Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> FJALA E REKTORIT, A.ABAZI PER 5 VJETORIT TĖ UEJL
r.mislimi
Postuar nė: 27.11.2006, 00:03
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



FJALA E REKTORIT, AKADEMIK ALAJDIN ABAZI, ME RASTIN E 5 VJETORIT TĖ THEMELIMIT TĖ UEJL-sė
Fotografi e jashtme

“Ta shpalosim edhe historinė, derisa ecim drejt sė ardhmes”

Tė nderuara zonja dhe zotėrinj,

Shekullin e kaluar, pas tmerreve tė pėrjetuara tė totalitarizmit, Hodges do tė shprehej: “Duhet tė gjejmė mėnyra, qė edhe mė tej ta mbajmė gjallė dhe tė fuqishėm dimensionin njerėzor nė ne, dhe tė mos ua lejojmė, gjithmonė, luksin doktrinave, tė vihen fuqishėm mbi ne”.

Sot, nė kėtė ditė feste pėr ne, dhe pėr kėtė copėz nėnqielli tė civilizimit evropian, nuk kam si tė mos e besoj se ngadhėnjimi ėshtė dhe mbase edhe vazhdon tė jetė liberalizimi qė thotė: “Duhet besuar nė lirinė e mendimit dhe tė shfrytėzimit kritik tė mendjes, sepse njerėzit, nė fakt, janė qenie tė mira, ku, mendja e tyre, mund ta reformojė shoqėrinė dhe se, duhet besuar nė ardhmėrinė e progresit tė njerėzimit”.

Tė nderuar kolegė, tė nderuar studentė, prindėr dhe miq tė pandashėm tė Universitetit tonė dhe T’uaj, nė kėtė moment, mendoj se, do tė ishte mirė qė pėr njė ēast ta shpalosim edhe historinė, derisa ecim drejt sė ardhmes.

Pra, as mė pak e as mė shumė, nė ditėn e sotme, edhe historia e Universitetit tonė, tashmė, i ka bėrė strehė njė kujtese 5 vjeēare. Dhe, sikur t’i lejoja vetes tė bėja njė krahasim, atėherė mė duhet tė them haptazi, kėtu, para jush se, rrugėtimi ynė, pėr ta ndėrtuar tė renė, u mbėshtet nė mekanizmin e fuqisė dhe tė aurės sė njė institucioni, qė matet pėrmes njė sėrė elementėsh, qė janė tė ndėrlidhur mes veti:

1. Vargu i ideve,

sistemi i organizmit,
ndjenja e pėrkatėsisė dhe pėrkushtimi,
mirėkuptimi ndėrnjerėzor,
besimi nė kapacitetin individual tė njeriut,
dhe mbi tė gjitha, dashuria e pashterrshme ndaj institucionit, burimin e sė cilės e gjejmė te studenetėt tanė, nga dėshira dhe etja e tyre pėr dituri.



Zonja dhe zotėrinj

Universiteti i Evropės Juglindore e zyrtarizoi fillimin e punės sė vet mė 20 nėntor tė vitit 2001, ndonėse historia e tij, daton nga mė herėt, pra, nga atėherė kur Komisioneri i lartė i OSBE-sė, Shkėlqesia e tij, Max Van der Stoel, dha propozimin qė edhe gjuha shqipe tė pėrdoret nė arsimin e lartė, nė Republikėn e Maqedonisė, nė kuadėr tė institucioneve arsimore “private”. Kėshtu, nė fillim tė vitit 2000, sė bashku me ekspertė tė tjerė nga Kėshilli i Evropės, z. Stoel, realizoi edhe takimin e parė me autoritetet e Maqedonisė dhe shpalosi idenė pėr njė institucion tė arsimit tė lartė, tė bazuar nė kriteret ndėrkombėtare, e qė mė pas t’u bėjė thirrje ekspertėve ndėrkombėtarė pėr pėrgatitjen e njė plani pėrshkrues (deskriptiv), tė bazuar nė njė plan finansiar, pėr themelimin e njė Universiteti. Ky universitet do tė jetėsohet, nė pėrputhje me standardet e pranuara dhe tė njohura pėr arsimin e lartė nė Evropė.

Me kėtė rast, dua tė pėrmend se, kjo formulė, u pėrkrah nga ana e Qeverisė sė asaj kohe, dhe, sidomos, kėtu, duhet spikatur pėrkrahjen e fuqishme personale tė Z. Arbėn Xhaferi, lider i PDSH-sė.



Po nė kėtė vit, u aprovua edhe Ligji i ri i arsimit tė lartė, si dhe u kompletua plani themelor i Universitetit tė ri, ku pėr tė parėn here, u propozua edhe emri i mundshėm i Institucionit si: UNIVERSITETI I EVROPĖS JUGLINDORE, emėr ky, tė cilin Universiteti ynė e mban edhe sot e kėsaj dite.



Pas pėrgatitjes dhe prezantimit tė biznes-planit para donatorėve potencialė, tė njėjtit, njėkohėsisht e pėrkrahėn edhe themelimin e Fondacionit nė Evropėn Perėndimore, Fondacion ky, i cili kishte pėr qėllim sigurimin e mjeteve finansiare.



Nė nėntor tė vitit 2000, u bė edhe pėrcaktimi i strukturės akademike tė Universitetit. Sipas Ligjit tė arsimit tė lartė tė Republikės sė Maqedonisė, kushti minimal pėr themelimin e njė institucioni tė arsimit tė lartė, me karakter privat ishte, qė vetė institucioni tė ketė pesė fakultete dhe dy shkolla tė larta. Qė atėherė, insistimi i faktorėve vendorė ishte, qė Universiteti i ri tė ketė mė shumė programe mėsimore dhe nga mė shumė fusha, gjithnjė me tė vetmin qėllim pėr tė plotėsuar nevojat pėr arsimim tė lartė, veēanėrisht tė shqiptarėve, pasi pragu i pranimit (akcesit), tė tyre nė institucionet e akredituara arsimore ishte shumė i ulėt.

Fondacioni ndėrkombėtar, pėrkatėsisht Bordi i tij, nė Zvicėrr, themeloi edhe Fondacionin lokal dhe, nė kėtė mėnyrė, nė fillim tė vitit 2001, ekspertėt lokalė dhe ata ndėrkombėtarė u pėrqėndruan nė pėrgatitjen e detajeve tė plan-programeve studimore (kurikulumeve), si dhe tė projektit tė pėrgjithshėm, hap ky i nevojshėm pėr procedurėn e akreditimit.



Pas vendimit tė Qeverisė sė Republikės sė Maqedonisė, qė universitetit tė ri t’i ndajė njė sipėrfaqe prej 200. 000 metrash katrorė, pėr ndėrtimin e objekteve (kampusit universitar), si dhe pas pėrgatitjes sė konceptit arkitektonik, punimet pėr ndėrtimin kompleksit universitar filluan mė 3 prill tė vitit 2001. Data e pėrcaktuar, pėr ndėrtimin e infrastructures, ishte shtatori i vitit 2001, qė ishte edhe datė vendimtare pėr pėrdorimin e konstruksioneve tė parafabrikuara.



Finansimi i ndėrtimit tė Universitetit, u realizua nga njė numėr i madh i burimeve ndėrkombėtare, ku pjesėmarja e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ishte mė e madhe, nė total prej 17 milionė dollarėve amerikan, ndėrsa vlera e paraparė pėr pėrmbushjen e kėrkesave tė projektit arkitektonik ishte 36.1 milionė dollarė amerikan, shumė kjo e parave qė duhej tė realizohej nga shtetet tjera, anėtare tė Bashkimit Evropian.



Nė muajt mars/prill, tė vitit 2001, u shpall edhe konkursi i parė pėr stafin mėsimdhėnės, ku u paraqitėn 500 kandidatė, prej tė cilėve nė intervistė u ftaun 80 kandidatė, nė Tetovė, Prishtinė , New York dhe Zyrih.



Universiteti i Evropės Jug-Lindore ishte institucioni i parė i arsimit tė lartė qė bėri aplikimin pėr akreditim nė Bordin e Akreditimit tė Republikės sė Maqedonisė, ndėrsa akreditimi u realizua mė 2 tetor tė vitit 2001. Para regjistrimit tė gjeneratės sė parė tė studentėve, nga ana e ministrit tė Arsimit tė Republikės sė Maqedonisė, u dha edhe leja pėr punė. Duhet theksuar se, para fillimit tė punės, nė vitin 2001, USAID ofroi njė sponsorizim plotėsues pėr UEJL-nė, nė lartėsi prej 3 milionė dollarėve amerikan (Linkage Project USA-Macedonia), dhe u caktua Universiteti i Indianės, si institucion pėr pėrkrahje tė UEJL-sė, nė fushėn e zhvillimit tė plan-programeve dhe IT strukturės (teknologjisė sė Informimit), gjuhės angleze etj., si dhe pėr trajnim pedagogjik tė stafit.

Orėt e para tė mėsimit, filluan mė 29 tetor 2001, ndėrsa mė 20 nėntor tė tė njėjtit vit, u bė inaugurimi formal, qė edhe eshtė DITA E UEJL-sė.

Zonja dhe zotėrinj,

Duke pasur parasysh faktin se, Deklarata e Bolonjės ishte nėnshkruar qė nė vitin 1999, tashmė pėr UEJL-nė ishin tė hapura dyert, qė ky institucion i ri, tė funksionojė nė pėputhje tė plotė me principet e Deklaratės sė Bolonjės, tė pėrdorė praktikat moderne qė nė fillimin e aktivitetit dhe veprimatarisė sė vet. Nė kėtė mėnyrė, u dha mundėsia e arritjes sė standarteve tė larta, duke siguruar kėshtu edhe krahasueshmėrinė e arsimimit tė lartė evropian, pėfshirjen e sistemit tė pikėve tė kreditit, transferueshmėrinė dhe akreditimin, ristrukturimin e programeve dhe sistemin akademik, sipas dimensioneve evropiane, pėrmirėsimin e mėsimdhėnies dhe rritjen e punės shkencore dhe kritere tė reja tė vlerėsimit. Me njė fjalė UEJL, u bė institucioni i parė nė aplikimin e sistemit tė kredive ECTS, si dhe nė aplikimin e metodave moderne tė mėsimdhėnies e mėsimnxėnies interaktive. Kjo, gjithashtu i kontribuon edhe rritjes sė lėvizjes sė studėntėve (nga njėri universitet nė tjetrin), nėpėr universitete tė ndryshme tė Evropės dhe ofron njė mundėsi gjatė punėsimit dhe trajnimit tė barabartė tė studentėve, qė diplomohen nė universitetet evropiane.

UEJL-ja si intitucion i arsimit tė lartė i dedikohej gjuhės dhe kulturės shqiptare, pėr tė qenė i hapur pėr tė gjithė tė rinjtė e Republikės sė Maqedonisė, qė tė studiojnė dhe pėr tė promovuar njė ambient shumėkulturor, shumėgjuhėsor dhe shumetnik. Dhe, jorastėsisht, paralelisht me gjuhėn shqipe, u pėrdor edhe gjuha maqedonase, si dhe gjuha angleze.

Pra, UEJL, si universitet privat, jofitimprurės dhe me interes publik, jo vetėm qė u themelua pėr t’i kontribuar zgjidhjes sė problemit tė arsimit tė lartė nė gjuhėn shqipe, por ai u bė edhe promotor i fuqishėm i mirėkuptimit ndėretnik, me njė qasje tė pėrēimit tė frymės sė tolerances, nė respektimin e shumėgjuhėsisė dhe larmisė kulturore nė mėsimdhėnie dhe nė hulumtimin shkencor, gjithnjė duke i zhvilluar programet mėsimore nė njė perspektivė tė gjėrė ndėrkombėtare dhe evropiane.



Derisa nė vitin e parė tė studimeve, u regjistruan rreth 900 studentė, pėrfshirė kėtu edhe 160 studentė tė transferuar nga UT, dhe gati, qind pėr qind, tė interesuar tė studiojnė nė gjuhėn shqipe (vetėm 15 kandidatė treguan interesim tė studijojnė nė gjuhėn maqedonase), nė vitin e dytė akademik 2002/03, pėr shkak tė interesimit tė madh, u pranuan 1.400 studentė, duke u rritur edhe interesimi i studentėve maqedonas pėr tė studiuar nė gjuhėn e tyre amtare. Nė njėrėn anė, kjo rritje e numrit tė studenteve bėri qė tė bien nė ujė tė gjitha thashethemet dhe deklarimet dashakeqe tė qarqeve tė caktura vendore kundėr projektit tė UEJL-sė, kurse, nė anėn tjetėr, komuniteti ndėrkombėtar vazhdoi edhe mė me ngulm ta pėrkrahė UEJL-nė. Tani, kjo u bė, drejtpėrdrejt me bursa shumė tė volitshme nga SHBA-tė, Franca, Gjermania, Norvegjia, Austria, Holanda dhe Instituti ‘Shoqėria e Hapur’ etj.

Po nė kėtė vit, nga Bordi i Universitetit, u inicua puna e njė studimi tė arsyeshmėrisė pėr tė ardhmen e UEJL-sė, nė aspektin akademik dhe nė aspekte tė tjera, gjithnjė pėr tė arritur qėndrueshmėrinė e nevojshme institucionale.



Gjithashtu, edhe fillimi i suksesshėm i vitit tė parė dhe interesimi i madh i tė rinjve qė tė studiojnė nė UEJL, rezultoi me debate tė ndryshme pėr njė strategji afatmesme dhe afatgjate, qoftė pėr rritjen e numrit tė studentėve nė krahasim me parashikimet e projektit origjinal, strukturės akademike, zhvillimit tė rrjetit tė bashkėpunimit me universitetet nė Republikėn e Maqedonisė, nė rajon dhe nė Evropė, qoftė pėr ēėshtjet specifike tė arsimit tė lartė nė gjuhėn shqipe, sidomos duke e patur parasysh faktin se nė atė kohė UT ende ishte institucion i paakredituar.



UEJL pandalshėm vazhdoi tė lėshojė shtat. Nė vitet e ardhshme, 2004 dhe 2005, filloi qė tė ketė ndikim tė konsiderueshėm nė rrjetin e arsimit tė lartė nė Republikėn e Maqedonisė, por njėkohėsisht edhe tė emėrohet si institucion unik dhe modern i arsimit tė lartė nė Maqedoni, rajon dhe mė gjėrė.



Nė Universitet, pėrveē veprimtarisė sė mėsimdhėnies, filluan tė realizohen edhe shumė aktivitete tė tjera me rėndėsi shkencore dhe shoqėrore (konferenca shkencore, tryeza tė rrumbullakėta pėr ēėshtje aktuale nė shoqėri etj). U nėnshkruan shumė marrėveshje bashkėpunimi me universitetet nė rajon, Evropė dhe SHBA, stafi i UEJL u inkuadrua nė shumė projekte tė pėrbashkėta me kėto universitete, me njė fjalė UEJL, nė kuptimin e plotė tė fjalės, filloi tė afirmohet nė vend dhe jashtė vendit, si njė institucion i besueshėm i arsimit tė lartė.



Nė vitin 2004, u aprovua edhe plani strategjik pėr periudhėn deri nė vitin 2008, ku edhe u definua qartė strategjia e ardhshme e UEJL-sė. Nė kėtė startegji, u adresua ndikimi lokal, rajonal dhe evropian, nė arsimin e lartė, madje siē shprehet me bindje Z. Dennis Farrington nė librin e vet, pėr katėr vitet e para tė UEJL-sė “nė njė mėnyrė mė tė sofistikuar”, gjithnjė duke patur parasysh procesin e Bolonjės. Njė ndėr elementėt kyē, tė kėtij plani, ishte edhe zhvillimi i “kulturės sė cilėsisė”, pėrdorimi fleksibil i gjuhėve nė UEJL, studimet e ciklit tė parė, tė dytė dhe tė tretė.



Nė tė njėjtėn kohė, pėrfundoi edhe raporti i studimit tė arsyeshmėrisė, ku ndėr konkluzionet u shtua:

“UEJL arriti dhe tejkaloi qėllimin e kontributit tė zgjidhjes sė problemit tė arsimit tė lartė nė gjuhėn shqipe, duke ofruar njė numėr tė programeve studimore e me perspektivė ndėrkombėtare e evropiane, duke siguruar, pėrkrah kėsaj, njė qasje multikulturore nė mėsimdhėnie. Universiteti tregoi pėr njė lidership, qoftė nė aspektin nacional dhe atė rajonal, sidomos nė pėrpilimin e programeve studimore, realizimin e procesit tė mėsimdhėnies nė grupe tė vogla… etj.”



Pra, nė periudhėn 2001 - 2004, u dyfishua prania (akcesi, depėrtueshmėria), e tė rinjve shqiptarė nė arsimin e lartė nė Republikėn e Maqedonisė, u zhvilluan kurikulumet origjinale dhe moderne, ndėrsa, pėrmes pėrdorimit fleksibil tė gjuhėve, u realizua ambienti shumėkulturor dhe shumetnik.
Zonja dhe zotėrinj,



Viti akedmik 2005/06, ishte vit qė synoi kompletimin e fazės sė parė tė zhvillimit tė UEJL-sė, duke vazhduar me zgjerimin e aktiviteteve, ngase, pas fillimit tė studimeve me korrespondencė (Part-Time studimeve), po nė tė njėjtin vit filluam edhe me studimet pasuniversitare (ato tė ciklit tė dytė). Madje, UEJL-ja filloi me studimet deridiplomike trevjeēare, nė pėrputhje me sistemin 3+2+3. Edhe kėtė here, UEJL ishte institucioni i parė nė Maqedoni dhe nė rajon, qė tėrėsisht u organizua sipas Deklaratės sė Bolonjės, me studime nė cikle.



Sot, tė gjithė ne jemi mbledhur kėtu,pėr tė shėnuar pėsevjetorin e themelimit tė UEJL-sė. Do tė ishte njė listė shumė e gjatė, sikur tė mundohesha tė emėroj veēmas, emrat e stafit akademik vendor dhe ndėrkombėtar, ata tė administratės, tė studentėve, tė institucioneve ndėrkombėtare, tė shteteve donatore nė Evropė dhe SHBA-ve, tė cilėt bashkėrisht kontribuan dhe vazhdojnė tė kontribuojnė nė arritjen e sukseseve.

Kėshillat e fakulteteve, Kėshilli i Universitetit, Senati i UEJL-sė, kanė luajtur, gjithnjė rolin e duhur, veēanėrisht, kur flitet pėr ēėshtjet akademike. Por, kėtu, s’kam si ta lė pa e pėrmendur dhe pa i vėnė theksin e veēantė pėr rolin e jashtėzakonshėm Bordit tė Universitetit, i cili ėshtė edhe kreatori i Strategjisė sė Universitetit.



Parasėgjithash, ju kolegė studentė, jeni struktura mė e fuqishme e kėtij Universiteti. Vitaliteti juaj, dėshira pėr nxėnie tė diturisė, respekti juaj ndaj UEJL-sė dhe guximi pėr ta kuptuar civilizimin dhe botėn shkencore pėrmes kėtij Institucioni tė lartė arsimor, ne, na e shton detyrimin moral, shkencor dhe njerėzor, ndaj jush!



ANDAJ, MĖ LEJONI QĖ NĖ EMĖR TĖ UNIVERSITETIT TĖ EVROPĖS JUGLINDORE T’I FALĖNDEROJ, TĖ GJITHĖ ATA, QĖ U BĖNĖ BASHKĖUDHĖTARĖ TĖ NJĖ TĖ NJĖ TĖ ARDHMEJE TĖ NDRITSHME!

KY UNIVERSITET, PA DYSHIM, VAZHON TĖ JETĖ UNIVERSITETI I SFIDAVE TĖ SĖ ARDHMES SONĖ TĖ PĖRBASHKĖT!



Zonja dhe zotėrinj,



Tani, mė lejoni tė jap njė pasqyrė tė institucionit dhe tė gjendjes sė tij ekzistuese:

Nė UEJL, sot, studiojnė 7.200 studentė, ku 6.386 janė studentė tė rregullt, nė ciklin e studimeve deridiplomike, 188 studentė tė studimeve pasuniversitare dhe 643 studentė me korrespondencė.



Nė UEJL, sot, ofrohen 12 programe tė studimeve deridiplomike, nė pesė fakultetet ekzistuese, si dhe 14 programe tė studimeve pasuniversitare ( tė ciklit tė dytė).

Numri i stafit tė angazhuar nė procesin e mėsimdhėnies ėshtė 285, ku 91 prej tyre, janė doktorė tė shkencave, 79 magjistra dhe 114 tė diplomuar. Nė administrate janė 109 tė punėsuar, ndėrsa universiteti bashkė me objektin nė ndėrtim ka rreth 30. 000 m2. Jo mė pak se, 15 % e studentėve tė UEJL-sė, kanė bursa dhe pėrkrahje finansiare nga ana e donatorėve tanė.



Deri mė tani, kanė diplomuar 718 studentė, edhe atė 216, nė Fakultetin e Administratės sė B,iznesit, 205 nė Fakultetin Juridik, 121 nė Fakultetin Administratės Publike, 89 nė Fakultetin Shkencave tė Teknologjive tė Komunikimit, 98 nė Fakultetin Pedagogjik dhe 9 nė Shkollat e Larta.



Nė kuadėr tė cdo fakulteti, veprojnė edhe qendrat pėr punė kėrkimoro - shkencore, Qendra e biznesit, Qendra e tė drejtave tė njeriut, Zyra pėr karrierė, Zyra pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare, ndėrsa nė formim e sipėr janė edhe dy qendra, ajo pėr grumbullimin e mjeteve dhe Qendra pėr integrime evropiane.



UEJL nxjerr edhe revistėn shkencore “SEEU REVIEW”, si dhe gazetėn e studentėve “Euroidea”. Por, njėkohėsisht vazhdon edhe veprimtaria botuese e librave universitarė.



Universiteti ynė, ėshtė anėtar i tė gjitha asociacioneve relevante evropiane dhe botėrore. Pėrveē, shumė projekteve tė pėrbashkėta shkencore me institucionet e tjera, nė zhvillim e sipėr ėshtė projekti i USAID (2004 - 2007), dhe projekti i finansuar nga Ambasada e Francės.



Jemi duke zhvilluar njė projekt origjinal tė sigurimit tė cilėsisė.



Qėndrueshmėria finansiare e UEJL-sė ėshtė nė suaza tė normales pėr njė institucion tė arsimit tė lartė, duke patur parasysh se, ende nuk kemi qasje nė buxhetin shtetėror tė RM-sė, atėherė s’do mend se qėndrueshmėrinė finansiare e kemi ndėr ēėshtjet prioritare tė menaxhmentit tė vetė institucionit. Numri i studentėve dhe tė ardhurat nga pagesat e tyre, tani pėr tani, mund tė thuhet se sigurojnė njė stabilitet finansiar afatmesėm, por duke patur parasysh ndryshimet nė rrjetin e arsimit tė lartė, ndikimin lokal dhe rajonal, erdhėm nė pėrfundim se, duhet pėrpiluar njė strategji tė re afatgjate, e cila ėshtė nė pėrgatitje e sipėr.



Strategjia e re duhet tė japė pėrgjigje nė disa ēėshtje tė rėndėsishme, siē mund tė numėroj:



- Si tė pėrshtatemi, nė mėnyrė mė efektive, me ambientin e arsimit tė lartė nė Maqedoni;

- Tė vazhdojė bashkėpunimi me universitetet meritore nė vend, rajon dhe mė gjėrė, me theks tė veēantė me USHT-nė, gjithnjė nė funksion tė optimalizimit dhe racionalizimit tė rasimit tė lartė nė gjuhėn shqipe;

- T’ia ofrojmė tregut tė punės, programet e nevojshme studiuese, si ato deridiplomike ashtu edhe ato pasuniversitare;

- Tė realizojmė kundėrvlerėn meritore tė UEJL-sė, nė krijimin e tė mirave publike dhe nė pėrmbushjen e interesit publik nė Maqedoni;

- Ta realizojmė idenė e disperzimit, falė pėrkrahjes sė Qeverisė (me ndarjen e rreth 500 metrave katrorė, hapėsirė kjo tepėr e nevojshme pėr nevojat tona universitare), dhe krijimin e mundėsisė pėr arsimim tė tipit “mėsim nga distance”;

- Tė gjejmė forma, edhe mė tė pėrshtatshme, tė sigurimit tė cilėsisė, si dhe tė punės intenzive tė stafit, nė drejtim tė avansimit tė aktivitetit tė tyre, nė fushėn e kėrkimeve shkencore dhe gjithnjė tė vazhdohet me avansimin e stafit mė tė ri;


Zonja dhe zotėrinj,



Pesė vjet flasin pėr njė periudhė tė shkurtėr tė zhvillimit tė institucioneve tė arsimit tė lartė, pasi, sė bashku me institucionin zhvillohet dhe pėrgatitet edhe stafi mėsimdhėnės, pėr t’u aftėsuar edhe pėr punė shkencore.

Megjithatė, tė arriturat e pesėvjeēarit tė parė, na japin shpresė se edhe detyrat qė i kemi para vetes, me pėrkushtim, mund, djersė dhe sakrifica do tė vazhdojmė t’i realizojmė, nė interes tė arsimit tė lartė dhe, sidomos nė interes tė arsimit tė lartė nė gjuhėn shqipe, por, para sė gjithash, edhe nė interes kapital tė gjeneratave qė do tė vijnė.


Ju faleminderit,


Tetovė, 21 nėntor 2006


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio