Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> A nevojitet hapja e fakultetit te gazetarise ne US, Derisa USHT dhe UEJL duplifikojnė fakult
r.mislimi
Postuar nė: 20.02.2006, 15:57
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



A nevojitet hapja e fakultetit te gazetarise ne USHT apo UEJL?

Derisa USHT dhe UEJL duplifikojnė fakultetet

Shqiptarėt e Maqedonisė mbesin pa fakultet tė gazetarisė

Hapja e fakulteteve apo katedrave te gazetarisė nė dy universitetet nė gjuhėn shqipe nė Maqedoni vlerėsohet tė jetė njė nevojė imanente e kohės, e cila imponohet nga zhvillimi i hovshėm teknologjik dhe profesional i mediave.

Kryeredaktoret e mediave nė gjuhėn shqipe nė Maqedoni ankohen pėr mungesė tė gazetarėve dhe pėr kėtė situatė akuzojnė dy universitetet nė gjuhėn shqipe, tė cilėt, sipas tyre, kanė duplifikuar disa fakultete kurse nuk e kanė parė tė arsyeshme tė themelojnė njė tė gazetarisė.

Gazetari i diplomuar, Sefer Tahiri, i cili ėshtė para magjistrimit nė lėminė e shkencave tė kominikimit, u shpreh se hapja e njė katedre tė gazetarisė nė gjuhėn shqipe ėshtė e arsyeshme, edhe perkunder faktit se nė Fakultetin Juridik nė Shkup funksionon katedra e gazetarisė, por nė gjuhėn maqedonase.

“Pėr shkak tė ekzistimit tė barierave politiko-etnike nga ana e Universitetit tė Shkupit, numri i studentėve shqiptarė nė kėtė katedėr vite me rradhė ka qenė i vogėl”, theksoi Tahiri.

Sipas tij, gazetaria padyshim se duhet tė jetė objekt i studimeve univerzitare nė gjuhėn shqipe ngjajshėm si ekonomia, drejtėsia apo historia.

“Gazetarisė shqiptare aktualisht i mungon profesionalizmi i duhur dhe pikerisht njė katedėr e tillė do tė ishte njė kontribut i rėndėsishėm pėr tė patur media mė profesionale, mė korrekte dhe mė objektive”, deklaroi Tahiri.

Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Arsimit, Numan Sallai, pajtohet me konstatimin se ka mungesė tė fakultetit tė gazetarisė nė gjuhėn shqipe por shtoi se “iniciativa duhet tė rrjedhė nga vetė universitetet”.

“Nėse njė universitet vlerėson se ka nevojė tė hapet fakultet apo katedėr, atėherė duhet tė ngrisė iniciative konform kushteve tė parapara me ligj. Mė pastaj vendimin e merr Komisioni akreditues”, theksoi Sallai.

Nė UEJL thonė se ekziston Fakulteti i Shkencave tė Komunikimit nė kuadėr tė sė cilit ekziston drejtimi i studimit tė mediave.

“Nė kėtė fakultet ekziston edhe gazetaria si lėmi e veēantė e mediave. Megjithatė, nė ciklin e dytė tė studimeve postdiplomike ne nė tė ardhmen mund tė ofrojmė profilim tė gazetarit si profesionist”, tha zėdhėnėsja e UEJL-sė, Adelina Marku.

Nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės (USHT) thonė se “ende nuk ėshtė menduar nė kėtė drejtim”.

“Nuk ka iniciativė pėr themelimin e fakultetit tė gazetarisė, por nuk do tė thotė se nė tė ardhmen nuk do tė ketė program studimor pėr kėtė lėmi, i cili do tė funksiononte nė kuadėr tė ndonjė fakulteti ekzistues”, deklaruan nė USHT.

http://www.apj.org.mk/


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio