Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Faqe: (3) [1] 2 3   ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Stafi i pedagogėve: kundėr mjekrės e shamisė
r.mislimi
Postuar nė: 31.10.2006, 23:51
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Moslejimi i dy studentėve besimtarė tė islamit nė “Aleksandėr Moisiu”, nuk ėshtė njė veto e rektorit Agim Kukeli, por njė votė konsensuale e gjithė stafit akademik.

Kėshtu ka deklaruar ekskluzivisht pėr “Panorama”, numri dy i universitetit tė Durrėsit, Albert Doja, i cili nė kėtė mėnyrė ka “thyer” edhe heshtjen mediatike tė rektoratit. Pėrmes njė interviste zv/rektori ėshtė shprehur se studentėt nuk janė pėrjashtuar, por thjesht janė kėshilluar qė tė kenė njė “look” laik gjatė kohės sė qėndrimit nė universitet.

Zoti Doja, sot ka mbaruar edhe afati i ultimatumit ndaj dy studentėve me aspekt islamik. A do tė thotė kjo qė atyre u janė mbyllur dyert e auditorėve?

Kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Ata janė kėshilluar qė tė ndryshojnė imazhin e tyre, i cili duhet tė pėrputhet me laicitetin. Ne nuk u mbyllim dyert askujt, pėrkundrazi rektori Kukeli ka qenė flamurtar i liberalizimit tė “Aleksandėr Moisiut”. Por duam qė ky liberalizim tė respektojė rregullat dhe kodin e etikės universitare, parime tė cilat janė tė shenjta pėr njė institucion qė aspiron tė shkojė drejt mėsimdhėnies moderne.

A ėshtė e vėrtetė se njė delegacion i Avokatit tė Popullit ka dalė nė mbrojtje tė studentėve Hoxha dhe Mebelli?
“No Comment”, lidhur me kėtė pyetje.

Atėherė mė lejo ta formuloj ndryshe pyetjen. Burime studentore mė konfirmojnė prezencėn e Avokatit tė Popullit nė universitetin e Durrėsit, gjatė pasdites. A ėshtė i vėrtetė ky fakt?
Po. Njė pėrfaqėsi e tyre prej disa avokatėsh ėshtė takuar me bordin akademik lidhur me kėtė ēėshtje. Bisedat kanė vijuar pėr afro 40 minuta, por nuk mund tė tė them asgjė mė tepėr se kaq.

Pėrse ultimatumi ndaj studentit nga Lushnja zgjati vetėm dy ditė?
Kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Ai ėshtė kėshilluar njėkohėsisht me studenten e anglishtes tė ndėrrojė “look”, por thjesht atėherė u mediatizua vetėm problemi i Behijes, ndėrsa tjetri u shfaq mė pas. E ritheksoj, studentėt nuk kanė asnjė faj. Ne i respektojmė bindjet e tyre, por nuk do tė lejojmė kurrsesi qė aspekti i theksuar fetar i disa studentėve tė cėnojė vizionin kontemporan tė arsimit universitar.

Ku bazoheni kur pohoni se studentėt e kanė pranuar kodin e etikės qė pėrfshihet nė rregulloren e universitetit?
Qė nė momentin e aplikimit tė secilit student pėr t’u pranuar nė universitetin tonė, ai ėshtė njohur me rregulloren e tij, ku hyn kodi i etikės dhe konkretisht ai i veshjes. Ēdo student e ka pranuar kėtė rregullore, dmth pranohet autonomia e universitetit. Ne nuk jemi kundėr islamit apo ndonjė feje tjetėr, por ne duam tė jemi komplet laik. Nė tė dy rastet studentėt ishin tė besimit mysliman, por nuk do tė neglizhonim nėse nė auditore do tė ishte i pranishėm njė student me veladon.


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
r.mislimi
Postuar nė: 31.10.2006, 23:51
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Myftinia e Shkodrės
SHKODER - Myftinia e Shkodrės reagon pėr problemin e krijuar me dy besimtarė, tė cilėt frekuentojnė Universitetin e Durrėsit. Kreu i saj, Haxhi Bashkim Bajraktari, tha dje se “arsyeja e daljes me njė deklaratė publike ėshtė me qėllim pėr tė shprehur shqetėsimin dhe indinjatėn tonė nė lidhje me vendimet e rektoratit tė Universitetit tė Durrėsit pėr pėrjashtimin e dy studentėve, Behije Hoxhėn pėr mbajtje shamie dhe Julian Mebelli, pėr mbajtje mjekre. Nuk ka dyshim se ky vendim ėshtė antikushtetues dhe antiligjor. Ky nuk ėshtė vetėm mendimi ynė, por edhe i juristėve dhe i rektorėve tė shprehur nė media”. Sipas Bajraktarit, edhe juristi i njohur, Kreshnik Spahiu nė lidhje me njė vendim tė tillė pėr pėrjashtimin e kėtyre dy studentėve nga shkolla, ėshtė shprehur se ky veprim duhet tė dėnohet ashpėr, qė tė mos pėrsėriten precedentė qė rrezikojnė sovranitetin e Kushtetutės”. r.d



----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
r.mislimi
Postuar nė: 31.10.2006, 23:52
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Me pamjen e njė filozofi tė mesjetės, por i veshur sipas stilit tė shekullit XXI, studenti lushnjar i degės Biznes, Julian Mebelli i ka kthyer shpinėn auditorėve tė universitetit “Aleksandėr Moisiu”.

Ka rezultuar e kotė pėrpjekja e tij nė ekstremis pėr t’i mbushur mendjen rektorit, Agim Kukeli, se nė universitetin buzė detit besimtarėt e islamit nuk kanė pėrse tė pėrjashtohen. Roja i universitetit nuk e ka lejuar tė riun tė kapėrcejė portėn rrethuese tė godinės, ndėrsa pėr studenten e anglishtes ėshtė caktuar njė tjetėr afat qė ajo tė vendosė. Pėr Behije Hoxhėn 2 javėt e tjera do tė kalojnė nė njė tjetėr ankth, pasi ultimatumi ėshtė i njėjtė: tė heqė shaminė nė mėnyrė qė tė lejohet tė ulet nė sallat e leksioneve.

Nga ana e tij, besimtari lushnjar, duke shtrėnguar fort nė duar broshurėn me ngjyrė tė kuqėrremtė tė dokumentit themeltar tė shtetasve, ka gjetur ngushėllimin e momentit te mediat e pranishme. “E shikoni kėtė dokument, ėshtė Kushtetuta jonė e shtrenjtė. Nė nenin numėr 24 tė saj thuhet se, liria e ndėrgjegjes dhe e besimit fetar ėshtė e garantuar. Ēdo shtetas i Republikės sė Shqipėrisė ėshtė i lirė tė zgjedhė, ushtrojė apo tė ndėrrojė besimin qė do”, ka deklaruar Mebelli teksa roja i universitetit e shoqėronte jashtė si “person i padėshiruar”. Sipas studentit lushnjar, rektori po vendos nė zbatim njė mekanizėm efikas pėr ta pėrjashtuar besimtarin nga “Aleksandėr Moisiu”. “Ai ka urdhėruar policin te hyrja kryesore qė tė mos mė lejojė tė futem nė auditor. Pėrmes kėsaj metode unė mund tė humbas vitin brenda dy muajve, si pasojė e mungesave tė pajustifikuara. Ky ėshtė njė skenar arbitrar qė ka indinjuar jo vetėm mua dhe vajzėn me ferexhe, por edhe shumė besimtarė tė tjerė tė islamit, tė cilėt ndodhen mes 1 030 studentėve tė tjerė tė Universitetit tė Durrėsit. Fatkeqėsisht tė tjerėt kanė drojė tė shfaqin hapur tendencat e besimit fetar, pasi mund tė ndėshkohen me pėrjashtim”, ėshtė shprehur studenti lushnjar pėr gazetėn, menjėherė, pasi roja i mbylli dyert. Julian Mebelli ka deklaruar gjithashtu se, zėri rinor nė Universitetin e Durrėsit ėshtė i shurdhėr. “Qeveria studentore kėtu nuk ekziston dhe nė kėtė institucion dėgjohet vetėm muzika e rektoratit”, ka lėnė tė nėnkuptojė pėr gazetėn studenti i vitit tė parė. Sipas studentit dhe nė ditėt nė vazhdim do tė tentojė tė hyjė nė ambientet e brendshme tė universitetit. Nėse do tė pritet me tė njėjtin reagim si ai i mėngjesit tė sė hėnės, rruga e mbetur do tė jetė njė proces i mundshėm gjyqėsor ndaj universitetit.

Ultimatumi pėr heqjen e mjekrės i ėshtė dhėnė rreth 2 javė mė parė. Studenti Mebelli pohoi se rektori e kishte thirrur nė zyrė duke i bėrė pyetje nga mė tė ndryshmet, “sikur tė isha nė hetuesi”. Vendimi i besimtarit nga Lushnja pėr tė mos iu bindur rektoratit ėshtė mbėshtetur dhe nga myftinia e Durrėsit. Me dy precedentė tė pėrsėritur, fillimisht me studenten Hoxha dhe mė pas me studentin Mebelli, myftiu i qytetit deklaroi se komuniteti ėshtė i gatshėm tė nisė protesta pėr kėtė ēėshtje, deri nė zgjidhjen e saj me rrugė gjyqėsore.


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
r.mislimi
Postuar nė: 31.10.2006, 23:53
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Babai i Behijes: Rektori nuk e firmos me shkrim pėrjashtimin

Mėngjesi i sė hėnės ka qenė i hidhur edhe pėr studenten e Anglishtes, Behije Hoxha. Ndaj saj, rektorati ėshtė treguar mė tolerant, duke i dhėnė njė shans tė dytė reflektimi, i cili gjithsesi jepet nė formė ultimatumi. “Vajza ime ėshtė ulur nė auditorė, por kushtet janė tė njėllojta, ose tė heqė ferexhenė ose tė braktisė universitetin”, ka bėrė me dije i ati i studentes Mustafa Hoxha. I veshur me uniformėn e njė polici privat, ku edhe ėshtė i punėsuar 50-vjeēari Hoxha e ka shoqėruar tė bijėn Behije nė sallėn e mėsimdhėnies, pikėrisht teksa ultimatumi dyjavor pėr ferexhenė kishte arritur nė orėn “zero”. Sapo ka dalė nga takimi “kokė mė kokė” me rektorin, babai i vajzės ka deklaruar se Kukeli nuk ėshtė tėrhequr aspak nga pozicioni i mėparshėm. “Vajza juaj me mėnyrėn e saj tė veshjes nuk i pėrshtatet rregullores dhe kam urdhėruar rojėn ta pėrjashtojė. Por duke qenė se ėshtė vajzė, ajo do tė ketė edhe njė shans tė dytė reflektimi. Nė tė kundėrt nuk ka tė drejtė tė studiojė, pasi prezenca e saj thyen rregullat bazė tė laicitetit”, mėsohet se i ka komunikuar prerazi Kukeli babait tė vajzės. Por Mustafa Hoxha i ka kėrkuar Kukelit njė copė letėr, apo njė dokument ēfarėdo pėr tė ligjėruar pėrjashtimin e vajzės sė tij, nė mėnyrė qė ta ketė si material pėr njė gjyq tė ardhshėm, i cili deri tani duket i pashmangshėm. “Rektori hezitoi tė lėshonte njė dokument tė tillė”, shprehet plot brengė babai i vajzės


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
r.mislimi
Postuar nė: 01.11.2006, 18:25
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Myftiu i Durrėsit dhe i Elbasanit kanė reaguar dje ashpėr pėr vendimin pėrfundimtar tė rektorit tė Universitetit tė Durrėsit pėr tė pėrjashtuar nga shkolla dy studentė myslimanė, pėrkatėsisht Behije Hoxhėn pėr mbajtjen e shamisė dhe Julian Mebellin, pėr mbajtje tė mjekrės. Myftiu i Elbasanit, Agim Duka, ka thėnė se rektori duhet tė largohet nga detyra, pasi pėrbėn kėrcėnim pėr harmoninė fetare nė vend. Ai ka aluduar se rektori mund tė pėrdoret nga segmente qė kėrkojnė tė destabilizojnė vendin. Reagim tė ashpėr ka pasur edhe myftiu i Durrėsit, Ilir Vokshi, i cili tha se rektori po provokon harmoninė fetare nė qytetin e Durrėsit dhe duhet tė tėrhiqet urgjentisht nga ky vendim. Reagimet nga Elbasani dhe Durrėsi kanė ardhur pas njė reagimi tė dy ditėve mė parė tė Myftinisė sė Shkodrės, e cila i kėrkoi Presidentit Moisiu dhe kryeministrit Berisha tė ndėrhyjnė pėr tė zgjidhur situatėn e krijuar.
Durrės
Myftiu i Durrėsit, Ilir Vokshi, ka akuzuar Rektoratin e Universitetit tė Durrėsit dhe rektorin Agim Kukeli se po tentojnė tė prishin harmoninė fetare nė Durrės duke mos lejuar qėllimisht nxėnės tė besimit mysliman qė tė ushtrojnė tė drejtėn e tyre pėr arsimim duke respektuar besimin e tyre. Myftiu Vokshi ka shprehur dhe dyshimet e tij nė lidhje me ndonjė keqdashje tė mundshme qė fshihet pas kėtij vendimi. Myftiu ėshtė shprehur se qyteti i Durrėsit ėshtė njė qytet i tolerancės dhe harmonisė ndėrmjet tre besimeve dhe se ēdo tentativė pėr ta prishur kėtė harmoni do tė dėshtojė. Vokshi tha se studentėt tashmė duhet t’i drejtohen Gjykatės, por mbėshtetje nga ana e komunitetit mysliman dhe nga organizatat e tė drejtave tė njeriut, nuk do tė mungojė. “Ne do t’i drejtojmė njė peticion Presidentit tė Republikės, Kryeminstrit, Ministrit tė Arsimit dhe tė gjithė organeve kompetente qė tė ndėrhyjnė pėr zgjidhjen e kėsaj situate dhe lejimin e rinisė myslimane qė tė vazhdojė shkollėn”,- tha Vokshi. Dy studentėt e paralajmėruar, Julian Mebelli dhe Behije Hoxha janė paraqitur dje nė shkollė, ndėrsa vendimi pėr pėrjashtimin e tyre nuk ėshtė bėrė ende publik.
Elbasan
Myftinia e Elbasanit ka reaguar ashpėr kundėr vendimit pėr largimin e dy studentėve nga Universiteti i Durrėsit pse mbajnė shami dhe mjekėr. Myftiu i Elbasanit, Agim Duka, ka deklaruar se rektori i Universitetit tė Durrėsit po sjell shqetėsime dhe destabilizim nė shoqėrinė shqiptare. “Shteti duhet tė reagojė urgjentisht pėr kėtė rast. Ėshtė fatkeqėsi qė njė person i tillė me kėto mendime, drejton njė institucion kaq tė rėndėsishėm siē ėshtė Universiteti. Ai mund edhe tė jetė i shtyrė nga persona tė tjerė qė kėrkojnė destabilizim dhe cėnim tė harmonisė sė krijuar nė Shqipėri. Nuk ėshtė mirė qė njė konflikt i tillė tė lindė dhe myslimanėt tė shikohen nė kėtė mėnyrė nė Universitet, kur ata kanė tė drejtė si tė gjithė tė tjerėt tė vazhdojnė studimet dhe tė respektojnė fenė e tyre. Nė asnjė vend nuk ėshtė regjistruar njė rast i tillė. Neni 24 i kushtetutės i jep tė drejtė ēdo njeriu i ēfarėdo besimi qoftė, tė ndjekė studimet e larta. Pse kėtyre dy personave iu ndalohet kjo e drejtė? Duhet qė qeveria tė ketė njė reagim tė fortė dhe jo vetėm ta dėnojė, por tė marrė masėn e largimit tė menjėhershėm pėr kėtė person, i cili shkel tė drejtėn e besimit. Besoj se respektimi i fesė nuk pengon integrimin, pėrkundrazi, ai e ndihmon pėr tė qenė mė afėr Europės”, tha myftiu i Elbasanit.


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
platinaa
Postuar nė: 02.11.2006, 14:32
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 142
Antari Nr: 2020
Bashkangjitur: 06.08.2006



Fat i madh qe ne Kosove nuk kane ndodhur ende keto padrejtesi qe jane te mbrojtura me te gjitha konventet nderkombetare.Nje njeri i cili nuk i ben dem askujt eshte qudi shume e madhe qe te perjashtohet nga qfaredo institucioni''demokrati'',dhe ti shkilen te drejtat themelore pet jete.Turp i Madh..........................................
Qdo i dyti mashkull mban mjekerr qofte per fe(edhe pse nuk eshte e detyrueshme)qofte per look ngase i pelqen te mbaje.A thua jane duke e cenuar keta meshkuj ndonje te drejte pse deshirojne te mbajne mjekerr?Shume qesharake...............................
A thua mbulesa e ndonje femre po e prish rendin publik,apo po shkel ndonje te drejte te mbrojtur me Kushtetute dhe ligj?Qesharak eshte ky paragjykim.........................................................
Pse nuk po e ndalojne veshjen provokuese ne universitet dhe ti suspendojne ata qe ''vishen''me rroba te shkyera,pse nuk po i perjashtojne narkomanet,pijanecet,studentet qe mbajne kryq ne qafe,por gjithmone problemi shfaqet tek individet qe mbajne dhe zbatojne rregullat e Sheriatit?QUDI......................................

Po te mundja te bia ne kontakt me ata student do ti ftoja te vijne ne Kosove se edhe pse eshte vend ne tranzicion dhe nen mbikqyrjen e te huajve,edhe pse ende nuk jane te rregulluara qeshtjet per te drejtat e njeriut,ende nuk kemi hasur ne keto probleme absurde.
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IMICQAOLMSN
Top
Ethnic Albanian
Postuar nė: 02.11.2006, 22:34
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 154
Antari Nr: 3787
Bashkangjitur: 02.11.2006



 Citim (platinaa @ 02.11.2006, 14:32)
Fat i madh qe ne Kosove nuk kane ndodhur ende keto padrejtesi qe jane te mbrojtura me te gjitha konventet nderkombetare.Nje njeri i cili nuk i ben dem askujt eshte qudi shume e madhe qe te perjashtohet nga qfaredo institucioni''demokrati'',dhe ti shkilen te drejtat themelore pet jete.Turp i Madh..........................................


Me disa gjera pajtohem moter e nderuar por jo me te gjitha, eshte e vertet se na ne Kosove ne Fakultete kan te drejte studentet te vishen si i ka hije nje vajze, mirepo te njejtat drejta nuk i gezojne edhe nxenset e shkollave fillore dhe ato te mesme ku ka shume raste qe jane perjashtuar nga shkollat vetem per shkak te mbuleses.

Ndersa kulmi i injorances enveristo-titisto -kosovare ishte rasti i perjashtimit te mesueses Qefsere Fazliu nga shkolla fillore ne komunen e Prishtinės vetem pse ajo kishte vendosur te mbulohet!!!
Kesaj i thuhet krim ndaj te drejtave te gjinis femrore, sepse te drejta ne keto institucione kane vetem ato femra qe ua trgojne kthizen profesoreve dhe drejtoreve te tyre!!!
PM
Top
Uskana2006
Postuar nė: 03.11.2006, 20:54
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006




Nuk eshte e drejte perjashtimi i studenteve nga amfiteatri pasi qe kushtetuta na mundeson lirine e te shprehurit, te besimit etj etj. Ne rast se Shqiperia do me u llogarit si shtet laik atehere duhet te ndaloj ēdo shenje te vrejtshme religjioze, e i dijme te cilet jane ato.
Por sidoqoft, interpretime te ndryshme do te kete gjithemone, duhet te kemi kujdes sepse ne keto kohera po luajm me zjarr, per shkak te disa individeve qe nuk vijne ne fakultet per te perfituar njohuri por per te provokuar dhe propaganduar fene qe i perkasin. Ato individa, mund te jene besimtare per vehte por nuk ka nevoje te eksponohen per te kupetuar bota se cilit besim i perkasin.
PM
Top
platinaa
Postuar nė: 04.11.2006, 14:36
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 142
Antari Nr: 2020
Bashkangjitur: 06.08.2006



Nese nje shtet vendos te jete ''laik''(edhepse e pamundur)atehere ka menyra tjera p.sh.mos ti festoj festat fetare ne menyre publike(ne radio,televizion,ne institusione shteterore etj),sepse eshte absurde te nderhysh ne jeten private te individit dhe te mundohesh ta besh ate laik,jobesimtar,sepse nje njeri nuk mundet qe te burgoset ne shtepi dhe ta mbaje fene,por me lirine e tij te levizjes,te tubimit,te fjales ai domosdo,ndoshta edhe pa vetedije do te shpreh dhe te ekspozoj anen e tij shpirterore,ne kete rast ndjenjat fetare.

E ty Uskana po ta beje me dije se nuk ka ndodh KURRE qe nje njeri te shkoje qe te mbaroje shkollen vetem sa per te propaganduar fene-shume e pakuptimte,sepse ka menyre me te menqura per ate qe done te beje ''propagande''.

Nese vendet tona shqipetare mundohen dhe luftojne qe ta qrrenjosin nje pjese te identitetit tone-besimin ne islam,atehere le ta dijne qe kjo eshte e pamundur,absurde,racizem,diskriminim,poshtersi e madhe dhe ndoshta do te detyrohet BE-ja,Keshilli i sigurimit,Organizata per te drejtat e njeriut qe te intervenojne dhe ta ndalojne kete krim mbi popullsine e pafajshme muslimane(qe gjdohere ka qene pikesynim i kundershtareve antimusliman qe te na zhdukin nga faqja e dheut.
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IMICQAOLMSN
Top
florint
Postuar nė: 04.11.2006, 23:35
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 116
Antari Nr: 1274
Bashkangjitur: 23.06.2006



Pershendetje te gjitheve qe shprehin keqardhje ndaj ketij rasti te pakuptimte ndaj ketyre kolegeve nga Universiteti i Durresit.
Eshte per t`u denuar nga te gjithe studentet qofshin ata te besimit islam apo te tjere,duhet denuar nga te gjithe ata qe te pakten e dijne cdo me thene liri e garantuar e ushtrimit te cfardo feje qe deshiron besimtari.
Ne shqiptaret jemi te njohur per besimet qe kemi dhe tolerancen ndaj tyre;eshte nje vlere shume pozitive si shqipetare por edhe si besimtare.Ky ekces qe po ndodh me cenimin e te drejtes se garantuar me kushtetute ne Shqiperi eshte i garantuar me deshtim. Neqoftese per asgje tjeter,atehere vetem se Shqiperia ka mjafte musliman qe te denojne raste te tilla,edhe ate ka mese 75% tepopullates se saj.Une denoj kete akt diskriminues dhe jam i gatshem qe studenteve ne fjale tju ofroj cfardo prkrahje qe ju nevoitet!
PM
Top
platinaa
Postuar nė: 05.11.2006, 16:41
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 142
Antari Nr: 2020
Bashkangjitur: 06.08.2006



A mundeni te bindeni qe kurre muslimani nuk e fillon i pari perqarjet,dallimet,luftrat.Ja,ketu mund te verejme,por dallimi me sa po e shoh une eshte qe muslimani vepron,flet dhe shprehet drejte,pa kurthe dhe lajthime ndersa antiislamiket i bejne planet terthorazi i pregadisin kurthet qe tani islami te jete viktime e pafajshme dhe i dyshuari kryesor.
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IMICQAOLMSN
Top
Uskana2006
Postuar nė: 05.11.2006, 21:44
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006




Ndegjo Platina, vuajtjet e muslimaneve i merr shume per zemre, oj Zonjushe, perseri e perzien kombin me besimin, te gjithe vuajtjet e muslimaneve ne bote i merr mbi shpinen tende. Ai studenti me mjekerr bile eshte ardhur ne fakultet me kushtetute ne dore, ka qene i pergatitur edhepse e ka dijte se nje sjellje e tille do te kuptohet si nje provokim. Kurkush nuk mundohet me ērrenjos te kaluaren dhe historine e popullit Shqiptare, muslimanizmi dhe krishterizmi eshte pjese e pandashme e identitetit tone prandaj duhet qe te gjithe te kemi kujdes.
PM
Top
platinaa
Postuar nė: 05.11.2006, 23:23
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 142
Antari Nr: 2020
Bashkangjitur: 06.08.2006



Kushtetuta e nje vendi vlen per te gjithe pa mare parasysh ciles kombesi dhe fe i takon individi,po normal qe i ''mbaj mbi shpine''vuajtjet e muslimaneve sepse i takoj nje populli me shumice muslimane,dhe ne kete rast po i mbroj te drejtat e popullit tim,kombit tim.Me fal a?
Vone te ra ne mend qe edhe muslimanizmi eshte pjese e pandashme e historise dhe identitetit tone kombetar.........Respekt
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IMICQAOLMSN
Top
Uskana2006
Postuar nė: 05.11.2006, 23:49
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006




Humane eshte te ndjesh per viktimat e kombit tend por te te gjitha besimeve, e jo vetem te muslimaneve. Une kurre nuk e kam mohuar se islami eshte pjese e historise se kombit shqiptare, por e kam kundershtuar rolin e fese muslimane ne keta rethana te sotme. Per vehte jam i bindur se jam shqiptare por jo edhe musliman i mire. Ne qytetin nga ku jam Shqiptaret jane tu ndertuar xhamine e peste ne qytet, maqedonet kane vetem nje kishe kurse ne nderkohe nxenesit ne gjimnaz mesojn ne tre nderrime me ore prej 30 minutash, me duket hipokrizi e vertete ne kete shekull. Nuk shkojme larg me keto fakte.
PM
Top
r.mislimi
Postuar nė: 06.11.2006, 11:39
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Grupi Shqiptar i tė Drejtave tė Njeriut ka reaguar dje pėr vendimin e marrė nga Universiteti i Durrėsit pėr tė mos lejuar dy studentė myslimanė qė tė ndiqnin mėsimet. Megjithėse vendimi i rektorit ėshtė pezulluar pėr kėtė vit, GSHDNJ thotė se kėto vendime ishin tė qėllimshme dhe antikushtetues. “GSHDNJ konstaton sėrish se pikėrisht kjo iniciativė e veshur nėn petkun institucional karakterizon njė fenomen recidivist ku nė mėnyrė tė qėllimshme merren masa tė njė natyre antikushtetuese dhe joligjore duke kufizuar njėkohėsisht dy tė drejta sa themelore, ligjore dhe morale siē janė “ e drejta e besimit” dhe “e drejta e arsimimit”, thuhet nė njė njoftim pėr shtyp tė GSHDNJ-sė. Organizata shqiptare e mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut thotė se Ministria e Arsimit duhet tė ndėrhyjė pėr tė mos lejuar zbatimin e njė vendimi qė bie ndesh me Kushtetutėn. “GSHDNJ ēmon se nė zgjidhjen e kėsaj situate njė rol tė rėndėsishėm duhet tė luajė nė veēanti Ministria e Arsimit pėr tė rregulluar mbarėvajtjen e proceseve tė arsimimit tė respektim tė tė drejtave dhe lirive tė ēdo qytetari”, thuhet nė njoftimin e GSHDNJ-sė.
Rastet
Pas reagimit tė parė lidhur me ēėshtjen e ndalimit tė arsimimit pėr studenten myslimane Behije Hoxha, GSHDNJ i ka kushtuar vėmendje tė veēantė edhe rastit se studentit Julian Mebelli i cili ėshtė ndaluar tė vazhdojė studimet nė Universitetin "Aleksandėr Moisiu”, tė Durrėsit, pėr shkak tė mbajtjes sė mjekrės si karakteristike fetare nė ambientet e shkollės. Konkretisht vetėm disa ditė mė parė rektori i Universitetit tė Durresit ka kėrkuar qė studenti Julian Mebelli tė mos marrė pjesė nė orėt mėsimore pėr shkak te paraqitjes se tij tė jashtme, me elementė tė karakterit fetar. “Megjithatė mė vonė si rezultat i njė urdhri tė dytė studentit Mebelli dhe studentes Hoxha u ėshtė dhėnė njė afat njė vjeēar kohe pėr tė vendosur lidhur me qėndrimin ose jo tė tyre duke u kėrkuar qė tė reflektojnė pėr mėnyrėn e paraqitjes nė kėto ambiente”, thotė GSHDNJ. Ky institucion vėren se procedura e ndjekur nga ana e drejtuesve tė Universitetit tė Durrėsit
“Aleksandėr Moisiu”, jo vetėm qė nuk respekton asnjė normė qė rregullon mėnyrėn standarde tė trajtimit tė rastit, por tregon gjithashtu njė mungese tė theksuar menaxhimi institucional dhe lė pėr tė dėshiruar pėrsa i pėrket cilėsisė sė komunikimit tė stafit akademik tė kėtij institucioni.
Shkeljet
GSHDNJ thotė se vendimi i rektorit tė Durrėsit ėshtė problematik si nė aspektin e procedurės sė ndjekur dhe nė pėrmbajtje. “Studenti Julian Mebelli nuk disponon asnjė shkrese zyrtare nga ana e pėrfaqėsuesve tė Universitetit tė Durrėsit “ Aleksandėr Moisiu” ku t’i kėrkohet mosndjekja e procesit tė arsimimit pranė kėtij universiteti. Drejtuesit e institucionit nė kundėrshtim tė hapur me normat detyruese she procedurėn pėrkatėse pėrcaktojnė afate kohore pėr tė dy studentėt Mebelli dhe Hoxha nė mėnyrė qė kėta tė fundit tė rishikojnė qėndrimin e tyre nė kėtė institucion arsimor nė pėrshtatje me direktivat e dhėna nga drejtuesit. GSHDNJ e rithekson sėrish se privimi indirekt nga e drejta e arsimimit qė ėshtė aplikuar ndaj studentit Mebelli dhe studentes Behije Hoxha ėshtė njė cėnim i hapur i Nenit 18 tė Kushtetutės sė RSH dhe njė cėnim aktual edhe i sė drejtės pėr besim si njė e drejtė themelore e njeriut”, thuhet nė njoftim.


Legjislacioni
GSHDNJ thotė se duke iu referuar Nenit 57 tė Kushtetutės sė RSH evidentohet se ēdo qytetar ka tė drejtėn pėr tu arsimuar pavarėsisht nga besimi fetar dhe pikėrisht kjo dispozitė e ndėrthurur me Nenin 18 mėnyrė automatike pėrjashton ēdo diskriminim qė mund tė bėhet nė fushėn e arsimit pėr shkak tė bindjeve fetare.
Nė korpusin e legjislacionit shqiptar janė tė evidentueshme qartė rastet kur mund tė kufizohen tė drejtat e njeriut, por nė mėnyrė kategorike ky cėnim nuk mund tė tejkalojė thelbin e tė drejtave dhe lirive tė specifikuara nė Konventėn Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut pjesė e sė cilės ėshtė ēdo palė nėnshkruese e kėtij akti. Neni 122 i Kushtetutės sė RSH i jep rėndėsinė e burimit tė se drejtės kėtij akti shumė domethėnės qė garanton balancimin e tė drejtave tė njeriut me detyrimet qė duhet tė aplikojė shteti shqiptar nė respektimin e tyre.

Konstatime
GSHDNJ i cilėson urdhrat e dhėna nga drejtuesit e Universitetit “Aleksander Moisiu” si interpretime tė qėllimshme dhe tė gabuara tė normave rregulluese nė kėtė marrėdhėnie

GSHDNJ u tėrheq vėmendjen titullarėve tė Universitetit “Aleksander Moisiu” te distancohen nga kėto praktika antikushtetuese antiligjore, diskriminuese dhe ne te njejtėn kohe sa abuzive aq edhe arkaike

GSHDNJ ēmon se nė zgjidhjen e kėsaj situate njė rol tė rėndėsishėm duhet tė luajė Ministria e Arsimit pėr tė rregulluar mbarėvajtjen e proceseve tė arsimimit tė respektim tė tė drejtave dhe lirive tė ēdo qytetari



----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top

Topic Options Faqe: (3) [1] 2 3  Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio