaj nate tė bekuar]

Bėrja e duave

Ėshtė gjithashtu e rekomanduar tė bėhen dua tė gjata gjatė kėtij muaji. Aisha, radijallahu anha, ka transmetuar qė ajo e ka pyetur tė dėrguarin e Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem: ”O i dėrguari i Allahut! Nėse unė ta di se cila ėshtė nata e Kadrit, cfarė duhet tė them gjatė saj?”

“O Allah! Ti je falės dhe ti e do faljen. Kėshtu mė fal”. [I transmetuar nga Ahmedi, Ibėn Maxhe, dhe et-Tirmidhi]

Shmagja nga kėnaqėsitė e kėsaj bote pėr hir tė adhurimit

Ėshtė e rekomanduar pėr tė shpenzuar mė tepėr kohė nė adhurim gjatė netėve nė tė cilat Lejletul Kadėr (nata e kadrit) ėshtė e mundshme tė bjerė. Kjo thirrje pėr shamngjen e shumė dėshirave tė kėsaj bote bėhet nė mėnyrė qė tė sigurohet kohė dhe mendime vetėm pėr Allahun. Aisha, radijallahu anha, ka thėnė: “Kur dhjetė ditėt e fundit (tė Ramazanit) fillonin, Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, do ta shtrėgonte izarin e tij (ai qėndronte larg nga gratė e tij nė mėnyrė qė tė kishte mė shumė kohė pėr adhurim), e kalonte tėrė natėn zgjuar (duke u falur) dhe zgjonte familjen e tij”.[El-Buhari dhe Muslimi]

Dhe ajo, radijallahu anha, gjithashtu ka thėnė: “I dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, e shtonte adhurimin mė shumė nė dhjetė ditėn e fundit sesa nė ditėt e tjera”.[Muslimi]


Shejh Muhammed Nasiruddin Albani

(marr nga www.albislam.com)



----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
ardi_pr
Postuar nė: 12.10.2006, 15:02
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006




Besimtari i menēur nuk e lė kėtė rast t’i shpėtojė, si atij ashtu edhe familjes sė tij. Ato janė disa netė tė pakta, mund tė ndodhė qė gjatė adhurimit nė kėto netė tė ndiesh shijen e pendimit dhe sinqeritetit, e kėshtu fiton dynjanė dhe ahiretin.
Ėshtė pėr tė ardhur keq kur shikon sesi shumė prej muslimanėve, kėto netė tė begata i kalojnė me gjėra qė nuk u bėjnė dobi. Rrinė deri natėn vonė duke bėrė muhabet, dhe kur vjen koha pėr tė falur namaz nate, flenė duke u shpėtuar nė kėtė formė njė shpėrblim mjaft i madh, tė cilin nuk mund ta gjejnė mė gjatė atij viti. Nuk ka dyshim se ata i vė nė lojė shejtani, i cili ėshtė betuar tė largojė njerėzit nga bindja e Allahut tė Madhėruar.

Allahu i madhėruar i thotė shejtanit tė mallkuar “Sepse ti ndaj robėrve tė Mi (tė sinqertė) nuk ke kurrfarė force (as fizike e as mendore), pėrveē atyre tė humburve qė tė vijnė nga pas.” Hixhr, 42.

Ai qė ėshtė i menēur nuk e ndjek rrugėn e shejtanit i cili i ka dalė si kundėrshtar i Allahut, kjo ėshtė nė kundėrshtim me logjikėn e shėndoshė.

Allahu thotė:“Vallė nė vendin Tim do ta merrni pėr mik atė (shejtanin) dhe pasardhėsit e tij, ndėrkohė qė ata janė armiqtė tuaj? Sa kėmbim i shėmtuar ėshtė ai qė bėjnė jobesimtarėt!” Kehf, 50.

“Shejtani ėshtė armiku juaj, ndaj edhe ju konsiderojeni atė si armik, ai e thėrret grupin e tij vetėm se pėr t’i bėrė banues tė zjarrit.” Fatir, 6.



Zoti na dhėntė fuqi pėr t’i kaluar kėto ditė dhe netė tė begata me namaz nate, dua, dhikėr, lexim Kurani dhe adhurime tė tjera!


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top

Topic Options Reply to this topic Start new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio