Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Pėr njė histori pa heronj!
Ermedin
Postuar nė: 07.01.2012, 11:24
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 4878
Antari Nr: 24396
Bashkangjitur: 25.01.2010



Pėr njė histori pa heronj

E prita me interes njė emision “Shqip” tė Rudina Xhungės tė datės 28 nėntor, pasi e dija se atje do tė transmetohej njė intervistė e historianes Nathalie Clayer lidhur me shpalljen e pavarėsisė dhe figurėn e Ismail Qemalit. Isha kureshtar tė dėgjoja historianen, tė cilėn e njoh dhe e vlerėsoj pėr kontributin e paēmuar qė ka dhėnė nė shkrimin e historisė sonė, veēanėrisht me librin “Nė fillimet e nacionalizmit shqiptar” (botime “Pėrpjekja”, Tiranė 2009). Mirėpo u zhgėnjeva pasi u ndodha pėrpara disa befasish tė njėpasnjėshme.

Befasia e parė ishte titulli i emisionit: “Heronjtė e Shqipėrisė”. Ende nuk e paska mėsuar gazetarja se termi “hero” ėshtė tejet romantizues, ideologjizues (“heronjtė e Luftės Nacional-Ēlirimtare”, “heronjtė e komunizmit”, “tė ndėrtimit tė socializmit”, “heronjtė e heshtur”, “heronjtė e burgjeve”) e se, prandaj, duhet pėrdorur me kujdes e me kursim nė pėrgjithėsi, e jo mė kur duam tė flasim pėr shkencė – thashė me vete – pasi kėshtu lehtėsisht do ta humbasim njeriun Ismail Qemali dhe historinė e tij tė vėrtetė prapa heroit Ismail Qemali.

Befasia e dytė ishte se ndėrkohė qė prisja intervistėn e historianes franceze, mė dolėn tre tė ftuar shqiptarė tė Xhungės: Arben Puto, Paskal Milo dhe Artan Lame, qė filluan njė avaz tė vjetėr pėr Ismail Qemalin, themeluesin e shtetit tė parė shqiptar, aktin e tij historik – gjėra pėr tė cilat m’u duk se s’kishte nevojė tė ftonte historianė nė atė tryezė. Mendova se, pėr tė mos “prishur festėn”, Xhunga e kishte hequr intervistėn e Clayer pasi e merrja me mend qė historiania do tė ishte larg gjuhės nacional-romantike qė po pėrdorej aty. U bėra disa herė gati ta kaloja nė ndonjė stacion tjetėr, por ishte e thėnė tė provoja befasitė e tjera. Pasi e kishte ngarkuar mirė publikun me ndjenja tė larta patriotike, Xhunga futi intervistėn e Clayer duke e prezantuar me njė lloj mėnyre sikur po na paralajmėronte se kishim tė bėnim me njė lloj diversioni ndaj tė cilit tre tė ftuarit duhet tė rrinin nė beft qė tė reagonin nė mbarim tė intervistės dhe tė reklamave pas saj.

Nėse do ta sintetizoja atė ēka tha Clayer, do tė veēoja disa ide qė, sipas meje, qenė tė reja e tė rėndėsishme pėr publikun e gjerė:
Sė pari, se shqiptarizmi nuk ėshtė vepėr e disa heronjve, por se pėr lindjen e tij (qė fillon me arbėreshėt) kanė ndikuar shumė faktorė, ku pėrveē zhvillimit tė helenizmit (nacionalizmit grek), ka pasur edhe faktorė tė tjerė, si zhvillimi i shkollės, i leximit tė shtypit, politikat e Austro-Hungarisė e Italisė, por edhe (vini re!) politikat e Perandorisė sepse autoritetet osmane nė vitet 1860 vendosėn tė krijojnė mė shumė shkolla dhe nė kėtė mėnyrė, niveli i edukimit mes shqiptarėve myslimanė, por edhe tė tjerė, u zhvillua, u lartėsua dhe ideja e nacionalizmit apo kombit bėhet kėshtu mė e pranueshme te tė rinjtė qė shkonin nėpėr shkolla.
Sė dyti, e pyetur nėse i duket normale tė kėrkohet rishikimi i historisė sonė me Perandorinė, Clayer u pėrgjigj se “patjetėr, duket normale”, madje se e gjithė historia e Shqipėrisė duhet tė rishikohet, pasi deri tani kjo histori ka qenė shumė e ideologjizuar dhe ėshtė shkruar duke mos shfrytėzuar teorinė e shkencave sociale.
Sė treti, kur u pyet mbi rolin e Ismail Qemalit, Clayer vuri nė dukje se ky ka qenė njė burrė shteti osman dhe se nacionalizmi shqiptar pėr tė, nė fillim, ka pasur mė shumė qėllime osmane, sesa shqiptare dhe se ai zgjodhi pavarėsinė nė njė moment ku nuk kishte zgjedhje tjetėr. Po ashtu, Clayer u tregua “e kursyer” nė dhėnien e meritave pėr themelimin e shtetit shqiptar vetėm kėtij “heroi”. Duke vėnė nė dukje se ai ka qenė nė krye tė qeverisė pėr njė kohė tė shkurtėr (e kėtu ajo bėri njė lapsus, sepse me shqipen e saj tha “disa ditė” nė vend se “njė kohė tė shkurtėr”), Clayer nėnvizoi rolin e Komisionit Ndėrkombėtar, i cili ka ndikuar mė shumė se Ismail Qemali pėr krijimin e Shqipėrinė duke vėnė gjithashtu nė dukje se ai ka qeverisur vetėm Vlorėn dhe rreth Vlorės, pasi nė Durrės ishte Esad Pasha, i cili mund tė kishte qenė edhe ai njė hero i pavarėsisė pėr shembull. Pra, ideja e saj nė thelb ishte se ka pasur shumė aktorė nė atė kohė dhe se, ndėr ta, Austro-Hungaria dhe Italia ndoshta kanė luajtur rolin mė tė rėndėsishėm nga tė gjithė.
Sė katėrti, e pyetur pėr nacionalizmin dhe raportin e tij me shtetin, Clayer tha se ai ka qenė dhe ėshtė njė nga mėnyrat pėr tė mobilizuar popullin, por se nuk ėshtė e sigurt nėse ai i bėn mė mirė ndėrtimit tė shtetit apo atyre qė e pėrdorin. Sepse, gjithė sipas saj, shoqėria nė pėrditshmėrinė e vet jeton dinamika tė ndryshme, qė nuk janė vetėm kombėtare ose shtetėrore, por edhe transnacionale, edhe krahinore, familjare etj. Pra, se gjėrat (edhe kur bėhet fjalė pėr studimet historike) nuk duhen parė vetėm nė prizmin e nacionalizmit, pasi ky ėshtė njė vizion shumė i kufizuar i botės.

* * *

Befasitė e tjera jobefasuese pėr mua erdhėn nga reagimet e historianėve tanė pasi mbaroi intervista. Arben Puto, pasi tha disa fjalė pozitive pėr librin e Clayer tė botuar nė shqip, u kap te lapsusi gjuhėsor “disa ditė” dhe tha se, si duket, historiania nuk e njeh mirė figurėn e Ismail Qemalit, duke lėnė tė kuptohet se s’ia vlente tė merreshe edhe me ēka tha ajo. Pastaj e mori fjalėn Paskal Milo dhe tori njė retorikė tė tėrė, sipas sė cilės, ne nuk duhet t’i mbivlerėsojmė kėta tė huajt, nuk duhet tė kemi komplekse inferioriteti ndaj tyre, duke shtuar se historinė tonė e dimė ne mė mirė se ata pasi ne “e kemi nė gjak” atė.

Shkurt, historiania franceze, e cila ka punuar dhjetė vjet pėr tė shkruar njė libėr si “Fillimet e nacionalizmit shqiptar”, u fut nė njė emision ku s’kishte as tė drejtėn e replikės dhe u masakrua nė stilin tashmė tė njohur tė “shkollės” sonė qė merret me denigrimin e personit, dhe jo me analizėn e argumenteve tė tij. Dhe kjo, sipas meje, jo pėr shkak tė lapsusit – qė nė fakt i pėrkiste gazetares qė e kishte intervistuar ta sqaronte qė gjatė intervistės, – por duke e shfrytėzuar kėtė lapsus qė, sipas meje, historianėt tanė do tė duhet tė ishin tė parėt qė ta kuptonin, duke u nisur vetėm nga fakti se njė studiuese qė ka punuar dhjetė vjet mbi nacionalizmin shqiptar, nuk mund tė mos e dinte se pėr sa kohė ka qėndruar nė krye tė qeverisė Ismail Qemali. Nė fakt, Clayer ka shkruar njė tekst tė tėrė mbi rolin e figurės sė Ismail Qemalit, tė titulluar: “Tė rimendojmė nacionalizmin ballkanik: – rasti i figurės sė Ismail Qemal beut dhe i nacionalizmit shqiptar”, ku trajton gjithė aktivitetin e tij para dhe pas shpalljes sė pavarėsisė.[1]

E vėrteta ėshtė se prapa lapsusit dhe keqpėrdorimit tė tij, problemi i emisionit ishte se ai qe njė ballafaqim dydiskursesh: atij tė historianit shkencėtar dhe atij tė historianit ideologjizues qė u shfaq qartė nė njė moment tė intervistės ku Xhunga e pyeti Clayer: “Pra, sipas jush, do tė na duhet tė ēlirohemi nga simbolet dhe heronjtė nė historinė tonė? Nuk paskemi nevojė pėr to?”. Dhe Clayer u pėrgjigj se ajo ėshtė historiane qė pėrpiqet tė shkruajė historinė apo tė japė njė interpretim tė saj, tė kuptojė se cilėt janė aktorėt qė kanė vepruar dhe si kanė vepruar ata – duke nėnkuptuar se ky rol nuk pėrkon me atė tė qė synon ta pėrdorė historinė dhe protagonistėt e saj si mjet pėr aktivizim ndjenjash popullore. Kurse qėndrimi i historianėve tanė, veēanėrisht me shprehjen e Milos, se ne historinė tonė “e kemi nė gjak”, e kėsisoj, gati-gati s’paskemi as nevojė ta mėsojmė atė, e jo mė tė na e mėsojnė tė huajt, ishte njė ilustrim par exellence i asaj qė studiuesi serb, Slobodan Naumoviē, e quan double insider syndrome (sindroma e dyfish tė brendshmit). Kjo ėshtė sindroma e atij historiani, antropologu, etnologu, shkrimtari, intelektuali qė ka prirjen ta ideologjizojė diskursin pasi ėshtė dyfish i brendshėm: sė pari, pasi i pėrket grupit qė studion pėr shkak se ndan me tė tė njėjtėn gjuhė, tradita, vlera, interesa dhe, sė dyti, pasi bėn pjesė nė atė nėngrup special shoqėror qė historia e ndėrtimit tė shtetit komb i ka vėnė tradicionalisht si detyrė tė studiojė, krijojė, mbrojė “ēėshtjen” e grupit. Ky ideologjizim, thotė Naumoviē, mund tė jetė i vetėdijshėm dhe i pavetėdijshėm, por tė dyja variantet nuk e pėrjashtojnė njėri-tjetrin dhe bash kombinimi i tyre ėshtė tipik pėr studiuesit ballkanas. [2]

Pėr ironi tė fatit, kėto ditė Puto e provoi si bumerang mbi kurrizin e tij kėtė metodė ideologjizimi tė diskursit qė, nė thelb, e ka origjinėn te shėrbimi ndaj grupit e qė mund tė aplikohet edhe brenda vendit kur bėhet fjalė pėr ballafaqim grupesh me histori tė ndryshme. Kohėt e fundit Puto ka nxjerrė njė libėr mbi luftėn italo-greke, ku, mes tjerash, ka botuar edhe njė dokument qė tregon se at Gjergj Fishta ka qenė mbėshtetėsi i fashizmit e se paska thėnė pėr Hitlerin dhe Musolinin se kanė qenė gjeni. Antikomunistėt qė sot e pėrdorin Fishtėn me tė njėjtėn metodė mendimi, e sulmuan aq egėr historianin pėr kėtė sa ndonjėri arriti deri t’i urojė vdekje tė shpejtė. Ndėrkaq, duhet thėnė se nuk ka pikė dyshimi qė ky dokument ėshtė i vėrtetė, madje ka edhe dokumente tė tjera qė provojnė lidhjet e Fishtės me fashizmin, qė nga faktet e njohura se ai ka qenė akademik i fashizmit dhe antisemit, deri te dokumente qė tregojnė se u ka bėrė thirrje italianėve tė vijnė e t’i “presin duart” Mbretit Zog. Nuk ėshtė as i pari, as i fundit, kemi tė bėjmė me njė figurė qė ka jetuar nė njė kontekst tė caktuar social historik, jo me njė hero tė pacenuar e tė pacenueshėm. A duhet t’i dimė ne kėto, a duhet tė na i shkruajnė historianėt kėto fakte, apo duhet tė heshtin e tė vazhdojnė tė idealizojnė sipas parimit tė mbrojtjes dhe glorifikimit tė grupit? Sipas meje, ka ardhur koha qė shkenca jonė e historisė tė ēlirohet nga diskursi ideologjizues, nė emėr tė kalimin tonė nė njė fazė mė tė lartė vetėdijeje, e jo tė degradojė edhe mė tej duke e konceptuar rishkrimin e historisė si heroizim tė figurave qė ka demonizuar komunizmi.

Po me heronjtė ē’duhet tė bėjmė? A mos vallė duhet t’i heqim ata nga piedestalet ku i kemi ngritur? A nuk paskemi ne nevojė pėr t’u frymėzuar, pėr tė idealizuar, pėr tė besuar nė diēka? – do tė nxitojnė tė mė pyesin, sė bashku me Xhungėn, njė pjesė qė, kur kam trajtuar kėsi temash, mė kanė akuzuar pėr mohues, rimohues, shkatėrrues mitesh, renegat, tradhtar, joshqiptar. Duke mirėkuptuar kompleksitetin e pyetjes po e lė pėrgjigjen e asaj se ē’duhet tė bėjmė me heronjtė pėr njė herė tjetėr. Por, nxitoj, megjithatė, tė vė nė dukje se ky shkrim nuk synon tė trajtojė temėn nėse na duhen apo jo heronjtė dhe ideologjitė qė ata simbolizojnė, por tė vė nė dukje se me rishikim tė historisė sė shkruar nga komunizmi duhet tė kuptojmė njė histori qė respekton teoritė shkencore tė kohės, dhe jo diskursin ideologjizues tė historianėve nacionalistė qė vuajnė sindromėn e double insider-it.

Po ē’duhet tė kuptojmė me diskurs shkencor mbi historinė tonė? Sipas meje, njė diskurs (qė na e inspiron edhe leximi i librit tė Nathaile Clayer), ku historia nuk shpjegohet nėpėrmjet heronjve tanė tė pagabueshėm tė shoqėruar me epitetet “i madh”, “i fuqishėm”, “i lavdishėm”, por ku ka njė analizė tė hollėsishme tė tė gjithė faktorėve qė sjellin njė ngjarje historike, pa fshehje, manipulim, instrumentalizim faktesh; njė diskurs ku vendlindja jonė, apo bindjet tona, apo interesat tona e tė grupit ku bėjmė pjesė nuk na bėjnė tė humbasim etikėn profesionale, ashtu qė tė veēantėn tonė ta trajtojmė me tjetėr peshė e masė me tė cilėn trajtojmė tė pėrgjithshmen. Sigurisht, kjo nuk ėshtė e lehtė. “Mund tė jetė e vėshtirė, gati e pamundur, pėr shkencėtarėt e shkencave sociale tė jenė objektivė, qė shpresat dhe frikat e tyre tė mos ngjyrosin bindjet e tyre, – shkruan Naumoviē nė esenė e tij duke cituar Alan Rayan - por, ama, ka njė diferencė tė madhe sa bota midis qėllimit pėr tė bėrė diēka shumė tė vėshtirė dhe atij pėr bėrė diēka qė s’ka kuptim".[3]
PM
Top
Ermedin
Postuar nė: 07.01.2012, 11:26
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 4878
Antari Nr: 24396
Bashkangjitur: 25.01.2010



Nga: Fatos Lubonja



A na duhen heronjtė?

Nė shkrimin e fundit "Pėr njė histori pa heronj" i premtova lexuesit se do tė shkruaj pėr temėn e heronjve, a na duhen apo jo, pse na duhen, si na duhen, me njė fjalė cili duhet tė jetė raporti ynė me ta. Kjo ėshtė njė temė tejet e ndėrlikuar, e cila ka tė bėjė si me psikologjinė e individit ashtu edhe me atė tė masės dhe tė cilės duhet t'i qasemi duke iu referuara studimeve tė antroplogjisė mbi mitologjinė, religjionet tė kryqėzuara me psikoanalizėn, veēanėrisht atė jungiane, pa harruar historinė dhe duke patur parasysh se kėto bėjnė pjesė nė kategorinė e shkencave historike - hermeneutike, ēka do tė thotė se nuk janė shkenca ekzakte, por interpretative e, prandaj, askush s'mund tė pretendojė tė japė njė pėrgjigje tė vetme, aq mė pak pėrfundimtare. Prandaj, ēka do tė pėrpiqem tė argumentoj kėtu ėshtė mendimi im mbi kėtė temė nė pikėn qė kam mbrritur deri mė sot. Madje kėtė shkrim e konsideroj njė pėrpjekje pėr tė thelluar edhe njohjen time mbi temėn e heronjve.


Heroi dhe individi

Nėse do t'i referohemi Jungut nevoja jonė pėr heronj na buron nga arketipi i heroit qė, sėbashku me arketipin e nėnės, babait, zotit, animas (pėr meshkujt) animus (pėr femrat) e njė miraidė arketipesh, popullojnė sferėn e asaj qė ai e quan subkoshienca kolektive e njė individi, qė e trashėgojmė si njė farė ADN-je tė psikikės sonė. Sipas psikoanalizės jungiane, qė sipas meje ėshtė njė nga interpretimet mė tė thella tė psikikės njerėzore, (ndonėse jo e vetmja dhe as shteruese), arketipet, janė njė tendecė e jona e lindur pėr t'i pėrjetuar nė njė mėnyrė tė caktuar gjėrat nė nivelin psikik, ashtu siē janė instinktet njė tendencė e jona e lindur pėr t’u sjellė nė njė mėnyrė tė caktuar nė nivel biologjik. Pra, psh. po tė na vdesė nėna qė nė lindje, ashtu sikurse biologjikisht instikti do tė na ēojė tė kėrkojmė njė gji pėr tė thithur, ashtu edhe shpirtėrisht arketipi i nėnės do tė na shtyjė tė kėrkojmė njė figurė femėrore tė na zėvendėsojė nėnėn. Po kėshtu arketipi animas ėshtė pjesa jonė femėrore subkoshiente (kur jemi meshkuj), animus ėshtė pjesa jonė mashkullore (kur jemi femra) qė luajnė rol tė rėndėsishėm nė raportet tona me partnerin. Arketipi i zotit pėrfaqėson nevojėn tonė pėr tė kuptuar universin, pėr t'i dhėnė njė kuptim tėrė asaj qė na rrethon, qė ta shohimsidiēka qė ka njė qėllim apo njė drejtim. Sipas Jungut janė arketipet ata qė krijojnė, mitet, fetė, idetė filozofike dhe prandaj kėto i gjen nė tė gjitha popujt dhe nė tė gjitha epokat. Rreth origjinės sė arketipeeve mė duket mė bindėse hipoteza se ata e kanė bazėn nė pėrsėritjen e vazhdueshme nė shekuj tė tė njėjtave eksperienca njerėzore qė kanė plazmuar psikikėn e njeriut (e kėtu kam rezerva ndaj teorisė sé Jungut qė arrin deri né ezoterizėm dhe misticizėm kur trajton arketipet).

Njė nga arketipet mė tė rėndėsishėm ėshtė ai i heroit. Ėshtė ky arketip qė, prej thellave tė subkoshiencės, na shtyn tė kėrkojmė heronj qė tė na inspirojnė duke shprehur kėsisoj njė nevojė tonėn shpirtėrore. Tėrheqja emocionale qė provojmė kur dėgjojmė apo lexojmė historitė me heronj shpjegohet me rezonancėn qė ato krijojnė nė shpirtin tonė. Pėrpjekjet e heroit, qė kapėrcen frikėra dhe pengesa, pėr tė arritur qėllimin e tij, na shėrbejnė si shtysa qė tė bėjmė tė njėjtėn gjė edhe ne, tė ēlirohemi nga ndrydhjet e tė gjejmė kurajo nė vetvete qė tė ndjekim atė shteg qė na ēon (dhe kėtu i kėrkoj lexuesit tė pėrqendrojė vėmendjen) tek realizimi i potencialiteteve tona, i vetvetes, qė sipas Jungut ėshtė tėrėsia e rrathėve tė koshiencės dhe subkoshiencės. Mitet me heronj, pra, sipas Jungut na shėrbejnė si njė manual autoterapie rezultati pėrfundimtar i tė cilės, pėr ata qė dinė t’i pėrdorin kėta mite me sukses, ėshtė arritja e njė mendjeje tė ndriēuar, e njė njeriu qė e njeh vėrtet vetveten. Kėtė proces Jungu e quan individuim. Njeriu arrin vetėrealizimin, sipas thėnies sė Niēes "bėhu vetja jote", kur bėhet plotėsisht koshient pėr subkoshiencėn dhe arketipet qė ruhen atje.

Shkurt, ne kemi nevojė pėr heronjtė, qė tė ndėrgjegjėsohemi se ata shprehin njė nevojė tonėn shpirtėrore pėr t’u bėrė heronj tė vetvetes. Dhe ky ndėrgjegjėsim ėshtė njė proces qė na ēon nė integrimin nga subkoshienca nė koshiencėn tė arketipit tonė tė heroit. Kurse pėr sa kohė idealizojmė dhe adhurojmė figura tė jashtėme s'bėjmė tjetėr veēse projektojmė arketipin tonė tė heroit tek kėto figura, duke mbetur larg njohjes sė vetvetes, individuimit. Ėshtė e njėjta gjė me dashurinė. Kur ne provojmė atė qė quhet dashuri me shikimin e parė, qė na verbon, por qė shumė shpejt edhe na zhgėnjen, sipas Jungut ne s'bėjmė gjė tjetėr veēse projektojmė animas/animus-in tonė tek njė femėr/mashkull tjetėr. Kurse, pėr tė ndėrtuar njė lidhje tė shėndoshė dashurie, ne duhet mė sė pari ta integrojmė nė koshiencėn tonė animas/animusin tonė kurse tjetrin e jashtėm, me tė cilin lidhemi duhet ta takojmė si njė tė ndryshėm, jo si dikė qė na plotėson gjysmėn e munguar dhe qė, pastaj, na zhgėnjen pasi ai/ajo nuk pėrputhet me animas/animus-in tonė. Kjo nuk do tė thotė se s'duhet t'i provojmė kėto ndjenja. Duhet tė kemi guximin tė hyjmė nė xhungėl, thotė Jungu. "Nuk ėshtė kurrė aq i mėnēur sa duket ai qė s'ka njohur ēmendurinė," - thotė La Roshfuko. Por pėr tė arritur mėnēurinė duhet t’i intergojmė nė koshiencė kafshėt qė popullojnė subkoshiencėn tonė, duhet ta forcojmė koshiencėn, pėrndryshe janė ato qė do tė na e zotėrojnė atė duke na mbajtur nė ēmenduri/skicofreni.

Pa e zgjatur ideja ėshtė se kur piqemi, nėse jemi zhvilluar mirė, ne fokusohemi mė thellė tek vetvetja ēka do tė thotė se me vetėrealizimin, individuimin njeriu diferencohet nga sjelljet kolektive, sepse ēdo vetvete e realizuar, sipas Jungut, ėshtė e ndryshme nga njė tjetėr.

* * *

Pėr tė kaluar tek tema jonė, kur shkruaj pėr njė historiografi pa heronj kam parasysh nė nivel tė psikikės individuale, si pjekurinė e njė autori, qė nuk projekton arketipet e tij tė heroit tek figurat qė pėrshkruan, edhe atė tė njė lexuesi tė pjekur. Sipas gjykimit tim pėr arsye tė shumta qė kanė tė bėjnė si me regjimin totalitar qė kemi kaluar qė punonte, pėrkundrazi, pėr ta mbajtur njeriun tė padiferencuar nga tė tjerėt, si me izolimin nga njohjet qė kanė prurė, veēanėrisht gjatė shekulit XX, filozofia, antropologjia, psikoanaliza, njeriu shqiptar thuajse nuk e njeh kėtė proces pjekurimi. Mosfutja e kulturės psikoanalitike dhe psikoterapeutike edhe njėzet vjet pas rėnies sé totalitarizmit shfaqet sot me pasoja dramatike pėrsa i pėrket vetėrealizimit tė njeriut dhe shoqėrisė shqiptare. Mbetja nė njė fazė papjekurie ėshtė njė nga shpjegimet, sipas meje, pse shumica e shqiptarėve janė aq tė ndjeshėm kur u "preken" heronjtė; se pėrse kur u thua disa tė vėrteta “tė padėshiruara” mbi ndonjė figurė mitike tė historisė sonė, si Skėnderbeu apo Ismail Qemali, tė sulmojnė sikur po i godet e fyen ata vetė, nganjėherė nė mėnyrėn mė iracionale (ndėrkohė qė tė tjerė, mė tė lexuar, racionalisht mund ta njohin aspektin e tyre njerėzor, por nuk arrijnė ta bashkojnė atė me bėmat e tyre mbinjerėzore). Gjithė duke iu referuar Jungut kjo tregon se ata kanė projektuar arketipin e heroit tek kjo figurė, ēka, me fjalė tė tjera, do tė thotė se ky arketip, si njė kafshė e xhunglės sė subkoshiencės qė s’arrin tė gjejė qetėsi pasi kjo s’arrin ta njohė e t’ia kėnaqė nevojėn qė shpreh, e turbullon koshiencėn e tyre aq mė dhunshėm sa mė e pngopur qė tė jetė. Jo rastėsisht njerėzit sa mė pak tė lexuar qė tė jenė aq mė tė kapur pas heronjve janė.

Nga gjithė sa shtjellova deri kėtu shpresoj ta kem bėrė tė qartė pėrgjigjen time ndaj pyetjes sė gazetares Xhunga drejtuar historianes Clayer: "“Pra, sipas jush, do tė na duhet tė ēlirohemi nga simbolet dhe heronjtė nė historinė tonė; nuk paskemi nevojė pėr to?”. Pėrgjigja ime ėshtė se heronjtė na duhen nė procesin tonė tė njohjes sė vetvetes, tė vetėrealizimit, tė bėrjes individė dhe se bash kur ndodh ky proces ne ēlirohemi nga adhurimi qė kemi pėr figura tė jashtme duke u bėrė heronj tė vetvetes, e duke i pranuar ata tė jashtmit (psh. figurat historike) ashtu siē i njeh diskursi qė e quajta “shkencor” i historisė jo ai “ideologjik”. Sepse, ndryshe nga ē'u duket shumė prej atyre qė e gjejnė forcėn tek “besimi i patundur” tek heronjtė, imitimi i njė figure tė jashtme, apo ndėrtimi i shpresės tek ato ėshtė shenjė e njė pasigurie tė brendshme. Dhe me kėtė nuk duhet tė kuptojmė se kėsisoj do tė arrijmė tė bėjmė “mrekullirat” qė kanė bėrė heronjtė qė kemi idealizuar kur projektonim arketipin tonė tė heroit tek ata, por se do tė fitojmė besimin pėr tė qenė vetvetja, pėr tė mos mbetur imitues, por pėr tu bėrė krijues, e pėr tu ndjerė pėrgjegjės pėr aktet tona. (Responsabile (pėrgjegjės) vjen nga latinishtja qė do tė thotė i aftė pėr tė peshuar gjėrat).

Dhe kėtu dua tė shtoj diēka shumė tė rėndėsishme pėrsa i pėrket temės sė heronjve tanė kombėtarė qė u bė shkas pėr kėtė shkrim. Sipas, meje heronjtė e moshės sė fėmijėrisė dhe rinisė, qė njerėzit i lexojnė nėpėr libra e i shohin nėpėr filma, s'ka pse tė jenė figurat historike tė nacionalizmės. Pėr fėmjėt dhe tė rinjtė shėrbejnė shumė mė mirė si udhėrrėfyes drejt njohjes e realizmit tė vetvetes heronjtė e pėrrallave, tė mitologjisė, tė letėrėsė. Kurse me figurat historike. sipas meje, ata duhet tė takohen ndryshe, kur tė kenė arritur njė pjekuri mė tė madhe, (forcimin e egos/koshiencės do tė thoshte Jungu dhe Frojdi), por edhe nėpėrmjet njė takimi mė tokėsor. Sepse bash fakti se do t'u duhet tė takohen me ta si figura historike, me tė mirat dhe tė kėqijat e tyre, dhe jo si heronj, ėshtė njė nga arsyet se pse nuk duhet t'i trajtojmė si mite nėpėr tekste. Pėrndryshe njė indoktrinim me ta nė fėmijėri dhe njė takim ndryshe nė moshė tė rritur, ėshtė njė premisė skicofrenie. Prandaj jam kundėr katekizmit me fenė nacionaliste qė u bėhet fėmijėve tanė nė tekstet shkollore (ashtu sikurse, nė thelb pėr tė njėjtat arsye, jam edhe kundėr katekizmit fetar), pasi kėto ēojnė tek njė njeri i ideologjizuar i cili, sipas interpretimit jungian tė psikikės njerėzore, qė u rreka tė shtjelloj mė sipėr, shkon kundėr njeriut tė vetėrealizuar. Por fakti qė kjo ndodh kaq shpesh na sjell nė njė aspekt tjetėr tė heroit, tejet mė problematik sipas meje, atė tė rolit tė heronjve nė psikologjinė sociale qė mė shtyn ta vazhdoj shtjellimin e argumenteve tė mėsipėrm me njė kapitull tjetėr, atė mbi heroin dhe shoqėrinė.
PM
Top

Topic Options Reply to this topic Start new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio