Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Kush eshte Isa Boletini?
Flori Bruqi
Postuar nė: 27.11.2006, 01:04
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006





Gjeneral Isa Boletini (1864-1916)

Prishtinė, 27.11.2006.

Isa Buletini ka qenė atdhetar i shquar, organizator e udhėheqės i lėvizjes pėr ēlirim e bashkim kombėtar. Lindi nė fshatin Boletin tė Mitrovicės, mė 1864, nė njė familje me tradita patriotike. Nė moshėn 17- vjeēare mori pjesė si luftėtar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė Betejėn e Slivovės ( 22. 04. 1881) kundėr forcate osmane. Pėrkrahu Haxhi Zekėn dhe atdhetarėt tjerė nė themelin e Lidhjes Shqiptare tė Pejės. Pėrkrahu revolucionin xhonturk tė vitit 1908. Ishte njė nga organizatorėt e Kuvendit tė Ferizajit (1908) qė luajti rol tė rėndėsishėm nė shpalljen e Kushtetutės. Iu kundėrvu politikės reaksionare e antiishqiptare tė xhonturqve. U dallua si udhėheqės e organizator kryengritjeve tė mėdha populloreantiosmane tė viteve 1910- 1912, veēanėrisht nė betejat e zhvilluaraundefined me ushtritė turke nė zonat Shtimje- Carravelė mė 1910. Gjatė Luftės I Ballkanike u vu nė krye tė ēetave tė armatosura pėr mbojtjen e trojeve shqiptare dhe tė qeverisė sė pėrkohshme tė Vlorės. Mė 1913, si anėtar i delegacionit shqiptar, dė bashku me I. Qemalin shkoi nė Londėr, ku protestoi me forcė kundėr vendimit tė Fuqive tė Mėdha pėr copėtimin e Shqipėrisė. Mė vonė I. Bolentini kaloi pėrsėri nė Kosovė, ku organizzi qėndresėn popullore kundėr pushtuesve tė rinj serbomalazezė. Mė 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistėt malazezė nė Podgoricė.

* * * *
Boletini, prijsi shqiptarėve qė tmerroi Stambollin

Kur Lordi anglez e pyeti se ku binte nė hartė fshati i tij, Isa Boletini iu pėrgjigj: "Unė s'kam ardhur nė Londėr pėr Mitrovicėn time, por kam ardhur pėr tė gjitha tokat shqiptare qė tė bashkohen nė njė shtet"

Tė gjitha ngjarjet e vogla e tė mėdha nė Kosove janė tė lidhura ngushtė me atdhetarin e shquar Isa Boletini. Por roli dhe kontributi i tij mė i madh ėshtė i lidhur me Kryengritjen shqiptare tė vitit 1912 dhe shpalljen e Pavarėsisė. Nė tė dyja kėto heroi Isa Boletini ka luajtur njė rol shumė tė madh.

Isa Boletini u lind nė viti 1962 nė fshatin Boletin tė Shalės sė Mitrovicės.

Familja Boletini ka dhėnė njė kontribut tė madh pėr ēėshtjen kombėtare pėr liri e pavarėsi dhe me kėtė frymė ėshtė rritur e edukuar edhe Isaj. Siē dihet, Lidhja e Prizrenit ka qenė ngjarja mė e rėndėsishme e popullit tonė e cila i vuri themelet e shtetit tė ardhshėm shqiptar dhe ngjalli ndėrgjegjen shqiptare. Ajo formoi qeverinė e parė, me tė gjitha segmentet e shtetit, duke e krijuar edhe Ministrinė e Mbrojtjes. Mirėpo shtetet e Evropės, si gjithė herė, jo vetėm qė nuk e njohėn, por e nxitėn Perandorinė osmane qė ta shtypte sa ma mė parė. Njė nga ushtarėt trima tė Lidhjes sė Prizrenit ka qenė edhe Isa Boletini, i cili luftoi pėr krah heronjve Mic Sokoli e Sefė Kosharja pėr tė mbrojtur tokėn amtare kundra hordhive osmane tė Dervish Pashės. Isa i ri e pa me sytė e tij heroizmin e Mic Sokolit kur u hodh mbi grykėn e topit tė armikut, pėr t'ju dhėnė zemėr luftėtarėve trima qė e jepni jetėn si me le. Kėtė shembull do ta ndiqte mė pas edhe Isa Boletini nė tė gjitha betejat legjendare, jo duke komanduar nga pas luftėtarėt, por duke u prirė nė ballė. Ndonėse Lidhja e Prizėrenit u shtyp me gjak, idetė e saj kombėtare tė mbrujtura thellė nė ndėrgjegjen e popullit tonė nuk u shuan kurrė e jehona e saj vazhdoi gjatė duke edukuar brezat qė erdhėn mė ndjenjėn e atdhedashurisė.

Isa nė Lidhjen e Pejės
Nė vitin 1899 u themelua Lidhja e Pejės nga atdhetari i madh Haxhi Zeka e nė atė ngjarje tė shėnuar Isa Boletini luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr organizim e mbrojtjen nė Kosovėn Veriore. Ai morri pjesė nė atė kuvend nė krye tė delegatėve tė Mitrovicės ku u mori pėrsipėr qė vendimet e Kuvendit do t'i zbatonte me pėrpikmėri. Por armiqtė shekullor tė Shqipėrisė si gjithmonė, sa e panė se shqiptarėt filluan tė organizohen, gjetėn njė kalė troje qė e futėn nė mes pėr tė perēarė shqiptarėt. Pikėrisht kur Lidhja e Pejės po merrte po atė shtrirje e atė karakter Kombėtar si tė Lidhjes sė Prizrenit, me dorėn tradhtare tė shqiptarit Mahmut Zajmi tė shitur te osmanlia e te Serbia, mė 1901 e vrau kryetarin e Lidhjes sė Pejės tė madhin Haxhi Zeka. Betejėn e parė me ushtrinė osmane Isa Boletini e ka bėrė nė vitin 1895. Valiu i Kosovės Hafiz Pasha i dha urdhėr majorit Mehmet Efendiut qė ta sulmonte nė befasi Isa Boletinin ditėn e Bajramit. Por Isai ishte mėsuar me pabesitė e osmanlijve dhe rrinte gjithmonė nė pritje pėr ēdo tė papritur. Nė atė kohė majori turk nė krye tė njė taborri ushtarėsh u nis pėr Boletin. Ndėrkohė Isai i kishte zėnė pusi atje ku ai nuk e priste dhe jo vetėm qė e shpartalloi ushtrinė osmane po vrau shumė prej tyre dhe vetė majorin qė e la kokėn nė luftė. Ndėrsa Isai me forcat e tij i shkoi nė fshatin Banjė dhe i ēoi fjalė Veliut: "Shnosh e mirė arrita nė Banjė, ndėrsa majorin Mehmet Efendiun e lash nė Boletin. Po tė doni urdhėroni edhe ju se po ju pres si majorin". Kjo fitore u pėrhap si rrufe nė tėrė Kosovėn dhe autoriteti i Isait urrit shumė sidomos nė Kosovėn Veriore. Nė atė kohė Kulla e Boletinėve u bė njė vend peligrinazhi ku shkonin shumė vizitor jo vetėm shqiptar, po edhe gazetarė e korrespondent tė huaj gjė e cila i ra nė sy qeverisė osmane.

Isa: Jo rusėt nė Mitrovicė
Nė vitin 1902 u hap lajmi nė tė gjithė Kosovėn se sė shpejti nė Mitrovicė Rusia do tė hapte njė konsullatė. Qėllimi i saj ishte pėr t'i shkuar nė ndihmė Serbisė. Nė atė kohė Isa Boletini, sa e mėsoi atė lajm, i ēoi fjalė Valiut duke i thėnė se ai nuk do ta lejonte qė tė hapej konsullatė ruse nė Mitrovicė. "Na nuk do tė lejojmė kurrė qė tė vijė kangjalloz tė Miskokit nė Mitrovicė", i tha Isa atij. Ky ultimatum e shqetėsoi shumė qeveriė osmane sepse ajo e kishte pranuar me protokoll qeveritar hapjen e konsullatės dhe ajo vendosi qė me ēdo kusht ta largonte nga Kosova Isa Boletinin. Por ajo e kishte shumė tė vėshtirė ta bėnte atė veprim se me Isain nuk ishte mė vetėm Shala, por Mitrovica me Vushtėri e Llap. E ndodhur para kėtij fakti, ajo vendosi qė ta bindė me tė mirė Isa Boletinin. Mbas shumė pėrpjekjesh ajo ia arriti qėllimit qė ta bind Isain qė ai tė shkonte nė Stamboll, por Isai iu vuri kėto kushte: 1) Konsullit rus t'i ndalohej ardhja nė Mitrovicė 2) Tė lihem i armatosun e me shokė" 3) Tė banojė vetėm nė Stamboll". Mirėpo nė pikėn e parė qeveria e tradhtoi, sepse konsulli rus shkoi nė Mitrovicė. Por populli qė ishte lidhur me besė se nuk do ta lejonte tė hapej konsullata ruse nė Mitrovicė, u ēua nė kėmbė dhe filoi luftėn. Nė atė kohė Konsulli rus qė ishte artilier, doli vetė tė komandonte topēijt kundra shqiptarėve. Njė rezervist shqiptar nė ushtrinė osmane pyeti: "Po kush asht ai qė po komandon topēijt? Dhe kur i thonė se ishte kangjalozi rus, ai menjėherė ia kthu pushkėn dhe e vrau. Nė Stamboll Isai mbajti njė qėndrim tė papėrfillshėm ndaj pashallarėve e qeveritarėve dhe shtėpia e tij ishte kthyer nė njė vend strehimi pėr patriotėt dhe shtėpi bamirėsie pėr hallexhinjtė qė shkonin nga Kosova. Nga Stambolli Isa Boletini u lirua tė kthehej nė Kosovė pas katėr vitesh, mė 1906 kur Rusia u mund nė luftė nga Japonia se pėrndryshe s'kishte pėr t'u liruar kurrė. Kur ia komunikuan lrimin ai tha: "Ma ēoi Zoti Zhapanin (Japonezin) nė ndihmė e ia theu kryet Muskovit (Rusisė) e mue m'u dha mundėsia tė kthehem nė Kosovė". Sulltani i dha titullin "Bej, (pasha) e ēifliqe nė Stamboll, vetėm tė rrinte atje, por ai iu pėrgjigj: "Ma i mirė asht Boletini, se Stambolli". Mbas kthimit nė Kosovė Isai priti e pėrcolli miq e dashamirė dhe merrte informata nga ata qė e vizitonin se si i kishin punėt me qeverinė nė vendet e tyre. Me kėtė ai ia blente mendjen seicilit e duke pa se pothuaj tė gjithė ishin tė pakėnaqur e tė gatshėm pėr veprim, ai me shaka u thoshte: "Po sikur tė fillonim ndonjė kryengritje pėr tė fituar tė drejtat tona, a jini tė gatshėm tė baheni fidakqor (flijuar) dhe tė gjithė iu pėrgjigjėn se ishin gati.

Kuvendi i Ferizajt mė 1908
Nė vitin 1907 turqit e rinj krijuan njė parti opozitare kundra sundimit apsolut tė Sulltan Hamitit. Komiteti i tyre nė program u premtonte tė gjithė popujve tė shtypur, liri e barazi me popullin turk. Nė kėtė parti aderuan shumė intelektual patriot shqiptar e njerėz tė thjeshtė duke shpresuar se ajo parti do t'u jepte tė drejta kombėtare, prandaj Vilajeti i Kosovės dhe i Manastirit u bėnė epiqendra e partisė sė turqėve tė rinjė. Nė Manastir garnizoni i ushtrisė dhe nė Kosovė paria,mobilizuan mbarė Kosovėn qė tė merrnin pjesė nė njė kuvend tė madh qė do tė bėhej nė Ferizaj. Nė atė Kuvend ku morėn pjesė rreth 30 000 vetė. njė nga organizatorėt ishte edhe Isa Boletini i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm dhe e mori fjalėn nė kuvend. Nė kuvend folėn shumė oratorė duke demaskuar padrejtėsitė masakrat qė kishte bėrė nė popull sundimi i egėr i Sulltan Hamitit. Kuvendi vendosi qė t'i dėrgohej njė telegram ultimativ Sulltanit qė tė shpallte menjėherė
Kushtetutėn, pėrndryshe Kosova e para do ta fillonte luftėn kundėr tij. Telegramin e firmosėn 1500 vetė dhe njė nga emrat e parė ishte edhe ai i Isa Boletinit. Sulltani e kishte marrė vesh qėlllimin e atij Kuvendi, prandaj vendimin e tij e priste me ankth e kishte dhėnė urdhėr qė nė ēdo orė qė do t'i arrinte, ta lajmėronin menjėherė. Sa e mori telegramin nga Kosova, Sulltani dha urdhėr qė menjėherė tė shpallej kushtetuta e tė bėheshin zgjedhjet parlamentare. Pas shpalljes sė Kushtetutės u lejuan nė fillim nė tė katėr vilajetet shqiptare tė hapeshin shkolla nė gjuhėn shqipe dhe klube ku propagandohej pėr ēėshtjen kombėtare. Isa Boletini ndonėse vetė ishte pa shkollė, ai e dinte mirė rėndėsinė e shkollės dhe menjėherė e hapi njė shkollė nė Boletin e mė vonė u hapėn edhe nė fshatra tė tjera deri nė Mitrovicė. Mirėpo kjo nuk zgjati shumė, sepse turqit e rinj sa erdhėn nė pushtet e forcuan qeveriosjen e menjėherė filluan t'i shkelin premtimet e tyre duke i vėnė popullit veē taksave tė vjetra, edhe taksa tė reja, duke mbyllur shkolla e klube. Nisur nga kjo populli filloi t'i kundėrshtojė dhe ata dėrguan nė Kosovė ekspedita tė armatosura nė krye me Xhavit Pashėn . Ndeshjen e parė ai e bėri me Isa Boletinin nė Shalė, por shpejt u tėrhoq dhe kaloi nė Rrafsh tė Dukagjinit ku bėri dėme tė mėdha, por e theu kokėn ne Lumė dhe u kthye i turpėruar nė Stamboll. Atdhetarėt kosovarė u bindėn se me turqit e rinj nuk kishte mė miqėsi, prandaj filluan tė organizonin kryengritjen e vitit 1910 me nė krye Idriz Seferin e Isa Boletinin. Kėta tė dy u takuan nė mars tė atij viti nė Prishtinė nė Klubin Kombėtar nė prani tė atdhetarit intelektual e kryetarit tė klubeve pėr Rrafshin e Kosovės, Nazmi Gafurri. Aty e lidhėn besėn e menduan planin taktik e strategjik dhe ēfarė kėrkesash do t'i bėnin qeverisė. Ata vendosėn qė tė bėheshin dy kuvende, njėri nė Gjilan nėn drejtimin e Idriz Seferit dhe tjetri nė Rrafsh tė Dukagjinit nėn udhėheqjen e Isa Boletinit. Ndėrkohė tė dy kėta burra kishin bėrė punė praprake pėr kryengritjen e armatosur. Nė radhė tė parė ata i kishin pajtur gjaqet qė ishin plagėt e vjetra tė shqiptarėve qė dhimbnin mė shumė. Pasi hartuan kėrkesat ata ia dėrguan qeverisė xhonturke nė emėr tė kryengritėsėve dhe atė ia besun atdhetarit Nazmi Gafurri, tė cilat ai do t'i shpallte kur do tė ziheshin grykat strategjike si ajo e Kaēanikut, Ēeraleves dhe e Jezercit.Kėrkesat e tyre ishin: 1.Gjithė ne qė jemi shqiptarė, do tė derdhim gjakun pėr pikė dhe kėrkujt nuk i lėshojmė njė pėllambė vend. 2. Sulltanin do ta njohim pėr mbret, vetėm atėhere kur mos tė na pėrzihet nė punėt tona tė mbrendshme tė Shqipėrisė tė cilėn duam na vet ta qeverojmė nėn hijen e Sulltanit. 3. Duam tė lėshohen tė gjithė ata vėllazėn tonė qė i zu qeveria dhe i burgosi. 4. Duam tė dėrgohet njė komision,nė tė cilin tė ketė tė paktėn 10 deputetė shqiptarė pėr me u marr vesh me ne pėr dėmet qė na ka ba Turkia dhe tė na i paguaj (ėshtė fjala pėr ekspeditėn e Xhavit Pashės) tė gjitha ato". Pra kėto kėrkesa nuk ishin ekonomike por politike tė cilat kishin tė bėnin me autonominė e Shqipėrisė me tė katėr vilajetet.

Kuvendi i Rrafshit tė Dukagjinit
Atdhetari i madh Isa Boletini menjėherė filloi pregatitjen pėr organizimin e njė kuvendi tė madh nė Rrafsh tė Dukagjinit. Nė mars tė vitit 1910 tė Verrat e Shugės nė mes tė Gjakovės e Pejės u bė kuvendi ku morėn pjesė gjithė paria e Rrafshit tė Dukagjinit. Nė atė Kuvend rolin kryesor e luajti Isa Boletini i cili nė mes tė tjerash tha:" Vėllazėn, kemi pesėqin vjet qė jemi pushtuar nga osmanllinjtė qė na kanė shtyp. Tani ka ardhur koha qė tė lidhim besėn sė bashku pėr t'u ngritur nė luftė kundra osmanlive pėr t'i fituar tė drejtat tona me armė". Tė gjithė e mirėpritėn fjalimin e shkurtėr tė Isajt dhe u lidh besa se do tė merrnin pjesė nė luftė. Menjėherė mbas mbarimit tė Kuvendit Isa Boletini i shoqėruar nga shumė kryengritės u nis pėr tė zėnė grykėn e Ceralevese e cila e lidh Rrafshin e Dukagjinit me Fushėn e Kosovės. Nė atė kohė Perandoria osmane kishte dėrguar mė se 100 batalione ushtarėsh tė armatosur me armėt mė moderne tė kohės pėr ta shtypur atė kryengritje. Sapo u mėsua kjo gjė, Idriz Seferi zuri grykėn e Kaēanikut qė lidh Fushėn e Kosovės me kryeqendrėn e Vilajetit, Shkupin, ndėrsa patrioti Hasan Hysen Budakova zuri grykėn e Jezercit. Ai me forcat e tij mbronte krahun e majtė tė forcave tė Isajt dhe krahun e djathtė tė forcave tė Idriz Seferit. Luftimet qenė shumė tė mėdha e tė pėrgjakshm e ushtria osmane u thye disa herė. Ndėrkohė qeveria osmane u detyrua qė tė dėrgonte pėr ndihmė Dergut Pashėn me forca tė mėdha. Por ai nuk mundi tė depėrtonte nėpėr ato gryka tė thella. Nisur nga kjo sirtuatė e vėshtirė Stambolli u detyrua tė dėrgonte ministrin e Luftės Mahmut Shefqet Pashėn nė krye tė 40 mijė forcave. Isa Boletini nė krye tė 3000 luftėtarėve nė Grykė tė Caralevės luftoi me heroizėm tė madh, por atė qė armiku shekullor nuk mundi ta mposhte dot me armė, e mposhti me tradhti. Nė kuvendin e lartpėrmendur ndonėse u lidh besa, nuk morėn pjesė Sulejman Batusha, Shaban Binaku e Rust Kabashi tė cilėt e dėmtuan shumė atė kryengritje. Poeti patriot Risto Siliqi i cili mori pjesė vetė nė kėtė kryengritje ka shkruar: "Ret ishin lidhun nyje, e pllumbat pikojshin si pikat e shiut, ndėrsa trimat luftėtarė kėndojshin sikur ishin nė dasėm". Ndėrsa pėr komandantin e kryengritėsve shkruante: Isa Bega Boletina / Bir i sė njėrės kosovesh/mbi halldupa, mbi coftina,/Nget e shket me shpatė zhvesh". Ndonėse kryengritja dėshtoi, armikut i mbetėn me mijra tė vrarė e tė plagosur si dhe 80 oficera madhorė gjė e cila bėhet e ditur dhe nga dokumentet osmane tė kohės. Ushtria osmane e udhėhequr nga gjeneralėt kriminel, Dergut Pasha e Shefqet Pasha bėri krime tė papėrshkruara ndaj popullsisė duke vrarė e varė, djegur e plaēkitur. Pėr kėtė rapsodi popullor ka kėnduar: N'Kaēanik e nė Boletin /Krejt Kosova u mbush me tym /u mbush me tym e na i dual flaka / E dogj me topa Dergut Pasha".

PM
Top
LirimShabani
Postuar nė: 27.11.2006, 13:43
Quote Post


Happy Soldier
*****

Posti: Antarė
Postime: 1858
Antari Nr: 2935
Bashkangjitur: 25.09.2006



Mreni revisten
ALBANICA dhe lexoni per Is Boletinin.....


----------------------------------------
"Mallkue qoft njaj bir shqiptari, q'e ket gjuh t'perenis, trashigim qe ja la i pari, trashigim ai s'ja le fmis...."

"Bukuria qe vret...."

"The importance of being earnets..."
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio