Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> ( Intervistė ) Ledion Biduli me Shkėndijėn shpreso
alb_te
Postuar nė: 14.03.2012, 21:44
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Intervistė ekskluzive me Ledion Bidulin,volejbollist i Kombėtares sė Shqipėrisė pėr tė rinjtė,qė aktualisht mbron ngjyrat e skuadrės ‘’Shkėndija” tė Tetovės

I ri, i talentuar, shpresa e kombėtares sė Shqipėrisė…tani edhe shpresa e K.V Shkėndija nė rrugėn drejt titullit kampion tė Maqedonisė….

Intervistoi: Funda Ibraimi-Shqipmedia

Shqipmedia-Ledion kur i hodhe hapat e para nė volejboll dhe cila ishte skuadra yte nismėtare?

- Hapat e para i hodha nė moshėn 14 vjeēare dhe skuadra nismėtare ishte tek tė rinjtė e Teutės.

Shqipmedia-Cili ishte motivi yt pėr kėtė sport dhe pse zgjodhe pikėrisht volejbollin nė mesin e shumė sporteve tjera?

-Motivi pėr tė qenė i sukseshėm, zgjodha volejbollin se isha nė futboll dhe nė basket para se tė vazhdoja volejbollin po smė ngrohnin me larminė qė tė paraqet loja dhe e provova dhe nė volejboll.

Shqipmedia-Ti je pjesė e Kombėtares sė Shqipėrise , ēka mund tė na flasėsh pak pėr Reprezentacionin e Shqipėrisė dhe si ėshtė ndjenja qė tė jesh i pėrzgjedhur pikėrisht ti nė mesin e shumė volejbollistėve tė rinj shqiptarė?

-Kam 5 vite radhazi qė luaj pėr ngjyrat e Shqipėrisė nėpėr turne tė ndryshėm qė janė zhvilluar,ndjenja ėshtė shumė e madhe dhe e bukur midis shum lojtarėve nė tėrė Shqipėrinė unė isha pjesė dhe jam pjesė e atij grupi qė luajtėm denjėsisht dhe do tė vazhdojmė tė luajmė.

Shqipmedia-Aktualisht je pjesė e K.V ‘’Shkėndija’’, si u prite nga ana e bashkėlojtarėve dhe stafit tė klubit?

-Kam ngelur i habitur nga ngrohtėsia qė tė pėrcillte klubi dhe i tėrė stafi.

Shqimedia-Sipas teje Ledion cilat janė sekretet tė qenurit njė volejbollist i suksesshėm?

-Punė me kokėn ulur dhe fat.

Shqipmedia-Cilat janė pėshtypjet e tua tė para nga qyteti i Tetovės,ēka te pėlqen mė tepėr nė kėtė qytet ?

-Qytet tipiko shqiptar por politika dhe fati nuk donte qė Tetova tė ishte pjesė e hartės Shqipėri Etnike.

Shqimedia-Veē karrierės sė volejbollit me ēka merret Ledioni nė jetėn e pėrditshme?

-Studioj nė Universitetin e Sporteve part time nė Tiranė dhe agjent shitjesh nė kompani sigurimi.

Shqipmedia-Cilat janė planet tua pėr tė ardhmen,a mendon qė nė tė ardhmen tė jeshė pjesė e ndonjė klubi evropian e pse jo botėror?

-Planet janė qė me punė dhe seriozitet arrihet gjithēka.

Shqipmedia-Cili do tė ishte mesazhi yt pėr rininė shqiptare?

-Sporti jep vetėm benifite dhe kėnaqėsi
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio