Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> LĖVIZJA "BASHKOHU" - KRIJESĖ E BEOGRADIT
Dr.Shivan
Postuar nė: 19.12.2011, 13:49
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 12
Antari Nr: 27071
Bashkangjitur: 14.12.2011



LĖVIZJA "BASHKOHU" - KRIJESĖ E BEOGRADIT

Shkruan: Idriz ZEQIRAJ
fisnikzeqiraj@hotmail.de

Qysh kur Presidenti Rugova ideoi ndėrtimin e Katedralės katolike nė Prishtinė, njė nismė shumė e qėlluar, e pritur fort mirė edhe nga Evropa kristiane dhe Amerika e madhe, Beogradi i ndjeh keq, se po demantohej nė propagandėn shpifėse, se kinse "Kosova myslimane paraqet rrezik pėr botėn kristiane". Si gjithėherė, Beogradi ka projektet rezervė pėr veprime kundėr Kosovės. Dhe, shpėrfaqi bujshėm njėrin sish, sajesėn fatkeqe, Lėvizjen "Bashkohu".
Kjo Lėvizje kishte kohė qė vepronte, por, pėr tė fshehur burimin rrjedhės nga vinte, u fsheh pas veprimeve, gjoja spontane, tė besimtarėve myslimanė. Kuadri i saj ishte i gatshėm, madje i bollshėm. Por, ky kuadėr, i shkolluar nė vendet mike tė Serbisė, me paraqitjet ekstreme, me mjekėrra, veshje, sjellje nė familje dhe shoqėri si dhe me ushtrimet e lutjeve fetare tipike arabe - talebane, nuk u pėlqye nė popull, bilėz ngjalli neveri e pėrbuzje masive. Kjo racė shkretėtire ekzekutoi, me armė tė pazėshme, sekretarin e Komitetit Islamik tė Shqipėrisė, Sali Tivarin, vite mė parė, nė zyrėn e tij nė Durrės, sepse ai ishte hoxhė bashėkohor dhe nuk pėrfilli dogmat e racės fanatike mjekėrroshe, tė ardhur rishtas nga shkollat e shkollėzat obskure arabe. Dhe, me tė drejt u shpreh shqetėsimi se kėta do tė jenė shkitė e ardhshėm tė Kosovės, tė Shqipėrisė.
Vehabistėt e ideologjisė talebane, qė mė se paku kanė tė bėjnė me fenė dhe besimin fetar, tė ndjerė tė diskredituar keqas, tė kinsultuar me qendrat antishqiptare, u tubuan rreth Lėvizjes "Bashkohu". Nėn ēatinė e kėsaj Lėvizjeje, ku do tė strehohen edhe njerėz tė thjeshtė, besimtarė tė devotshėm, por tė mashtruar dhe tė manipuluar nga horrat mjekėrroshė, do tė zhvillojnė veprimtarinė e tyre destruktive dhe antishqiptare, gjithnjė nė konsultim dhe bashkėveprim me qendrat armike tė Kosovės. Telebanėt "paqėsorė" tė sotėm, do tė jenė vrastarė tė nesėrm.
Shqiptarėt e kudondodhur janė tė vetėdijshėm se heroi kombėtar Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu dhe e hirshmja humaniste Nėna Tereze, janė dhuratė Perėndie, janė privilegjė pėr shqiptarėt, tė cilėt janė gjak i gjakut tė tyre dhe identifikohen me kėto dy figura tė papėrsėritshme, jo vetėm nė hapėsirat shqiptare, por edhe nė historinė botėrore. Udhėtimi i Skėnderbeut nga Kruja pėr nė Prishtinė, madje pa i zbritur fare kalit, shqetėsoi jo pak Beogradin dhe argatėt e tyre tė ideologjisė talebane nė Kosovė.
Gjaku tėrheq gjakun. Dhe, Nėnė Tereza u nis nga Kalkuta e largėt, pėr t`u ngulitur pranė tė vėllait, Gjergjit, nė kryeqendrėn e Kosovės. Ishte ky njė tjetėr siklet i Beogradit, Moskės dhe i veglave tė tyre shqipfolėse, por mendjemykur e shpirtshitur ke djalli dhe i biri. Kundėrshtia e tyre pėr vendosjen e dy shtatoreve, tė Gjergj Kastriotit dhe Nėnė Terezės, fillimisht, nė surdinė, mė vonė hapur dhe zėshėm, ishte e ēuditshme, amorale dhe armiqėsore karshi kėtyre figurave markante dhe krenare pėr shqiptarėt dhe opinioni e dėnoi rrept dhe fort argumentueshėm.
Pėrurimi i Katedralės "Nėna Tereze" nė Prishtinė, ishte njė ngjarje e shėnuar jo vetėm pėr besimtarėt e krishterė katolikė shqiptarė, por edhe pėr tė gjithė shqiptarėt zemėrbardhė. Pavarėsisht se sa ėshtė numri i katolokėve rezidentė nė kryeqytet, aty janė misionet diplomatike dhe organizatat tjera ndėrkombėtare civile, tė pėrfaqėsuara, kryesisht, nga besimtarė katolikė. Tashmė edhe ata do tė kenė njė adresė pėr lutjet e tyre fetare, qė zakonisht i bėjnė tė dielave dhe nė ditėt e festave. Edhe Hasanėt, Hysenėt, bile edhe Isėt e Muhametėt kanė filluar frekuentimin e Katedralės tė re, madje, jo thjesht si vizitorė, turistė, por edhe nė dėgjimin meshtar. Tė ndejurit nė ulėset komode dhe dėgjimi i predikimeve nė gjuhėn e nėnės, sikur po i joshė mė fort kisha se sa xhamia. Dhe, pa fije urrejtje fetare, njerėzit mirė tė ekukuar, faltorėt i konsiderojnė si shtėpi tė Zotit dhe tė "robit", njeriut, pasi "robi", figurativisht, llogaritet bir i Zotit.

PRESIDENTI RUGOVA SHEMBULL I HARMONISĖ NDĖRFETARE

Nė kohėrat moderne, nė historinė mė tė re botėrore, nuk ka asnjė shembull tjetėr i krahasueshėm me Presidentin Rugova, pėr forcėn e ndikimit dhe tė reformave pozitive tė bėra nė jetėn dhe sjelljen e popullit tė Tij. Mėsuesit e dr. Rugovės ishin Rilindasit tanė, me kryemėsuesin Pjetėr Bogdanin, tek i cili princi Rugovė do tė gjente frymėzimin e madh, filozofinė e virgjėr shqiptare.
Mėsuesit dhe miqtė e dr. Rugovės, profesor Anton Ēeta dhe akademik Mark Krasniqi do tė ishin mentorė dhe guidė e sigurtė pėr nisma fisnike, siē ishin pajtimet shqiptare nė vitet `90-a, tė cilat, domosdo, unifikuan njė popull tė tėrė, madje nė mungesė tė policisė, ushtrisė dhe tė ēfarėdo pushteti tjetėr ekzekutiv. Me tė drejtė kjo ėshtė quajtur mrekulli shqiptare, tė cilėn, vetėm lehaqenėt komunistė, pushtetarėt e sotėm xhahilė, artificialisht, e mohojnė kėtė madhėshti hyjnore tė Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova.
Ėshtė rast unik nė botė qė fjala urtake e njė njeriu, qoftė Ai edhe vetėm me pushtet moral, tė bėhet ligj, duke hequr barrėn e dokeve, zakoneve negative dhe promovimin e kodeve dhe tė normave bashkėkohore, tė thjeshta dhe praktike pėr popullin, qoftė nė robėri, qoftė nė liri. Shumė zakone, tė cilat i ishin veshur fesė, por qė nė fakt nuk kishin tė bėnin fare me atė, me kėshillėn e Tij tė urtė, dr. Rugova i amortizoi, pėrfshi kėtu edhe diferencat ndėrfetare shqiptare. Rrugėndjekėsit e Tij, si kryemyftiu Ramiz Boja, prifti dom Lush Gjergji me shokė, nė predikimet e tyre publike e fetare, do t`u thonn dhe do t`i ftonin besimtarėt shqiptarė, pavarėsisht konfesionit, se "nė faltorėn e parė qė tė hasni, qoftė ajo kishė apo xhami, hyni nė tė dhe lutjuni Zotit pėr liri, paqe, dashuri ndėrnjerėzore dhe begati ekonomike".
Presidenti Rugova kishte njė maturi supreme. Ai nuk ishte revolucionar, sepse siē thotė mjeshtri i analizės profesionale, Nexhmedin Spahiu, nuk ka revolucion demokratik, ngaqė revolucioni ėshtė gjithėherė i dhunshėm, ndėrsa demokracia pėrjashton dhunėn. Por, studimet e origjinės dhe tė historisė tė lashtė shqiptare, tė bėra nga dr. Rugova, dėshmonin bindshėm pėr krishtėrimin bazal shqiptar. Dhe, kėtė tė vėrtetė Ai nuk e fshehu, pėrkundėr, ua tha hapur dhe tė faktuar shqiptarėve. Pa hamendje, shpalosja e tė vėrtetės edhe nė aspektin e besimit fetar shqiptar ndėr shekuj, ka ushtruar njė ndikim tė drejtpėrdrejt tek shqiptarėt nė pėrgjithėsi, ndėrsa tek shqiptart e Kosovės nė veēanti. Pikėrisht, nė kėtė ndėrkohė janė shėnuar lėvizje e rikthime nė besimin e tė parėve, qoftė individuale, familjare dhe grupore. Ėshtė kjo arsyeja e urrejtjes ndaj Presidentit Rugova tė hoxhėve ekstrem talebanė, si nė Kosovė, ashtu edhe nė trevat tjera shqiptare. E ritheksojmė, vetėm ata tė sektit kriminal talebanė.
Ka ndodhur njė fenomen jo i zakontė i aleancave tė pajtimit tė tė kundėrtave: tė fanatikėve myslimanė talebanė me komunistėt shqiptarė, madje tė kudondodhur. Dihet, komunizmi ėshtė armik i fesė, sepse komunistėt janė ateistė. Shembulli konkret, Enver Hoxha me shokė. Por, ėshtė armiqėsia e komunistėve dhe e islamistėve ekstrem ndaj Presidentit Ibrahim Rugova, qė i ka bashkuar kėto dy ideologji fatale pėr njerėzimin. Dhe, kjo shpėrfaqet turpshėm nė faqet e internetit, tė cilat i zotėrojnė kėto ideologji obskure. Dhe, ky bashkim ėshtė bėrė me pragmatizmin: "Armiku i armikut tim, ėshtė miku im".

KĖRKESA PĖR NDĖRTIMIN E XHAMISĖ

Lėvizja "Bashkohu", si lėvizje pėrēarėse, destruktive dhe kundrakombėtare, ėshtė sintetizuar nė tri kėrkesa bazike, tė cilat janė sa tė panevojshme, aq edhe regresive. Ato nuk janė kėrkesa tė prodhuara nga shqiptarėt, por tė importuara dhe tė katapultuara tek shqiptarėt, me qėllime tė pėrcaktuara, nga Beogradi me aleatė. Dhe, kėto kėrkesa janė:
1.- Ndėrtimi i xhamisė tė madhe;
2.- Futja e mėsim-besimit fetar nė shkollat publike;
3.- Mbajtja e shamive nė shkolla!
Sugjerimi i Presidentit Rugova pėr ndėrtimin e Katedralės katolike nė kryeqendrėn e Kosovės, Prishtinė, cyti interesimin e Bashkėsisė Islame tė Kosovės pėr ngritjen e njė xhamie tė madhe, si kundėrpeshė e balancė me Katedralėn-kishė. Mėnyra e reagimit dhe tendencioziteti i kėrkesės dėshmonin pėr nxitje nga jashtė, dihet, nga qendra keqdashėse tė Kosovės dhe tė shqiptarėve. Dhe, kjo kulmoi kur kryemyftiu i Kosovės, Naim Tėrnava, me rastin e pėrurimit tė Katedralės, keqpėrdori vrazhdėt foltorėn e shenjtė, duke kėrkuar, madje flakė pėr flakė, ndėrtimin e njė xhamie tė madhe! Ndėrkohė qė nuk ishte as rasti dhe as momenti pėr njė kėrkesė tė tillė.
Ēuditėrisht, ka njė aprovim paushall dhe hiē tė studjuar pėr ndėrtimin e xhamisė tė madhe nga Parlamenti, Qeveria, komuna e Prishtinės dhe struktura tė tjera tė shoqėrisė. Nga 24 xhami qė ka Prishtina, 22 syrėsh janė aktive. Monotorimi i bėrė nga stafi i mediave prestigjioze tė Kosovės dhe tė shoqėrisė civile, xhamitė kanė njė frekuentim simbolik nga besimtarėt dhe "safat" (rrjeshtat) e faltoreve numėrohen me gishtat e njė dore, ndėrsa tė premteve diē mė shumė. Pėrjashtim bėn falja e Bajramit, me ē`rast pjesėmarrja ėshtė mė e madhe, masive. Nė mėrgatė pėr faljen e Bajramit sigurohet njė sallė e madhe, jashtė xhamisė. Kurse nė Kosovė, Shqipėri dhe nė botė falja e Bajramit bėhet edhe nė hapėsirat pėrrreth xhamisė. Dhe, nuk bėhet nami, sepse ceremonia e faljes festive ėshtė, relativisht, e shkurtėr.
Edhepse hapėsirat e 22 xhamive janė tė bollshme, madje tė tepėrta, pėr lutjet e besimtarėve myslimanė tė Prishtinės, komuna, pa e konsultuar popullatėn e kryeqytetit, e cila, po tė pyetej, nuk do ta aprovonte njė lokacion tė ri, aprovoi dy lokacione tė mundshme pėr ndėrtimin e njė xhamie tė madhe. Megjithatė, Bashkėsia Islame dhe Lėvizja "Bashkohu", refuzuan trojet, duke pretenduar qė xhamia tė ndėrtohet mė nė qendėr, madje duke prishur kopshtin parashkollor tė fėmijėve, pėr tė bėrė xhaminė! Ja, kjo ėshtė logjika errėtake e islamistėve ekstrem: "Prish shkolla dhe nė vend tė tyre ndėrto xhamira"!!!
Islamistėt talebanė shkuan edhe mė larg. Tė ēakėrdisur, tė tėrbuar dhe tė vėrbuar nga urrejtja ndaj besimit tė krishterė, me kazma e lopata, hapėn themelet e xhamisė, madje pa e pyetur askėnd, sikur tė mihnin nė shkretėtirat e pafundme arabe. Dhe, askush nuk u kėrkoi llogari kėtyre halabakėve tė ndėrkyer me ideologjinė e mykur e satanike talebane, pėr dėmtimin e parkut, pėr prishjen e gjelbėrimit! ... Dhe, thonė se Kosova ėshtė shtet! Turp pėr Qeverinė, e cila ėshtė bėrė njėsh me mjekrraxhinjtė islamistė talebanė.
Do tė ishte nė logjikėn e kohės hapja e njė qendre kulturore tė besimtarėve islamė, e cila do tė shėrbente pėr edukimin kombėtar e fetar, tė harmonisė dhe tė vėllazėrisė tė besimtarėve shqiptarė, tė tė trija konfesioneve. Brenda kėsaj ndėrtese do tė ishte edhe salla e madhe, publike, pėr lutjet e besimtarėve. Katet e sipėrme do tė ishin zyrat, biblioteka dhe mjedise tjera pėr kulturėn. Dhe, kjo ndėrtesė mund tė ngrihej nė themelet e njėrės nga xhamitė e vjetėruara, e cila ėshtė nė vend tė pėrshtatshėm dhe me hapėsirė tė bollshme. Ngritja nė kate, do tė kursente dhe kompensonte hapėsirėn tokėsore. Pėrndryshe, ngritja e njė xhamie tė re, duke zėnė hapėsirė shtesė, ndėrkohė qė xhamitė ekzistuese vetėm dy herė nė vit mbushėn me "xhematė", ėshtė jashtė logjikės dhe mėkat i madh.
Lind pyetja: Pse kėrkohet njė xhami e re, nė njė truall tė ri? Duke e parė strukturėn ngulmuese pėr ndėrtimin e xhamisė tė madhe, ėshtė lehtėsisht e lexueshme se mjakėrroshėt e "nasibetėt" kulexhinj, duan ta zotėrojnė njė objekt tė tillė, duke e motivuar me pėrmasat dhe mjediset e bollshme, pėr ta bėrė qendėr tė tyre, madje jo vetėm pėr komunėn e Prishtinės, por, hap pas hapi, nė tėrė Kosovėn dhe mė gjerė.

I.- MĖSIMI FETAR NĖ SHKOLLAT PUBLIKE

Ora e parė: Feja Islame ėshtė e vetmja fe e pranuar nga Perėndia!
Ora e dytė: Skėnderbeu tradhtar i Sulltanit dhe i Islamit!
Ora e tretė: "Rrospillėku" i Nėnės Tereze!

Kėrkesa e dytė ėshtė futja e mėsim-besimit fetar islam nė shkollat publike. Dhe, pretenduesit kėtė e shpjegojnė se "edhe Evropa e ka bėrė kėtė", duke e renditur nė tė drejtat elementare tė njeriut. Ėshtė e vėrtetė se shumė vende tė Evropės e kanė nė programet shkollore lėndėn e historive tė besimeve fetare tė njerėzimit, por, jo edhe tė gjitha. Pėr shėmbull, Franca, Landi i Bėrlinit nuk e kanė obligative kėtė lėndė. Franca zyrtare ende nuk i ka harruar tė bėmat kriminale tė inkuzicionit, tė kishės katolike mesjetare. Andaj edhe e ka bėrė ndarjen e prerė tė kishės nga shteti.
Por, kjo ėshtė demagogji e islamistėve ekstrem tė Kosovės, sepse asnjė krahasim nuk mund tė bėhet nė mes tė Evropės dhe Kosovės. Nė Evropė mėsohet historia e besimeve kryesore fetare botėrore. Bazat e teologjisė janė pjesė e kėsaj lėnde, e cila, nuk guxon tė pėrēmojė e fyejė asnjėrin nga besimet fetare. Pėrkundėr kėsaj, nė "nasihatet" e tyre, kam dėgjuar klerikė islamikė tė Kosovės, duke i thėnė "xhematit": "Feja islame ėshtė e vetmja fe e pranuar nga Perėndia"! Dhe, kėta matrapazė islamistė ekstrem e dinė mirėfilli se shqiptarėt u pėrkasin tri besimeve fetare kryesore e disa sekteve fetare, si fraksione tė besimeve kryesore. Megjithatė, as nuk skuqen dhe as nuk zverdhėn nė ligjėrimet e tyre rrenacake, fodulle, pėrēarėse dhe kundrakombėtare.
Reagimi i vrazhdėt i Bashkėsisė Islame si dhe tė ndoca imamėve, me theks armiqėsor, ndaj vendosjes tė shtatoreve tė Skėnderbeut dhe tė Nėnės Tereze nė Prishtinė, e parathonė edhe vlerėsimin negativ qė do tė bėnin "mėsuesit" fetarė tė mėsim-besimit islam, pėr kėto dy figura kupolė e rrezatimit tė lavdisė shqiptare, madje nė shkallė botėrore. Kjo lavdi dėshmohet, kur, tashmė, nė disa kryeqendra botėrore janė ngritur shtatoret e krenarisė tonė kombėtare: tė mbrojtėsit tė krishtėrimit evropian, Gjergj Kastriotit dhe tė kryehumanistės botėrore, Nėna Tereze. Frymėzimin pėr denigrimin e figurės tė Skėnderbeut, si "tradhtar" i Sulltanit dhe tė Islamit, do ta "begatonin" edhe ndonjėra nga qėndrat e jashtme islame, qė, tashmė, ka kėrkuar rishikimin e historisė.
Fyerja , deri nė rrugaēėri, pėr tė hirshmen dhe tė madhėrishmen Nėna Tereze, nga imami i Prishtinės, dr. Shefqet Krasniqi, ėshtė rast i paparaprijės pėr njė klerik, i thirrur pėr tė predikuar dashurinė dhe harmoninė ndėrnjerėzore, ndėrkohė qė ai bėn tė kundėrtėn. Me gjithė kundėrshtinė korale tė shqiptarėve, ndaj deklarimeve tendencioze, pėrēarėse dhe thellėsisht kundrakombėtare, ai anjėherė nuk shprehu pendesė, nuk u kėrkojė falje shqiptarėve, pavarėsisht konfesioneve fetare. Pėrkundrazi, vazhdon me kėmbėnguljen prej mushku, t`i rithotė! Pėr ta shpehur urrejtjen ndaj besimtarėve tė krishterė, hapėsirė tė bollshme i jep edhe televizioni qeveritar paēavure -RTK-, i pushtuar nga sejmenėt e kryeministrit Thaēi, si Sylejman Shaqiri, Rrahman Paēarrizi dhe lukunia rrospihane komuniste - staliniane.
Vetėm njė herė rastisi qė njė prift tė shprehet mėllefosur, pėr njė akt makabėr tė islamikėve talebanė shqiptarė, por me njė pėrgjithėsim tė papranueshėm pėr besimtarėt islamė, kundėr Amerikės, ēliruese faktike dhe ekskluzive tė Kosovės dhe reagimi ishte i ashpėr, deri nė kėrkesė linēimi tė priftit. Kleriku, i cili ishte dėshmuar pėr punė tė mira kombėtare, nė Kosovė dhe Amerikė, u rrėfye sinqerisht deri nė pėrlotje, u kėrkoi ndjesė shqiptarėve dhe bindshėm shpjegoi se nga zemrata e madhe, pėr mosmirėnjohjen ndaj Amerikės, qė tregoi njė grup talebanėsh kriminelė e rrugaēė, mjerisht, shqipfolės, lėshoi njė mallkim pėrgjithėsues, mė tepėr njė - lapsus lingua -, njė shprehje e dalė nga gjuha, nga ndjenja qė errėsoi arsyen, se sa mendja dhe zemra e tij. Dhe, kėtė rrėfim-ndjesė e ka thėnė, rithėnė dhe vazhdon ta pėrsėrisė prifti thellė i penduar.
Qėndrimi i imam Krasniqit ndaj atij tė kryemyftiut, Naim Tėrnava, dallon vetėm nė atė se ky i fundit nuk e mbron sot mendimin e shprehur dikur, ende pa u bėrė i parė i fesė islame nė Kosovė, se "Nėna Tereze ėshtė maxhupe"! Dhe, kjo blasfemi ėshtė bėrė nė prani tė tė tretėve, tashmė, tė publikar nė revistėn "Shqipėria Etnike", me botues veprimtarin kombėtar Kadri Mani. Dhe, kurrė, as dje dhe as sot, kryemyftiu aktual Tėrnava, nuk ka bėzajtur, nuk e ka demantuar pohimin e tij tė dikurshėm. Ia kujtojmė atij dhe tė tjerėve se origjina, prindėrit e Nėnė Terezės ishin nga Gjakova dhe Prizreni. Nė shtėpinė e Kolė Bojaxhiut, kryezoti familjar i Nėnė Terezės, Bajram Curri dhe Hasan Prishtina kanė pritur dhe festuar Pavarėsinė e Shqipėrisė. Dhe, ėshtė jasht ēdo mundėsie e logjike qė tė parėt e shqiptarėve, pėr kohėn, tė gėzonin themelimin e shtetit shqiptar nė shtėpinė e "maxhupit " Kolė. Vėllai i vetėm i Nėnės Tereze ishte oficėr i Mbretėrisė Shqiptare. Enver Hoxha e dėnoi me vdekje, por ai arriti tė ikė nė Itali dhe atje edhe vdiq. Nėnėn dhe motrėn u mundua t`i tėrheq nga Tirana, madje kėtė ēėshtje e bisedoi edhe me Presidentin amerikan tė kohės. Por, Ministria e Jashtme e Shqipėrisė iu pėrgjigj Nėnė Terezės sė "shėndeti jo i mirė ua pamundėson udhėtimin"! Ishte njė gėnjeshtėr tipike komuniste. Cikli i familjes Bojaxhiu u mbyll pa lėnė trashėgimtarė.
Pėrfundimisht, nuk ekzistojnė as kushte minimale pėr mėsim-besimin fetar nė shkollat publike tė Kosovės, pėr arsye qė cekėm mė lart si dhe pėr njė shtesė, qė do tė japim nė pėrmbyllje tė kėtij shkrimi.

BARTJA E SHAMIVE - ROBĖRIM I FĖMIJĖVE

Populli shqiptar, pėrveē ca elementėve tė kuzhinės, nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me orientalizmin lindor. I tėri ėshtė i drejtuar nga bota oksidentale, perėndimore. Dhe, kjo, tashmė, ėshtė dėshmuar, thėnė e rithėnė. Dr. Rugova ka bėrė atė ndėrhyrjen e nevojshme dhe shkencore, nė shpjegimin e raporteve tė shqiptarėve nė mes Lindjes dhe tė Perėndimit, duke pėrparėsuar tė dytin. Kjo dėshmohet nė serinė e dokumentacionit kohor.
Bartja e shamisė nė shkolla, nė vende publike e kudo tjetėr, ėshtė anakronike pėr kohėn. Njė kėrkesė e tillė ėshtė ta bėjsh Kosovėn Afganistan tė Bin La Denit dhe tė dhėndėrit tė tij kryetar-kriminel, Mulla Omarit. Kėta xhahilė e katilė tė haremeve islame, kulmuan nė krimin e tyre me mbylljen e dyerėve tė shkollave pėr fėmijtė-vajza, duke i kthyer nė shekujt e hershėm tė skllavėrisė.
Bashksia Islame dhe Lėvizja "Bashkohu", nė rastin e shamive, thirret nė tė drejtat e njeriut! Ē`hipokrizi e turpshme! Detyrimin pėr mbulesė tė kokės, dėnimin me elementin e parė tė skllavėrisė, e quajnė tė drejtė, liri! Ironi e cinizėm i skajshėm i mendėsive tė mykura islame, talebane.
Bota e lirė dhe bashkėkohore ka pėrcaktuar njė limit moshe, deri kur fėmija duhet tė jetė nėn pėrkujdesjen e prindėve dhe pėr ēdo gjė duhet tė firmosė prindi. Dhe, kjo kohė shtrihet nga lindja e deri nė ditėn qė mbushė 18 vjet. Pėrgjatė kėsaj kohe ėshtė studjuar dhe konkluduar se fėmija nuk e ka pjekurinė e nevojshme pėr tė marrė vendime tė pavarura, pa konsultuar prindėrit ose, nė mungesė tė tyre, tutorin, i cili caktohet me vendim gjykate.
Rasti i Prekazit, i 5 majit 1998, ku u sakrifikuan dhe u masakruan, gjakftohtėsisht dhe kriminalisht, gra dhe fėmijė tė pambrojtur, demanton bindshėm panagjerikėt e pacipshėm, bile edhe kriminal, tė cilėt, pėr interesat e tyre meskine, inatēore, karrieriste e pushtetare, masakrėn e dhimbshme, tė trishtme dhe tmerruese tė Prekazit, cinikisht e paturpėsisht, e trajtojnė si betejė, luftė, madje epope!!!
Edhepse kanė kaluar 13 vjet nga masakra e Prekazit, propaganda e shpėlarė majtiste tallet e pėrtallet me viktimat e familjes Jashari. Tellallet e kėsaj zhurme shurdhuese asnjėherė nuk e ndanė Adem Jasharin si kryeēetanik tė Drenicės, me Adem Jasharin e ngujuar nė shtėpi, nė mesin e familjes, kryesisht, gra dhe fėmijė. Femra nė Kosovė ėshtė po aq e pafuqishme, sa edhe fėmija, sepse vazhdon skllavėria kanunore, me pak pėrjashtime nė qytete. Edhe nėse njė grua-nėnė pranon tė vdes krah burrit tė saj, ajo kurrė, madje nė asnjė rrethanė, nuk aprovon vdekjen e krijesės tė saj - fėmijės. Pikėrisht pėr kėtė bota e qytetėruar do tė gjykonte ndryshe edhe pėr vet figurėn e Adem Jasharit. Ėshtė e drejtė e prindėrve tė lindin fėmijė, por ligja nuk u jep tė drejtė, madje i ndėshkon rėndė, nėse ata janė autorė ose shkaktarė tė vdekjes tė fėmijėve tė tyre, sepse ata, tashmė, janė mė shumė se fėmijtė e tyre, janė qytetarė tė njė shteti.
Rrjedhimisht, si nė rastin e parė, ashtu edhe nė rastin e dytė, kemi njė shkelje tė pamėshirshme tė tė drejtave dhe tė lirive tė njeriut, nė veēanti, tė njeriut tė pambrojtur, siē ėshtė fėmija dhe gruaja. Ēfarėdo trajtimi ndryshe i rasteve nė fjalė, do tė ishte hipokrizi dhe demagogji e kulluar.
Kushdo qė ka pasur, ose ende ka, vajzė nė shtėpi, e cila, padyshim, pėrbėn stolinė e parė tė familjes, ka vėnė re se njė pjesė, jo tė pakėt, tė kohės, ia kushton krehjes dhe rregullimit tė flokėve. Imagjinoni, qoftė edhe vetėm pėr njė ēast, mbulesėn me shami tė flokėve, tė kokės tė fėmijės-vajzė, pse kėshtu dashka mendja e mykur, mendja boshe, mendja islamike - talebane e prindit tė saj! Kundėr kėsaj race shkretėtirash, shoqėria e civilizuar duhet tė ushtrojė kontroll tė vazhdueshėm dhe duhet tė ndėrhyjė, jo vetėm pėr sjelljet nė shoqėri, por edhe nė familje. Njė shoqėri e shėndoshė, qytetėruese e ligjore, nuk duhet tė lejojė tė nėpėrkėmbėn tė drejtat e grave dhe tė fėmijėve. Mjerisht, Kosova, nė kėtė aspekt, jo rrallė, konkuron Afrikėn myslimane.

MANIPULIMI SHIFROR: 95 %-shi?!

Bashkėsia Islame e Kosovės dhe Lėvizja "Bashkohu" nuk lėnė rast pa pėrmendur shifrėn, gjoja, se 95 % tė popullsisė tė Kosovės e pėrbėjnė myslimanėt!? Kjo ėshtė llogari dhe shifėr paushalle dhe shumė larg realitetit. Dekadat e fundit kanė pėrmbysur shumėēka nė Kosovė. Pėr rrjedhojė, askush nuk mund tė japė jo vetėm shifėr e pėrqindje tė saktė, por as tė pėrafėrt tė numrit tė shqiptarėve myslimanė tė Kosovės.

Ilustrojmė me shembuj dhe fakte:

Njė lagje, paksa me hapėsirė tė veēuar, nė Cėrcė tė Istogut, numėron 184 banorė. Njė familje 8 anėtarėshe, e kėsaj lagjeje, ka bėrė kthimin ceremonial nė fenė e tė parėve, pra, nė besimin kristian. Kryefamiljari ėshtė doktor nė teologji, ka pėrkthyer njė variant tė Biblės dhe ka botuar disa punime teologjike. Duke i hequr shifrės 184 familjen 8 anėtarėshe, tashmė, tė besimit tė krishterė, mbesin 176 banorė. Prej tyre, sipas kodeve fetare islame, duke pėrjashtuar fėmijtė, 133 persona janė tė moshės me "borxh" tė agjėrimit tė muajit tė Ramazanit. Ndėrsa vetėm tre syrėsh agjėrojnė dhe dy prej tyre e falin "xhumanė" (lutjen e tė premtes).
Personalsht, kam dėgjuar predikimet publike tė hoxhallarėve dhe kėta jo hoxhė me "mejtepe", por me fakultete prestigjioze teologjike tė botės turko - arabe, duke thėnė: "Kush mbushė moshėn, qė parashikon Kurani, e ka shėndetin dhe nuk ka arsye tė veēanta qė justofikojnė mosagjėrimin e Ramazanit dhe nuk agjėron, nuk ėshtė mysliman". Pra, tė 130 banorėt e lagjės tė cituar, sipas Kuranit, janė "borxhlinj" pėr agjėrim dhe, megjithatė, nuk agjėrojnė asnjėrėn nga 30 ditėt e Ramazanit, rrjedhimisht, nuk janė myslimanė. Por, edhe 43 fėmijtė e tyre, tė cilėt, pėr mė pak ose mė shumė se njė dekadė arrijnė moshėn obligative pėr agjėrim, ėshtė brenda logjikės se derisa prindėrit e tyre nuk agjėrojnė sot, as ata nuk do tė agjėrojnė nesėr.
Pėrllogaritjet e bėra na japin shifrėn dėshpėruese pėr Bashkėsinė Islame dhe Lėvizjen "Bashkohu" se nga 184 banorė tė njė lagjeje, 8 janė tė krishterė dhe vetėm 3 myslimanė, ndėrsa 130 nuk pėrfillin ligjet dhe rregullat fetare tė Islamit dhe se edhe 43 fėmijtė e tyre nuk premtojnė diē mė mirė. Edhe lagjet e tjera, fshatrat dhe qytetet e Kosovės mund tė kenė shifra tė pėrafėrta. Kushdo qė mund tė shprehė dyshimin, ne i japim edhe shifra tė tjera dhe adresa tė sakta, pėr tė monitoruar gjendjen faktike tė besimtarėve myslimanė tė Kosovė. Pra, shifra pretenduese prej 95 % myslimanė nė Kosovė, del huq.

FENOMENI I KTHIMIT NĖ BESIMIN E KRISHTERĖ

Dekada e fundit ėshtė karakterizuar nga kthimet e besimtarėve myslimanė, nė besimin e krishterė, ose besimin e tė parėve, siē e motivojnė kthesėn e tyre individė, familje dhe grupe familjare. Kėtė kthim disa e kanė bėrė hapur, por shumica heshturazi. Njerėzit e letrave, si Kadri Mani, Teki Dervishi, Bajram-Gjergj Kabashi dhe tė tjerė, pėrqafimin e besimit tė krishterė e kanė bėrė publik. Pastaj, dr. Fehmi Cakolli ėshtė bėrė edhe pastor i kishės protestante nė Prishtinė. Grup familjarėsh pėrbėjnė Mehajt e Llukavcit tė Istogut, tė cilėt, duke iu kthye besimit tė krishterė, bėnė ceremoninė e pagėzimit nė kishėn katolike tė Zllakuēanit. Estremistėt islamikė tė ideologjisė talebane provokuan rėndė familjen e nderuar Mehaj, ndėrkohė qė Qeveria komuniste dhe islamike aktuale e Kosovės bėn sehir, sepse ėshtė aleate besnike e kėsaj ideologjie fatale pėr Kosovėn. Llogaritėn tej 100 intelektualė vetėm nė Prishtinė, qė tashmė, janė kontigjentė tė besimit tė krishterė, por, pėr arsye tė ndyshme, mė shumė subjektive, siē ėshtė opinioni, nė mjedisin tonė, ende, jo fort i kėndellur, e heshtin veprimin e tyre tė vullnetshėm.
Kreu mjeran i Lėvizjes "Bashkohu", Fuad Ramiqi, ėshtė bėrė qesharak me shantazhimet e tij tė tipit talebanesk. Nė bisedė me redaktorin e TV - Klan, ai shpreh shqetėsimin pėr frekuentimin dhe dėgjimin e meshave nga qytetarėt e Prishtinės, tė cilėt i ka nė listėn e "myslimanėve"! Zoti Ramiqi e dononcon edhe bashkėbiseduesin qė edhe ai viziton Katedralėn katolike. "Fshati qė duket nuk do kallauz". Andaj, ėshtė koha qė kryemyftiu Tėrnava dhe kryelėvizaku Ramiqi tė zhurmojnė mė pak dhe tė reduktojnė, madje me pėrmasėn gjeometrike, shifrėn 95 % tė myslimanėve fiktivė.

EMĖRTIMET E FĖMIJĖVE - DISTANCIM NGA ISLAMI

Kosova ka djegur etapat nė shumė drejtime. Nė vitet `70-a mėrgata punėtore dha ndihmesė tė madhe financiare, duke filluar nga pėrmirėsimi i kushteve dhe mėnyrės tė jetesės nė familje, nė shkollim. Mė parė Gjakova, vetėm qyteti, ishte oazė e tė resė, si emėrtimi i fėmijėve me emra burimorė nga shqipja. Tashmė, janė pėrjashtim emrat me origjinė arabe - myslimane dhe ata nė rastet e ripėrtritjes tė emrit tė ndonjė anėtari tė veēantė tė familjes. Kjo dėshmon pėr njė vetėdijėsim kombėtar dhe pėr njė largim dhe distancim nga bota arabe - islame.
Dalja nė skenė, madje nė kohė pa kohė, e Lėvizjes "Bashkohu" dhe kėrkesat e saj ultimative dhe alogjike, hasėn nė kundėrshtimin masiv tė shqiptarėve. Kushdo qė ka hapur faqen e Internetit ke kombėtarja "Bota sot", dy kanė qenė reagimet mė tė ashpra dhe mė masive tė muajit shtator:
1.- Dėnimi i faljes nė rrugė dhe i protestave pėr kėrkesa anakronike dhe hiē logjike tė ekstremistėve tė nxitur nga qarqe armike tė shqiptarėve;
2.- Dėnimi i pėrtalljes cinike tė Eqrem Kryeziut, pėr "ringjalljen" e LDK-sė, tė cilėn e ka shkatėrruar e pėrtokur me zgėrdhimje e tupan!
Kryemyftiu Naim Tėrnava, duke e parė hiēin dhe diskreditimin e Lėvizjes "Bashkohu", u distancua pėr tė mos u kompromentuar mė tej, por ishte tepėr vonė. Sindikalistėt me qėndrimet e tyre janė palė e tretė, qė kundėrshton kreun e Bashkėsisė Islame dhe turmat rrugore, si frymėzime talebane. Ata, sė fundi, apostrofuan edhe dy imam, tė dėshmuar pėr vlera atdhetare e fetare, pėrkatėsisht, nė Pejė dhe Istog, pėr mbėshtetje jo meritore tė dhėnė Tėrnavės. Zhvillimet e fundit nė kampin islamik flasin se ka ardhur koha pėr ndryshime, pėr reforma, me theks tė veēant frenimin e talebanizmit agresiv, tashmė, tė dalė nė sheshet dhe rrugėt e Kosovės.
Stabile dhe dinjitoze paraqitet gjendja nė hierarkinė kishtare katolike. "Mėsim-besimi fetar mund tė mbahet nė kisha dhe xhamira, por jo nė shkollat publike" - thanė krerėt klerikė katolikė. Njė sugjerim i menēur, i pranueshėm si zgjidhje e mundshme dhe logjike. Por, kjo nuk ėshtė e pranueshme edhe pėr kryemyftiun Tėrnava dhe keyelėvizakun Ramiqi, sepse e dinė se shqiptarėt myslimanė mė parė preferojnė t`i dėrgojnė fėmijtė e tyre nė ndonjė kurs gjuhėsor apo sport, se sa pėr mėsim fetar nė xhami. Kėrkesa ngulmuese, pėr futjen e mėsim-besimit fetar nė shkollat publike, tė krerėve ekstrem islamistė tė Kosovės, ėshtė po aq dhunuese sa ishte edhe pagesa pėr RTK - "publik", nė kuadrin e pagesės tė rrymės elektrike, Televizion ky qeveritar-privat, qė vazhdon tė provokojė, tė fyejė dhe tė diskriminojė tė djathtėn e Kosovės, e cila pėrbėn shumicėn absolute tė popullsisė tė Kosovės. Le tė shpresojmė se ka dhe do tė shtohen dishepujt e Vaso Pashė - Shkodranit, besnik tė etėrve tė tyre shpirtėror se "Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria". Harmonia ndėrfetare shqiptare ka qenė mė e mirė nė shekullin e XIX-tė se sa sot, nė shekullin e XXI. E dhimbshme dhe e trishtme!

KONVERTIMI I DHUNSHĖM NĖ ISLAM

Ėshtė manipuluar me konvertimin e besimit fetar tė shqiptarėve, nga ai i krishterė nė atė islam, gjatė sundimit tė Perandorisė osmane. Falsifikatorė tė ndryshėm, pėrfshi kėtu edhe ndoca historucė, si Muhamet Pirraku me "duaxhi", vazhdojnė t`i bien teneqesė tė shpuar se ky konvertim ka qenė i vullnetshėm! Por, logjika e shėndoshė e pėrjashton kėtė mundėsi. Zakonisht, njerėzit prirėn pėr ta lehtėsuar dhe pėrmirėsuar mėnyrėn e jetesės. Kėtu hyn edhe ushtrimi i riteve fetare. Nuk ėshtė mė i lehtė agjėrimi me rregulla strikte, pa ngrėnė e pa pirė gjatė tėrė ditės se sa mbajtja e regjimit, duke mos ngrėnė mishin dhe disa lloj yndyrnash. Fundja, deri para gjysmė shekulli, shumica e shqiptarėve nė fshatra kanė gatuar shumė rrallė mishin, pėr tė mos thėnė, Bajram pėr Bajram. Pėrjashtim kanė bėrė familjet mė tė kamura, mė shumė bagėti, qė kanė prerė "pasterrmė", lopė apo viē.
Ėshtė zgjidhur edhe rebusi pse brenda njė familjeje shqiptare kanė bashkėjetuar vėllazėria me dy besime fetare? Administrata osmane i kushtėzonte tė krishterėt: Ose posedimin e dokumentacionit valid se toka ėshtė pronė e tij, ose tė dorėzonte "tokėn e huaj"! Ndėrkohė qė pajisjen me tapitė e tokės e bėnte pikėrisht administrata turke, e cila kishte udhėzimet pėrkatėse se kujt duhet dhėnė tapitė dhe kujt jo. Por, pėr ta zotėruar tokėn qė e kishte nė pėrdorim, duhej tė bėnte konvertimin nga besimtar i krishterė, nė besimtar islam. Konvertimi kėrkohej tė bėhej familjarisht, por, nė disa raste ėshtė lejuar tė konvertohej vetėm kryefamiljari. Dhe, ky lloj konvertimi shpjegon edhe arsyen e bashkėjetesės tė besimit kristian me atė islam.

TERRORIZMI SI KOMPROMENTIM I ISLAMIT

Dalja nė skenė tė organizatave terroriste, tė cilat identifikohen me Islamin dhe udhėhiqen nga klerikė, ka ngjallur dyshime dhe neveri edhe pėr vet ideologjinė qė pėrfaqėson ky besim. I nisur, fillimisht, pėr ēlirim nga pushtues tė huaj, rasti Palestinė - Izrael dhe i zgjeruar deri nė pretendimin e mposhtjes tė krishtėrimit, duke e zėvendėsuar me sundimin e islamizmit, nė shkallė botėrore, me atentate kamikaze, shpėrthime automjetesh me eksploziv e deri me sulme me avionė, siē ėshtė rasti i kullave binjake nė New York, terrorizmi islamik tejkalon ēdo pėrmasė tė krimit, madje lėnė nė hije edhe dy ideoogjitė makabre: fashizmin dhe komunizmin.
Kėto veprime kriminale, tė cilat, vėrtet, i organizojn ė grupe dhe organizata terroriste islamike, por, ka dėshmi tė mjaftueshme se kanė aprovimin e heshtur edhe tė njė mase tė madhe tė besimtarėve islamikė, sepse, jo vetėm qė nuk kontribuojnė nė zbulimin dhe luftimin e tyre, por, pėrkundėr, i mbėshtesin moralisht dhe i ndihmojnė materialisht! Dhe, pėr shqiptarėt, tė cilėt janė vetėdijėsuar edhe pėr mėnyrėn e konvertimit tė hershėm, terrorizmi aktual, ėshtė njė arsye mė shumė pėr njė qasje racionale edhe nė aspektin e besimit fetar. Duan, apo nuk duan ta pranojnė kryemyftiu Tėrnava dhe kryenxitėsi i porositur i protestave tė dėmshme dhe shumė diskredituese pėr Kosovėn Ramiqi, pėrmbysja e shifrave aktuale do tė ndodhė.

Artikulli ėshtė huazuar nga revista "Shqipėria etnike" Nr. 3/2011, e cila sė shpejti do tė publikohet e plotė nė Zemra Shqiptare.
PM
Top
Princo
Postuar nė: 19.12.2011, 14:15
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5953
Antari Nr: 22031
Bashkangjitur: 06.04.2009



Idriz ZEQIRAJ me ket Shkrim e ka treguar veten se me te vertet qenka pjell e ndonji Shkaut te madh serb....

- ne ket shkrim nuk ka asgje me te verteten pervecse nji ISLAMOFOBI e re nga disa shkrime ne te kaluaren.!!!

Gjith ky mllef dhe paragjikime ndaj Muslimanve te kosoves e vecanerisht ndaj BF e Kosoves kjo eshte turp dhe nuk e besoj qe mundet ta shenoj nji SHQIPTAR i vetdishem, dhe i moralshem..

-Athua ky tip qe ka shenuar ket shkrim ne kohen, para pamvarsis se Kosoves gjegjsisht para luftes nuk ka qen ne Kosov , KUR Xhamiat, medreset dhe Bashksia islame e kosoves, kan luajt Rolin e paralamentit , te kosoves, te Univerzitete , te Shkollave dhe shum aktivitete tjera... Paska haruar apo ndoshta nuk ka qen ne kosove kur me 2 korik u Shpall kushtetuta e kosove ne krye me Presidentin e athershem te kosove Ibrahim Rugoven....

Sigurisht qe at'her ndoshta ka qen ne ndonji kish i mbrojur Nga SHKIET e at'hershem apo ndoshta ka qen nga "BURAT E NDERSHEM " te asaj kohe.. qe i mbanin te uzurpuara institucionet e Kosoves..


----------------------------------------
Bėhu ambicioz i diturisė, falės fisnik i shoqėrisė, rob falėnderues i Perėndisė,.....!
Aty ku s’ka moral, ligji nuk ka vlerė.”
PM
Top
Happy_Soldier
Postuar nė: 19.12.2011, 14:36
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5797
Antari Nr: 643
Bashkangjitur: 03.04.2006



Princo, te paskan prek n'tel ... sa keq .....


----------------------------------------
In Search of a Character....
Ėndrra e njė nate vere....
PMMSN
Top
packs
Postuar nė: 19.12.2011, 14:45
Quote Post


Administratore
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 14801
Antari Nr: 17125
Bashkangjitur: 05.09.2008



O Idriz a Fisnik a kush a je?
Send nuk paske thene me kete shkrim. Jane qesharake konstatimet tua se xhamite nuk frekuentohen, kur xhamite ne Prishtine madje mbushen edhe neper oborret e tyre me xhemate dhe ate jo vec ne Bajram oj Kesulekuqe.

O Idriz a Fisnik a kush je?
Katedralja eshte pjelle e Beogradit jo Levizja Bashkohu. E ku u maru o Idriz Katedralja? A e din cka ka pase aty ku u maru katedralja o Fisnik?

E ne fund o Idro, mos ja merr ne goje kaq shume Rugoves emrin se nuk eshte naj far njeriu i shenjte ai.

Edhe dicka Idro, 95 per qind e myslimaneve ne Kosove nuk jane fiktive oj barcolete. Se kete shkrim fund e krye barcolete e paske.


p.s. Nese je i gatshem ta publikoj ne TV si shkrimin ma te keq te vitit se shume ma ke ndreqe diten oj barcolete. smil3dbd4e5e7563a.gif


----------------------------------------
Miremengjesi pasqyra ime, dukeni tmerrshem sot .

Me duket mjaft fola une per veten , dua te di dicka per ju -cfare mendoni ju per mua ?:P
PM
Top
Happy_Soldier
Postuar nė: 19.12.2011, 14:48
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5797
Antari Nr: 643
Bashkangjitur: 03.04.2006



 Citim (packs @ 19.12.2011, 15:45)


E ne fund o Idro, mos ja merr ne goje kaq shume Rugoves emrin se nuk eshte naj far njeriu i shenjte ai.


smile5u87yu45y.gif smil3dbd4e4c2e742.gif smil3dbd4e5e7563a.gif smile52349823423jk.gif smil4a8acf686328f.gif


----------------------------------------
In Search of a Character....
Ėndrra e njė nate vere....
PMMSN
Top
Princo
Postuar nė: 19.12.2011, 14:52
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5953
Antari Nr: 22031
Bashkangjitur: 06.04.2009



 Citim (Happy_Soldier @ 19.12.2011, 15:36)
Princo, te paskan prek n'tel ... sa keq .....

PO me shkronja te medha po e shenoj se PO me ka prek... dhe jam i bindur se Cdo Shqiptare qe e ndejn vetem Musliman eshte i prekur me ket shkrim !!

-E sai per ket juve, nuk edi sa a ju prekin keto shkrime apo ndoshta edhe ti je "musliman" por nuk ke ndjenja !!


----------------------------------------
Bėhu ambicioz i diturisė, falės fisnik i shoqėrisė, rob falėnderues i Perėndisė,.....!
Aty ku s’ka moral, ligji nuk ka vlerė.”
PM
Top
Dr.Shivan
Postuar nė: 19.12.2011, 15:34
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 12
Antari Nr: 27071
Bashkangjitur: 14.12.2011



 Citim (Princo @ 19.12.2011, 08:15)
Idriz ZEQIRAJ me ket Shkrim e ka treguar veten se me te vertet qenka pjell e ndonji Shkaut te madh serb....

- ne ket shkrim nuk ka asgje me te verteten pervecse nji ISLAMOFOBI e re nga disa shkrime ne te kaluaren.!!!

Gjith ky mllef dhe paragjikime ndaj Muslimanve te kosoves e vecanerisht ndaj BF e Kosoves kjo eshte turp dhe nuk e besoj qe mundet ta shenoj nji SHQIPTAR i vetdishem, dhe i moralshem..

-Athua ky tip qe ka shenuar ket shkrim ne kohen, para pamvarsis se Kosoves gjegjsisht para luftes nuk ka qen ne Kosov , KUR Xhamiat, medreset dhe Bashksia islame e kosoves, kan luajt Rolin e paralamentit , te kosoves, te Univerzitete , te Shkollave dhe shum aktivitete tjera... Paska haruar apo ndoshta nuk ka qen ne kosove kur me 2 korik u Shpall kushtetuta e kosove ne krye me Presidentin e athershem te kosove Ibrahim Rugoven....

Sigurisht qe at'her ndoshta ka qen ne ndonji kish i mbrojur Nga SHKIET e at'hershem apo ndoshta ka qen nga "BURAT E NDERSHEM " te asaj kohe.. qe i mbanin te uzurpuara institucionet e Kosoves..

Kadal princo mos u nxeh shum .
PM
Top
Avalon
Postuar nė: 19.12.2011, 15:46
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3339
Antari Nr: 25685
Bashkangjitur: 28.11.2010



 Citim (packs @ 19.12.2011, 15:45)
...
E ne fund o Idro, mos ja merr ne goje kaq shume Rugoves emrin se nuk eshte naj far njeriu i shenjte ai.

...

Qetu ja paske qellu Packs, ndaq nje sok ndaq nje gajbe e ke smil3dbd4e4c2e742.gif


Pjesen tjeter e ka shkru gjaku yt i nxehte smil3dbd4daabd491.gif .
PM
Top
packs
Postuar nė: 19.12.2011, 15:51
Quote Post


Administratore
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 14801
Antari Nr: 17125
Bashkangjitur: 05.09.2008



 Citim (Avalon @ 19.12.2011, 16:46)
Qetu ja paske qellu Packs, ndaq nje sok ndaq nje gajbe e ke smil3dbd4e4c2e742.gif


Pjesen tjeter e ka shkru gjaku yt i nxehte smil3dbd4daabd491.gif .

Po me shkoi nerva me Rugova dr Rugova i nderuari Rugova i shenjti Rugova i madhi Rugova ma i nalti Rugova. Normal qe mu nxeh gjaku.

Plani i Rugoves ka qene per nje trekendesh fetar aty te Tre Sheshirat po Idrizi kur ta lexon dikun nashta cohet e shkrune prape ndonje barcolete.


----------------------------------------
Miremengjesi pasqyra ime, dukeni tmerrshem sot .

Me duket mjaft fola une per veten , dua te di dicka per ju -cfare mendoni ju per mua ?:P
PM
Top
vllahi
Postuar nė: 19.12.2011, 18:22
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2200
Antari Nr: 16914
Bashkangjitur: 22.08.2008



Ja paska fut kot Idriz Cobani ..........


----------------------------------------
idealistat filloin luften

trimat luftojne

te pamerituarit marrin pushtetin
PM
Top
EDI.RAMA
Postuar nė: 19.12.2011, 18:25
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 8117
Antari Nr: 18352
Bashkangjitur: 06.11.2008



 Citim (vllahi @ 19.12.2011, 19:22)
Ja paska fut kot Idriz Cobani ..........

IBRAHIM RUGOVA KA QEN IDIATOR PER EKZISTENCES PER SHTET TE PAVARUR TE KOSOVES KA QEN NI DIPLOMAT I VERTET PAQE DASH


----------------------------------------
Ti Shqipėri mė jep nder,mė jep emrin shqipėtar - Naim Frashėri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IMMSN
Top
packs
Postuar nė: 19.12.2011, 19:09
Quote Post


Administratore
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 14801
Antari Nr: 17125
Bashkangjitur: 05.09.2008



 Citim (EDI.RAMA @ 19.12.2011, 19:25)
IBRAHIM RUGOVA KA QEN IDIATOR PER EKZISTENCES PER SHTET TE PAVARUR TE KOSOVES KA QEN NI DIPLOMAT I VERTET PAQE DASH

Mos u ban si Idrizi. smil3dbd4daabd491.gif


----------------------------------------
Miremengjesi pasqyra ime, dukeni tmerrshem sot .

Me duket mjaft fola une per veten , dua te di dicka per ju -cfare mendoni ju per mua ?:P
PM
Top
EDI.RAMA
Postuar nė: 19.12.2011, 19:56
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 8117
Antari Nr: 18352
Bashkangjitur: 06.11.2008



 Citim (packs @ 19.12.2011, 20:09)
Mos u ban si Idrizi. smil3dbd4daabd491.gif

po edhe hashim thaqi e ndjek politike e rugoves


----------------------------------------
Ti Shqipėri mė jep nder,mė jep emrin shqipėtar - Naim Frashėri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IMMSN
Top
Avalon
Postuar nė: 19.12.2011, 21:13
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3339
Antari Nr: 25685
Bashkangjitur: 28.11.2010



 Citim (packs @ 19.12.2011, 16:51)
Po me shkoi nerva me Rugova dr Rugova i nderuari Rugova i shenjti Rugova i madhi Rugova ma i nalti Rugova. Normal qe mu nxeh gjaku.

Plani i Rugoves ka qene per nje trekendesh fetar aty te Tre Sheshirat po Idrizi kur ta lexon dikun nashta cohet e shkrune prape ndonje barcolete.

Tash ti me shkove ne nerva sa here e paske permend smil3dbd4e5e7563a.gif smil3dbd4e5e7563a.gif

Ky Idrizi, si duket qellimin e kishte ta madheronte "te madherueshmin", e hajt po e shfrytezoj rastin se paskesh bere boom ai, e medet per ne qe nuk e kemi kuptu ende. Me demek, m'rrove - t'rrova, brisku i berberit, zbehe e humbe cdo kuptim, po mesohet ndonjehere (i ri eshte smil3dbd4daabd491.gif ).


P.S. - Packs, ti duhet me e njofte kete Idrizin, a i ka syte n'terezi ky a eshte i cakaravt? Se eshte nise per malisheve e paskesh dal n'Dragash diku smil3dbd4e5e7563a.gif smil3dbd4e5e7563a.gif

Ky postim ėshtė ndryshuar nga Avalon nė 19.12.2011, 21:16
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio