Kėrko
Antarėt
Aktivitet
|
| Mirė se erdhe mysafirė ( Kyqu | Regjistrohu ) | Re-dėrgo emailin e konfirmimit |
| Faqe: (2) 1 [2] ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) | ![]() ![]() ![]() |
| Cusack |
Postuar nė 22.11.2011, 22:48
|
![]() Carpe Diem ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() Posti: Admin Forumi Postime: 10740 Antari Nr: 4199 Bashkangjitur: 24.11.2006 |
Erdogan pėrsėrit thirrjen pėr dorėheqjen e Asadit
Kryeministri i Turqisė, Rexhep Tajip Erdogan, sot pėrsėriti thirrjen e tij pėr udhėheqėsin e Sirisė tė largohet dhe ti jap fund represionit tė pėrgjakshėm kundėr protestuesve. Thirrja e Erdoganit, vjen pėrpara njė votimi qė pritet tė bėhet nė Kombet e Bashkuara, lidhur me njė rezolutė qė dėnon regjimin e presidentit Bashar al-Asad ndaj protestuesve. Ambasadori i Sirisė nė Kombet e Bashkuara, Bashar Jafari, tė hėnėn e ka quajtur kėtė projekt rezolutė, si njė shpallje lufte. Alsat-M ---------------------------------------- Mos ia fal cdokujt kenaqesine te mendoje qe eshte dikush ne jeten tende. Aq me pak dikujt qe s'e ka problem nese je ti ose dikush tjeter!
Miss.Blue |
| Cusack |
Postuar nė 23.11.2011, 15:44
|
![]() Carpe Diem ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() Posti: Admin Forumi Postime: 10740 Antari Nr: 4199 Bashkangjitur: 24.11.2006 |
Siri, 33 tė vdekur nga protestat
Tė paktėn 30 persona janė vrarė nė aksionet e fundit tė forcave policore-ushtarake nė disa qytete nė Siri. Intervenimi pasoi menjėherė pas publikimit tė rezolutės sė OKB-sė me tė cilėn i bėhet thirrje regjimit tė presidentit Asad qė menjėherė ta ndėrpresė dhunėn ndaj civilėve qė me muaj tė tėrė demonstrojnė kundėr regjimit tė tij. Pas miratimit tė rezolutės, ambasadori i Sirisė nė OKB, Bashar Xhafari akuzoi se pas vendimit qėndrojnė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Edhe pėrkundėr faktit qė propozim- rezoluta u prezantua prej tre shteteve evropiane, nuk ėshtė asnjė sekret se SHBA-tė janė truri kryesorė qė qėndrojnė pas kėsaj fushate politike kundėr vendit tim. Kjo propozim- rezolutė nuk ka tė bėjė me tė drejtat e njeriut, por ėshtė pjesė e politikės amerikanė drejtuar kundėr vendit tim, deklaroi Bashar Xhafari, ambasador i Sirisė nė OKB. Protestat kundėr qeverisjes sė presidentit Bashar Al Asad filluan para 8 muajve, ndėrsa nė trazirat e deritanishme, jetėn e kanė humbur tė paktėn 4 mijė njerėz. Alsat-M ---------------------------------------- Mos ia fal cdokujt kenaqesine te mendoje qe eshte dikush ne jeten tende. Aq me pak dikujt qe s'e ka problem nese je ti ose dikush tjeter!
Miss.Blue |
| EDI.RAMA |
Postuar nė 25.11.2011, 19:30
|
|
Tėrė kohėn flas :) ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() Posti: Antarė Postime: 8117 Antari Nr: 18352 Bashkangjitur: 06.11.2008 |
Ka pamjen e njė menaxheri tė ri. E vėshtirė tė mendosh se personazhi qė buzėqesh i veshur me kostum tė zi pėrshėndet stafin me njė ēantė nė dorė teksa hyn nė pallatin Tishreen. Por nė fakt ėshtė Bashar al-Assad, Presidenti sirian, vendi ku janė vrarė mė shumė se 3500 persona nė tetė muaj dhunė tė vazhdueshme qė arriti kulmin javėn e kaluar nė pėrleshje tė armatosura, tė cilat u krahasuan nga ministri i Jashtėm rus, me njė luftė civile. Assad, 46 vjeē, tashmė ėshtė nė qendėr tė kritikave ndėrkombėtare. Ish-aleatėt e Ligės Arabe i kishin dhėnė kohė deri nė datėn 20 nėntor pėr ti dhėnė fund represionit tė pėrgjakshėm, duke e kėrcėnuar me sanksione tė rėnda ekonomike. Kur e pyet se ēfarė ndien, babai i dy djemve 6 dhe 9 vjeē dhe njė vajze 8-vjeēare, kur sheh fotot e fėmijėve tė vegjėl e tė pafajshėm tė vrarė gjatė pėrleshjeve, thotė: Vuaj si ēdo sirian tjetėr. Ēdo pikė gjaku qė ėshtė derdhur mė prek personalisht. Nė detyrėn time si President duhet tė mendoj pėr hapat qė do tė ndėrmarr pėr tė shmangur gjakderdhjen. Me fakte jo me fjalė.
Bandat e armatosura Zgjidhja, kėmbėngul ai, nuk qėndron te tėrheqja e forcave tė tij ushtarake, por tek eliminimi i militantėve qė, sipas tij, janė pėrgjegjėsit kryesorė tė pėrplasjeve tė armatosura. E vetmja rrugė ėshtė kėrkimi i bandave tė armatosura, bllokimi i armėve tė ardhura nga vendet fqinje, parandalimi i sabotimit dhe vendosja e ligjit dhe rregullit. Liga arabe Pėr Assad, lėvizja e Ligės Arabe ka si qėllim pėr tė treguar se ekzistojnė probleme mes arabėve, duke i dhėnė kėshtu njė pretekst vendeve perėndimore pėr njė ndėrhyrje ushtarake kundėr Sirisė. Por paralajmėron se do tė ishte njė tėrmet qė do tė trondiste gjithė Lindjen e Mesme. Represioni Assad e pranon se ka pasur edhe gabime tė bėra nga ana e forcave tė sigurisė, por kėto ua atribuon individėve tė veēantė. Policia e Shtetit nuk ėshtė mizore kundrejt qytetarėve: e rėndėsishme ėshtė tė zbulohet se kush ka gabuar, duke e bėrė tė pėrgjigjet pėr gabimet e tij. Dhe kjo, nė shumicėn e rasteve ėshtė bėrė. Nė qytetin ku kanė ndodhur masakrat mė tė tmerrshme, ushtarėt qė kanė goditur protestues tė paarmatosur dhe zyrtarė qė kanė dhėnė urdhėr pėr tė goditur, janė arrestuar. Por ende shumė tė tjerė kanė mbetur tė pandėshkuar. Viktimat Assad nuk flet pėr numrin e tė vdekurve qė, sipas tij, janė shifra tė ekzagjeruara nga opozita qė ka numėruar mes viktimave edhe persona qė mė pas kanė rezultuar tė gjallė. Sipas regjimit, totali i viktimave nuk ėshtė 3500, siē pretendojnė aktivistėt, por rreth 619 demonstrues tė vrarė nga shkėmbimi i zjarrit mes forcave tė sigurisė dhe bandave tė armatosura, viktima vrasjesh me natyrė sektare, dhe mbėshtetės tė regjimit. Fakt ėshtė qė shumė civilė tė pafajshėm kanė mbetur tė vrarė. Asnjė qenie njerėzore nuk mund ta kthejė kohėn pas, por mund tė japė prova maturie. Roli im, ose mė mirė obsesioni im i pėrditshėm, ėshtė tė ndalet gjaku i derdhur nga terroristė tė armatosur qė veprojnė nė zona tė caktuara. Sipas Assad, kanė vdekur edhe 800 pjesėtarė tė Forcave tė Armatosura, disa tė vrarė nga islamikėt, ndėrsa tė tjerė nga dezertorėt. Fati i diktatorėve Nė vende tė tjera, kėrkesat pėr reforma kanė ēuar nė rėnien e liderėve pėrkatės: Ben Ali nė Tunizi, Mubarak nė Egjipt, Muamar Gadafi nė Libi. Por pėr Assad rasti i Sirisė ėshtė ndryshe. Manifestimet nė mbėshtetje tė tij tregojnė ende se gėzon njė mbėshtetje tė konsiderueshme. Pėr mė tepėr ekzistojnė edhe dy faktorė qė theksojnė rėndėsinė e zhvillimeve nė Siri: pozicioni delikat i vendit, nė kufi me Iranin, Irakun dhe Izraelin. Pėr mė tepėr edhe pėrbėrja fetare. Elita alawita pėrfaqėson 12 pėr qind tė popullsisė, kundrejt 74 pėr qind tė sunitėve, ngjitja e tė cilėve nė pushtet mund tė ketė pasoja tė paparashikueshme nė raportet e brishta mes Sirisė dhe fqinjėve, mbi tė gjitha nėse do tė fitonin peshė militantėt fondamentalistė. Presioni ndėrkombėtar Nė vitin 1982, Hafez al-Assad, i ati, shtypi njė revoltė islamike nė Hama: sipas vlerėsimeve pati mė shumė se 200 tė vdekur. I biri duket shumė i vendosur tė bllokojė ēdo ekspansion tė fondamentalizmit, nė interes tė stabilitetit: njė faktor qė, sipas tij, kontribuon pėr ti garantuar mbėshtetjen e Rusisė, Kinės dhe Indisė. Edhe nė Londėr dhe Uashington ekziston frika se njė destabilizim i Sirisė, mund tė shkaktojė tėrmet nė tė gjithė rajonin: Konflikti do tė vazhdojė, ashtu si presionet pėr tė nėnshtruar Sirinė. Por vendi im nuk do tė pėrulet. Zgjedhjet Miliona sirianė kanė zbritur nė shesh pėr tė kėrkuar zgjedhje tė lira, lirimin e tė burgosurve politikė dhe fundin e torturave dhe brutaliteteve tė policisė. Assad mbėshtet se ka nisur njė proces reformash gjashtė ditė pas fillimit tė protestave: por njė pjesė e kundėrshtarėve iu pėrgjigjėn me armė. Tani, pas 8 muajsh, panorama ėshtė mė e qartė. Nuk ėshtė ēėshtje protestash paqėsore, por e njė operacioni tė armatosur. Megjithatė Assad mendon qė zgjedhjet tė zhvillohen nė shkurt apo mars. Do tė kemi njė Parlament tė ri, pastaj njė qeveri tė re. Njė Kushtetutė e re do tė vendosė rregullat e zgjedhjes sė Presidentit. Ai siguron se nė rast tė njė humbjeje elektorale do tė heqė dorė nga detyra. Jam kėtu pėr ti shėrbyer vendit, nuk pres qė vendi tė mė shėrbejė mua. Do tė luftoj deri nė fund Assad e cilėson si tė pavend vendimin e Ligės Arabe. Sipas tij, edhe pse sanksionet ekonomike do ta dėmtonin shumė vendin, duhet gjetur mėnyra pėr tė reduktuar impaktin. Ajo qė e shqetėson, ėshtė se liderėt arabė afėr Perėndimit po pėrgatitin territorin pėr njė ndėrhyrje ushtarake bazuar te modeli libian. Thuhet se Turqia po merr nė konsideratė propozimet pėr marrjen e masave pėr mbrojtjen e popullsisė civile nė kufirin me Sirinė. Po ashtu po thellohet dyshimi pėr ndonjė lloj forme veprimi ushtarak ndaj Sirisė. Nėse ndodh kėshtu, ai do tė ishte gati tė luftonte e tė vdiste? Po, absolutisht. Do tė luftojė pėr tė ruajtur postin e Presidentit? Me siguri qė jo, sepse kjo do tė thotė qė luftoj pėr veten dhe jo pėr Sirinė. Nėse do tė luftoj, do ta bėj pėr Sirinė dhe popullin sirian. ---------------------------------------- Ti Shqipėri mė jep nder,mė jep emrin shqipėtar - Naim Frashėri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
|
| Cusack |
Postuar nė 04.12.2011, 12:22
|
![]() Carpe Diem ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() Posti: Admin Forumi Postime: 10740 Antari Nr: 4199 Bashkangjitur: 24.11.2006 |
Vazhon Bota te mos beje asgje konkrete ne lidhje me konfliktin sirian. Qe te mos jemi shume pesimiste, se paku kete konflikt e denojne me fjale e sanksione palidhje qe s'kane kurfare ndikimi ne ndaljen e operacioneve shteterore kunder njerezve. Ka dhe me keq - Bahraini. Askujt s'ia ndjen si vriten qytetaret e Bahrainit nga pushteti mbreteror.
Lidhja arabe me afat tė ri pėr Sirinė Lidhja Arabe ngriu dje pasuritė e 19 zyrtarėve tė lartė sirianė dhe ndaloi udhėtimin e tyre nė shtetet arabe. Pas njė takimi nė Doha, ministri i Jashtėm i Katarit Sheik Hamad bin Jassim al-Thani, i cili kryeson komisionin e procesit tė paqes tė Lidhjes Arabe, tha se paneli i dha gjithashtu afat deri sot Damaskut pėr tė shkuar nė Doha qė tė nėnshkruajė njė marrėveshje pėr ti dhėnė fund goditjes ushtarake tė protestave. Po ashtu dje, aktivistėt sirianė thanė se tė paktėn 23 persona u vranė nė protestat anti-qeveritare nė gjithė vendin, duke pėrfshirė pėrleshjet e dhunshme mes trupave qeveritare dhe ushtarėve kryengritės nė provincėn veriore Idlib. Dėshmitarėt thanė se betejat janė intensifikuar ditėt e fundit, ndėrsa ushtarė tė tjerė kanė dezertuar nga njėsitė e rregullata tė ushtrisė. Luftimet e fundit u zhvilluan njė ditė pasi Kėshilli i Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drejtat e Njeriut votoi pėr ta ndėshkuar Sirinė pėr "shkeljet e rėnda dhe sistematike tė tė drejtave tė njeriut" qė lidhen me goditjen qeveritare ndaj disidencės. Kėshilli ra dakord gjithashtu tė emėrojė njė hetues tė posaēėm pėr tė shqyrtuar shkeljet e tė drejtave tė njeriut nė Siri. Ndėrkaq, dje nė Stamboll, zėvendėspresidenti Xho Bajden vlerėsoi Turqinė pėr marrjen e masave ndaj shtypjes sė protestave nė Siri. Ai iu bashkua gjithashtu udhėheqėsve tė tjerė botėrorė nė thirrjen drejtuar Presidentit sirian Bashar al-Assad qė tė japė dorėheqjen. MIA /Alsat-M/ ---------------------------------------- Mos ia fal cdokujt kenaqesine te mendoje qe eshte dikush ne jeten tende. Aq me pak dikujt qe s'e ka problem nese je ti ose dikush tjeter!
Miss.Blue |
| Cusack |
Postuar nė 14.01.2012, 23:47
|
![]() Carpe Diem ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() Posti: Admin Forumi Postime: 10740 Antari Nr: 4199 Bashkangjitur: 24.11.2006 |
Emiri i Katarit: Trupa nė Siri
Top Channel VIDEO Sheiku Hamad bin Khalifa Al Thani deklaroi pėr kanalin informativ amerikan CBS se, disa trupa duhet tė dėrgohen pėr tė ndalur vrasjet. Ėshtė herė e parė qė njė lider arab ka bėrė thirrje publikisht pėr ndėrhyrje ushtarake nė Siri, ku sipas OKB, mbi 5 mijė civilė janė vrarė qė nga nisja e protestave nė mars tė vitit tė kaluar. Katari ishte vendi i parė arab qė iu bashkua operacioneve tė NATO-s nė Libi, qė cuan nė rrėzimin e liderit libian, kolonelit Muammar Gaddafi. Gjithashtu, ky vend ka ngritur zėrin pėr shtypjet e dhunshme nga presidenti Bashar al Assad nė Siri dhe presidenti Ali Abdullah Saleh nė Jemen. Situata nė Siri vazhdon tė jetė e tensionuar. Tanke dhe trupa ushtarake hynė gjatė natės nė qytetin kufitar Zabadan, pas protestave masive tė mbajtura kundėr presidentit Assad. Ushtria bombardoi qytetin, por sipas raporteve tė aktivistėve, ajo hasi nė rezistencėn e pjesėtarėve tė Ushtrisė pėr Lirinė Siriane, qė ka mjaft influencė nė kėtė zonė. Ndėrkohė, dhjetėra mijėra vetė morėn pjesė nė tubime mbėshtetėse pėr grupin e dezertorėve qė kėrkon tė rrėzojė Assad nga pushteti. Figura tė rėndėsishme opozitare thanė se Zabadani ishte izoluar dhe se komunikimet ishin ndėrprerė. Sipas tė njėjtave burime, nga bombardimet e ushtrisė mbetėn tė vrarė 12 civilė, tre prej tyre fėmijė. ---------------------------------------- Mos ia fal cdokujt kenaqesine te mendoje qe eshte dikush ne jeten tende. Aq me pak dikujt qe s'e ka problem nese je ti ose dikush tjeter!
Miss.Blue |
| Per@ndorj@ |
Postuar nė 15.01.2012, 11:13
|
|
Tėrė kohėn flas :) ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() Posti: Antarė Postime: 2742 Antari Nr: 16462 Bashkangjitur: 19.07.2008 |
Marreveshje paqesore ndoshta nuk eshte e mundur kur behet fjale per nje diktator, nje nderhyrje ushtarake kishte me qene e duhur ( perjashto ketu Ameriken ).
Ky postim ėshtė ndryshuar nga Per@ndorj@ nė 15.01.2012, 11:14 ---------------------------------------- T'a njohesh njerzimin eshte filozofia me e rend e jetes !
|| A L || B e nOOoo00000 |
| Cusack |
Postuar nė 15.01.2012, 13:51
|
![]() Carpe Diem ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() Posti: Admin Forumi Postime: 10740 Antari Nr: 4199 Bashkangjitur: 24.11.2006 |
Siri, amnisti e pėrgjitshme pėr dezertorėt
Top Channel Presidenti i Sirisė, Bashar al-Assad, shpalli ditėn e dielė njė amnisti tė pėrgjithshme pėr tė gjitha krimet e kryera gjatė dhjetė muajve tė revoltave qė kanė pėrfshirė vendin. Nga amnistia do tė pėrfitojnė tė gjithė ata qė kanė dezertuar rradhėt e ushtrisė pėr tu bashkuar me rebelėt dhe tė gjithė ata qė kanė dorėzuar tek autoritetet armė tė palicensuara, raportoi televizioni shtetėror. Sipas Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, mbi 5 mijė persona janė vrarė qė prej nisjes sė konfliktit, ndėrsa 14 mijė tė tjerė mbahen nėpėr burgje. Megjithatė, kėto tė dhėna mbeten tė pakonfirmuara, pasi mediat ndėrkombėtare nuk lejohen nė vend. Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki-Moon, i ka adresuar disa thirrje presidentit Assad, duke i kėrkuar fundin e dhunės nė vend. Pavarėsisht presionit tė madh ndėrkombėtar mbi Sirinė, disa rezoluta tė mėparshme qė do tė imponin shtrėngimin e bllokadės ekonomike janė hedhur poshtė nga vetoja ruse. Ky postim ėshtė ndryshuar nga Cusack nė 15.01.2012, 13:51 ---------------------------------------- Mos ia fal cdokujt kenaqesine te mendoje qe eshte dikush ne jeten tende. Aq me pak dikujt qe s'e ka problem nese je ti ose dikush tjeter!
Miss.Blue |
| Cusack |
Postuar nė 17.01.2012, 20:38
|
||
![]() Carpe Diem ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() Posti: Admin Forumi Postime: 10740 Antari Nr: 4199 Bashkangjitur: 24.11.2006 |
Siria hedh poshte propozimin e Emirit te Katarit Ministri i jashtem sirian thote qe komentet e Emirit te Katarit rrezikojne te vrasin mundesine e bashkepunimit te Sirise me Ligen Arabe. Me shume ne Al Jazeera English ---------------------------------------- Mos ia fal cdokujt kenaqesine te mendoje qe eshte dikush ne jeten tende. Aq me pak dikujt qe s'e ka problem nese je ti ose dikush tjeter!
Miss.Blue |
||
| Cusack |
Postuar nė 17.01.2012, 20:39
|
![]() Carpe Diem ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() Posti: Admin Forumi Postime: 10740 Antari Nr: 4199 Bashkangjitur: 24.11.2006 |
OKB: Rusia lėshoi nė qarkullim draftin e ri pėr Sirinė
Rusia e ka lėshuar nė qarkullim njė rezolutė tė rishikuar tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Sirinė, por diplomatėt perėndimorė citohet tė kenė thėnė se drafti ende nuk e dėnon fuqishėm goditjen e protestuesve nga regjimi i Bashar al-Asadit. Raportet thonė se ekspertė nga 15 shtete anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit pritet tė takohen mė vonė gjatė ditės sė sotme pėr ta diskutuar kėtė tekst tė Rusisė. Pėr muaj tė tėrė, Kėshilli ėshtė i ndarė sa i pėrket konfliktit tė Sirisė; me vendet perėndimore nė njėrėn anė, qė kėrkojnė njė dėnim tė fuqishėm tė regjimit dhe me Rusinė nė anėn tjetėr, njė aleate e kahershme e Sirisė, qė shtynė pėrpara njė rezolutė qė u bėn thirrje tė gjitha palėve pėr shuarje tė dhunės. Ndėrkohė, sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki Mun ka kėrkuar nga Kėshilli i Sigurimit qė pėrfundimisht ta trajtojė ēėshtjen e krizės nė Siri, nė atė qė ai e quajti, mėnyrė koherente. Alsat-M ---------------------------------------- Mos ia fal cdokujt kenaqesine te mendoje qe eshte dikush ne jeten tende. Aq me pak dikujt qe s'e ka problem nese je ti ose dikush tjeter!
Miss.Blue |
| beva72 |
Postuar nė 18.01.2012, 08:01
|
|
Tėrė kohėn flas :) ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() Posti: Antarė Postime: 404 Antari Nr: 25873 Bashkangjitur: 01.01.2011 |
Mendoj qe krejt bota arabe te ndrejo garnituren e tyre dhe shembull te marin turqine ,kurse bota perendimore te heqe dore nga pasurite e arabeve dhe mos perzihen ne politikat e tyre ,per perfitime ekonomike .secili te kete te drejte ne kornizat njerzore .evropjanet dhe amerikanet nuk jan me te hajrit se arabet ,por tek kta ndron sistemi kesaj i thone ka te rotullohesh ne b.... e kije
---------------------------------------- Ne mungese te luanit ,edhe majmuni behet mbret
|
| Uskana2006 |
Postuar nė 18.01.2012, 11:44
|
|
Tėrė kohėn flas :) ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() Posti: Antarė Postime: 2765 Antari Nr: 1800 Bashkangjitur: 21.07.2006 |
Pasi Siria nuk kufizohet lme Evropen dhe nuk paraqet rrezik,nuk ka me pasur intervenim ushtarak,,,
|
| beva72 |
Postuar nė 18.01.2012, 14:53
|
|
Tėrė kohėn flas :) ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() Posti: Antarė Postime: 404 Antari Nr: 25873 Bashkangjitur: 01.01.2011 |
Kufizohet me Izraelin ......
Ky postim ėshtė ndryshuar nga beva72 nė 18.01.2012, 14:54 ---------------------------------------- Ne mungese te luanit ,edhe majmuni behet mbret
|
Faqe:
(2) 1 [2] |
![]() ![]() |
Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!













