Studentet.info
 Kërko      Antarët      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> DRAME KUSHTUAR DESHMORIT TE USHT ABDUSELAM EMINIT
INDEXI
Postuar në: 15.10.2006, 16:31
Quote Post


Tërë kohën flas :)
*****

Posti: Antarë
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006




DRITA E ENGJUJVE
Hamdi Nuhiju
kushtuar Abduselam Eminit

Cdo sfidè qè qèndron mbi plagjiatèr politik reflekton idenè e varèsisè nga tè tjerèt, e vetmja gjè qè nuk varet nga askush èshtè trimèria.Ajo èshtè e mbjellur dhe e kalitur thellè nè zemrèn e njeriut tè lashtè sa lashtèsia.Kohè vjeshte.Stuhia e jetès kalon si pelegrinè rrugès plot gjemba diturie.Era e fort e lindjes vjen nè mesin e ditès nèn hijen e dèmtuar dhe tè kahèzuar tè flijimit si iterenar drite.I mbushur pèrplot gjallèri , qytet me historinè e vecantisè.Nèn pèrrockat e Sharrit harronè poeti mendèsinè.Bash kètu lind njè lule vjeshte qè do tè alarmojè pèrgjithmonè trimèrinè , mahnitjen me diturinè....

Skena I

---I ulur nè njè qoshe tè dhomès babai ka kapur digitronin nè dorè dhe po i shikon tv....

Babai( me nervozizèm) : Hè e paskan mbyllur edhe kètè fabrikè.Ah , ky vend i shkretè qè po uzurpon cdo skaj tè tokès arbnore , dhe unè , unè duhet tè jetoj....(mendimin ia ndalon njè lajm i keq i shfaqur nè tv pèr vrasjen e abduselam eminit)Horrat ,ah horrat , tè bèjnè argat , tè tregojnè si tè mendosh , si tè jetosh, dhe nè fund tè vrasin , ah , sikur tè isha nè vendin e kètij trimi dhe tè vdisja pèr dritèn e popullit tim ah , ah....(fillon tè qajè me zè)...
Nèna:Cka ke o burrè ? Qetèsohu tè lutem , qetèsohu , cfarè ke?
Babai:Si tè qetèsohem moj grua , kur koka e tè riut pèr dituri , shkon si qeni nè rrush.Kur pèrcdodit malltretohen studentat e mjerè , me tè vetmin preteks se janè shqiptar dhe dèshirojnè qè tè shkollohen dhe edukohen nè gjuhèn e tyre .
Nèna:Zoti i mallkoft kèta tè mjerè qè po thumbojnè popullin tonè nè kètè mènyrè.A pak po i duket qè po udhèheqin me kètè vend a edhe shkollimi ynè po i pengojka.Zoti i vraftè tè gjithè ata zagar qè pèrdit rrahin mè tè dashurinè e nènave , bijtè e shqipes vrahen , masakrohen , oh , Zot tè lutem , oh , Zot na liro nga kjo katrahurè e marrishme....

----tè pèrqafuar tè dytè dhe kètu lèshohet perdja e skenès sè parè----







SKENA II

--nè tè njejtin vend takohen djali dhe vajza---

Djali:Mirdita moter.
Vajza:Mirdita vèlla si kalove sot nè shkollè?
Djali:Po , mirè me thènè.Profesoresha e gjuhès maqedone mè nervozoi pak.
Vajza:Pse vèlla cfarè tè tha?
Djali:Ishim duke mèsuar njè lekcion mbi historinè e gjuhès dhe profesoresha na tregoi se gjuha maqedone èshtè njèra prej gjuhève mè tè vjetra nè Ballkan dhe se popujt tjerè kanè pèrvetèsuar shumè fjalè nga kjo gjuhè , e mè sè shumti shqiptarèt.
Vajza:Po , mirè o vèlla t’i e dinè se ajo nuk èshtè e vèrtètè.Neve duhet tè mèsojmè dhe tè kryjmè shkollimin qè njè ditè ne tè jemi profesor dhe popullit tanè t’ua mèsojmè tè vèrtetèn dhe realitetin e kètij trualli.
Djali:(thellohet nè mendime) , sot nè shkollè tè gjithè nxènèsit ishin prezentè pèrvec....(fillon tè qajè)...
Vajza:Hè , vèlla kush nuk ishte sot nè shkollè dhe pse qan?tregom tè lutem dua ta di?
Djali:Tè gjithè nxènèsit sot ishin prezent pèrvec djalit tè Abduselam Eminit.Pèr shkak se babain e tij dje e vranè nè mbrojtje tè Univerzitetit tè Tetovès.

----skena pèrfundon nè tè njejtèn mènyrè si e parè tè dytè tè pèrqafuar dhe duke ia fshirè lotèt njèri-tjetrit-----

SKENA III

---babai i vetèm nè njè dhomè tjetèr fillon tè bisedoj me veten----

Babai:Kaluan shekuj , mote e vite.Njè jetè gjeneratash dhe trimèrishè mbi kèto troje.Pashallarè , agallarè , cetnikè e milic.Cdo gjè morèn me vehten , por zemrèn , nè asnjè moment nuk mundèn tè na vjedhin.Ajo èshtè e Arbèrit , e Ilirève tè lavdishèm.U munduan tè na zhdukin nga faqja e dheut, tè na internojnè ,e tè na largojnè , gjithcka shikuan nèn prizmin e asimilimit.Lindèn shumè elegji si :Horrat sonte festojnè , Vend i mposhtur dhe i mplakur , Sllavka ...Dhe nè asnjè moment nuk arritèn tè kundrojnè mbi themelet e shpirtit.Ah , sytè e mi sa gjakè panè , sa vlim tè trishtueshèm mbi zemrèn martire.Sytè mu kanè verbèruar dhe kèmbèt mu kanè lishtuar.Mè , nuk mundem tè jetoj mbi kètè vend qè horrat po e pèrbijnè.Historia flet mbi zemèr dhe nèn thembrèn e Akilit.Ajo na fton nè kèngèn e mjerimit , sot botèn e sjellè vèrdallè mjerimi.Ndèrsa ne jashta civilizimit jashta botès sè arsimuar.Motmotet kaluan , kaloi edhe ai moment i krimit i errèsirè...Nga errèsira nè errèsirè , jo pse unè desha , por ma imponuan , oh populli im i dashur.50 vite errèsirè , e mijèra vjet lavdi , ende nuk po ndikojnè qè peshorja e lavdisè tè rèndojè nè identitetin tonè.Pse o ju tè mallkuar u munduat tè ma merrni zemrèn dhe tè ma robèroni?Por , mos harroni nè asnjè moment se sa ekzistojnè bijtè e shqipes ju kurrèn e kurrès trungun nuk do ma merrni.Lavdi tè qoftè o Abduselam Emini se njè ditè do tè takohemi nè Parajsè.


www.hamdinuhiju.blogspot.com
PM
Top
Babadimri
Postuar në: 25.12.2006, 13:10
Quote Post


Tërë kohën flas :)
*****

Posti: Antarë
Postime: 77
Antari Nr: 4859
Bashkangjitur: 24.12.2006



A eshte punu kjo apo vetem eshte skenari me informoni se jam i inetersuar ta shoh kete drame
PM
Top

Topic Options Reply to this topic Start new topicStart Poll

 

Postimet janë në pronësi të vet postuesve, redaksia jonë nuk mer asnjë përgjegjësi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi është i lejuar nëse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio