Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> BEXHETI U TAKUA ME U. e Studenteve
r.mislimi
Postuar nė: 23.11.2006, 17:03
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



REKTORI BEXHETI U TAKUA ME PĖRFAQĖSUESIT
E UNIONEVE TĖ STUDENTĖVE


Rektori i Universitetit Shteteror te Tetoves prof. dr. Sadi Bexheti priti perfaqesuesit e tre unioneve te studenteve qe veprojne ne kete institucion te larte arsimor. Me ta ai diskutoi per ceshtje te ndryshme qe i tangojne keto organizma studentore.
Rektori Bexheti, pasi e pershendeti kete takim iu tha studenteve, se ka ardhur ne krye te USHT-se me qellim qe te sjelle ne kahe te duhur ecjen e ketij institucioni, duke punuar se bashku me stafin drejtues, si dhe me vete studentet ne menjanimin e dobesive qe kane penguar zhvillimit e drejte te procesit mesimor-shkencor ne te shkuaren ne kete Universitet. Puna jone do te orientohet ne krijimin e kushteve dhe ngritjen e cilesise se studimeve, ne fillimin e implementimit te praktik te procesit mesimor-shkencor, pastaj ne rregullimin e ceshtjes se banimit permes ngritjes se konvikteve, ne uljen e cmimeve te ushqimit ne mensen e studenteve, mundesine e kontaktimit dhe kembimit te pervojave me studentet e universiteteve ne vend dhe jashte tij etj. Ai shprehu gatishmerine per t’iu gjendur gjithmone prane shqetesimeve te studenteve, duke u ofruar nje qasje sa me te mire tek administrata, tek organet drejtuese te departamenteve te USHT-se, si dhe ne vete Rektoratin. Ai u ofroi atyre transparence ne punen e tij dhe kerkoi bashkepunimin per te miren e tyre dhe te vete Universitetit.
Studentet ne fillim mirepriten dhe e pershendeten kete takim. Ata i pezentuan shqetesimet e tyre qe kishin te benin me funksionimin e organizimit te tyre ne USHT, per format dhe menyrat e veprimit qe imponojne kushtet e reja te krijuar ne USHT, per shqetesimet dhe kerkesat qe kane ata per gjetjen e perbashket te nje gjuhe per t’u perfaqesuar ne organet e tyre dhe ato te Universiteit etj.
U arrit pajtimi qe ne takimin qe do te mbahet pas disa ditesh te hartohet nje statut i ri i Unionit te Studenteve te Universitetit Shteteror te Tetoves, mbi bazen e te cilit do te mbaheshin zgjedhjet e reja dhe do te zgjedheshin drejtuesit legjitim te tyre. Ne kete takim u ra dakord qe ne takimin e rradhes te marrin pjese nga dy perfaqesues nga secili union, ku njeri nga ta do te jete kryetari aktual i unionit te tyre.
Ky takim u shoqerua nga nje debat i hapur dhe konstruktiv.


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
proview
Postuar nė: 01.12.2006, 01:17
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 46
Antari Nr: 4349
Bashkangjitur: 01.12.2006



kush eshte bre unioni i ri is tudentetve ne usht, a e dhe unionin se lan rahat a ? ku shkon bre ki popull , vec mbas jemi tu shku...ama nejse juve urime perpara
PM
Top
fotoni
Postuar nė: 06.12.2006, 18:21
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 144
Antari Nr: 350
Bashkangjitur: 26.06.2005



A do kete zgjedhje apo zgjidhje per Unionin e Studenteve?!!!!!!!
PMMSN
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio