Studentet.info
 Kërko      Antarët      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> ISLAMI , RINIA UNIVERZITARE DHE DITURIA
INDEXI
Postuar në: 21.10.2006, 15:34
Quote Post


Tërë kohën flas :)
*****

Posti: Antarë
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



ISLAMI , RINIA UNIVERZITARE DHE DITURIA

Kèto tre komponentet e kètij titulli janè cèshtjet mè tè rèndèsishme qè ekzistojnè nè rruzullin tokèsor.Shumica e njerèzve nuk do tè pèrkrahnin kètè konstatim , pasiqè pèr to , rinia univerzitare dhe dituria janè motra , por jashta Islamit , jashta sheriatit te All-llahut xh.sh.Ne padyshim do tè rrespektojmè mendimin e tyre dhe do tè mundohemi qè tè sjellim argumente nè tè kundèrtèn e asaj qè ato pohojnè.Kètè artikull do ta ndajmè nè tre faza me qèllim qè sa mè lehtè tè kuptojmè esencèn dhe mesazhin tim.
1.Islami Si Sistem Jete-Islami èshtè njè fe e cila erdhi nè rruzullin tokèsor qè njeriun ta liroj nga prangat e injorancès dhe ta drejtojè drejtè tè vèrtetès tè amshueshme dhe sintetike.Vet forma e saj pèrmbajtèsore nga aspekti i definimit tè saj na parafytyrohet si njè kombinim ndèrmjet matriales dhe shpirtèrores , aspektit moral dhe edukativ.Ai , nuk u paraqitè qè njeriut t’ia rèndoj jetèn , por pèrkundrazi bèri shumè lehtèsime dhe kombinime tè pjekura ndèrmjet realitetit dhe budallakisè sè idesè sè traditave tè mykura arabe dhe botèrore.
Islami èshtè sistem pèr jetèn praktike tè njeriut nè tè gjitha aspektet e saj.Ai èshtè sistem , i cili imponon koncept ideologjik tè pèrcaktuar , koncept bindès i cili interpreton natyrèn e gjithèsisè , duke konstatuar pozitèn e njeriut nè atè gjithèsi si dhe qèllimin pèrfundimtar nè tè.Prandaj , kjo fe nuk èshtè plotèsisht besim emocional , e shkèputur nga fusha reale e jetès njerèzore , sikurse nuk do tè mundej asnjè fe hyjnore e kètillè tè jetè pikèpamje plotèsisht emocionale e vemtuar nga realiteti i jetès njerèzore.Por , Islami nuk èshtè njè e vèrtetè e re , e cila paraqitet nè shkretètirat e Arabisè.Ajo èshtè njè e vèrtetè e vjetèr sa vet njerèzimi.
Islami èshtè takimi i Zotit me njerèzimin , ashtu sic èshtè spjeguar nga tè gjitha fetè dhe sic èshtè komunikuar nga tè gjithè tè Dèrguarit e Zotit.Kèta tè Dèrguar erdhèn nè periudha kohore qè i paraprinin asaj tè Muhammedit a.s. dhe patèn pasuesit e tyre.Ndèrkaq All-llahu i Madhèruar nè Kur’anin Famèlartè thotè:"Ai u pèrcaktoi juve pèr fe atè qè i patè pèrcaktuar Nuhut , dhe atè qè Ne ta shpallèm ty dhe atè me cka patèm porositur Ibrahimin , Musain dhe Isain ( i porositem) ta praktikoni fenè e drejtè e mos u pèrcani nè tè..."(Shura , 13)
2.Rinia Univerzitare pèrball Islamit-Thènè tè drejtèn kjo renditje e kètillè nga njè aspekt nuk mban ,pasiqè rinia univerzitare duhet tè jetè nè Islam dhe jo e ndarè me lidhèza dhe prapashtesa.Njè aspekt i kèsaj faze mund tè lidhet direkt me kohèn.Rinia èshtè pjesa mè e rèndèsishme dhe mè e shtrenjtè e popullit.Nèse njè rini èshtè e ngritur atèherè edhe populli i asaj rinie èshtè i ngritur dhe e anasjellta e kèsaj.Rinia paraqet pjesèn mbèshtetèse tè tè gjitha drejtimeve qè posedojnè strategji reformuese.Andaj , tè gjitha revolucionet dhe grushtetet qè ndodhèn dhe akoma po ndodhin nè anè tè ndryshme tè rruzullit tokèsor , i janè mbèshtetur dhe akoma i mbèshteten rinisè nè realizimin e qèllimeve tè tyre.Deri te ky cak , arrihet vetèm nèpèrmjet shfrytèzimit tè kohès sè rinisè.Nè njè prej thènieve tè tij Muhammedit a.s. porositè rininè duke u thènè:"...Shfrytèzo rininè para se tè plakesh...", ndèrkaq hadithi vazhdon ende me pjesèn tjetèr "....Shfrytèzo kohèn e lirè para se tè zihesh me punè..."Pra , rinia dhe koha janè dy pèrbèrèsit kryesor nè jetèn nè pèrgjithèsi.Padyshim ajo rini e cila èshtè e pajisur me petkun e Islamit dhe qè jetèson rregullat e Islamit edhe nè cfarèdo ambienti qoftè apo univerziteti , do t’i shihet e mirja e tij dhe do tè pèrfitojnè shumè veta nga ai.Kètè konstatim tonin e mbèshtesim me ajetet kur’anore tè sures asr ku thotè All-llahu i Madhèrishèm nè Kur’an:"Pasha kohèn! Nuk ka dyshim se njeriu èshtè nè njè humbje tè sigurt.Me pèrjashtim tè atyre qè besuan , qè bènè vepra tè mira , qè porositèn njèri-tjetrin t’i pèrmbahen tè vèrtetès dhe qè kèshilluan njèri-tjetrin tè jenè tè durueshèm. (el-Asr;1,2,3)"
Rinia univerzitare pèrball Islamit duhet tè jetè si fèmiju pèrball prindit tè tij , ose si i sèmuri pèrball mjekut tè tij.Ilaci i cili do t’i jepet nuk do t’i pèlqejè normal dhe do tè jetè i idhèt pèr tè.Por , pas njè kohe do t’i bèjè dobi.Edhe komponenta e tretè e kèsaj faze qè èshtè ndjenja e pèrgjegjèsisè sè rinisè univerzitare ndaj kohès , diturisè dhe adhurimeve fetare èshtè njè ilac qè pas njè kohe mund tè shihen dobitè e shumèllojshme tè saj.
3.Dituria, rroli i saj nè Islam-Thotè All-llahu i Madhèrishèm nè Kur’anin Famèlartè:"Lexo , me emrin e Zotit tènd , i cili krijoi ( cdo gjè).Krijoi njeriun prej njè gjaku tè ngjizur ( nè mitrèn e nènès).Ai qè e mèsoi ( njeriun ) tè shkruaj me pendè.I mèsoi njeriut atè qè nuk e dinte..(el-Alek , 1-4)"Ndèrsa Muhammedi a.s. ka shumè thènie tè tij rreth diturisè dhe rèndèsisè e vlerès sè saj.Ne nè vazhdim do tè pèrmendim vetèm disa me qèllim qè tè japim njè pasqyrè tè shkurtèr rreth kètij segmenti.
"Atij qè All-llahu ia do tè mirèn , e udhèzon nè njohjen e parimeve tè fesè".
"Ai i cili e ka marrè rrugèn pèr tè kèrkuar dituri atij me tè ( diturinè ) All-llahu do t’ia lehtèsoj rrugèn pèr nè xhennet.Njè popull i cili èshtè tubuar nè njèrèn prej shtèpive tè All-llahut , tè cilèt lexojnè librin e All-llahut , tè cilèt nè mes vete bèjnè studimin e tij , ata i rrethojnè engjujt dhe mbi ata zbret qetèsia, ata i mbulon mèshira e All-llahut i pèrmend te ata qè janè nè Madhèrinè e Tij."
Thèniet e dijetarève islam rreth vlerès sè diturisè dhe kèrkimit tè saj janè tè shumta , por ne nè vazhdim do t’i pèrmendim vetèm disa.
"O ju njerèz , e keni pèr borxh tè kèrkoni diturinè , ngase pèr All-llahun èshtè kostum i dashurisè.Ai qè kèrkon (troket) njè derè tè diturisè , All-llahu do ta mbuloj me kostumin e tij."-Omeri
"Tubimi mè i mirè èshtè tubimi nè tè cilin pèrhapet urtèsia ( mencuria).Aty pèrhapet mèshira , d.m.th ai èshtè tubim shkencor."-Ibn Mes’udi
"Po tè mos ishin dijetarèt , njerèzit do tè bèheshin si bishat.Do tè thotè pèrmes shkencès dhe diturisè njerèzit dalin nga kufijtè e shtazarisè nè ato tè njerèzisè."-El-Haseni.
"Nxènès , bèhu religjioz,
Ruaju nga gjumi i tepruar dhe haja,
Bèhu kèmbèngulès nè mèsim dhe mos e ndèrpre,
Sepse dituria arrihet me mèsim permanent,
Shfrytèzo ditèt e rinisè dhe freskitè e saj."
Kemi edhe thènie tè panumèrta nga Muhammedi a.s. , thènie kur’anore , thènie tè dijetarève dhe mendimtarève islam qè drejtojnè dhe orientojnè kah kèrkimi i diturisè.Mos harro , dituria èshtè e rèndèsishme pèr ty.Kèrkoje atè me mish e me shpirtè , nèse dèshiron qè tè jesh i lumtur nè kètè dynja dhe i shpètuar nè ahiret.
Pra , kèto tre komponente janè reale dhe faktike qè duhet tè shkrihen nè njè edhe atè njeriun.I vetèdijshèm pèr cdo sfidè dhe pèrballje qè lind ky realitet njeriu duhet tè pajiset me moral , edukat , dituri dhe nè fund me pjekurinè e tij intelektuale.

Hamdi Nuhiju
Kumanovè
www.hamdinuhiju.blogspot.com

Literatura e konsultuar:
1.Kur’ani famèmadh pèrkthim me komentim nga Sherif Ahmeti,
2.Sahihu-l-Buhari,
3.Sahihu-l-Muslim,
4. Pejgamberi a.s. dhe dituria , Dr.Jusuf Kardavi , Shkup
5. Feja jonè , Muhamed Gazali , Tiranè 2003
6. Udhèzime pèr nxènien e diturisè , Burhanuddin ez-Zernuxhi , Shkup 2003
7. Islami fe e ardhmèrisè , Sejjid Kutub, Shkup 2000
8. Rinia dhe Reforma , Fet’hi Jeken , Shkup 2001
PM
Top
fotoni
Postuar në: 01.11.2006, 18:30
Quote Post


Tërë kohën flas :)
*****

Posti: Antarë
Postime: 144
Antari Nr: 350
Bashkangjitur: 26.06.2005



Dituria duhet t'u paraprije te gjithave. Lexo, ne emrin e Zotit tend, I Cili krijoi çdo gje. Nese kuptohet esenca e ketij ajeti, te gjitha shkojne me lehtesi. Prioriteti eshte, leximi. Ketu duhet sjellur populli. Ky eshte obligimi i te gjithe neve. Pataj akceptimi i te vertetes eshte me i lehte...

Suksese..
PMMSN
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janë në pronësi të vet postuesve, redaksia jonë nuk mer asnjë përgjegjësi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi është i lejuar nëse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio