Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Nė kuadėr tė Qendrės Kulturore tė USHT- sė
Njomza_22
Postuar nė: 14.11.2006, 22:44
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 200
Antari Nr: 529
Bashkangjitur: 19.02.2006



RIAKTIVIZOHET KLUBI LETRAR

“JUSUF GĖRVALLA”

Me qellim te gjallerimit te jetes letrare dhe kulturore ne Universitetin Shteteror te Tetoves dhe me deshiren per te nxitur krijimin e artit letrar nder studente e me gjere u riaktivizua veprimtaria e klubit letrar ‘’Jusuf Gervalla’’, qe ishte themeluar ne vitin 1996. Takimi i studenteve krijues te fjales se shkruar artistike u mbajt ne nje nga sallat eProgramit studimor Gjuhe dhe letersi shqipe te USHT-se.
Ne kete takim krijuesit e rinj diskutuan dhe shtruan nevojen e organizimeve me te shpeshta te veprimtarive letrare, kulturore e artistike, te cilat do te mund t’i menaxhonte nje Qender Kulturore,e cila do te funksiononte ne USHT. Keshtu, klubi letrar ‘’Jusuf Gervalla’’ ne te ardhmen do te merret me organizimin e oreve letrare, debateve letrare, shenimet e pervjetoreve te figurave te ndryshme letrare e historike, nxjerrjen e nje reviste etj.
Tubimi zgjodhi Kryesine e re prej nente anetaresh. Kryetar u zgjodh Xhemazije Rizvani studente e vitit te trete, ndersa nenkryetar Arzije Dervishi studente e vitit te dyte te Programit mesimor Gjuhe dhe letersi shqipe.
Ne kete tubim te Klubit letrar ‘’Jusuf Gervalla’’ u mor qendrim qe me rastin e Festes se Flamurit, te organizohet nje ore letrare ne Universitetin Shteteror te Tetoves. Ora letrare do te mbahet me 22 nentor 2006, ne oren 15.00, ne amfiteatrin e Shkencave Humane dhe Arteve, ku do te ftohen te lexojne poezite e tyre pos studenteve, profesoret krijues, si dhe poete te tjere.



Datotekat e bashkangjitura ( Shkarkuar: 83 )
Datotekat e bashkangjitura  klubi.jpg
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio