Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet

  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Antropologji:Studim dhe polemike
Flori Bruqi
Postuar nė: 21.10.2006, 11:59
Quote Post

Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006

ANTROPOLOGJI - JAKOV MILAJ “RACA SHQIPTARE”

Do tė lexoni kėtu pjesė nga studimi elitar i autorit profesor Jakov Milaj, shkėputur nga libri i tij lapidary ”raca shqiptare”, botuar nė vitin 1944.E mbajtur nė hije pėr mė shumė se 50 vjet,kjo vepėr,sė voni,i rikthehet publikut shqiptar, pėr t’i dhėnė atij njė nga studiusit mė virtuozė tė antropologjisė, i vetėm dhe i pakalueshėm deri sot ndėr shqiptarėt nė kėtė fushė mendimi

Kush ėshtė profesor Jakov Milaj ?

Ai i takon asaj pjesės mė tė mire tė themeluesve tė shkencės dhe mendimit shqiptar,asaj pjese qė i dedikohet mbijetesa e identitetit tone Jakov Milaj lindi nė Fier mė 25.03.1911.

Ai u shkollua nė Gjimnazin e Shkodrės, ku e mbaroi atė sin jė nga nxėnėsit mė tė mire nė vitin 1931.

Si nxėnės Milaj, drejtoj Shoqatėn Kulturore “BESA SHQIPTARE”.Punoj si mėsues nė Fier, sekretar komune nė nėnprefekturėn e Kolonjės,mė vonė redactor pėrgjgjės nė organe te ndryshme tė shtypit tė Tiranės e sidomos nė “VATRA” tė TIMO DILOS dhe nė revistėn “PERPJEKJA SHQIPTARE” tė BRANKO MERXHANIT.

Nė kėtė kohė ka formuar shumė njohje,ku spikat mbi tė gjitha,miqėsia e madhe me Millosh Gjergj Nikollėn-MIGJENIN.Pėr ata,qė kanė shfletuar nė shtypin shqiptarė tė vitit 1930, ėshtė e pamundur qė tė mos hasin emrin Jakov Milaj apo inicialet e tij J.M.

Falė erudicionit tė tij,ai shkrunte nė fushėnetnografike,antropologjike,gjeografike, historike etj.

Nė vitin 1934 i ėshtė dhėnė e drejta e studimit nė Fakultetin e Veterinarisė pranė Universitetit italian tė Torinos.

Pėrkohėsisht Milaj in dėrpret studimet(1935) dhe kthehet nė Fier,ku merr pjesė nė Kryengritjen e Fierit…

Dėshtimi i kėsaj kryengritje ishte fatal edhe pėr studentin Jakov Milaj.Rexhimi i atėhershėm i mbretit Zog e denon Miljan mė burgim 101 vjet.Pas ndėrhyrjes sė organizatave tė shumta ndėrkombėtare,ai falet.

Mė pas,migron nga vendi pėr nė Torino tė Italisė pėr ti vazhduar studimet e veterans tė lėna nė gjysmė.

Nė ditėt e fundit tė jetės sė poetit tone tė mjerimit-Migjenit,Jakov Milaj,do tė jetė pranė tij dhe tė motrės nė Senatoriumin e Tore Feliēės…

Madje,do tė ishte ai,qė do tė sillte edhe fjalėt e fundit tė Migjenit dhe dorėshkrimet e fundit tė tij,nga Spitali.

Nė Shqipėri Milaj kthehet nė vitin 1939,pasi kishte doktoruar veteranėn nė Torino.

Jakov Milaj do tė punon nė institucionet zyrtare dhe nė qeverinė e atėhershme do tė ishte pak muaj edhe Ministėr i Bujqėsisė dhe i Pyjeve.

Shkak pėr largimin e tij nga fotelja e ministrit ishte se Milaj, kėrkoj qė”pyjet e Shqipėrisė tė shkėputeshin nga kontrolli Italian dhe milicia italiane e pyjeve tė zėvėndėsohej mė shqiptarė”Kuptohėt se professor Jakov Milaj u detyrua tė jape dorėheqjen nga Ministri.Pas Luftės sė Dytė botėrore,doctor Milaj punoj nė Stacionin e Veterinarisė nė Durrės,Bilisht,Fier etj.

Rexhimi komunist shqiptarė e dėnoi (1945)profesor Jakov Milajn me 15 vjet burg tė rendė,prej tė cilave bėri gjashtė vjetė burg(1945-1951) dhe katėr vjetė internim(1951-1955).
Vdiq mė 02.01.1997,nė moshėn 86 vjeēare.

Kryevepra e tij”Raca shqiptare” ėshtė shkruar nė vitin 1944 dhe mbeti mbi 50 vjet nė hije(deri nė vitin 1997), ashtu si edhe autori i saj.

Nė kėtė vepėr madhore,ai hodhi pėr here tė pare rrugėn pėr antropologjinė shqiptare.Vepra ka njė karakter tė theksuar shkencor,patriotic dhe kombėtar.

”Vepra doli atėherė ku nė gjentikėn shqiptare ishte gjendje thatėsire.Si vepėr,ajo ėshtė e para nė llojin e saj e shkruar nga njė autor shqiptar.

Nė aspektin antropologjik,ky ėshtė i pari punim,i shkruar mjeshtėrisht mė njė gjuhė tė pasur dhe tė pastėr,ku del tipi fizik shqiptar dhe ecuria e tij evolutive nė rrafsh kombėtar”kanė thenė shkenctarėt e ndryshėm pėr “Racėn shqiptare” tė doktor Milajt.

Por vetė autori,mė mire se kushdo tjetėr e ka treguar misionin e tij nė kėtė vepėr”Qėllimi i hartimit tė kėsaj vepre ka qenė qė tė nxjerrė nė shesh disa tė vėrteta,gjer mė sot tė panjohura,mbi racėn tone dhe t’u jape shkas,atyreve qe ndjejnė vehten tė zotin,pėr t’ u marrė pak mė tepėr mė biologji e anthrologji.

Pėrfundimet,qė ka pėr tė nxjerrė lexonjėsi nga kėto faqe janė tė thjeshta dhe ,ndofta,tė njohura intuitivisht prej shumė Shqiptarėvet,me gjithė se tė mohuara prej tė huajvet dashakeqė:se populli arbėror ka njė origjinė tė vetme tė pėrbashkėt:se ėshtė anas(autokton) nė tė gjitha viset ku banon sot; se as midis muslimanvet e kristjanvet ,as midis Gegvet e Toskvet nuk ka ndonjė ndryshim racor;e,mė nė funt,se ndihet nevoja pėr njė politikė shoqėrore qė tė synojė fuqizmin fizik tė races shqiptare”.

Pa dyshim Profesori Milaj ėshtė pjesė mė e mirė e studieuesve patriotė shqiptarė,i asaj pjese qė i dedikohet mbijetesa e identitetit tone.

Njė pasqyrė e shkurtėr e hulumtuesve tjerė

Dihet se,tė dhėnat e para tė antropologjisė shqiptare janė tė formės pėrshkruese.Pėrshkrimin e pare tė pamjes fizike e ka bėrė F.Pouqueville(1805).

Tė dhėna pėrshkruese antropologjike dhanė edhe J.Pisko(1894),P.Trager-i(1990),E.Durham(1905) si dhe F.Nopesa(1912) ...

Hulumtimet e mirėfillta antropologjike mbi shqiptarėt janė bėrė nga A.Weisbach (1868) i cili nė Stamboll mati 17 meshkuj shqiptarė pėr tė cilėt gjeti lartėsinė mesatare 1664 mm.L.Glück(1895) mati 30 shqiptarė kryesisht nga Kosova.A Haberland dhe V.Lebcelter(1916)matėn 106 meshkuj shqiptarė nga zonat malore dhe 13 nga Fusha e Kosovės.

K.Dronēillov (1921)bėri njė punim antropologjik nė 112 shqiptarė nga Kosova dhe Maqedonia Perėndimore.

F.Luschan (1922) bėri matjen e kokės tė 130 shqiptarė mė banim nė Turqi.

Si punim i plotė mbi antropologjinė e shqiptarėve mund tė mirren matjet e bėra nė 1.067 shqiptarė nga C,S.Coon(1930).Pėrveē tė dhėnave antropologjike nė kėtė punim janė pasqyruar dhe afktorėt ekzogjen.Nė bazė tė dhėnave qė mblodhi,Coon-i pėrshkroi tipin dinarik tė shqiptarėve dhe u mundua tė shpjegoi prejardhjen e tyre ilire.

Zh.Gavrilloviq (1967) bėri disa matje antropologjike tė kokės dhe trupit nė mostren prej 201 shqiptarėve nga deēani(Kosovė).Fillet e para tė hulumtimeve antropologjike ndėr shqiptarė hasėn nė dy broshura e shkrimit Sami Frashėri”Njeri” dhe “Pėrsėri njeri”.

Punim mė rendėsi shkencor,si nė matje ashtu edhe nė pėrshkrushmėrinė morfologjike tė trupit dhe tė kokės sė populates shqipatre tė Shqipėrisė mund tė mirrėt punimi”Gjurmime antropologjike pėr shqiptarėt”,i Aleksandėr Dh.Dhima-s (1985).Autori nė kėtė punim jep tė dhėna interesante pėr karakteristikat fizike tė shqiptarėve.

Pėrveē tė dhėnave pėrshkruese tė pamjės sė jashtme(ngjyra e syve,ēepallat,piloziteti trupor,ndėrtimi muskulor i trupit,etj),autori jep velrat e disa matjeve trupore si dhe tė kokės.
Ndėr hulumtuesit e trevės sonė nė kėtė fushė studimi lypset veēuar edhe hulumtimet e reja nė hapėsirat antropometrike,lėvizore,fiziologjike nga Mustafė Aliu (1991), Hasim Rushiti (1999,2000,2001) ,Agron Rexhepi (1998),Abedin Bahtiri (2004), Ajvaz Berishės (2002), Flori Bruqi (2003,2004,2005) etj.

Mr.sc.FLORI BRUQI

JU RRĖFEJ PĖR RACĖN SHQIPTARE(botim i viti 1945; ribotim 1997)
(Nga prof.dr.Jakov Milaj)

Shumė kohė pėrpara anthropologve,filologė,poetė,gjeografė,historjanė e udhėtarė tė ndryshėm,qė kanė kaluar nėpėr Shqipėri,ose qė kanė njohur,nė ndonjė kėnt tė largėt tė Perandoris tyrke a tė Ballkanit,ndonjė grup Shqiptarėsh,nuk kanė pėrtuar tė pėrshkruajnė sa mė mire qė tė jet’ e mundur tiparet e kėtij populli,qė bie nė sy pėr madhėshti e bukuri.
Si na shihnin tė huajt Ami Boue,si qindra tė tjerė qė s ‘po i pėrmendim,ėshtė prekur nga dukja fizike e Shqiptarėvet. Nė veprėn e tij”La Turquie d’Europe”(Paris 1842): “ata iu pėrngjajnė mė shumė Grekve se sa Sllavėve dhe tė kujtojnė tipat mė tė bukur tė malėsorvet zvicėranė mė fytyrė vezake,mė hundėn e gjatė e tė hequr,me trupin e tyre mė shumė tė hollė se tė trashė e mė trajtat e hedhura”.

Cypren Robert-i,qė ka njohur vetėm gegėt,nė njė studim tė botuar nė “Revue des deux Mondes” thotė se Shqiptarėt kanė “sy tė vegjėl,shikim tė drejtė e tė ngulur,vetulla tė holla,hundė tė mprehtė,kokė tė gjatė,ball tė sheshtė,qafė tepėr tė gjatė,krahruar tė rrumbullakėt dhe pjesėn tjetėr tė trupit tė thatė e nervozė”.

Nga shkrimtarė tė tjerė,dikush thotė se Shqiptarėt i kanė syt e shkruar ose bojė qieli dhe flokėt e verdhė e gati t ‘ artė; dikush tjetėr-Pouqueville-i,pėr shėmbull-shkruen se syt i kanė te zezė.Kėto shėnime,me gjithė se nė pėrgjithėsi flasin mire pėr ne,qėndrojnė kaq lark njėri tjetrit sa tė bėjnė tė bėsoshė se nuk ka njė njėsi fizike tė tipit shqiptar.

Por,mos tė rrojmė se kėto nuk janė veēse verė tė percipėshme e mė tė shumtėn e herės,sentimentale.Vetėm nė njė pike,qė tė gjithė auktorėt,janė tė njė mendimi:nė bukurinė plastike tė Shqiptarėvet.

Dhe ,kjo bukuri,pranohet edhe prej anthropologėve tė vėrtetė.Por,kėta tė fudit,hyjnė mė thellė nė shqyrtimin e veēorive trupore dhe pranojnė,me ndonjė pėrjashtim tė vogėl,njėsin fizike tė tipit shiptar dhe,bashkė me ketė,origjinėn e njejtė tė races sonė.

Por ,studimet mė tė plota mbi racėn t‘onė,janė bėrė prej shkėnctarvet austriake A.Haberlandt e V.Lebzelter,prej Eeninger-it,prej studjonėsit gjerman von Luschan dhe prej anthropologut zviceran Eugene Pitard.

Dy tė parėt,gjatė Luftės sė Madhe u mblodhėn nė Shqipėrin e pushtuar prej fuqive austro-hungareze.Bėnė studime mbi njė grup vullnetraėsh,qė shėrbenin me armė nė dorė pėr Fuqit Qėndrore dhe mbi njė numėr tė vogėl civilash e tė burgosurish shqiptarė,qė ishin kapur prej Serbėve.

Janė matur 140 vetė,tė tėrė meshkuj,madhor me verse njėzet vjeē e lart dhe,qė tė gjithė,mė sa duket,t ‘ardhur nga krahinat e Gegėris.Studimet etyre u botuan mė 1919 nė “Archiv fuer Anthropologie”XVII,me titullin”Zur physischen Anthropologie der Albanesen”.

Mbledhjen e kėsaj lėnde ne nuk duhet t’a kėrkojmė prej tė huajvet,por prej vetė Shqiptarėvet.

Ndėr emrat e autorėve tė shumėt q’u pėrmenden mė lartė,lėxonjėsi do tė ketė vėnė re se,ka edhe disa ballkanas qė s ‘janė mjaftuar me studimin e racave tė tyre,pork anė future hundėn edhe nė pėrshkrimin e races sonė.Pėr tė zbuluar origjinėn tonė dhe pėr tė njohur vetvehten duhet t’i kushtojmė kujdesin e duhur studimit tė races,qė do tė kishte pėr rendėsi tė barabartė,nė mos mė tė madhe me studimin e gjuhės e tė historisė.

Dallimet fizike,paprekshmėria e racės

Popujt qė kanė patur tė bėjnė me Ilirėt gjatė shekujve kanė qenė kolonizatorė,pushtonjės ushtarakė ose migrantė endacakė.

Kėta nuk kanė patur kontakt tė barabartėme tė gjithė turmėn ilirike tė pėrhapur nė njė trevė kaq tė madhe.Por,ndėrsa,ndrydhja e tyre ka qenė mė forte pėr disa fise e vise,ka qenė shumė me dobėt ose nuk ėshtė ndier aspak nder fise e vise tė tjera.

Disa nga kėta popuj,nuk kanė lėnė gjurmė veēse nė qytetrim: kurse disa tė tjerė kanė lėnė shumė gjak ndėr fiset e pushtuara.Vetėm ai grup i Ilirve qė mė vonė u ēuajt me emrin Shqiptar,qėndroi m’i pastėrti dhe,me gjithė se e ndjeu mjaft ndikesen e qytetėrimit tė huaj,mbeti gati krejt i paprekur pėr nga raca.

Raca shqiptare nuk ka nxjerrė vetėm burra tė pushkės,por edhe njerėz tė mendjes e tė shpirtit,filozofė,ligjėvėnės,burra shteti,shkencėtarė,letrarė,dijetarė,poetė e artiste tė mėdhėnj.

Numrit tė njerėzve tė dėgjuar,qė njihen si Shqiptarė,duhet t’i shtohet njė numėr tjetėr shumė m’i i madh tė panjohurishė,qė janė mbajtur si pjellė e ndonjė populli tjetėr dhe qė ne nuk ua dime emrat.

Kontributin qė kjo race i ka sjellė botės,nė pėrpjesim mė numrin e me kushtet nė tė cilat ka jetuar,nuk e vė prapa racavet tė tjera fqinje.

Tregon,pėr kundrazi,se paja shpirtėrore e sajė ėshtė e madhe dhe e shumanshme.
Sipas Pittard-it lartėsia trupore mesatare e gegėve ėshtė 1.683 mm;ajo e Toskėve 1,673 mm.

Si shihet,grupi i Gegėve tė Dobruxhės jep njė lartėsi mesatare 1 mm mė tė vogėl nga mesatarja e Glueck-ut,pra gati tė barabartė me lartėsinė e kosovarve dhe 10 mm mė e ulėt nga ajo,qė kanė gjetur Haberlandt-i e Lebzelter-i,ndėrsa Wniger-i ka vėnė re se”nė mes tė Gegėve e tė Toskve nuk ka asnjė ndryshim nė lartėsin e trupit”.

Sikur tė krahasojmė shtatin e Shqiptarvet me atė tė popujve fqinj,dalin nė dritė disa fakte shumė interesante.

Pėrtej detit Adriatik gjendet njė nga zonat me njėrėzit mė tė shkurtėr t’Evropės.

Karta e Biasutt-it,e botuar nė volumin e pare tė veprės”Razze e Populi della Terra”,ėshtė njė pasqyrė e saktė e lartėsisė trupore tė popullsive qė banojnė kundrejt bregdetit shqiptar.

Qė nga Ankona e gjer nė thembėr tė ēizmės italike,e gjithė pjesa qėndrore,jugore e ishullore e Gadishullit e’ Apeninevet,pėrmban njerz qė kanė njė lartėsi mesatare prej 158 deri ne 162,9 cm,pra 6 deri 10 centimetra mė t’ulėt se atė tė Shqiptarėvet.

Nga kjo kuptohet se:pėr sa i pėrket kėsaj veēorije,kryqzimet midis Shqiptarvet dhe Italijanvet gjatė shekujve tė kaluar duhet tė kenė qenė shumė tė kufizuara pėr tė most hėnė se praktikisht nuk kanė eksistuar fare.Nė lindje tė tokės sė zėnė prej popullit shqiptar gjendet Bullgaria.

E ndan prej sajė Maqedhonija mė njerz race tė perzierė,shumica e tė cilėve e mban vehten si bullgarė.Bullgarėt,sipas Wateff-it,kanė njė lartėsi mesatare prej 1.665 mm.

Pėrpjestimi i njerzve tė lartė nga ata tė krahinave lindore:ai arrin mesatarisht nė 1.678 mm do me thenė nė njė lartėsi krejt tė barabartė me atė tė Shqiptarvet qė gjen Pittard-i,ose 15 milimetra me t’ulėt nga ajo qė na japin Habrelandt-i dhe Lebzelter-i.

Del ,pra,nė shesh se ata q’i thonė vehtės Maqedhonas duhet tė kėnė shumė gjak shqiptar dhe,pėr sa i takon lartėsis mesatare,ndryshojnė mjaft prej bullgarvet tė vėrtetė.

Treguesi qefalik dhe veēantitė

Nė veri tė Shqipėris ethnike ndodhen Serbė,Boshnjakė e Malazezė.

Qė tė tre kėta popuj kanė trup mė tė lartė nga Shqiptarėt.Pėr tė parėt Deniker-i jep shifren mesatare 1.709 mm,qė mund tė shtohet nė studime tė mėvonshme.Weissbach-u nė 3.802 boshnjakė,qė ka matur ,ka gjetur si lartėsi tė mesme 1.726 mm.

Lartėsi thuaj se tė barabartė me kėta kanė edhe barabartė mė kėta kanė edhe Malazezėt.
Nė jugun e vendit tone gjenden Grekėt,tė cilėt kanė njė lartėsi trupi gati tė njėnjėshme me ne:1.670 mm.

Kjo veēori e disa tė tjera,qė do tė shohim mė vonė,bėjnė tė besosh se shumica e Grekvet,posaēėrisht pjesa perėndimore,janė tė njė race me Shqiptarėt,e bile,janė Shqiptarėt,qė kanė humbur gjuhėn dhe,nėpėrmjet shkollės e tė Kishės,kanė trajtuar njė ndjenjė kombėtare qė,shpirtėrisht,i ndanė prej nesh.

Gjatesija e gjymtyrve tė poshtme,nė grupin e matur prej Pittard-it,kalon prej 711 milimetra nė 872 milimetra; mesatarisht kapet nė 792,6 mmm; kjo gjatėsi shtohet rregullisht nė pėrpjestim mė lartėsinė trupore.

Raporti mesatar i gjatsis sė shalėve nė gjatsin e pėrgjithshme tė trupit ėshtė 47,25.
Shqiptarėt kanė pra bustin mė tė zhvilluar nga tė gjithė popujt e Ballkanit;kurse gjymtyrėt e tyre,megjthėse tė gjata,vijnė pas gjymtyrėve tė Sėrbėve e tė Tyrqve.

Weninger-i ka gjetur ndėr Gegė njė gjerėsi koke qė kalon prej 145-172 mm me frekuenca mė tė shumta nė 147-170 mm edhe ndėr toskė njė gjerėsi qė kalon prej 148-179 mm; me frekuenca mė tė dendura nė 151-171 mm.

Nė materialin e studiuar prej tij ėshtė vėrtetuar se Toskėt e kanė kryet mė tė gjėrė nga Gegėt.

Tregonjėsi qefalik ėshtė veēorija anthropologjike mė e rendėsishme;qė bėn tė dallohet raca shqiptare nga racat tjera.

Ėshtė shumė i lartė dhe prandaj vėrteton se populli i ynė ėshtė,nė pėrgjithėsi,shumė kokė-shkurtėr.

Pėr serit e ndryshme tė Shqiptarvet,qė ka matur Pittard-i,tregonjėsi mesatar arrin nė 86,4 dhe pėr atė qė ka matur Haberlandt-i e Lebzelter-i ėshtė pak mė i ulėt 86,14...

Ėshtė shum’ e vėshtirė tė gjendet,pėr sa i takon knjė popull tjetėr qė tė ketė veēorira mė tė dukshme,shkruan nė librin e tij lapidar”Raca Shqiptare”,nė ribotimin e vitit 1997 autori erudite prof.dr.Jakov Milaj.

Mr.sc.Flori Bruqi

LITERATURA E SHFRYTĖZUAR:

1.Aliu,M.:”Razvoj morfoloskih obelezja skolske populacije i razlike u tim obelezjima na kronolosku dob., Doktorska disertacija,1992,Sarajevo.

2.Bozina,M.I.:Morfoloske osobine jugoslovenskih naroda,etnoantropoloski problemi,knjiga 11,Beograd,1990.

3.Bruqi,Flori.:”Delikuenca e tė miturve dhe ushtrimet trupore,Flomed,Prishtinė,botimi 1,2003 dhe botimi 2,2004.

4.Bruqi,Flori.:Ndikimi sistematik i ushtrimeve fizike nė strukturėn e personalitetit tė sportistit,Flomed,2003,botimi 1 dhe Flomed,2004,botimi 2.

5.Bruqi,Flori.:Dallimet nė disa ndryshore fiziologjike ndėrmjet studentėve sportiestė dhe jo sportiestė para dhe pas vrapimit 400 metra,Punim magjistrature,Prishtinė,2005.

6.Bruqi,Flori.:Ndikimi i ushtrimeve trupore nė personalitetin e tė rinjve,Prishtinė,2005,projekt

7.Bruqi,Flori.:Ndikimi i ushtrimeve trupore nė fajshmėrinė e adoleshentėve,Prishtinė,2005,projekt

8.Durakovic,M.M.,i suradnici,Morfoloska antropometria u sportu,Zagreb,1995.

9.Milaj,Jakov”Raca Shqiptare”,Tiranė,1945 dhe 1997.

Etj.

BESNIK PULA,Prishtinė shkruan nė forumin Alb-shkenca.org dhe “Koha ditore”

Si dikush qe studion shkencat shoqerore jam i tronditur qe nje liber
sikur ky i Jakov Milajt "Raca shqiptare" mund te lavderohet si
kryeveper e shkences. Per dy arsye. E para eshte se libri ka si
paradigme teorite tashme krejt te diskredituara, pseudoshkencore
raciste qe mbeshteteshin ne ide gjoja evolucionare e qe argumentonin
epersine gjenetike te races se bardhe karshi grupeve te tjera racore,
te legjitimuara "shkencerisht" nga antropologet ne baze vecanerisht te
matjeve te kafkes, vecorive te fytyres etj. si shenja qe zbulonin
shkallen e zhvillimit biologjik e kulturor te grupeve njerezore. Kete
histori te pseudoshkences raciste e dokumenton dhe diskuton mire
Ste phen Jay Gould ne librin e tij "The Mismeasure of Man".

Tashme dihet historikisht se cfare kahje moren keto teori dhe cfare
projekte politike ato mbeshteten, duke filluar nga legjitimimi i
kolonializmit dhe shtypjes se eger te popujve jo-evropiane deri te
Holokausti dhe eliminimi i miliona njerezve nga shkaku i gjoja
"inferioritetit gjenetik" te tyre. Te njejtat paradigma teorike benin
qe zyrtare te larte te shtetit serb ne shek. 19 te argumentonin se
shqiptaret jane "njerez me bisht" duke i pershkruar shqiptaret si
popull "primitiv" dhe duke i projektuar mbi shqiptaret konceptet
raciste qe evropianet kishin zhvilluar ne kolonite e tyre afrikane e
aziatike.

Kjo eshte pikerisht ajo qe shqeteson me teper se fakti qe libri
mbeshtetet mbi baza joshkencore. Te lavderohet nje liber i tille si nje
qe ka karakter patriotik dhe kombetar (qe sic thote Elona eshte
paradoksale, sepse shkenca nuk mund te kete karakter patriotik dhe
kombetar) eshte te legjitimohet ideologjia raciste si perberese e
identitetit shqiptar. Ky liber mund te sherbeje si dokument per te
kuptuar origjinen historike te elementeve raciste ne kulturen
shqiptare, te tentimeve "shkencore" te intelektualeve shqiptare per ta
antropologjizuar popullin e vet dhe per ta shikuar permes syve te
shkences raciste (dikush do te thoshte, nga pikepamja e kolonialistit),
dhe te konstruktimit historik te identitetit shqiptar karshi forcave te
racizmit dhe kolonializmit qe vinin nga Evropa perendimore, simptomat e
se cilave akoma mund te shperfaqen ne ditet e sotme. Pikerisht ketu
mund te qendroje vlera e ribotimit te vepres, si nje pasqyre ku ne
menyre refleksive mund te zberthehet procesi historik i perpjekjeve per
ndertimin e identitetit nacional shqiptar, por sigurisht jo si
kontribut ndaj shkences dhe antropologjise.

Besnik Pula,shkruan:

Mė 1938, Musolini vendosi qė ta anashkalonte akademinė italiane dhe angazhoi njė student tė ri tė antropologjisė, Guido Landra, qė ta hartojė njė platformė shkencore pėr racizmin italian. Studenti i ri, me bekimin personal tė Musolinit, nė korrik tė atij viti nxorri njė dokument me emrin "Manifesti i Shkenctarėve Racialė" (Manifesto degli Scientisti Razziali), i cili vendosi bazamentin ideologjik pėr politikėn e mėtejshme raciale tė regjimit fashist. Manifesti shpalli italianėt "racė Nordiko-Arjane", konstantoi se italianėt janė "racė e pastėr dhe e veēantė", formuloi definicionin biologjik tė racės dhe shpalli raca inferiore ēifutėt dhe afrikanėt.

Aplikimi i teorive raciste pėrbrenda regjimit fashist italian pėrbėnte njė risi, pasi qė deri mė 1938 Musolini i kishte rezistuar teorive tė racės qė promovonte homologu dhe aleati i tij nė Gjermani, Adolf Hitleri. Madje nė njė rast, Musolini gjatė njė bisede private i kishte pėrshkruar ato teori si qesharake dhe tė pavlefshme. Diēka e kishte bindur Musolinin qė ta ndryshojė mendjen dhe menjėherė pas nxjerrjes sė Manifestit, politika e regjimit fashist ndryshoi thelbėsisht nė raport me kolonitė afrikane dhe ēifutėt brenda Italisė, duke filluar njė politikė persekutimi dhe represioni tė haptė ndaj "racave inferiore" nė bazė tė njė ligji racial tė nxjerrė nga regjimi nė po atė vit. Tani kur superioriteti dhe inferioriteti, pastėrtia dhe ndotja e racave mund tė vėrtetohej shkėncėrisht, ishte e natyrshme qė shteti tė ndėrmarrė ve[imin dhe kategorizimin e njerėzve nė bazė tė “esencės” sė tyre biologjike dhe gjenetike.

Pas prillit 1939, kur Italia kishte zbarkuar me trupat e veta nė Shqipėri dhe bashkė me qeverinė e re shqiptare kishte shpallur Shqipėrinė pjesė tė "Perandorisė sė Romės", aplikimi i teorive raciale gjeti terren edhe nė "bregun e pestė" tė Perandorisė fashiste. Megjithėse teoritė raciale kurrė nuk arriten shkallėn e ndikimit brenda fashizmit italian sa kishin nė Gjermaninė naziste, ato megjithatė orientuan njė pjesė tė politikės italiane, por edhe i dhanė bazė epistemologjike raciologėve tė rinjė italianė si Guido Landra dhe Arturo Galandi, qė kishin ndėrmarrė hapa pėr klasifikimin e popullsive tė Perandorisė nė baza tė origjinave dhe pastėrtisė raciale. Galandi ishte ndėr raciologėt italianė qė "zbuloi" se shqiptarėt janė "racė arjane" dhe se si e tillė nuk meriton fatin e trajtimit inferior qė kishin ēifutėt e Italisė apo popullatat arabe dhe etiopiane tė pjesės tjetėr tė perandorisė fashiste. Sikur nė pjesėn tjetėr tė kolonializmit evro-perėndimor, teoritė raciale shėrbyen si mjet "shkencor" pėr pėrcaktimin e identitetit dhe prejardhjes historike tė popullatave tė robėruara, pėr furnizimin e njė baze gjoja "shkencore" pėr ta justifikuar rendin racist kolonial, i mbėshtetur mbi ideologjinė e "misionit civilizues", tani i armatosur me kredenciale biologjike dhe gjenetike pėr inferioritetin e popujve tė shtypur dhe superioritetin e shtypėsve.

Se teoritė raciale patėn ndikim edhe brenda kolonive italiane si Shqipėria ėshtė shembulli i librit tė Jakov Milajt "Raca shqiptare". Milaj rrekėt qė tė identifikojė prejardhjen e asaj qė ky e definon si "racė shqiptare", ku raca kuptohet si njė bazament biologjik dhe gjenetik i shfaqjeve fizike dhe kulturore tė njė grupi njerėzor. Pėr Milajn, shqiptarėt nuk pėrbėjnė vetėm komb kulturor, por edhe njė popullatė qė veēohet nga njė prejardhje e veēantė gjenetike, qė i bėn shqiptarėt tė meritojnė cilėsimin si "racė". Milaj, qė kishte qenė ministėr pėr bujqėsinė nė Qeverinė e parė fashiste nė Shqipėri, nuk ishte antropolog, por nė libėr shkruan se ndjehej i cytur qė teoritė raciale tė gjejnė shprehje edhe nė Shqipėri qė tė kuptohet "nė baza shkencore" origjina dhe identiteti shqiptar.

Stephen Jay Gould nė librin e tij "The Mismeasure of Man" ("Matja e gabuar e njeriut") hedh dritė mbi bazat false dhe pseudoshkencore tė teorive raciale, tė nocionit se kultura rrjedh nga biologjia, si dhe tė metodave tė klasifikimit tė grupeve njerėzore nė bazė tė veēorive trupore (ngjyrės sė lėkurės, formės sė kafkės etj.). Dekada tė tėra tė punės sė antropologėve dhe studiuesve tė tjerė kanė dėshmuar se teoritė kishin karakter ideologjik e jo shkencor. Teorinė e vet pėr "racėn shqiptare" Milaj e mbėshtet pikėrisht nė kėtė traditė tė dėshtuar tė pseudoshkencės mbi racėn, me tė cilėn ai tenton tė vėrtetojė "pastėrtinė" e racės shqiptare dhe t’i vendoste edhe shqiptarėt diku brenda hierarkisė sė racave qė kishin shpikur raciologėt evropianė.

Kur merren parasysh dy fakte: e para, qė teoritė racialė ka mbi pesė dekada qė janė hedhur poshtė si tė pabaza shkėncėrisht; e dyta, qė pėr mė tepėr, teoritė raciale i hynė nė shėrbim projekteve mė tė errėta tė historisė perėndimore, pėrfshirė kolonializmit evropian nė Afrikė dhe Azi dhe tragjedinė e Holokaustit; ėshtė jo vetėm shqetėsuese por dhe tronditėse qė njė libėr si ai i Jakov Milajt gjen njė recenzurė krejt jo-kritike, madje lavdėruese nė faqet e kėsaj gazete (fjala ėshtė pėr artikullin "Thelbi i ekzistencės, tė njohėsh vetėvetėn", tė autorės Miranda Haxhia, Botuar tek Koha ditore e dt. 28 maj 2005).

Ėshtė shqetėsuese qė autorja abstrakon librin e Milajt nga konteksti historik (libri u botua pėr herė tė parė mė 1944) dhe reprodukon nė mėnyrė krejt jo-kritike teoritė e librit, duke u njohur atyre njė status shkencor qė nė dukje tė parė tė lė pėrshtypjen e njė tentimi pėr rehabilitimin e teorive raciste. Autorja (por edhe gazeta qė e boton njė artikull tė tillė) do tė pėrballej padyshim me njė akuzė tė tillė po tė mos ishte i njohur pėr akuzuesin ambienti intelektual i cili prodhon artikulime tė tilla qė i shkruajnė elegji pseudoshkencės dhe teorive qė shėrbyen si justifikim ideologjik pėr disa nga epizodėt mė tė errėta tė historisė njerėzore. Ėshtė e vėrtetė qė nė njė ambient intelektual ku dominon njė auto-referencialitet dhe provincializėm i vetė-zgjedhur (dhe jo i imponuar), mund tė botosh edhe njė trakt qė teoritė raciste i quan mjet "pėr njohjen e vetvetės", se "raca ... ka dukje tė brendshme shpirtėrore", se raca krijon njė "psikikė tė veēantė" dhe se ajo gjen shprehjen mė tė lartė dhe mė tė pastėr tek "gjeniu" -- qė nuk ėshtė tjetėr pos bazė ideologjike pėr diktaturėn totalitare tė njė Duce-je apo Führer-i -- dhe do tė botohesh pa u pyetur pėr asgjė nga askush, dhe atė mbi njė rubrikė qė mban titullin "Antropologji".

Kjo dukuri ka dhe njė dimension tjetėr. Botimi i recenzurave tė librit sikur ai i Milajt (dhe vetė fakti i ribotimit tė librit pas njė gjysėm-shekulli) ėshtė pjesė e rrjedhės pėr rehabilitimin e figurave tė pėrndjekura nga regjimi komunist nė Shqipėri, prandaj edhe Haxhia e sheh tė nevojshmė qė ta nėnvizojė faktin se Milaj ishte njė nga tė burgosurit politik tė regjimit enverist. Mirėpo, tentimi pėr ta nxjerr historinė shqiptare nga kufijtė ideologjik dhe censura e historiografisė enveriste kalon nė ekstremin tjetėr, atė tė rehabilitimit tė ideologjive fashiste dhe njerėzve qė ishin tė afėrt (qoftė nė mendim, qoftė nė veprimtarinė e tyre politike) me fashizmin dhe nazizmin dhe projektet e tyre kriminale politike. Njė recenzurė jo-kritike qė riprodhon nė vitin 2005 teoritė e racizmit tė fillimshekullit XX nuk mund tė interpretohet tjetėr pos si simptomė e njė fryme revizioniste qė historinė nuk do ta rishkruaj por thjesht ta pėrmbysė brenda raporteve ekzistuese, e qė nga njė pozicion izolacionizmi kulturor dhe shkencor do tė merret me problemet e historisė dhe identitetit shqiptar.

(Autori ėshtė kandidat pėr gradėn doktor nė sociologji nė University of Michigan, SHBA, ku specializon periudhėn fashiste nė Shqipėri)

------------------------------------------------
Nė forumin virtual www.ktraboini dhe nė disa tė tjerė(Sport-ritmi i zemrės) mund tė lėxoni

PASI KOLOMBI E KA THYER VEZEN...

Besnik Pulaj ben te mencurin duke e
quajtur Dr.Jakov Milajn racist .

E lexova shqetesimin e shkrimtarit nga Prishtina Flori Bruqi, ne lidhje me denigrimin absurd e tejet cinik qe i ben Besnik Pulaj vepres se Dr.JakovMilajt " Raca shqiptare" duke e quajtur veper
raciste, shqetesim qe e vleresoj te drejte sepse zoteriu kritizer ne fjale, flet me nje stil gjoja
akademik, por ex-catedra me nje fjalor qe nuk i shkon pershtat kurrfare studiuesi sado zemerak te
jete.

Zoti Pulaj duke e pare vehten ne dimensionin europian ngutet qe te perdore spaten e dardharit mbi nje intelektual shqiptar si Jakov Milaj (1911-1997),mjek dhe gazetar nder me te kulturuarit e mesit e shekullit te kaluar, jeta e te cilit ka qene nje mundim e travaje e pafund, i denuar nga regjimi i Zogut me 101 vjet burg dhe i denuar ne 1945 nga regjimi komunist me 15 vjet burg politik.

Duke u njohur me qendrimin e zotit Pulaj, ndryshe prej indinjates se shkrimtarit prishtinas, mua nuk me beri pershtypje fare sepse te tilla qendrime ai ka mbajtur qe ne vitin 1997 e ketej, neper ca linja interneti, ku shpaloste ca platforma fantazore dhe gjithnje kunder nacionalizmit si fryme kombetare e cila perkunder kesaj, per fatin tone, idene e shqiptarise e ka mbajtur gjalle neper shekuj.

Duke e shitur vehten si modern ky tip kritikuesi nuk e kishte per gje te polemizonte me kedo qe kishte fryme nacionaliste.

Po fundja cfare vleresime objektive mund te prese Kosova e mbare shqiptarizmi prej atyre qe shkojne ne shkolla te huaja dhe per te bere buje e korrur fame, bejne transplantime idesh pa marre parasysh rrethanat e vecanta qe ka nje komb e nje popull.

Nuk mund nje eksperience, sado e cmuar ne mendimin e nje hapsire tjeter kontinentale( qofte dhe ne Ameriken Veriore), te aplikohet ne nje terren qe ka te tjera karakteristika e tjera histori mardheniesh nderetnike sic ndodh ashper ne Ballkan.

Kesisoj transplatoresh, duke perfshire edhe ndonje organ shtypi apo mikroparti ne Kosove, ku vegjeton ky studiues, nuk e kuptojne se bejne montazhe jashte cdo lloj llogjike dhe prej ketyre mund te prodhojne kurrgje tjeter vec monstra idesh, qe e demtojne ceshtjen kombetare shqiptare e ketu rrezikun me te madh e ka Kosova nga disa hibride idesh qe vine perqark, vetem e vetem per te shmangur sa te jete e mundur qellimin e pavaresise apo bashkimin e Kosoves me Shqiperine si imediat historik.

Ne analiza qofte historike apo antropologjike,kushdo( duke perfshire dhe z. Pulaj), mund te kene
vrejtje per nje studiues si Jakov Milaj, se koha ka bere retushe, kane ndodhur ngjarje te medha ne
histori si Lufta e Dyte Boterore, qe ne kohen kur u shkrua e botua kjo veper nuk kishin dale plotesisht ne drite, por te besh te mencurin pasi Kolombi e ka thyer vezen eshte nje absurditet i pashoq, per te mos thene idiotesi ne fushe te mendimit kritik.

Jakov Milaj duhet gjykuar ne rrethanat kur akoma nuk diheshin plotesisht ngjarje te tilla si gjenociti i tmerrshem ndaj izraeliteve.

E per me teper nuk ka qene ideja e Jakov Milajt superioriteti i races shqiptare mbi racat e tjera, por per te zbukuar te vecanten, individualitetin qe kishte raca shqiptare e cfare nuk bie ndesh me vleresimet historike te te huajve qe kane njohur tek shqiptaret cilesi te larta qofte si luftetare qofte ne cilesite morale si besnikerine e mikpritjen.

Mirepo edhe pse disa studiues i bejne punet mbrapsht e mbare ne Kosove e ne Shqiperi po i mbajne me buke gjithndej e shkrimet e tyre publikohen me bollek e gjejne e mrekullisht edhe sponzor nderkombetar.

Absurde kjo, por fundja realiteti sotem eshte pjelle e nje absurditeti qe kapercyem e i cili nuk mund te na linte pa rudimente te tilla ala Pula, qe vene gisht per racizem tek intelektualet e shquar shqiptar, qe ka qene ne fate individuale poe edhe si popull e komb po aq te persekutuar ne histori prej greko-serbeve dhe po aq ngjashem ne tragjedi me fatin e izreliteve.

Sot Kosova pse jo dhe Shqiperia i ka themelet mbi qindramijra skelete eshterore te viktimave te
gjenocidit antishqiptar, prandaj te mos lodhet pinjollet e ideve te Enver e Fadil Hoxhe
internacionalisteve, qe te kerkoje gjelpera ne kashte, pra racizmin tone shqiptar qe vetem ndonje
delirant ne fushen intelektuale mund ta fantazoje,shkruan shkrimtari dhe publicisti i mirėnjoftun
KOLEC TRABOINI,nga Bostoni/SHBA/...

Albert Nikolla,ne web faqen “Alb-Shkenca.org” me daten 13 maj 2005 shkruan:

Mendoj se zoti Besnik Pula ka shume te drejte.
Pavareisht se Jakov Milaj eshte nje personalitet e padiskutueshem, kjo nuk na jet te drejten qe te pranojme ēdo thenie te tij si apsolute, pavaresisht se nese nuk e bejme kete autoriteti yne si "Race e Larte" bie paksa.

Personalisht mendoj se njeriu me adapt qe ka percaktuar racen tone me objektivitet eshte studiuse Kroat me Origjine shqiptare Aleksander Stipēeviē, i cili e percakton keshtu racen tone: Raca shqiptare ashtu si dhe te gjithe racat e tjera evropiane, eshte nje produkt i pese kulturave qe kane kaluar ne teritoret Ilirike, perkatesisht nje shartim Iliro-greke, iliro-greko-romak, me pas nje shartim Iliro-romako-bizantin, dhe ne fundi, nje prodikt Iliro-greko-romano-bizantino-tartar(Turk). Kjo teze eshte shkencore pasi bazohet ne elemente te redesishesh, si pushtimet e herepashereshme te trojeve shqiptare, ne levizjet dhe migracionin e popullateve te ndryshme ne drejtim te shqiperise, gjate gjithe periudhave historike, ne ekzistencen e disa tipave antropomologjike shqiptare si Tipi shqiptar mesdhetar, i shkurter, brun, me kohe te madhe dhe sy te vegjel, tipi shqiptar origjine kelte, i madh me sy blu deri ne kafe, dhe me kafke te madhe e shkatulla te gjera, (sy te medhej) kryesisht ne malesine e mbishkodres dhe ne kosove, dhe tipi shqiptaro-tartar me trup mbi mesataren koke relativisht te vogel, kembe te shtrembera, floke te zinj.

Evropa dhe kryesisht ballkani, ka qene nje kazan popujsh, dhe nuk ekziston ne asnje vend te evropes perfshire dhe Suedine, qe te kete nje race, te paster, qind per qind, (qofte dhe nentedhjete perqind te paster.)

Ne kete aspekt, me gjithe respektin per punen iluministe te Jakov Milajt, duhet te pranojme orgjinen fillestare nga iliret, dhe me pas revolucionin gjuhesor, gjenetik kulturor dhe lindjen e nje popilli te ri, shqiptar nga Arbereshet e pushtuar, qe fillon te kristalizohet ne shekullin e 17 e perfundon me Krijimin e shtetit shqiptar gjete kohes se Mbreterise.

Populli shqiptar nuk eshte nje mace laramane qe duhet ledhatuar,
populli shqiptar eshte nje popull i ri qe duhet keshilluar qe te mund te perparoje nen driten e Iluminizmit Evropian. "Ai qe te do, ta thote te verteten ne sy, ai qe nuk te do, te ben qejfin qe te qerrohesh e te bien ne gremine"- thote nje shprehje gjirokastrite.

Mr.sc.Flori Bruqi,”Sport-ritmi i zemrės,16 maj 2005.

Kush na qenka ky Besnik Pula?

z.Besnik Pula,na qenka nje "shkenctare" i OJQ-ve(Georgetown University in Washington,DC) i cili he per he “tentojė” per te kritikuar shkrimin tim te botuar ne “Alb-shkenca.org” etj., per librin (Raca Shqiptare)te prof.dr.Jakov Milajt.

Musafiret e paftuar ne forumin tone shkencore "Alb shkenca.org"(pa e lexuar fare librin e Milajt) keto dite derdhi lot krokodili duke e quajtur librin "jo shkencore",ndersa eruditin tone te madh (Jakov Milajn) e quan “”racist”!....

Emri i OJQ-istit tone te "njohur" z. Pula me disa serb tjere deshirojne ta kthejne" Kosoven ne vitet 74" gjegjesisht Kosoven deshirojne ta kthejne ne regjimet serbosllave...
Pra, ky harbut me disa cetnike tjere qe bashkepunon mendon dhe vepron kunder shqiptarise …
Une nuk kam ndermend te polemizoje me te ,ngase i njajti s’eshte i denje te polemizoje me mua dhe me vepren madhore te Jakov Milajt….

SOROS-sisti yne le te shes "dushk per gogla" sa te doje ne gazeten e Veton Surrojit ,ngase ai deri me sot nuk e ka lexuar mire “Racen shqiptare” te Jakov Milajt. …
Ju lumte -DJEMA -sorosiste! Me kosmopolitizem e perparojme racen tone!...Kėrkoni nėse doni shkrimet e Pulės nė webin google.com (Besnik Pula) se cfare shkruan me serbet per kthimin e Kushtetutes se Kosoves(74)...
Mė tė dt. 26.06.2005 “Sport-ritmi i zemrės” z.Enklid Milaj- nga Milano ,lidhur mė temėn e shtruar nė disa forume dhe revista shkruan:Teoritė racore apo raciste

Letėr e hapur drejtuar Muhamed Kullashit e Besnik Pulės pėr komentet mbi librin "raca shqiptare" tė Jakov Milajt

1. "Ti gjysh do mė shumė kosovarėt sesa shqiptarėt", i thashė njė ditė tim gjyshi, ndėrsa shėtisja me tė dhe vėreja qė pėrshėndeste me shumė dashamirėsi disa njerėz qė mbanin qeleshe kosove. Im gjysh mė shkuli lehtė veshin e mė shpjegoi se "nga veriu i Mitrovicės e deri nė jugun e Prevezės, tė gjithė ishim shqiptarė". Dhe pyetjes sime, nėse edhe Gjylja, qė ishte aq e zezė, ishte shqiptare-Gjylja ishte njė rome qė me njė thes tė madh vinte e lypte nė shtėpinė tonė - m'u pėrgjigj: "A nuk flet shqip, Gjylja?".

2. Pas reagimit emotiv ndaj artikujve tuaj, vendosa tė rizbuloj gjyshin tim, jo plak 80-vjeēar siē e kisha njohur unė, por si kishte qenė nė kohėn kur mendoi e shkruajti "Racėn shqiptare".

E duke qenė se unė nuk jam filozof, pedagog recitimi o doktorant nė SHBA (pa specifikuar ku e nė ēfarė) e nuk mund t'i lejoj vetes tė jap gjykime mbi "antropologjinė fizike", u limitova tė hap enciklopedinė "Larousse" tė 1923, pėr tė parė sesa larg do tė gjendej pėrcaktimi i "racės" sė pėrdorur prej “racistit“ Jakov Milaj nga pėrcaktimi i kėsaj enciklopedie jo raciste.

Por pėr pėrcaktimin e "racės" qė bėn tė vetin J.Milaj, "Pėr kėtė vepėr do t'ishte mė i pėrshtatshėm pėrkufizimi i Martial-it qė iu shmanget rrymave politike, nuk lė pėrjashta pajėn shpirtėrore dhe i jep rėndėsi kryesore historisė: "Thirret racė pėrmbledhja e njė popullsie, karakteret psikologjike tė sė cilės, tė fshehura ose tė shfaqura (posaēėrisht gjuha dhe vizat athropologjike pėrbėjnė, brenda historisė, njė njėsi tė dalluar", (f. 13/Botimi i vitit 1944) ishte thuajse i njėjtė me ato tė Larousse-it.

Atėherė, i kėnaqur me rezultatin, hapa me ndrojtje njė enciklopedi bashkėkohore multimediale, "Rizzoli-Larousse 2001", me mendimin e induktuar nga ju zotėrinj, se pas 60 e kusur vitesh nuk do tė gjeja mė njė pėrcaktim tė termit "racė" pėr njerėzit. Por, tekstualisht atje, "Raca" pėrcaktohej nė rendin antropometrik si "term i pėrdorur shpesh pėr komoditet klasifikimi, pėr tė treguar njė grup njerėzish qė paraqesin njė omogjenitet relativ tė karaktereve somatik".

E atėherė, me mė tepėr guxim shfletova edhe njė enciklopedi amerikane "Encarta 2002", e cila e pėrshkruan "Racėn" si mė poshtė: "Term i pėrdorur historikisht pėr tė dalluar njė popullsi nga njė tjetėr mbi bazėn e elementeve biologjike. Tė gjithė njerėzit i pėrkasin species homo sapiens. Koncepti i racės rrjedh nga ideja qė speciet njerėzore mund tė ndahen nė grupe tė ndryshme biologjike. Sidoqoftė, shkenca ka provuar qė njerėzit nuk mund tė ndahen nė raca tė pastra. Shumė shkencėtarė, sot e hedhin poshtė idenė e racės sė ngurtė biologjike dhe e shikojnė njeriun si njė proces nė vazhdimėsi. Pavarėsisht nga kjo, raca persiston si njė koncept i fuqishėm social e kultural, qė pėrdoret pėr tė karakterizuar njerėzit nė bazė tė diferencave fizike tė dukshme e tė sjelljes".

Mora frymė thellė. Pėrcaktimi i fjalės "racė" pėr njerėzimin vazhdoka tė merret nė konsideratė edhe sot e kėsaj dite; nuk ėshtė, sigurisht, i njėjtė me atė qė pėrdori, Jakov Milaj mbi 60 vjet mė parė, por sidoqoftė nuk qenka herezi e, pavarėsisht nga evolimi i saj, nuk qenka diametralisht i kundėrt.

Nga leximet e mėpastajme arrita tė kuptoj, qė nga njė anė ekzistojnė teoritė racore, e nė anėn tjetėr ekzistojnė ato raciste. Qė teoritė racore flasin pėr tipin, llojin e specien. Qė teoritė racore janė shpesh keqkuptuar e keqpėrdorur. Qė nga keqpėrdorimi i teorive racore ka lindur racizmi. E qė "teoritė raciste" flasin pėr superioritetin e domosdoshėm tė njė race ndaj njė tjetre dhe legjitimojnė shfarosjen e asaj inferiore.

Me kėtė background, e rilexova librin e Jakov Milajt, por nė fund nuk e ndjeva aspak veten t'i pėrkisja njė race mė superiore se ajo e serbėve dhe e grekėve, zotėrinj, e nuk m’u ringjall asnjė lloj pėrbuzje pėr vllehėt, jevgjit apo romėt. Aq mė tepėr kjo, kur autori shkruan se "Ēėshtja e racave superiore dhe e racave inferiore, qė ėshtė rrahur aq fort dhe vėnė nė mėnyrė gjenerike, nuk ka kuptim". (F.24, Botimi 1944).

Dėshpėrimi im ishte i madh kur pashė se Muhamedin Kullashi, nga njė anė pėrmend ndėr emrat qė kanė frymėzuar "racistin" Jakov Milaj, "racistėt" Eugen Fiscer, F.Gall, Guenther e G.V. De Lapouge, qė autori nuk i citon nė librin e vet, nga ana tjetėr, harron tė shkruaj qė "autori racist" ka pėrmendur nė vitin 1944 edhe ēifutin Norbert Jokl tė vrarė prej nazistėve nė vitin 1942 (f.44, Botimi 1944).

Por kritika juaj nuk mbaron me kaq. Nė vazhdim theksoni se "Milaj nuk bėn asnjė vėrejtje ndaj kėsaj politike shfarosėse, veē konstatimit se nuk ėshtė e sigurt se do tė pėrfundojė me sukses".

U habita! Kėtė vėrejtje, Milaj e ka botuar nė janar tė 1944, kur nazismi kishte zaptuar Shqipėrinė. Nuk e di ku keni jetuar e sa zemėrluan keni qenė ju, Muhamedin Kullashi apo paraardhėsit tuaj gjatė diktaturave, por tė jeni i sigurt qė vėnia nė dyshim e realizimit tė "objektivit madhor", konsiderohej nga nazismi si krim, e pėr kėtė ndėshkohej.

E sė fundi, harroni qėllimisht, o nuk keni arritur tė kuptoni, qė Jakov Milaj nuk kishte marrė "racėn e pastėr" si premisė tė punimit tė vet, por kishte parapėlqyer tė mbetej nxėnės i Pittard-it, duke e cituar kėtė tė fundit thuajse 40 herė nė veprėn e tij.

Eshtė e vėrtetė qė autori pėrmend togfjalėshin "racė e pastėr", por e pėrkufizon kėtė togfjalėsh duke thėnė se, "asnjė popull evropian nuk ėshtė i pastėr nga pikėpamja e racės. Luftėrat mijėvjeēare midis fiseve, migrimet e popujve prej njė vendi nė njė vend tjetėr, pėrpjekjet e tė fuqishmėve pėr tė futur nė dorė pasuritė natyrore qė zotėronin popujt mė tė dobėt, kanė shkaktuar gjatė shekujve pėrzierje kaq tė shumta racash, saqė sot ėshtė e pamundur tė flitet pėr pastėrtinė e tyre tė plotė. Por se pėrdorim me kėtė kuptim pėrkufizimin e "racės sė pastėr", mund tė themi me plot gojėn se raca shqiptare ėshtė e pastėr", (f. 141, Botimi 1944).

Pėr mė tepėr, ndėrsa flet pėr “racėn shqiptare”, Jakov Milaj, jo vetėm nuk mohon ekzistencėn e minoriteteve, por arrin deri aty, sa shkruan qė ato “nuk kanė asnjė ndryshim prej tipit dinarik; dallohen prej nesh vetėm pėr gjuhėn. Hyjnė nė grupin e tyre malazesėt, bullgarėt, grekėt e kuēovllehėt“. (f.126/ Botimi 1944)

3. Ndėrsa ju, Besnik Pula, pohoni qė autori i "Racės shqiptare" ishte fashist, pa i bėrė pyetjen vetes ēfarė do tė thotė tė jesh fashist. Pėrgjigjen nuk mund t’jua jap unė zotėrinj, por mund ta gjeni nė shtypin e kohės, ku Jakov Milaj shkruante herė me emrin e vet e herė me pseudonimin Horus.

Unė vetėm po limitohem t'ju kujtoj qė Branko Merxhani, kryeredaktori i revistės "Pėrpjekja shqiptare", pas 7 prillit 1939, u largua nga Shqipėria, ndėrsa bashkėpunėtori i tij, Jakov Milaj, qė u emėrua kryeredaktor i revistės pas largimit tė Merxhanit, arriti tė botojė vetėm njė numėr tė kėsaj reviste, se pastaj fashistėt ia mbyllėn.

Po zotėrinj, Jakov Milaj ka qenė ministėr i Bujqėsisė sė qeverisė sė Maliq Bushatit nė vitin 1943. Por para se tė njollosni emrat, duhet tė paktėn tė verifikoni se cili ka qenė konteksti historik nė tė cilin veproi kjo qeveri, cili ishte programi i saj. Pastaj pėr hir tė sė vėrtetės, z.Pula duhet tė shkruani se pas tre muajsh, ministri Jakov Milaj dha dorėheqjen. (A nuk ėshtė edhe ky njė akt i guximshėm pėr kohėt e fashizmit?). Dhe motivi i dorėheqjes ishte refuzimi i nėnshkrimit tė dhėnies me koncension tė pyjeve shqiptare italianėve. Faleni kėsaj here Jakov Milajn, zotėrinj, ai si ministėr bujqėsie nuk mund tė bėnte mė tepėr se tė emėronte 30 zoteknikė e veterinerė tė lartė tė Shqipėrisė nė Kosovėn “djerrė, por pjellore”.

E mos harroni, se nė vitet '40, dy ishin kampet qė ndesheshin me njėra-tjetrėn. Nga njėra anė, nacionalistėt, qė duke shfytėzuar situatėn e kohės, pėr herė tė parė arritėn tė shihnin njė Shqipėri tė shqiptarėve, edhe pse nėn hijen e rėndė tė fashizmit, e nga ana tjetėr, komunistėt tė themeluar nėn kujdesin e Miladin Popoviē, tė cilėt qė nė projektet e tyre fillestare donin qė kjo e fundit t'i bashkangjitej shtetit jugosllav.

E mos harroni zotėrinj, nėse jeni seriozė e pragmatikė, qė njė Shqipėri e shqiptarėve nė ato kohė tė vėshtira, ishte e mundur vetėm duke rinunēuar diēka e duke paguar njė ēmim tepėr tė madh, d.m.th. duke bėrė kompromise me njėrin kamp.

A nuk duhet tė paguajmė njė ēmim shumė tė lartė e tė bėjmė shumė kompromise edhe sot, qė komuniteti ndėrkombėtar tė njohė pavarėsinė e Kosovės?

Nuk e di, nėse me fjalėt e mia ju kam mbushur mendjen qė Jakov Milaj nuk ka qenė fashist e racist nė vitet '30 e '40, por di qė, nė ato vite, shqiptaromadhi Jakov Milaj ishte mik i "malazesit" Migjeni e bujti nė shtėpinė vet nė Torino "internacionalistin" Asim Vokshi, qė ishte nisur pėr nė Luftėn e Spanjės.

4. Pėr sa i pėrket rehabilitimit prej komunizmit, Jakov Milaj nuk ka nevojė pėr mėshirėn e askujt. Jakov Milaj e kishte pėr nder tė ishte lidhur nė tė njėjtat pranga me "fashistin" At Anton Harapi apo Bahri Omarin dhe jo vetėm i kishte falur me kohė persekutuesit e tij, por i mėsoi edhe fėmijėve e nipėrve tė vet tė falin, por mos tė harrojnė.

5. Jakov Milaj e pėrdori "racėn" nė librin e tij, jo pėr tė bėrė klasifikime raciste, (mė citoni njė fragment nė tė cilin shkruhet se jemi superior ndaj grekėve e serbėve (f.126 botimi 1944), por pėr tė bėrė njė diversifikim. E diversifikimi ėshtė pasuri.

Jakov Milaj e pėrdori "racėn" pėr tė bindur labin kokėfortė, qė kosovari ėshtė po aq shqiptar sa ai, pėr t'i thėnė shqiptarit tė Mitrovicės qė himarioti nuk ėshtė grek, pėr t'i mbushur mendjen tė krishterėve me ortodoksė e integralistė, qė edhe pse Muhamedin Kullashi e Mehmet Kraja kanė njė emėr qė tingėllon aq turk, sa emri i njė turku Stambolli, janė shqiptarė.

Jakov Milaj e pėrdori “racėn” nė librin e tij, pėr t’i thėnė shqiptarit “anakronik” tė djeshėm e tė sotshėm, qė tė ketė besim te vetja e tė njohė vetveten nė njė kuptim tė ri. Patjetėr, "Raca shqiptare" ėshtė njė vepėr qė pasqyron edhe filozofinė, shkencėn e terminologjinė e kohės sė vet e tė gjitha limitet e saj; qė ka njė titull qė tė sjell menjėherė ndėrmend "racizmin"; qė me relativitetin e kohėve tė sotme shumė prej tezave tė shkruara nė tė nuk janė mė bashkėkohore e ndonjė edhe e gabuar.

Pėr fat tė keq, teoritė mbi racėn u degjeneruan, u keqpėrdorėn dhe u shndėrruan shpeshherė nė racizėm, duke prodhuar tragjedinė mė tė madhe tė shekullit tė kaluar. A mos vallė edhe doktrinat e shenjta si krishtėrimi e islamizmi, kur janė keqpėrdorur nuk kanė pjellė dhunė?

Sidoqoftė, sado dashakeqės o sipėrfaqėsor tė jeni zotėrinj, sado mos ta keni lexuar librin e tė keni marrė guximin tė gjykoni prej titullit tė tij apo parathėnies, nuk e keni tė drejtėn morale tė gjeni "racizmin shqiptar aty ku nuk ėshtė" e ta radhisni emrin e Jakov Milajt mes atyre qė kanė realizuar “shfarosjen e ēifutėve”. Ndėr reliket qė ndodhen nė shtėpinė ku banonte Jakov Milaj, ėshtė edhe njė "hanuchia". Dhuratė, qė miqtė ēifutė tė "racistit" Jakov Milaj, i bėnė familjarėve pas vdekjes sė kėtij tė fundit.

6. Njė miku im ēam, pasi lexoi shkrimet tuaja kėto ditė, mė tha: "Pėr sa kohė kosovarėve u duhej bashkim dhe identitet e ndryshmėri nga serbi, ata e kishin librin ungjill (fjalė tė prof.A.Cetės, thėnė nė Fier, 1992). Tani qė nevoja e do tė hapen e tė njihen nga bota e shkelen menjėherė".

Jo, - i thashė mikut tim, - nuk e shkelin kosovarėt Jakov Milajn, pasi e dinė se, nėse Jakovi do tė ishte gjallė e do tė kishte edhe mė tė voglin dyshim, se libri i tij do tė bėhej nė ēfarėdolloj mėnyre pengese pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, do tė ishte ai i pari qė krijesėn e vet tė viteve '40 do ta kishte braktisur nė hauret e harresės".

7. Kur nisa t'ju shkruaj kėtė letėr, isha i tronditur e druhesha se ajo do tė dilte thjesht emotive. Por tani qė e mbarova, vura re se mė shumė se unė, ka folur Jakov Milaj.

“I dua kosovarėt – i thoshte Jakov Milaj nipave tė vet – pasi pa kosovarėt, Shqipėria nuk do tė ekzistonte”.

Enklid Milaj

Nipi i Jakov Milaj

Jurist pranė Studios Legale Internacionale "Lovells", Milano

-----------------------------------------------------------------------------------------
Mė datėn 14.05.2005. “Sport-ritmi i zemrės “z.ALBAN DUSHKU,shkruan komentin mė titull : "PAK ME NDRYSHE PER JAKOV MILAJN "
Pseudoshkenctaret Besnik Pula,Albert Vlash Nicolla,Elona Pira,etj,ashtu sic beri plote 50 vjete regjimini komunist shqiptare per eruditin tone te madh-te ndjerin profesor dr.sc.Jakov Milajn dhe vepren e tij"Raca shqiptare"(botimi i pare 1945; botimi i dyte:1997).te njajtin avaz po e vazhdojne ca"shkenctare" shqiptare ne Forumin tone te mirenjohur "Alb-shkenca".Keta 3 harbute-musketare SOROSISTE apo KOMUNIST te rinj u munduan qe ne nje shkrim te tyre ta denigrojne veprimtarine e madhe te Jakov Milajt,duke e quajtur racist dhe vepren e tij "Raca Shqiptare"(punim pseudoshkencore).
Ju bejme me dije se Jakov Milaj,nuk ishte Adolf Hitler,Qubrilloviq,Andriq,Qosiq e Millosheviq siq pandehen ne nje shkrim keta "Shkenctaruca" duke torturuar opinionin shkencore ne "Alb-Shkence",pa e lexuar fare librin shkencore"RACA SHQIPTARE".

Prof.dr.Alban Dushku

Bleron Baraliu ,nga Prishtina publikon mė datėn 15.05.2005 shkrimin nė ueb faqen “Alb-shkence.org”,ku shkruan :

Mendoj se Besniku ka te drejte vetem pjeserisht. Pajtohem me plote bindje se studimet shkencore nuk mund te kene karakter patrotik, mirepo nuk duhet refuzuar se rrjedhimet e nje hulumtimi shkencor mund te rezultojne ne perfitime kombetare dhe si te tilla te kualifikohen per nga natyra e kontributit patriotik, p.sh. hulumtimet amerikane ne kozmos dhe zbritja ne hene gjithmone kane pasur natyre patriotike per Amerikanet, ndoshta jo per karakterin e tyre(?!) por per arritjet e treguara. Ne anen tjeter, Besniku ka te drejte pjeserisht poashtu kur thote se paradigma baze e studimit antropologjik rreth percaktimit te vlerave te racave ka rene tashme kohe me pare dhe kur ka egzistuar si e tille ka qene paradigme jashtezakonisht social-regresive, mirepo nuk jam i sigurte nese Besniku ngutet ne gjykimin e librit para se ta lexonte ate. Nga permbledhja, kam mundur te kuptoj vetem se libri kerkonte te beje identifikimin statistikor te karakteristikave fizike te Shqiptareve dhe jo ti klasifikoj ata si superior apo te klasfikoj ndonje popull tjeter si inferior. Motivet e studimeve te tilla nga gjermanet, psh., kane qene te erreta, por kjo nuk mund te na shfrytezoje si paragjykim per studime tjera te kesaj natyre.

Ne fund te fundit te dhenat statistikore jane cfare jane, dhe une personalisht, megjithese matematicient me profesion baze, nuk i vleresoj keto te dhena si dicka me vlere te larte. Madje, tentoj te besoj se dobia dhe demi i konkluzave ne baze te studimeve statistikore nuk jane ne disproporcion te larte. Merr shembull deshtimet statiskore ne mjekesi, financa, dhe pothuajse ne cdo rrafsh tjeter social, politik, ekonomik te jetes. Te vleresojme relevancen e prezentimit te tyre dhe motiveve te nxjerrura nga Prof. Milaj na duhet opinioni i nje eksperti ose se paku dikujt qe e ka lexuar kete liber me vemendje.

Megjithate, me lejoni te ndalem per nje moment ne koncpetin e superioritetit te popujve. Te besosh qe te gjithe njerezit lindin te barabarte do te thote ti besosh nje doktrine te ngjashme me ate te Bibles. Ne kete aspekt nuk tingellon aq paaresyeshem! Mirepo, te besosh se njerezit mbesin te barabarte me ndryshimin e kohes dhe pavaresisht nga shpejtesia e ndryshimeve do te thote te jesh ndesh me cdo logjike te mundshme ne toke, nga ajo e Bibles se Vjeter e deri tek Teoria e Relativitetit. Ne kete kontekst, zhvillimet e popujve varen nga faktore historik te papermendshem, dhe vetem dogmatizmi komunist u mundua pasusksesshem te mohoj shkallen dramatike te ndryshimeve te krijuar nga vete fakti qe kultura te caktuara u zhvilluan ne rrethe te caktuara dhe shpeshhere me tipare unike. Kjo do te thote qe historia krijoi popuj te mire dhe popuj te keq!

Te thuash ate qe une shkrova ne fjaline e mesiperme eshte racizem fanatik, primitiv, i pandergjegjshem dhe i papranueshem, por, vetem nese nxjerret nga konteksti. Pse?! Sepse e mira dhe e keqja jane cilesi relative qe maten nganjehere dramatikisht ndryshe ne kultura te ndryshme. Per shembull, ne Afrike egizstojne kultura qe nje mysafiri mashkull ua dhurojne gruan e shtepise per te kaluar naten, intimisht! Kjo eshte e "keqe" dhe e papranueshme ne shumicen e kulturave perendimore, si i njohim ne. Per te mos e zgjatur shume, per te gjithe konformuesit e kultures se tyre kultura vetiake eshte me superiore ne bote, ne kuptimin e matjes se vlerave te se mires dhe se keqes. Si Shqiptar, populli juaj eshte detyrimisht populli me superior ne bote; perndryshe ju ose keni devijuar nga kultura e popullit Shqiptar, mendoni se ju dhe nje pakice Shqiptare e mbajne kulturen por shumica ka devijuar nga kultura bazike Shqiptare, ose jeni te bindur qe edhe popuj te tjere e percjellin te njejeten cilesi te kultures si populli Shqiptar, pak me mire ose pak me keq, pra egizton ose nje barazi ne botekuptimin tuaj ose inferioritet i nje populli apo tjeter.

Ne opinionin tim, ne sistemin e matjes se vlerave-- qe bazohet ne rezultat me te larte per faktoret e harmonise, solidaritetit, ndjenjave shpirterore dhe dashurise ndaj njeriut, kafshes dhe natyres, afinitetit ndaj respektimit te rregullave pa forcimin e tyre permes pushtetit diktatorial, e faktoreve te tjere me shume social dhe evulucionar ne karakterin e tyre e me pak ne zhvillime historike ekonomike/industriale mbi baza sistemesh sunduese, diktatoriale etj.-- pra ne sistemin tim te matjes te se "mires" dhe te se "keqes", matjes se superioritetit dhe inferioritetit te klaseve te njerezve qe per thjeshtesi po i ndaj ne popuj, populli Shqiptar eshte popull me superior se popujt tjere ne bote. Ky superiroritet, ne mendimin tim, eshte rrjedhoje e adaptimeve te detyrueshme historike, qe, ne kuptimin evulucionar i bene njerezit te afrohen me shume, te bazohen ne koncepte humane ne menyre qe te mbijetojne veshtiresite. Popuj te tjere, si Indianet, arriten ti afrohen vlerave humane permes sistemeve tjera, si ai i religjionit shume pozitiv Hinduist dhe Budist, por pavaresisht, duhet pranuar se egzistojne vlera unike per ti karakterizuar popujt, sepse po te mos egzistonte unikiteti i ketyre popujve ata as qe do te formoheshin ne pike te par. Dhe populli Shqiptar unikitetin e vet e gjene ne superioritetin e natyres se tij shoqerore dhe humane, pavaresisht prej egzistimit apo mungese se unkitetit fizik.

Ju pershendes me dashuri per te gjithe njerezit por me dashuri me te zjarrte per njerezit Shqiptare!

Flori Bruqi ,me 21.6.05 Alb-shkenca.org etj.
Nė web faqen Alb-shkenca org mė datėn 21.06.2005. zhvilloj polemiken mė titull: “Replike per shkrimin e B. Pules ne alb-shkence dhe Kohe ditore”

EDHE NJĖ HERĖ PĖR LIBRIN “RACA SHQIPTARE” TĖ AUTORIT JAKOV MILAJT.

(Pėrkitazi mė recensionin tim pėr librin “Raca shqiptare” tė Jakov Milajt ,tė botuar kohė mė pare nė disa faqe interneti:alb-shkenca.org; art-café;floart;flori-press;sport-ritmizemres si dhe shkrimit tė z.Besnik Pula,i botuar mė 20.06.2005 ., nė “Alb-shkenca.org mė titull:”Racė shqiptare apo racizėm shqiptar?”...)
PM
Top
r.mislimi
Postuar nė: 21.10.2006, 13:20
Quote Post

studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004

----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
r.mislimi
Postuar nė: 21.10.2006, 13:22
Quote Post

studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004

Pjesa e 2-te e tekstit per Milajn vazhdon nga ketu....

Siq kemi shkruar herėn e kaluar nė “Alb-Shkencė”; “Art-Café” etj.,sa i pėrket lartėsisė sė trupit,sipas matjeve tė shkenėtarėve,serbėt janė tė gjatė deri nė mesatare,shqiptarėt kanė gjatėsi mbi mesatare,kurse grekėt kanė gjatėsi mesatare tė trupit.

Si tek Ilirėt ,ashtu tash edhe te shqiptarėt,tipi dinarid apo Adriatik apo Ilirik ėshtė dominues si pėr kah forma e kokės dhe gjatėsia e trupit,por edhe pėr kah ngjyra e lėkurės dhe syve; tė shqiptarėt dhe grekėt hasen mjaft tipare edhe te tipit Mediteran.

Kjo natyrė antropologjike dinarido-mediterane e shqiptarėve mund tė spjegohet me praninė shumė tė hershme tė protoshqiptarėve nė Ballkan dhe Mediteran.

Sipas shkenctarit kosovarė prof.dr. sc.Shefki Sejdiu,pėr tė kuptuar mė mire karakterin dolikocefalik dhe nordikeve dhe europianėve verilindorė ,janė flokėverdhė dhe atė tė alpideve dhe dinaridėve mezocefalikė dhe brakocefalikė ndihmon shumė rregulla e Bergmanit,sipas tė cilės qenieve tė gjalla pėr tė mbijetur nė hapėsirė mė klimė tė ftohtė u nevojitet njė masė mė e madhe trupore,por mutatis mutandis,nė hapėsirat e ngrohta apo nė ato me klimė tė moderuar nuk iu nevojitet njė masė e madhe(mbrojtėse e tillė).Sipas kėsaj rregulle rezulton se populli Kelt dhe ai Ilir,me herėt se popujt tjerė indoeuropianė u janė drejtuar hapėsirave mė klimė mė tė moderuar dhe mė tė ngrohtė,tė Europės Qendrore dhe Mesdhetare(Mediteranit).

Ky konstatim mund tė pėrforcohet me faktinse edhe tė francezėt si dhe tėshqiptarėt pėrveē tipareve Alpiko-Dinaride hasen edhe edhe ato Mesdhetare(Mediteranė).

Nė fund mund tė pohohet se shumė ndryshime antropologjiko-morfologjike(tipare tė kokės,trupit,ngjyrės sė lėkurės dhe syve)janė tė kushtėzuar nga factorė gjeoklimatikė dhe rrethana tė tjera sociokulturore,historike,kontaketsh dhe raportesh substrato-adstrato-superstratike etj.

Tė shqiptarėt hasen gjithashtu gjurmė tė lashta etnokulturore siē janė kuvada,kulti i diellit,kulti i gjarpėrit,rite vdekjeje,si psh.mbyllja e syve tė posavdekurit nga ndonjė i afėrm i tij,rit ky i ngjajshėm mė atė tė italikėve tė periudhės romake dhe veprime siē ėshtė gjakmarrja,e ngjajshme me viendettan korzikane apo ajo malazeze etj.

Nė fushė tė etnolinguistikės,pėrveē pėrdorimit virtual dhe simbolik sidomos tė numrave 3,7,9,12 etj., qė mund tė hasen edhe tė shumė gjuhė tė popujve tė hapėsirės mesdhetare e mė gjėrė,tė shqiptarėt haste edhe njė pėrdorim emotive i kėtyre numrave.

Tė hangshin shtatqind mi dreqen ! etj.Nga gjuhėt e ballkanit shqipja ėshtė e vetmja gjuhė qė akoma ruanė gjurmė tė sistemit vigezimal si tė dyzetė(2x20=40);mė pėrpara,nė shqipe,pėr tė shprehur nocionet’’ 60” dhe “80”,janė pėrdorur strukturat vigzimale trezet(3x20) dhe katėrzet(4x20).

Njė logjikė e tillė e formimit tė emrave haste edhe nė baskishte (2x20=40); nė galishte(2x20=40); 3x20=60;4x20=80)nė oksitanishte dhe nė frengjishte tė vjetėr(3x20=60;4x20=80;6x20=120 madje edhe 15x20=300);nė frengjishten e re gjithashtu haste 4x20 =80 por edhe emra tė tjerė tė numrave tė ndėrtuar mbi kėtė bazė pėr numrin ,psh.99 thuhet 4x20+10+9=99 etj.

Profesor Sejdiu shkruan : “… Nė gjuhėn shqipe gjallojnė struktura etnolinguistike apo mė saktėsisht antropolinguistike dhe kulturore qė dėshirojnė se,qė nė lashtėsi,kanė ekzistuar kontakte tė protoshqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre,me popuj,gjuhė dhe kultura paraindoeuropiane tė Mesdheut.Kėto gjurmė hetohen tė disa emra tė sistemit tė farefisnisė si elemente materjarkati,p.sh.tek emir motėr(

…Dhe nė vend tė konkludimit; kėto gjurmė tė lashta antropologjike,etnokulturore,gjuhėsore,racore qė ndeshėn tė shqiptarėt nuk janė sjellė kėtu vetėm si fakte tė ndara dhe tė shpėrndara ,pėrkundrazi nė kėtu jemi pėrpjekur qė kėto fakte ti shohim ne,pra zoti BESNIK PULA etj., si struktura dhe ne sisteme (jo) raciste.Pjesa mė e madhe e kėtyre elementeve dhe fakteve janė gjurmė dhe dėshmi e kontakteve direkte dhe e njė jete nė simbiozė,qė nė kohrat mė tė lashta,me popujt paraindoeuropianė dhe indoeuropianė si dhe me kulturat dhe gjuhet e tyre nė hapėsirat e Mesdheut.
Flori Bruqi

----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio