Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Carnegie Europe: Autonomi pėr veriun e Kosovės!
alb_te
Postuar nė: 14.03.2012, 19:18
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Ndarja e veriut dhe pjesės tjetėr tė Kosovės mund tė tejkalohet me autonominė pėr veriun e Kosovės, vlerėson fondacioni “Carnege Europe”.
Bashkimi Evropian duhet tė inicioj bisedime mė ambicioze nė mes tė Beogradit dhe Prishtinės, si dhe me pėrfaqėsues tė veriut tė Kosovės, me qėllim qė “pėrmes autonomisė rajonale tė tejkalohet ndarja mes veriut dhe pjesėve tjera tė Kosovės”, thuhet nė njė publikim tė fondacionit.

Krijuesi i raportit, Stefan Lehne, ish-pėrfaqėsues i Bashkimit Evropian nė negociatat pėr statusin e Kosovės dhe ish-drejtor i Drejtoratit tė Pėrgjithshėm tė KE-sė pėr Ēėshtjet e Jashtme dhe ato Politiko-Ushtarake, theksoi se rezultati i kėtyre negociatave trepalėshe duhet tė “vendosė njė kornizė gjithėpėrfshirėse tė bashkėpunimit, pėrfshirė marrėveshjet e arritura dhe pėrfaqėsimin diplomatik, me tė cilin ruhen qėndrimet e ndryshme ligjore pėr statusin i cili ka marrė formė sipas modelit tė marrėveshjes gjermano-gjermane tė vitin 1972″.

“Bashkimi Evropian duhet tė fillojė procesin e emėrimit tė njė emisari tė nivelit tė lartė qė do tė udhėheq bisedimet nė lidhje me kėtė”, thotė ai nė analizėn e “Carnegie Europe”.

Kjo, vlerėson autori, duhet tė shpie deri te “ndalimi i kundėrshtimit tė Serbisė pėr pranimin e Kosovės nė organizatat ndėrkombėtare dhe njohjet e mėtejshme (tė pavarėsisė)”.

Lehne mendon se plani katėrpikėsh pėr Kosovėn i presidentit serb Boris Tadic, ka hasur nė interesim tė madh.

“Pjesa mė interesante e kėsaj iniciative – pėr ēka zyrtarėt perėndimorė nė pėrgjithėsi kanė reaguar mirė – ėshtė se me tė braktiset koncepti i ndarjes, dhe ky mesazh nė nivelin mė tė lartė mundet faktikisht tė paraqes njė fillim tė madh tė ri”, thotė ai, pėr tė shtuar se “nė thelb tė kėtij propozimi ėshtė ideja e formimit tė rajonit tė Kosovės veriore, ndėrsa bashkėbiseduesit serbė kanė mohuar se k6y ėshtė qėllimi i formimit tė njė Republike Srpska tė re”.

“Ata thanė se qėllimi nuk ėshtė qė tė jetė njė rajon i ri qė ndėrhyn nė punėt e Prishtinės, por qė tė reduktohet nė mėnyrėn minimale ndėrhyrja e Prishtinės nė veri”, thuhet nė tekst.

Nė raport vlerėsohet se situata nė veri tė Kosovės mbetet e tensionuar, dhe mosbesimet nė mes tė Beogradit dhe Prishtinės janė ende tė mėdha, “pėr ēka nuk duhet humbur kohė dhe, mbėshtetur nė suksesin e marrėveshjeve tė shkurt tė 2012, BE-ja ka nevojė urgjente pėr tė filluar njė dialog mė tė plotė qė do tė adresoj ēėshtjet nė veri ku ka njė shumicė serbe”.

“Pėrfaqėsuesja e Lartė e BE-sė, Catherine Ashton, duhet ta emėroj njė emisar tė nivelit tė lartė pėr tė udhėhequr bisedimet”, thotė analisti i “Carnegie Europe”.

Lene pėrfundon se “nėse serbėt dhe kosovarėt besojnė se nė fund do tė bashkohen nė rrjedhėn evropiane, ka gjasa tė mėdha pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjet e tyre”. /Telegrafi
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio