Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> R E Z O L U T E- Pavarsia e Kosoves, Teksti i Plot
r.mislimi
Postuar nė: 19.11.2006, 21:42
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve
Nju Jork


R E Z O L U T E
Pavaresia e Kosoves
Shtet Sovran dhe i lire.
Zotit Kofi Annan. Sekretar i Pėrgjthshem i OKB-se
Zotit George W. Bush. President i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės
Zotit Alfred Moisiu. President i Republikės sė Shqiperise
Zotit Fatmir Sejdiu. President i Kosoves

Per dijeni: Presidences se bashkimit Evropian
Masmediave tė gjithė hapėsirės shqiptare

Akademia Shqiptaro -Amerikane e Shkencave dhe e Arteve nė Nju-Jork, organizoi njė tubim tė vecantė me shkencėtarė, intelektualė dhe anėtarėt e shoqatave tė Diasporės sonė nė Nju-Jork, mė 18 nėntor 2006 nė sallėn e institucionit BROMSON ORT COLLEGE, 5815; ku u diskutua me pėrgjegjėsi dhe u shfaqėn mendime tė lira. Nė fund tė kėtij tubimi u aprovua njė rezolutė, kushtuar mbėshtetjes sė Pavarėsisė dhe Sovranitetit tė Kosovės, si shtet i ri dhe garanci pėr paqen nė Ballkan.
Ne, anėtarėt e bashkėsisė shqiptaro-amerikane, me zėrin tonė tė fuqishėm kombėtar,shkencor e tė ligjėshėm deklarojmė publikisht se:
Dardania, Kosova e sotme, kanė qenė dhe ėshtė pjesė pėrbėrėse e tėrėsisė territoriale shqiptare qysh nė fillesėn e vet prehistorike. Ajo, si pjesė pėrbėrėse e kombit shqiptar, asnjėherė nuk ka prauar coptimin fizik tė truallit tė vet nga traktati i Londrės (1913 ). Ajo ka luftuar vazhdimisht dhe me trimėri , duke derdhur lumenj gjaku dhe ka provuar sakrifica mbi njerzore pėr lirinė dhe pavarsinė e tokės sė saj tė shenjtė dhe tė nderuar tė tė parėve tė vet..

Populli shqiptar e ka pėrballuar me qėndresė e dinjitet sfidėn koloniale imponuese tė shteteve tė mėdha dhe tė fqinjėve; dhe me trimėri dhe guxim i ėshtė kundėrvėnė padrejtėsive qė i janė bėrė. Ai ka ditur tė respektojė dhe tė mbrojė popujt fqinjė , kur kanė qenė nė rrezik, duke edhe u flijuar pėr ta. Populli shqiptar ka qenė dhe mbetet paqėsor e mikėpritės ; i lindur natyrshėm nga kodi gjenetik dhe nga zakonet e tij; tė njohur dhe tė pėrshkruar nga tė huajt si lordi Bajron etj.
Populli i Kosovės i vuajtur dhe i masakruar nėn zgjedhėn e egėr, armiqėsore shekullorė tė shovinistėve serb; u ngrit nė luftė. Ai, i mbėshtetur fuqishėm nga fronti i bashkur i NATO-s me nė krye Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, u clirua pėrfundimisht, duke realizuar ėndrrėn e tij shekullore. Ai tani po ecėn pėrpara nėn kontrollin ndėrkombėtar; megjithėse po pėrjeton plotė vėshtirėsi. Populli shqiptar i Kosovės po dėshmon qartė dhe pa mėdyshje , duke dhenė mjaft prova si askush, pėr tė merituar tė drejtėn e tij ligjėshme, pavarėsinė dhe shtetin sovran.
Kohėzgjatj a e shpalljes sė statusit tė Kosovės, po sjell konfuzion, ngatėrresa, vonesa dhe pengesa, qė po bėhet shkak i opsioneve tė pandėrgjegjėshme, tė pakontrolluara dhe tė pakuptimta, deri sa arrihet nė absurditet, ne pėrfshirjen e Kosovės nė kushtetutėn e Sėrbisė si pjesė e saj. Grupi nderkombetar i kontaktit e ka bėrė tė qartė, se s’ka ndarje tė Kosovės dhe se zgjidhja e statusit tė saj do tė jetė nė pėrputhje me interesat e popullit tė saj. Kjo ėshtė ritheksuarė edhe kohėt e fundit nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Anglia .

Vėndimi i fundit i zotit Marti Altissarit pėr shtytjen e shpalljes sė statusit tė Kosovės mbas zgedhjeve tė Sėrbisė, mė 21 janar 2007 ,nuk do ta ndryshojė pėrmbajtjen , por vetėm zgjatjen e kohės kalendarike tė saj, shprehen pėrfaqėsuesit ndėrkombėtar dhe tė Kosovės. Ndersa grupi krizės sėrisht shprehet se kjo zgjatje paraqet rrezikshmėri per Kosovėn, dhe pėr paqen nė Ballkan.
Aspiratat e popullit dhe tė pėrfaqėsuesėve tė Kosovės; tė bazuar nė tė drejtat historike, etnike , tė akteve ndėrkombėtare; si dhe nė konsumimin e krimit dhe tė pabesisė sėrbe, tė pritjes sė dipllomacisė europiane qė tė ndreq padrejtėsitė e tyre dhe pėr tė shlyer njė borxh ndaj shqiptarėve,mbeten mė se tė qarta : “ Pavarėsia dhe sovraniteti i Kosovės “ pa asnjė lloj kusht.
Takimi i ynė, shprehu solemnisht pikėpamjen e vet pa mėdyshje ,sidomos pėr gjendjen e krijuar kohėt e fundit ,pėr shtyrjen e shpalljes sė statusit tė Kosovės se :

E vetmje zgjidhje e drejtė dhe e merituar e popullit tė Kosovės eshtė “ Pavarėsia dhe sovraniteti saj”. Cdo alternativė tjetėr nuk do tė sjellė paqe kurrė nė Ballkan.
Tashmė opinioni publik botėror e njeh mirė bujarinė dhe mikėpritjen e etnisė shqiptare, qė ka qenė dhe mbetet unikale dhe shembėlltyrė e pashoqe e humanizmit njerėzor botėror. Kjo shprehet mė se qartė nė mbrojtjen e hebrenjeve nė trojet shqiptare gjatė Luftės sė Dytė Botėrore . Ky manifestim i paparė i traditės shqiptare, pėrbėn edhe njė garanci tė pakontestueshme , pėr trajtimin e te gjithė minoriteteve tė tjera etnike nė shtetin e pavarur tė Kosovės.

Thirrja e jonė ėshtė:

KOSOVA ėshtė tokė shqiptare.

PAVARSIA dhe SOVRANITETI I KOSOVĖS mbetet kėrkesa e jonė e pėrherėshme; boshti kryesor i qėndrimit shkencor , publik dhe kombėtar.





----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
LIHI
Postuar nė: 20.11.2006, 18:45
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 9
Antari Nr: 4115
Bashkangjitur: 19.11.2006



Nė nėntor 2005 filloj zyrtarisht procesi pėr vendosjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Kosova nga viti 1999, pasi qė forcat serbe u detyruan ta lėshonin Kosovėn, ka qenė e administruar nga misioni i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara UNMIK, dhe institucionet demokratike tė Kosovės: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria e Kosovės. Edhe pse Serbia nuk ka kontroll mbi Kosovėn, nė rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit, disa herė pėrmendet se Kosova ėshtė protektorat i OKB-sė, por juridikisht pjesė e Republikės Federale tė Jugosllavisė. Sipas kėsaj rezolute OKB ka pėrgjegjėsin pėr administratėn civile kurse NATO pėr sigurinė nė Kosovė. Thuhet se shtetet mike tė Kosovės nė vitin 1999 donin qė ta mos pėrfshini nė rezolutė fjalėn Jugosllavi, por Rusia qė ka tė drejtė tė vetos nė Kėshillin e Sigurimit, kėmbėnguli.

Standardet pėr Kosovėn (dhjetor 2003)

Qė nga mbarimi i luftės ėshtė kėrkuar nga shumica e popullit tė Kosovės, shqiptarėt, qė statusi i Kosovės tė definohet sa mė parė qė ėshtė e mundur. Por ndėrkombėtarėt gjithė kohėn thonin se ende ėshtė herėt, dhe se Kosova ende ka probleme mes tjerash me respektimin e tė drejtave tė njeriut dhe pakicave. Nė dhjetor 2003 bashkėsia ndėrkombėtare(BE, OKB)pėrmes "Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara" Harri Holkeri ju dorėzoi autoriteteve kosovare dokumentin "Standardet pėr Kosovėn". Dokumenti pėrmbante detyrat kryesore qe Kosova duhej t'i realizonte deri ne vitin 2005, ne mėnyrė qe pastaj te vlerėsoheshin arritjet dhe nėse gjykohet se "standardet janė pėrmbushur", do te iniciohej faza e ardhshme e pėrcaktimit te statusit final te Kosovės. Nė ballinėn e kėtij dokumenti shkruante “Njė Kosovė ku tė gjithė –pa marrė parasysh pėrkatėsinė etnike, racėn ose fenė – janė tė lirė tė jetojnė, punojnė dhe udhėtojnė pa frikė, armiqėsi ose rreziqe dhe ku ka tolerancė, drejtėsi dhe paqe pėr tė gjithė”. Tani tė gjitha kėrkesat pėr zgjidhjen e statusit nga ndėrkombėtaret pėrgjigjeshin me "standardet para statusit".

Dokumenti ”Standardet pėr Kosovėn” pėrmbante kėto 8 pika:

1) Institucionet demokratike funksionale
2) Sundimi i ligjit
3) Liria e lėvizjes
4) Kthimet e qėndrueshme dhe tė drejtat e bashkėsive dhe tė pjesėtarėve tė tyre
5) Ekonomia
6) Tė drejtat pronėsore
7) Dialogu
8) Trupat Mbrojtėse tė Kosovės
Shqiptarėt, qė pėrbenin mė shumė se 90% tė popullsisė e kishin kuptuar se pėrmbushja e standardeve ishte e domosdoshme pėr fillimin e bisedimeve pėr statusin e Kosovės, por shumė nga standardet ishin tė vėshtira pėr Kosovėn, pėr shkak se serbėt tė frikėsuar nga rezultati i bisedimeve sabotonin kėto standarde, duke mos marr pjesė nė institucionet demokratike. Nė anėn tjetėr ndėrkombėtarėt pohonin se standardet qė kanė tė bėjnė me pakicat ishin mė tė rėndėsishmet. Vlerėsime tė ndryshme tregojnė se standardi numėr 8, pra ai pėr "Trupat Mbrojtėse tė Kosovės" ėshtė pėrmbushur mė sė shumti.

Presidenti i Kosovės nė atė kohė, Ibrahim Rugova dhjetor 2003:

"Standardet qė bashkėsia ndėrkombėtare i kėrkon nga Kosova, kanė pėr qėllim vlerėsimin e tė arriturave tė Kosovės, para vendosjes sė statusit final tė Kosovės, qė pėr ne ėshtė pavarėsia, si dhe pėrmbushjen e normave pėr integrim nė Bashkimin Evropian, nė NATO dhe nė bashkėsinė ndėrkombėtare”

Ish kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci nga Lidhja Demokratike e Kosovės pėr standardet korrik 2004:

"Standardet janė nė masė tė madhe tė pranuara nė Kosovė. Nuk jam shumė optimist qė me mjetet qė posedojmė mund tė jemi shumė tė suksesshėm. Parlamenti duhet ti plotėsojė standardet qė ndėrlidhen me Parlamentin por do tė jetė vėshtirė nėse serbėt nuk marrin pjesė nė procesin e standardeve dhe nė jetėn politike."




Hajredin Kuēi nga Partia Demokratike e Kosovės korrik 2004:

"Ėshtė me rėndėsi tė ceket qė standardet janė tė rėndėsisė qenėsore. Ato paraqesin kornizėn e veprimeve tė institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare, por edhe tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, me qėllim tė krijimit tė njė shoqėrie me njė rend tė konsoliduar demokratik. Standardet paraqesin njė strategji tė punės tė institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare nė Kosovė qė ėshtė ose duhet tė jetė nė pajtim me tė kuptuarit dhe pikėpamjet e secilės qeveri demokratike nė Kosovė tash dhe nė tė ardhmen, madje edhe pas defi nimit tė statusit tė Kosovės."

Trazirat e marsit 2004

Mė 17 mars 2004 filluan trazirat qė mė vonė janė pėrfolur shumė si "Trazirat e marsit". Kėto trazira filluan pasi qė dy fėmijė shqiptar nė pjesėn veriore tė Mitrovicės u mbytėn nė lumin Ibėr. Disa fėmijė qė mbijetuan nė orėt e vona po atė natė treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serb, dhe se ata ishin duke ikur kur disa nga bashkatdhetarėt e tyre u mbytėn nė lumė. Tė nesėrmen pra me 17 mars filluan protestat nė shumė qytete tė Kosovės, qė shumė shpejt eskaluan nė dhunė. Gjatė kėtyre trazirave u dogjėn disa shtėpi dhe kisha serbe, diēka e ngjashme ndodhi me shtėpitė shqiptare nė pjesėt me shumicė serbe. Serbėt kishat i hakmerren me djegien disa xhamive jo-shqiptare nė Serbi. 19 persona, prej kėtyre 12 shqiptar humbėn jetėn gjatė kėtyre trazirave. Serbėt mohuan se kishin shkaktuar mbytjen e fėmijėve, edhe pse dihet se ka pasur shumė herė kėrcėnime nga serbėt ndaj shqiptarėve nė pjesėn veriore tė Mitrovicės qė ka shumicė serbe. UNMIK pėr tė mos ndezur situatėn, edhe kėsaj here nuk tregoi te vėrtetėn se c`far kishte ndodhur. Serbėt shfrytėzuan kėtė rast pėr tė nxirė aspiratat e politikanėve kosovar pėr njė Kosovė tė pavarur dhe multietnike.

Kėto trazira zgjuan nga gjumi shumė vendimmarrės. Tė gjithė e kuptuan se shumė pak nė Kosovė mund tė pėrmisohej pa zgjidhjen e statusit pėrfundimtar. Sekretari gjeneral i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Annan, i dha detyrėn norvegjezit, Kai Eide, pėr hartimin e njė raporti qė do tė pasqyronte situatėn nė Kosovė. Eide morri kėtė detyrė shumė seriozisht, dhe pas shumė vizitave nė Kosovė dhe Ballkan pėrgjithėsisht ku takoi pėrfaqėsues tė tė gjitha partive, komuniteteve, feve etje ai nė tetor 2005 i dorėzoi, Annan raportin e porositur. Edhe pse Eide nė kėtė raport e vė gishtin nė shumė gjėra qė mund tė pėrmisohen ai konkludon se shumė ėshtė pėrmisuar nė Kosovė nga viti 1999, dhe rekomandon se koha ka ardhur pėr fillimin e bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Disa dit mė vonė tė njėjtin rekomandim pėr Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara e bėn edhe Kofi Annan. Serbia protestoi se shumė pak ishte pėrmisuar nė Kosovė por bashkėsia ndėrkombėtare nuk ja vuri veshin.

Bisedimet

24 janar 2005: International Crisis Group publikon raportin "Kosovo: Toward Final Status" ku konkludohet se pavarėsia ėshtė zgjidhja mė e mirė pėr Kosovėn. Serbėt si gjithmonė refuzojnė kėtė.

Tetor 2005: Kai Eide, ambasador i Norvegjis nė NATO, i dorėzon Kofi Annan raportin mbi gjendjen e pėrgjthshme nė Kosovė. Eide i rekomandon Annan fillimin e bisedimeve pėr statusin. Poltikanėt shqiptarė tė Kosovės e karakterizojnė raportin si tė drejtė.

10 nėntor 2005: Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė aprovon emėrimin e Martti Ahtissari nga sekretari gjeneral Kofi Annan, si pėrfaqėsues special pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės. Zėvendės i Ahtisaari emėrohet austriaku, Albert Rohan.

21 nėntor 2005: Martti Ahtisaari viziton Kosovėn pėr herė tė pas qė nga emėrimit si pėrfaqėsues special pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės. Ai bėn takime me kryeadministratorin e OKB-sė, Sųren Jessen-Petersen, presidentin Ibrahim Rugova, kryeministrin Bajram Kosumi dhe pėrfaqėsues tė opozitės dhe minoritetit serb. Nė tė njėjtėn ditė proteston lėvizja "Vetėvendosje" me parullat "Jo negociata- Vetėvendosje".

21 janar 2006: Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, qė pėr njė kohė kishte vuajtur nga kanceri nė mushkėri ndėrron jetė. Afėr njė milion njerėz e pėrcjellin pėr nė varr. Bisedimet qė do tė duhej tė startonin nė fund tė kėtij muaji shtyhen pėr disa javė

10 shkurt 2006: Fatmir Sejdiu zgjidhet nga Kuvendi i Kosovė, president i Kosovės.

1 mars 2006: Kryeministri Bajram Kosumi jep dorėheqje. Edhe kryeparlamentari Daci detyrohet ta bėjė kėtė. Disa ditė mė vonė zgjidhet, Agim Ēeku, qė deri nė kėtė kohė ishte kryekomandant i TMK-sė, kryeministėr pėr AAK, dhe Kolė Berisha nga LDK zgjidhet kryetar i parlamentit.

19 maj 2006: Ministrja e jashtme e Zvicrės, Micheline Calmy-Rey, ka pėrsėritur thirrjet pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės.

12 qershor 2006: Sųren Jessen-Petersen (PSSP) lajmėron largimin e tij nga Kosova. Analistėt thonė se po e lėnė Kosovėn pėr shkak tė deklaratave pro-pavarėsisė.

15 qershor 2006: Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, fillon njė vizitė treditore nė Kosovė. Pėrsėrit qėndrimin e qeverisė Shqiptare pėr pavarėsi tė plotė pėr Kosovėn. Gjatė kėsaj vizite ai vizitoi qytetet kryesore tė Kosovės.

24 korrik 2006: Takimi i zyrtarėve mė tė lartė tė Kosovės dhe Serbisė nė pallatin Niederosterich, Vjenė, Austri. Prezent janė: Agim Ēeku(kryeministėr i Kosovės), Fatmir Sejdiu(president i Kosovės), Voislav Kostunica(kryeministėr i Serbisė), Boris Tadic(president i Serbisė) dhe anėtarėt tjerė. Siē ėshtė pritur nuk arrihet asnjė marrėveshje, por Ahtisaari e konsideron tė suksesshėm pėr faktin se kėta liderė janė takuar sy nė sy. Nė Kosovė ky takim u pėrshkruante si "takimi i elefantėve". Lėvizja "Vetėvendosje" proteston nė Prishtinė kundra kėtyre bisedimeve.

27 korrik 2006: Ultranacionalisti, Tomislav Nikolic, lider i Partisė Radikale tė Serbisė, kėrcėnoi me luftė nėse Kosova merr pavarėsinė.

28 korrik 2006:International Crisis Group publikon raportin "An Army for Kosovo?", ku thuhet se Kosova duhet tė ketė ushtrinė e vet pas zgjidhjes sė statusit, qė sipas tyre duhet tė jetė pavarėsia.

7 gusht 2006: Bisedimet mes autoriteteve kosovare dhe serbe nė Vjenė. Nė fokus ėshtė decentralizimi. Delegacioni shqiptar drejtohet nga Veton Surroi. Pas mabrimit tė kėtyre takimeve thuhet se ka pasur progres minimal.

14 gusht 2006: Sekretari gjeneral i OKB-sė, Kofi Annan, emron gjermanin Joachim Rüecker, kryeadministrator(PSSP) tė Kosovės. Rüecker para kėtij emrimi kishte punuar pėr disa vite nė UNMIK.

Thėnie pėr statusin

Sali Berisha, kryeministėr i Shqipėrisė, para Kuvendit tė Kosovės mė 15.qershor 2006:

"Pėr Shqipėrinė, pavarėsia e Kosovės ėshtė zgjidhja e vetme qė garanton paqe dhe stabilitet nė Kosovė, por jo vetėm nė Kosovė por dhe nė vendet e tjera pėrreth. Paqja, stabiliteti dhe konsolidimi i tyre nė Kosovė kanė njė rėndėsi tė madhe pėr Shqipėrinė, pėr Maqedoninė, Malin e Zi dhe Ballkanin nė tėrėsi. Por konsolidimi i tyre ėshtė njė proces i vėshtirė dhe jetik. Trashėgimia e hidhur, varfėria, dobėsia e shtetit ligjor, korrupsioni, krimi i organizuar, terrorizmi janė faktorė qė e rrezikojnė sigurinė dhe stabilitetin si nė Kosovė ashtu edhe nė vende tė tjera tė rajonit."

AAK:

"Pavarėsia ėshtė e drejtė e patjetėrsueshme e vullnetit tė popullit. Vendosmėria e popullit shqiptar tė Kosovės pėr pavarėsi ėshtė del nga pėrpjekjet e vazhdueshme, lufta, deklarimet e gjeneratave tė tėra dhe, tashti, ajo pėrsėri mund tė realizohet pėrmes procesit demokratik."

Ibrahim Rugova, president i Kosovės, pėr Zėrin e Amerikės janar 2005:

"Tė njihet pavarėsia sa mė shpejt, gjė qė do tė qetėsonte popullin e Kosovės dhe do tė hapte perspektiva tė reja pėr zhvillimin ekonomik, demokratik dhe pėr njė stabilitet tė qėndrueshėm pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Ne kemi ecur shumė shpejt gjatė kėtyre 5 viteve dhe pavarėsia do tė hapte perspektiva tė reja dhe do tė qetėsonte kėtė pjesė tė botės apo Evropės. Ne kemi biseduar, dhe ka ardhur faza kur duhet tė marrim kredi dhe garantim tė investimeve, dhe me njohjen e pavarėsisė do tė kishim mė shumė mundėsi, pasi shumė institucione ndėrkombėtare thonė se ēėshtja e njohjes sė pavarėsisė i pengon kėto procese. Pra, dėshiroj qė nė vitin 2005 kjo tė realizohet"

Delegacioni kosovar nė bisedimet pėr statusin

Pjesėmarrėsit ndryshonin nga hera nė herė. Kėta persona kanė qenė kyq, dhe kanė marrur pjesė disa herė.

Agim Ēeku Kryeministėr, Anėtar AAK-sė

Lutfi Haziri Ministėr, Anėtar LDK-sė

Blerim Shala Analist, Gazetar

Hashim Thaqi Deputet, Kryetarė i PDK-sė

Kolė Berisha Kryetar i Kuvendit, Anėtar i LDK-sė

Veton Surroi Politikan, Gazetar, Deputet, Kryetarė i ORA-s

Argumentet shqiptare pėr pavarėsi

Serbia e ka humbur Kosovėn nė vitin 1999. Nuk ka mė kthim prapa. Nė njė demokraci shumica duhet tė vendos. Nė Kosovė mbi 90 e popullsisė janė shqiptar dhe hulumtime tregojnė se tė gjithė kėta e pėrkrahin pavarėsinė. Serbia e ka humbur tė drejtėn pėr ta sunduar Kosovėn pas asaj qė ka bėrė ndaj shqiptarėve para qershorit 1999: 10 000 tė vdekur, 20 000 femra tė dhunuara, 3 000 persona tė zhdukur, 70 % e infrastrukturė ėshtė shkatėrruar. Rasti i Kosovės ėshtė unik, dhe nuk mund tė krahasohet me konflikt tjera nė botė. Nuk do tė ketė progres nė ekonomi pa pavarėsi. Radikalėt dhe ultranacionalistet kanė rritur pėrqindjen e tyre nė zgjedhjet e fundit parlamentare nė Serbi, ēka do tė thotė se shanset pėr konflikt tė ri mund tė rriten.

Fushtat serbe kundra pavarėsisė

Me fillimin e pėrfoljes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės, filloi edhe lufta propagandistike mė e kushtuar e Serbisė. Disa faqe tė internetit dhe disa profesor serb tė vendosur nė ShBA filluan tė shkruanin artikuj anti-shqiptar tė mbushur me racizėm dhe nacionalizėm, ku nuk kursehej asgjė pėr tė paraqitur shqiptarėt si fajtor pėr luftėrat nė Ballkan, okupues tė Kosovės, pėrndjekės tė serbėve, dhe ekstremist mysliman. Ndryshimet nė botė pas 11.shtatorit e kishin bėrė mė tė lehtė pėr serbėt qė tė mblidhnin persona tė paditur nė betejėn propagandistike kundra "shqiptarėve mysliman". Por pėr fat tė mire tė gjithė ata qė ishin nė pozitėn e vendimmarrėsit, e njihnin tė vėrtetėn, dhe nuk mashtroheshin nga propaganda serbe.

“The muslim Albanians” u quanin shqiptarėt nga serbėt nė tė gjitha artikujt ose tė shkruar nga ato, apo tė paguar. Nė shumė raste ju shtonte edhe fjala qė fillon me shkronjėn t., pėr tė krijuar konfuzion tek ata qė nuk e dinin se shqiptarėt edhe pse janė mysliman, nuk janė fundamentalist fetar, dhe se janė tolerant. Fushatat serbe krahasuar me ato shqiptare ishin si Goliat(serbėt) dhe Davidi (shqiptarėt). Pėr dallim nga serbėt qė u pėrqendronin nė nxirjen e shqiptarėve, kosovarėt nė fushatat e tyre kėmbėngulnin se Kosova duhet tė bėhet njė shtet i pavarur ku tė gjithė kanė tė drejtat e barabarta, pa marr parasysh nacionalitetin. Vlen tė pėrmenden kėto dy kontrata qė u nėnshkruan nga institucione serbe me firma lobiste amerikane, ku kriteri kryesore ishte ndalimi i pavarėsimit tė Kosovės: Kėshilli Kombėtar Serb mė 22 mars 2006 nėnshkruan njė kontratė me firmėn amerikane Venable. Kjo kontratė u ndėrmjetėsua nga Xhejms Jatras, grek qė ėshtė pjesėtar i kėtij kėshilli nacionalist dhe anti shqiptar. Qėllimi kryesor me kėtė kontratė ėshtė demonizimi i shqiptarėve nė prag tė statusit. Vlera e kontratės sipas medieve ishte 600 000 dollar nė muaj. Nė fund tė korrikut 2006 bėhet e njohur se qeveria serbe ka nėnshkruar njė kontratė me firmėn lobiste amerikane “Barbour, Griffith & Rogers” tė vlefshme 30 milion dollar. Edhe kėsaj herė dėshira kryesore ishte demonizimi i shqiptarėve. Janė shkruar edhe disa artikuj anti-shqiptar nėpėr gazeta evropiane gjatė kohės tė bisedimeve, qė nga shqiptarė janė karakterizuar si propaganda serbe nė prag tė zgjidhjes sė statusit. Tė shumta ishin edhe deklaratat e mbushura me urrejtje tė ministrit te jashtėm, Vuk Drashkoviq, dhe shefes sė qendrės koordinues pėr Kosovėn (njė qendėr qė nė tė vėrtet vetėm ka krijuar probleme) Sandra Raskovic-Ivic.


----------------------------------------
® »♥« L I H I »♥« ®
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IMMSN
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio