Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Sida - Murtaja e shekullit
ardi_pr
Postuar nė: 22.11.2006, 12:15
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006




All-llahu, xhele shanuhu, thotė nė Kur’anin Famėlartė:
“Dhe mos iu afroni imoralitetit, sepse vėrtet ėshtė njė rrugė
shumė e keqe.” (El-isra : 32)

Poashtu i Dėrguari, alejhi selam, ka thene: “Sa herė qė shfaqet
imoraliteti nė mėnyrė tė hapur nė njė popull, tek ai popull
do tė bien epidemi dhe shumė sėmundje tė tjera qė nuk
ekzistonin mė parė.”

SIDA apo AIDS-i (sindromi i fituar i humbjes sė imunitetit)
ėshtė njėra prej sėmundjeve globale mė katastrofale nė tė
cilėn ka hasur njerėzimi.
Sindromi i imunodeficiencės sė akuiruar (SIDA) u paraqit
mė 1979, ndėrsa qarqeve mjekėsore u ra nė sy mė 1981 dhe
vetėm gjatė periudhės 7- vjeēare SIDA mori pėrmasa epidemike
nėpėr tėrė Botėn Perėndimore dhe nėpėr pjesėn mė tė madhe
tė Afrikės. Termi akuiruar do tė thotė i fituar gjatė jetės, e jo i
trashėguar.

Shkaktar i kėsaj sėmundjeje infektuese ėshtė retrovirusi
HIV (virusi humanoimunodeficient), i cili me arritje nė gjak,
sulmon llojin e veēantė tė rruzave tė bardha tė gjakut, tė
ashtuquajturat limfocitet T- 4, tė cilat nė organizėm kanė rolin
mbrojtės. Te njėri prej tre personave tė infektuar zhvillohet
sėmundja e manifestuar, d.m.th. zhduken qelizat T, virusi
nė tė vėrtetė zhduk aftėsinė e organizmit qė tė mbrohet
nga sėmundjet tjera dhe e ēon nė vdekje tė paevitueshme.
Disa studime flasin se nga momenti i infeksionit e deri nė
paraqitjen e shenjave tė para klinike kjo mund tė zgjasė
nganjėherė edhe 6 vjet ose mė shumė.

Shenjat dhe simptomat qė mund tė sugjerojnė pėr SIDA-n
janė:
1. Plogėshtia e madhe gjatė disa javėve pa ndonjė arsye tė
njohur.
2. Gjėndrat limfatike tė enjtura rėndom bilaterale nė rajonin
cervical, aksilar dhe inguinal.
3. Humbja e papritur e peshės prej mė se 5 kg. brenda dy
muajve.
4. Temperatura vazhdimisht e rritur ose djersitja gjatė natės
qė zgjasin disa javė.
5. Frymėmarrja persistente e cekėt dhe kollitja joproduktive qė
zgjasin disa javė.Kaposi sarcoma si manifestim i SIDA-s paraqitet nė 25 %
tė tė gjitha rasteve tė SIDA-s.

Ėshtė konstatuar se 72% e rasteve me SIDA kanė qenė
persona qė merreshin me “seks tė shfrenuar”.
Pėrhapja e rasteve evropiane tė SIDA-s sipas grupeve tė
rrezikuara tregon se 70 % ishin homoseksualė ose
biseksualė, duke pėrfshirė edhe 2 % sish qė njėherėsh
ishin edhe shfrytėzues tė barnave intravenoze. Rreth 12 %
e rasteve ishin vetėm keqpėrdorues tė barnave dhe 2 % tė
rasteve ishin marrės tė produkteve tė gjakut. Hemofiliakėt
pėrbėnin rreth 4 % tė tė gjitha rasteve. Gjithashtu, sipas disa
studimeve tė bėra dihet se njė pjesė e prostitutave janė tė
infektuara me HIV, pasi ato mund tė shėrbejnė si rezervuar
tė bartjes sė agjensit tė SIDA-s. Tė rrezikuar nga SIDA janė
edhe fėmijėt e prindėrve tė sėmurė nga SIDA, tė cilėt mund
tė infektohen me SIDA nėpėrmjet qumėshtit tė nėnave
tė tyre.
Virusi i SIDĖS bartet me kontakte intime dhe me gjak.
Mėnyrat e rėndomta pėr fitimin e virusit janė: kontakti intim
me dikė qė ėshtė i infektuar me virus ose shfrytėzimi i
gjilpėrės sė pėrbashkėt dhe i veglave pėr injektimin e
narkomanisė intravenoze.
Virusi nuk ėshtė rezistent nė mjedisin e jashtėm. Kėshtu,
SIDA nuk bartet nėpėrmjet kontaktit tė pėrditshėm shoqėror
si dhėnia e dorės, pėrqafimi miqėsor, shfrytėzimi i pėrbashkėt
i mjeteve pėr ushqim, pije, etj. Virusi nuk ngjitet me kollitje,
teshje, me lot, larje nė pishinė, me thumbimin e mushkonjės.

Ēka mund tė bėsh pėr mbrojtjen e vetvetes:

1. Pėrmbaju shprehive themelore higjienike. Gjithmonė pastroji
duart pas pėrdorimit tė toaletit. Edhe pse SIDA ashtu nuk
ngjitet, kjo ėshtė masė e sigurimit nė ēdo situatė. Duart patjetėr
duhet tė lahen nėse prekim gjak ose ndonjė tajitje tjetėr,
pa marrė parasysh pėr kė ėshtė fjala dhe nė ēfarė situate.
Shfrytėzoje vetėm brushėn tėnde tė dhėmbėve si dhe vetėm
mjetet tua tė rrojės.

2. Gjithmonė ta kesh ndėr mend qė shumė sėmundje, e ndėr
to edhe SIDA barten me gjak, nėpėrmes gjilpėrės sė infektuar,
teheve, etj. Pėr kėtė:
- miqėsinė vėrtetoje nė shumė mėnyra tė tjera – jo me
kėmbimin e gjakut,
- mosmarrėveshjet zgjidhi nė mėnyrė tė civilizuar. Me rrahje
dikush mund tė lėndohet seriozisht.
- mos e bėj tatuazhin e lėkurės sate.
- nėse don t’i shposh veshėt, kėtė bėje vetėm me gjilpėrė tė
sterilizuar.

3. Mos merr kurrfarė droge. Narkomania ėshtė shumė e
dėmshme pėr shėndetin dhe rrezikun nga SIDA e bėn edhe
mė tė madh.

4. Mos pi pije alkoolike. Alkooli e zvogėlon aftėsinė e
vetėkontrollit.

5. Mos bėni mardhėnie intime para martesės dhe

6. Mos bėni tradhėti bashkėshortore.

Njė raport i Institutit Ndėrkombėtar tė SIDĖS bėn tė
ditur se kėrkimet tregonin se 65 milionė njerėz janė
infektuar me virusin HIV qė shkakton SIDĖN qė kur ky
virus u shfaq pėr herė tė parė dhe 25 milionė prej tyre kanė
vdekur.
Presidenti i Institutit, doktori Peter Lampeti thotė se pa
pasur mundėsi tė pėrdorin kurimin e nevojshėm 40
milionėt e tjerė tė prekur nga virusi, do tė vdesin para kohe.

Mjekimi i SIDA-s ėshtė tejet i shtrenjtė. Shpenzimet e kujdesit
pėr njė tė sėmurė me SIDA sillen prej 50 000 - 150 000 $ (dollarė). Nė SHBA, harxhimet pėr njė person tė sėmurė me
SIDA janė 150 000 $. Vetėm nė vitin 1985 SHBA-tė kanė
shpenzuar 1 700 000 $ (dollarė) pėr persona qė s’kanė arriturtė shėrohen.
E keqja mė e madhe ėshtė se SIDA nuk ka mėnyra tė shėrimit.
Tė gjitha rastet e tė sėmurėve nga SIDA, - konsiderohet se
deri mė tash mbi 100.000 (deri nė vitin 2001) – patėn pėrfundim fatal. Sėmundja deri nė vdekje zgjat 6-15 muaj.
SIDA ėshtė, pėrveē tėrbimit, e vetmja sėmundje infektuese qė pėrfundon me vdekje.


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio