Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Qosja: Fyerja e Kadaresė? Ai foli me klishet....
Ethnic Albanian
Postuar nė: 17.11.2006, 16:25
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 154
Antari Nr: 3787
Bashkangjitur: 02.11.2006



Qosja: Fyerja e Kadaresė? Ai foli me klishetė staliniste

PRISHTINE (17 Nentor) -Pak ditė pas vizitės sė shkrimtarit Ismail Kadare nė Prishtinė dhe kėshillimit tė tij “pėr t’u vizituar tek psikiatri”, akademiku Rexhep Qosja ka pranuar tė thyejė heshtjen. Nė njė intervistė nė televizionit kosovar RTV21, nė emisioni “Sy mė sy”, Qosja ka deklaruar replikėn e tij pėr kėtė deklaratė tė Kadaresė, por edhe keqardhjen pėr mosreagimin e intelektualėve tė tjerė nė tė dyja anėt e kufirit. Ndėrkohė, Qosja u pėrgjigjet edhe njė sėrė dilemash qė shtrohen pėr kosovarėt tashmė qė ndodhen nė njė moment tepėr tė rėndėsishėm pėr tė ardhmen e tyre.

Fillimisht ēfarė mund tė na thuash pėr vendimin e fundit tė presidentit Ahtisaari pėr shtyrjen e statusit tė Kosovės.... Si e vlerėsoni ju kėtė vendim?
Besoj se qėndrimi ynė dhe reagimet tona ndaj vendimit tė Ahtisarit qė tė shtyhet zgjidhja e statusit tė Kosovės, varen prej asaj se pse ėshtė bėrė kjo shtyrje.

Cili ėshtė shkaku i kėsaj shtyrje? Ēka e ka shkaktuar kėtė shtyrje?
Nėēoftė se shtyrja e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės ėshtėkushtėzuar nga zgjedhjet nė Serbi, ky nuk ėshtė ndonjė problem. Ne pavarėsinė e Kosovės e presim qė mbi 90 vjet dhe mund tė presim edhe njė, dy apo tre muaj. Po nė qoftė
se kjo shtyrje e pėrcaktimit ėshtė kushtėzuar nga elementetė tjera, mendoj nėse shtyrja ėshtė bėrė pėr shkak qė tė kėrkohen tė dhėna dhe arsye tė tjera qė siē edhe thonė diplomatėt qė bėhet pėr tė gjetur gjuhė tė pėrbashkėt ngady palėt, atėherė kjo arsye neve duhet tė na shqetėsojė. Ka mendime qė thonė se shtyrja ėshtė nė favor tė Kosovėsdhe ka tė atillė qė mendojė se shkon nė favor tė Serbisė.

Favorizon ndonjė palė shtyrja?
Disa thonė kėshtu dhe disa ashtu. Ėshtė e vėshtirė tė dihenarsyet e vėrteta. As grupi ynė i bisedimeve nuk e disaktėsisht se ēfarė ngjan pas perdes diplomatike. Unė them se kjo shtyrje pavarėsisht prej krejt shkaqeve nuk mund tėjetė, apo tė na bėj ne qė tė jemi indiferent. Kam arsye tė mendoj se po kėrkohen arsye qė tė futen elemente qė shkaktojnė pakėnaqėsi te ne.

A do tė ishte logjike qė nė kėtė moment tė merrej njėvendim ndėrkohė qė mbahen zgjedhjet nė Serbi, dhe qeveria ere nuk do ta njihte kėtė marrėveshje? Apo ėshtė mė logjike qė ėshtė shtyrė marrja e vendimit?

Faktorėt ndėrkombėtar kanė drojė qė nė Serbi mund tėfitojnė ekstremėt, partitė radikale. Kjo do tė ishte njė fatkeqėsi. Shumė mė tė mirė nuk janė as tė tjerėt, por
megjithatė manifestojnė paraqitje sado pak mė tolerante,por pėrcaktimi i statusit para kėtyre zgjedhjeve, pra prezantimi i planit tė Ahtisarit, mund tė nxiste
elektoratin serb qė tė votojnė radikalėt, tė cilėt bashkėsia ndėrkombėtare nuk i do.

A po e ndikon Beogradi dinamikėn e bisedimeve tė statusittė Kosovės?
Nuk mund tė thuhet se Beogradi po e ndikon dinamikėn e bisedimeve, por mund tė shihet qartė se Beogradi ka zhvilluar njė ofanzive mjaft intensive diplomatike muajve tė fundit, dhe kjo ofanzive e tyre diplomatike nuk ka kaluar pa ndonjė rezultat qė do tė ishte pa shqetėsime pėrneve.

Ēfarė mendoni a ėshtė Kosova faktor real nė kėtė proces apo edhe kėsaj radhe po vendosin tė tjerėt pėr ne?
As Kosova e as Serbia nuk janė faktorė qė e vendosinstatusin e Kosovės. Bashkėsia Ndėrkombėtare merr vendimin kėtu. Ky vendim varet prej interesave tė forcave politike mbizotėruese nė botė sot. Grupi ynė i bisedimeve nuk mund tė ketė ndikim nė kėtė punė. Bashkėsia ndėrkombėtare i dėgjon tė dy palėt. Por sė
fundi nuk i pyesin palėt. Por ėshtė njė faktor qė nuk mund tė injorohet nė kėtė rast. Ky ėshtė populli, vullneti i tij, shumica qė e ka sjellė deri kėtu ēėshtjen e Kosovės, kjo shumicė do ta vendos statusin e Kosovės.

Ēka do tė duhej tė bėnte ekipi ynė qė tė parandalonte kėtėshtyrje apo ndonjė vendim qė do tė ishte nė disfavorin tonė?
Ekipi unitetit nuk mund tė bėj shumė, por mund tė bėjė populli nė kėtė rast. Nėse anashkalohet vullneti historik i popullit tė Kosovės, mund tė ngrihet njė lėvizje popullore e cila mund tė jetė njė trysni qė nuk mund ta anashkalojė bashkėsia ndėrkombėtare.

E keni fjalėn pėr protesta?
Protestė paqėsore qytetare e ligjshme, qė tregon vullnetin i cili nuk do tė mund tė anashkalohet.

A do tė ishte kjo mė e drejta?

Duhet ta presim paraqitjen e planit tė Ahtsiaarit, dhe nėse nė kėtė plan qė do tė paraqitet, nuk ėshtė i pėrfillur vullneti i popullit, populli ka tė drejtė morale historike
tė ēohet nė lėvizje gjithėpopullore. Nuk do tė thotė qė tė pėrplaset me bashkėsinė ndėrkombėtare, por vullnetin e vetta shpreh nė mėnyrė paqėsore.

A duhet qė kuvendi tė shpall pavarėsinė nė kėtė moment?
Mendoj se institucionet duhet tė jenė shprehje e vullnetittė popullit, dhe tė veprojnė si do populli.

Bashkėsia ndėrkombėtare nuk heziton tė parashikojė edhegjendje tė tensionuar madje edhe trazira, ēka mendoni ju pėr kėtė?
Unė nuk po flas pėr trazira, as pėr gjendje tė tensionuar,por pėr njė shprehje tė ligjshme tė vullnetit tė popullit,nuk jam pėr trazira, nuk jam pėr gjendje tė pakontrolluar, por pėr njė shprehje tė ligjshme paqėsore tė vullnetit tė popullit.

A mund tė ndodh situatė qė mund tė ketė trazira me pasoja?
Ne duhet tė sillemi si njė popull politikisht i pjekur, duhet qė kėtė pėrfytyrim ta krijojmė te bashkėsia ndėrkombėtare pėr ne. Duhet tė tregohemi popull i
organizuar dhe nė monumentin e duhur tė veprojmė varėsisht prej rrethanave.

Ju haptas e keni deklaruar si njė opsion edhe ndarjen eKosovės?
Unė nuk kam pėrmend kurrė si opsionin ndarjen. Nuk kam folur pėr kurrfarė ndarje tė Kosovės. Por, kam folur pėr lėvizje tė kufijve qė nėnkupton se nė pajtim tė tė dyja palėve si tė serbėve ashtu edhe tė shqiptarėve, tė lėvizin edhe qytetarėt serbė. Kjo nėnkupton lėvizje tė kufijve, pajtimin mes serbėve dhe shqiptarėve, qė do tė thotė se serbėt nga enklavat e tyre tė lėviznin nė njė pėrqindje
territorit pėr tė cilin do tė merren vesh palėt. Kjo ėshtėzgjidhja e pėrhershme e ēėshtjes sė Kosovėn. Ka edhe fjalė nga bashkėsia ndėrkombėtare ku thuhet se mund tė ketė modifikim tė kufijve me Serbinė. Pjesa veriore ėshtė jashtė
kontrollit tė pushtetit kosovar, ne nuk kemi pushtet atje dhe ata kanė parasysh kėtė gjendje, kėta ndėrkombėtarėt qė flasin pėr modifikimin e kufijve. Si pėrfundim njė marrėveshje me Serbinė, nuk do tė lente probleme pėr
zgjidhje tė mėvonshme. (…)

Cili do tė jetė rezultati final i negociatave?
Jemi afėr ēastit kur do tė paraqitet plani, dhe Kėshilli i Sigurimit mund tė marrė vendimin. Nuk ėshtė e lehtė tė thuhet se cili do tė jetė statusi, megjithatė ēėshtja e
statusit ishte njė proces historik dhe ky duhet tė pėrfundojė me pavarėsimin e Kosovės. Lidhja me Serbinė dhe sovranitetin e saj mbi Kosovėn nuk mundet tė kthehet kurrė mė. Zgjidhjes do ti vėnė ndonjė kushtėzim qė mbetet tė shihet. Nuk duhet tė shqetėsohemi nėse ky kushtėzim lidhet me faktorin ndėrkombėtar. Por nuk duhet tė ketė lidhje me Serbinė. Ska rėndėsi prania mė e gjatė apo mė e shkurtė ndėrkombėtare, nuk duhet tė jetė shqetėsuese.

Me pavarėsimin a do tė hapet ēėshtja e shqiptarėve nė Ballkan?
Jo, nuk mendoj ashtu sepse ėshtė njė ēėshtje shumė e gjerė, kjo. Shqiptarėve ju mbetet ende tė bėjnė pėrpjekje qė tė realizojnė tė drejtat e tyre.
Megjithatė edhe pas pavarėsisė shqiptarėt po mbesin nė pesė shtete...
Ēėshtja shqiptare do tė mbetet e pazgjidhur, edhe nė kėtė cikėl historik. Zgjidhja mė e drejtė ėshtė bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė, kėtu realizohen plotėsisht interesat e popullit shqiptar. Interesat e popullit shqiptar nuk janė tė ndara. Dhe ato do tė realizohen plotėsisht vetėm kur tė jemi tė bashkuar.

Ju nė njė rast keni thėnė se duke u bashkuar me Shqipėrinė njėkohėsisht Kosova do tė shpėtojė prej Kosovės dheShqipėria prej Shqipėrisė, ēka keni dashur tė thoni me kėtė?
Tani nė Shqipėri janė disa probleme tė brendshme karakteristike pėr Shqipėrinė. Dhe nė Kosovė disa probleme karakteristike pėr Kosovėn. Nė Kosovė nuk kemi njė nivel tė zhvillimit tė kulturės siē e ka Shqipėria, as njė kulturė politike siē e ka Shqipėria, por Shqipėria e ka njė problem tjetėr tė brendshėm, mė tė ashpėr se Kosova. Jeta politike nė Shqipėri bazohet me tė madhe nė konfliktet e brendshme.
Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė do ta ndihmonte qė tė lirohet prej atyre konflikte tė brendshme, dhe zhvillimi kulturor i Shqipėrisė do tė ndihmonte Kosovėn. Kosova do tė ndihmonte Shqipėrinė tė lirohej prej disa plagėve tė
brendshme dhe anasjelltas. Do tė ishte njė shėrim i njė organizmi kombėtar.

Si do ta pėrkufizonit identitetin kombėtar tė njė populli konkretisht popullit tonė?
Ky problem ėshtė hapur pėr diskutim dhe janė paraqitur mendime tė ndryshme. Problemi i identitetit ėshtė i hapur edhe nė Evropė. Sė pari njė numėr jo i vogėl i vendeve evropiane e kanė kaluar komunizmin. E komunizmi ka dashur
tė krijojė identitet tė ri tė kombeve aty ku ka sunduar. E dyta, jemi nė procesin e globalizimit e ky ushtron ndikim tė madh tė popujve, rėnia e komunizmit dhe globalizimi e kanė hapur debatin e identitetit. Problem shumė i denjė pėr diskutim edhe tek ne. Studiuesit sot kur debatojnė, flasin pėr identitetin plural, kur themi plural mendojmė nė njė varg pėrbėrėsish tė identitetit, dhe studiuesit fusin faktorė qė ne i kemi parasysh. Po janė disa faktorė qė studiuesit tanė po i injorojnė, faktorė kėta qė pėrfshijnė gjuhėn, kulturėn, fenė, si elemente tė rėndėsishme
mitologjinė, zhvillimin politik, unitetin politik, kėta janė faktorėt e shumėt qė pėrcaktojnė identitetin.

Pėr vet faktin qė po debatohet pėr identitetin e popullit shqiptar, a nėnkupton qė nuk kemi identitet tė formėsuar qartė?.
Ta thonė intelektualėt kėtė fjalė do tė shohim sa reagime tė tmerrshme do tė ketė dhe do tė dėgjonim fjalė se si ne jemi popull i lashtė dhe me identitet stabil. Por them se krejt ēka po ngjet nė jetėn e popullit shqiptar. Evropa i ka pranuar shqiptarėt si komb. Dmth e di ka njė komb shqiptar. Megjithatė ta shikojmė problemin e shqiptarėvesot. Mund tė them se tek shqiptarėt sot po konstituohen si
komb. Vetėm sot. Kemi jetuar nė 5 shtete pa lidhje mes vete pėr shumė vjet. Nuk kemi guxuar tė kemi kurrfarė lidhje me popullin e Shqipėrisė. Pėr herė tė parė tash gjatė 15 vjetėve tė fundit kemi lidhje, po vendosim lidhje martesore. Po zhvillojmė komunikime. Pėr herė tė parė libri shqiptar qarkullon lirshėm, po vendosen lidhjet kulturore, ekonomike etj. Shqiptarėt kanė vendosur lidhjet e tyre, qė janė kusht pėr funksionimin e njė populli si tėrėsi si komb.

Debati pėr identitetin kombėtar ka qenė shkak pėr fillimin e polemikave qė ju sot keni me shkrimtarin Ismail Kadare, e konsideroni kėtė si njė polemikė parimore apo mė shumė personale?
Ajo ka filluar si polemikė parimore. Unė kam ngritur tri probleme, nė librin “Ideologjia e Shpėrbėrjes”. Kam ngritur tri probleme kėtu. Ai libėr ėshtė shkruar pėr tė dėshmuar se krejt tej-theksimi i vetėdijes fetare, dhe tejtheksimi i
vetėdijes kombėtare njė, pėrpjekjet pėr tė formuar njė identitet tė ri kombėtar nė Kosovė dy, dhe pėrpjekjet pėr tė ndėrruar gjuhėn, standarde pėr ta krijuar gjuhėn, apo pėr ta reformuar. Tė plotėsosh gjuhėn tash, ta shohėsh si njė gjuhė tjetėr dhe tė krijosh njė komb tjetėr shqiptar, dhe ta tej-shquhesh me vetėdijen fetare, si unė nė radhė tė parė jam katolik, mysliman, apo ortodoks, po kėta tre
faktorė do tė ndikojnė negativisht nė shoqėrinė tonė. Ka disa individė qė e kanė kundėrshtuar kėtė tezė, dhe kanė reaguar. Po ajo qė ka qenė befasia mė e madhe qė ka shkaktuar polemikėn ėshtė reagimi i shkrimtarit Kadare nė librin e tij, “Identiteti i shqiptarėve”. Kadare nė librushkėn e tij me kėtė titull ka paraqitur disa ide, dhe njė varg autorėsh qė kanė reaguar. Ide qė nėnkuptojnė njė
qėndrim racist ndaj besimit mysliman, jo vetėm shqiptar, por nė pėrgjithėsi besimit mysliman, dhe kjo paraqitje e tij, ka shkaktuar polemika mė tė gjera dhe reagimet e mija.
Dhe ka shkaktuar qė nė polemikė tė inkuadrohen edhe shumė individė tė tjerė. Qė ėshtė e vėrteta i njė numri njerėzish qė u takojnė klaneve tė ndryshme kulturore letrare. Futja e tyre ka shkaktuar deformime nė kėtė polemikė, sė cilės njė
kontribut tė veēantė ia ka dhėnė vet Kadare. Kjo polemikė e ka hapur njė polemikė shumė tė rėndėsishme. Kjo ka hapur problemin e shėndetit moral tė shoqėrisė shqiptare sot. Kush lexon dhe shikon qartė, kush nuk ngurron ta shoh, sheh se shėndeti ynė moral fatkeqėsisht nė masė tė madhe ėshtė cenuar. Shėndeti moral ėshtė njė kategori me tė cilėn merren popujt, nuk e dėgjon nė politikėn tonė nocionin shėndet moral tė popullit, nuk e lexon as nė gazeta kėtė,
por popujt merren me kėtė gjatė zhvillimit tė kulturave tė tyre. Ne kemi mjaft shembuj qė dėshmojnė se sa ėshtė i cenuar shėndeti ynė moral.
Pėrshembull kėto ditė ėshtė botuar raporti i auditivit tė kuvendit tė Kosovės. Aty ai qė lexon qartė dhe sheh se Kuvendi i Kosovės ishte praktikisht njė institucion qė e
trajtonte Kosovėn si pronė private tė veten, administrata e kuvendit i pėrdorte mjetet e kuvendit pėr nevoja private. Ata me paratė e kuvendit blenė agregatet, brushat e dhėmbėve, pastat e dhėmbėve, syze, barna, ēanta. Kuvendi ka
kuzhinėn, ēdo gjė qė ju duhet pėr jetėn e tyre prej mėngjesit deri nė mėngjesin tjetėr, nevojat i pėrmbushin me paratė e kuvendit. Je nėpunės deri nė orėn kur e kryen punėn, nė shtėpi je person privat, kontrollet mjekėsore dhe rrobat, barėrat blihen me rrogėn tėnde, mos nuk ėshtė ky vetėm problem i Kosovės, mos administrata e Kosovės nė pėrgjithėsi sillet kėshtu. Ne shohim qė para katėr vjetėsh zyrtarėt kishin dy vetura tash kanė numėr tė pacaktuar veturash, truprojash, sekretarėsh etj. Ne sillemi ndaj shtetit si tė ishte pronė e jona private. Kosova ėshtė e tė gjithėve nuk ke tė drejtė morale tė sillesh ashtu. Kjo tregon se shėndeti ynė moral ėshtė shumė i cenuar. Qe gjashtė muaj ne dėgjojmė pėr fushatėn zgjedhore brenda LDK-sė. Kjo fushatė kushton, mjaft kushton, kush e paguan kėtė. Ku merren kėto, po prej popullit, a ka nevojė Kosova pėr fushatėn e brendshme tė njė partie tė paguaj tėrė ato shpenzime. Mos dėshmon kjo pėr njė cenim tė rėndė tė shėndetit moral tė Kosovė.

Pavarėsisht prej nivelit tė polemikės, cilat do tė janė pėrfitimet nga kjo polemikė, efektet mė pozitive tėmundshme qė dalin nga kjo?
Nuk e keni tė vėshtirė tė shihni se nė Kosovė kishte njėturr garash mes fetare, kjo ėshtė parė. Mund tė besojmė se pas kėsaj polemike ky turr qė doemos pashmangshėm ėshtė i dėmshėm pėr integrimet shqiptare, ky turr i dėmshėm pėr
integrimet nė jetėn tonė. Pas kėsaj polemike ky turr po ndalet. Kjo polemikė i ka komprometuar garat fetare, si dhe disa klishe qė kanė mbetur ė vetėdijen tonė, pėr tė cilat foli edhe Kadare kėtu.
Po ai foli mė shumė duke ju fyer personalisht. .. Unė po i konsideroj tė parėndėsishme fyerjet, absolutisht tė parėndėsishme fyerjet. Ju e dini se prej Dantes ekėndej, krijues tė mėdhenj janė fyer prej mediokriteteve prej salierave tė letėrsisė e kulturės, asnjė pushtet me shėrbėtorėt e vet nuk ka qejf tė jenė tė kritikuar, aq mė parė prej njerėzve tė menēur, dhe i kanė etiketuar nė mėnyra tė ndryshme krijuesit. Nuk po i kushtoj rėndėsi anės sė fyerjes po marr esencėn e kėtij problemi. Vishinski, prokurori publik i Stalinit, ka thėnė nė kohėn e vet se
duhet krijuar spitale psikiatrike ku do tė ēohen intelektualėt qė flisnin kundėr Stalinit. Dhe kėto quheshin “psihushka”. Dhe Kadare e ēon njė koleg tė vetin nė
“psihushka”. Kjo ėshtė njė pėrsėritje e njė klisheje staliniste. Sot nė realitetin tonė nė Kosovė dhe Shqipėri i njėjti shkrimtar foli pėr filmin “KUKUMI” dhe tha se nuk
duhet tė flitet pėr tragjedinė e Kosovės pėrmes personazheve tė atij filmi qė ishin tė sėmurė. Edhe kjo ėshtė njė klishe staliniste. E para Kosova nuk ka pėrjetuar
tragjedi, Kosova ka pėrjetuar fitore. Ka pasė tragjedi individuale, sepse janė vrarė gra, fėmijė, shtatzėna pėr tė cilat kemi pikėllim, kjo i dhemb gjithė Kosovės, por Kosova nuk ka pėsuar tragjedi. Kosova ka korrė fitore e para dhe e dyta pėr ēdo gjė arti flet me gjuhėn e vet. Nuk mund ti themi njė krijuesi fol kėshtu e fol ashtu. Merr kėso, aso personazhe. Realizmi socialist nuk lejonte personazhe tė
tilla, kėrkonte personazhe heroike pozitive. Kjo quhet realizėm socialist. Tė flasėsh me nocione, vizione e me klishe tė realizmit socialist, siē foli Kadare, tė
kompromentosh konceptin pėr artin. Po krijuesi ėshtė i lirė. Filmi Kukumi e afirmoi kulturėn dhe kinematografinė e Kosovės. Kjo ėshtė e rėndėsishme se pati rėndėsi artistike. Veprat e krijuesve nuk mund t’i vlerėsojė si ideolog si politikan, por mund ti vlerėsojmė me kriteret artistike e jo ideologjike, e klishe socialiste, siē i ngjau kėtij kolegut tim Kadaresė. Dhe njė problem tjetėr po ashtu ėshtė reagimi apo mos reagimi i kolegėve tonė. Jemi mėsuar tė dėgjojmė gjithēka dhe tė mos reagojmė, tė dėgjojmė edhe marrėzi e tė heshtim, ndoshta ka kaluar koha e pajtimit me ēdo gjė edhe me ēka nuk duhet tė pajtohemi. ( Balkanweb)
PM
Top
Uskana2006
Postuar nė: 17.11.2006, 21:57
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006




Hej Zoteri, po Qosja eshte Enveristi me i madh, eshte i Levizjes dhe kurrre nuk e ka perkrahur Rugoven dhe LDK-ne ne luften per pamvaresi.
PM
Top
dajki
Postuar nė: 18.11.2006, 00:58
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2336
Antari Nr: 2293
Bashkangjitur: 21.08.2006



hej Uskana2006
Lufta per Pamvaresi u be ne front,e jo ne shishen e Alkoolit.
Ideologjia e Rugoves per clirimin e Kosoves duke shetitur boten ishte e gabuar.po te mos ishte lufta (qe e beri Hashim Thaci) Kosova akoma do te ishte nen Serbi.
rugova eshte kosovari i vetem i cili "KURR" nuk shkoi ne homazh tek varri i Adem Jasharit dhe deshmoreve te tjer.

Me thoni ju lutem.....Pse duhet perkrahur nje person te till,i cili nuk e rrespekton mundin dhe gjakun e qytetareve te vet?


----------------------------------------
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qė kėtė gjuhė tė Perėndis',
trashigim, qė na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis.
PM
Top
Ethnic Albanian
Postuar nė: 18.11.2006, 21:46
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 154
Antari Nr: 3787
Bashkangjitur: 02.11.2006




KATARZA KADAREANE PER ISLAMIN (?!?)


Prof.Dr. MUAHMET PIRRAKU


Anėshkrim nė “Polemika s’ka sjellė tė mira - jemi fajtorė edhe unė edhe
Qosja”, burimi ( Koha Ditore)



Tė gjithė jemi dėshmitarė tė shkelmimeve tė sivjetme Kadare - Qosja. Fjala
fluturon kurse shkrimi mbetet, ndaj asnjė “tybe istikfa”, asnjė katarzė nuk
e pastron ndotjen, nuk i shlyen dėmet, pasojat. Shumėkush ka kėrkuar prej
meje qė tė shprehja mendimin time, mė me kompetencė pėr ēėshtjet shkencore
tė Islamit ndėr shqiptarėt. Mirėpo, ndodhi pėrgjigjja ters e Qosjes nė
rundin e dytė tė sharjeve kadareane, dhe heshta. Nuk them se Qosja sharroi.
Jo, atij Kadare i krijoi rrethana pėr njė katarzė dhe pėr njė “tybe istikfa”
- vulė publike (tė cilėn ia ka borxh kombit akėcili personalitet i ngritur
nė shoqėrinė komuniste), dhe Qosja e bėri, burrėrisht. Kjo ishte ecje mė
tutje e Qosjes nė rrugė tė rrahur nga tė tjerėt, nė rrethana kur fasulja
hahej nga njė kokėrr. Edhe Kadare, me kėtė intervistė, sikur ka bėrė nijetin
pėr njė “tybe istikfa”, pėr katarzė tė domosdoshme (nėse nuk dėshiron tė
shkelmohet pėrjetėsisht nga pasardhėsit e pjesės kurrizore tė kombit
shqiptar historik). Them “ka bėrė nijetin”, dhe jo katarzėn e plotė sė
bashku me “tybe istikfanė” pėr faktin se uni i personalitetit komunist i
hasretit, i ngulur thellė nė qenien kadareane, e mban tė lidhur me fjalėn e
tij tė thėnė, tė konsideruar prej tij si argument, dhe jo me realitetin
historik. Kjo shihet qartė nė kėtė pjesė tė intervistės: “Polemika s’ka
sjellė tė mira - jemi fajtorė edhe unė edhe Qosja”.

Nuk dėshiroj tė ndalem, njė pėr njė, nė blasfemitė e Kadaresė nė shtyp nga
fillet e viteve tė 90-ta, kundėr fesė (sė kėndejmi edhe Zotit) tė shumicės
islame ndėr shqiptarėt, as ta marrė nė “mbrojtje” Akademik R. Qosjen nga
“diagnozat” e Akademikut I. Kadare: “shkrimtar mediokėr”, “tė shkojė nė
psikiatri!” etj. Qosja, nėse jo sot, njė ditė, do tė nderohet pėr fjalėn
publike pėr islamin dje, sot dhe nesėr ndėr shqiptarėt. Ai i vuri themelet e
njė dige kundėr tė keqes nė emėr tė kombit dhe pėr kombin, tė cilės i ka
kontribuar, fuqimisht, Kadare me ndjekėsit e tij, dishepuj mesjetarė tė
katolicizmit nė emėr tė “properėndimores bashkėkohore”.

Kadare e saktėson drejtė statusin e tė dyve: “Ne jemi kolegė nė letėrsi...”
!?! Por, athua mund tė ketė kolegialitet midis mediokrit pacient pėr
psikiatri dhe tė shkrimtarit qė ka ato diagnoza pėr tjetrin?! Edhe
konstatimi i Kadaresė, sot, se “Njė nga gjėrat mė tė shėmtuara ėshtė abuzimi
me fenė...” ėshtė shumė i drejtė, por athua qėndron konstatimi tjetėr: “Dhe
unė asnjėherė nuk kam thėnė asnjė fjalė fyese pėr myslimanizmin
shqiptar...”(!?!).

Pyes: Pėr ēka fliste konstatimi i njė studiuesi islamolog, nė tetor 1992:
“Mendimet e pamatura tė Kadaresė dhe tė “myhybėve” tė tij ateistė, bėnė qė
Komuniteti Mysliman Shqiptar nė SHBA tė kishte iniciuar procedurėn pėr
shpalljen e tij heretik, njė Selman Rushdi Shqiptar. Liga Islame Botėrore me
seli nė Mekė kėrkoi pėlqimin e Meshihatit tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės,
por ky dha mendim negativ pėr kėtė iniciativė, dhe kjo u hesht” (Feja,
kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt (Simpozium ndėrkombėtar),
Prishtinė, 1995, fq. 37, shėn.41) ?!?

Vėrtet, nuk ka njeri shqipfolės me peshėn e fjalės tė Kadaresė, i cili ka
abuzuar aq shumė me fenė, sa Kadare. Nuk flasė pėr satelitėt kadareanė, tė
cilėt korifeu, mbėshtetja morale, me kėtė intervistė tė sotme, i la cullak,
vėrtetė si pulė ēulle, siē mund tė thoshte Kadare. Ata, sot, le tė kujdesėn
pėr shėndetin e tyre, Kadare u vdiq.

Kadare, sot, thotė: “Teza ime ėshtė qė ne duhet tė hyjmė nė Evropė
myslimanėt, tė krishterėt bashkė. Asnjė pengesė nuk ėshtė myslimanizmi
shqiptar pėr Evropėn...” (?!?). Sa bukur. Nuk pyes se cilat ishin tezat e
Kadaresė deri tashti. E hidhura qoftė e shkuar. Qėndrimi i Kadaresė deri sot
ndaj islamit historik tė etėrve tė tij mund tė jetė tezė pėr njė “master”
evropian. Nė mos sot, nesėr do tė ndodhė. Konstatimi i Kadaresė “...unė qė
vij nga njė tjetėr fe (...), jam vetė me zanafillė myslimane”, nuk do tė
thotė a priori se Kadare ka pohuar pėrkatėsinė e tij fetare islame, ose ka
mohuar pėrkatėsinė e tij kishtare katolike. Sė fundi pėrkatėsia fetare e tij
ėshtė e drejtė e tij individuale, por nuk del i qartė kur thotė se “Ne kemi
tri fe dhe njė komb...” ?!? Cilat janė ato “tri fe”? Nė shpjegim atij i
dalin dy: myslimanizmi (?!?) dhe krishterimi. Unė nuk do tė thoja se
katolicizmi dhe ortodoksizmi janė dy fe, siē pėshtjellon Kadare, tė cilit
pas vetės, nė Mitrovicė, i shihej shehu bektashian ?!? Vėrtet, nėse Kadare
ėshtė myhyb i Shejh Reshat Arbanės (edhe kjo ėshtė e drejtė e tij), do tė
thotė se i pėrket fesė “sė katėrt”, institucionale Ahmet Zogollēe ndėr
shqiptarėt. Dhe, edhe vetėm kjo i mungonte kombit shqiptar aktual pėr tė
pėrjetuar nesėr fatin irakian aktual.

Kadarea madhėshtor sot tėrhiqet publikisht nga konstatimi i tij
i hershėm: “Prirja e Shqipėrisė do tė ishte drejt fesė sė krishterė...” -
“...kjo ėshtė njė bisedė, ėshtė njė kujtim qė unė vetė e kam nxjerrė...njė
rrėfim pėr diēka...” “...mendimi im krejtėsisht i gabuar, parashikim
krejtėsisht i gabuar, qė nuk doli...” , “.. . Ėshtė gabim pa asnjė
hezitim...” !!?!! Nuk i mbeti tjetėr Kadaresė, pos edhe tu thėrriste
ndjekėsve: “Aprililiiiii...!!!!!” Sinqerisht ndjejė dhimbje pėr ta. Sa dėm,
Kadare, i ka bėrė ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi?! Dhe, nuk mund tė
kalohet pa zėnė nė thua nė dy konstatimet e Kadaresė nė vijim: “...tė hapėn
kishat katolike, ortodokse, po tė duan dhe xhamitė” dhe “megjithėse mendoj
unė them se myslimanizmi shqiptar ka pėr t’u zbehur nga shkaku i hyrjes nė
Evropė” ?!? E para, a mendon Kadare pėr tri apo pėr dy fe? Kėrkesa: “tė
hapėn kishat katolike, ortodokse” - del se ėshtė nevojė e detyrueshme, kurse
“po tė duan dhe xhamitė” - nevojė fakultative?!?

Athua kjo nuk ėshtė abuzim me fenė?!?

Nė globalizmin perėndimor do tė zbehen tė gjitha kombet e vogla,
deri nė asimilim, e nė radhė tė parė ata tė pėrkatėsisė kishtare katolike.
Islami do tė jetė njė barrierė nė dobi tė ruajtjes sė shqiptarisė, ngjashėm
me ortodoksinė ndėr arbėreshėt e Italisė gjatė historisė. Edhe nė ShBA,
aktualisht, si edhe gjetkė nė mjediset protestante, ndryshimi i fesė po
ndihmon nė ruajtjen e shqiptarisė sė shqiptarėve katolikė e myslimanė.

Nga konteksti i pyetjes sė Gazetarit: “A mendoni se fati i shqiptarėve do tė
ishte mė ndryshe sikur tė ishim nė shumicė tė krishterė?” Kadare iu
pėrgjigj: “...Unė nuk mendoj qė kjo ka qenė njė fatkeqėsi kaq e madhe...”
!?! sepse “Pa myslimanėt kombi shqiptar prishet, prandaj ėshtė absurde tė
kesh mendime kundėr myslimanėve (...).Pse tė them unė qė pjesa mė e madhe e
popullit tim s’janė mė shqiptarė...” . Ububu! Kadare tashti ia kaloi,
sė paku pėr njė katramė, ish-“antikrishtit” - Pirraku nga viti 1971 (”Roli
i Islamit nė integrimin e kombit shqiptar”) deri nė pamfletin e
pėrshpirtshėm (“Jo katedrale nė emėr tė shqiptarisė sė imagjinuar”), mė
2003. Vėrtet, po ta kishim, mė 1992, konstatimin e sotėm tė Kadaresė: “Feja
nuk ėshtė njė pengesė, ne jemi ata qė jemi, ne nuk ka pse ta zbukurojmė
veten, por as ta keqėsojmė. Ne do tė hyjmė nė Evropė kėshtu si jemi dhe nuk
i kemi borxh askujt...” - nuk do ta kishim pamfletin “Jo katedrale...” as
“Moral pa Moral” tė Prof. Rexhep Hoxha, mė 2006. As do ta pėrjetonim
vjelljen Kadare-Qosja. Sė kėndejmi, as efektet evidente, deri edhe nė SHBA,
tė propagandės kishtare serbe antishqiptare nė emėr tė pararojės sė
krishterimit nė Evropė.

Tashti tė ndalemi nė “xhevahiret” pėr shkencėn shqiptare dhe botėrore, qė mė
ka detyruar fuqimisht tė merrem me tė palarat kadareane pėr Islamin ndėr
shqiptarėt: “Unė, duke u marrė me shkaqet pse ėshtė bėrė konvertimi, jam
pėrpjekur tė shoh anėn e fisme tė kėsaj gjėje...e kam thėnė sė paku qė nuk
e ka pėrmendur asnjė historian shqiptar(....). Arsyeja kryesore ka qenė
problemi i armės. Kush e njeh psikologjinė evropiane dhe ballkanase,
problemi i armės ka luajtur njė rol tė madh pėr dinjitetin e njeriut...” !?!
Skandaloze me plotė kundėrthėnie, absurd. Historianėt mbėshtetėn nė fakte.
Ata idenė, mendimin as tezėn nuk e quajnė fakt. Shtrohet pyetja: a mund tė
quhet “anė e fisme” e shqiptarėve nėse pėr hir tė armės e kanė lėnė
krishterimin, veēantė nga “psikologjia evropiane dhe ballkanase”?!?

Me pasoja tė rėnda pėr shqiptarėt janė konstatimet e Kadaresė: “Njė popull i
armatosur, shtėpi qė ka armė ėshtė gjysmė e lirė. S’mund tė jetė kurrė
plotėsisht i robėruar njė njeri qė ka armė jo ilegalisht, legalisht...” ?!?

Arma nė duar tė civilėve nuk sjellė fat, as siguri kolektive, kurrė. Kadare,
si njė kalorės mesjetar, thotė: “Armė do tė thotė dinjitet dhe prapa armės
qėndron ideja e lirisė...”. Po tė shikonim pėrreth vetės dje dhe sot, arma
nė duar tė individit ėshtė kob individual e familjar dhe shtytja nė anarki
shoqėrore.

Dhe, asnjė mbėshtetje faktografike, as logjike, nuk mund tė sigurohet pėr tė
mbėshtetur konstatimin e Kadaresė: “Prandaj, okupuesi otoman i vuri
shqiptarėt pėrpara njė dileme tragjike, do tė mbash armėn jep fenė ...”!?!
Sipas tij, njė pjesė e shqiptarėve do tė ketė thėnė: ”... mė mirė po jap
fenė, ta mbaj armėn”, kurse “te tjerėt e kanė menduar ‘lė armėn, mbaj
kryqin” Shqiptarė janė tė dy palėt (...) Si mund tė kem unė pėrēmim pėr
myslimanizmin kur populli ka zgjedhur tė ndahet nė dy rrugė...” !?!

Del se shqiptarėt myslimanė u pėrcaktuan pėr fatkeqėsi, pėr anarki - karshi
tė tjerėve qė “zgjodhėn kryqin”, qofshin shqiptarė apo ballkanikė e
evropianė!?!

Mė duhet tė konstatoj pa ekuivoke: Kadare i Madh nė gjykimet e tij pėr
“okupuesin otoman”, pėr civilizimin lindor islam qė “sollėn” turqit nė
Shqipėri, pėr krishterimin dhe Islamin ndėr shqiptarėt, nėse jo tendencioz,
ėshtė i padijshėm, shumė i vogėl. Madje nuk tregon shenja se ka vullnet pėr
tė njehur shoqėrinė, fenė dhe civilizimin shqiptar tė shekujve XIV/XV, kur
zuri fill bojkotimi i krishterimit dhe pėrqafimi i Islamit nga shqiptarėt e
kanėm, tė cilėt me pranimin e Islamit e hiqnin gunėn e kishės ortodokse
serbe, bullgare e greke. Hiqnin plafinė e imponuar tė kombėsisė serbe,
bullgare e greke. Kjo ishte ana e fisme e kalimit nė Islam qė shqiptarėve ua
siguroi rrugėn pėr integrimin e kombėsisė, tė kombit dhe tė njėsisė
etnokulturore e gjeopolitike tė Shqipėrisė.

Vėrtet, Kadare, nuk tregohet se di diē nga historia e krishterimit dhe e
civilizimit ballkanaso-evropiane, e sidomos nga historia e Islamit,
civilizimit islam. Veēanėrisht nuk e njeh shoqėrinė osmane, tė asaj kohe.

Pėr hir tė lexuesit, mund ta pyesnim Kadarenė: Cilat ishin armėt e
shqiptarėve karshi armėve tė ushtrisė osmane mė tė suksesshme tė kohės?!?
Dhe, pse nė tė gjitha kohėt shqiptarėt e krishterė, veēanėrisht katolikėt,
ishin plotėsisht tė armatosur, legalisht, tė rreshtuar kolektivisht nė
formacione tė armatosura institucionale osmane nėn komandėn e kapedanėve
institucional osman?

Kadare thotė: “...populli ka zgjedhur tė ndahet nė dy rrugė...”!?! Fare nuk
qėndron. Islami nuk e pėrfshiu pjesėn e madhe, mbi 80% tė albanofonėve, me
pėrcaktim nė njė ndodhi, me njė vendim koncensual, por fragmentarizmi fetar
i shqiptarėve ndodhi nė njė rrjedhė gati treshekullore. Procesi i
islamizimit dhe i integrimit tė tėrėsishėm tė kombit shqiptar nė arealin
etnikė albanoofonė, faktori nivelues dhe integrues i kombit shqiptar, u
ndėrpre me ndėrhyrjen brutale tė kryqit, tė parasė dhe tė armės
katoliko-ortodokse evropiano-aziatike. Dhe, po ato mjete publike janė dhuna
qė e ndanė dhe qė e mbajnė sot kombin shqiptar dhe Shqipėrinė Etnike tė
ndarė, tė okupuar, tė nėpėrkėmbur, tė pa perspektivė. Si mund tė thuhet,
sot, se “Askush nuk ia ka mohuar ushtrinė Kosovės...”!?!

Fare nuk mė interesojnė tė thėnat se Kadare “ėshtė bėrė fshehurazi katolik,
ose ortodoks, nė ndonjė kishė, apo manastir”, as ėshtė relevant konstatimi i
tij se “nuk kam bėrė ndonjė konvertim”. Rreshtimi nė akėcilėn fe ėshtė e
drejtė personale e akėcilit. Njė gjė ėshtė me rėndėsi tė konstatohet:
Filokatolicizmi dhe islamoofobia kadareane kanė dridhur pėrjetėsisht
themelet e harmonisė ndėrfetare shqiptare nė pėrgjithėsi. Abuzimi me fetė i
kanė kushtuar shtrenjtė akėcilit populli e vendi. Ėshtė fat se asnjė
intelektual shqiptarė myslimanė nuk ka abuzuar me fenė dhe kjo ėshtė ana e
fisme e qenies sė tyre njeri.

Vėrtet, Zoti Kadare ose ėshtė vazhdimisht i dehur, ose ėshtė i sėmur nga
islamofobia, tė nxjerrė, edhe aktualisht, kėto konstatime: “Ēdo gjė
ndėrtohet mbi parime, qė katolikėt e Kosovės tė kenė katedralen e tyre ėshtė
krejtėsisht normale (...). Si do tė jemi ne tė kursyer pėr ta qė tė mos u
japim katedrale qė ėshtė e drejtė e Zotit qė ta kenė...” !?!?

Pyes Z. Kadare dhe bashkėmendimtarėt e tij “intelektualė” (nėnshkrues tė
“Peticionit” drejtuar “pushtetit” nė Kosovė, pėr moszvarritjen e ndėrtimit
tė Katedrales “Nėna Tereze” nė Prishtinė), cili intelektual shqiptar, kur
dhe ku ka botuar kundėrshtimin qė ua mohon katolikėve shqiptarė pasjen e
Katedrales? A ka ndonjė kundėrshtim tė Komunitetit Islam tė Kosovės, nė atė
drejtim? Jo dhe Jo!

Kundėrshtimi i vetėm ishte, dhe do tė jetė kurdoherė, kundėr njė kishe
politike katolike, apo i njė xhamie (s’ka kishė as xhami shqiptare), nė
vendin e njė shkolle shqipe dhe nė pjesėn mė tė rėndėsishme pėr tė ardhmen
e qytetit Prishtinė, pėr faktin se ato do tė sigurojnė jetėn e kishės
politike serbe nė oborrin e Universitetit tė Prishtinės.

Me siguri jam kundėrshtari mė i vendosur kundėr ngritjes sė objekteve fetare
nė ambientin universitar tė Prishtinės. Pėr kėtė kam shkruar libėr, i jam
drejtuar Papės dhe tre PSSP-ve nė Prishtinė. E di se Kadare, si i Madh qė
ėshtė, lexon vetėm vetėn, dhe ata qė ia ngacmojnė sedrėn, ndaj le tė mė
lejohet tė sjellė kėtu pak fragmente nga shkrimet e mia, qė pėrmbledhin
mesazhet e “kundėrshtarėve” pėr ”Katedralen e Prishtinės”:

“Ndėrtimi i Katedrales romano-katolike (Kisha e Madhe) dhe i Qendrės
Kulturore Islame (Xhamia e Madhe) tė realizohet nė kompleksin e ndarė pėr
Tempullin e Paqes “Nėna Tereze”. Aty tė parashihet edhe ngritja e tempullit
“Shtėpia e Zotit dhe e Popullit” pėr besimtarėt protestant. Nė afėrsi tė
kėtij kompleksi ėshtė Manastiri i Graēanicės (Kisha e Madhe Serbe). Kėshtu,
do tė sigurojmė parametrat pėr kultivimin e tolerancės fetare tradicionale
nė Kosovė, nė mėnyrėn e vetme tė mundshme me perspektivė. Hapėsira prej 20
ose 28 ha ėshtė mė se e mjaftueshme pėr aktivitetin administrativ dhe fetar
kulturor tė kryesive tė bashkėsive fetare nė Kosovė, me interes edhe pėr
shtetin” - shkruaja nė “Jo katedrale nė emėr tė shqiptarisė sė imagjinuar
(Botim i dytė), Prishtinė,2003, 180.

A ka kėtu islamofobi antikrishtere?

Mesazhin e “Jo katedrale...” e pėrmblidhja nė kėto konstatime: “Katedralja e
ngritur me fesįt partiak politik, do tė prodhojė fesįt fetar historik. Ndaj,
stop fesįtit politik aktual pėr tė parandaluar fesįtin fetar historik! Kėtė
tė mirė, shuarjen e shkakut pėr armiqėsi permanente, kombit shqiptar tė
copėtuar me dhunė fetare, politike e ushtarake evropiane, ia ka borxh Papa
Gjon Pali II i Shenjt” (Jo katedrale nė emėr tė shqiptarisė sė imagjinuar
(Botim i dytė), Prishtinė,2003, 188-189).

A ka kėtu islamofobi antikatolike?

Ky libėr (botim i parė dhe i dytė) i ėshtė adresuar edhe Papės Gjon Pali II
, me postė dhe pėrmes Zyrės sė PSSP-sė nė Prishtinė. Nė Letrėn e datės 18
korrik 2003, pėr Hans Haekeroup, sė bashku me librin, midis tė tjerash kam
theksuar: “A ka she­m­bull nė botė kur janė lejuar, nė emėr tė ardhmėnisė,
28ha tokė (sikur Kosova t’ishte kontinent i shkretė) pėr njė kishė (e
mbiqu­ajtur “Tempull i Paqes”!?!), qė pėrfaqėson mė pak se 0.1% tė banorėve
tė njė komune me mbi 600 mijė banorė dhe kjo tė mos mjaftojė, por duhet tė
rrėzohet edhe njė gjim­­naz, mbėshtetje e ar­dh­mėnisė, pėr tė ngritur njė
kishė plotėsisht dhu­nė politike?!!! Ėshtė nė dorėn Tuaj t’i stoponi kėto
aktivitete anti­sh­qiptare, anti­ardhmėni, gjithmonė duke pasur nė mendje
mėsimin bib­lik: “Pasi mbjellin erė, stuhi do tė korrin!”(Shih gjerėsisht
nė”Pėr kauzėn e UĒK-sė”, Prishtinė, 2006,211-214).

A kundėrshtohet kėtu ngritja e Katedralės “Nėna Tereze” nė Prishtinė?

Kadare thotė: “Pėr mendimin tim (Katedralja nė Prishtinė), nė peizazhin e
kombit shqiptar ėshtė njė objekt qė ndihmon kėtė komb, se nė fund tė fundit
lufton mitin e serbėve qė thonė: “ne tė krishterė, ata myslimanė”. Zotėri ne
jemi pak tė krishterė por jemi mė tė vjetėr se ju dhe ia kujton botės dhe
ndėrgjegjes sė shqiptarėve tė Kosovės (...). Ja njė shenjė e fesė tė
hershme...”!?!

Demagogji, meskinizėm, mendime pa asnjė mbėshtetje etnografike dhe
historike.

Pyes kadareanėt prokatedralistė nė qendrėn e Prishtinės: Kisha e ngritur me
dhunė nga pushteti serb nė Oborrin e Universitetit tė Prishtinės, a ėshtė
tapi serbe mbi Kosovėn? Ose edhe mė qartė: Ngritja e kishės romano-katolike
nė njė mjedis shqiptar myslimanė, si nė Rugovė, ku nuk dihet kurrė se kishte
shqiptarė katolikė, ēfarė “peizazhi” ėshtė?!

Njė gjė duhet tė theksojė: kadareanėt filokatolikė, me dije ose pa dije,
janė duke i shėrbyer shkencės, kishės dhe politikės ekspansioniste serbe nė
tokat shqiptare etnike dhe historike. Kėta “intelektualė”, qofshin edhe
akademikė nė letėrsisė, duke mohuar ortodoksinė, po e mohojnė autoktonin e
shqiptarėve historikė nė Kosovė, po heqin dorė nga trashėgimia jonė kishtare
atėrore dhe nga pronėsia shqiptare historike e Kosovės. Pjesa absolute e
shqiptarėve myslimanė nė ish-arealin administrativ tė kishės bizantine,
bullgare e greke nė periudhėn paraislame nuk kanė qenė katolikė.

Qė tė jam mė i dobishėm pėr lexuesin, po e sjelli kėtu njė fragment nga
Letra qė ia kisha dorėzuar PSSP-s Petersen, nė zyrė tė pranimit, mė 17 maj
2005:

“ Mik i nderuar, Soren, Ju dhe kabineti Juaj, nga kėto libra do tė mė­so­ni
mė mirė se kudo gjetkė se ky popull, i pėrkatėsisė islame aktu­alisht, ishte
i urryer nga Evropa romano-katolike dhe Ballkani ortodoks vetėm pėr shkak tė
fesė, e cila, nė rrethana tė caktuara historike, ia ndėrpreu rrjedhat e
asimilimit nė sllavė e grekė dhe ia ktheu identitetin etnik shqiptar.

Do ta kuptoni se shqiptarėt me emrat lindorė, perėndimorė e shqip qė ju i
takoni, etėrit e tyre para se tė pranonin islamin nuk ishin ka­tolikė, se
ishin ortodoksė tė kishės greke, bullgare dhe serbe instru­me­nte tė
shtetit, tė politikės, kurse romano-katolikėt janė pakicė e rin­gjallur me
rikrishterime nga Propaganda Fidea nė shek. XVII-XVIII. Kjo pakicė ėshtė
ruajtur nga rrethimi i popullsisė islame tolerante, e vetmja fe nė Ballkan
dhe Evropė historikisht tolerante, kurse nė mjedi­set ortodokse ose katolike
sllave e italiane elementi romano-katolik shqi­ptar ėshtė asimiluar.

Do tė mėsoni se manastiret ortodokse mesjetare nė Kosovė, tė rindėrtuara nga
carėt iliro-vlleh nemanid tė serbizuar, janė manastire tė popullsisė e pėr
popullsinė autoktone shqiptare ortodokse tė cilat, pu­sh­tuesi serb mesjetar
dhe i kohės mė tė re ato i ktheu nė instrumente tė shtetit pėr tė serbizuar
Kosovėn dhe tokat e tjera tė Shqipėrisė Et­nike. Ndonėse, deri nė vitin
1912, edhe si myslimanė, vetė i kemi siguruar ato, si gjė tė shenjta tė
etėrve tanė.

Do tė mėsoni se kallja dhe barbaria ndaj kishave ortodokse ser­be nė
Kosovė, mė 17-18 mars 2004, ishte ballafaqim i shqiptarėve (tė indinjuar me
rrjedhat politike tė komunitetit ndėrkombėtar pėr interesa tė pushtuesit),
me instrumentet e dhunės dhe tė gjenocidit serb sheku­llor ndaj
shqiptarėsisė sė Kosovės.

Dhe, do tė mėsoni se Prishtina nė veēanti nuk ka nevojė pėr ka­te­drale
politike as xhami - qendėr islamike, por ka nevojė pėr metro - parkingje nėn
tokė, aty ku, fatkeqėsia e Kosovės, e quajtur Rugova, pla­ni­fikon katedrale
romanokatolike, nė njė mjedis ku deri mė 1912, pėrkatėsisht 1941, ka pasur
vetėm njė familje shqiptare katolike, shumė patriotike dhe shumė e ēmuar nga
vėllezėrit shqiptarė mysli­ma­nė, kurse aktualisht katolikėt nė Prishtinė
janė rreth 0.1% e banorėve. Ngritja e katedrales aty ku mund tė bėhej nyja e
jetės sė Metropoles sė Prishtinės, do tė thotė urrejtje dhe plagė e hapur
pėr konflikt tė pėrhershėm jo vetėm ndėrshqiptar” (Mė gjerėsisht nė”Pėr
kauzėn e UĒK-sė”, Prishtinė, 2006,353-356).

Zoti Kadare dhe Kadaristė tė nderuar!

Kėrkesat e mė sipėrme, sublimim i kėrkesave tė qytetarėve tė Prishtinės, a
nėnkuptojnė kundėrshtimin e shumicės myslimane kundėr minorancės katolike tė
Kosovės? Dhe, a ėshtė Kosovė edhe toka e Prishtinės, prej 28ha, ndarė pėr
“Tempullin e Paqes” - “Nėna Terezė”?

Kthjellu Kadare! Ku e ke mbėshtetur konstatimin: “...shkaku ėshtė e drejta
njerėzore dhe hyjnore qė kanė tė krishterėt e Kosovės ta kenė kėtė
katedrale”!?!

Pyes: Kush po ua mohuaka atė tė drejtė? Po a nuk ėshtė kryeneēėsi dhe
hasmėri rrahagjokse e kishės romano-katolike tė ngulė kėmbė: Katedralen
vetėm aty dhe askund gjetkė! Dhe, athua Nėnė Terezės dhe katolikėve tė
Prishtinės nuk iu ėshtė dhėnė mjaft vend nė Prishtinė: Vendi pėr liceun
“Lojola”, njė pjesė e oborrit tė Shkollės Fillore “Hasan Prishtina” pėr
internat tė kishės, emri i sheshit kryesor tė Prishtinė, sipėrfaqja tokėsore
sa sipėrfaqja e njė lagjeje tė qytetit pėr “Tempullin e Paqes” (!?!) dhe
brenda natės u vendosja e shtatores sė Nėnės Terezė nė vendin e legalizuar
pėr shtatoren e heroinės kombėtare Shotė Galica!?!

Ti, Zotėri Kadare, po dua tė besoj se duke mos i ditur faktet, thoni:
Ngritja e Katedrales nė Prishtinė “nuk bie ndesh me interesat e kombit
shqiptar por ėshtė njė argument i dukshėm pėr tė gjithė, mjaft mė me
pėrralla qė ju jeni tė krishterė dhe ne jemi aziatikė. Ky ėshtė kuptim i
kėsaj”!?!

Tė pyesim: Nėse Katedralja ngritėt nė njė vend ku parashihet pjesa e re,
ardhmėnia e Prishtinės, nė kompleksin prej 28ha, a do tė “bie ndesh me
interesat e kombit shqiptar” dhe a “ėshtė njė argument i dukshėm pėr tė
gjithė, mjaft mė me pėrralla qė ju jeni tė krishterė dhe ne jemi
aziatikė”?!?

Duke pėrfunduar, mė duhet tė konstatojė: Zoti Kadare, nuk di sa kam ndikuar,
me shkrimet e mia, nė zvarritjen e ngritjes sė Katedrales nė oborrin e
Shkollės sė Mesme ”Xhevdet Doda”. E di se pas njė a dy ditėve nga Letra qė
ia dorėzova PSSP-it, Z. Petersen, oborri i kėsaj shkolle u kthye nė
“Parking” pėr vetura!?!

Ndaj, edhe me kėtė rast, i thėrrasė mendjes sė shėndosh shqiptare e
ndėrkombėtare: Katedralja “Nėna Terezė” tė ngritėt nė 28 ha tė tokės sė
Prishtinės, tė ndarė pėr “Tempullin e Paqes” dhe atje tė bartėn objektet
administrative dhe aktiviteti kulturor e fetar i konfesioneve tė moēme dhe
tė reja nė Kosovė. Tė ngritėn objekte fetare aty ku aktualisht ka nevojė.
Kjo do t’i dėshmonte vlerat e kombit shqiptar tė Kosovės, do tė cimentoste
themelet e reja tė tolerancės fetare nė Kosovė. Nė hapėsirėn e oborrit tė
Shkollės sė Mesme ”Xhevdet Doda” tė ngritėt metro pėr parkimin e veturave,
kurse mbi sipėrfaqe tė ngritėt parku modern, nė mesin e tė cilit tė ngritėt
Monumenti i Lirisė, tė cilit iu vunė themelet nė Oborrin e Fakultetit
Filozofik, njėsoj dhunshėm partiakisht - si themelet e Katedralės, mė 26
gusht 2005. Ky do tė ishte financimi ynė, i kohės sonė, pėr tė ardhmen e
pasardhėsve tanė, kjo do tė dėshmonte mjaftueshėm pjekurinė e kombit
shqiptar dhe tapinė e shqiptarėsisė dhe tė lirisė sė Kosovės.

Uroj tė mė kuptoni njerėzisht, nė emėr tė kombit dhe tė shqiptarisė!

PM
Top
Uskana2006
Postuar nė: 19.11.2006, 16:48
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006



Pikesepari deshiroj te cek se Prof Qosja eshte nje shkrimtare i mire por me cilesine e veprave nuk mundet ti tejkaloj suazat kombetare, per Kadarene mund te themi se me renomene si shkrimtare i ka tejkaluar suazat e kombit Shqiptare dhe eshte prej se largu me i sukseshmi qe letersia shqiptare e ka pasur,

Sa i perket qeshtjes se Kosoves Kadareja i ka ndihmuar shume, por shumica nuk jane edhe te vetedijshem. I ka ndihmuar me deklaratat e veta,me sjelljet e veta dhe me paraqitjen neper qarqet perendimore. Edhe besoj se i ka ndihmuar shume me teper se sa qe e ka bere Rexhep Qosja.
Ismail Kadare si shqiptar ka te drejte o zoteri me pas mendimin e vete mbi te gjithe problemet qe shoqeria shqiptare i ka, e per fene islame gjithashtu, Te thuash qe shqiptaret me perqafimin e fese islame i kane shpźtuar asimilimit grek e serb eshte demagogji e vertete. me perqafimin e fese islame kemi perqafuar prapambeturine, dhe ne siē cek edhe vete Qosja jemi me pak te kulturuar se Shqiptaret ne Shqiperi, edhe ate per shkak se jemime teper fetare se ato te shqiperise.
Muhamet Pirraku me kritikat ndaj Kadarese del nga animoziteti ku ka hyre me studimin e ēeshtjeve fetare, pse i pengon nje katedrale ne Prishtine kur Evropa perndimore ka me mije tempuj islam. Mundet ky zoteri te merret pak me teper me korrupsionin qe e ka kapluar shoqerine Kosovare, por nuk don te hyje ne kundershtim me burokracine Kosovare, sa mije Ha toke jane te uzurpuar nga burokracia Kosovare dhe qe kurkush niuk flet.
PM
Top
ardi_pr
Postuar nė: 19.11.2006, 17:54
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006



 Citim (Uskana2006 @ 19.11.2006, 16:48)


Sa i perket qeshtjes se Kosoves Kadareja i ka ndihmuar shume, por shumica nuk jane edhe te vetedijshem. I ka ndihmuar me deklaratat e veta,me sjelljet e veta dhe me paraqitjen neper qarqet perendimore. Edhe besoj se i ka ndihmuar shume me teper se sa qe e ka bere Rexhep Qosja.


Kush more e ka ndihmuar qeshtjes se Kosoves?? smil3dbd4e5e7563a.gif

Ti me te vertet ose paraqitesh keshtu kishe spo di asgje ose me te vertet skie kurfar lidhje

Mjafton te lexosh vepren e tij Satanike "ra ky mort e u pam" Ai fyen luftetaret e UCK-s, fyen dhe shpif kunder Mandeles shqiptare BAC Ademit, njeriu i cili ka kaluar 28 vite nėpėr qelitė e burgjeve jugosllave. Nga vepra e tij janė frymzuar me qindra e mijėra tė rinj!!
Ai gjithashtu njihet me fyerjet qe i ka be UCK- maqedoni apo edhe UCPMB-se te Kosoves lindore Ai me keto gjera vetem e ka konfirmu se eshte pro-sllavian,
Dhe te konfirmoj se asnje shoqat apo parti politike e dalur nga Lufta, nuk e pritur Kadaren tashi sa ishte ne Kosove!



Kulmi i kesaj vepre eshte nė faqen 52 ku ky "Atedhetar" (azilant-komunist-pro-sllav) nuk ka qėndrim tė prerė rreth bombardimeve tė NATO-s ndaj serbise duke thėnė:

„. Nuk ėshtė mir kur bombardohet ndonjė vend“.


Dihet se populli serb me referendum miratoi masakrat nė Kosovė. Prandaj pėr tragjedin shqiptare nė Kosovė fajtor ėshte tere populli serb, dhe senitimentalizmi i Kadares nuk ėshtė fare i arsyeshėm!!!!


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
Uskana2006
Postuar nė: 19.11.2006, 21:50
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006



Me vjen keq por nuk mundemi te ja japim te krejt meritat e luftes per ēlirimin e Kosoves vetem UCK-se, per kauzen Shqiptare dhe sidomos Kosoven kontribut te madh kane dhene te krejt shqiptaret o zoteri. Diaspora shqiptare ne Evrope dhe Amerike ka punuar shume me vite,per te sensibilizuar opinionin nderkombetare. Edhe mbrenda politika paqesore qe u drejtua nga LDK-se ne krye me Rugoven ka luajtur nje rol te madh e dinte Rugova se nuk kemi fuqi dhe mundesi ushtarake te luftojme Serbine qe edhe u vertetua por mos te ishte Amerika e "jahudive " siē thua ti o Ardi, nje shqiptare nuk do te mbeteshte as ne Kosove e as ne Maqedoni.
Sidoqoft, kurr Kadareja thote se nuk eshte mire te bombardohet nje vend nuk e ka gabim se ēdo pacifist ne kete bote edhe ti vete besoj,nuk e don dhunen por nuk do te thote se eshte kunder bombardimit te Serbise ne kete rast dhe ketu eshte vetem menyra e interpretimit te asaj qe ka thene.
PM
Top
ardi_pr
Postuar nė: 20.11.2006, 11:21
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006



 Citim (Uskana2006 @ 19.11.2006, 21:50)

Sidoqoft, kurr Kadareja thote se nuk eshte mire te bombardohet nje vend nuk e ka gabim se ēdo pacifist ne kete bote edhe ti vete besoj,nuk e don dhunen por nuk do te thote se eshte kunder bombardimit te Serbise ne kete rast dhe ketu eshte vetem menyra e interpretimit te asaj qe ka thene.


Me vjen keq Uskana por edhe ketu me duhet te te kundershtoj dhe ate si gjithnje me fakte. smil3dbd4e398ff7b.gif

Kur bandat e Sheshelit dhe tė Arkanit hinė nėpėr shtėpit e shqiptarėve dhe i poshtronin burat para antarve tė familjes, Kadareja nga fotelja e tij ne Paris e akuzonte Rugovėn pėr ultra pacifizmin e ti qe do te thote se ne fakt nuk ishte ndonje pacifist (siq e quan ti) por insistonte qe shqiptaret te paarmatosur te ngriten dhe te hapin lufte frontale e qe do te ishte vetvrasje ne ate kohe, edhe pse ne fakt nuk e kam pelqyer fare politiken e rugoves!! Eshte interesant se ky madje e ka quajtur rugoven si "Pule e nukt" siq e ka zakon ti fyej e nencmoj njerezit, mirepo kete fytyre e nderroj siq e ka zakon ti nderrroj ato shume fytyra qe i ka dhe pas nje kohe j pasi verejti politken rugoviane pro-vatikanit katolik ai filloj madje ta lavderonte rugoven, dhe tashi sa ishte ne kosove vizitoj edhe varrin e tij!!



----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio