Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Nė Kuvendin e Serbisė diskutohet pėr zgjedhjet nė
alb_te
Postuar nė: 15.03.2012, 11:18
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Kryetari i Kėshillit pėr Kosovėn nė Kuvendin e Serbisė, Lubomir Kragoviq, ka planifikuar pėr sot seancėn, nė tė cilėn do tė diskutohet pėr zgjedhjet lokale nė Kosovė.

Kragoviq u ka thėnė mediave serbe se nė takim ėshtė ftuar edhe kryetarja e Parlamentit, Sllavica Gjukiq Dejanoviq, si dhe ministri pėr Kosovėn nė Qeverinė e Serbisė, Goran Bogdanoviq.

Gjukiq Dejanoviq tė martėn ka nėnshkruar zgjedhjet lokale nė tė gjitha komunat dhe qytetet, ku pushtetit lokal i ka kaluar mandati, pėrfshirė dhe komunat me shumicė serbe nė Kosovė.

“Ne jemi tė detyruar tė respektojmė Rezolutėn 1244 dhe pres qė Qeveria e Serbisė tė zgjedhė organin shtetėror, i cili, bė bashkėpunim me UNMIK-un, do t’i shqyrtojė tė gjitha aktivitetet e lidhura me zgjedhjet nė Kosovė. Ne jemi tė detyruar tė respektojmė edhe Kushtetutėn e Serbisė, edhe Rezolutėn 1244”, ka thėnė Gjukiq Dejanoviq.

Autoritetet e Kosovės kanė kundėrshtuar mbajtjen e zgjedhjeve tė Serbisė nė territorin e Kosovės. Kryeministri Hashim Thaēi ka thėnė se paralajmėrimi pėr mbajtjen e tyre ėshtė provokim i konfliktit tė ri, qė “do tė kishte pasoja pėr gjithė rajonin”.

Kundėr zgjedhjeve tė shtetit serb nė Republikėn e Kosovės ėshtė shprehur edhe komuniteti ndėrkombėtar, pėrfshirė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio