Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ngjarjet e fundit kafshatė qė s`kapėrdihet - Armir
alb_te
Postuar nė: 14.03.2012, 20:00
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Shqiptaret po jetojnė periudhėn mė tė zymtė tė tyre falė politikės inferiore tė partisė shqiptare nė pushtet.

Sot faktori politik shqiptar qė pėrfaqėsohet nė qeveri ėshtė inekzistent, nuk pėrfillet nė vendimmarrje dhe ėshtė i pafuqishėm tė ndėrmerr ckado qoftė. Derisa

Ministresha e punėve te brendshme u del nė mbrojtje vrasėsve, BDI sillet sikur mos te ketė ndodhur kurrgjė. Biles, funksionarė te kėsaj partie qė nė Australi i shpallin persona “non grata” nuk hezitojnė qė nė paraqitjet e tyre, shqiptarėt t’i paraqesin si huligan duke harruar se huligan janė te tjerėt ndėrsa shqiptarėt vetėm viktima. Por tė vetėdijshėm se nė kėtė mėnyrė do tė fitojnė poenė te shefi i tyre Gruevski. Edhe lideri i kėsaj partie nė deklaratėn e tij tė fundit tha se pavarėsisht rezultatit tė Samitit tė NATO-s nė Ēikago, BDI nuk e ka ndėrmend ta lėshoj qeverinė, ose si do tė kishte thėnė ai vet “ Ku do tė shkojmė pastaj ne, do tė shkojmė te shpija”?.

Nė kėtė mėnyrė atyre Ju bie edhe njė maskė pas tė cilės ato fshihen pėr 10 vite, kinse objektivi bazė i partisė sė tyre ėshtė futja e Maqedonisė nė NATO dhe Unionin Evropian.

Kjo qeveri ėshtė qeveria mė e papėrgjegjshme dhe mė e dėshtuar nė tė gjitha sferat, kjo qeveri po ashtu do tė mbahet mend nė historikun e politikės, si qeveri e cila duke bėrė presion tė vazhdueshėm medial nė vazhdimėsi ka prezantuar dėshtimet si suksese.

Nėse analizojmė sukseset e partisė nė pushtet, do tė vėrtetojmė se pėr 10 vite kjo parti mburret se ka sjellė Skėnderbeun nė Shkup, e pėrkujtojmė kėtė parti se nuk ėshtė kjo asnjė e arritur ekskluzive duke pasur parasysh numrin e madh tė shqiptarėve qė jetojnė nė kėtė qytet, ndėrsa pėrmendore tė Skėnderbeut kemi edhe nė Itali prej shumė moti edhe pse pėrqindja e shqiptarėve atje ėshtė shumė mė e vogėl se nė Maqedoni.

Punėsimet qė ato lavdėrohen si e arritur e tyre, tashmė e dimė tė gjithė se cilat janė mėnyrat dhe kush ka tė drejtė punėsimi. Punėsohen vetėm familjarėt e funksionareve tė kėsaj partie ndėrsa pėr tė gjithė tė tjerėt qė duan punė nė institucionet shtetėrore, kjo parti ka ēmimoren e saj, varėsisht sė nė cilėn Ministri dhe nė ēfarė pozite duash te punėsohesh.

Politikat diskriminuese ekonomike, investive dhe sociale tė kėsaj qeverie kanė bėrė qė shumė shqiptar tė marrin rrugėn e mėrgimit.

Kjo qeveri e dėshtuar nė ekonomi, arsim, shėndetėsi dhe kulturė, sot me vendim te Lidhjes futbollistike te Maqedonisė po na dėmton rėndė edhe nė sport. Na vranė nė Gostivar, na rrahin nxėnėsit shqiptar nė Shkup, ndėrsa Tetovėn dhe shqiptaret i shpallin tė rrezikut tė lartė. Kjo nuk durohet, kryesia e Shkėndijės nuk duhet tė lejoj qė tė ēoj nė vend qejfin e Jankullovskes, dhe duhet t’ia bėjė me dije asaj dhe tė gjithėve qė mendojnė si ajo, se Shkėndija pėr Tetovėn dhe shqiptaret ėshtė mė shumė se njė klub futbolli.

Ky nuk ėshtė Mjerimi i Migjenit, por Mjerimi i quajtur BDI qė pėr interesa personale, shet gjithēka qė ėshtė shqiptare. Jetojmė nė periudhėn kur shqiptaret asnjėherė nuk janė ndjerė mė tė pėrulur dhe tė ofenduar, ndėrsa maqedonasit si asnjėherė me parė, krenarė dhe me vetėbesim. Kafshatė qė s’kapėrdihet ėshtė or vlla mjerimi(BDI), kafshatė qė tė mbetet nė fyt e tė zė trishtimi.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio