Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Studentja Esmere Kola: Shamia mė ka ndihmuar
r.mislimi
Postuar nė: 19.10.2006, 15:08
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Studentja Esmere Kola: Perēja mė ka ndihmuar tė njoh njerėzit



Unė vij nga njė familje pagane, me origjinė tė hershme kristiane. Me fenė islame u njoha fillimisht nga im vėlla, qė studion nė Arabinė Saudite pėr jurisprudencė islame. Kėshtu nis biseda me Esmere Kolėn, nga Shishtaveci i Kukėsit, qė jeton dhe mėson nė Tiranė. Esma, siē i thėrrasin miqtė, studion nė degėn e Fizikės nė vitin e katėrt, pranė fakultetit tė Shkencave tė Natyrės. Ajo ka vėnė perēe nė moshėn 19-vjeēare, kur ishte nxėnėse nė shkollėn e mesme. Veshja myslimane ėshtė njė obligim pėr tė qė e ka ndihmuar nė njohė mė mirė njerėzit.

"Feja ėshtė njė sistem jetese", thotė Esma, duke shtuar se "edhe veshja ėshtė nė funksion tė saj". Unė ndjehem shumė e qetė kėshtu, pasi ėshtė njė mėnyrė pėr tė shprehur devotshmėrinė qė unė kam ndaj Zotit. Pėr Esmėn, ka qenė i vėshtirė fillimi, kur tė gjithė e shikonin me njė sy tjetėr. Madje edhe profesorėt. "Ti Esmere je shumė mirė me mėsime, por kjo shamia ta prish pak", mė ka thėnė njė profesor, njė vit mė parė. Por, mė pas, ka qenė ai profesor qė kur mė ka njohur mė ka kėrkuar falje. "Nė sytė e njerėzve ne dukemi si njerėz demode", pasi veshja fetare shihet si njė lloj mungese emancipimi. Por nuk ėshtė kėshtu. Ky ėshtė vetėm njė paragjykim". Por unė i kam falur tė gjithė ata qė mė kanė paragjykuar, madje shoqet e mia mė tė mira nė fakultet janė ato qė mė kanė sharė nė fillim. Por kjo veshje ėshtė pasqyrė pėr mua ku shoh veten dhe tė tjerėt. Libri i parė qė Esma ka lexuar ėshtė "Si tė pushtojmė zemrat e njerėzve" dhe thotė se "ka zbatuar disa nga parimet e mėsuara aty". Pėr Esmėn, devotshmėria ėshtė gjėja kryesore nė jetė.

Esma ėshtė njė femėr elegante, me sytė tė kaltėr dhe me njė mimikė fytyre mjaft tė ėmbėl. Gjatė gjithė bisedės, ajo pėrpiqet tė sqarojė se feja "ėshtė njė ushqim moral". Edhe pse ėshtė bashkėshorte edhe pse ka preokupime nė shkollė dhe familje, thotė se nuk ėshtė ndjerė asnjė herė e stresuar. Dhe kėtė ia dedikon besimit, qė thotė se e ka fituar vetėm nga literatura. "Kur im vėlla u kthye nga studimet, na mėsoi me tė mirat e fesė islame, qė nga ajo kohė (para 5-6 vitesh), unė vazhdoj tė lexoj shumė. Pėr sa i pėrket veshjes qė ajo mban, pohon se ka hasur nė fillim nė insistimin e tė gjithėve, si tė prindėrve, motrave e vėllezėrve. Pėr tė, vetė Zoti i shtron rrugėn njeriut. Dikujt ia bėn tė lehtė e dikujt mė tė vėshtirė. Pėr tė, vajzėn e pėrjashtuar nga shkolla, Zoti ia ka vėshtirėsuar pak rrugėn, por i kėshillon asaj tė gjejė forcėn qė t‘ia dalė mbanė. Esma nuk e paragjykon rektorin e Universitetit tė Durrėsit, qė e pėrjashtoi nga shkolla, por i kėshillon vajzės qė pėr shkak tė veshjes u bė objekt nė shkollė, qė tė ndryshojė fakultet, pasi secila shkollė ka rregullat e veta qė duhen respektuar. "Ajo duhet tė kishte lexuar rregulloren e universitetit mė parė se tė niste studimet", thotė Esma, duke shtuar se "nuk ka asgjė tė pazgjidhshme, thjesht duhet pasur durim dhe qetėsi".



----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio