Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> “Kundėr ngushtimit tė nocionit opozitė“
aristoteli
Postuar nė: 21.11.2006, 23:21
Quote Post


voglushi i madh
*****

Posti: Antarė
Postime: 268
Antari Nr: 1010
Bashkangjitur: 12.04.2006



“Kundėr ngushtimit tė nocionit opozitė“


Nga Edi Rama, Ardian Klosi

Disa herė kemi shprehur mendimet tona politike nė publik, qoftė nė takimet me studentė, me intelektualė ose nė biseda apo shkrime pėr shtypin e huaj. Megjithatė kėta 9 muaj, qyshkurse nė Shqipėri u pėrvijua njė lėvizje masive antikomuniste, shumė gjėra u kthjelluan mė tej dhe kėtu na jepet rasti tė shprehim thjesht dhe drejtpėrdrejt mendimet tona pėr opozitėn shqiptare.
Jemi lidhur natyrshėm me lėvizjen e studentėve, demonstratat, refleksionet, mė vonė me kėrkesat e sindikatave tė pavarura. Gjatė kėtyre muajve nuk u bashkuam me ndonjė nga partitė e reja politike, pėr arsyen e thjeshtė qė nuk arritėm tė identifikoheshim me to. Nuk e gjetėm dot veten as te Partia Demokratike, as te Partia Republikane, as te Partia Ekologjike. Mendojmė se deri kėtu nuk ka asgjė tė pazakontė, meqė diēka e ngjashme u ka ndodhur edhe tė tjerėve, shumė njerėzve me mentalitet antikomunist, qė nuk janė pajtuar me pika tė ndryshme tė veprimtarive ose programeve tė partive qė pėrmendėm apo tė ndonjė partie tjetėr kėsodore. Nga ana tjetėr ėshtė ndoshta edhe natyra e krijuesit qė e bėn tė vėshtirė disiplinimin nė njė parti tė caktuar.
Dhe rezervat ose kritikat tona i kemi shprehur hapur, nė publik, kur kemi mundur, nė kushtet e njė censure tė pashpallur qė ekziston- nė forma tė reja- sot e gjithė ditėn. Kemi menduar se kėshtu pasurohet dhe jo dėmtohet njė lėvizje e gjerė opozite kundėrkomuniste, ashtu si ēdo lidhje demokratike ka kudo nė botėn e zhvilluar edhe fraksionet e saj.
Ka vlerė pra tė theksohet sot, nė muajin gusht, ajo qė duhej thėnė qysh nė dhjetor tė vitit tė kaluar. Skuadra e opozitės zyrtare (nė tė vėrtetė ėshtė e ēuditshme qė njė forcė e cila merr pjesė nė koalicionin qeveritar dhe nė pushtet lokale tė vazhdojė tė quhet gjithė ditėn opozitė) dhe trajnerėt e saj e ndėrlikojnė shumė nė rrjetėn e paragjykimeve komuniste atė qė ishte e thjeshtė qė nė fillim:
-Opozita demokratike jo-komuniste ka lindur shumė mė herėt sesa dhjetori i 1990-ės. Ajo ka lindur bashkė me lindjen dhe pėrhapjen e komunizmit nė Shqipėri. Kemi parasysh kėtu tė gjithė ata nacionalistė, intelektualė, klerikė njerėz tė thjeshtė qė e parandjenė qysh me Konferencėn e Pezės , ashtu si dhe tė tjerė qė pranuan aleancėn nė frontin Nacional-ēlirimtar, rrezikun qė i kanosej Shqipėrisė po tė vendosej pas lufte njė regjim komunist.
Ndėrmjet atyre qė morėn pjesė nė Luftėn Civile si front antikomunist dhe u vranė, u arratisėn ose u burgosėn mė pas, dallohen plot demokratė, ashtu siē dallohen tė tillė edhe nė frontin partizan-komunist. Pajtimi Kombėtar, pėr tė cilin po flitet kaq shumė, pikėrisht aty duhet tė fillojė, tė Lufta Civile. Kjo ėshtė njė ide fisnike qė e kanė hedhur vetė ish-pjesėmarrės nė luftėn ēlirimtare dhe nė atė vėllavrasėse. Kushdo qė do t’ u shpėtojė hijeve tė sė kaluarės duhet ta mbėshtesė pa asnjė ngurim kėtė ide. Duhet pranuar mė nė fund hapur qė lufta kundėr okupatorit degjeneroi nė njė luftė tė pėrgjakshme civile, njėkohėsisht duhet shuar ēdo ndjenjė revanshi prej ngadhnjimtari ose tė munduri. Prandaj nuk sjell ndonjė fryt tė madh pajtimi midis Partisė Demokratike me atė socialiste ose Ekologjike, por nė rradhė tė parė pajtimi midis ish-palėve nė Luftėn Civile (dhe trashėgimia e tyre), shkaktare e sė cilės ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarėt jugosllavė.
Histeria e luftės pėr pushtet qė kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunė qė ka qenė thelbi i ēdo lėvizjeje komuniste, ėshtė shkaku i vetėm qė ajo luftė kundėr okupatorit degjeneroi nė luftė civile. Pra ēėshtja e pushtetit ėshtė argumenti qė zbulon edhe shkakun e tradhėtisė qė komunistėt i bėnė demokracisė dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe nuk kanė asnjė kuptim thirrjet pėr harresė dhe pėr mbyllje dosjesh, kur nuk janė zgjidhur problemet kardinale si Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencies e ndaj klerit menjėherė pas luftės dhe nė faza tė mėvonėshme, terrori ndaj rezistencės sė organizuar antikomuniste deri nė periudhėn 1952-1953, qėndrimi ndaj emigracionit politik. Rishikimi i dokumentacionit pėr kėto nyje tė rėndėsishme tė historisė sonė do t’ i kthente Shqipėrisė figurat e demokratėve, do t’ i kthente nė jetėn normale njerėzit e ndershėm dhe do t’ u tregonte vendin inkuizitorėve, qė na e bėnė atdheun tė pabanueshėm dhe qė sot bashkojnė zėrin e tyre hipokrit me koret e pėrbotshme pėr demokraci.
Shifrat e terrorit komunist janė jashtėzakonisht tė mėdha nė krahasim me popullatėn e Shqipėrisė dhe nė krahasim me vende tė tjera ish-komuniste tė Europės, prandaj edhe mė e pamundur ėshtė harresa tek ne. Ėshtė pikėrisht ndrydhja e kujtesės kombėtare, siē e takojmė ēdo ditė nė shtypin zyrtar, ajo qė na bėn tė mos ndahemi dot nga e kaluara. E kaluara do tė na mbajė tė gozhduar nė rrethin e saj vicioz pėr sa kohė nuk kemi bėrė katarsisin e vėrtetė historik.
Pėr kėto arsye nuk mund tė ishim dakord qė nė fillim me faktin qė nė opozitėn e ligjėruar nuk pėrfaqėsohej as opozita e hershme shqiptare, as opozita e mėvonshme e kalbur nėpėr burgje dhe kampe pune, as pėrfaqėsues tė emigracionit politik. Mendojmė se shkak pėr kėtė ishte organizimi i mbyllur i tipit partiak-komunist qė i drejtohej vizionit tė ngushtė pėr demokracinė tė intelektualėve tė establishmentit, shumica disidentė tė dhjetorit ’90. Ky vizion i ngushtė pėr partinė e drejtuar nga ish-komunistėt ėshtė me sa duket i pashmangshėm, sepse ėshtė fryma kolektiviste ajo qė ka infiltruar tashmė dhe ka zėnė vend nė inkoshientin e gjithė komunistėve. (Do tė mjaftonte si provė e vetme pėr kėtė sektarizėm jo-demokratik, edhe vetėm fakti qė organet opozitare tė shtypit deri mė tani kanė botuar deri nė lodhje dhe kskluzivisht kujtimet e figurave tė njohura komuniste. Vetėm komunistė ka pasur Shqipėria? Humanizmi ndaj bashkėpunėtorėve tė pafat tė Enver Hoxhės e nderon demokracinė shqiptare, por kurrsesi nuk mund ta pėrfaqėsojė atė.)
Gjithė ata qė diktatura komuniste i detyroi tė braktisnin atdheun qė nė orėt e para tė vendosjes sė saj, ata qė i detyroi tė kapnin pushkėn e tė rezistonin nėpėr male, aty qė i ndryu nė burgje e internime- qė nga figurat e ndritura tė kombit e deri te anonimėt- si dhe mė tė rinjtė qė shpresonin njė kthesė rrėnjėsore, prisnin njė akt tė madh patriotik nga liderėt e rinj: hapjen e dyerve tė partisė sė tyre pėr tė gjithė opozitarėt brenda dhe jashtė vendit dhe jo ngutjen pėr tė dalė nė krye e pėr tė kultivuar unitetin partiak- kėtė ēelės tė ndryshkur fitorjesh.
Pranimi i zgjedhjeve tė pabarabarta, jodemokratike, shuarja e lėvizjes punėtore nė shkurt, braktisja qė shqiptarėt i bėnė nė masė atdheut, premtimet pėr fitore nė zgjedhje dhe zhgėnjimi qė shkaktoi humbja, e mbi tė gjitha ndalimi i krijimit tė partive tė reja (PD nė bashkėpunim me PPSh) nė maj janė rrjedhimet logjike tė dobėsive tė opozitės zyrtare.
Le tė ndalemi pak te pranimi i zgjedhjeve tė pabarabarta, pa dashur tė luajmė pjesėn e atij qė jep gjykimin pasi njihet rezultati, por pėr hir tė njė analize qė mund tė na ndihmojė nė vlerėsimin e sė ardhmes:
Ē’ pėrfaqėsonin Partia e Punės, presidenti i saj Ramiz Alia dhe Sigurimi i Shtetit pėrpara zgjedhjeve? Nga ato qė njiheshin pak a shumė prej tė gjithėve, dilte se kishim tė bėnim me trinitetin e krimit ndaj kombit dhe- nė kohėn kur lėvizja komuniste nga poshtė kėrkonte shtetin ligjor- duhej tė luftohej me tė gjitha mjetet demokratike pėr nxjerrjen e dy tė parėve jashtė ligjit dhe pėr pezullimin e menjėhershėm tė Sigurimit tė Shtetit, pėr tė cilin nuk ka pasur kurrė asnjė dekret apo ligj. Ky trinitet organizoi mė 21 shkurt njė grusht shteti qė i dha fund shpėrthimit demokratik tė njė dite mė parė dhe vendosi nė fuqi Kėshillin Presidencial, ose mė saktė Kėshillin e Regjencės. Megjithėse regjentėt nxorrėn tanket nė rrugėt e Tiranės (u dhanė ndoshta frymėzimin edhe puēistėve mediokėr tė Kremlinit), ata pėrsėri morėn miratimin e opozitės zyrtare qė vetiu e njohu “ligjshmėrinė“ e tyre. Tani qė pamė se ē’ ndodhi nė rrugėt e Moskės pyesim: A nuk do tė kishte qenė burrėria e vėrtetė e liderėve tė opozitės qė tė hipnin nė tanke ashtu siē kėrkonte populli dhe jo t’ i dėrgonin njerėzit e zhgėnjyer nėpėr shtėpi? Nė tribunat qė u takonin qytetarėve hipėn, hipėn pėr pasojė vullnetarėt e Milloshit. Edhe njė herė fitoi psikoza e frikės nga njė gjoja luftė civile, psikozė qė e ushqeu muaj me rradhė Partia e Punės me papagallin e vet “Zėrin e Popullit“.
Demokracia nuk lufton komunistėt, por komunizmin; duke hyrė nė zgjedhje (pavarėsisht nga fitorja apo jo nė to), opozita demokratike zyrtare i dha legalitet komunizmit nė Shqipėri, legalizoi njė president, prania e tė cilit ėshtė nėnqeshja cinike e Enver Hoxhės mbi demokracinė, dhe njohu organizatėn ilegale tė Sigurimit tė Shtetit- Ēetėn Plakė tė Koēi Xoxes.
Ngjarjet e shkurt-marsit duhet tė na japin shumė mėsime pėr gjendjen aktuale, sepse pėrsėri “opozita“ gjendet pėrpara disa udhėkryqeve parimore. Pėrsėri nė Shqipėri drejton njė forcė antidemokratike qė nuk lejon tė hyjė ligjshmėria nė jetėn tonė tė pėrditshme.
Ngjarjet e Shkodrės nuk kanė gjetur asnjė lloj zgjidhjeje dhe as nuk kanė pėr tė gjetur nė klimėn e procedurave antidemokratike qė po ndiqen. Farsa juridike hyri nė tė gjitha ekranet tona pėr t’ u kėmbyer me rubrikėn “Sot nė Kuvendin Popullor“.
Amnisti apo pafajėsi? (ėshtė fjala pėr debatin parlamentar i vitit 1991 pėr amnistinė apo pafajsinė e ish-tė persekutuarėve politikė- K. M.)- Parlamenti mbeti i mbėrthyer nė kėtė gozhdė qė e ngul gjithmonė ajo forcė qė kėrkon t’ i japė ligjshmėri njė tė kaluare anti-ligjore. Duhet tė pranosh qė ka pasur procese juridike pėr tė kėrkuar amnisti ose pafajėsi- kur dihet se ka pasur vetėm despotizėm dhe mafia shtetėrore.
Eksodi- provoi edhe njė herė qė qeveria e koalicionit nuk e ka gjendjen nė dorė dhe se turbullirat nė Shqipėri i krijojnė forca jashtėligjore. Partia Demokratike, Republikane etj., edhe njėherė bėnė zhurmėn e rastit dhe gjithēka u kthye atje ku ishte, gati pėr shpėrthimin tjetėr.
Denoncimi pa kompromis i veprimtarisė kriminale tė PPSH-sė deri nė nxjerrjen e saj jashtė ligjit ėshtė i vetmi shteg nga duhet tė kalojė PSSH-ja pėr tė fituar tė drejtėn e qytetarisė nė shoqėrinė e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundėsi pėr opozitėn qė atdheun e mbetur nė duart e rrugaēėve tė qosheve tė errėta tė nomenklaturės apo tė kriminelėve ordinerė t’ ua kthejė miliona njerėzve tė ndershėm qė kanė humbur besimin. Pėr sa kohė PS nuk ka bėrė denoncimin e plotė tė origjinės dhe historisė sė saj, ajo s’ mund ta ketė tė drejtėn pėr tė qenė njė parti e ligjshme.
Edhe fakti qė Socialistė dhe Demokratė bashkarisht po i kthehen me njė rreptėsi tė paparė kujtimit tė monarkisė dhe disa zgjatimeve tė saj sot, po e shtrijnė periudhėn e diktaturės nė Shqipėri nga 47 nė 65 vjet, tregon se mungon dėshira pėr tė folur hapur mbi tė gjitha ēėshtjet e historisė dhe tė sotshmes sonė. Tregon njėkohėsisht njohje tė pėrciptė tė historisė dhe inkoshientin e birėrisė komuniste. Kemi mendimin se pėr kėtė problem po ndodhemi sėrish te njė dėshirė e pakontrolluar pėr pushtet; pikėrisht tek ajo qė siē thamė mė lart i shtyu komunistėt nė 1942-43 tė nxisnin luftėn civile. Nisur nga kjo, me tė drejtė ēdo demokrati i mbetet tė denoncojė rrezikun e njohur tė degjenerimit tė demokracisė nė demagogji.
Nė qoftė se deklarohemi pėr demokracinė pa kufij, atėherė sigurisht kemi parasysh respektimin e pakufishėm tė sė drejtės. Pėr ata qė mund ta kenė harruar historinė e Shqipėrisė, kujtojmė se nė Konferencėn e Pezės ėshtė vendosur qė ēėshtja e formės sė shtetit shqiptar do tė zgjidhet me njė referendum pas lufte. Kurse Kongresi i Pėrmetit me fitimin e Luftės Civile nga komunistėt, ia mohoi popullit shqiptar me dhunė kėtė tė drejtė politike.
Nė regjimin despotik tė Enver Hoxhės nuk njohėm se ē’ ishte as monarkia kushtetuese as republika. Prandaj kjo ēėshtje na lė tė ftohtė. Por pėr arsyet qė pėrmendėm, nuk lejohet t’ i heqėsh askujt tė drejtėn, qė pas njė regjimi tė dhunshėm tė vendosė nė mėnyrė demokratike pėr formėn e shtetit tė tij. Njė referendum i tillė ėshtė mbajtur edhe nė shtetet fqinje mė tė vjetra nė demokraci sesa ne, si nė Itali e nė Greqi. Mendojmė se referendumi nuk e kėrcėnon spektrin e demokracisė, por pėrkundrazi prezumon nė vetvete rritjen e spektrit tė demokracisė; sepse demokraci do tė thotė qė secila shtresė sociale, ēdo grup individėsh, bile edhe ēdo individ i veēantė duhet tė ketė tė drejtė pėr tė gjetur te fryma demokratike mendėsinė e tij.
Si intelektualė tė pavarur, tė prirur vetvetiu tė pėrkrahim forcat mė pėrparimtare, kėmbėngulim nė idenė e debatit tė hapur demokratik dhe e pėrsėrisim me keqardhje qė nė Shqipėri ende nuk ėshtė krijuar mundėsia pėr njė debat tė tillė.
Pėr kėtė qėllim mendojmė tė hedhim nė kėtė artikull idenė e krijimit tė njė Forumi tė gjerė demokratik nė tė cilin duhet tė marrin pjesė tė gjitha forcat antikomuniste, pėrkatėsisht antikolektiviste, duke pėrfshirė kėtu partitė ekzistuese politike dhe ato qė do tė krijohen, shoqata, grupe dhe individė tė veēantė qė kanė kėtė tendencė; sepse vetėm kėshtu bėhet e mundur qė lufta kundėr komunizmit, e cila s’ ėshtė e thjeshtė, tė organizahot nė mėnyrė radikale. Asnjeri s’ duhet tė harrojė se ende janė tė gjitha mundėsitė qė PSSh tė marrė sėrish pushtetin nė zgjedhjet e ardhshme. Ose edhe mė keq, qė Ēeta Plakė tė provojė njė grusht tjetėr shteti. Prandaj kjo e bėn detyrė imperative krijimin e Forumit tė gjerė antikomunist, i cili do tė zgjeronte kufijtė gjithnjė e mė tė ngushtė tė opozitės zyrtare.
(Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtėpia botuese “Albania“, Tiranė 1992, f. 179-185)
Siē shihet, ky tekst e justifikon komplimentin qė Shpėtim Nazarko i bėri Edi Ramės nė “Zonė e Lirė”, nė Tv Klan se ai ėshtė njė nga tre njerėzit nė hapėsirėn shqiptare (dy tė tjerėt janė Arbėr Xhaferri dhe Rexhep Qosja), qė shkruan mė bukur. Ironia ėshtė se kėtė manifest tė njeriut qė sot ėshtė kryetar i PS-sė, nė tė ardhmen mund ta marrė dikush nga krahu tjetėr dhe ta zbatojė pikė pėr pikė, duke u justifikuar se nuk po bėn gjė tjetėr vecse po zbaton ato qė ka thėnė edhe njė nga liderėt mė tė spikatur tė sė majtės.


----------------------------------------
Qė flasin keq pėr mua nė mungesėn time nuk ka asnjė rėndėsi, se nė mungesė pranoj edhe tė rrahin
PM
Top
aristoteli
Postuar nė: 21.11.2006, 23:21
Quote Post


voglushi i madh
*****

Posti: Antarė
Postime: 268
Antari Nr: 1010
Bashkangjitur: 12.04.2006



Nga Kastriot Myftaraj

Titulli i plotė: Manifesti i Edi Ramės nė 1991 kundėr Konferencės sė Pezės, Kongresit tė Pėrmetit, dėshmorėve partizanė (“gjaku i rremė pėr pushtet”) dhe kundėr ekzistencės sė PS, pa dalė jashtė ligjit PPSH, si organizatė kriminale

Nė librin “Refleksione“, me autorė Edi Rama dhe Ardian Klosi, tė botuar nė vitin 1992, nė Tiranė nga shtėpia botuese “Albania“, Tiranė gjendet edhe njė manifest, qė daton nė shtator 1991, nė tė cilin Edi Rama dhe Ardian Klosi paraqesin pikėpamjet e tyre pėr ēėshtje tė historisė dhe tė sė tashmes sė Shqipėrisė.Tashmė qė Edi Rama ėshtė kryetar i PS, ky shkrim fiton njė vlerė tė jashtėzakonshme si njė doikument historik. Ėshtė pėr t’ u habitur se si deputetėve tė mazhorancės nuk u shkoi ndėrmend qė ta pėrdornin kėtė dokument nė debatin pėr krimet e komunizmit nė Kuvend kohėt e fundit. Disa fragmente nga ky dokument do ta kishin vėnė nė pozitė tė vėshtirė opozitėn e majtė, qė praktikisht do tė duhej tė bėnte debat me kryetarin e saj dhe jo me pozitėn.
Edi Rama, i cili qė nga koha kur ėshtė bėrė kryetar i Bashkisė sė Tiranės organizon ēdo vit festė me rastin e Konferencės sė Pezės tė vitit 1942, qė nė manifestin e vitit 1991 Rama e quan si mbledhjen ku u hodhėn bazat e regjimit tė ardhshėm komunist. Atė qė pėr PS-nė ėshtė zyrtarisht “Lufta Nacional-Ēlirimtare”, Edi Rama e quan nė kėtė dokument si Luftė Civile tė pėrgjakshme shkaktare e sė cilės ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga jugosllavėt. Enver Hoxha pėrmendet me emėr si pėrgjegjėsi kryesor pėr luftėn civile, me synim marrjen e pushtetit.
Kongresi i Pėrmetit quhet si legalizim i fitores sė komunistėve nė luftėn civile dhe qė i mohoi tė drejtat popullit shqiptar. Nė kėtė libėr tė Edi Ramės dhe Ardian Klosit ata qė pėr PS-nė qė sot e drejton Edi Rama janė dėshmorėt e Luftės Antifashiste Nacional-Ēlirimtare dhe nė nder tė tė cilėve Edi Rama ve kurora me lule ēdo 5 maj dhe 29 nėntor, quhen gjaku i rremė nė themel tė kolltuqeve tė pushtetarėve komunistė. Nė hyrjen e librit tė tyre “Refleksione“ Edi Rama dhe Ardian Klosi shkruajnė: “U ulėm tė zbėrthenim mitologjinė e 28 mijė dėshmorėve. Gjaku i rremė nė themel tė kolltuqeve nisi tėrmetin“. (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtėpia botuese “Albania“, Tiranė 1992, f. 7)
Pėr shprehjen e kėtyre ideve nė vitin 1991, Edi Rama pretendon se ka marrė dhe njė kėrcėnim me jetė nga njė organizatė terroriste komunistė e quajtur “Dragonjtė e Kuq”, me qendėr nė Smokthinė tė Vlorės. Ja teksti siē e sjell vetė Edi Raman ė libėr(gabimet nė shkrim janė tė vetė tekstit):

“Mer Edi Rama
Petagog nė Institutin e lartė tė arteve
Tiranė

Dėrgon Dragan Kuqo
Smokthin
Vlorė

Ultimatum
Zoti Edi Rama ju njoftojmė se organizata “Dragojt e Kuq”, me qendėr nė Smokthin tė Vlorės, ju paralajmėron se nė qoftė se vazhdoni tė kėrkoni qė tė shikohet figura e Enver Hoxhės atėhere organizata jonė do tu dėnoj me vdekje pa tė paralajmėruar mė!
Organizata jon e krijuar nė Smokthinė tė Vlorės ėshtė e destinuar tė mbrojė me ēdo ēmim emrin dhe veprėn e themeluesit tė Shqipėrisė sė re Enver Hoxhės. Organizata jonė si fillim ka nė gjirin gjirine saj 2011 veta. 20% e saj ndodhen nė Tiranė. Ne pėrdorim metoda bashkėkohore si aksident automobilistik, thika, leva prapa koke, verbim me HCL, Cianur Potasi, Revolver Beret ose rembim fėmije. Mos guxoni ta hapni gojėn sepse pas pak ditėsh do tė vdisni.
Me nderime
Organizata
“Dragojt e Kuq”
Smokthin
Viti 1908
Kur lindi
Trimi me fletė
Do t’ ju qėrojmė njė e nga njė”
(Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtėpia botuese “Albania“, Tiranė 1992, f. 122-123)
A thua leva qė Edi Rama pretendon se mori kokės nė fillim tė vitit 1997 ėshtė njė hakmarrje e vonuar e kėsaj organizate?
Por “qershia mbi tortė” nė manifestin e Edi Ramės tė vitit 1991 ėshtė sigurisht ky paragraf: “Denoncimi pa kompromis i veprimtarisė kriminale tė PPSH-sė deri nė nxjerrjen e saj jashtė ligjit ėshtė i vetmi shteg nga duhet tė kalojė PSSH-ja pėr tė fituar tė drejtėn e qytetarisė nė shoqėrinė e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundėsi pėr opozitėn qė atdheun e mbetur nė duart e rrugaēėve tė qosheve tė errėta tė nomenklaturės apo tė kriminelėve ordinerė t’ ua kthejė miliona njerėzve tė ndershėm qė kanė humbur besimin. Pėr sa kohė PS nuk ka bėrė denoncimin e plotė tė origjinės dhe historisė sė saj, ajo s’ mund ta ketė tė drejtėn pėr tė qenė njė parti e ligjshme”.
Pra, Edi Rama del kundėr mėnyrės se si u bė transformimi i PPSH nė PS, duke u ndryshuar emri, dhe kėrkon qė PPSH tė nxirret jashtė ligjeit si organizatė kriminale dhe pastaj tė krijohet PS si njė parti e re e majtė. Pse Edi Rama i shkruante kėto gjėra nė vitin 1991? Pas tė gjitha gjasave se e lanė jashtė skemave politike. Nė gazetėn “Zėri i Popullit” tė datės 27 janar 1991, ėshtė botuar artikulli “Pse ēuditet Edi Rama?”, me autor A.A (pseudonim i Musa Ulqinit), ku thuhet pėr Edi Ramėn: -“I shkreti! E gėnjen mendja se historia i ka hapur portat pėr tė, se piedestalin e ka gati dhe… mjafton qė tė ngjitet mbi tė. Por lavdia nuk ėshtė si gripi qė t’ i kujtdo”. Ky artikull ėshtė ribotuar dhe tek libri i Edi Ramės dhe Ardian Klosit “Refleksione“, Shtėpia botuese “Albania“, Tiranė 1992, f. 116-117.
Nė manifestin e vet, Edi Rama i qorton dy partitė e mėdha se nė maj 1991 kanė ndaluar krijimin e njė partie politike, por nuk e thotė se pėr ē’ parti bėhet fjalė. Nė prill 1991 Edi Rama doli si anėtar i komisionit nismėtar pėr krijimin e njė partie me emrin e ēuditshėm Kristian-Islamike,. Shumė vetė e mbajnė ende mend mbledhjen e komisionit nismėtar tė Partisė Kristian-Islamike nė katin e tretė tė Pallatit tė Kulturės, ku nė tribunė, nė krah tė Edi Ramės qenė Ardian Klosi dhe Spartak Ngjela.
Por ja se cili ėshtė teksti i plotė i manifestit tė Edi Ramės dhe Ardian Klosit nė vitin 1991, sipas librit tė Edi Ramws dhe Ardian Klosit “Refleksione“, Shtėpia botuese “Albania“, Tiranė 1992, f. 179-185)


----------------------------------------
Qė flasin keq pėr mua nė mungesėn time nuk ka asnjė rėndėsi, se nė mungesė pranoj edhe tė rrahin
PM
Top
ilo_te
Postuar nė: 22.11.2006, 11:54
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 20
Antari Nr: 1041
Bashkangjitur: 17.04.2006



Me te vertet qenke filozofi i madhe!
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio