Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> INSTALIMI I PRINCIPEVE ISLAME NE EKONOMI
INDEXI
Postuar nė: 28.10.2006, 21:44
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



Instalimi i principeve Islame ne Ekonomi

Jeta ekonomike e njeriut ne bote eshte e pasuruar me shume ide, sfida , mendime dhe kahje qe po ngjyrosin cdo skaj te rruzullit tokėsor.Njeherit , ekzistojnė disa teori qe po inflitrojne njeriun brenda suazave te qenies ekonomike ose homo ekonomikus vetėm e vetėm qe boten t`ia pėrshtatin ideve te tyre.
Realiteti qe po frymojmė dita-dites po nxihet dhe po imponon nje mendim pak me te bute dhe qete rreth definimit te problemeve ekonomike nga kendi islam.Linden shume probleme dhe teori pa zgjidhje , ose thene shkurt utopi qe ende po mbajnė boten pezull.
Gjithcka ne kete sistem ekonomik , ose me mire thene ne gėrshetimin e sistemeve ekonomike nuk eshte ne bardh e zi , por ka edhe nje mes i cili eshte per tu lavdėruar.Por , i mungon nje qasje serioze drejte rritjes dhe pėrpunimit te atyre instrumenteve te dobishme ne shoqėri.Njekohesisht duhet te shikohen edhe anet negative ose te dėmshme te atyre instrumenteve , pasojat e tyre , dhe zgjidhjet e atyre pasojave me kosto sa me te ulet.
Si epiqendėr e ekonomise gjendet njeriu dhe nevoja e tij per te konsumuar.Disa teoricient japonez shkojnė aq larg me kete supozim saqė krijesėn e quajtur njeri e bejne “Zoti yne eshte klienti” , ndėrsa disa tjere ia nderrojne formen kėtij termi duke e zevendesuar me nje term pak me te bute , se “klienti eshte mbret ne tregti”.
Jane formuar dhe krijuar shume rruge te pėrfitimit material , janė ndėrruar trajtat e mendimeve ideologjike dhe janė formėsuar shume teori te ngjashme rreth kėtij aspekti.Njera prej rrugeve drejte pėrfitimit material eshte edhe trupi i zhveshur i femrės.Edhe pse neper shume institute dhe institucione mėsohet etika profesionale e punės ekonomike , si lende , prap se prap , nuk rrespektohet gjinia e kundėrt , duke u servire para konsumatoreve si nje thithėse e pasurise.
Ekonomia monetare me rrugen e saj grandioze kamatėn ka arritur pėrmasa qe njerėzit te habiten me kohegjatesine e saj dhe segmentimin e saj ne te gjitha sferat e ekonomise.
Efekti i bilanceve tregetare ndėrmjet shtetesh eshte mbushur dhe sterzmadhuar me mito dhe korrupsion.Ne cdo dogane ekziston sllogani i arte mito dhe korrupsioni. Ketu paraja eshte gjithēka dhe nuk eshte mbret ,por vetėm Zot, dhe vetėm Zot.Disa shtete sunduese mundohen qe te instalojnė forcen e tyre permes politikave te jashtme tregetare brenda shtetit “partner” qe asnjehere keto partnere nuk janė te barabart ne cdo lidhje te cdo marrėveshjeje.
Gjtiha keto sfida dhe te tjera ,qe ne shikim te pare nuk kane zgjidhje pasiqe insistohen nga vet formuesit e tyre dhe implementuesit e tyre, ne fakt kane nje zgjidhje te vetme e ajo zgjidhje eshte Islami.All-llahu xh.sh. i ofroi njeriut zgjidhje primare dhe te qete e stabilizuese per cdo kohe dhe ne cdo segment te jetes se tij.Ai zbriti Kur`anin Famelart , Muhammedit a.s. qe eshte udhėzim dhe ndricim per njerėzit.
Principet islame qe janė te shumėllojta mund te ndikojnė qe botes t`ia ndryshojnė ngjyren e injorancės drejte dritės se vertete.Ato principe , janė te shumta , por ne do te cekim vetėm disa sa per te ilustruar idenė tone rreth kėtij punimi.

1.Principi i punės-Eshte pyetur i Derguari i All-llahut , sal-lallahu alejhi ve sel-lem:”Cili eshte fitimi me i mire?, dhe eshte pėrgjigjur :”Njeriu te ushqehet dhe te furnizohet nga puna e duarve te tij dhe cdo shitje e kryer pa ndonjė mekat”.[1]Puna ne Islam ka rendesine e vet, dhe nese cdo njeri do t`i pėrmbahej kėtij principi pergjithmone varferise do t`i thuhej lamtumire.Ky hadith i Pejgamberit a.s. ne menyre koncize therret ne ngritjen e vetėdijes shoqėrore tek muslimanet rreth kėtij instrumenti kaq te larte shoqėror.Pasiqe ne Islam cdo gje qe behet ne emer dhe per hir te All-llahut llogaritet adhurim , edhe puna hyne ne grupin e adhurimeve islame sic janė adhurimet tjera.Ne nuk themi se puna hyne ne kete grade te vlerave ne islam apo ne ate grade.Ne kete rast u munduam te argumentojmė vetėm vlerėn dhe rendesine e saj si princip islam ne ekonomi.
2.Principi i Kohes- Thoe All-llahu i Madherishem ne Kur`an:” Pasha kohėn!Nuk ka dyshim njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurt.Me pėrjashtim tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėri-tjetrin t’i pėrmbahen tė vėrtetės dhe qė kėshilluan njėri-tjetrin tė tė jenė tė durueshem.”[2]Ky princip ne ekonomi ka rendesine e vet.Lidhet shume me ekonomsine , produktivitetin dhe rentabilitetin. Nese per nje prodhim te caktuar shfrytezojme kohe me pak se tjerahere duke iu faleminderuar zbulimeve tona tekniko teknologjike atehere kemi zbatuar kete urdhėr kur`anor.Flas ne aspektin ekonomik, se kjo sure nuk i drejtohet vetėm kėtij grupi njerėzish.Islami si sistem jete ka te instaluar kete princip per shkak te rendesise se madhe te saj.
3.Principi i Ndihmes- Thote All-llahu i Madheruar ne Kur`anin famėmadh: “Ndihmohuni mes vete me te mira dhe ne pune te mbara, e mos u ndihmoni ne mėkatim e armiqėsi.Kini dro dėnimit te All-llahut , se me te vertete All-llahu eshte ndėshkues i forte.”[3]Asnje shoqėri nuk mund te ekzistojnė pa ndihme reciproke ne mes vete.Kjo eshte ajo qe disa filozofe e quajnė :”pajtim gjithekombetar” .Njeriu vete , as nevojat e tij personale nuk mund t`i kryej.Jeta e tij varet prej maredhenieve me te tjeret.Ndihma shoqėrore eshte domosdoshmėri, ndėrsa ne Islam , eshte prej vlerave me te larta.[4]
4.Principi i Drejtesise- Thote All-llahu i Madherishem ne Kur`anin Famemadh:”O ju qe keni besuar , vazhdimisht te jeni dėshmues te drejte per hir te All-llahut edhe nese eshte kundėr (interesit ) vetvetes suaj, kundėr prindėrve ose te afermve , le te jete ai ( per te cilin dėshmohet ) pasanik ose varfanjak, pasi All-llahu di me mire per ta.Mos ndiqni pra emocionin e t`i shmangeni drejtesise.Nese shtrembėroni ose tėrhiqeni , All-llahu hollėsisht di cka punoni.”[5]Ne cdo segment te ekonomise nevojitet ky princip.Nese do te instalohej ne ekonomi si urdhėr nga All-llahu xh.sh. dhe nese do te aplikohej si i tille do te kishte pėrmasa mjaft pozitive dhe diametralisht progresive ne shoqėri.
5.Principi i Univerzalitetit- Thote All-llahu i Madherishem ne Kur`anin Famemadh :”Hani e pini , por mos shpėrdoroni me marrėzi e pa mase...”[6]Ky ajet kur`anor sipas Jakup efendi Asipit eshte baza e ekonomise.Islami eshte universal , por edhe principet e saja janė per cdo kohe dhe ne cdo vend.Deshmi per kete eshte ky ajet kur`anor qe stimulon pa mase kursimin.
6.Principi i Mesit- Mesi paraqet inkuadrim ne zonen e sigurise dhe largim prej rrezikut; skajet zakonisht janė vendshfaqje e rrezikut dhe trazirave , perkunder mesit qe eshte i mbrojtur e i ruajtur.Lidhur me kete poeti ka thene:/Nje kohe te gjate ishte mesi plot siguri, /deri atehere kur u shkua ne skajshmėri/.Mesi eshte argument i fuqise , eshte epiqendėr e fuqise.A nuk i sheh te rinjtė , te cilet jetojnė fazen ndėrmjet dobesise foshnjore dhe asaj te pleqerise?Dielli me rrezet e tij me te forta ndriēon ne mes te ditės.[7]Pra , sistemi i ekuilibrit edhe ne ekonomi eshte i preferuar nga Islami.Nuk kėrkohet nga njeriu te shkoj ne fitime skajshmėrisht te larta , por as ne humbje te thella , Islami permes mekanizmave te saja gjithmonė insiston ta mbaj gjalle mesin ne profitim por edhe ne prodhim.

Shkurtimisht analizuam disa nga principet islame qe mund te instalohen ne ekonomi dhe te lozin rrolin e tyre te permiresimit e jo te rrėnimit dhe te erresires.Por , te gjitha keto ndryshime qe presim te ndodhin dhe synojmė drejte tyre arrihen vetėm nepermjet bindjes tone ndaj All-llahut xh.sh. dhe nėnshtrimit tone te plot ndaj Tij.

Hamdi Nuhiju , Kumanove

Literatura e konsultuar:

1. Kur`ani famėmadh pėrkthim me komentim nga Sherif Ahmedi
2. Fetvate e te Derguarit te All-llahut a.s. , Ibn Kajjim el-Xhevzije , Shkup 2006
3. Vecorite e Pergjithshme te Islamit , Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2002
4. Per Kushtetuten Islame , Dr.Muhamed Sejid Ahmed el-Musejer , Kacanik 2005



--------------------------------------------------------------------------------

[1] Fetvate e te Derguarit te All-llahut a.s. , Ibn Kajjim el-Xhevzije , Shkup 2006 f.121
[2] Suretu Asr
[3] El-Maide, 2
[4] Per Kushtetuten Islame , Dr.Muhamed Sejid Ahmed el-Musejer , Kacanik 2005 f.35
[5] En Nisa , 135
[6] El-A`raf , 31
[7] Vecorite e Pergjithshme te Islamit , Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2002 f.114




www.hamdinuhiju. blogspot. com
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio