Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Gjendet vepra e fshehur e Da Vinēit?
alb_te
Postuar nė: 15.03.2012, 10:47
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Disa kėrkues nė Itali deklarojnė se mund tė kenė zbuluar gjurmė tė njė vepre tė Leonardo da Vinēit, e fshehur nė njė afresk fiorentinas. Dyshimet bėnė qė kėrkuesit tė bėnin disa shpime nė veprėn Beteja e Marcianos tė Giorgio Vasari-t, nė Palazzo Vecchio, ku u gjetėn pigmente tė zeza tė pėrdorura nė portretin e Mona Lizės. “Kėto tė dhėna janė shumė inkurajuese”, deklaroi drejtuesi i projektit, Maurizio Seracini, ndonėse historianėt italianė pranuan nė njė konferencė pėr shtyp se kėrkimi i tyre nuk ishte pėrfundimtar. Ata shtuan se analiza tė tjera kimike duhet tė kryhen.
“Edhe pse ne jemi ende nė fazat paraprake tė kėrkimit dhe ka ende shumė punė pėr tė bėrė pėr tė zgjidhur kėtė mister, provat e gjetura sugjerojnė se ne jemi duke kėrkuar nė vendin e duhur”, deklaroi Seracini, qė punon nė Universitetin e Kalifornisė nė San Diego. Kėrkimet zbuluan gjithashtu vernik tė kuq dhe pigment kaf nė murin e fshehur. Kėrkimet kanė shkaktuar shumė polemika, me disa ekspertė arti qė do tė firmosin njė peticion pėr tė ndalur kėrkimet, me pretendimin se shpimi i murit po dėmton punėn e Vasarit. Tomaso Montanari, njė historian arti qė ka drejtuar fushatėn kundėr kėrkimeve, ka deklaruar se nuk e konsideron burimin e zbulimeve tė besueshėm. (t.ch.)
PM
Top

Topic Options Reply to this topic Start new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio