Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Kush kė e gėnjen nė Maqedoni?
EDI.RAMA1
Postuar nė: 22.10.2011, 16:47
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 237
Antari Nr: 26912
Bashkangjitur: 27.09.2011



- Numri i shqiptarėve nė Maqedoni ėshtė bėrė halė nė sy pėr maqedonasit. Partia nė pushtet VMRO-DPMNE akuzon tė parėn e opozitės maqedonase dhe tė parėn e shqiptarėve nė pushtet pėr falsifikime tė regjistrimit tė popullsisė nė vitin 2002. E social-demokratėt maqedonas akuzojnė qė tė dy partitė nė pushtet pėr manipulime nė regjistrimin e dėshtuar tash nė 2011.

Akuzat dhe pėrplasjet nga parlamenti tash po zgjerohen. Sė fundi, akuzave u ėshtė bashkėngjitur edhe kreu i LSDM-sė, Branko Crvenkovski, sipas tė cilit, 10 vjet pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, partia e Nikolla Gruevskit kėrkon mėnyrėn se si ta problematizojė atė, duke akuzuar LSDM-nė dhe BDI-nė pėr falsifikim tė procesit tė regjistrimit nė vitin 2002.

Pėrderisa VMRO-DPMNE akuzon LSDM-nė pėr kinse rritje tė numri tė shqiptarėve para nėntė vjetėve, partitė opozitare shqiptare e thonė krejtėsisht tė kundėrtėn. Sipas PDSH-sė dhe RDK-sė, nė atė kohė shqiptarėt u dėmtuan pėr rreth 100 000 sish mė pak, nė mėnyra tė ndryshme, shkruan gazeta “Zhurnal plus”.

Crvenkovski nė emisionin ‘Rruga drejtė’ pėr televizionin Alsat-M ka drejtuar akuza tė rėnda pėr partnerėt e koalicionit qeveritar. Ai tha se janė interesat e tenderėve arsyet qė e mbajnė BDI-nė koalicion me VMRO-DPMNE-nė, edhe pėrkundėr dallimeve tė mėdha politike mes tyre.

Ndaj kėtyre akuzave ka reaguar BDI-ja, duke thėnė se qėllimi i Branko Cėrvenkovskit ėshtė qė tė shkaktojė pėrēarje nė mes tė partnerėve tė koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI.

Zėdhėnėsi i BDI-sė, Bujar Osmani ka thėnė se BDI e ka pėr qėllim tė vetėm realizmin e premtimeve parazgjedhore.

“Tenderėt e vetėm tė cilėt BDI-ja ika bėrė dhe i ka fituar nė kėto 100 ditė janė ligji i amnistisė, janė ligji pėr simbolet, janė ligji i flamurit dhe shumė ndryshime tjera legjislative dhe implementimi i tyre. Ne e kuptojmė qėllimin e Cėrvenkovskit pėr tė krijuar konflikt ndėrmjet partnerėve tė koalicionit pėr t’i arritur qėllimet e veta, mirėpo dua t’i bėj me dije atij dhe gjithė opinionit se BDI-ja ka arritur qė parimin e vet politik, qeverinė ta formojnė fituesit nė dy kampet etnike, ėshtė bėrė tani edhe parim shtetėror ose ėshtė realitet politik dhe kjo do tė mbetet edhe nė tė ardhmen”, ka thėnė Osmani. Fotografi e jashtme
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio