Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Fyle vjen nė Shkup
alb_te
Postuar nė: 15.03.2012, 10:57
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Republika e Maqedonisė dhe Bashkimi Evropian sot nė Shkup e fillojnė dialogun nė nivel tė lartė, me tė cilin duhet t'u jepet impuls i ri reformave nė rrugėn e eurointegrimit tė vendit. Ekipet do t'i kryesojnė kryetari i Qeverisė, Nikolla Gruevski dhe eurokomisari pėr zgjerim, Shtefan Fyle, tė cilėt duhet t'i hapin kapitujt 23 dhe 24 qė kanė tė bėjnė me gjyqėsinė, administratėn, mediumet, luftėn kundėr korrupsionit dhe ekonominė funksionale tė tregut. Pritet qė gjatė bisedimeve, bashkėrisht tė pėrcaktohet plani i aksionit me qėllime konkrete, aktivitete dhe afate, si dhe trupa tė cilėt do tė jenė tė angazhuar pėr zbatimin e tyre nė pesė sferat e cekura kyēe.
Sipas Brukselit zyrtar, dialogu inkuadrues nė nivel tė lartė nuk paraqet zėvendėsim pėr negociatat inkuadruese por ka pėr qėllim ta pėrforcojė bashkėpunimin ndėrmjet KE-sė dhe Qeverisė nė planin e reformave. "Qėllimi ynė ėshtė ta mbėshtesim procesin e reformave, tė fusim dinamikė tė re nė tė dhe t'i nxisim perspektivat evropiane tė vendit", deklaroi eurokomisari Shtefan Fyle dje para nisjes pėr nė Shkup nga Strasburgu, ku mori pjesė nė debatin plenar tė Europarlamentit pėr raportin pėr pėrparimin e Maqedonisė.
Zėvendėskryeministrja pėr ēėshtje evropiane, Teuta Arifi, dje pas takimit me ambasadorin e sapoemėruar tė BE-sė nė Maqedoni, Aivo Orav, vlerėsoi se dialogu i kėtij lloji hap faqe tė re nė raportet ndėrmjet Republikės sė Maqedonisė dhe Unionit, si dhe jep mundėsi pėr avancimin e procesit reformues nė korniza tė eurointegrimeve. Ambasadori Orav, nga ana e tij, theksoi se dialogu inkuadrues i nivelit tė lartė ėshtė mundėsi unike, tė cilėn pret qė vendi ta shfrytėzojė maksimalisht, sepse eurointehrimi i Maqedonisė ėshtė i rėndėsishėm edhe pėr BE-nė. Dialogun inkuadrues Brukseli do ta kryesojė paralelisht me skriningun pėr Malin e Zi, kėshtu qė, atė qė do ta bėjė Maqedonia gjatė periudhės sė ardhshme, tė mos dallojė nga skriningu formal, i cili pason pas marrjes sė datės pėr negociata. Sipas burimeve tė BE-sė, pėrmbushja e detyrave dhe dėrgimi i rezultateve tė mira Brukselit nė kuadėr tė dialogut pėr Maqedoninė do tė thotė pėrmirėsim i pozicionit tė shtetit. Kjo, thonė, KE-sė do t'i japė argumente plotėsuese nė samitin e dhjetorit pėr tė kėrkuar zhbllokim tė eurointegrimit tė Maqedonisė. Vlerėsohet se, dialogu i kėtij lloji ėshtė zgjidhja mė e mirė pėr momentin, duke pasur parasysh se vendi qė nga viti 2005 ėshtė me status tė kandidates, ndėrsa tre vite me radhė merr rekomandime nga KE-ja dhe nga Europarlamenti pėr fillim tė negociatave inkuadruese, por jo edhe datė pėr fillimin e tyre. pengesė pėr konsensus rreth kėsaj ēėshtjeje edhe mė tej mbetet bllokada nga Greqia pėr shkak tė emrit. Eurokomisari Fyle, prėveē me kryeminsitrin Gruevski, sot nė Shkup do tė takohet edhe me zėvendėskryeministren e angazhuar pėr ēėshtjet evropiane, Teuta Arifin, sikurse edhe me kryetarin e Bashkimit Demokratik pėr Integrim, Ali Ahmeti. Takimi do tė zhvillohet nė selinė e BE nė Shkup.
PM
Top

Topic Options Reply to this topic Start new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio