Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Faqe: (3) [1] 2 3   ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Hero apo TRADHTAR
Ethnic Albanian
  Postuar nė: 26.11.2006, 22:48
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 154
Antari Nr: 3787
Bashkangjitur: 02.11.2006



Une kam cekur se me figura historike kombetare eshte manipuluar gjitheher, meposht do te sjelle edhe disa figura shume interesante me te cilet sot populli shqipetar mburret me ta, e kjo behet per shkak te dredhimeve qe u jane bere historise kombetare!!

Ded Gjon Luli, i pari qe ngriti flamurin kombetare ne maje te
Deēiqit me 1911, luftoi se bashku me serbo-malazezet per shkeputjen
e Malesise e bile edhe Shkodres dhe bashkangjitjes se tyre Malit te Zi.


Ismail Qemali, i cili me direktiva te huaja, shpalli pamvaresine e nje mini shtetit duke vere vulen ne ndarjen e tokave shqiptare.

Isa Boletini (mik i ngushte i Kral Nikolles) i cili bashkepunoi me serbet (ne armatim) per te luftuar kunder shqiptareve musliman. Ate e vrane ne
Podgorice atehere kur shkoj te bisedoj me Krajl Nikollen per nje
kryengritje te perbashket.
PM
Top
luan2u
Postuar nė: 26.11.2006, 22:53
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 328
Antari Nr: 1199
Bashkangjitur: 26.05.2006



Koleg nga i merr ti keto te dhena?! A nuk duken pak si te tepruara?
PM
Top
Ethnic Albanian
Postuar nė: 26.11.2006, 22:56
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 154
Antari Nr: 3787
Bashkangjitur: 02.11.2006



 Citim (luan2u @ 26.11.2006, 22:53)
Koleg nga i merr ti keto te dhena?! A nuk duken pak si te tepruara?


Po mire Koleg, nese nuk te duken reale, ateher mi deamnto ti keto, vetem te lutem fakte!!!
PM
Top
luan2u
Postuar nė: 26.11.2006, 23:07
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 328
Antari Nr: 1199
Bashkangjitur: 26.05.2006



me duket se nuk u kuptuam, une jam ai qe kerkoj fakte per ate se cfar thua ti. E prandaj te lutem mi trego!

Me respekt
PM
Top
lili82
Postuar nė: 26.11.2006, 23:13
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1121
Antari Nr: 3937
Bashkangjitur: 10.11.2006



luan2u per fakte nxjer sa te duash ki Ethnic Albanian,ki ka qen ne ngjarje i ka perjetu krejt..
luan2u ki njeri Ethnic Albanian eshte tu e perzi fen me kombinedhe pse shpesh here mundohet ne njefar menyre me ju largu.Puna pse do heroj i quajn tradhetare eshte fakti se keta jan ata qe ia kthyen shpinen Turkis,e kjo gje eshte tu ju pengu mas shumti.
Tfala nga Gostivari


----------------------------------------
Varje dygn ligger män med kvinnor som de inte älskar och ligger inte med kvinnor som de verkligen älskar.
PM
Top
Ethnic Albanian
Postuar nė: 26.11.2006, 23:22
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 154
Antari Nr: 3787
Bashkangjitur: 02.11.2006



 Citim (luan2u @ 26.11.2006, 23:07)
me duket se nuk u kuptuam, une jam ai qe kerkoj fakte per ate se cfar thua ti. E prandaj te lutem mi trego!

Me respekt


Per ata qe duan fakte ka sa te dojne, mjafton te logjikosh 28 Nentorin, ne fakt kjo datė na perkujton ndarjen e trojeve shqipetare!!

Pastaj rastesisht nuk mberriti Isa Boletini ne Vlore a?? ka qene shume busy, apo i iku Treni??

Per Ded Gjon Lulin, ske qka me e zgjat me teper, kete tradite te tij e ka ndjek edhe Gjon Markagjoni, i cili me 1921 me udhezimin e Beogradit shpalli Mirditen Republike ne vete, por per fat vetem Athina dhe Beogradi e pranuan ndarjen e ketij regjioni dhe askush tjeter!!
Per Fakte:--Kliko Ketu
PM
Top
luan2u
Postuar nė: 26.11.2006, 23:23
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 328
Antari Nr: 1199
Bashkangjitur: 26.05.2006



Ki te drejt koleg, ka raste edhe per Skenderbeun thuan se ka qen tradhetar se ua ka lujt turqive. Keto jane mangesite e ndjenjes kombetare, disa e vendojne fene para kombit. Se para na jemi Shqipetare e pastaj musliman, e sa per fturqit me ata pisa nuk kena asgja te perbashket.
Koleg pershendete gostivarin......

Me respekt
PM
Top
Flori Bruqi
Postuar nė: 27.11.2006, 00:49
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



Nuk e dije a je ne veti o djale?
undefined
PM
Top
Flori Bruqi
Postuar nė: 27.11.2006, 00:50
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



Mos publiko marrina te tilla.Mos je far maqedoni apo serbi?
PM
Top
ardi_pr
Postuar nė: 27.11.2006, 09:48
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006



 Citim (Ethnic Albanian @ 26.11.2006, 22:48)
Une kam cekur se me figura historike kombetare eshte manipuluar gjitheher, meposht do te sjelle edhe disa figura shume interesante me te cilet sot populli shqipetar mburret me ta, e kjo behet per shkak te dredhimeve qe u jane bere historise kombetare!!

Ded Gjon Luli, i pari qe ngriti flamurin kombetare ne maje te
Deēiqit me 1911, luftoi se bashku me serbo-malazezet per shkeputjen
e Malesise e bile edhe Shkodres dhe bashkangjitjes se tyre Malit te Zi.


Ismail Qemali, i cili me direktiva te huaja, shpalli pamvaresine e nje mini shtetit duke vere vulen ne ndarjen e tokave shqiptare.

Isa Boletini (mik i ngushte i Kral Nikolles) i cili bashkepunoi me serbet (ne armatim) per te luftuar kunder shqiptareve musliman. Ate e vrane ne
Podgorice atehere kur shkoj te bisedoj me Krajl Nikollen per nje
kryengritje te perbashket.


E pershendes kete teme edhe pse eshte shume problematike te diskutosh rreth ketyre temave te ndjeshme , shqipetareve ne pergjithesi ju eshte shperla truri me perralla te serbve, pastaj me perralla e komuniste, e besa edhe me perralla te shqipefolesve pseudo-patriot!!
Ndersa problemi me i madhe eshte mos leximi, ne pergjithesi shqipetaret lexojne pak, vetem me te nieme!!

Dhasht Zoti qe gjeneratat e ardhme do ta ndricojne historine e vertet te kombit tonė!!


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
saraj
Postuar nė: 27.11.2006, 10:50
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 255
Antari Nr: 3784
Bashkangjitur: 02.11.2006



Duhet te kthjellemi,te marrim shembull nga e kaluara e hidhur. Parashtrohet pyetja: E PERZUM TURKUN PO CILIN E PRUM SE!
Cili ishte dallimi ne cizmet e tyre?.
PMIntegrity Messenger IM
Top
LirimShabani
Postuar nė: 27.11.2006, 13:37
Quote Post


Happy Soldier
*****

Posti: Antarė
Postime: 1858
Antari Nr: 2935
Bashkangjitur: 25.09.2006



Ethnic Albania

na i verteto se pari ti njeher keto fakte e pastaj do mundohemi ne te tjeret qe ti demantojme ose ti vertetojme.....


----------------------------------------
"Mallkue qoft njaj bir shqiptari, q'e ket gjuh t'perenis, trashigim qe ja la i pari, trashigim ai s'ja le fmis...."

"Bukuria qe vret...."

"The importance of being earnets..."
PM
Top
lili82
Postuar nė: 27.11.2006, 15:42
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1121
Antari Nr: 3937
Bashkangjitur: 10.11.2006



 Citim (ardi_pr @ 27.11.2006, 09:48)

E pershendes kete teme edhe pse eshte shume problematike te diskutosh rreth ketyre temave te ndjeshme , shqipetareve ne pergjithesi ju eshte shperla truri me perralla te serbve, pastaj me perralla e komuniste, e besa edhe me perralla te shqipefolesve pseudo-patriot!!
Ndersa problemi me i madhe eshte mos leximi, ne pergjithesi shqipetaret lexojne pak, vetem me te nieme!!

Dhasht Zoti qe gjeneratat e ardhme do ta ndricojne historine e vertet te kombit tonė!!

Ardi shum nalt po ja mban vetin shipe.me peralla komuniste e serbo-sllave je tu u mar vete njeri parahistorik,shimpanzo orangutan.Je tu i mar ne internet ne gjuhen angleze,nashta edhe ne ato serbo sllavo-ruse,se veq ne keto gjuhe mundet njeri me lexu gjera te tilla.Ti e ki trrurin e shperla,ta kan shperla perallat turke,po ti njeri qe paske lexu na trego fakte te tjera,na trego ato libra qe ti i ke lexu per is boletinin e gjergj kastriotin gjoja qe keta paskan qen tradhetare!
O turkoman me endra e me pralla jemi mush.Po ti nuk e di pse nuk e pranon se ti veq nje gje eshte tue te pengue.Ti po te pengon shkaku se keta kan luftue kunder turqeve e per kete qellim ti po han me goj e po shkrun me dore sa te mundesh.


----------------------------------------
Varje dygn ligger män med kvinnor som de inte älskar och ligger inte med kvinnor som de verkligen älskar.
PM
Top
GentIeman
Postuar nė: 27.11.2006, 16:10
Quote Post


Jam nė rrjedhoja
***

Posti: Antarė
Postime: 37
Antari Nr: 4260
Bashkangjitur: 26.11.2006



 Citim
Duhet te kthjellemi,te marrim shembull nga e kaluara e hidhur. Parashtrohet pyetja: E PERZUM TURKUN PO CILIN E PRUM SE!
Cili ishte dallimi ne cizmet e tyre?.


Turkun nuk e perzum ne po ato na e lan vendin neve, ama ne nuk ditem ta mbajm edhe sot disa patriota kan dal edhe shahen, se paku turku na e pru fen.

Ti o lili nuk lexon libra si me duket, po vetem shkruan cfar ke ndegju prej babes plak a? Mer pak dhe shfleto libra, lexo se ke shum nevoj. Nuk din as per fen, e as per historin tende.


----------------------------------------
The Heart Hold Answers The Brain Refuses To See...
PM
Top
lili82
Postuar nė: 27.11.2006, 16:31
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1121
Antari Nr: 3937
Bashkangjitur: 10.11.2006



o gentleman ti mas pari msou ta shkrush nickun tend njeri.E se dyti mos u perzi si miza n“prush kur nuk je ne gjendje.Ti te paska hup shpia ne obor.
kshire njerinuk i ke percjell diskutimet prej fillimi e kshtu qe tu ka bo dallash e nuk e din edhe vete se per cka ke shkru!Nuk eshte ajo se nuk kam pas argumente dhe e kom perzi fene me kombin,po ki ardi i arabistanitkrejt ata trima qe i kan taku fese katolike dhe qe kan luftue kunder turkut i quan tradhetare.e ki eshte qellimi im pse e kom perzi fene me komb.apo kupton tash?Veq kot se ti njeri mas pari duhet met msu prej fillimi se as qe e e din cka eshte kom e cka eshte fe.per ti kur te vesin cka je mas pari thue musliman e sa per shqipetare nuk te bjen mend hiq.
E na lodhet pasha zotin me keta tregimet e juaja marksiste.eE sa per argumente nese don me lexu,me fal se jan ne gjuhen shqipe nashta ti ki qejf te jen ne gjuhen turke apo serbe!!!
Lexoo:
I pari autor i jetėshkrimit tė Skėnderbeut ka qenė Martin Barleti, i cili jetonte nė nji kohė me fatosin tone kombėtar. Barleti ishte nji prift katolik nga Shkodra qė pat rastin me njoftė disa nga prijėsit luftarak t'asaj kohe, tė cilėt I kallzuen gjithēka dinin mbi trimnit dhe fitoret e tė parit tė tyne, Gjergj Kastriotit. Ai kishte pasė gjithashtu mundėsin me studjue dokumentet zyrtare tė arkivit tė Venedikut, ku kishte shkue me jetue mbas pushtimit tė Shkodrės prej Turqve. Biografin e Skėnderbeut ai e shkrojti nė gjuhėn latine dhe e botoi nė Romė nė fillim tė shekullit tė XVI. Nji shekull ma vonė, G.Bienuni, nji prift italian nga Brescia, gjeti nji tjetėr biografi tė Skėnderbeut tė shkrojtun prej nji auktori anonim prej Tivari, tė cilin Imzot Fan Noli e pagėsoi Tivarasi. Dorėshkrimi origjinal i veprės sė Tivarasit, qė mbante datėn 1480, ka humbė pėrjetė dhe njifet vetėm nga referencat dhe citatat qė pėrmban libri i Biemmit "Istoria di Giorgio Castrioto Scander-Begh".
Nji burim i tretė origjinal mbi jetėn e Skėnderbeut asht Gjin Muzaka, i cili ishte nga familja sunduese feodale e Beratit dhe luftoi krahpėrkrah me Skėnderbeun. Ai jetoi nė Shqipni edhe 11 vjet mbas vdekjes sė heroit t'onė dhe mandej u vendos nė Napoli. Atje shkrojti "Historin dhe trashėgimin brez mbas brezi tė familjes sė Muzakėve", ku kallzon historin e Skėnderbeut si nji gja qė ka dishmue ai vet.
Nė shekullin e XIX, dijetarė tė kombėsive tė ndryshme, tue lanė menjianė veprat e shumta qė ishin shkruejtė gjatė dy shekujve tė maparshėm, u kthyen pėrsėri nė burimet origjinale qė ishin mbyllė nė
arkivat e Vatikanit, Venedikut, Raguzės dhe Stambollit. Zbulimet e tyne kanė shtie nji dritė tė re mbi jetėn dhe veprat e Skėnderbeut. Disa e pėrmendin nė vepra tė pėrgjithėshme dhe fort tė gjata qė shkruejtėn mbi shekullin e zaptimit tė Balkanit nga Turqėt. Disa tė tjerė si Anglezi Clement Moors, Francezi Camille Paganel, Gjermani Z. Pisko, shkruejtėn biografi tė gjata tė Skėnderbeut. Por punėn ma tė madhe dhe ma tė vlefshme e bane eruditėt Thalloczy, Jireēek dhe Shufflay, tė cilėt mblodhėn sė bashku dhe botuen nji koleksion dokumentash qė pėrbajnė nji vepėr monumentale mbi Shqipnin e asaj kohe. Ma nė fund, iu erdhi radha Shqiptarve. Mbas luftės sė parė botnore, Imzot Fan Noli botoi "Historin e Skėnderbeut", e cila gėzoi menjiherė nji popularitet tė jashtėzakonshėm dhe u mėsue gadi pėrmendsh nga nxanėsit e shkollave nė atdheun e lirė. At Martin Sirdani mblodhi dhe botoi gojėdhanat e popullit mbi Skėnderbeun. Mė 1937 Thanas Gegaj i parashtroi Universitetit tė Louvain nė Belgjikė nji thezė doktorati nė gjuhėn frengjishte me titullin "L'Albanie et l'invasion turque au XVėme siėcle". Kjo u botue nė formė libri me shpenximet e Universitetit. Mbas luftės sė dytė botnore, pikėrisht mė 1947, Fan Noli botoi nji histori tė Skėnderbeut nė gjuhėn anglishte. Kjo asht nji vepėr shkencore e nji niveli shum tė naltė, sidomos pėr shėnimet kritike mbi veprat e auktorve tė shumtė qė kanė shkruejtė mbi Skėnderbeun, ashtu edhe mbi personalitetet dhe ngjarjet historike qė kanė pasė lidhje me epopėn tone kombėtare. Dobija ma e ēmueshme e kėsaj vepre qėndron nė orvatjen e auktorit me dallue faktet nga legjendat dhe paragjykimet. Mjerisht, tue dashtė me interpretue ngjarjet historike mbas theoris marksiste, Imzot Noli sikur mundohet me e futė Skėnderbeun nė kallėpin e nji shefi gueriljesh tė kohės sonė. Nga ana tjetėr tue dashtė me korrigjue nji tregim tė Barletit qė i duket i gabuem, ai jep nji versjon tė tijėn qė prish ndoshta nji legjendė, por nuk duket ma i bindėshėm.
Sidoqoftė, unė nuk kam pasė, as mjetet, as kohėn me i studjue vet burimet origjinale. Prandaj e them menjiherė se ky kapitull asht bazue nė veprat e Imzot Fan Nolit dhe tė Thanas Gegajt me farė pak shtesa ose ndryshime nga burime tė tjera.
Kthimi ne Kruje
Gjergj Kastrioti, qė muer famė me mbiemrin Skėnderbe, ishte djali ma i vogėl i Gjon Kastriotit, kryetari i nji prej familjeve princore ma tė fuqishme tė Shqipnis sė Mesme. Gjergj Kastrioti lindi nė Kruje mė 1405, mbas biografis sė Barletit, mė 1412 mbas mendimit tė Fan Nolit. Legjenda popullore, qė u thur mbas gojėdhanės, thotė se e ama, Princesha Vojsava, kur priste fėmijėn pa nė andėrr se i dha jetė nji dragoi qė ishte i madh sa e tanė Shqipnija dhe pėrpinte Turqėt me shumicė. Gjergji kishte, kur lindi, shenjėn e nji shpatė nė krahun e djathtė. Qė i vogėl ai tregoi nji interesim tė ēuditshėm pėr armėt e luftės dhe i pėlqente me luejtė si ushtar me vllaznit dhe me djemt e tjerė tė moshės sė tij.
Mbas disfatės qė pėsoi nga dora e Turqve mė 1423, Gjon Kastrioti u detyrue me i dėrgue Sulltanit si peng tė katėr djemt e tij. Barleti shkruen se Gjergji ishte vetėm 6 vjeē. Kurse shifrat qė dhamė ma sipėr tregojnė se duhet tė kenė qenė 18, domethanė nji djal qė kuptonte nga bota dhe qė nuk mund tė asimilohej* krejt nė ambjentin e ri tė Oborrit tė Sulltanit. Biografėt ma tė vjetėr janė dakord se Skėnderbeu kaloi gadi 20 vjet si peng nė duert e Turqve para kthimit tė tij dramatik nė Krujė mė 1443. Domethanė se ishte nji burrė i pjekun 38 vjeē kur ngriti flamurin e luftės sė shenjtė kundėr shkelėsit otoman. Tue shkelė zotimin qė kishte dhanė, Sulltan Murati detyroi tė katėr djemt e Kastriotit tė pranojnė fėn muhamedane. Mandej, iu ndėrroi emnat tur quejtė Gjergjin Isqender-Bej, qė u kthye shqip nė Skėnderbe. Ky asht njė emėn simbolik qė iu dha Skėnderbeut pėr kujtim tė Lekės sė Madh, tue qenė se nuk ekziston ndėr emnat muslimane.
Nė oborrin e Sulltanit Skėnderbeu u vue nė shkollėn e kadetve tė Pallatit. Pėrveē truqishtes ai mėsoi edhe disa gjuhė tė tjea dhe sidomos italishten. Arti i luftės zgjoi interesimin e tij ma tė madh. Porsa ishte nė moshė me pėrdorė armėt, ai u ēque nė lojnat ushtarake nė mes tė gjith vėrsnikve tė tij. Shpata ishte arma e tij ma e preferueme, dhe vrapimi maj kalit sporti qė i pėlqente ma tepėr. Nga pamja fizike ishte i gjatė, me nji trup tė derdhun prej statuje, me sy qė shkėlqenin nga gjallnija dhe zgjuetija dhe nji hijeshim burrnor tė mahnitshėm. Sulltan Muratit i kishte ba pėrshtypje shkathtėsia e tij mendore dhe mjeshtėrija e pėrsosun nė garat me armė. Ai e muer me simpathi dhe e la tė jetonte, ndėrsa vllaznit e tij duket se u mbytėn nė nji mėnyrė qė nuk dihet mirė.
Skėnderbeu u ba komandant kavalerije nė ushtėrin otomane dhe muer pjesė nė disa luftra tė Sulltanit n'Evropė dhe n'Azi. "Nė rrethimin e nji fortese n'Anadoll, - shkruen Fan Noli, - Skėnderbeu, si Leka I Madh, u ngjit majė murit, ngriti sanxhakun dhe hyni i pari nė qytet". Mbas ēdo spedite Skėnderbeu kthehej ngadhnjyes dhe sillte n'Edrenė robėr dhe plaēkė pa masė. Fama e tij rritej dita-ditės; ushtėrija e adhuronte; komandantėt e tjerė e kishin zili.
Ndėrsa Skėnderbeu ishte nė oborrin e Sulltanit, lufta kundėr Turqve vazhdonte akoma nė Shqipni. Sikur e pamė, mė 1432, Andreja Topija korri nji fitore tė madhe, e cila pat si pasojė nji kryengritje tė pėrgjithėshme prej Shkodre nė Gjinokastėr. Tri ushtėri tė tjera qė Sulltani dėrgoi kundėr Shqipnis tre vjet me radhė u shkatėrruen dhe u kthyen nė Edrenė pa e krye qėllimin. Suksesi ua shtoi guximin Shqiptarve, tė cilėt sulmuen garnizonin turk tė Gjinokastrės. Atėherė Sulltani dėrgoi nji ushtėri tė zgjedhun ndėn komandėn e Isak Beut nga Shkupi. Shqiptarėt u kapėn nė mes tė dy zjarreve dhe pėsuen nji disfatė tė plotė. Megjithatė, orvatja e Turqve me zaptue Beratin me 1438' u pėrpoq nė nji rezistencė shqiptare tė pathyeshme.
Duket sikur Gjon Kastrioti kishte qendrue larg kėtyne luftrave tue respektue detyrimet qė kishte marrė kundrejt Sulltanit. Prapseprap, kur vdiq nė vitin 1443, Sulltan Murati nuk ia dijti pėr nder qėndrimin e tij korrekt dhe tė paanshėm, por aneksoi menjiherė principatėn e tij dhe dėrgoi nji guvernator turk nė kėshtjellėn e Krujės. Skėnderbeu, i cili kishte mbetė si I vetnu trashėgimtar i shtėpis sė Kastriotve, u helmue fort nga kjo pabesi. Ai u betue me vehte se nuk do tė linte qė kjo grabitje tė kalonte pa dėnim dhe se do tė ēkėpuste pronat e familjes nga thonjtė e uzurpatorit. Rastin e volitshėm pėr tė prue betimin e tij nė vend Skėnderbeu e gjeti mė 1443. Ai ishte tue marrė pjesė nė nji speditė ushtarake drejtue kundėr Kristianve t'Evropės, tė primun prej Vojvodės sė Hungaris, Jonash Hunjadi. Beteja ndėrmjet tė dy ushtėrive u zhvillue nė Konovicė afėr Nishit. Skėnderbeu, i cili komandonte nji krah tė ushtėris turke, pushoi sė luftuemi dhe Hunjadi duel fitues. Skėnderbeu, i cili kishte ba mend me u kthye nė atdhe pėr tė librue tokat arbnore, detyroi qatipin e Sulltanit me i dhanė nji ferman pėr guvernatorin e Krujės qė t'i dorzonte kėshtjellėn. Porsa mėrrijti nė Krujė, Gjergj Kastrioti u kthye nė fen e tė parve dhe proklamoi luftėn e shenjtė kundėr invaduesve muhamedan. Ky epizod dramatik i kthimit tė Skėnderbeut nė Krujė, asht pėrshkrue nė historin e Barletit dhe asht pėrjetsue nė vjershėn "Skanderbeg" tė poetit amerikan Longfellow. Peshkop Fan Noli shpall se epizodi i kthimit tė Skėnderbeut nė kėshtjellėn historike asht pjella e imagjinatės sė Barletit. Pikpamja e tij asht se, mbas kapitullimit tė Gjon Kastriotit, Skėnderbeu qėndroi pranė babes sė tij dhe vetėm kohėmbaskohe shkonte me luftue pėr Sulltanin nė krye tė nji fuqije shqiptare.
Kėt thezė tė rė Imzot Fan Noli e zhvillon nė historin anglishte tė Skėnderbeut qė botoi mbas lufte. Po tė jet e vėrtetė kjo, atėherė del se Skėnderbeu nuk u muer peng nga Sulltan Murati. Kurse tė gjith auktorėt e asaj kohe thonė me siguri se Skėnderbeu kaloi disa yjet nė oborrin e Sulltanit. Vet Fan Noli nuk e mohon drejtpėrsėdrejti kėt fakt. Them fakt, sepse pėrdryshe nuk shpjegohet se si Gjergj Kastrioti muer mbiemnin Isqender dhe titullin bej qė ishte atėherė nji gradė nė hjerarkin e ushtėris otomane. Nji tjetėr pike qė mbetet e pashpjegueshme nė thezėn e Imzot N.olit asht se si Skėnderbeu kaloi njizet vjet nė Shqipni mbas mundjes sė Gjon Kastriotit dhe nuk muer pjesė nė luftrat qė u zhvilluen nė tokėn arbnore. 1 vetmi korrigjim me vėnd qė Fan Noli i ka ba historis sė Barletit asht se, kur u muer peng nga Sulltani, Skėnderbeu nuk ishte nji ēilimi i vogėl, por nji djal i rritun nė votrėn atnore, i cili kishte kuptue tragjedin e atdheut tė sulmuen dhe tė mposhtun nga nji fuqi e huej.
Asht rasti me theksue se qysh kur shkrojti historin e Skėnderbeut nė gjuhėn amtare, Fan Noli u ba dishepulli I doktrinės sė Karl Marksit. 1 hutuem nga enthuzjazmi pėr kėt fė tė rė politike dhe shoqnore, Peshkop Noli mundohet me futė historin nė kallėpin e dogmave tė thata marksiste mbi luftėn e klasave, determinizmin ekonomik, etj. Nė konceptin materialist tė historis qė predikojnė dishepujt e Marksit nuk ka vėnd pėr ndjenja patriotike dhe pėr heronj kombėtar, jeta e tė cilve asht pėrzie me legjendė, mbasi pėr marksistėt historin e bajnė "masat". Por derisa Imzot Noli nuk ep prova ma bindėse, na do tė preferojmė kallzimin e Barletit mbi kthimin e Skėnderbeut nė Krujė.


----------------------------------------
Varje dygn ligger män med kvinnor som de inte älskar och ligger inte med kvinnor som de verkligen älskar.
PM
Top

Topic Options Faqe: (3) [1] 2 3  Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio