Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> TREGU NEN KENDIN ISLAM
INDEXI
Postuar nė: 08.11.2006, 11:51
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



Tregu nėn kėndin Islam



Ne pamje te pare na jepet nje pasqyre e nje vendi me shume mallra dhe konsumatore dhe shitės, vend i ngurt nga njerėz te pameshirshem qe vetėm se mendojnė ne mashtrimet e rradhes dhe asgjė me shume.Kemi fituar kesi pėrshtypje per shkak te largimit te muslimaneve nga mėsimet islame dhe teprimin e tyre ne mashtrime ekonomike.Saqe nocioni treg sot asocion ne cdo gje te keqe, nje vend ku vjedhet, ku bisedohet shume, ku gėnjehet shume e shumecka.Por athua ne te vėrtet a eshte gjithe ajo qe ne e mendojmė ashtu , apo ndoshta edhe bene pjese ne paragjykimin tone te rradhes?Kete pyetje mund ta zbulojmė vetėm nese e definojmė ne menyre te drejte tregun[1].Me treg kuptojmė bashkesine e klientėve, te cilet permes procesit te shkėmbimit plotesojne nje nevoje, nje deshire a nje kerkese.D.m.th. kryejne shitblerjen e zakont te tyre permes plotėsimit te njeri tjetrit.Nderkaq Muhammedi a.s. shpesh na mėsonte se myslimani eshte pasqyre e myslimanit, dhe se muslimanet janė si nje trup, dhe shume porosi tjera qe insistojnė ne plotėsim te njeri tjetrit ne pune te mira dhe progresive.

All-llahu xh.sh. thotė ne kur`anin famėmadh: [2]"All-llahu ka lejuar shitėblerjen dhe ka ndaluar kamatėn...".Nga kjo porosi hyjnore edhe mund te orientohemi ne pėrcaktimin e objektivave tona per te ardhmen tone ekonomike.Ky eshte parim islam qe nxite ne pune dhe lufton papunesine , qe nxite ne themelimin e tregjeve ku do te takohen shitėsit dhe blerėsit per te komunikuar permes gjuhės se kerkeses dhe ofertės , permes plotėsimit te nevojave dhe realizimit te objektivave.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: [3]"Shitėsi dhe blerėsi kanė tė drejtė tė zgjedhin, pėrderisa nuk janė ndarė nga ai vend". E ku te zgjedhin pra nese nuk do te ekzistonte tregu, nga kjo porosi profetike lind nevoja e ekzistimit te ketyere institucioneve ekonomike te quajtura tregje.Muhammedi a.s. pervec qe u kujdes per ndėrtimin e xhamise, per vellazerine e muslimaneve , ai njashtu tretman te njejt i kushtoi edhe themelimit te kėtij institucioni mjaft me vlere per ardhmerine e cdo populli.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Askush nuk mund tė hajė ushqim mė tė mirė sesa ajo qė e fiton me dorėn e vet. Davudi [alejhis-selam] hante nga ajo qė fitonte me dorėn e tij". (Buhariu) dhe "Mė mirė ėshtė pėr njė musliman ta mbledh njė grumbull krėndesh nė shpindė (dhe ta shesė) sesa tė kėrkon prej ndokujt: e ai ose i jep ose nuk i jep". (Buhariu).Ketu gėrshetohet vlera e krenarise ne islam po njeashtu edhe mosekzistimi i pertacise.Muhammedi a.s. per ardhmerine e shtetit te pare islam i kombinoi tri elemente thelbėsore qe me pare edhe i cekem por tash do i shikojmė me nje vėshtrim tjetėr.Ai beri vellazerine e muslimaneve , d.m.th. nga aspekti ekonomik bashkoi fuqinė punėtore qe do i shtyej proceset te ecin kah pėrparimi .Themeloi xhamine e pare duke patur parasysh nevojėn e etikes se punės dhe duke u mbėshtetur ne parimet islame se gjitha punet e bera per hir te Krijuesit paraqesin adhurim, dhe segmentin e trete dhe mjaft te rendesishem, themeloi institucionin e financimit te shtetit, luftimit te varferise, lindjes se krenarise, themelimit te zekatit si institucion ekonomik dhe shume elemente tjera vetėm ne dobi te muslimaneve.Keto tri elemente qe perbejne boshtin themelor te nje historie te kaluar por qe janė te rendesise se njejt edhe ne shekullin ku po frymojmė i mungojnė sot botes islame.Them i mungojnė ne aspektin real te sistemit ekonomik islam si sistem real se ne fakt edhe si te tilla ekzistojnė.Kemi shume xhami neper bote, e shume tregje dhe shume xhemmate qe thirren ne vellazeri.Po pse gjithe ky kolaps ekonomik, pse gjithe kjo varferi?Moskujdesi jone ne shfrytėzimin e resurseve njerėzore dhe natyrore dhe mosinvestimi jone ne aspektin shpirtėror te jetes sonė na e sjelli gjithe kete kolaps qe myslimani i thjesht mbi trupin e vet po e jeton.

Po t`i kthehemi kėtij institucioni mjaft me rendesi qe po flasim momentalisht.Tregetia ne shekullin qe po jetojme ka nje influence mjaft te madhe dhe mund te themi se eshte njeri prej sektoreve me te zhvilluara te ekonomise.Duke mos harruar edhe insdustrine, mirėpo tregtia ka vlera te saj te cilat veshtire se mund te mos dalin me suksese.Kjo eshte ne aspektin e pergjithshem edhe pse [4]asnje treg nuk mund te funksionoje ne menyre eficente nese gjithe

lojtaret e tregut nuk jane komercialisht te afte.Kjo nėnkupton vlerėn e konkurences dhe mundėsive reale per kyējen tone ne investime te ardhshme ne treg.Nese nuk mundemi qe ti perballojme konkurences dhe kėrkesave te panumėrta te konsumatoreve atehere ne nuk jemi te afte per tregti.Por per te analizuar tregun neve na paraqiten nje sere problemesh qe kerkojne zgjidhje efikase.Shembull konkret nga konkurrenca e tepėrt mund te lindin padrejtėsi te reja ne treg.Nga mosstimulimi i zhvillimit te sektoreve te ndryshem te larmishėm te tregetise lind nje mungese ne treg per mallra dhe nevoje per plotėsim te tyre nga jashtė.Nga mosvleresimi i pronės private lindin pakenaqesi te reja nga ana e shitėsve.Nga pengesat administrative dhe taksat e larta nuk stimulohen tregetaret e rinj.Mos zhvillimi i infrastrukturės lind edhe probleme te reja transporti te lidhjes se qendrave prodhuese me qendrat shitėse.Si zgjidhen keto probleme ne Islam?Do t`i referohemi diplomatit gjerman Murad Hofman i cili ne menyre te shkėlqyer i analizon keto probleme duke na dhene nje doze te re te zgjidhjes se tyre.

Do fillojmė nga e para, me e ndjeshmja pra prona private:

[5]1.Kur`ani kėrkon pronėn private sipas parimit te domethėnies se mjeteve per prodhim.Megjitheate ne cdo teori prona private nuk guxon te jete lende e analizės, ngjajshem me absolutizmin e pronės ne kuptimin e se drejtes romake, por meqė e tere bota i takon vetėm Zotit, prona private eshte dėfrim, me penjte e fuqishėm social te lidhur per te.

[6]2.Muslimani duhet te fitoj mjete per jete me pune prodhuese.Kjo inkuadron afarizmin profitabil ne treg qe lejon forminin e lire te cmimeve dhe ndalon monopolin.

3.Shteti permes politikave te ndryshme duhet te mbaje barazpeshen ne treg me qellim qe te ndaloj monopolet dhe te stimuloj investimin dhe zhvillimin e degėve te pazhvilluara te tregetise.Kjo me se miri arrihet permes ligjevenies dhe zbatimit te saj permes tatimeve te logjikshme.

4.Tregu , konsumatorit duhet t`i siguroj nje fleksibilitet zgjedhjeje permes larmisė se mallrave dhe shėrbimeve qe i ofron por gjithmonė duke synuar kenaqesine e All-llahut dhe arritjen e ahiretit permes kėsaj dynjaje.

Sepse tekefundit tregtar me te mire janė ato qe tregtuan dynjanė e tyre me ahiretin.Eh , sa tregti e mire qe eshte ajo.Inshalla All-llahu xh.sh. na mundėson nje tregtim te ketille.





















Hamdi Nuhiju

Kumanove

03 06 2006



Literatura e shfrytėzuar:



1.Kur`ani famėmadh pėrkthim me komentim ne gjuhen shqipe nga Sherif Ahmedi.

2.Sahihu-l-Buhari 5

3.Islami si alternative, Dr.Murad Hofman , Shkup 2000

4. Bazat e Marketingurt Prof.dr.Bardhyl Ceku, Ilia Kristo, Arjan Abazi, Artan Duka, Tirane 1996

5. Modeli transistor i tregut ne Shqiperi, Enti per energji el



--------------------------------------------------------------------------------

[1] Bazat e Marketingurt Prof.dr.Bardhyl Ceku, Ilia Kristo, Arjan Abazi, Artan Duka, Tirane 1996 fq.63

[2] El-Bekare,275

[3] Sahihu-l-Buhari 5 fq.283

[4] Modeli transistor i tregut ne Shqiperi, Enti per energji elektrike fq.2

[5] Islami si alternative, Dr.Murad Hofman , Shkup 2000 fq.129

[6] Po aty fq.130
PM
Top
DreniCa
Postuar nė: 29.11.2007, 14:49
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 426
Antari Nr: 10712
Bashkangjitur: 05.11.2007



Shume na ke Mesuar Per Fe Tone INDEXI shum flm
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio