Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> "PIRUETAT" E ETHEVE POLITIKE
aristoteli
Postuar nė: 21.11.2006, 23:15
Quote Post


voglushi i madh
*****

Posti: Antarė
Postime: 268
Antari Nr: 1010
Bashkangjitur: 12.04.2006



"PIRUETAT" E ETHEVE POLITIKE


Nga Bujar Xh. Rama -

Ndryshime ngjyrash, kapėrdimje tė spektrave politikė,parti tė reja - pjella tė sė vjetrės. Pelivanizėm politik apo pėr tė mos folur pėr lėvizjet "free" tė njė pjese tė konsiderueshme politikanėsh.Kjo tollovi ngjarjesh pėrditė shėnon njė zhvillim tė ri,i cili,paskėtaj bėhet objekti diskutues e i zjarrmimit tė bisedave tė opinionit. Kushdo e ka parasysh skenėn e "bilbilave socialistė" nė Parlament,atė qė ndodhi me Sollakun, irrritimin e lėsėistėve ndaj Kryeparlamentares sonė,pa harruar kėtu "artikulimet zhargon" tė akuzave e fyerjeve tė aq e kaq pėrsėritura,deri nė cakun e antietikės. Ky ka qenė problemi tradicional qė ka shoqėruar kahershėm marrėdhėniet pozitė-opozitė,tė cilat paqtojnė e nemiten tepėr rrallė e kjo,nė mė tė shumtėn e rasteve , para kushteve tė organizmave ndėrkombėtare .(Njė antitezė "e paqme ":Nė dhjetor 1933 ,Noli, teksa jetonte nė ekzil,u sėmur rėndė dhe nuk i pėrballonte dot shpenzimet e shėrimit."Armiku i tij i betuar ",Ahmet Zogu,i dėrgon si dhuratė 3000 franga ari nga Shqipėria.)Duket si njė mungesė orientimi e vullnetit politik,haraēet e sė cilės duhet t'i paguajė plebishiti shqiptar,i cili ,pėr hir tė sė vėrtetės,duhet thėnė se po e humb pėrditė e mė tepėr vullnetin dhe interesin elektoral. Dhe jo pa tė drejtė indiferentizmi,neutraliteti dhe asnjaniteti politik i votuesve po pėson gradualisht rritje nė ēdo fushatė zgjedhore. S'duhen kėrkuar gjetiu shkaqet e kėtij fenomeni;mjafton tė vėsh nė balasto premtimet dhe realizimet e ēdo kahu politik qė ka qenė nė pushtet gjatė kėtyre 15 viteve tė fundit. Po le tė rikthehemi edhe njėherė te fjalori poli-ti-kor,qė me "komoditetin" e vrazhdėsisė sė tij,tmerr,tkurr e largon tė frikur,e pse jo tė pashpresė ,elektoratin shqiptar."Elokuenca" e kėtij fjalori (pėrjashto rastet premtuese pragelektorale),blatohet pa preferenca ngjyrimesh nė gojėn e ēdo oratori-aktor tė politikės sonė:"Mostėr. Protektorė e baronė tė krimit. Terroristė..."Kjo normė komunikative injektohet pastaj nė ēdo ndarje rrethi (jo danteske) tė strukturave funksionale tė njė force politike,duke krijuar maniera e bruto-shprehje tė gatshme,njėsoj si krerėt mė tė lartė tė kupolės sė vet. Ėshtė e vetmja gjuhė me tė cilėn mund tė mposhtėsh kundėrshtarėt."Kush bėrtet e shan,ka tė drejtė"-kjo mund tė quhet " aksiomė " politike e formulėsuar nga "arkitektė" qė s'duan t'ia dinė pėr fjalėn "fakt" apo termin "argument" dhe gatitur si recetė pėr njė plate auditive qė ėshtė mėsuar me servirje tė gatshme. Dhe,kur ēdo strukturė funksionale prezantohet me tė njėjtėn fytyrė,pėrfytyroni njė ēast sa produktive do tė jetė ajo forcė politike nė shėrbesat dhe pėrkushtesat e saj ndaj njė populli,qoftė parti pushtetare,qoftė edhe opozitare. Janė asi politikanėsh qė mendojnė se sejmenėt e vet do t'i gjejnė kudo dhe kurdo;mjafton qė tė ketė fushata dhe kėsi fanatikėsh duartrokitės do t'i gjesh "manarė" e turravrapės tė karizmės politike tė oratorit. Pa gjykime. Pa analiza. A thua se s'do tė ndėrgjegjėsohen kurrė. Fatkeqėsi,por njė pjesė e mirė e kastės politike shqiptare mendon vėrtet kėshtu,duke harruar se pėrllogaritjet i bėjnė sipas sistemit tė vjetėr dhe se votuesit s'janė mė tė dikurshmit,por,pak nga pak kanė filluar ta vlerėsojnė mė realisht e me konseguencė frytin politik. Dhe kjo pėr faktin se "ustallarėt e mirė" nė mė tė shumtėn e rasteve e kanė shpėrdoruar votėn pa kriter,pa pyetur shumė pėr shijen e votdhėnėsit. Njė tjetėr fushatė po afron,ajo e zgjedhjeve vendore,qė do tė finalizohet diku midis datave 14 a 21 janar 2007. Mori kandidaturash, turli farėsoj kandidatėsh nė sfilatat (vetė)deklaruese tė garimit "garant me fitore" pėr kryekomunarė a kryebashkiakė. Betohen nėn avenirin e ndershmėrisė se do tė "shkrihen" pėr komunitetin dhe tregojnė "duart e Pons Pilatit":"Ecco,homo!"("Lum" Shqipėria qė ia arriti ditės!) E ē'janė kėto syfete? Politikanė qė u ėshtė kalbur prapanica nė karrigen e pushtetit,(pseudo)politikanė qė nė xhepat e brendshėm tė xhaketės,kanė akoma fjalimin e fushatės sė kaluar,madje ka njė "grupim tė moderuar" "zotėrinj Zylo-sh" qė paguajnė "majmshėm" "Demkat" "pėr t'u punuar dora e mbyllur goja".Ka nga ata qė konkurojnė pėr herė tė katėrt se "s'ka tė tjerė partia" (kujtoni kryeplakun e dikurshėm tė njė fshati qė tha:"Si do bėjė fshati,kur tė vdes unė?").Pėrdoren lloj-soj kinezėrish pėr tė arritur daljen kandidat,pėr tė konkurruar nėn siglėn e forcės politike.(Nuk kanė munguar e as do tė mungojnė dhe "dėshpėrimtarėt" e tė pakėnaqurit nga partitė,qė,me besimin e patundur nė fitore,dhe,pėr tė treguar forcėn e vet,konkurojnė tė pavarur).Dhe diēka tjetėr:Jo pėr bum mediatik, por pėrflitet se edhe nė zgjedhjet lokale do tė rėndojė mavro-hija e dosjeve. Jo e atyre tė para '90-ės,jo. Do tė shpiket njė "fjalor i ri",mė "kontemporan",ku pėr herė tė parė politikanėt e kandidatėt do ta pėrdorin kundėr njėri-tjetrit,edhe brenda sė njėjtės force politike.Natyrshėm,sipas teorisė:"Baltavit tė tjerėt,qė tė fitosh vetė!"(Mė vonė mendo pėr sloganin elektoral).Dhe kėtė herė hapen "dosjet" e tarafit,klaneve, ndereve e hatėreve ndaj shokut e mikut;"dosjet" e kaferave, rryshfeteve, korrupsionit, aferave e shpėrdorimit tė detyrės...Tė gjithė besojnė se do tė fitojnė, tė gjithė besojnė se janė mė tė mirėt,tė gjithė pėrgatisin platformat elektorale me premtimet e radhės. E, ata qė humbasin, e dinė "Avazin e Mukės": "MANIPULIME,TRAFIK VOTASH,PIRATERI, DHUNIM TĖ DREJTASH". Makiaveli,nė veprėn e tij "Princi",nė mėnyrė eufematike ėshtė shprehur: "Politika dhe morali janė dy gjėra tė ndryshme."


----------------------------------------
Qė flasin keq pėr mua nė mungesėn time nuk ka asnjė rėndėsi, se nė mungesė pranoj edhe tė rrahin
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio