Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Misionari i Parisit e vizitoi Kosovėn.........
ardi_pr
Postuar nė: 23.11.2006, 17:33
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006




Nė kohėn kur zgjidhja e ēėshtjes shqiptare po kėrkon zgjidhje nė pėrgjithėsi ndėrsa, ajo e ēėshtjes sė Kosovės ėshtė shtruar pėr zgjidhje nė veēanti, nė kohėn kur kjo zgjidhje po pengohet me tė gjitha shantazhet dhe intrigat nga armiqtė tanė shekullorė; nga tė gjithė shqiptarėt me mendje tė kthjelluar dihet se kjo zgjidhje nuk mund tė bėhet dot pa e bėrė fillimisht ne shqiptarėt zgjidhjen e lėmshit nga pejzat pėrēarėse nė kokat e shqiptarėve qė i ngatėrroi si mos mė keq pluralizmi politik pas viteve “90-ta.
Pikėrisht, nė kėtė kohė, Ismail Kadare, vjen si njė misionar i sė keqes me thikėn e mprehur tė pėrēarjes, i mllefosur nga goditjet qė ka marrė kohėve tė fundit nga e vėrteta e hidhur e rastit tė familjes Janulla; qė siē thotė populli ynė “e vėrteta mund tė vonohet por, patjetėr njė ditė del nė dritė” dhe nga pėrplasjet me shumė intelektualė qė sipas llogarisė sė tij “mbretėrore” veē ai paska drejt pėr gjithēka qė atij i teket ta thotė e ta shkruan, tė tjerėt po u dashka gjithmonė t“i thonė veē amen!!!
Vizita e Ismail Kadaresė nė Kosovė, tregoi edhe njėherė se deri ku mund tė shkallojė truri i njė shkrimtari kur ky nuk logjikon arsyeshėm por trumbeton vetėm nga optika e mjegulluar hakmarrėse!!!
Rrėshqitja e tij e parė sa e shkeli kėmbėn nė Kosovėn e plagosur qe kur shkoi u pėrul dhe i bėri nderė atij qė aspak se meriton, i bėri nderė mikut tė tij tė vjetėr I. Rugovės tė cilin dikur jo pak e pati “hidhėruar” vet I. Kadarenė, kur ishte nė “peligrenazh” tek S.Millosheviqi, pėr atė rast I. Kadare dikur shkruante: “askush, askėnd nuk mund ta detyrojė tė bėhet hero por I. Rugova, pėrballė S.Millosheviqit ka mundur tė qeshet mė pak”!
Sigurisht, nga pleqėria I. Kadare “harron”, gjithashtu kur shkoi edhe nė shtėpinė e kulturės “Rexhep Mitrovica” nė Mitrovicė, se ky “heroi” i pinjollėve tė fashistėve dikur qe pėrkrahės i zellshėm pėrkrah forcave tė errėta qė popujt i lanė nė gjak me pushtime. Pėr ta bėrė edhe mė tė errėt figurėn e tij (pėr tė fituar ca para), I. Kadare, do ta pranonte ēmimin e “Kepit e Shpresės sė mirė”, qė ėshtė pjellė e mikut tė tij tė vjetėr, ish-agjentit tė sigurimit jugosllav, Fahredin Gunga. Prandaj, ndonėse fjalimi i tij pėrballė “sejmenėve “ tė LDK-sė dhe servilėve tė saj aspak nuk na befasoi kur ky kameleon i mjerė nė politikė deklaroi: “kur isha pėr herė tė parė nė qytetin e Mitrovicės (1972), nė njė pasdite tė ftohtė, me rrugėt e trishtuara dhe tė pluhurosura, ndofta nuk kanė qenė tė pluhurosura rrugėt por, ishte si duket ajo ndjenja e robėrisė qė ma krijonte kėtė pėrfytyrim – unė vet vija nga njė vend gri, i pluhurosur dhe nė robėri”.
Ēdo shqiptar por, edhe njeri i huaj pėrparimtar me mend nė kokė mund t“i japė tė drejtė I. Kadaresė, qė vėrtetė Mitrovica qe e robėruar nė ato vite nga titistėt gjakatarė por, askush s“mund t“i japė tė drejtė pėr ketė krahasim qyqar se: “unė, vet vija nga njė vend gri, i pluhurosur dhe nė robėri”!!! Ky krahasim cinik dhe tejet i pavėrtetė nuk i shkon pėrshtati asnjė mendje tė shėndoshė.
Po, prej nga vinte ky far zotėriu ore?!
Vinte nga Shqipėria e “pushtuar” nga komunistėt! O bubu!...
Po ua pėrkujtojmė lexuesve vetėm njė mendim tė Nolit, pėr kėta “pushtuesit” qė i konsideron tani I.Kadare:
Fan S. Noli ynė i madh, Enver Hoxhėn e quante: “Komandari ynė”!
Kur mė 1944, i thanė se nazi-fashistėt e humbėn luftėn, nė pushtet erdhi Zogolli, kundėrshtari yt politik; atdhetari i madh demokrat u mendua, pastaj u shpreh: vetėm pushtetarėt le tė jenė shqiptarė, tė huajt, serbėt o tė tjerė tė mos e sundojnė Shqipėrinė”!
- Jo, i thanė: “nė pushtet erdhėn komunistėt me Enver Hoxhėn nė krye”.
“Ata, janė djemtė tanė” , u shpreh me kėnaqėsi poeti atdhetar.
Nga kjo konstatojmė qė largpamėsia politike e Nolit tė madh ishte e paskajshme!
Ay, nuk ra kurrė nė humnerat e shpirtngushtėsisė politike, partiake, lokaliste, tė mėhallės etj etj...
Ay, i shkroi letėr Enver Hoxhės, ia uroi ardhjen nė pushtet, nuk e konsideroi “okupimin” e Shqipėrisė nga komunistėt ashtu siē e konsideron tani pas kaq vitesh kozmopoliti nga Parisi.
Noli ynė i madh, shumė mirė e dinte se: ata qė kishin luftuar me armė nė dorė kundėr fashistėve, atyre qė aq shumė u kishte besuar e kėnduar nga zemra populli.
Por, ai se dinte atėherė se do tė vinte njė poet i madh si I. Kadare, qė do t“ju kėndonte aq shumė poezi dhe do t“ju kushtonte romane, por qė pas njė “dite me diell”, do tė bėhej shkrimtari, “shumė i rrezikuar”, prej tyre, tash disident!..
Por, kur se: pas ikjes sė tyre nga pushteti!!!
Po, nga vinte zotėriu atėbotė?!
A vinte nga njė vend ku e kishin pushtuar tė huajt?
Jo, nuk vinte!
A vinte nga njė vend ku ndalohej flamuri shqiptar?
Jo, nuk vinte!
A vinte nga njė vend ku nuk lejohej tė flitej e tė shkruhej gjuha letrare shqipe?
Jo, nuk vinte!
A vinte nga njė vend ku nuk zhvillohej arti dhe kultura shqiptare; pėr tė cilėn edhe I. Kadare ka bėrė shumė.
Jo, nuk vinte!
A vinte nga njė vend kur qeveria dhe shteti shqiptar po bėnte gjithēka qė ishte e mundur, pėrkundėr bllokadave tė asaj kohe qė edhe viset tjera tė Shqipėrisė si Kosova, Tetova, Ulqini e tė tjera tė bashkoheshin e ta bėnim njė gjuhė tė njėsuar ?!
Po, vinte!
A nuk ishte Tirana e asaj kohe qė dėrgonte kontingjente tė tėra njerėz tė shkencės tė artit e kulturės, pėr t“a ndihmuar popullin vėlla, qė jetonte i ndarė nė viset e veta shqiptare?!
Jo z. I. Kadare! Gaboheni rėndė kur shpreheni kaq pa logjikė!
Shqipėria, nė kohėn e “diktaturės” qe shumė mė e lirė se sot! Ju kėtė fakt qėllimisht e fshihni!
Por, faktet janė kokėforta qė e dėshmojnė kėtė katėrēipėrisht!
A vinte I.Kadare, nga ajo Shqipėri kur sundonin komunistėt me “diktaturė” kurse me vetėmohim tė madh e kishin bėrė sistemin e mbrojtjes sė vendit sipas parimit ushtri e popull ushtar; kur ēdo ushtarė ishte qytetarė dhe ēdo qytetarė ishte ushtarė, kjo pastaj rezultonte me tė gjitha obligimet ushtarake i kryenin sė bashku nė koordinim, kjo e bėnte tė domosdoshme armatosjen e popullsisė jo nė mėnyrė klandestine, por mbaheshin armė me leje, nga pjesėtarėt e organizuar tė mbrojtjes popullore dhe njėkohėsisht zhvilloheshin stėrvitje pėr t“u pėrgatitur pėr mbrojtjen e vendit!
Dua t“ju kujtoj lexuesve se kur shkrimtari i madh ēek, Haveli, kur ky burrė shteti e pende, kur e mbronte ēėshtjen tonė, nė kohėn e gjenocidit millosheviqian, nga kritikat qė i vinin pėr qėndrimin e tij tė drejtė pati reaguar, duke e pėrforcuar qėndrimin e tij tė drejtė: edhe unė jam shqiptar!
Tani, shtrojmė pyetjen: Nėse ai regjim paska qenė diktatorial si kishte guximin t“i armatosė “kundėrshtarėt” e vet, pra, ta armatoste popullin, nga mosha rinore e deri nė pleqėri?...
Tani po e pėrkujtojmė dhe njė habi qė njė shkrimtar hungarez e ka shprehur bėrė kohėve tė fundit:
Ai midis tė tjerash pyet: a janė trima shqiptarėt?
A janė tė menēur shqiptarėt?
Si mund t“i sundonte shqiptarėt njė njeri (ėshtė fjala pėr Enver Hoxhėn) pėr njė gjysmė shekulli?!!!
Nga kjo konstatojmė:
Zotėri, kėto kallėpe qesharake nuk shkojnė!
Shqipėria e pėrgjysmuar nga imperialistėt dhe revizionistėt atėbotė, me kohė e ndau “shapin nga sheqeri”:
Shqipėria, vėrtetė nuk arriti tė pasurohej e modernizohej me rrokaqiej e lukse jetėsore, aq shumė sa vendet fqinje por, mos tė harrojmė e kėto vende edhe pėr tre brezni qė do vinė- nuk mund tė dalin dot nga borxhet qė i kanė futur paraardhėsit e tyre; ndėrsa Shqipėria deri nė vitet 90-ta, nuk ia kishte askujt njė qindarkė borxh!
Pastaj, mos tė harrojmė faktin e pa kontestuar se atėbotė kishte uzina, kombinate e fabrika, pra kishte njė klasė tė fuqishme punėtore e cila sot u shpartallua pamėshirė, kjo i ka sjellė Shqipėrisė dėme tė pallogaritshme deri aty sa qė ekonomia shqiptare ka pėsuar goditje tė pariparuar pėr vitet tė tėra, populli ra nė asistencė nga tė huajt!!!
Shqipėria, pėr tė cilėn ju thoni se ishte e robėruar, atėbotė nuk vuante siē po vuan sot nga plagė tė rėnda tė botės kapitaliste si: droga, hajnia, krimi i organizuar, prostitucioni, korrupsioni, bile pėr mė keq: Shqipėria, po vuan sot nga plagėt e ligjeve mė tė errėta bajarktariste siē ėshtė ligji mesjetar i kanunit, ku vėllavrasja po bėnė kėrdinė!!!
Shqipėria, sot po heq tė zitė e ullirit nga “pashallarėt e kaltėr” tė cilėve fatkeqėsisht edhe ti me kompaninė tėnde po ua bėnė temenanė por, kjo hiq s“mė habitė as mua as tė tjerėt- sepse ti dje ishe servili i temenave (pėruljeve) tė oborrit socialist, sot je servili i temenave tė oborrit kapitalist, po nėse bota “rrotullohet” pėr sė gjalli tėnd; vallė kujt do t“i bėsh temenaja?!...
Gjatė fjalimit “historik” nė Mitrovicė, deklarove: “Shqipėria dhe Kosova tani janė tė lira”!!!
Harrove mor zotėri (si shumė tė tjerė qė po harrojnė) se Shqipėria dhe Kosova nuk janė dy vende fqinje as dy shtete por dijeni se njė Shqipėri ka nė Ballkanin e trazuar nė shekuj, pikėrisht sepse ballkanasit dhe evropianėt pėr tė cilėt ti flet me aq pėrkushtim dhe respekt, padrejtėsisht e kanė copėtuar Shqipėrinė tonė si mos mė keq...
Prandaj, pėrderisa tė ribashkohet kjo Shqipėri, kurrė mos e keni iluzionin se shqiptarėt janė tė lirė!
As pjesa e kėsaj Shqipėrie me emrin Kosovė, mos ta keni iluzionin se ėshtė ēliruar!
Po, a nuk e ndjeve gjėmėn e Lumėbardhit (Ibrit) tė ndarė nė Mitrovicė, kur flisje aq pranė tij?!
A nuk i ke parė enklavat nė Kosovė, kur deklarove se Kosova e ka fituar lirinė?!
Po, si or zotėri asnjė fjalė tė mirė se fole pėr UĒK-nė heroike, kur deklarove: “pėr shkak tė Kosovės u tund bota”! Po, ashtu ėshtė, vėrtetė u tund bota pėr shkak tė Kosovės por, botėn e zgjuan nga gjumi krismat e UĒK-sė, e jo vajtimet e miqve tuaj tė vjetėr e tė rinj pro-titistė!
Pse i harrove Preshevėn me vise tė tjera shqiptare tė lara nė gjak nga UĒPMB-ja, kur dihet se deri tani ajo ka mbetur e pushtuar nga Serbia?!
Pse e harrove Shkupin qė edhe sot po i skuqė rrugėt me gjak djelmoshash ēlirimtarė? A harrove se ajo tokė shqiptare, ėshtė Shqipėri?!
Po Ulqinin e trazuar andej nga Malėsia e Madhe kur policia malazeze, shqiptarėt po i burgosė dhe po i torturon nė vatrat e veta, harrove se ajo tokė shqiptare ėshtė Shqipėri?!
Po, si e konsideron tė ēliruar Shqipėrinė, kur fqinji jugor Greqia po bėnė kėrdinė, jo vetėm mėrgimtarėt qė po na i vret, por edhe eshtrat nė varrezat shekullore po na i hedh pėrtej kufijve!...
Gjithashtu, ky fqinj mizor ende nuk e dėgjon fare zėrin e arsyes nga ēamėt e mbetur jashtė trojeve tė tyre etnike, qė t“jua kthejė pronat.
Mos vallė harrove se edhe Ēamėria ėshtė Shqipėri?!
Harrove ti se kėto vise shqiptare janė Shqipėri?!
...Dhe ju pretendoni tė na e mbushni mendjen se shqiptarėt qenkan ēliruar!
“...Se, edhe qielli po tė pėrmbyset, shqiptarėt mė kurrė s“robėrohen”!!!
Viset tona ēdo ditė po i ricopėtojnė okupatorėt ballkaniko -evropianė, ndėrsa ju na thoni se jemi nė ėndrra!...
Jo, more jo! Kėtė retorikė tė njė politike demagogjike, fryte tė kalbura i hanė vetėm “sejmenėt” qė tė ju rrethojnė dhe tė duartrokasin edhe kur ju flisni marrėzira!...
Misionari nga Parisi edhe njėherė e kėrkoi hapjen e dosjeve nė Tiranė.
Kjo, me siguri qe njė detyrė shtėpie qė duhej ta kryente i porositur nga qarqe tė ndryshme antishqiptare; mendojmė se kjo tani mė sė paku i duhet Shqipėrisė.
Kjo mund tė bėhet nė njė kohė tė pėrshtatshme.
Por, misionari nga Parisi nuk ka harruar kohė mė parė, tė kėrkojė qė shqiptarėt qė “t“i mbyllin dosjet”, apo sikur nėn maskėn e mirėsisė kristiane deklaroi: “nė Kosovė, duhet tė bėhet njė pajtim kombėtar pra, tė falen gabimet e atyre qė u infiltruan dhe vepruan me sigurimin jugosllavė; pra shkurt e shqip, “largpamėsi” modernist kėrkonte tė rehabilitohen spiunėt e angazhuar si zagarėt nga shteti i huaj.
Logjika sipas vlerėsimit: hapim dosje nė Tiranė por, i mbyllim ato nė Prishtinė, Shkup, Podgoricė e gjetiu, flet ēartė pėr angazhimin e misionarit tė regjur...
Misionari nga Parisi tha nė Kosovė edhe shumė ēka s “do tė duhej tė thoshte por, siē u pa hapur; kėsaj here ai erdhi pėr ta realizuar misionin e tij, pėr t“ua bėrė dėshirėn miqve francezė dhe miqve tė tyre, pra, pushtuesve tanė sllavė, sepse siē do tė thoshte njė dėshmitar francez nė dramėn “Dy krisma nė Paris”, pėr Esat Pashėn: “Esat Pasha, nė kokė e mbante fesen (kapelen) turke por, mendjen e kishte pėr ato shtete qė e paguanin, ne ia kishim frikėn se mund tė na godiste nga pas, qeveria franceze e mbante me lajka, sepse i duhej njeriu i saj nė brigjet e Adriatikut”.
Sot, nė urėn e Lumėbardhit, qėndrojnė roje ushtarėt francezė, ata sot o nesėr do tė ikin, po vallė misionarėt e tyre kush do t“i ruan?!

Suedi, 17 Nėntor, 2006
Z.Duraku, R.Kurti dhe F.Shyti




----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio