Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Shkollat nė Zhelinė pritet tė rregullohen
alb_te
Postuar nė: 14.03.2012, 19:39
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Ēatia e shkollės fillore nė fshatin Debėrcė tė Komunės sė Zhelinės ėshtė rregulluar tėrėsisht me mjete tė Komunės sė Zhelinės, ndėrsa pritet qė sė shpejti tė fillojnė punimet pėr rregullimin e shkollave nė Merovė, Novo Sellė dhe Kapazhdoll. Sipas Nuredin Ismailit, drejtor i shkollės qendrore nė fshatit Grupēin, pėr ēatinė e shkollės sė Debėrcės janė ndarė mjete nė vlerė prej 20 mijė euro nga ana e komunės. Drejtori Ismaili njoftoi se pas erės sė fuqishme e cila rrėzoi ēatinė e shkollės nė fillim tė kėtij viti, tani mė kanė pėrfunduar punėt ndėrtimore rreth sė njėjtės.

"Pėr shkollėn e Debėrcės kanė pėrfunduar procedurat organizative dhe tashmė jemi duke grumbulluar raportet e policisė dhe Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės dhe do tė inicojmė padi penale kundėr firmave ndėrtuese "Elektrometal" dhe "Bazhak Inxhenjering" dhe pastaj do tė shohim se si do jetė epilogu", ka informuar Ismaili. 134 nxėnėsit e shkollės sė Merovės ende mėsojnė nėpėr objekte private tė fshatit dhe janė nė pritje tė fillimit tė ndėrtimit tė shkollės, ndėrsa pėr kėtė qėllim kanė marrė premtime nga ana e Komunės sė Zhelinės, Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės si dhe disa ambasadave. Poashtu krahas shkollės sė Merovės, nė gjendje tė vėshtirė infrastrukturore janė edhe shkollat e Novo Sellės dhe Kapazhdollit. "Pėr tė tre kėto shkolla janė paraparė tė ndahen rreth 200 mijė euro dhe tėrėsisht tė zgjidhet problemi me kėta institucione arsimore. Rreth 100 mijė euro do tė ndahen nga MASH dhe 100 mijė euro nga ana e Komunės sė Zhelinės nė bazė tė buxheteve tė tyre. Mirėpo, krahas kėtyre kemi premtime se njė pjesė mė e vogėl e mjeteve do tė sigurohen nga Ambasada e Japonisė dhe Qendra pėr zhvillim tė barabartė tė rajonit planor nė Pollog. Institucionet shtetėrore, siē janė komuna dhe ministria, do tė rregullojnė pjesėn ndėrtimore tė objekteve, kurse ambasadat financojnė vetėm nė inventar, lyerje dhe pjesė tjera tė brendshme tė shkollave", deklaroi Ismaili.

Ai tha se pas pėrfundimit tė procedurave juridike kėtė vit do tė rregullohen kėto shkolla. Ndryshe, dy javė para fillimit tė viti shkollor 2011/12, shkolla fillore e fshatit Merovė ku mėsimin e ndjekin 134 nxėnės ėshtė djegur tėrėsisht nga zjarri, ndėrsa arsyet edhe sot e kėsaj dite nuk dihen, por dyshimet janė se rrjeti elektrik ka qenė shkaktar i zjarrit. Nė fillim tė kėtij viti, nga stuhia, shkolla fillore e fshatit Debėrcė ka ngelur pa ēati. Nxėnėsit e shkollave tė Novo Sellės dhe Kapazhdollit mėsojnė nė kushte tė vėshtira, kurse vetėm pėr shkollėn e Kapazhdollit komuna kėtė vit ka ndarė rreth 12 mijė euro pėr rregullimin e sė njėjtės. (U.H)
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio