Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> BRUNEI VEND I PAQES, punim shkencor nga lemi i gjeografise
INDEXI
Postuar nė: 20.10.2006, 11:31
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



Brunei
Vendi i Paqės
Shkruan: Fehim Xhafer Dragusha
NĖ VEND TĖ PARATHĖNIES

Falėnderimet dhe lavdėrimet i pėrkasin vetėm Allahut tė Madhėruar. Salavatet dhe Selamet mė tė ngrohta qofshin mbi Pejgamberin tonė tė dashur, Muhammedin alejhisselam, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij tė ndershėm si dhe mbi tė gjithė ata qė e pasuan dhe pasojnė atė deri nė Ditėn e Kiametit .
Lexues tė dashur, punimin qė keni para jush, ka pėr synim njohjen e lexuesit tė rėndomtė, pėr njė vend Islam, siē ėshtė Brunei .
Dihet shumė qartė se ky ėshtė njė punim i imi vullnetar, dhe mė kėtė nuk duhet ta kemi parasysh njohjen e Vendit nė detaje e nė thellėsi.
Pra, me kėtė rast duhet ta ceku se qėllimi i kėtij punimi tė shkurtėr ėshtė pajisja e lexuesit tė zakonshėm dhe tė ngritur moralisht, nė mėnyrė qė ai tė jetė nė gjendje tė njihet edhe me njė vend tė vogėl islam, si dhe pėr disa ēėshtje tė imėta qė unė kam sjellur nė kėtė punim.
Falėnderoj Allahun e Madhėrishėm pėr tė gjitha tė mirat qė na i ka dhuruar si dhe Bashkėsinė Islame, pėr mundin dhe angazhimin e palodhshėm, qė dhanė pėr ne, e nė veēanti, falėnderoj Myftiun e Kosovės Mr.Naim Tėrnava, Shefin e kabinetit tė Myftiut "Ejup Ramadani" si edhe Ekrem Simnica – profesor nė Medresenė e Mesme Alauddin tė Prishtinės.
I lutem Allahut tė Madhėrishėm, qė kjo vepėr e thjeshtė, tė jetė pėr hir tė Tij. Poashtu, kėrkoj ndjesė pėr mangėsitė qė do ti hasni nė kėtė punim dhe me gjithė zemėrgjerėsi do t'ju kisha lutur qė nėse gjeni diē qė gjithsesi duhet cekur, atėherė me shkruani nė adresėn time tė internetit:
fehim_dragusha@yahoo.com
feim_dragusha@hotmail.com
SKICA DEMOGRAFIKE E BRUNEIT

Mbretėria e Bruneit, ka njė numėr shumė tė vogėl tė banorėve , diku rreth 350,000 banorė pėrafėrsisht([1]).
Brunei shtrihet nė Azinė Juglindore, nė ishullin e majtė tė Borneut. Shtetet e saja fqinjė janė: Malajzia, Indonezia, Tajlanda si dhe Singapori. Kryeqyteti i Bruneit ėshtė "Bandar Seri Begawan." Banorėt e kėtij vendi flasin Gjuhėn Maleje ([2]).
Dy tė tretėn te kėtij numri e pėrbėjnė Fisi Malej. Pėrveē kėtij fisi, nė Brunei hasim edhe ne disa fise tjera, si Fisi Dusun , Fisi Ibang etj.
Fisin Malej e pėrbėjnė 68% tė popullsisė dhe qė tė gjithė pasojnė Shkollėn Juridike Shaafiite, kurse fiset tjera qė i ceka mė parė, janė jomyslimane dhe pėrqindja e tyre kap shifrėn 6%.
Kėto Fise vėrtetė janė primitive dhe ende praktikojnė dhe besojnė nė besime tė kota, si Animizmi, Shaminizmi, etj .
Kohėve te fundit, shumė banorė te kėtyre fiseve veē kanė pranuar Fenė Islame dhe atė krishtere.
Nė Brunei, dominojnė ca etnitete, sipėrshembull Kinezėt, me prejardhje nga Kina, Hong Kongu dhe Taiwani.
Kėta emigrant([3]) praktikojnė besimet e tyre Kineze, si Budizmi, Taoizmi dhe Konfuqionizmi. Edhe prej kėtyre kemi njė numėr bukur tė mirė, qė kanė kaluar nė Fenė Islame.
Nė Brunei ka edhe Materialist, Industan si dhe besime tjera, ku numri i popullatės sė tyre arrin nė 11%.
Edhe pse Feja Islame, ėshtė Fe Zyrtare e Vendit ( Brunei Darussalam), megjithatė, pakicat fetare kanė tė drejtė ti zbatojnė traditat e tyre fetare dhe tradicionale, dhe ky ėshtė njė shembull i mirė pėr jomyslimanėt, tė cilėt janė duke ushtruar terror mbi Myslimanėt si dhe mbi Islamin.
Kjo harmoni dhe paqe ndėrmjet fenave, daton qysh nga viti 1959, atėherė kur Brunei shpalli Kushtetutėn e saj Islame, duke shpallur:
Fe zyrtare e bruneit do tė jet islami. Tė gjitha fenat tjera kan tė drejtėn e praktikimit te besimeve te tyre , ne paqe dhe harmoni…
Brunei pėr dallim nga vendet e saja fqinjė, shquhet si vend i paqes dhe qetėsisė. Ėshtė vend qė ēdo gjė ia kushton ndėrtimit dhe zhvillimit tė jetės islame. Dikush do tė kishte pyetur, se si erdhi Islami ne Brunei?

Si erdhi islami nė Brunei ?

Ka shumė teori qe flasin mbi ardhjen e Islamit nė Brunei([4]). Njėra prej teorive ėshtė se Islami ka ardhur nga Kina. Njė teori tjetėr ėshtė se Islami kishte depėrtuar ne Brunei pėrmes Tregtarėve Arab, tė cilėt kishin ardhur ne Azinė Juglindore, pėrgjatė shekujve 14-15.
Kėta Arab kishin qenė nga Jemeni dhe thuhet qė ne Brunei kishin arritur tė depėrtojnė pėrmes Indisė.
Historianėt kanė vėrtetuar se shumica e Thirrėsve Islam, qė kishin ardhur ne Xhava, Sumatra, Borneo dhe Selebes, kishin qenė me prejardhje dhe trashėgimi tė Pejgamberit te fundit Muhammedit alejhisselam.
Njė teori tjetėr thotė, se Islami nė Brunei kishte depėrtuar nė vitet e hershme, diku ne shekullin e shtatė, pėrmes Misionarėve Myslimanė, qė prej tyre kishte edhe tregtarė([5]).
Bazuar nė faktet e dėshmuara, tregohet se nė vitin 977, nė Brunei ishte njė Mysliman Kinez.
Nė Varrezat tjera tė Kryeqytetit Bandar Seri Begawan, gjinden disa gur varresh tė Myslimanit. Kėta gurė datojnė qysh nga shekulli i 15 tė dhe aty ėshtė edhe varri i njėrės prej Princeshave tė Sultan Abdul Majid . Mbishkrimi ėshtė Arab ([6]) .
Kėta Thirrės ( Ed-dua ), me gjithė mundin e tyre, qė dhanė ne pėrhapjen e Islamit, arritėn qė ne shekullin e 12tė hixhrijj, ta themelojnė Shtetin Islam tė Bruneit, ku prej asaj kohe e deri ne ditėt e sotshme, Brunei ka kushtetutėn e saj Islame ([7]).
Nga shekulli i pesėmbėdhjetė e deri nė gjysmėn e shekullit gjashtėmbėdhjetė, Brunei arriti tė dominoj mbi ishujt bregdetar tė Borneut dhe Filipinėve.
Me ardhjen e Spanjollėve dhe Anglezėve nė kėtė regjion, ndodhėn shumė shkatėrrime politike e mbi tė gjitha, Anglia nė mėnyrė graduale arriti qė Brunein ta bėnė si Protektorat tė saj, nė vitin 1888.
Brunei konsiderohet Mbretėri Islame Maleje, qysh para gjashtė shekujve.
Koncepti i domethėnies se MIB-sė "Monarkisė Maleje Islame" (Melayu Islam Beraja or Malay Muslim Monarchy), ėshtė konfirmuar pėrgjatė kohės sė Sultan Haji Omar Ali Saifuddin ( 1950 – 1967 ), atėherė kur u njohė zyrtarisht ne Kushtetutėn e Bruneit, nė vitin 1959 .
Pikėsynimi i Qeverisjes sė Bruneit nga Sultan Hassanal Bolkiah, ka pėr qellim pėrkrahjen dhe ruajtjen e islamit si Fe Zyrtare te Bruneit.
Gjatė periudhės se Sulltanit tė tanishėm "Sultan Hassanal Bolkiah" Shteti i Bruneit, u zhvillua ne masė tė gjerė, e sidomos ne fushėn fetare, si: Ndėrtimi i Xhamive, Faltoreve (prayer rooms), Shkollave Islame, Institucioneve tė Larta Fetare, etj ([8]).


PM
Top
INDEXI
Postuar nė: 20.10.2006, 11:32
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



Brunei – Shteti i Parė Islam nė Borneo

Do theksuar se Brunei ishte Shteti i parė Islam nė Borneo.
Besohet se Sundimtari "Po-ni Awang Alak Betatar" ishte martuar me njė Princeshė Myslimane, nga Xhohori[9] i vjetėr dhe mė pas kishte kaluar nė Islam. Pas martesės se tij me Princeshėn e Xhohorit, ai ishte bėrė Sulltan dhe kishte mar emrin "Sultan Muhammad Shah". Ky ishte Sulltani apo Mbreti i parė i Bruneit .
E gjithė kjo rezulton, se Feja Islame nė Brunei, kishte qenė e ngritur dhe e pėrhapur para vitit 1370.
Islami kishte filluar tė pėrhapej nė Brunei pėrgjatė Mbretėrisė sė Sultan Sherif Alij – ky ishte Arab nga Taifi dhe njėherit ishte edhe trashėgimtar I Muhammedit alejhisselam.
Pėr vlerėn dhe personalitetin e tij moral, tregon Historia e Bruneit. Emri i tij qė mbeti i pavdekshėm tek gjeneratat e reja, rezulton se ishte njė Mysliman shumė i sinqertė, i cili Islamin e kishte pėrhapur nė Brunei nė mėnyrė fisnike .[10]
Nė vitin 1515, Portugezėt njoftuan nga Malaka (Malacca) se Mbreti dhe banorėt e Bruneit ishin bėrė Myslimanė.
Tregtia e Bruneit ishte rritur. Hapėsira gjeografike ishte zgjeruar me tė madhe. Vendet qė kishte mar Brunei, ishin: Sabah, Sarawaku, Filipinėt dhe Manila.([11])
Mbreti i pestė i Bruneit ishte "Sulltan Bolkiah" I cili ishte edhe Hero I Bruneit. Perandoria e tij kishte qenė shumė e gjerė dhe kishte marr shumė territore. Ai kishte vdekur nė vitin 1524.

Organizatat dhe Institucionet Fetare

Institucionet Fetare, si pėr Myslimanėt ashtu edhe pėr jomyslimanėt gjinden nė ēdo anė tė Bruneit. Bazuar nė Ministrinė pėr ēėshtje fetare, nė Brunei ekzistojnė mė shumė se 100Xhami, pėrfshirė kėtu edhe Faltoret (prayer rooms) dhe dy Xhamit kryesore dhe mė tė mėdha ne Mbretėrinė e Bruneit "Masjid Omar Ali Saifuddien dhe Jame'Asr Hassanal Bolkiah. Kėto xhami, janė shumė atraktive pėr vizitorėt e huaj si dhe kupolat e tyre janė tė zbukuruara me ari.
Ne Brunei ekzistojnė shtatė kisha, tre tempuj Kinez si dhe dy tempuj tė vogėl Indian. Pra ky ėshtė njė argument i vėrtetė se, nė Brunei ka liri fetare si dhe harmoni shtetėrore dhe pėr kėtė quhet Darussalam (Vend i Paqes).
Shumica e Organizatave Islame dhe departamenteve janė Qeveritare.
Ministria e Fesė, ėshtė themeluar nė vitin 1986. Ajo pėrbėhet nga shtatė departamente tė ndryshme, si:
1- Departamenti pėr ndėrtimin dhe mbikėqyrjen e Xhamive.
2- Departamenti pėr Organizimin e Haxhit.
3- Departamenti i Studimeve Islame , pėrfshirė kėtu edhe
4- Departamentin e Legjislacionit Islam.
5- Departamentin pėr thirrje ne Islam, etj .

Qendra pėr Thirrje nė Islam

Ėshtė themeluar nė Janar tė vitit 1985 dhe si pikėsynim ka pėrhapjen dhe zgjerimin e mėsimeve islame, tek Myslimanėt dhe Jo Myslimanėt nė pėrgjithėsi.
Poashtu, ky departament, merr pėrsipėr, botimin e librave dhe broshurave me tematikė Islame si dhe botime tjera periodike.
Njėherit ky departament, bėnė shkėmbimin e informatave me disa Shtete Islame si dhe organizon seminare dhe konferenca, qė kanė lidhje me ēėshtjet Islame([12]).
Duke parė nevojėn e banorėve pėr Fenė Islame, Sulltani i Bruneit "Hassanal Bolkia" ndėrton godinėn tjetėr tė Ministrisė sė Fesė, nė rajonin e Tutongut([13]).
Nė vitin 1975, ne Bandar Seri Begawan (kryeqyteti i Bruneit), Mbreti "Hassanal Bolkiah" themeloi "Kolegjin e Mėsuesve Fetarė Islam."
Gjithashtu duhet theksuar se Sulltani "Hassanal Bolkiah" i ka kushtuar njė rėndėsi tė madhe zhvillimit tė njohurive e sidomos ne leximin dhe mėsimin e Kur'anit pėrmendsh. Si argument pėr kėtė kemi rastin kur Brunei Darussalam, ne Garat Internacionale, tė mbajtura ne Kuala Lumpur, nė vitin 1977 zė vendin e parė.
Nė Vitin 1991, Sulltani "Hassanal Bolkiah" informon tė gjithė banorėt vendas, se festat kryesore, si Viti i ri i Myslimanėve, Zbritja e Kur'anit si dhe Ngritja (Israja dhe M'iraxhi) e Muhammedit alejhisselam, gjithsesi duhet festuar dhe duhet tė jetė ditė pushimi pėr tė gjithė banorėt .
Mė vonė, Brunei merr iniciativėn e botimit tė Kur'anit, tė ashtuquajtur "Kur'ani i Bruneit Darussalam". Shkrimi qė ėshtė pėrdorur nė kėtė Kur'an quhet "Shkrim Xhaavi" ([14]).
Viteve tė fundit, u themelua njė numėr i madh i Institucioneve Islame, tė mbikėqyrura nga specialist tė Sheriatit-Legjislacionit Islam. Prej kėtyre Institucioneve, mund tė cekim:
Tabung Amanah (TAIB) – Fonde tė Besuara Islame - e themeluar nė vitin 1991.
Banka Islame e Bruneit (IBB) – e themeluar ne vitin 1993.
Sigurimi Islam (TAIB) – e themeluar ne vitin 1993.
Nė Brunei, numri i organizatave joqeveritare, ėshtė shumė i vogėl. Prej tyre mund tė cekim "Asociacioni Kombėtar pėr Leximin dhe Mbajtjen e Kur'anit pėrmendsh (IQRA). Si organizatė joqeveritare, ėshtė edhe "Asociacioni pėr Pranuesit e Rijnė tė Islamit([15]).

Shkollimi Fetar nė Brunei

Nė vitin 1956, nė Brunei funksiononin shtatė shkolla fetare me orar tė plotė dhe krahasuar me ditėt e sotshme, gjejmė njė rritje tė shkėlqyer.
Tani nė Brunei ekzistojnė 115 shkolla edhepse mėsimbesimi mėsohet nė tė gjitha shkollat e Shtetit, lėnda fetare gjithsesi duhet tė mėsohet nė ēdo shkollė.
Kohėve tė fundit, tė gjitha shkollat e mėsimbesimit janė nėn mbikėqyrjen e Ministrisė se Arsimit.
Pėrveē kėtyre shkollave, nė Brunei gjendet edhe Instituti pėr Mėsimin e Kur'anit pėrmendsh, i emėrtuar me emrin "Sultan Haji Hassanal Bolkiah Tahfiz Al-Qur'an Institute", poashtu gjendet edhe "Kolegji i Studimeve Islame (Ma'had) si dhe "Kolegji pėr Trajnimin e Mėsuesve Fetar" (Maktab Perguruan Ugama).
Niveli tretėsor i mėsimeve ėshtė Fakulteti i Studimeve Islame , i cili ofron tre departamente, ato janė:
1- Islamic Law (Shari'ah) – Departamenti i Legjislacionit Islam –Sheriati.
2- Islamic Studies (Usuluddin) – Departamenti i Mėsimeve Islame.
3- Arabic Language (Lugah) – Departamenti i Gjuhės Arabe.

Do theksuar se Universiteti i Bruneit ėshtė themeluar nė Tetor tė vitit 1985, atėherė kur banorėt vendas kishin nevojė me shumė se gjithēka tjetėr. Fillimi i mėsimit ne Universitet ishte njė datė historike pėr Popullin e Bruneit.
Madhėshtia e tij "Hassanal Bolkiah", banorėve vendas, ua ka mundėsuar qė mėsimet e tyre, ti ndjekin falas, duke filluar nga mosha e tyre 5vjeqare e deri ne gradėn universitare.
Sa i pėrket mėsimeve jo islame, nė Brunei ende ka shkolla krishtere, tė ndėrtuara gjatė periudhės kolonialiste dhe ende janė nė shėrbim tė mesimbėsimit krishterė.
Si shkolla, ku vėrtetė nė to mėsohet krishterizmi janė: St.George's, St.Andrew's, Micheal's dhe St.Angela.
Poashtu nė kėtė Shtet, gjinden tetė shkolla Kineze, pėrfshirė kėtu edhe shkollėn e Mesme "Chung Hwa" e cila ėshtė e ndėrtuar ne qendrėn e qytetit (Bandar Seri Begawan).
Duhet ta cekim se jomyslimanėt, qė mėsojnė ne shkollat e sipėrpėrmendura, janė tė obliguar qė gjithsesi ta mėsojnė lėndėn islame, tė ashtuquajtur "Kefahaman Islam" qė donė tė thotė: Mirėkuptimi i Fesė Islame ([16]).
PM
Top
INDEXI
Postuar nė: 20.10.2006, 11:33
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



Turizmi nė Brunei

Brunei ėshtė vend shumė i vizituar nga vizitorė tė ndryshėm tė Botės.
Ėshtė vend i pasur me kulturė dhe traditė shumė vjeēare, mė shumė se 500 vite. Karakterizohet me fshatin e tij tė ujit, apo mė mirė tė themi ne origjinal "Water village", fshat ky shumė i moēėm, diku rreth 1000vite dhe shumė I vizituar.
Fshati mbi Ujė ka afro 30.000 banorė. Ėshtė afėr Pallatit tė Mbretit Hassanal Bolkia, pallati mė i madh dhe mė i gjeri nė Botė([17]).
Brunei Darussalam, posedon Agjencinė e Fluturimeve "Royal Brunei" dhe ka vijėn e destinacioneve nė mė shumė se 23 vende tė Botės, fluturon nė Evropė, Lindje, Azi dhe Australi.
Destinacionet e Bruneit janė: Perth, Darwin, Brisbane, Bali, Jakarta, Surabaya, Kuching, Kota Kinabalu, Kuala Lumpur, Singapori, Bangkok, Kolkata, Dubai, Jeddah, Abu Dhabi, Kuwait, Frankfurt, London, Manila, Hong Kong, Shangai si dhe Taipei([18]).
Brunei Darussalam - ėshtė vend shumė I njohur pėr nga sipėrfaqja e madhe e Xhunglės, pothuajse 80% e sipėrfaqes ėshtė e pashkelur.
Prej burimeve kryesore te kėtij shteti, janė : Nafta dhe Benzina , me qendėr ne Kuala Belait.
Si Shprehje e mirėseardhjes pėrdorėt: "Salamat Datang" – Mirė se Vini dhe "Terima Kasih" – Faleminderit .


([1]) Mbėshtetur nė punimin e "Dr.Ahmed Fadil Jusuf" Enhancing Better Understanding of Islam in the Era of Globalization-Brunei Darussalam Perspective. Faqe 1.
([2]) Hadir El-Alem El-Islami – Ve Kadaju Es-sijasijeh El- Muasireh, Autor: Dr. Muhammed Awed El-Huzaimah, faqe:163,164 .
([3])Brunei ėshtė njė shtet Islam qė nuk ua jep tė drejten e marrjes sė nėnshtetėsisė atyre qe jane jomusliman, pra ata qe janė jomuslimanė, nuk do ta marrin nėnshtetėsinė pėrderisa ta pranojnė Fenė Islame, dhe pėr kėtė arsye , ka shumė raste qė Kinezėt qė kan ardhur ne Brunei para 50viteve , ende nuk kan nėnshtetėsi dhe pėr kėtė quhen Emigrant .
([4]) Dr Ahmed Fadil Jususf , Enhancing Better Understanding of Islam in the Era of Globalization -Brunei Darussalam Perspective , faqe 2 .
([5]) Secondary History For Brunei Darussalam –Curriculum Development Department – Ministry of Education – Brunei Darussalam . Page 77.
([6]) Secondary History for Brunei Darussalam – Page 78 .
([7]) Hadir El-Alem El-Islami – Ve Kadaju Es-sijasijeh El- Muasireh, Autor: Dr. Muhammed Awed El-Huzaimah, faqe: 163-164.

([8]) Leading the People to Happiness Forever . Chapter three "Ugama - Religion", page 75.
([9]) Xhohori ėshtė njė vend i vogėl i Malejzisė dhe shtrihet afer kufirit me Singaporėn.
([10]) Secondary History for Brunei Darussalam – Page78 .
([11]) Manila eshte Kryeqyteti i Filipineve.
([12]) Dr Ahmed Fadil Jususf, Enhancing Better Understanding of Islam in the Era of Globalization-Brunei Darussalam Perspective , faqe 3.
([13]) Nė Brunei janė katėr rajone tė njohura, Ato janė: Rajoni Brunei Muara, Rajoni Kualla Bellait, Rajoni Tutong si dhe Rajoni Temburong . Ėshtė karakteristikė e veqant e kėtyre rajoneve, ngase qdo rajon posedon dialektin e ndryshėm te tė folurit.
([14]) Leading the People to Happiness Forever. Chapter three "Ugama - Religion", page 79,82,87,92,96.
([15]) Dr Ahmed Fadil Jususf, Enhancing Better Understanding of Islam in the Era of Globalization-Brunei Darussalam Perspective , faqe 5.


([16]) Dr Ahmed Fadil Jususf, Enhancing Better Understanding of Islam in the Era of Globalization-Brunei Darussalam Perspective, faqe 6.
([17]) Explore Brunei – 7th Edition – The Official Visitor's Guide .Sheikh Jamaluddin bin Sheikh Mohamed, Director, Brunei Tourism – Ministry of Industry and Primary Resources. First page.
([18]) Explore Brunei – 7th Edition – The Official Visitor's Guide. Sheikh Jamaluddin bin Sheikh Mohamed, Director, Brunei Tourism – Ministry of Industry and Primary Resources. second page.


Ky punim eshte postuar ketu me te lejen e autorit FEIM DRAGUSHA dhe eshte huazuar nga www.hamdinuhiju.blogspot.com
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio